
Mësimi 1 – Dallimi në mes fikhut dhe usuli-fikhuit
Bismililahi Rrahmani Rrahim
Këto janë disa fletë që përmbajnë pjesë të zgjedhura nga Usuli Fikhu.
Fraza Usul el-Fikh është e përbërë prej dy pjesëve të thjeshta: (1) Usul, dhe (2) Fikh. Një asl është ajo mbi të cilën ndërtohet diçka. Fer’ është ajo që ndërtohet mbi (diçka). Fikhu është dituria e rregullave të shpalljes që janë vendosur përmes Ixhtihadit. Rregullat e shpalljes janë shtatë:
- Të detyrueshme (vaxhib)
- Të rekomanduara (mendub)
- Të lejuara (mubah)
- Të ndaluara (haram)
- Të papëlqyera
- I vlefshëm
- I pavlefshëm.
Një vepër e detyrueshme është ajo vepër kryerja e të cilës shpërblehet dhe moskryerja e të cilës ndëshkohet. Një vepër e rekomanduar është ajo, kryerja e të cilës shpërblehet e moskryerja nuk ndëshkohet. Një vepër e lejuar është ajo, kryerja e të cilës nuk shpërblehet dhe moskryerja e të cilës nuk ndëshkohet. Një vepër e papëlqyer është ajo, moskryerja e të cilës shpërblehet, dhe kryerja e të cilës nuk ndëshkohet. Një vepër e vlefshme është ajo vepër që kryhet dhe llogaritet. Një vepër e pavlefshme është ajo vepër që nuk kryhet dhe nuk llogaritet.
Fikhu është më specifik sesa dija. Dija është perceptimi i asaj që është e mundshme për t’u ditur. Injoranca është perceptimi i të kundërtës së diçkaje nga ç’është vërtetë. Dija e domosdoshme është ajo dije që nuk kërkon reflektim ose deduktim. Reflektimi është të mendosh rreth objektit të reflektimit. Deduktimi është kërkimi i provës (dëshmisë). Prova/dëshmia është ajo që çon drejt asaj që synohet. Siguria është t’i konsiderosh dy çështje të mundshme, [duke konsideruar] njërën mbi tjetrën. Dyshimi është t’i konsiderosh dy çështje të mundshme, pa konsideruar njërën mbi tjetrën.
Usuli-Fikhu përbëhet nga dëshmitë e përgjithshme të Fikhut dhe si t’i përdorim ato si fakte.
Kapitujt e usuli-fikhut janë: (1) Ndarjet e fjalës, (2) urdhëresat, (3) ndalesat, (4) formulimet e përgjithshme, (5) formulimet specifike, (6) formulimet dykuptimëshe, (7) formulime sqaruese, (8) indikacion (tregues) probabilistik, (9) Veprime, (10) Tekstet abroguese, (11) tekstet e abroguara, (12) konsensusi i dijetarërve, (13) lajmet e transmetuara, (14) analogjia, (15) ndalueshmëria dhe lejueshmëria (16) renditja e duhur e dëshmive, (17) cilësitë e myftiut dhe musteftiut, (18) rregullat që kanë të bëjnë me muxhtehidët.
Mësimi 2 – Përdorimi i gjuhës në kuptimet e saj tekstuale dhe figurative.
Llojet e fjalëve.
Fjalitë ndërtohen prej së paku: (1) dy emrave, (2) një emër dhe një folje, (3) një folje dhe një pjesëze, (4) një emri dhe një pjesëze.
Fjalitë klasifikohen në: (1) Urdhëresa dhe ndalesa, (2) thënie deklarative, dhe (3) pyetjeve. Llojet tjera përfshijnë : (4) dëshirat, (5) sygjerimet dhe (6) betimet.
Prej një perspektive tjetër ndahen në fjali: (1) Tekstuale, dhe (2) figurative. Diçka është tekstuale kur përdoret sipas shprehjes së thënë; të tjerë thonë se është tekstuale kur përdoret sipas nomenklaturës së popullit që e flet. Diçka është figurative kur zgjerohet përtej thurjes së thënë.
Përdorimi tekstual ose është (1) leksikor, (2) i shpallur, ose (3) i zakonshëm. Përdorimi figurativ është ose: (1) figurativ përmes shtimit, (2) figurativ përmes heqjes (largimit), (3) figurativ përmes ndërrimit leksikor, ose (4) figurativ për shkak të metaforës.
(1) Figurativ përmes shtimit është sikur në fjalën e Tij (s.w.t.), Lejse ke mithlihi shej’!
(2) Figurativ përmes heqjes është si në fjalën e Tij, Wes’eli-l-l-karjete.
(3) Figurativ përmes ndërrimit leksikor është si ‘el-Ghait’, sa i përket jashtëqitjes njerëzore.
(4) Figurative për shkak të metaforës është si në fjalën e Tij (s.w.t.), ‘idaren juridu an jenkadde”.
Mësimi 3 – Urdhëresat dhe ndalesat
Urdhëresat
Të urdhërosh domethënë në mënyre verbale të thirrësh dikë që është (më) poshtë se tjetri, në një veprim, me anë të obligimit. Forma e saj është if’al. Kur përdoret pa kualifikim ose pa tregues shmangës, kuptohet si obliguar. Kur dëshmitë indikojnë që qëllimi i domethënies është rekomandim ose lejueshmëri, atëhere si e tillë kuptohet. Sipas qëndrimit korrekt nuk nënkupton përsëritje, përpos nëse dëshmi tjera tregojnë që për qëllim ishte përsëritja. As nuk kërkon menjëhershmëri. Një urdhër për të kryer një veprim është urdhër për të kryer veprimin si dhe çdo gjë tjetër pa te cilën veprimi nuk mund të përmbushet.
Për shembull, urdhëri për namaz është poashtu urdhër për abdest, që i mundëson njeriut që ta fal atë në mënyrë të vlefshme. Kur vepra e urdhëruar kryente, ai që është i urdhëruar konsiderohet të jetë i shkarkuar nga obligimi.
Ata që përfshihen dhe ata që nuk perfshihen në audiencën e urdhëresave dhe ndalesave.
Besimtarët janë të përfshirë në atë që Allahu (s.w.t.) i adreson, por, ata që harrojnë, fëmijët dhe i çmenduri nuk janë të përfshirë. Jobesimtarët janë të adresuar dhe nga detajet e ligjit të shenjtë dhe nga ato gjëra pa të cilat janë jovalide (d.m.th. Islami), për shkak të thënies së Tij (s.w.t.) “ata u përgjigjën: Ne ishim nga ata që nuk falëm namaz”. Një urdhër për të bërë diçka është ndalesë për të kundërtën e saj. Të ndalosh d.m.th. në mënyrë verbale të thirrësh dikë që është (më) poshtë se tjetri, për ta lënë (mos bërë) një veprim, me anë të obligimit. (Kjo) tregon jovaliditetin e asaj që është e ndaluar. Forma e urdhëresave nganjëher përdoret me qellim të lejimit, kërcënimit, ekuivalencës, apo krijimit (tekwin).
Mësimi katër – shprehjet e përgjithshme dhe specifike
Shprehjet e përgjithshme dhe specifike, dhe llojet e tyre
Një shprehje e përgjithshme është ajo që përfshin dy ose më shumë gjëra pa kufizim. Vjen prej thënies, ‘amemtu zejden we ‘amren bi’l-‘ata’ dhe ‘amemtu xhami’ en-nas.
Janë katër lloje të shprehjeve që tregojnë përgjithshmëri: (1) një emër njëjës me nyjën shquese el, (2) një emër shumës me nyjën shquese el, (3) emrat dykuptimësh – si ‘men’ për qenie racionale, ma për qenie jo-racionale dhe gjëra, ajju për të dyja, ejna për vende, meta për kohëra, ma kur përdoret për pyetje dhe kushte, dhe tjera, dhe (4) la me emra të pacaktuar.
Përgjithshmëria aplikohet ekskluzivisht për shprehjet; përgjithshmëria nuk mund të pretendohet me asgjë tjetër, si veprimet dhe të ngjashme me to.
Shprehjet specifike janë të kundërtat e shprehjeve të përgjithshme. Përjashtimi është të përjashtosh një pjesë nga një grup. Ose është (1) e bashkëngjitur, ose (2) e ndarë.
Përjashtimi i bashkëngjitur është ose (1) një përjashtim, ose (2) kusht, ose (3) kualifikim (kushtëzim) me përshkrues.
Përjashtimi është lënia jashtë e asaj që përndryshe do të ishte përfshirë në shprehje. Është valide vetëm me kusht që diçka nga të përjashtuarat mbetet. Po ashtu prej kushteve të saj është që të ndjek menjëherë çka është thënë. Përjashtimi mund t’i paraprij asaj [prej të cilës bëhet] përjashtimi.
Përjashtimi mund të bëhet prej kategorisë së të përjashtuarës ose prej një kategorie tjetër. Kushti mund t’i paraprij të kushtëzuarës. Diçka që është e pakualifikuar dhe është përmendur diku tjetër e kualifikuar nga një përshkrues interpretohet në përputhje me të, si skllavi të lirohet si shlyere – është kualifikuar me besim në disa vende dhe është lëmë e pakualifikuar në vende tjera, kështu që rasti i pakualifikuar kuptohet në përputhje me rastin e kualifikuar.
Një shprehje Kur’anore mund të përjashtoj prej përgjithshmërisë së një shprehjeje tjetër Kur’anore, një shprehje sunetike mund të përjashtoj prej përgjithshmërisë së një shprehjeje Kur’anore, një shprehje Kur’anore mund të përjashtoj prej përgjithshmërisë së një shprehjeje sunetike, dhe një shprehje sunetike mund të përjashtoj prej përgjithshmërisë së një shprehjeje sunetike.
Analogjia mund të përjashtoj prej përgjithshmërisë së një shprehjeje. Me ‘shprehje’ nënkuptojmë diçka që është thënë nga Allahu (swt) ose nga Pejgamberi (s.a.v.s.)
Mësimi 5 – shprehjet e qarta dhe të paqarta
Shprehjet e qarta dhe të paqarta
Një shprehje e paqartë është ajo që ka nevojë për shpjegim (sqarim). Sqarimi është të marrësh diçka prej sferës së paqartësisë në sferën e qartësisë. Një shprehje e prerë (nass) është ajo që mund të ketë vetëm një kuptim. Tjerët thonë që është diçka kuptimi i të cilës është shpallje e thjeshtë. Fjala ‘nass’ etimologjikisht është e derivuar prej ‘minesse’-së së nuses, d.t.th, vendi i saj. Një shprehje probabilistike (dhahir) është ajo që pranon dy kuptime, njëri prej të cilëve është më afër se tjetri. Një shprehje probabilistike mund të interpretohet figurativisht kur ka dëshmi, e atëherë quhet ‘probabilistike përmes dëshmisë’.
Mësimi 6 – Implikimet ligjore të veprimeve të Pejgamberit (s.a.v.s.)
Veprimet profetike
Një veprim profetik ose është në aspektin e adhurimit dhe bindjes, ose jo. Në aspektin e adhurimit dhe bindjes: nëse argumenti tregon që [akti] është specifik për të, atëherë konsiderohet i tillë; përndryshe, nuk është specifik [vetëm] për të sepse Allahu (s.w.t.) thotë, “Me të vërtetë ju e kishit shembullin më të mirë në të Dërguarin e Allahut.” (33:21)
Sipas këtij ajeti, tek disa prej dijetarëve tanë, atëherë kjo konsiderohet si obligim, tek disa tjerë si rekomandim, dhe disa tjerë e kanë konsideruar si pezullim. Nëse nuk është në aspektin e adhurimit dhe bindjes, atëherë interpretohet si lejim. Afirmimi i Pejgamberit për diçka që dikush e thotë është sikur ai ta ketë thënë vetë, dhe afirmimi i tij për diçka që dikush e bën është sikur ai ta ketë bërë vetë [atë gjë].
Nëse ai ka ditur diçka që është bërë në mospraninë e tij gjatë jetës së tij dhe nuk e ka ndaluar atë, atëherë është sikur veprimi të jetë bërë në praninë e tij.
Mësimi 7 – Abrogimi
Abrogimi
Naskh d.m.th. largim: thuhet, “Dielli i bëri ‘naskh’ hijes,” kur ai e largon atë. Tjerët thonë se domethënë zhvendosje, për shkak thënies së tyre, “I bëra ‘naskh’ përmbajtjes së këtij libri,” kur dikush i zhvendos/transferon ato. Është definuar si: një adresim që ndaras tregon për largimin e një rregulli të vendosur nga një adresim i mëhershëm, ashtu që nëse s’do kishte qenë ky [adresim i ri, atëherë rregulli] i vjetër do të mbetej [në fuqi]. Është e mundshme që fjalë-formulimi të abrogohet pa [u abroguar] rregulli, ose rregulli të abrogohet pa fjalëformulimin; [është e mundshme] që abrogimi të zëvendësohet me një [rregull] tjetër, ose të mos zëvendësohet [fare]; dhe [është e mundshme] që abrogimi të shkoj drejt asaj që është më strikte ose drejt asaj që është më e lehtë. Është e mundshme që Kur’ani të abrogoj Kur’anin, Kur’ani të abrogoj sunetin, por jo Sunneti të abrogoj Kur’anin. Është e mundshme për një transmetim mutevatir të abrogoj një transmetim mutevatir, dhe një transmetim mutevatir të abrogoj një transmetim jo-mutevatir (ahad), por nuk është e mundshme një transmetim ahad të abrogoj një transmetim mutevatir.
Mësimi 8 – Tekstet kundërthënëse: harmonizimi kundrejt preferimit.
Konflikti dhe preferimi
Kur dy deklarime kundërshtohen, atëherë ose (1) të dyja janë të përgjithshme, ose (2) të dyja janë specifike, ose (3) njëra është e përgjithshme dhe tjetra është specifike, ose (4) secila është e përgjithshme prej një perspektive dhe specifike prej një tjetre.
Nëse të dyja janë të përgjithshme, atëherë nëse është e mundshme bëhet harmonizimi, e nëse s’është e mundshme të harmonizohen, atëherë nëse datat janë të panjohura, atëherë gjykimi për secilën prej tyre pezullohet. E njëjta vlen kur të dyja janë specifike.
Nëse njëra është e përgjithshme, tjetra është specifike, atëherë e përgjithshmja specifikohet prej specifikes. Nëse secila është e përgjithshme prej një perspektive dhe specifike prej tjetrës, atëherë përgjithshmëria e secilës specifikohet nga specifikimi i tjetrës.
Mësimi 9 – konsensusi i dijetarëve
Konsensusi i dijetarëve (ixhma’)
Konsensusi i dijetarëve është pajtimi i dijetarëve të një gjenerate për vendimin rreth një ndodhie. Me “dijetarët” kemi për qëllim Fukahatë (dijetarët e fikhut), dhe me “ndodhi” kemi për qëllim “një ndodhi që ka të bëj me sheriatin.”
Konsensusi i dijetarëve të këtij ummeti është argument (huxhxheh), por jo i ummeteve të mëhershme, për shkak të thënies së tij (s.a.v.s.) “Ummeti im nuk do të bie dakord në gabim”. Shpallja ka përmendur që komuniteti i tij është i mbrojtur hyjnisht nga gabimi. Ixhmaja është detyrues për gjeneratat e ardhshme, pa marrë parasysh kur ka ndodhur ky konsensus. Qëndrimi korrekt është që vdekja e gjeneratës nuk është kusht. Ai që mendon se është kusht do të merr poashtu në konsideratë opinionin e dikujt që është lindur gjatë jetës së tij, ka studiuar sheriatin, dhe është bërë muxhtehid, dhe ai poashtu do t’ju lejoj atyre të kthehen në gjykimet e tyre. Konsensusi i dijetarëve mund të vendoset me deklaratat e tyre, me veprimet e tyre, ose me thëniet apo veprimet e disave kur thëniet apo veprimet janë të mirënjohura dhe tjerët rrinë të heshtur.
Sipas qëndrimit të mëvonshëm të Shafiut, qëndrimi i [vetëm] një Sahabiu nuk është detyrues për askënd.
Mësimi 10 – Lajmet e transmetuara
Lajmet e transmetuara (el-Akhbar)
Një lajm është diçka që mund të përshkruhet si e vërtetë ose e pavërtetë. Nganjëherë mund të jemi të sigurt rreth vërtetësisë ose jovërtetësisë së atij lajmi.
Lajmet ose janë: (1) të transmetuara njëjës (ahad), ose (2) të transmetuara shumëfish (mutevatir).
Një lajm mutevatir është ai lajm që jep siguri. Është kur një grup që nuk mund të komplotojnë gënjeshtër transmeton prej një grupi të ngjashëm, prapa deri tek çështja që transmetohet, që duhet të jetë diçka që është parë ose dëgjuar.
Një lajm ahad është ai lajm që obligon implementimin [e asaj që transmetohet] por nuk jep siguri. Është dy llojesh: (1) i pashkëputur (musned), dhe (2) i ndërprerë (mursel). Një lajm i pashkëputur është ai që ka zinxhirin e transmetimit të lidhur. Një lajm i ndërprerë është ai me zinxhir transmetimi të shkëputur. Nëse ai që e heq transmetuesin nuk është sahabij, atëherë lajmi i transmetuar nuk është dëshmi detyruese, përpos për lajmet mursel të Se’id b. el-Musejjib, që janë hulumtuar dhe janë gjetur të jenë të pashkëputura. Zinxhiret transmetuese musned mund të përmbajnë fjalën “nga” (‘an)
Kur mësuesi lexon, atëherë është e lejueshme për transmetuesein të thotë edhe “haddethenij” edhe “akhberenij”. Nëse transmetuesi i lexon mësuesit, atëherë ai mund të thotë “akhberenij”, por jo “haddethenij”. Nëse mësuesi i jep atij leje për të transmetuar prej tij pa ndonjë transmetim konkret, ai duhet të thotë “exhazenij” ose “akhberenij ixhazeten”.
Mësimi 11 – Analogjia (kijasi)
Analogjia
Analogjia është barazimi i një rasti të derivuar me një rast origjinal përmes një shkaku ligjor që i bashkon ato në vendimin ligjor. Është tre llojesh: (1) analogjia shkakore, (3) analogji treguese, dhe (3) analogji ngjashmërie.
Analogjia shkakore është kur shkaku ligjor bën të nevojshëm vendimin ligjor.
Analogjia treguese është të sjellësh një prej dy rasteve të ngjashme si dëshmi për tjetrën; kjo ndodh kur një shkak ligjor tregon që vendimi ligjor nuk e bën të domosdoshëm atë.
Analogjia e ngjashmërisë është kur një rast i derivuar sillet në mes dy rasteve origjinale të ngjashme dhe i jepet vendimi i atij (rasti origjinal) me të cilin ngjan më së shumti.
Një prej kushteve të rastit të derivuar është që të jetë i përputhshëm me rastin origjinal.
Një prej kushteve të rastit origjinal është që të jetë i vendosur me argument që të dy palët kundërshtuese pajtohen.
Një prej kushteve të shkakut ligjor është të jetë në mënyrë konsistente i pranishëm në vendimet ligjore që i shkakton ashtu që as cilësitë e as qëllimi të mos jenë inkonsistent. Një prej kushteve të vendimit ligjor është që të ndjek shkakun ligjor në mungesë dhe prani. Shkaku ligjor është ai që shkakton nxjerrjen e dispozitës, ndërsa dispozita (aktvendimi) është ajo që vendos (qartëson) në lidhje me efektin e shkakut.”
Ndalimi, lejimi dhe supozimi për vazhdueshmëri
Disa thonë se të gjitha çështjet janë të ndaluara derisa sheriati t’i lejoj ato: prandaj, nëse nuk ka asgjë gjë në sheriat që tregon për lejueshmërinë e asaj gjëje, ne duhet t’i kthehemi gjendjes origjinale, që është ndalimi.
Të tjerët thonë të kundërtën, domethënë që supozimi fillestar për çështjet është se ato janë të lejuara përpos për atë që sheriati i ka ndaluar. “Supozimi për vazhdueshmëri” domethënë që gjendja origjinale (e lejueshmërisë) supozohet të vazhdoj nëse sheriati nuk tregon ndryshe. Sa për dëshmitë, dëshmive të prera u jepet përparësi para atyre të paqarta, dëshmive që ofrojnë dije të prerë [u jepet përparësi] para atyre që ofrojnë dije të mundshme (dhanije), deklaratat mbi analogjitë, dhe analogjisë së qartë mbi analogjinë e paqartë.
Nëse një thënie përfshin diçka që ndryshon gjendjen origjinale, atëherë implementohet; përndryshe, supozohet vazhdueshmëria për gjendjen origjinale.
Mësimi 12 – Interpretimi i pavarur dhe pasimi i dijetarëve të kualifikuar
Ixhtihadi, dhënia e fetvave dhe Taklidi (pasimi)
Prej parakushteve të muxhtehidit është që: (1) të ketë dije të sheriatit, në metodologji dhe aplikim, edhe në fushën e mospajtimeve të dijetarëve e edhe në qëndrimet e vendosura. Që (2) t’i ketë të gjitha mjetet e nevojshme për ixhtihad. Që (3) ai të di çka i nevojitet për të nxjerrë vendimin ligjor, si gramatikën, gjuhën arabe, transmetuesit e hadithit, dhe shpjegimin e ajeteve Kur’anore dhe haditheve që kanë të bëjnë me vendime ligjore.
Prej kushteve të dikujt që kërkon fetva është që ai të jetë i lejuar të pasoj muxhtehidin. Nuk është e lejuar për një dijetar të pasoj askënd tjetër.
‘Pasim’ (taklid) domethënë të pranosh qëndrimin e dikujt pa argument.
Sipas këtij definicioni, pranimi i thënies së Pejgamberit (s.a.v.s.) quhet taklid.
Të tjerët thonë që pasim është të pranosh qëndrimin e dikujt pa e ditur në çka është i bazuar qëndrimi i tij. Bazuar në këtë, nëse themi që Pejgamberi (s.a.v.s.) gjykonte me analogji, është korrekte të thuhet që dikush që pranonte urdhrin e tij e pason atë.
Ixhtihad është të japësh maksimumin për të arritur qëllimin. Nëse një muxhtehid është i pajisur në mënyrë adekuate me mjetet e ixhtihadit, atëherë nëse ixhtihadi i tij në çështjet e sheriatit e qon atë tek përgjigja korrekte, ai shpërblehet dyfish, e nëse ixhtihadi i tij e qon atë tek përgjigja jokorrekte, atëherë ai shpërblehet njëfish.
Disa kanë thënë që çdokush që bën ixhtihad në çështjet e sheriatit është korrekt. Nuk është e mundshme të thuhet që çdo njeri që bën ixhtihad në çështjet e besimit është korrekt, sepse kjo do të çonte në konkluzionin që të krishterët, magians, jobesimtarët dhe heretikët janë të gjithë korrekt.
Argumenti i atyre që thonë se çdo muxhtehid nuk është korrekt në çështjet e sheriatit është thënia e tij (s.a.v.s.) “Kushdo që bën ixhtihad dhe arrin përgjigjen korrekte shpërblehet dyfish, dhe kushdo që arrin përgjigjen e gabuar shpërblehet njëfish”. Mënyra si kjo tregon për rezultatin e dëshiruar është se Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë që njëri muxhtehid ishte gabim e tjetri ishte korrekt.
Përktheu: Fatih Ibrahimi
Përkthimi në shqip është bazuar në përkthimin e Shejh Hamza Karamali (bio., english), nga gjuha Angelze [english, pdf]. Poashtu në Arabisht [pdf].