Ka shume hadithe ne te cilet Pejgamberi a.s. ndalon qe dikush te shpallet qafir (pabesimtar), per arsye se kjo eshte shume delikate dhe e rrezikshme dhe per arsye se ne te kunderten ai i cili e etiketon tjetrin si qafir, mund te behet vete i tille nese flet te paverteten.
I Derguari i Allahut a.s. thot: “ Kur dikush i thot vellaut te vet: “O qafir (pabesimtar)!, njeri prej tyre dyve eshte pabesimtar; nese ai te cilit i eshte thene qafir eshte vertete i tille atehere ai eshte qafiri, a nese nuk eshte i tille, atehere behet qafir ai i cili e ka akuzuar tjetrin per mosbesim”[1].
Ne nje hadith tjeter thuhet: “ Kurdo qe dikush te thoje per tjetrin qe eshte qafir (pabesimtar), njeri prej tyre eshte qafir, nese ai qe eshte akuzuar eshte qafir, mbetet i tille, e nese jo, atehere ai qe ka shpifur behet qafir nga vete akti i shpifjes”[2].
Muhammedi a.s. thot: “Kur njeriu i thot vellaut te vet: O qafir, kjo eshte sikur e ka vrare ate sepse mallkimi i besimtarit eshte sikur vrasja e tij”[3].
Gjithashtu thot: “ Kur dikush e akuzon muslimanin per pabesimtar, nese eshte pabesimtar atehere ashtu mbetet, e nese i akuzuari nuk eshte pabesimtar, atehre ky qe e akuzoi behet pabesimtar”.
Perndryshe duhet te thuhet: ky akt apo kjo veper con ne pabesim. Pra, kjo permendet si rregull i pergjithshem dhe nuk guxohet qe dikush te emerohet me emer si qafir ose qe ka dale nga feja, ose qe ai do te shkoje ne xhehennem apo per tjetrin qe do te shkoje ne xhennet. Gjithashtu duhet te themi se shembull i mohimit te shehadetit eshte kur njeriu eshte i kenaqur me kufer/mosbesim dhe i pakenaqur me Islamin dhe rregullat islame. Nga llojet e kenaqjes me mosbesim eshte moskonsiderimi i pabesimtareve, ateisteve, ehlu-l-kitabeve, murtedeve dhe mushrikeve mosbesimtare ose edhe vete dyshimi ne kufrin e tyre apo mendimi se drejtimet e tyre te devijuara jane drejte.
Muhammedi a.s. thot: “ Kush thot per vetveten: une i kam lare duart nga feja (skam lidhje me fene), nese genjen atehere i tille eshte e nese e thot me sinqeritet, ne Islam nuk kthehet me iman (besim) te plote[4].
Ne nje tjeter rast Muhammedi a.s. ka thene: “ Mos i shqetesoni pjesetaret (ithtaret) e shehadetit dhe mos i shpallni per pabesimtare si arsye e ndonje mekati qe bejne, sepse kush akuzon per pabesimtare nje pjesetar te shehadetit eshte me afer kufrit sesa ky (i akuzuari).
Egziston nje rregull i pergjithshem sipas te cilit caktohet se cilat nga veprat, bindjet dhe fjalet cojne ne kufr. Imam Tahaviu ne vepren e vet te njohur “ El-Akide et-tahavijje “[5] thot: “ Ne konsiderojme te gjithe pjesetaret e kibles sone per muslimane, besimtare, perderisa ata pranojne ate qe ka sjelle i Derguari a.s. dhe besojne se eshte e vertete e gjithe ajo qe ai ka thene dhe na ka lajmeruar.. dhe ne nuk themi per asnje pjesetar te kibles sone qe eshte pabesimtar per shkak te mekatit qe ka kryer nese ai ate mekat nuk e konsideron te lejuar”.
Prandaj, vepruesi i mekatit te madh nuk del nga feja me perjashtim nese ai ate veper e konsideron hallall/te lejuar, si psh: njeriu qe pi alkohol eshte gjithnje musliman deri ne momentin kur thot: “kjo eshte hallall dhe e mire”, sepse nese thot keshtu, ai del nga feja dhe konsiderohet pabesimtar. Gjithashtu, problem aktual eshte edhe neglizhimi dhe lenja e namazit. Kush eshte besimtar dhe leshon namazin ose nuk e fal por beson se namazi eshte obligim dhe duhet kryer, ky konsiderohet mekatar por jo i dale nga imani/besimi. Mirepo, nese ai qe nuk fal namaz thot: “nuk duhet te falemi dhe nuk eshte obligim”, i tilli eshte pabesimtar per arsye se dicka te obliguar e konsideron jo te obliguar dhe te parendesishme.
Allahu xh.sh. ne Kur’an thot: “ Allahu nuk fal qe ti behet shirk (shok) Atij, dhe fal jashta kesaj kujt te doje”[6]. Me kete ajet caktohet dhe precizohet shprehja e pergjithshme ne ajetin tjeter ku Allahu xh.sh. thot: “Thuaj! O roberit e Mi te cilet e keni ngarkuar veten me gjynahe, mos humbni shpresen ne faljen e Zotit! Vertet Allahu fale te gjithe mekatet, Ai eshte Falesi, i Meshirshmi”[7]. Nga keto dy ajete shihet qendrimi i drejte i ehli-sunnetit sa i perket vepruesit te mekatit te madh qe eshte: kush vdek si pabesimtar e ka bere mekate te medha, ate do ta gjykoje Allahu xh.sh., ose do ta denoje me denimin e zjarrit per mekatin qe ka bere e pastaj te urdheroje te nxirret nga si pasi qe eshte zhytur ne te. Pastaj do te lahet ne ‘lumin e jetes’ ku do ti kthehet ne mase te madhe bukuria dhe pamja. Pastaj do te futet ne Xhennet dhe do te kenaqet sipas shkalles se imanit dhe veprave te mira qe ka punuar (Buhariu) ose Allahu xh.sh. nga meshira e Tij e pakufishme do ta fale dhe do ta fuse ne Xhennet bashke me at ate cilet jane te mbrojtur nga denimi i tij.
Qe te ruhemi nga shirku i vogel, duhet te kemi kujdes me veprat tona se ne emer te kujt dhe me cfare nijjeti (qellimi) i punojme. Si nxitje per sinqeritetin e nijetit tone, do te permendim hadithin ne te cilin, Pejgamberi a.s. thot: “ Ne diten e gjykimit, Allahu xh.sh. do te gjykoje njerezit dhe do ti gjeje te gjitha gjeneratat te gjunjezuara. Te paret qe do te thiren jane: Dijetari (lexues dhe mesues i Kur’anit), njeriu i cili eshte vrare ne xhihad dhe njeriu qe ka pasur shume pasuri. Allahu xh.sh. do ti thoje te parit: A nuk te kam mesuar ate qe i kam shpallur te derguarit Tim? Po – do te pergjigjet. Atehere Allahu xh.sh. do ta pyese: Cfare ke bere me ate qe ke mesuar? Njeriu do te pergjigjet: Nate e dite kam kaluar duke lexuar Kur’an. Allahu xh.sh. do ti thoje: Genjen, dhe meleket do ta vertetojne se genjen. Ke dashur qe te thuhet se je lexues (dijetar) i mire dhe eshte thene. Pastaj do te sillet njeriu qe kishte pasur shume pasuri e Allahu xh.sh. do ti thoje: A nuk te kam dhene pasuri dhe mall aq sa te mos kesh nevoje nga askush? Po – do ti pergjigjet njeriu. Allahu xh.sh. pastaj do ta pyese: Cfare ke bere me ate pasuri qe te kam dhene? Njeriu do te pergjigjet: I kam dhene te afermeve dhe kam dhene sadake. Allahu xh.sh. pastaj do ti thoje: Genjen, dhe meleket do ta vertetojne se genjen. Ke dhene pasuri qe te thuhet se je zemergjere/bujar dhe eshte thene. Pastaj do te sillet ai i cili eshte vrare ne rruge te Zotit, dhe Allahu do ta pyese: Ne emer te kujt je vrare? Ai do te pergjigjet: Na eshte urdheruar te luftojme ne emrin Tend dhe kam luftuar deri ne vdekje. Allahu xh.sh. do ti thoje: Genjen, dhe meleket do ta vertetojne se genjen. Ke dashur te thuhet se je guximtar/hero dhe eshte thene.
O Ebu Hurejre, keta jane tre te paret per te cilet do te ndezet zjarri i xhehennemit ne Diten e gjykimit.
Marre nga:
Veliki grijesi, dr. Sedic, Fuad, Bihac, 2004
Perktheu nga boshnjakishtja:
Medjen Shaptafi