Pse kaq zhurmë për BIRK-un

Kjo pyetje e ka përgjigjen shumë të shkurtër, asgjë e veçantë. Por menjëherë pason pyetja tjetër, pse atëherë kaq shumë zhurmë në mediet kosovare rreth disa figurave publike të teologëve kosovarë, përfshi këtu edhe kreun e kësaj bashkësie Muftiun e Kosovës z. Naim Tërnava. Përgjigja e shpejtë, e shkurtë dhe më logjike do të ishte, ky është zanati shqiptar! Si duket është shndërruar në ves i yni zhurma për një veprim, ndryshim shumë të vogël, ose për diçka aspak të rëndësishme.

Kështu është kudo ndër shqiptarë, kështu me politikanët, kështu është me ekonomistët, kështu është me ndërtimit dhe planifikimin e qyteteve, kështu është me mantel bardhët..., po kështu është edhe me teologët, kaos dhe zhurmë për pak gjë. Shprehjes se jemi shqiptarë dhe nuk mund të ndryshojmë brumin e keq që kemi, duhet t‘i themi jo, sepse ky nuk është një patentë tipike shqiptar, por është shprehje ballkanase, por nuk ve dyshim se është tek të gjithë popujt e botës. Pyetja tjetër pasuese është se a do të munden ndonjëherë shqiptarët t’i plotësojmë standardet e vendosura mbi kritere? Eh, këtu duhet të ndalemi pak dhe të shpjegojmë fillimisht disa parime, e pastaj të merremi me problemin tonë ‘të vogël’.

Vetës shkatërrues !?

Tek shqiptarët është i njohur tregimi i kalasë së Rozafës, dikush vërtetë mendon se jemi popull i mallkuar! Ajo që ndërtohet për vite, rrënohet për pak ditë. Mirëpo a është e vërtetë se kemi të bëjmë me mallkim? Shqiptarët dikur bënin ligjet në Ballkan, kuptohet në saje të besimit Islam që kishin. Atëbotë tregimet sikur të Rozafës ishin harruar. Mirëpo, nga periudha islame atyre ju ka mbetur vetëm toleranca ndërfetare, sepse islami lejonte që jo muslimanët të kenë autonominë e tyre ligjore. Popujt nën ombrellën e shtetit islam jetonin me dy standarde të së drejtës. Ligjet islame i përkisnin atyre që besonin këtë fe, dhe ligjet e besimit të secilit popull veç e veç. P.sh. të krishterët nëse kishin probleme të brendshme, ato i zgjidhnin sipas ligjeve dhe parimeve të tyre krishtere, e nëse ndodhte ndonjë zënkë midis një muslimani dhe një të krishteri problemi zgjidhej sipas ligjit dhe parimeve islame.

Më pas, për tetëdhjetë vjet, shqiptarët muslimanë pas largimit të osmanëve u trajtuan si qytetarë të rendit të dytë në ish Jugosllavi, dhe të injoruar tërësisht në Shqipëri. Askush nuk merrej me hallet e tyre, përveç kur ishin element talljeje. Gjatë kësaj periudhe shqiptarëve muslimanë iu janë grumbulluar shumë probleme të cilat kërkojnë zgjidhje secila veç e veç. Mirëpo është për t’u ardhur keq se vullneti për stabilizim dhe zgjidhje të problemeve mungon tek ne për shumë faktorë.

Faktorët që ndikojnë në zgjidhje

Faktori i parë është kushtetuta e Republikës së Kosovës. Se cilat isin arsyet e mos përfshirjes së pozitës së muslimanëve në legjislacionin e Kosovës ende nuk është i njohur, me përjashtim të atyre që ishin hartuesit e kushtetutës. Por, diçka për këtë të panjohur mund të thuhet, hartuesit kanë frikë ta tregojnë identitetin e tyre fetarë. Mirëpo, sa më shumë të zvarritet ky nen në legjislacionin tonë aq më shumë do të kemi mangësi dhe ngatërresa midis vetes. Secili justifikon veten dhe faji gjithmonë mbetet jetim. Derisa nuk zgjidhet problemi, ai vit e më shumë rëndohet në kurriz të popullit.

Faktori i dytë është mos pasja vullnet për të harmonizuar ndonjë iniciativë të përbashkët midis Qeverisë Lokale dhe Bashkësisë Islame. Përkundrazi, palët si duket janë të interesuar që sa më shumë të thellohet kaosi. Se kujt i hy në veprim ky kaos, ec e mere vesh kur qëllimisht e ngatërrojnë lëmshin. Sikur faktori i parë ashtu edhe i faktori i dyti nëse nuk normalizohen, do të shkon në dobi të sllavëve. Në rast tentimi të rikthimit të sllavëve për të ripushtuar trojet tona, gjë që ata presin momentin më të volitshëm për ta, këto dy faktorë do të na bëhen barrë shumë e rëndë.

Në historinë e njerëzimit një shekull është shumë afër, e lëre më nëse tentativa e tyre është shumë më e afërt. Shqiptarëve i janë grumbulluar shumë probleme, ato në vend se t’i pastrojnë, i zë pluhuri historik. Duke filluar nga legjislacioni-njohja zyrtare e këtij komuniteti e deri tek pasuritë e patundshme të trojeve, dyqaneve e tj. Qeveria (qeveritë shqiptare) si duket nuk e ka ndërmend ta ndihmojnë BIRK-un në lehtësimin e problemeve, përkundrazi ajo edhe më shumë është duke e thelluar problemin duke mos ju dhënë leje edhe për ndërtimin ose rindërtimin e shumë xhamive. Vetvetiu pyet njeriu, athua pse ky gërshetim interesash, a mund të jetë nga ai mallkimi i theksuar më lartë!

Përgjigja është e jo. Mallkimi nuk ka vend këtu, por servilizmi dhe interesi individual i ndonjë klani jashtë bashkësisë/ve islame, ose nga ndonjë nëpunës brenda kësaj bashkësie, që të palarat i nxjerr në shesh. Nuk ka institucion që nuk ka të palara, mirëpo jo çdo gjë nxirret jashtë. Ata të cilët ushqehen nga një institucion dhe nxjerrin të palarat e atij vendi, ose janë hipokritë ose janë injorantë, gjë që secili institucion duhet të ketë kujdes nga persona të tillë.

Faktori i tretë dhe i cili nuk është më pak i parëndësishëm se dy të parët, është mungesa e stafit drejtues dhe përvoja administrative brenda Bashkësisë Islame. P.sh. Kryetari i Kuvendit të BIRK-ut, ka pasur kohë të mjaftueshme që ta zgjidhte problemin e ndryshimit të Kushtetutës në

BIRK, mirëpo përkundër kohës së gjatë që ka pasur në dispozicion ai del penguesi i kësaj iniciative të filluar disa vite më herët. Për të mos qenë të “mallkuar” secila iniciativë e filluar nga një grup që i është dhënë e drejta statusore, do të duhej ta mbaronin obligimin në kohë ose me pak vonesë. Secila plagë e hapur duhet të mbyllet, e nëse veprohet kështu fjala mallkim nuk do të ishte prezent në popull.

Pse kaq zhurmë?

Pas gjithë kësaj sa më sipër u tha, duket qartë se askush nuk do ta merr fajin... Qeveria dhe Parlamenti i ikin përgjegjësisë ligjore, ndërsa individët në këto institucione kur nuk kanë këtë mbështetje i rrudhin krahët. Qeveritarë thonë se ishte një lapsus gjatë përpilimit të kushtetutës, se si është ‘harruar’ ky rast shumë i ‘rëndësishëm’ as vetë nuk e dimë-natyrisht që gënjejnë. Kur një lapsus është bërë, vullnetmirët mundohen menjëherë ta përmirësojnë, por në këtë rast “nuk kanë kohë t’i rikthehen” se janë shumë të preokupuar me punë ‘shumë të rëndësishme’. Kështu bëhet shumë zhurmë për një flai që nuk është shkruar në kushtetutë, dhe problemi i vogël rritet me vite dhe kur ai del jashtë institucionit në këtë rast të BIRK-ut, sikur të habitur pyesin se çfarë po ndodh atje. Pyetja nuk bëhet nga kureshtja për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit, por për t’u tallur me hoxhallarët ose me besimin e vetë familjes së tyre.

Nga të gjithë ata që kërkojnë elementin tallës, mediet si duket janë më të interesuarat ta ‘nxjerrin fajtorin’. Kapen për individë të cilët mendojnë se janë dëmtuar, dhe fillojnë të bëjnë zhurmë dhe spektakël mediatik. Fatkeqësisht medieve ju intereson vetëm të plasojnë informatën pa marrë parasysh vërtetësinë dhe dëmin që mund t’i shkaktojnë një instituti ose një individi. Këta merren edhe me jetën private të ndokujt ose në këtë rast me vetë jetën e Muftiut të Kosovës. Kjo ndodh kështu sepse askush nuk frikëson duke iu ngritë padi gjyqësore në Kosovë, aq më tepër kur bëhet fjalë për anëtarët e BIRK-ut.

Muftiun e Kosovës z. Naim Tërnava e njoh që nga bankat e shkollës së mesme. Ai rrjedh nga një familjeje patriotike dhe ishte studenti më i zellshëm ndër të gjithë shqiptarët në Kajro. T’i thuhet se ka vjedhur shkrime nga autorë të tjerë për mua është e pa kapshme. Mësova për ‘plagjiaturën’ e tij, por do ta mbyll duke thënë se kemi të bëjmë me intrigantë. Ndërsa shpifjet tjera që i janë veshur atij edhe nga “intelektual” të huaj, ju them të gjithë atyre se një ditë do të dalim para Zotit, dhe atje do të mësohet e Vërteta e Madhe, ndërsa këtu talluni se keni hapësirë të madhe për tallje.

Duke qenë se jam një teolog i lirë që merrem me shkrime, dhe që nuk kam pretendime në hierarkinë e BIRK-ut, më duhet besimtarëve shqiptar t’ju them se hoxhallarët kanë nevojë për përvojën dhe përkrahjen tuaj morale. Siç po shihni jo vetëm hoxhallarët por secili intelektual musliman është i stërngarkuar me presione që vijnë nga mungesa e legjislacionit tonë. Presionet nuk mungojnë edhe në sfera të tjera, sikur nga individë jo muslimanë dhe ateistë shqiptarë, nga kuazimuslimanë dhe persona të interesave të ndryshme jo shqiptar që hedhin shpifje të paqena në mediet e shkruara dhe elektronike. BIRK-u nuk ka mundësi ta mbrojë veten për shkak të mos

dhënies së hapësirës për të reaguar nëpër gazetat ditore, ose mediet elektronike nuk duan që ta zbardhin të vërtetën. Ajo që vërehet nga larg është se gazetat tona ditore janë të interesuara vetëm për shkrime që fyejnë prijësit fetarë pa u interesuar se ato mund të janë shpifje.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme