Festa e grave dhe revolucioni komunist ne Rusi

Tani, te kthehemi tek ajo perse jam kunder festimit te 8 Marsit: origjina e dates 8 Mars. 8 Mars eshte nje date qe perkujton fillimin e revolucionit komunist ne Rusi ne 1917. Ideja per nje dite nderkombetare te grave lindi ne fillim te shekullit te 20-te dhe u perqafua nga levizjet komuniste, te majta dhe grupe te tjera progresiste te cilat me te drejte kerkonin barabazi sociale dhe politike per grate. Ne 1910, Internacionalja Socialiste e atehershme vendosi festimin e nje dite nderkombetare te grave, e cila deri ne 1913 u festua ne te dielen e fundit te Shkurtit, dite e propozuar nga Partia Socialiste Amerikane. Gjate vitit 1916, Rusia pesoi humbje te medha ne luften e pare boterore, nje situate qe krijoi destabilizim te brendshem ne vend. Situata u shfrytezua nga bolsheviket te cilet ne Shkurt 1917 organizuan protesta te medha qe cuan ne permbysjen e Carit dhe monarkise Ruse. Protestat fillimisht u organizuan si demonstrata te grave kunder dergimit te burrave dhe djemeve te tyre ne frontin e luftes dhe kunder pjesemarrjes se Rusise ne luften e pare boterore, ku deri ne fund te 1916 Rusia kishte humbur 2 milion ushtare. Data e rrezimit te monarkise Ruse eshte 23 Shkurt me kalendarin e vjeter te Rusise ose 8 Mars me kalendarin e ri Gregorian. Rusia u shpall republike nen nje qeveri provizore. Me pas, ofensiva bolshevike vazhdoi deri ne kthimin e Leninit ne Rusi dhe revolucionin e Nentorit te atij viti. Ne perkujtim te ketyre ngjarjeve, 8 Marsi eshte festuar si dita nderkombetare e grave.
Mua me duket se jo vetem qe nuk ka gje per te festuar ne 8 Mars (si per grate ashtu dhe per burrat), por te perkujtosh/festosh 8 Marsin eshte fyerje per njerezimin. Nuk mund te gjendet nje date tjeter qe te perkujtoje me shume sesa shfrytezimin e protestave te grave nga bolsheviket Ruse?! Le te festojme nje dite qe nderon perpjekjet, arritjet dhe kontributin e grave shqiptare ne jeten dhe historine e vendit, ose edhe nje ngjarje nderkombetare qe ka kontribuar realisht per te drejtat shoqerore dhe politike te grave. Nuk jam per ate qe te krijojme nje mosmarreveshje tjeter per festat si ajo per 28-29 Nentorin, por le te biem dakord per nje date tjeter qe te mos perkujtoje fillimin e revolucionit bolshevik ne Rusi. Ne fakt, festen e re te grave le ta caktojme me nje referendum ku vetem grate do te kene te drejte per te votuar dhe per te zgjedhur cdo dite te vitit, pervec 8 Marsit.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme