• Kur zemrat e muslimanëve të sjellin tekbiret e bajramit ashtu si i shqipton gjuha e tyre, përsëri do ta ndryshojnë rrjedhën e historisë.
• Kur muslimanët do të mblidhen rreth të drejtave të tyre ashtu si mblidhen rreth Qabesë, askush nuk do të guxonte t’i sulmojë ata.
• Kur të gjithë së bashku të vendosen në safin (rreshtin) pas një udhëheqësi, ashtu si e bëjnë në namaz, askush nuk do të mund të qëndronte në rrugën e tyre.
• Kur do të takoheshin shpirtrat e tyre ashtu si shtrëngohen duart e tyre, krejtësisht do të zhdukeshin arsyet për mosmarrëveshje dhe përçarje midis tyre.
• Kur do të buzëqeshin shpirtrat e tyre ashtu si buzëqeshin buzët e tyre, do të ishin populli më i lumtur nën kupën e qiellit.
• Kur do të sakrifikonin egon e vet ashtu si sakrifikojnë kurbanet e tyre, çdo ditë për ta do të ishte bajram.
• Kur do t’i dëshironin tjetrit atë që duan për veten e tyre, do të mbjellnin dashurinë dhe të zhduknin urrejtjen dhe jotolerancën.
• Kur do të stoliseshin me moralin më të bukur ashtu si i veshin rrobat më të bukura, do të ishin njerëzit më të bukur në rruzullin tokësor.
• Kur pasurinë e tyre, me dëshirë, e pastrojnë me zekat, nuk do të mbetet asnjë i varfër në tokë.
Kjo është thirrje për mendim, e më pas për ndryshim, andaj të jemi ashtu si Allahu, xh. sh. kërkon nga ne:
“Ju ishit ummeti më i mirë i cili u shfaq në Tokë ..."
Të përmirësojmë veten tonë që Allahu xh. sh, ta ndryshojë gjendjen tonë:
"Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli deri sa ai popull nuk e ndryshon veten e tij."
Përkthyer nga: Shaban Basha