Uniforma osmane

Në shekullin e 18-të, në qytetin Mulhajm të Gjermanisë, në njërën anë të lumit Ren jetonin gjermanët, e në anën tjetër francezët. Francezët çdo vit kalonin në anën e kundërt të lumit, duke marrë të gjitha të korrurat dhe agrumet që i takonin gjermanëve.

Atëherë gjermanët ende të dobët dhe të përçarë nuk ishin në gjendje për të kontrolluar situatën e cila përsëritej nga viti në vit. Zgjidhjen e  këtij problemi e kanë pa vetëm në kërkimin e ndihmës nga sulltani Osman të cilit në një letër i  kanë shpjeguar se për çfarë ndihme kanë nevojë ata.

Ndër të tjera, në letër thuhet:

"Francezët çdo vjet na shqetësojnë, duke na i marr të korrurat dhe agrumet. Ju jeni halif i Islamit të Lartësuar dhe me meritë e mbani atributin Sulltan i perandorisë i cili botës i jep vetëm drejtësi. Kërkojmë ndihmën tuaj. Ju Lutemi dërgoni ushtrinë e cila do të sigurojë që të korrurat dhe agrumet t'i mbajmë për veten tonë. "

Sulltani nuk mundi të dërgojë ushtrinë, por ka konsideruar se është e mjaftueshme që të dërgojë vetëm uniforma të jeniçerëve. Me uniforma, i dërgoi një letër në të cilën ai shpjegon:

"Francezët janë racë frikacake dhe nuk ka nevojë për ushtri. Uniformat që kam dërguar do t'i veshin njerëzit tuaj dhe në kohë të përshtatshme do të vizitojnë bregun e lumit në mënyrë që francezët mund t'i shohin. "

Duke parë "jeniçerët" francezët, të frikësuar, i lënë fshatrat e tyre duke ikur sa më larg nga atje.

Falë këtij plani të jashtëzakonshëm të Sulltanit, zulumi dhe dhuna që francezët e bënin u nëdrpre. Rrobat e jeniçerëve që i mbanin, sot gjenden në muzeun e Karlsruhe në Mulhajm.

Çdo vit në të njëjtën kohë në qytet organizohet karnevali si evokues në këtë ngjarje nga e kaluara, si pllakë e dekoruar me gurë të çmuar simbol të pashlyeshëm të planit të jashtëzakonshëm që e ka shpëtuar një popull.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme