EL-BAKIL-LANI

Ibn el-Bakilani, Muhamed ibn et-Tajib ibn Muhamed ibn Xhafer ibn Kasim, Shejh el-Islam, el-Kadi Ebu Bekr ibn el-Bakilani el-Basri el-Bagdadi el-Maliki el-Esh’ari (vd. 403), i lavdëruar nga Dhehebiu si “Imami erudit, njohës (mjeshtër) i pashoq i mutekeliminëve, dhe më i shquari i dijetarëve të usulit, autor i shumë librave shembulli i qartësisë dhe inteligjencës.” Në një vend tjetër ai thotë : “Në mesin e të gjithë dijetarëve Esh’arij të kelamit, nuk ka asnjë më të mire se ai!”1 Kadî `Ijad thotë: “Ai është i njohur si Shpata e Sunetit (Sejf el-Sunneh) dhe përfaqësuesi i Umetit (Lisan el-Umma), një mutekelim (kelamist) i cili fliste gjuhën e dijetarëve të Hadithit, duke iu përmbajtur doktrinës së Ebu Hasan el-Esh’ariut, dhe më i madhi i dijetarëve Maliki në kohën e tij. Tubimet e tij në Basra ishin të stërmëdha.” Hatib (el-Bagdadi) transmeton që praktika e zakonshme e natës e Ibn el-Bakilaniut – në shtëpi ose udhëtim – konsistonte në njëzet ‘terwiiha’ apo njëzet pauza, që ndanin grupe prej dy ose katër rekateve.

Ibn el-Bakilani morri mësimet Esh’arite nga Ibn Muxhahidi. Ai thoshte: “Unë e konsideroj pjesën më të mirë timen, kohën kur unë e kuptoj tërësisht ligjërimin e el-Esh’ariut.”2 Ai e përdori metodën e el-Esh’ariut për të mposhtur pothuajse çdo sekt në kohën e tij, përfshirë edhe të krishterët, në mesin e tyre Rafidhijt, Mu’tezilet, Hawarixhët, Xhehmijt, Keramijjt, antropomorfitët, dhe Hashevistët. Kundër këtyre të fundit ai ka deklaruar:
“Kushdo që thotë se shkonjsa S në (fjalën) bismilah, e cila vjen pas shkronjës B, dhe shkronja M e cila vjen pas shkronjës S, nuk kanë fillim, ai është larguar nga gjithçka racionale, ka mohuar ato që janë domosdoshmërisht të njohura, dhe ka kundërshtuar të qartën... e si mund të shpresojmë të udhëzojmë nëpërmjet argumenteve dikë i cili është aq kokëmushkë sa për të mohuar atë që është e njohur domosdoshmërisht?”3

Ebu el-Kasim ibn Burhan el-Nehwi ka thenë: “Kushdo që e dëgjon el-Kadi Ebu Bekrin (ibn el-Bakilanin) të debatoj, nuk do të ndjej kënaqësi të dëgjoj ndonjë mutekelim, fekih ose orator tjetër.” Ai morri shkollën Malikite prej Ebu Bekr el-Ebhari.4 Ebu el-Welid el-Baxhi transmeton që respekti i el-Darekutnit ndaj Ibn el-Bakilaniut ishte shkaku që mjeshtri i hadithit Ebu Dherr el-Herewiut të përvetësoj shkollën Malikite të fikhut dhe shkollën doktrinore Esh’arite.5

El-Hatib transmeton që devocioni i Ibn el-Bakilaniut konsistonte në dyzet rekate, në shtëpi ose udhëtim, pas të cilave ai shkroi tridhjetë e pesë faqe tekst, të cilat pas namazit të sabahut, ai ua jepte të tjerëve ta lexonin me zë për verifikim dhe redaktim

Kur Halifi Edud el-Dewla e dërgoi Ibn el-Bakilaniun si lajmëtar tek perandori Bizantinëve, dhe atij iu kërkua që të hyj të takoj perandorin (duke hyrë) nga një derë e ulët, dhe ai e kuptoi që kjo është qëllimisht ashtu që ta detyrojnë atë të hyj në gjunjë aty; me ç’rast ai hyri në gjunjë por me shpinën e kthyer kah ai, duke u takuar me perandorin së pari kah ana e pasme. Në vazhdim të bisedës ai, menjëherë pranë perandorit, një person të rëndësishëm kishtar. Iu kthye atij dhe e pyeti: “Si janë gruaja dhe fëmijët tuaj?” Kur e dëgjoj këtë, perandori tha: “Kujdes! A nuk e di ti, o delegat i Islamit, që murgjit janë të përjashtuar nga këto çështje?” Ibn el-Bakilani iu përgjigj: “Ju i përjashtoni murgjit nga këto gjëra, por ju nuk i përjashtoni Zotin e Botëve nga të pasurit bashkëshort dhe fëmijë?”

Ibn Haxheri transmeton prej Ibn el-Bakilanit që ka konsensus në Islam në faktin që renditja e ajeteve në secilën sure të Kur’anit dhe renditja e tyre aktuale në mus’haf është e urdhëruar e tillë nga Allahu i lartësuar, dhe duke u bazuar në këtë komuniteti e ka përcjellë prej Pejgamberit s.a.v.s.-.6 Në lidhje me “Storien e gjeraqinave” në Sira, Ibn Haxheri thotë: "El-Kadî Ijad ka bërë mirë kur ka thënë, ‘Është e mundshme që Pejgamberi i Allahut (savs) – ka qenë duke përmendur besimin e paganëve me anë të talljes,’ duke vënë në dukje që në atë kohë ishte e lejuar të flitet në mes të namazit. Edhe Ibn el-Bakilani anonte nga ky qëndrim.”7

Ibn el-Bakilani është model i unitetit themelor të shkollave islame dhe dashurisë për hir të All-llahut në mesin e dijetarëve që mbajnë qëndrime të ndryshme. Në ‘Menakib el-`Aimah’ ai tregon se të gjithë Sahabët u shpërblyen për ixhtihadin e tyre edhe përkundër divergjencave që kishin ndërmjet veti. Ai ishte arbitër ndërmjet Sufijve të Universitetit të Kerejwanit dhe Ibn Ebi Zejd el-Malikut, kur ky i fundit mohoi që Allahu mund të shihet në këtë botë.8 Ai ishte shumë i admiruar nga hanbelinjtë e Bagdadit ndonëse ishte autoriteti kryesor i shkollës Eshaite në kohën e tij. Kur ai vdiq, shejhu i hanbelinjëve dhe mik i Ibn el-Bakilanit për shtatë vite, Ebu el-Fadl et-Temimi, erdhi këmbëzbathur në funeralin e tij së bashku me të tjerë prej shkollës së tij, dhe urdhëroi një lajmëtar që ta hapte kortezhin duke bërtitur: “Ky është ndihmuesi i sunetit dhe fesë! Ky është Imami i muslimanëve! Ky është mbrojtësi i Sheriatit! Ky është ai i cili shkroi 70,000 faqe.” Ai u varros afër varrit të Ahmed ibn Hanbelit, dhe varri i tij është vend vizitimi, kërkimi bekimeve (teberruk), dhe lutjeve për shi (istiska’).


Veprat e tij:


* Fedl el-Xhihad
* Hidajat el-Mustershidîn.
* El-Ibâna `an Ibtâl Medhheb Ehl el-Kufr wel-Dalâleh ("Exposition of the Invalidity of the School of the People of Disbelief and Misguidance").
* I`xhâz el-Kur’ân. Në këtë vepër, Ibn el-Bakilani krahason disa fjalime të Pejgamberit s.a.v.s., sahabëve, dhe të tjerëve me stilin Kur’anor për të demonstruar paimitueshmërinë e stilit Kur’anor. Ai ofron një kritikë të detajuar të Mu’alleka-sëqa së Umru' el-Kajsit dhe Lamijjes sç el-Bahtarit – të cilat konsiderohen si kryevepra të arritjes letrare – dhe vë në dukje defektet dhe dobësitë e tyre. Mirëpo, ai beson që paimitueshmëria nuk është a varur nga retorika por është thjeshtë e ndihmuar nga ajo.
* El-Insâf fîmâ Jexhibu I`tikâduhu welâ Jexhuzu el-Xhehlu bih. Në këtë libër Ibn el-Bakilani demonstron që:
(1) Cilësitë Hyjnore në asnjë mënyrë nuk përfytyrohen si gjymtyrë (xhewârih);
(2) Cilësitë Hyjnore që sugjerojnë emocione si dashuri, zemërim, miratim, mëshirë, shoqëri, armiqësi, etj, paraqesin dëshirën e Tij për një gjendje të caktuar për objektin e tyre.
(3) Cilësitë Hyjnore të Esencës (sifat dhat) nuk kanë fillim, e përshkrimi i Tij për këtë nuk ka fillim, ndërsa Cilësitë Hyjnore të veprimit (sifat ef’al) janë të paraprira nga Ai (sabeqaha): Ai ekziston para tyre, pa fillim;
(4) Të folurit e tij është Atribut i Qenies;
(5) Veprimi i krijuar i recitimit është i ndryshëm nga Kur’ani i pakrijuar i cili recitohet;
(6) çdo iman është islam por jo anasjelltas; dhe dogma të tjera Esh’arite.
* El-Intisâr.
* El-Istishhad
* El-Kuffar wel-Muta’awwilin we-Hukm ed-Dar.
* Menakib el-A'imma.
* El-Milal wel-Nihal.
* Et-Tebjin fi Adab el-Xhidal.
* El-Ta’dîl wel-Terxhih.
* Temhid el-Ewa'il fi Telhis el-Dalâ'il, vepra e tij më e famshme, në të cilën ai zgjerohet në doktrinat e diskutuar në Insaf dhe refuzon doktrinat joislamike si Triniteti dhe Brahmanizmi.9


Shënime:


1 Edh-Dhehebî, Muhtesar el-`Uluw (fq. 258 §139).
2 Tabakat el-Shafiij-el-Kubra (3:351).
3 Cituar nga el-Kewtheriu në shënimet e tij të (veprës) ‘Nizamije’ të Imam el-Haremejnit (fq. 21).
4 Muhammed ibn `Abdullah ibn Salih (287-375).
5 Transmetuar prej ‘Firak el-Fukaha’ e Ebû el-Welid el-Baxhi nga edh-Dhehebiu në Tedhkirat el-Huffaz (3:1104-1105). Ibn `Asakir transmeton diçka të ngjashme.
6 Ibn Haxher, Fet’h el-Barî (2:204, 4:32) cf. el-Kadî `Ijad në Sherh Sahih Muslim të Neveviut (4:56, 5:419-420) dhe esh-Shewkani në Nejl el-Ewtar (2:230).
7 Ibn Haxher, Fet’h el-Barî (8:440).
8 Kjo është në pajtim me qëndrimin e transmetuar nga Imam Maliku, ku Krijuesi nuk mund të shihet nga krijesa me sy që janë të paracaktuar për zhdukje (mosekzistim) – dmth në këtë botë – por (mund të shihet) vetëm me sy që janë të paracaktuar për përjetshmëri. Shih artikullin tonë, “The Vision of Allâh in the World and the Hereafter” (në gjuhën angleze) - sunnah.org/aqida/haddad/Beatific%20Vision.htm.
9 Tebjin (fq. 217-225); Sijar (13:114-116 §3724); Tarih Bagdad (5:379-383); el-Kadi `Ijad, Tertib el-Medarik (1:242-259, 4:585-602); Ibn `Imad, Shedherat edh-Dheheb (3:168-170); el-Derkash, Ebu Muhammed `Abdullah ibn Ebi Zejd (fq. 242-243).

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme