Termi “Persia” ka një prejardhje evropiane dhe shfrytëzohet diku prej mesjetës, kurse termi Iran është i ri dhe daton nga viti 1890 ku ekzistojnë gazeta me këtë emër. 1) Irani apo Persia ka një popullatë 98 % muslimane nga këta 90 % shiite, kurse 8 % sunite. Jetojnë edhe popuj të tjerë: të krishterë, çifutë, zoroastritë, behai. Shiizmi i dymbëdhjetë imamëve është fe shtetërore. Irani ka edhe tri rende të dervishëve shiitë: Zahabitë, Nimetullahët dhe Haskarët. Kurse rendet sunite të dervishëve janë Kadirinjtë dhe Nakshibendijtë që janë shumë pak dhe mund të takohen rrallë në zonat e Kurdistanit. 2)
Iranin dhe Sirinë e karakterizon një miqësi stabile më tepër se 30 vjeqare. Ajo fillon që nga koha e rrëzimit të Reza Pahllavit dhe fitorja e Revolucionit Islamik në Teheran më 1979. Për dallim prej shteteve tjera arabe, presidenti Hafiz al Assad Iranin nuk e konsideronte armik, por aleat. 3)
Kjo ka arsyet e veta religjioze dhe politike. Assadi e njeh veten si Alevit, një degë e devijuar nga Shiizmi. Në vitin 1973 kishte disa konfrontacione ndërmjet sunitëve dhe alevitëve në Siri ku në ndihmë u doli dijetari iranian Musa al-Sadr, i cili vepronte në Liban, me një fetva. Ai sqaron dhe arsyeton se alevitët janë pjesë autentike e Islamit Shiit. Me këtë fetva njëherë e përgjithmonë u largua çdo dyshim se Alevitët janë heretikë dhe kjo temë u mbyll për sundimtarin Assad.
Shkak tjetër i afrimit të Hafiz al-Assadit me Iranin është i natyrës politike – strategjike. Irani në të kaluarën e largët, në vitet 1951 – 1953 udhëhiqej nga kryeministri i parë i zgjedhur nga populli me vota të lira dhe ky ishte Mohamed Mossadegh. Ky dëshironte që fitimet nga rafineritë e naftës t`i nacionalizojë. Kjo natyrisht nuk u shkonte për shtati fuqive të mëdha , si rezultat në gusht të vitit 1953 ai rrëtohet nga pushteti; mbreti Shah kthehet përsëri në atdhe, që në atë kohë ishte shumë i ri në moshë. 4)
Ngadalë, ai e shkatërron opozitën, të drejtat e punëtorëve dhe të grave nuk ekzistonin thuaj fare. Pra, jemi në vitet 1962-1963, kur Ajatollah Ruhollah Chomeini proteston hapur, burgoset dhe duhet ta lëshojë vendin. 5)
Ai krijoi një shtet policor, ku sipas të dhënave kishte më tepër se shtatëdhjetë mijë policë sekretë. Më tepër se kudo tjetër në botë. Kontrollet policore jashtë mase ku çdo gjë kontrollohej nga shteti. Kryeministri nacionalist u arrestua brenda natës dhe u likuidua vetëm se dëshironte që pasuria nacionale të jetë vetëm për iranianët. Asgjë më shumë. Dhe çka ndodhi. Nga një shtet dhe qeveri e dalë nga vota e popullit, si rezultat i keqpërdorimit dhe rrëzimit të tyre nga qeveria, lind një gjenertë e re dhe e pa kompromis kur janë në pyetje intereset e shtetit të tyre.
Prandaj, në janar të 1979 Reza Pahllavi – Shahu dhe familja e tij ikin në ekzil. 6)
Irani me rrëzimin e Shahut u largua plotësisht nga ndikimi dhe politika e shteteve perëndimore dhe u radhit në grupin e shteteve anti-imperialiste, gjë që përkonte me politikën dhe strategjinë siriane të asaj periudhe. Kur kihen parasysh shtetet tjera fqinje –sunnite dhe presionin e tyre karshi Iranit, Assadi e pranoi atë rrezik dhe u radhit në anën e tyre.
Nëse e bëjmë një paralele dhe kalojmë në vitet e 1980-ta, para së gjithash me pushtetin e Sadam Huseinit në Irak, atje sundonte Partia - Baath sikurse në Damask. Dhe Iraku formalisht ishte një republik sikurse Siria. Pas Luftës së Parë Botërore, pra në vitin 1932 kur edhe ishte nën protektoratin e Britanisë së Madhe Iraku praktikisht ishte i pavarur. Më 1958 “Oficerët e lirë” e rrëzuan mbretin Feisal. Pas rrëzimit më 1968 në pushtet vjen “Partia Baath”, që nën Sadam Huseinin sundon deri në vitin 2003. 7)
Partia Baath në Siri themelohet në vitin 1947 nga një i krishter dhe një sunnit ndërsa në pushtet vjen në vitin 1963. Në vitin 1967 Siria e humb luftën në Lartësinë e Golanit nga izraelitët, gjithashtu edhe luftën në vitin 1973. Gjenerali Hafiz el-Assad, që nga viti 1970 Presidnet, e shëndrron këtë shtet në diktaturë të tipit “Pushteti i një personi”. Më 1982 ai e shtyp një protestë të Vëllezërve Muslimanë në qytetin Hama ku vrau më tepër se 30.000 njerëz. 8)
Këto krahasime i bëmë nga shkaku i prishjes së marrëdhënieve ndërmjet Hafiz el-Assadit dhe Sadam Huseinit në vitet 1980 –ta. Kjo kaloi në armiqësi të hapur ndaj njëri tjetrit kur Siria në Luftën e Golfit ndërmjet Iranit dhe Irakut ( 1980- 1988), u radhit në anën e Iranit. Sadam Huseini duke parë frikën e politizimit të masës shiite në jug të Irakut dhe në një moment të ngriten kundër pushtetit qendror, ai filloi të llogariste vetëm në njëzet përqindëshin e sunnitëve. Prandaj, që nga dita e parë e ardhjes në pushtet Homeini paraqiste një rrezik për të, kurse Hafiz el-Asadi një partner.
Kontaktet ndërmjet Teheranit dhe Damaskut vërehen edhe në jetën e përditshme, për shembull me rastin e vizitës së pelegrinëve iranianë Damaskut, ata paraqesin një fotografi pozitive që është lehtë të identifikohen. Zakonisht levizin në grupe, ku femrat janë të mbuluara me shamia të mëdha e të zeza mbi krahë e gjer te këmbët, me përjashtim të fytyrës, kurse gratë siriane kanë shamia të bardha më të ngushta dhe një mantel gjerë te këmbët. Ata zakonishe e vizitojnë xhaminë Seida Zejneb dhe atë emevite. Rëndësia e xhamisë emevite shikuar nga aspekti Shiit qëndron në atë se aty gjendet koka e nipit të profetit Muhammed a.s. Huseinit që ra në betejën e Qerbelasë në vitin 680 dhe atë nga i biri i Muavisë, Jezidi. Ky konsiderohet shkaku kryesor i përçarjes ndërmjet Sunnitëve dhe Shiitëve.
Shikuar historikisht me rastin e pelegrinimit së tyre Sirisë, shiitët e vizitojnë një vend ish-armik, sepse tek halfët emevit ata ndiejnë një urrejtje të madhe, ndërsa sirianët periudhën e paraardhësve të tyre prej vitit 661 deri më 750 e konsiderojnë peridhë të artë të islamit. 9)
Pra, dinastia emevite themelohet nga Muaviu r.a., me seli në Damask. Ata e përhapën islamin deri në Kinë në Lindje dhe Spanjë në Perëndim. Pas tyre erdhën Abasitët. 10)
Këto ishin disa nga shkaqet politike dhe religjioze që shteti dhe qeveria e tanishme iraniane i ka në konsideratë dhe i jep përkrahje të pakonsiderueshme pushtetit diktatorial alevit. E sa janë fajtor pasardhësit emevit - sirianët e rinjë, për ato luftëra të përgjakshme ku ranë me mijëra as`habë e ndër ta edhe Husieni r.a., të pësojnë sot nga ndihma e pakursyer politike dhe ushtarake iraniane mbetet të shihet.
Përfundimisht, lufta në Siri duket vetëm si një kapitull i ri në luftën e kahmotshme sunnite-shiite. Siria paraqet një luftë inirekte midis Arabisë Saudite dhe Katarit sunnit dhe Iranit shiit, që po ndihmon regjimin sirian shiit-alevit. Është kjo një luftë që nuk përfundon kurrë, me përjashtim të pauzave të herëpashershme. 11)
Allahu xh.sh. i drejtoftë në rrugë të drejtë të gjitha palët në konflikt.
Zvicer, dhjetor 2013.
Literatura:
1) Nerkez Smailagiq “Leksikon Islama” fq. 278.
2) Po aty. fq. 288
3) JürgenTodenhöfer “Du sollst nicht töten”.
4) Der Spiegel “Geschichte” Nr. 2 2010 fq.89
5) Po aty.
6) Po aty.
7) Vollker Perther “Der Aufstand”.
8) Kristin Hellberg “Brenpunkt Syrien”fq. 178.
9) Po aty.
10) Nexhat Ibrahimi “Leksikoni Islam” fq. 37.
11) Thomas L. Friedman “A kemi zgjidhje për Sirinë”?