Ata që kundërshtojnë pakon e Ahtisarit - nuk janë kundërshtarë të BE-së dhe SHBA-sënuk janë kundërshtarë të BE-së dhe SHBA-së

Protesta e 10 shkurtit ishte protesta e ndërgjegjes kombëtare, ishte protesta e shpirtit të mijëra dëshmorëve që ranë për lirinë e Kosovës. Si e tillë kjo protestë ishte zë i fuqishëm për ata që kanë veshë për të dëgjuar, se nuk do të njihet asnjë marrëveshje e cila është në kundërshtim me vullnetin e popullit. Dhuna që u përdor, dhe sidomos ekzekutimet në një ambient krejtësisht të hapur, përpara syve të protestuesve paqësorë, që iu bën dy pjesëmarrësve, tregon se aparati i dhunës ka marrë bekimin e institucioneve e veēanërisht të "Grupit të Unitetit" për ta shuar me gjak ēfarëdo lloj revolte të popullit që shpërthen si rezultat i padrejtësive që po i bëhen atij. Masakra që u zhvillua në rrugët e Prishtinës, ku u plagosën mbi 85 protestues dhe gjetën vdekjen dy nga demonstruesit, ishte një mbartje e ngjarjeve të rrugëve të qyteteve të Çeçenisë në rrugët e Prishtinës.

Kjo masakër u bë në shërbim të mbrojtjes së negociatave me Serbinë, negociata të cilat në forma të ndryshme janë kundërshtuar nga populli, dhe jo të objekteve të institucioneve siē pretendohet të arsyetohet nga "Grupi i Unitetit" dhe nga mekanizmat e tjera politike të Kosovës. Nëse nuk ndërpriten negociatat me Serbinë, nëse nuk shpallet pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës, ngjarjet dëshmojnë se rrjedha e ditëve të ardhshme do të jetë rrjedhë e ditëve të nxehta. Si rrjedhojë e kësaj situata krejtësisht mundë të dalë prej kontrolli. Sigurisht përgjegjësinë për një gjë të tillë do ta bartin ata që nuk janë në gjendje ta dëgjojnë, sot, sa s'është bërë tepër vonë, zërin e popullit, i cili nuk kërkon asgjë më pakë se ajo që i është premtuar veçanërisht këto tetë vitet e fundit.

Dihet qartë se institucionet janë ngritur me votën e qytetarëve, por po ashtu dihet se ato vota janë dhënë për ta jetësuar pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Pra, institucionet e Kosovës nuk kanë të drejtë të thirren në votën e qytetarëve për ta nënshkruar "një pavarësi" që legjitimon krijimin e një kantoni serb, apo një shteti të formës së Republikës serbe, që do të thotë nënshkrim për vdekjen e Kosovës.

Askush sot që ka dy kokrra mënd në kokë nuk i beson propagandës së "Grupit të Unitetit" të shfaqur dhe të mbështetur nga shumica e mediave se ata që kundërshtojnë pakon e Ahtisarit janë kundër Bashkimit Evropian e veēanrishtë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ata që kundërshtojnë sot pakon e Ahtisarit, pako që krijon premisa të sigurta të krijimit te minishtetit serb në territorin e Kosovës, janë kundërshtarë të një lufte të sigurt drejt së cilës po na çon politika dhe vasaliteti i "Grupit të Unitetit".

Është më se kuptueshme që sot Evropa më shumë se kurrë është e interesuar të ketë paqe dhe qetësi në hapësirat e saja. Prandaj të gjithë ata që aprovojnë krijimin e një minishteti serb ne territorin e Kosovës janë armiqtë e vërtetë të lirisë dhe vlerave evropiane. Ata me veprimet e tyre naive ēojnë pa dyshim dhe me siguri të plotë drejt luftërave të reja ballkanike, e cila bie ndesh me të gjitha parimet dhe proceset e bashkësisë evropiane dhe tërë botës së civilizuar.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme