S’ka ligj në Kosovë që ndalon mbulesën e kokës me shami

Në realitet, Republika e Kosovës, me Kushtetutën e saj dhe me ligjet e saja, promovon respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, dhe ndalon cenimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Republika e Kosovës ka pranuar të gjitha Konventat ndërkombëtare relevante të cilat regullojnë çështjen e respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut. Bile, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, këto konventa kanë prioritet në rast konflikti ndaj dsipozitave ligjore dhe akteve të tjera nënligjore tek ne.

Pra, sipas Konventave ndërkombëtare, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe sipas Ligjeve të Republikës së Kosovës subjektet publike e private janë të obliguarë të respektojnë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, që nënkupton se nuk guxojnë të sjellin ligje apo akte nënligjore me të cilat cenohen liritë dhe të drejtat e njeriut.

Se si është trajtuar kjo çështje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me Konventat ndërkombëtare dhe me Ligjet e Kosovës, në vazhdim do të citojmë vetëm disa nga këto dispozita.

 

Ja se ç’thonë disa dispozita të Kushtetutës së Republikës së Kosovës rreth kësaj çështje:

Neni 3.2.: “Ushtrimi i autoritetit publik në Republikën e Kosovës bazohet në parimet e barazisë para ligjit të të gjithë individëve dhe në RESPEKTIMIN e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të pranuara ndërkombëtarisht”.

Neni 7.1. : “Rendi kushtetues i Republikës së Kosovës bazohet në parimet e lirisë, demokracisë, barazisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit , mosdiskriminimit, pluralizmit ….”,

Neni 21.2.: “ Republika e Kosovës mbron dhe garanton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të parashikuara në këtë Kushtetutë”!

Neni 21.3.” Çdo kush e ka për detyrë t’i respektojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të tjerëve”.

Neni 24.2.: “ Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të … gjinsië, … FESË, mendimeve politike ose mendimeve tjera ….”

Neni 38.2.: “ Liria e BESIMIT, e ndërgjegjes dhe e FESË, ngërthen të drejtën për të pranuar dhe për të MANIFESTUAR FENË, të drejtën për të SHFAQUR bindjet ….”

Neni 38.3.: ”Askush nuk mund të detyrohet ose të NDALOHET, në kundërshtim më ndërgjegjen e vet, që të marrë pjesë në praktikimin e fesë ….”.

Ndërsa sa i përket çështjes së arsimit neni 47.2.ka paraparë: “ Institucionet publike sigurojnë për secilin person mundësi të barabarta për t’u arsimuar….

 

Ç’ thonë Marrëveshjet ndërkombëtare lidhur me çështjen

Duhet thënë se në Republikën e Kosovës, Marrëveshjet ndërkombëtare dhe normat juridikisht të detyrueshme të së drejtës ndërkombëtare kanë epërsi ndaj ligjeve të Republikës së Kosovës dhe kanë prioritet në rast konflikti ndaj dsipozitave e ligjeve dhe akteve të tjera normative të institucioneve publike

Kjo çështje është rregulluar me nenin 19.2. i cili thotë se “ Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara dhe normat juridiksiht të detyrueshme të së drejtës ndërkombëtare kanë epërsi ndaj ligjeve të Republikës së Kosovës “, dhe me nenin 22 i cili thotë se “ të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare në vijim, garantohen me këtë Kushtetutë, zbatohen drejtëpërdrejtë në Republikën e Kosovës dhe KANË PRIORITET në rast konflikti ndaj dsipozitave e ligjeve dhe akteve të tjera normative të institucioneve publike: Deklarata Universale për të drejtat e njeriut, Konventa Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe protokollet e saj, Konventa Ndërkombëtare për të Drejtët Civile e Politike dhe protokollet e saj, … Konventa për Eliminimin e të gjitha formave të Diskriminimit Racor, Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të DISKRIMINIMIT ndaj GRUAS, Konventa kundër fëmijës etj.

Të citojmë në vazhdim vetëm disa dispozita të disa konventave ndërkombëtare lidhur me çështjen.

 

Deklarata Universale për të drejtat e njeriut ka paraparë si në vijim:

Neni 1.: “Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta. Ata kanë arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri tjetrit me frymë vëllazërimi”.

Neni 2.: “Secili gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë e parashtruara në këtë Deklaratë pa kurrfarë kufizimesh përsa i përket racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik ose tjetër, origjinës kombëtare a shoqërore, pasurisë, lindjes ose tjetër. Asnjë dallim nuk do të bëhet në bazë të statusit politik, juridik ose ndërkombëtar të shtetit ose vendit të cilit i përket çdo njeri, qoftë kur shteti ose vendi është i pavarur, qoftë nën kujdestari, qoftë jo vetëqeverisës ose që gjindet në çfarëdo kushtesh të tjera të kufizimit të sovranitetit”.

Neni 18.: ”Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe besimit; kjo e drejtë përfshin lirinë e ndryshimit të besimit ose bindjeve dhe lirinë që njeriu, qoftë vetë ose në bashkësi me të tjerët, të shfaqë publiksiht ose privatisht, besimin ose bindjen e vet me anë të dhënies së mësimeve, kryerjes së kultit dhe ceremonive fetare”.

Neni 26. 1.: “Gjithkush ka të drejtën e shkollimit. Arsimi duhet të jetë falas, të paktën në shkollat fillore dhe të ulta. Arsimi fillor është i detyrueshëm. Arsimi teknik dhe professional duhet të zgjerohet e arsimi i lartë duhet t'u bëhet i mundshëm të gjithëve në bazë të aftëssië”.

 

Pakti Ndërkombëtar për të drejtat ekonomike, sociale e kulturore ka paraparë si në vijim:

Neni 18.1.: Secili ka tё drejtёn e lirisë sё mendimit, ndёrgjegjes dhe fesё. Kjo e drejtё pёrfshin lirinё pёr tё pasur ose pёr tё adoptuar njё fe ose njё besim prej tij, si dhe lirinё pёr tё manifestuar fenё apo besimin e vet, qoftë individualsiht apo sё bashku me tё tjerёt, si publikisht ashtu edhe privatisht, nёpёrmjet kultit dhe kryerjes sё riteve, praktikave dhe arsimit.

Të njejtat gjëra janë përmendur edhe në Paktin ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike.

Gjithashtu, duhet të kihet parasysh edhe neni 9.1. i Konventës Europiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, i cili thotë se ” Çdokush ka të drejtën e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes e të fesë; kjo e drejtë nënkupton lirinë për të ndryshuar fenë ose besimin dhe lirinë, qoftë individualsiht ose kolektivsiht, publikisht ose privatisht nëpërmjet kultit, mësimdhënies, praktikave dhe kryerjes së riteve.

Ndërsa me Protokollin nr. 1 të Konventës për mbrojtjen e të drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, me n. 2 është paraparë: “ Askujt nuk mund t’i mohohet e drejta për arsimim. Shteti, në ushtrimin e funksioneve që merr përsipër në fushën e edukimit dhe të arsimit, respekton të drejtën e prindërve për të siguruar këtë edukim dhe arsim në përputhje me bindjet e tyre fetare dhe filozofike.

 

Edhe me shumë akte tjera ndërkombëtare janë paraparë gjëra të njejta, kështu që nuk ka nevojë të përsëriten.

 

Ç’ thonë Ligjet e Republikës së Kosovës për çështjen në fjalë.

Në vazhdim, të citojmë edhe disa dispozita ligjore të ligjeve të Republikës së Kosovës, prej nga na bëhet e qartë se Republika e Kosovës nuk ka ligje me të cilat ndalon mbajtjen e shamisë, përkundrazi ka ligje me të cilat promovon dhe respekton të drejtat dhe liritë e njeriut.

Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, ka paraparë si vijon:

Neni 1.2.1 : Qëllimi i arsimit është “Zhvillimi i personalitetit, talentit dhe aftësisë mendore … të nxënësit deri në potencialin e tij të plotë “,

Neni.1.2.3. Qëllim i arsimit është “Zhvillimi I respektit të nxënësit për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, si dhe parimet e përcaktuara me kartën e Kombeve të Bashkuara, me konventat përkatëse dhe me Kushtetutën e Kosovës” ,

Neni1.2.4 dhe 1.2.5.: Qëllim i arsimit është : “Zhvillimi i respektit …. identitet kulturor, dhe …. Respektimi i diversitetit “ si dhe “Përgatitja e nxënësit për jetesë të përgjithshme në frymën e mirëkuptimit, të paqes, TOLERANCËS, BARAZSIË GJINORE ….”.

Neni 3.1.: “Asnjë personi nuk guxon t’i mohohet e drejta për arsimim”!!!,

Neni3.6.: “ Qasja dhe përparimi nëpër të gjitha nivelet e arsimit dhe aftësimit paraunivesitar do t’u mundësohet në pajtim me dispozitat e këtij ligji PA DSIKRIMINIM në baza ekzistuese apo të supozuara siq është ai “ gjinor, i fesë, i opinioneve politike apo të tjera ( fetare) …..”.

Neni 5 .3. thotë se Minsitria është e “ detyruar të promovojë sistem JODISKRIMINUES të arsimit në të cilën respektohen të drejtat e secilit person për arsim dhe aftësim, si dhe ofron mundësi të barabarta për arsim cilësor ”.

Ligji për Liritë Fetare në Republikën e Kosovës, ka paraparë si vijon:

Neni 1.1.: “ Çdo njëri ka të drejtë të gëzojë lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe besimit fetar. Kjo e drejtë përfshinë lirinë për të pasur ose për të mos pasur fe, për të mbajtur apo për të ndërruar fenë ose besimin, dhe lirinë për të manifestuar fenë ose besimin, qoftë si individ ose në bashkësi me të tjerët, publiksiht ose privatsiht, përmes adhurimit, predikimit, praktikimit dhe ceremonive”.

Neni 2.1.: “Askush nuk duhet të jetë i dsikriminuar ose i privilegjuar në çfarëdo mënyre në bazë të besimit fetar, përkatësisë ose jopërkatësisë së një Bashkësie fetare, ose për kryerjen e ceremonive dhe ritualeve fetare”.

Neni 3.:” Të gjithë personat, pavarësisht nga besimi ose bindja e tyre, pavarësisht nga përkatësia në ndonjë bashkësi fetare ose pjesëmarrja në ndonjë ceremoni fetare janë të barabartë para ligjit dhe gëzojnë të drejta të njejta në jetën civile, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore. Të gjithë personat juridik dhe fizik gëzojnë mbrojtje të njejtë para ligjit”.

Neni 5.3.: “ Të gjitha autoritetet publike duhet të kenë parasysh tolerancën dhe respektin e ndërsjellë ndërmjet feve”.

 

Të citojmë edhe dispozitat e Ligjit kundër Diskriminimit, i cili me nenin 2.a. thotë se:

“Parimi i trajtimit të barabartë që nënkupton se nuk do të ketë kurrfarë DISKRIMINIMI ….. ndaj personit, në bazë të gjinisë, … mendimit apo bindjes politike, religjionit apo besimit,….” dhe me nenin 3 ka qartësuar se “ Diskriminim nënkuptohet … kur një person trajtohet … në mënyrë të pabarabartë në krahasim me tjetrin …” “ kur personi vëhet në pozitë të pabarabartë krahasuar me të tjerët…” kur ka për qëllim apo ndikim në shkeljen e DINJITETIT të personit dhe krijimit të ambientit frikësues, armiqësor, degradues, nënçmues dhe fyes…” , e që në rastin konkret të gjitha këto përjetime i pëson një nxënës i larguar pa kurfarë të drejte nga shkollimi i rregullt dhe i lënë në vetmi largë shoqërsië dhe largë bankave shkollore, vetëm për shkak të bindjeve të tyre fetare!!!

Është e qartë se dispozita diskutabile rreth Laicitetit të shtetit, dhe pjësës së nenit 8. të Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili thotë se “Republika e Kosovës është shtet laik dhe NEUTRAL në ÇËSHTJE të besimeve fetare”, nuk është në kundërshtim fare me të gjitha dispozitat e cituara, dhe as pra me pjesën tjetër të mu këtij neni 8, që thotë se Republika e Kosovës është shtet neutral në çështej të besimeve fetare.

E se ç’nënkuptojmë me fjalën laicitet, dhe si duhet përdorur, kjo është temë në veti, për të cilën janë botuar disa libra edhe në gjuhën shqipe.

Është e qartë pra, se në Republikën e Kosovës nuk ka ligje me të cilat ndalohet mbajtja e mbulesës së kokës me shami, dhe jo vetëm se nuk ka, por u pa qartë, në bazë të dispozitave të cituara të Konventave ndërkombëtare, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të Ligjeve të Republikës së Kosovës, Republika e Kosovës nuk mund të sjellë Ligje apo akte nënligjore me të cilat do të cenoheshin liritë dhe të drejtat e qytetarëve apo me të cilat do të kufizoheshin liritë dhe të drejtat e qytetarëve të Kosovës.

 

Pse pra mosmarrëveshjet

Nëse është e qartë pra se Republika e Kosovës nuk ka ligje dhe as nuk mund të sjellë ligje që ndalojnë bartjen e shamisë për nxënëse apo për punëtore, çka po ndodhë te ne lidhur me të drejtën e bartjes së shamisë!

Duhet thënë se largimi i të gjitha nxënëseve është bërë duke u bazuar në një akt nënligjor, (udhëzim për zbatimin e ligjit që nxjerrë ministri përkatës) në Udhëzimin Administrativ të MASHT-it nr. 6/2010, me pikën 4.1.13 ku është paraparë si veprim i ndaluar “Bartja e uniformës fetare”. ( Pra jo të shamisë, por të uniformës fetare. Se ç’është shami e ç’është uniformë fetare, kompetentët nga Bahkësia fetare Islame kanë dhënë sqarimin e tyre).

Pra, me këtë udhëzim nuk është ndaluar shamia për nxënëse, por është paraparë si shkelje disiplinore apo është paraparë si veprim i ndaluar për të cilin veprim nxënëses mund t’i shqiptohet Masa disiplinore pezullim deri në tri ditë apo pezullim deri në një muaj. Mu ashtu sikur nxënësit të padisiplinuar që ka bërë shkeljeve të kodit të mirësjelljes sipas pikave tjera.

 

Kaq

Sipas po këtij Udhëzimi Adminsitrativ me nenin 6 është paraparë që ndaj nxënësve të cilët kanë bërë veprime te ndaluara, Drejtori i shkollës mund t’ shqiptoj masën më të rëndë disiplinore, Pezullim nga shkolla për 3 ditë, ndërsa Masën dsiplinore Pezullim deri në 1 muaj mund ta sjellë vetëm Drejtori i DAK-ut.

Me po të njejtin U. Administrativ, Masën dsiplinore Pezullim mbi një muaj, duke siguruar arsimimin alternativ për nxënësin e pezulluar, dhe vetëm për rastet e rënda të parapara me Udhëzim Adminsitrativ (jo për rastin e bartjes së “uniformës fetare”) e shqipton vetëm Kuvendi Komunal.

Sipas po këtij U. Adminsitrativ, ndaj nxënësit që ka bërë ndonjë veprim të ndaluar, duhet të zhvillohet procedura dsiplinore, të shqiptohet masa dsiplinore, të sillet vendimi, t’i dorëzohet nxënëses dhe të njoftohet prindi apo kujdestari i nxënëses.

Kurse me nenin 8.2. eshte paraparë qe nëse nxënëset ankohen ndaj vendimit, Ankesa PEZULLON zbatimin e të gjitha vendimeve deri ne vendimin e shkallës së dytë, me përjashtim kur rrezikohet siguria e nxënësve.

Që do të thotë se, asnjë nxënëse nuk mund të Pezullohet nga mësimi pa u sjellur ndonjë vendim, dhe se asnjë vendim nuk mund të zbatohet pa u bërë i plotfuqishëm.

Në Kosovë, fatkeqësisht, janë larguar shumë vajza nga vijimi i mësimit, në mënyrë arbitrare, më urdhër gojor, pa kurfarë vendimi, pa u zhvilluar procedura disiplinore e paraparë me Udhëzim adminsitrativ dhe pa u respektu procedura për plotfuqishmërinë e vendimit!!!

Pra, në Republikën e Kosovës, nxënëset e mbuluara me shami janë larguar nga sistemi i arsimit në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në kundërshtim me Ligjet e Republikës së Kosovës dhe në kundërshtim me Konventat ndërkomëbtare !!!

Është absurde dhe e pabesueshme, por është e vërtetë!

Prandaj, nxënëset e larguara, gjithëherë kanë kërkuar që të zbatohet drejtë Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe mu ky Udhëzim administrativ.

Dhe, fatkeqësishtë, jo gjithëherë, por shumë herë as ky Udhëzim administrativ nuk është zbatuar!

 

Çka mund të konstatohet

Bartja e shamisë është e drejtë dhe liri e qytetarëve të Republikës së Kosovës e garantuar me Konventa ndërkombëtare, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me Liget e Kosovës.

Republika e Kosovës nuk ka Ligj i cili ndalon bartjen e shamisë për nxënëse, apo për punëtore.

Republika e Kosovës nuk mund të sjellë ligje që do të cënojnë të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me Konventat ndërkombëtare dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Udhëzimi Adminsitrativ, në çështjen e pikës 4.1.13 është kundër Konventave ndërkomëbatre, kundër Kushtetutës së Rep. të Kosovës, dhe kundër Ligjeve të Republikës së Kosovës.

Udhëzimi adminsitrativ, edhe pse kundërkushtetues, nuk është zbatuar me rastin e largimit të nxënëseve nga shkolla, meqë vajzat janë larguar nga sistemi i arsimit pa kurfarë vendimi si dhe pa u bërë të plotfuqishme vendimet mbi largimin nga vijimi i rregullt i mësimit.

Me largimin nga sistemi i arsimit të nxënëseve të mbuluara me shami, janë shkelur Konventat Ndërkombëtare të cilat Republika e Kosovës është e detyruar t’i respekton, është shkelur Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe janë shkelur një mori Ligjesh të Republikës së Kosovës.

 

Çka duhet

Duke marrë parasysh të gjitha këto:

Është e qartë se Minsitri i Arsmit, Shkencës dhe Teknologjsië, duhet të zbatojë drejtë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjet e Republikës së Kosovës dhe Konventat ndërkombëtare.

I njejti duhet që me procedurë urgjente të shfuqizojë dispozitën e udhëzimit administrativ ku është paraparë bartja e uniformës fetare si veprim i ndaluar, ose duhet të sqaron se bartja e shamisë nuk është uniformë fetare dhe nuk paraqet veprim të ndaluar.

Urgjentisht të urdhëron të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit që të zbatojnë drejtë dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me çështjen e lirisë dhe të drejtës së bartjes së shamisë nga ana e nxënëseve.

Të ftonë në vijimin e rregullt të mësimit të gjitha vajzat e larguara nga shkollimi i rregullt.

 

Duhet thënë edhe këtë

Duhet thënë se Ligji kundër diskriminimit, për të gjithë personat fizik apo juridik, të cilët në ndonjë mënyrë shkelin të drejtat dhe liritë e garantuara të njeriut dhe që bëjnë diskriminim të hapur, me nenin 9.1. ka paraparë gjobitje prej 500 deri 10.000 euro, ndërsa Kodi Penal i Republikës së Kosovës me nenin 193.1 ka paraparë se “Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme i mohon ose i kufizon liritë apo të drejtat e cilitdo person të Republikës së Kosovës të parapara me Kushtetutë, ligj apo akte ndërkombëtare ose kushdo që në mënyrë të kundërligjshme i jep ndonjë personi në Republikën e Kosovës çfarëdo privilegji ose përparësie mbi bazën e një dallimi ose përkatësie të tillë, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet” , ndërsa neni 193.4. ka paraparë se “ Kur vepra penale nga paragrafi 1. dhe 2. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar me keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet”.

 

Për fund

Nëse qenka e qartë pra se aspekti juridik nuk lejon një veprim të tillë antiligjor, konsdieroj se debatet rreth aspektit juridik janë të mbyllura dhe të tejkaluara.

Mendoj se duhet analizuar dhe debatuar aspektet tjera të mbulesës me shami si aspektet teologjike, ideologjike, filozofike, politike, kulturore, psikologjike, sociologjike, historike, teleologjike etj.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme