Krijimi shtetit të Izraelit dhe çështja palestineze

Më 1948, OKB – ja e ratifikoi vendimin për krijimin e dy shteteve atë të Izraelit dhe Palestinës, vendet arabe si Egjipti, Siria, Arabia Saudite, Iraku, Irani, Jordania dhe Libani i shpallen luftë Izraelit. Lufta përfundoi më fitoren e Izraelit, mirëpo pat ndryshime kufijsh bregu perëndimor i lumit Jordani, i kaloi Jordanisë.  

Që nga krijim i shtetit izraelit kanë kaluar 50 vjet dhe sot e asaj dite ky shtet i krijuar artificialisht  mbi tokat arabe ku më shtrenjtë e pagoi dhe vazhdon ta paguaj Palestina, ka pasur dhe vazhdon të ketë që prej krijimit të këtij shteti konflikte si të brendshme (izraelite palestineze) ashtu edhe me fqinjët e tij nga të cilat ka pushtuar disa hapësira gjeografike si Jordanisë, Libanit, Sirisë dhe Egjiptit.  

Me formimin e Organizatës Çlirimtare të Palestinës (OÇP), nën udhëheqjen e Jaser Arafatit i cili në fakt ishte organizatë që zhvillonte luftë të armatosur por që më vonë u moderua, mirëpo nuk mori fund konflikti izraelito – palestinez (hebreo-arab), i cili vazhdoj edhe pas vdekjes së Arafatit.

Krijimi i një shteti të pavarur palestinez nuk vihej në diskutim, por vihen kufijtë  e tij. Hosni Mubarak (kryetari i Egjiptit), propozoi që shteti palestinez të përfshinte rreth 90% të territoreve të Bregut Perëndimor dhe të gjithë Gazën. Territori në kufijtë e viti 1966, që përfshin pothuaj 2 të 3 e kolonive palestineze që do të aneksoheshin nga Izraeli. U diskutua edhe parimi i një shkëmbimi, por palët nuk ranë dakord si mbi përqindjen e territorit që i shtohej shtetit palestinez ashtu edhe mbi kolonit izraelite. Kurse çështja e refugjateve rezultoi shumë e vështir. Barak dhe Arafat ranë sërish dakord mbi parimet kontekstuale të arritjes së një marrëveshje për çështjen e refugjateve, por nuk mund të bini dakord mbi dy çështje kritike:

1. mbi numrin e refugjateve palestinez që kishin të drejt të ktheheshin në Izrael brenda kufijve të viti 1967

2. si dhe për deklaratën e Izraelit që do të bënte rolin e tij për krijimin e problemeve të refugjateve.

Çështja e fundit është ajo e Jerusalemit, është politikisht shpërthyese për dy komunitetet. Dy  liderët ranë dakord parimisht për rikthimin e komunitetit Palestinez në unazën e jashtme të Jerusalemit brenda shtetit të ri Palestinez. Kryetari Mubarak i ofroi autonomi në vend të sovranitetit komunitetit palestinez të unazës së brendshme dhe kërkoi për herë të parë sovranitetin e Izraelit mbi malin e tempullit, përfshirë edhe xhamin Haram al Sharif (Mesxhidul al Aksa), mirëpo Arafati i mohoi kategorikisht çdo zgjidhje që nuk mund ti jep shtetit të ri Palestinez sovranitetin e plot mbi Jerusalemin Lindor duke përfshirë edhe xhamin Haram al Sharif (El Aksa).

 

Pse Jerusalemi është burim konflikti ?

Siç u pa edhe më lart një nga mospajtimet për krijimin e shtetit Palestinez dhe definimin e kufijve të tij është edhe Jerusalemi të cilin qytet si izraelitet ashtu edhe palestinezet synojnë që ta kenë kryeqendër.

Historia e Jerusalemit është shumë e vjetër. Ai është një nder nga qytetet më të lashtë të botës dhe ndoshta qysh prej 5000 vjetësh i banuar vazhdimisht.  Të gjeturat arkeologjike tregojnë ekzistencën e një ngulimi në Jerusalem në mijëvjeçarin e 3-të  p.e.s. Përmendja e parë e qytetit nga burime historike nis në mijëvjeçarin e 2 – të p.e.r. Jerusalemi u ndërtua dhe u themelua ne fillim nga Kanaanitet (u pushtua nga Jebuzitet gjatë Erës së Bronzit të vonë), dhe u be kryeqytet i mbretërisë çifute të IzraelitJudahs dhe Judesë në periudhat e Tempullit të Parë dhe Tempullit të Dytë. Qyteti para Mbretit David  quhej Ievus, e shfaq si një përzierje të shumë përmendoreve historike, kulturave dhe popujve me një sasi të panumërt vendesh për tu parë. Jerusalemi është Toka e Shenjte, "qendër e tre feve" : IslamitJudaizmit dhe Krishterëve.

Nga viti 1948 deri 1967, pjesa perëndimore e Jerusalemit qeverisej nga Izraeli si kryeqytet i tij, ndërsa Jerusalemi Lindor qeverisej nga Jordania. Qyteti u ribashkua me fitoren e izraeliteve ne Luftën Gjashtë ditore, megjithatë statusi i tij mbetet i diskutueshëm. Një ligj i nxjerre nga izraelitet ne vitin 1980 e shpall Jerusalemin kryeqytetin "e amshuar, të pandashëm" të Izraelit, kurse Jerusalemi Lindor besohet të jetë menduar kryeqytet i shtetit Palestinez të ardhshëm. Statusi i vendeve të shenjta te Jerusalemit është poashtu i diskutueshëm.

Jerusalemi ka një popullsi prej 724.000 banoresh (nga statistikat e 24 maj 2006). Ai është një qytet i përbërë (heterogjen), dhe përfaqëson shumë kombësi, fe, dhe grupe ekonomiko –shoqërore. Pjesa e quajtur "Qyteti i Vjetër" është i rrethuar nga mure dhe përbehet nga : lagjja myslimane, lagjja Armene, lagjja hebreje dhe lagjja krishtere.

Në këtë qytet ndodhet xhamia Al Aksa, xhami e cila është e shenjtë për te tri fetë, dhe për këtë arsye është burim konflikti.

Kanë kaluar 40 vite nga pushtimi i Bejtul Mukadesit dhe tani situata në Jerusalem (vendi quajtur "Faltorja Fisnike")  i cili është qytet i rëndësishëm historik ku dhe ndodhet xhamia Al Aksa, është më e rënduar se kurrë.

Xhamia Al Aksa (Mesxhidul Aksa) ishte xhamia e dytë në tokë. Xhamia Al Aksa është ndërtuar 40 vite pas Kaba-së (Qabes në Mekke). Shumica e teologeve islam mendojnë që Xhamia Al Aksa për të parën herë u ndërtua nga Ademi. Pastaj profeti Ibrahim e rindërtoi Xhaminë Al Aksa në Jerusalem pasi që ai dhe djali i tij Ismaili a.s (profet) e rindërtuan Kaba-në në Mekke. Profeti Daud e filloi rindërtimin e Xhamisë Al Aksa. Ishte Profeti Sulejman a.s. ai i cili e përfundoi rindërtimin e Xhamisë Al Aksa. Xhami Al Aksa, e ndërtuar nga Sulejmani a.s. u rrënua në vitin 587 para lindjes së Isait a.s (para lindjes së Krishtit) nga mbreti i Babilonit Nebuqadnezzar.

Hebrenjtë i thonë Xhamisë Al Aksa, të ndërtuar nga Sulejmani a.s, si Tempulli i tyre. Që hebrenjtë e rindërtuan “Tempullin e tyre” në vitin 167 para Isait a.s. por u rrënua përsëri në vitin 70 pas lindjës së Isait a.s. dhe hebrenjtë u përzunë nga Jerusalemi. Vendndodhja e Xhamisë Al Aksa qëndroi e shkretë dhe u përdor si vend për mbeturina për rreth 600 vite derisa Kalifi Umar Ibn Khatab-i e çliroi Jerusalemin në vitin 637/8 pas Isait a.s.

Muri i Burakut apo Muri Perëndimor është muri ku Pejgamberi Muhammed a.s e lidhi Burakun (kafshën e tij udhëtuese) në Natën e Israsë dhe Miraxhit, dhe këtë Mur hebrenjtë sot e quajnë Muri Vajtues. Zona e Ndaluar (Haramu Sherif) përfshin Xhamisë Al Aksa (Xhaminë Kupë-zezë) si dhe Xhaminë Kupë-verdhë (The Dome of The Rock).

Izraeli e ka okupuar Xhaminë Al Aksa në vitin 1967. Hebrenjtë fundamentalist kanë bërë me qindra përpjekje për ta shkatërruar Xhaminë Al Aksa që kur e kanë okupuar më 1967. Një zjarr i shkaktuar nga ata e ka shkatërruar një pjesë të vjetër 900 vite, të vendosur nga Heroi i Madh Salauddin Ejubi.Hebrenjtë dëshirojnë ta hedhin në erë dhe ta shkatërrojnë Xhaminë Al Aksa dhe në vend të saj ta vendosin Tempullin Hebraik.

Regjimi sionist i cili në të kaluarën gradualisht ka bërë përpjekje për të jahudizuar Bejtul Mukadesin dhe për të shkatërruar xhaminë Al Aksa, që prej disa vitesh e ka përshpejtuar këtë proces. Izraeli bën përpjekje për ndërtimin e sinagogës Al Kharab në afërsi të xhamisë Al Aksa dhe vendimi i regjimit sionist për ndërtimin e 1’600 banesave në lindje të Bejtul Mukadesit e tensionuan edhe më shumë situatën dhe shkaktuan irritimin e palestinezëve. Ku dhe kundërshtohet me forcë nga ana palestineze, kjo duket përmes protestave palestineze të cilat po shtypen me dhunë nga forcat izraelite, nga të cilat po mbesin shumë të vrarë si: fëmijë, gra, burra dhe të moshuar.

Sinagoga Al Kharab që në gjuhën hebraike quhet Hahurba, u ndërtua në fillim të shekullit të 18-të dhe pak më vonë u shkatërrua por pas një farë kohe u ndërtua përsëri. Kjo sinagogë, u shkatërrua në vitin 1948 gjatë luftës mes arabëve dhe regjimit sionist. Që prej asaj kohë regjimi sionist, me propaganda mashtruese u përpoq të krijonte bindjen se kjo sinagogë ka vlera të mëdha historike dhe fetare dhe në këtë mënyrë gjeti pretekstin për rindërtimin e kësaj sinagoge. Kjo sinagogë ndodhet në afërsi të xhamisë Al Aksa, kibleja (vendi nga drejtoheshin myslimanet gjatë namazit) e parë e myslimanëve dhe sionistët ekstremistë rindërtimin e saj e konsiderojnë si shenjë e ndërtimit të tempullit të Sulejmanit mbi rrënojat e xhamisë Al Aksa.Ky mendim është krijuar në bazë të një parashikimi të një rabini sionist në shekullin e 18-të dhe është shndërruar në një pretekst për shkatërrimin e xhamisë Al Aksa dhe të objekteve të tjera të shenjta të myslimanëve dhe të të krishterëve. Regjimi sionist në vitin 2001, miratoi planin për ndërtimin e sinagogës Al Kharab. Kjo sinagogë u inaugurua më 15 Mars, me mesazhin e kryeministrit ekstremist të regjimit sionist Beniamin Netanjahu. Sipas besimit të sionistëve dita pas ndërtimit të kësaj sinagoge, shënon ditën e fillimit të ndërtimit të tempullit të Sulejmanit, që duhet të ndërtohet mbi rrënojat e xhamisë Al Aksa.

Pas këtij veprimi arrogant të regjimit sionist, që ishte një agresion i hapur ndaj objekteve të shenjta të myslimanëve, populli i Bejtul Mukadesit dhe i rajoneve të tjera palestineze, zhvilloi protesta kundër regjimit sionist dhe në këto protesta dhjetëra palestinezë u plagosën dhe u arrestuan. Edhe në të kaluarën regjimi sionist ka bërë përpjekje të shumta për shkatërrimin e xhamisë Al Aksa dhe një prej këtyre përpjekjeve është gërmimi i tuneleve nën themelet e kësaj xhamie. Këto tunele kanë dobësuar themelet e xhamisë Al Aksa, ndërsa në vitin 1970 një sionist ekstremist dogji një pjesë të kësaj xhamie të shenjtë. Sionistët deklaruan se për të kultivuar idetë sioniste kanë ndërmend të ndërtojnë qendra fetare dhe 62 tempuj çifut në rrethinat e xhamisë Al Aksa, duke bërë të mundur rrethimin e kësaj xhamie.

Tashmë sionistët shprehen hapur se kanë në plan që së shpejti të shkatërrojnë xhaminë Al Aksa dhe mbi rrënojat e saj të ndërtojnë tempullin e Sulejmanit. Palestinezët gjithmonë kanë qenë mbrojtës të kësaj xhamie të shenjtë dhe regjimi sionist e di se me ekzistencën e banorëve palestinezë në Bejtul Mukadesin lindor, shkatërrimi i xhamisë Al Aksa nuk do të jetë diçka e lehtë. Për këtë arsye ky regjim po ndjek projektin e jahudizimit të Bejtul Mukadesit dhe me pretekste të ndryshme shkatërron banesat e palestinezëve dhe i detyron ata të largohen nga ky qytet dhe në vend të tyre strehon kolonë çifutë. Deri tani në Bejtul Mukades janë ndërtuar shumë koloni çifute, në mënyrë që raporti demografik i këtij qyteti të ndryshojë në favor të sionistëve, por palestinezët kanë rezistuar përballë presioneve të regjimit sionist. Gjithashtu funksionarët sionistë kanë bërë përpjekje për konfiskimin e identitetit kulturor të palestinezëve. Para disa kohësh monumentet historike që u përkisnin palestinezëve si tyrbja e Ibrahimit dhe xhamia Belal, u regjistruan në listën e trashëgimisë kulturore të regjimit sionist. Ky veprim shkaktoi protestat e ashpra të palestinezëve dhe BN. Sionistët shkatërruan edhe xhaminë Selman Farsi, në afërsi të qytetit Nablus. Nga ana tjetër ministria e drejtësisë e regjimit sionist dha autorizimin për shitjen e territoreve të konfiskuara të palestinezëve.

Në bazë të konventës së Gjenevës, konfiskimi dhe shitja e territoreve në Bejtul Mukades konsiderohet e ndaluar pasi Bejtul Mukadesi konsiderohet si territor i pushtuar. Sheikh Muhamed Ahmed Husein, myftiu i Bejtul Mukadesit, theksoi: “ Me të tilla veprime pushtuesit kanë programuar jehudizimin e territoreve arabe dhe palestineze dhe aneksimin përfundimtar të tyre”. Megjithatë populli palestinez është i vendosur të mbrojë tokën dhe kulturën e tij dhe sidomos xhaminë Al Aksa. Funksionarët palestinezë theksojnë se veprimet e fundit të regjimit sionist, e kanë çuar Bejtul Mukadesin në prag të një shpërthimi të madh.Grupe politike dhe dijetarët fetarë palestinezë, i kanë bërë thirrje popullit palestinez për vigjilencë dhe për të qenë i pranishëm në mbrojtjen e tokës, identitetit dhe kulturës së Palestinës. Këto grupe palestineze gjatë takimit të zhvilluar në Damask deklaruan se Populli islam, asnjëherë nuk do të heqë dorë nga Bejtul Mukadesi dhe objektet e tij të shenjta. Situata në Bejtul Mukades pas ndërtimit të sinagogës Al Kharab është bërë aq e rrezikshme për regjimin sionist, saqë ky regjim ka dislokuar 3 mijë forca policore në rrethinat e xhamisë Al Aksa dhe u ka bërë thirrje kolonëve çifutë të dalin nëpër rrugë për të mbrojtur projektin e ndërtimit të tempullit të Sulejmanit. Roli i qeverisë ekstremiste të qeverisë së Netanjahut në zbatimin e këtyre planeve të rrezikshme dhe për shkatërrimin e xhamisë Al Aksa ka qenë tepër i madh.

Netanjahu duke shpallur vendimin për ndërtimin e  1.600 banesave për kolonët çifutë në Bejtul Mukadesin lindor, e bëri të qartë qëllimin e tij të vjetër për jehudizimin e plotë të Bejtul Mukadesit. Ky vendim u shpall në një kohë kur nënpresidenti amerikan Joe Biden, ndodhej për vizitë në Tel Aviv ku deklaroi: “ Izraeli ndodhet në zemrën time dhe Beniamin Netanjahu, është një nga miqtë e mi më të mirë dhe Amerika është e angazhuar për mbrojtjen e Izraelit”. Anëtari i zyrës politike të Hamasit z. Mahmud Al Zahar, deklaroi se palestinezët do të mbrojnë xhaminë Al Aksa, me gjakun e tyre dhe sinagogën Al Kharab do ta shkatërrojnë mbi kokat e sionistëve.

Tashmë situata në Bejtul Mukades dhe sidomos në xhaminë Al Aksa është me rrezikshme se asnjëherë më parë. Kryetari i parlamentit islamik të Iranit z. Ali Larixhani i kërkoi drejtorit të përgjithshëm të UNESCO-s marrjen e masave të menjëhershme të kësaj organizate për të evituar aktet shkatërrimtare të regjimit sionist kundër objekteve kulturore dhe islamike në Bejtul Mukades.

 

 

LITERATURA

A. Sinani, ÇËSHTJA E PALESTINËS PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE (1948 - 2008),  Prishtinë, 2010,

A. Mustafa, Përpara së të shkatërrohet xhamia Al-Aksa,http://www.albislami.com/aktuale/aktuale.asp?NrArtikull=337"http://www.albislami.com/aktuale/aktuale.asp?NrArtikull=337,

http://www.breziiri.com/islam/modules/news/article.php?storyid=44" http://www.breziiri.com/islam/modules/news/article.php?storyid=44,http://www.zeriyt.com/lindja-e-mesme/ceshtja-palestineze-deri-kurt52566.0.html#ixzz1C382KOpp" http://www.zeriyt.com/lindja-e-mesme/ceshtja-palestineze-deri-kur t52566.0.html#ixzz1C382KOpp,http://www.albanian.irib.ir/index.php?option=com_content&view=article&id=26282:xhamia-al-aksa-perballe-nje-komploti-te-rrezikshem&catid=100:artikuj&Itemid=15" http://www.albanian.irib.ir/index.php?option=com_content&view=article&id=26282:xhamia-al-aksa-perballe-nje-komploti-te-rrezikshem&catid=100:artikuj&Itemid=15, http://www.albanian.irib.ir/lajme/politike/item/93982-lufta-e-irakut-ishte-projektuar-qysh-me-perpara"

http://www.albanian.irib.ir/lajme/politike/item/93982-lufta-e-irakut-ishte-projektuar-qysh-me-perparahttp://www.breziiri.com/islam/modules/news/article.php?storyid=1132" http://www.breziiri.com/islam/modules/news/article.php?storyid=1132,Zeri Islam, Hebrejte dhe Sionizmi (28.06.2008),Revista Furkan, (NR. 95. janar 2009),E. Yzeiri Gjeografia rajonale e botes Tiranë 2008.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme