Kongresi i Berlinit (1878) ndërroi i fizionominë e Ballkanit

 

 

Këtë sukses civilizimi perëndimor evropian e arriti në saje të Austrohungarisë të cilën e kishin edhe fuqi edhe mjet, ndërsa nga ana tjetër vetë Austrohungaria ishte bartëse e kulturës evropiane, e cila dukshëm ndikoi edhe në modelin e jetesës në këto anë. Suksesin më të madh Austrohungaria e arriti duke e përdorur aparatin shtetëror, kuptohet krahas metodave tjera që përdorte, gjithashtu edhe shkolla ka qenë mjet tejet i fortë e cila ndikoi në zbrapsjen e jetesës tradicionale islame të popullatës së këtyre trevave. Që më 1878 kur Austrohungaria e pushtoi një pjesë të Gadishullit, sistemi i ri shkollor në qendër të vëmendjes e kishte të përqëndruar theksin veçse te kultura e ashtuquajtur “evrocentrizëm”, duke i nënçmuar dhe zhvlerësuar të gjitha zhvillimet e kulturave të arritura gjatë shekujve që përfaqësoheshin nga popujt e Gadishullit.

Modifikimi i këtij lloji në këto kushte të jobarabarta në aspektin kombëtar u vërejt më vonë në Jugosllavinë e Vjetër. Duke u bërë zhvlerësimi dhe përçmimi i traditave tjera, si rrjedhojë doli në skenë reagimi i muslimanëve ndaj shkollave që përfaqësoheshin nga Austrohungaria. Këtu duhet theksuar se po në këtë aspect (revoltues) reaguan bile edhe serbët e Bosnjës, por këta, prapëseprapë nuk e menjanuan shkollimin austrohungarez. Ndërsa sa u përket mektebeve, ato qenë të ndaluar në vitin 1918 sipas ligjit të atëhershëm të Jugosllavisë së Vjetër.

Sistemi i shkollimit që u vendos pas okupimit austrohungarez solli kahje dhe botëkuptime të reja, të cilat dukshëm dalloheshin nga ato të vendit-tradicionale.

Për të arritur më tepër sukses, civilizimi krishter evropian solli me vete edhe mjetet e informimit (në fillim propagandën e bënte përmes shtypit, ndërsa më pastaj nëpërmjet valëve të radios e televizorit), gjë që kjo ndikoi në zhvillimin e këtij civilizimi.

Në këto kohëra të vështira e të stuhishme popullata muslimane e Ballkanit mbeti jetime, ngase halifati (Institucioni më i lartë islam) u shkatërrua dhe u suprimua nga Mustafa Qemal Ataturku (1923-1924), i cili ishte mjet e Perëndimit për të shkatërruar muslimanët dhe gjithashtu edhe armik i përbetuar i Islamit (kjo për vetë faktin se vetë ai (Ataturku) e kishte prejardhjen nga një fis çifut i quajtur Dunme).

Siç shihet civilizimi perëndimor nuk kursente asgjë, vetëm e vetëm t’ia arrinte qëllimit final – dominimit në skenën botërore. Ndaj, bota evro-krishtere duke pasur në dorë mjetet me anë të të cilave arrinte ta bindë popullatën, në njërën anë dhe duke turbulluar çështjet kombëtare të popujve të Ballkanit dhe duke ua nënçmuar vlerat kulturore nga ana tjetër, arriti të bëhet superfuqi, dhe të dominojë në çdo aspect. E gjithë kjo bëri që muslimanët të jenë të humbur. Mirëpo, përkundër gjithë kësaj ata edhe më tej mundoheshin me mish e me shpirt ta ruajnë traditën, identitetin dhe vlerat e tyre fetare. Por, fatkeqësisht, nga dita në ditë popullata muslimane filloi të pasivizohet, pasivizim ky që mjerisht u kushtoi atyre shumë shtrenjtë, dhe koncepti i të menduarit avropiançe u fut në çdo pore të jetës së muslimanëve.

Është interesant fakti se fill pas okupimit Austrohungarez, muslimanët e këtyre trevave nuk i ndiqnin shkollat e qeverisë, kjo për atë se ata ishin me karakter të krishterë. (Këtu sa për ilustrim po japim të dhënën historike se në gjimnazin e Sarajevës që filloi së punuari më 1879, prej 42 nxënësve sa kishte të regjistruar, musliman ishte vetëm një).

Kjo assesi nuk do të thotë se popullata muslimane nuk dëshironte shkollim, përkundrazi, madje botërisht dihet se para Kongresit të Berlinit (1878) muslimanët në përqindje ishin shumë më të shkolluar se sa të tjerët. Mirëpo ata dëshironin edhe më tej të shkolloheshin nëpër medrese (shkolla tradicionale-islame, ku mësoheshin dituri nga më të ndryshmet), e kursesi të shkolloheshin nëpër shkollat gjermane. (Siç i quante popullata atëherë shkollat e hapura nga Austrohungaria).

Mirëpo, nga ana e saj, edhe Austrohungaria e dinte shumë mirë se çfarë dëshiron populli, ndaj edhe mori një nismë të re për hapjen e disa medreseve të ashtuquajtura “Ruzhdije”, q ë nëpërmes tyre t’i realizojë qëllimet e saj, gjithë këtë arriti ta bëjë falë asaj se popullata muslimane u mashtrua nëpërmjet vetë emrit (medrese) që bartërin shkollat në fjalë. (Kësi lloj medresesh ka pasur edhe në Shkup, si “Medreseja e Madhe” e mbretit Aleksandër themeluar më 1923, nga gjiri i së cilës doli një çetë e tërë komunistash, të cilëve pikërisht popullata muslimane-shqiptare ua pa sherrin).

SHQIPËRIA ETNIKE ME ÇDO ÇMIM

Kuadri fetar-musliman duke i ditur mirë rrethanat politike të Evropës së krishterë si dhe atë se ajo do t’i shkatërrojë fizikisht dhe ideologjikisht shqiptarët, filloi t’i kundërvihet me të gjitha forcat e veta elementit komunist të brendshëm, me qëllim të një organizimi sa më të mirë e të shëndoshë të popullatës muslimane të Ballkanit në përgjithësi dhe asaj shqiptare në veçanti, kjo më së miri shihet edhe nga apeli i atdhetarit të flaktë Mulla Idriz Gjilanit: “Liria e vatanit nuk fitohet me partia e me tarafe, me të pafe e me shkije të veshur shqiptarçe”.

Në vitin 1941 u shpartallua Jugosllavia e Versajit, kurse në Shkup vendoset pushteti i Bullgarisë fashiste-shoveniste, i cili pushtet kishte kryekëput qëndrim antishqiptar dhe antiislam, kjo për faktin se popullata shqiptare e këtyre trojeve i përkiste përkatësisë islame. Në ndërkohë Italia fashiste dhe Gjermania naziste kishte kohë që tërhiqeshin si mike ndaj shqiptarëve dhe forca çlirimtare nga robëria serbo-sllave dhe njëkohësisht ata (Italia dhe Gjermania) bënë bashkangjitjen e Kosovës dhe pjesëve lindore të saj me Shqipërinë (ëndërr kjo dhe ideal i kahmotshëm i gjeneratave të tëra), të cilat toka padrejtësisht ishin shkëputur në tryezat evropiane më 1878, 1913, andaj ky shans erdhi i mirëseardhur dhe ky rast nuk duhej lëshuar assesi. Populli menjëherë pas këtyre ndryshimeve politike u organizua dhe doli në mbrojtje të kufijve të Shqipërisë etnike me shumë patriotë në krye, e sidomos ata më në zë, siç ishin: Mulla Idriz Gjilani, Haqif Tetova, Hysen Tërpeza, e shumë e shumë të tjerë që dijtën të luftojnë kundër sllavëve shqiptarë e aleatëve të tyre komunistë-shqiptarë (u thënçim shqiptarë), të cilët (komunista) luftuan në dëm të popullit të vet e siç thoshte Hysen Tërpeza: “Na kemi bë lojën e huej”, dhe mu për këtë Mulla Idriz Gjilani u apelonte bashkëkombasve të vet: “Më të parin që krijoi Zoti ishte arsyeja – ka thënë Pejgamberi…” dhe vazhdonte, “…pra, edhe bashkimi i Shqipërisë sot të copëtuar prej italianëve, gjermanëve dhe bullgarëve është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm”. I thërriste shokët, bashkëveprimtarët që ta përkrahin në ide duke i urdhëruar me ajete nga Kur’ani: “Bëhuni shtylla të drejtësisë, mbrojtës të së vërtetës, qoftë edhe në dëmin tuaj!”

Mulla Idrizi shpesh thoshte: “Kemi tre fe, por kemi vetëm një atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyra kemi bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut”.

Armiqt e popullit tonë ishin të shumtë, por më të rrezikshëm ishin komunistat-shqiptarë, ja çka thotë komunisti i madh Fadil Hoxha për krerët e popullit e sidomos për atdhetarin Mulla Idrizin: “Mulla Idrizi ka autoritet të madh në popull dhe po u tërheq ai nga kufiri, Kosova do të çlirohet pa luftë vëllavrasëse…!” Ndersa pikërisht ky (Fadil Hoxha) ishte ai që na dorëzoi te dora sllavëve… Fadil Hoxha thoshte ashtu për Mulla Idrizin se ai ishte ai burrë që kurrë nuk ka ndodhur që t’ia kthejë shpinën armikut. Ai ishte shkëmb me emër që nuk lëkundej, ai ishte i shenjtë i popullit – kështu thoshte patrioti kapiten Shefqet Bylykbashi për Mulla Idrizin.

Kapiteni Shefqet Bylykbashi, një burrë me virtyte të larta e atdhetar, në mesin e shumë porosive kishte kishte lënë edhe këtë porosi në notesin e Dr. Muhamet Pirrakut më 25 korrik 1967: “Biri im, unë nuk pata fatin të bëhem historian i luftërave historike për atdhe, po shkoj me shpresë se për ju do të vijnë pranvera më të mira… Amanet për Mulla Idrizin. Shko përgjatë kufirit shqiptaro-serb të vitit 1878 dhe të vitit 1944 dhe thirr: Oooo Mulla Idriz…! Të gjitha majet e maleve, të gjitha karakolat, të gjitha lagjet e fushat, të gjitha shtëpitë dhe të gjitha xhamitë e edhe vorret kanë për t’u përgjigjur! Oooo hojaaa…! Po. Ai ishte i shenjti i kombit dhe nuk e kapte as plumbi edhe kur i kalonte nëpër xhybe e jelek! Kurrë nuk binte pas pusisë; shtynte me pushkë në dorë në ballë të betejës, dhe me një dorë pushjën e me një dorë Kur’anin, Mulla Idrizi thoshte: “Shehid bëhet vetëm ai që ka fatin të goditet nga ana e përparme në ballë!…”

Sabit Rexhepi me të drejtë thoshte: “Zëri i tij, kënga dhe shehadeti forcuan dhe përforcuan guximin dhe kurajën e luftëtarëve ushtarë vullnetarë…!”

Pra, këta ishin ata burra që i dolën përpara Kongresit të Berlinit i cili ia ndryshoi fizionominë Ballkanit dhe mu për këtë Mulla Idriz Gjilani e la këtë amanet: “O burra, aman, të na dëgjoni fjalën! Përsëritja e gabimeve ka përgjegjësi para historisë, zjarrit t’i përgjigjemi me zjarr, e dekës me dekë…”

Krahas gjithë luftërave që zhvilloi populli, më në fund kur u bindën se komunistët-shqiptarë po ia dorëzojnë Shqipërinë Serbisë dhe duke mos dashur që gjaku të derdhet mes shqiptarëve, tokat arbërore sërish ranë nën okupimin sllav, okupim ky që e torrturoi aq shumë këtë popull sa që nuk dihet sa, në të vërtetë, u therën, sa masakruan, e sa e sa u shpërngulën nga trojet shqiptare etnike për në viset e Anadollit të Turqisë dhe gjetkë nëpër botë. Ky popull liridashës këtë dhuratë e pati nga Evropa e krishterë (“kjo kurva e motit” – siç do të thoshte Gjergj Fishta), e cila mjerisht edhe sot e kësaj dite po vazhdon politikën e saj satanike ndaj popullit më të vjetër të Kontinentit…

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme