Ebu Ala El-Mevdudi, Allahu xh.sh e mëshiroftë, kishte një pamje tërësore dhe gjithë përfshirëse të Islamit dhe veprimtarisë së tij dhe assesi nuk orientohej në një anë të caktuar. Ai ishte i bindur thellësisht se thirrja në rrugën e Allahut xh.sh ka nevojë për një organizim të mirëfilltë dhe për institucione efektive në mbështetje të reformave dhe punës për ngritjen e nivelit të myslimanëve dhe se assesi nuk mund të bazohet në forcën individuale, e aq më pak në kohën tonë bashkëkohore e cila dallon shumë nga gjeneratat e para.
Andaj edhe kishte dhënë një mund të madh për të mbjell këto bindje duke vepruar në themelimin e shtetit islam në Pakistan si mbrojtës i të drejtave të myslimanëve, pastaj themelimit të Lëvizjes Islame me të gjitha degët e saja dhe veprimtaritë e saja të ndryshme, e tërë kësaj ia bashkëngjiti edhe gazetarinë duke e përdoru si një kundërvënie ndaj mediave perëndimore e po ashtu shkroi edhe shumë libra të tjerë në shumë sfera të jetës që të jenë si përfaqësues të mendjes intelektuale tek myslimanët të cilët janë bartës të mesazhit për ndryshimin e botës.
Ebu Ala El-Mevdudi, Allahu xh.sh e mëshiroftë, kishte vuajtur shumë në përpjekje për të vënë në praktikë zgjedhjen që e ofron Islami në udhëheqjen e shtetit, ai këtë mundohej që ta praktikonte në Pakistan por që realisht konflikti në mes të zgjedhjes së ofruar nga Islami dhe asaj të ofruar nga laikët perëndimorë do të mbetet derisa të mos shemben elita e njerëzve që janë të prekur nga një model perëndimor i qytetërimit e që sot udhëheqin me vendet arabe.
Ebu Ala El-Mevdudi ka lindur në jug të Indisë, ndërsa sipas disa librave thuhet se origjina e tij është nga arabët të cilët kishin shkuar në Indi me çlirimtarin Muhamed Ibn Kasim. Babai i tij ishte njeri i edukuar dhe i shkolluar andaj edhe e kishte nxitur të birin e tij që të mësonte. Andaj edhe mësoj Kuranin, Hadithin, Retorikën Arabe, Filozofinë, Gjuhën Arabe, Urdu, Persisht, dhe më vonë e kishte mësuar edhe Anglishten.
Në vitin 1920 filloj që të punoj si gazetar për një prej gazetave më prestigjioze të asaj kohe në Indi, ndërsa në vitin 1926 arrin që të botoj edhe librin e tij të parë me titull ‘’ Xhihadi në Islam ‘’. Ndërsa në vitin 1932 në Hajdar-Abad e themeloi revistën mujore ‘’ Përkthyesit e Kuranit ‘’ ndërsa përmes këtyre revistave dhe shkrimeve të tija nëpër gazeta të ndryshme të Indisë kishte arritur që të fitonte përkrahje të madhe dhe të kishte ndikim të madh tek njerëzit në Indi. Andaj edhe ishte njëri prej më kryesorëve që iu kundërvu Gandit i cili kërkonte shkëputjen e Indisë prej Anglisë por pa i vënë në konsideratë fare të drejtat e myslimanëve. E kjo kishte detyruar udhëheqësit e myslimanëve si Muhamed Xhevher, Muhamed Ikbal, Muhamed Salih etj, që të bëjnë thirrje për themelimin e partive islame në mënyrë që tu mundësohej përfaqësimi i pakicave myslimane të Indisë.
Në vitin 1939 me ftesë të Muhamed Ikbalit, ishte shpërngulur për në Punxhabi në mënyrë që ti dal në ndihmë në zhvillimin e aktiviteteve të tija fetare dhe politike. Ndërsa në vitin 1940, Partia e Lëvizjes Islame, kishte vendosur që të themelonte shtetin e Pakistanit andaj edhe kishte ftuar një numër të dijetarëve të asaj kohe që të bënin hartimin e kushtetutës së këtij vendi. Në mesin e tyre ishte edhe Ebu Ala El-Mevdudi.
Në vitin 1941 vendos që të themeloj Lëvizjen Islame në Pakistan dhe më vonë kërkon që Pakistanin ta kthej në një shtet të vërtetë islam dhe kjo ia kishte rritur edhe më shumë popullaritetin dhe përkrahjen e tij si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Ndërsa në Mars të vitit 1953 arrestohet për herë të parë ndërsa në Maj të po atij viti Gjykata Ushtarake merr vendimin për ekzekutimin e tij e kjo u bë shkak për shpërthimin e protestave masive, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, në përkrahje të tij. Këto protesta, si dhe shumë kërkesa që kishin ardhur në adresë të qeverisë dhe të presidencës së Pakistanit kishin arritur që vendimin për ekzekutim ta kthenin në burgim të përjetshëm.
Librat e tij ishin të përhapura në mbar botën e po ashtu edhe në vendet arabe dhe kjo kishte bërë që Ebu Ala El-Mevdudi, Allahu xh.sh e mëshiroftë, në vitin 1956 kishte vizituar Sirinë, Jordaninë dhe Arabinë Saudite ndërsa në fillim të viteve të 60-ta kishte vizituar Egjiptin në mënyrë që të njihej për së afërmi me vendet të cilat ishin përmendur në Kuran e që ndodhën në Egjipt. Ndërsa më vonë, ai caktohet nga vetë mbreti i Arabisë Saudite që të hartonte planin studimorë të Universitetit Islam në Medine.
Ndërsa në vitin 1978 në shenjë nderimi për veprën dhe kontributin e tij të madh në shërbim ndaj Islamit Ebu Ala El-Mevdudi nderohet me çmimin ‘’Mbreti Fejsal ‘’ndërsa koston e këtij çmimi El-Mevdudi ia dhuron Lëvizjes Islame.
Ebu Ala El-Mevdudi, Allahu xh.sh e mëshiroftë, nuk e kishte përqendruar veprimtarinë e tij vetëm brenda Pakistanit, Indisë dhe vendeve arabe por ai këtë veprimtari e kishte zgjeruar edhe në Evropë e Amerikë. Këtë e kishte bërë duke kërkuar ngritjen e qendrave islame nëpër këto vende në mënyrë që myslimanët të kenë mundësi të e kuptojnë fenë e tyre ashtu siç duhet.
Ebu Ala El-Mevdudi, Allahu xh.sh e mëshiroftë, u ishte kundërvënë teorive të ndryshme perëndimore siç ishte ajo e Darvinit, Marksit, Maltusit, etj, dhe të gjitha këto i kishte llogaritur si teori shkatërruese për njerëzimin dhe vlerat njerëzore.
Ebu Ala El-Mevdudi, Allahu xh.sh e mëshiroftë, nga shumë media të huaja dhe shumë filozof botërorë është llogaritur si njëri prej debatuesëve, mendimtarëve dhe inteligjentëve më të mëdhenj bashkëkohorë të botës islame.
Në vitin 1972, Ebu Ala El-Mevdudi jep dorëheqje nga udhëheqja e Lëvizjes Islame dhe përqendrohet në shkrimet e librave. Ai e vazhdoi punën e tij në hartimin e një libri mbi historikun e të Dërguarit s.a.v.s pasi që kishte përfunduar komentimin e Kuranit ndërsa numri i përgjithshëm i veprave të tij është mbi 70 sosh. Librat e tij janë të përhapura në mbarë boten dhe janë të përkthyera në më shumë se 16 gjuhë të botës.
Ebu Ala El-Mevdudi, Allahu xh.sh e mëshiroftë, vdiq me 22 Shtatorë të vitit 1979 në Nju Jork gjatë një vizite që po ia bënte djalit të tij.