Mesimi korrekt dhe pervoja jane faktore te suksesit. Jeta me gjithe ate qe ofron, me gjithe baticat dhe zbaticat, mire ose keq, na jep nje pervoje e cila nuk mesohet neper libra, kabinete apo nga mediat, qe i kemi cdo dite e me shume me ne. Gjate jetes, me apo pa deshire, ne njohim njerez te ndryshem dhe mjedise te ndryshme. Keto rrethana, pa dyshim, ndikojne te njeriu, ndikojne ne formimin intelektual, por edhe cfaredo tjeter. Nese do te gjendeni ne dileme kah te orientoheni para gjithe atyre alternativave, Kurani na meson se alternative me e qelluar, thirrja me e mire dhe me e ndershme ne kete bote eshte thirrja ne Islam dhe tek e verteta e tij. Kurani ne nje ajet kuranor thote: “E kush flet me bukur sesa ai i cili therret tek Allahu, i cili ben vepra te mira dhe thote: Une vertet jam musliman.” (Fussilet, 33) Pervoja, nese eshte e paraprire me dije te thelle, eshte faktor qe patjeter sjell rezultat dhe sukses ne realizimin e synimeve dhe veprave te shumta. Kjo eshte rregull ne cdo profesion apo shkence dhe pa dyshim edhe ne punen e thirresit ne fe dhe ne kerkimin e dijes sheriatike, si rezultat i punes se mundimshme dhe te gjate ne mesim e studim. Ne baze te jeteshkrimeve te dijetareve, shohim se shumica e tyre kulmin ne dijet sheriatike e kane arritur ne moshen e shtyre, apo sic themi sot, ne moshen e trete. Njeriu ne moshen e re meson mjaft, akumulon dije te shumta dhe te ndryshme, ndersa me vone, ne moshen e pjekurise, te mesuaren e moshes se re e perpunon, e zhvillon, e kupton dhe me ne fund, ne baze te te mesuares, nxjerr dispozita dhe rregulla, jep fetva dhe shkruan vepra kapitale islame, deshmitare te te cilave jemi edhe ne sot, natyrisht te botuara me teknike te re shkrimi, letre, apo edhe ne forme elektronike.
Prandaj, te pleqerohesh ne Islam, duke bere vepra te mira eshte grade qe cmohet. Muhamedi(a. s.) me nje rast, duke u pyetur se cili prej njerezve eshte me i mire, u pergjigj:
''Me i miri nga te gjithe ju eshte ai qe jeton gjate, kurse veprat e tij te mira jane te shumta.“ Ne hadithin tjeter Muhamedi(a. s.) nxit ne mirëkuptim e butesi dhe ne respektimin e te rinjve dhe ne respektimin e pleqve: ''Nuk i perket ummetit tim ai qe nuk i respekton pleqte tane dhe ai qe nuk ka meshire ndaj te rinjve tane...”. Respektimi i pleqve vertet eshte jo vetem respekt, bonton islam, por edhe vete respekti ndaj Allahut te madherishem. Nje transmetim nga EbuMusaEl-Esh’ariu(r.a.) thote se Muhamedi(a. s.) ka thene: “Vertet ne madherimin e Allahut (xh. sh.) numerohet edhe tregimi i respektit ndaj plakut te thinjur musliman...”.
Mund te perfundohet se dija ne menyre korrekte e fituar dhe jeta e gjate ne rruge te Allahut me siguri do te rezultojne me daljen ne skene te nje dijetari i cili do te meritoje te cmohet, te respektohet dhe te jete i dashur nga njerezit qe e rrethojne dhe qe mesojne prej tij.
TË RINJTË LUAJNË ROLIN E DIJETARËVE
Por, nese do te ndodhte e kunderta, dhe per autoritet fetar imponohen te rinjte me dije te kufizuar, te pjesshme dhe te papervoje, me entuziazëm afatshkurter dhe jo me dije te qendrueshme dhe te mirefillte islame, te vertetuar me fjale dhe vepra, atehere do te kemi dukuri te keqija dhe negative, e sidomos njera nga keto dukuri eshte me e rrezikshme. Te pakenaqur me gjendjen e pranishme, nga mesi i popullit, bashkohen spontanisht grupe te rinjsh, te cilet duan ta ndryshojne boten me “shkop magjik”, duke zhvlerësuar dhe anatemuar autoritetet fetare qe kane jetuar me heret apo qe jetojne aktualisht. Te tillet, ne emer te Islamit dhe punes per te bejne marrezira, kurse thirrjes ne Islam i shkaktojne deme te pariparueshme. Kryesisht ne krye te tyre jane djem ambicioze, karizmatike, mjaft inteligjente, por qe mund te perkufizohen si fillestare ne rrugetimin e kerkimit te dijes. Kjo sidomos eshte e theksueshme ne kohen kur edhe ata pak dijetare te ehli-sunnetit qe kemi (per shkak te rrethanave historike) sulmohen, kritikohen, ofendohen nga ana e ketyre grupeve, qe kryesisht kane nje moshe te re dhe te mesme, ndersa te cilet veten e quajne grup te shpetuar dhe bartes te besimit te drejte. Pa orvatje te zhvleresimit te te rinjve, po e përmendim nje hadith, te cilin e tha Muhamedi(a. s.) kur u pyet per parashenjat e Fundit te Botes: “... dhe kur dija do te kerkohet nga rinia”.
Edhe shume hadithe te tjera te besueshme udhezojne ne rrezikun e mesimit nga rinia. Abdullah b. Mes'udi(r.a.) ka thene: “Pa dyshim, gjithnje do te jeni ne rruge te mire derisa dija te jete te te vjetrit tuaj, ndersa kur dija te jete te te rinjte tuaj, atehere te rinjte do t’i shpallin te vjetrit per budallenj.” Ne nje version tjeter nga burimi i njejte qendron: “Njerezit do te jene mire derisa dija ju vjen nga te vjetrit, ndersa kur dija ju vjen nga rinia, atehere do te shkaterroheni.” Ne shpjegimin e nocionit “te rinjte”, perkatesisht, fillestaret, ne transmetimet e siperme, dijetaret muslimane theksojne disa mendime: 1. Disa thone se me keto hadithe mendohet ne llojet e ndryshme te novatoreve te cilet nuk pasojne transmetimet e pejgamberitMuhamed (a. s.), por veprojne sipas mendimit dhe bindjes se tyre; 2. Disa thone se me keto hadithe mendohet per ata te cilet iu japin perparesi mendimeve qe erdhen pas as’habeve, kurse mendimet e tyre i shperfillin; 3. Disa thone se ky nocion nenkupton injorantet, te paditurit ne pergjithesi, qofte me moshe te jenete vjeter apo te rinj; 4. Disa thone se me kete nocion nenkuptohen te rinjte, te cilet kane pak vite, natyrisht edhe jane pa pervoje.HatibEl-Bagdadi, rahimehullah (vd. 463 h.), e përmend pergjigjen e IbnKutejbe ed-Dejnurit, rahimehullah (vd. 276 h.), te cilen e dha i pyetur per domethenien e transmetimeve per marrjen e dijes nga rinia: “Njerezit do te jene ne te mire derisa dijetaret e tyre te jene shehlere (edhe sipas dijes, edhe sipas moshes), e jo rinia, ngase shehun e ka braktisur pasioni rinor, rreptesia, nxitimi dhe mendjelehtesia, dhe per shkak te pervojes qe e ka ne dijen e tij nuk do te futet dyshimi (shybja), as qe do te dominoje epshi i tij, dhe nuk do te kete prirje per lakmi dhe fame, dhe shejtani nuk do ta shpie ne lajthitje...”.
MOSHË E LUHATJEVE, E HAMENDJEVE
Mendimet e siperme kane te bejne edhe me disa grupe qe sot i takojme ne vendet tona: me dije tejet te kufizuara, pa pervoje, me ashpersi e ofendime, me gabime e nxitime, me qendrime e mendime te skajshme, qe ka rezultuar me percarje dhe copëtime te xhematit, me mospranim te imameve qe nuk i plotesojne kriteret e tyre, me shpalljen per jomysliman (tekfir) te besimtareve, sepse kryejne namazin ndryshe ketij grupi, me percmimin dhe ofendimin e dijetareve kunder tyre, pikerisht sic e pershkruan IbnMes’udi ne tekstin e siperm. Keta individe, grupe, perkatesisht kjo levizje, si mesuese ne kete rrafsh e kane harixhizmin, sektin e pare brenda bashkesise muslimane.
Edhe ata nuk degjonin dijetaret, as’habet e tyre, ngjashem sikurse keta te sotmit qe nuk i degjojne dijetaret e kohes se tyre. Ne nje hadith, ku pershkruhen veprimet e tilla, thuhet: “... te rinj, me ide te marrezishme.”
Te rinjte e tille harrojne se nje hadithkudsij porosit: “Kush behet armik i mikut (veliut) Tim, une do t’i shpall lufte...”. Kurse EbuHanife dhe Shafiu kane folur: “Nese te dashurit e Zotit (evliate) ne kete dhe ne boten tjeter nuk jane fakihet (juristet islame) dhe alimet, atehere evliate edhe nuk ekzistuakan.” Po keshtu ka folur edhe IbnAbbasi(r.a.): “Kush e shqeteson fakihun, ai e shqetëson edhe Pejgamberin, kurse ai qe e shqeteson Pejgamberin, ai e shqetëson edhe Allahun.” A nuk eshte e marrezishme qe trashegimtaret e Pejgamberit te Allahut te quhen murxhite, shi’ite, sufi, ulema te idhujve, ulema te hajzit dhe nifasit; a nuk eshte e marrezishme te qendrojne ne vende te dyshimta dhe prej aty te ndajne fetva sikur te ishin receta mjekesh. A nuk eshte e marrëzishme te merren me besimin e huaj, me jeten e huaj, me punen e huaj, vetem e vetem qe t’i blasfemojne, t’i ofendojne, t’i shantazhojne etj. Po ta njohin Islamin me mire, ata duhet ta kene parasysh se nuk kane te drejte te dyshojne ne imanin e askujt, sepse kjo e drejte nuk i eshte dhene njeriut, kurse ata qe etiketojne me mosbesim dike tjeter, le te pergatiten per mosbesimin e tyre. Edhe Kurani (En-Nisa 94), edhe hadithi jane shume te qarte. Njerezit e tille, edhe pse ne pamje te jashtme duken te gjalle, zemrat e tyre i kane te vdekura, sepse armiqesia me dijetaret domethene armiqesi me Allahun e madherishem dhe me Pejgamberin e Tij. IbnAsakiri (vd. 571h.) ka thene: “Dije, o vellai im, Allahu me ka udhezuar edhe mua edhe ty drejt asaj me te cilen Ai eshte i kenaqur, dhe na ka bere te dyve nga ata te cilet ia kane drojen dhe i frikesohen me devotshmeri te mirefillte, se mishi i dijetareve islame eshte i helmuar, kurse rregulla e Allahut ne demaskimin e atyre te cilet i percmojne eshte e njohur, ndersa ai qe gjuhen e tij e drejton drejt dijetareve qe t’i ofendoje dhe shpif, Allahu te tillin e sprovon me vdekjen e zemres para se te shperngulet nga kjo bote.” Diagnoza e IbnAsakirit, e thene qysh para 9 shekujve, eshte e sakte dhe e vlefshme edhe per kete kohe lidhur me fillestaret dhe diletantet ne fe. Semundja e tyre eshte interesante: ata jane te vdekur, edhe pse levizin.
NE VEND TE PERFUNDIMIT
Gjendja e viteve te fundit ne vendet tona dhe ne boten muslimane ne pergjithesi eshte e rende dhe deshperuese.
Eshte e mjerueshme se si keta njerëz shpenzojne gjithe kete energji fizike dhe mendore (sic!) ne qerimin e hesapeve verbalisht, por edhe fizikisht me muslimanet, por jo edhe per qellime te tjera, te dobishme per muslimanet dhe gjithe boten. Kush ka dobi nga keto konflikte, perveç kundershtareve te muslimaneve!
Sikur kjo energji te jepej per arritjen e dijes se mirefillte, ummeti islam do te perparonte shume me shpejt dhe nuk do te behej viktime e rivaleve politike etj. Nese kjo tendence nuk do te nderpritet, do ta kemi nje gjendje kur rruget tona do te jene perplot me grupe te shpetuara, te tubuara rreth disa “alimave” te vetequajtur dhe te vetethirrur, te cilet boten do ta ndajne ne ata te shpetuarit dhe ne te humburit. Detyren kryesore per kete angazhim duhet ta kene prijesit fetare, e sidomos ata qe mbajne edhe poste udheheqese.