Lindja mevonesë të madhe e letërsisë shqipe, është një paradoks më vete, kur dihet faktiqë shqiptarët dhe paraardhësit e tyre, ilirët, me shekuj jetuan në fqinjësidirekte me grekët dhe me romakët, pra me dy popujt që e farkuan njërën nga shtyllate qytetërimit europian, atë greko-romake. Në vetë truallin historik tëshqiptarëve, në lokalitete si Durrësi, Apollonia, Butrinti e në lokalitete tëtjera antike, janë gjetur mbishkrime të ndryshme, por ato pa përjashtim janëose greke ose latine. Shkaqet që e penguan kultivimin e shkrimit në gjuhënilire/shqipe, janë të shumta, por në një studim si ky, ato nuk kanë pse numërohen.Ngado që ta marrësh punën, mbetet fakti që deri sot nuk janë gjetur gjurmë tëshkruara në gjuhën ilire/shqipe, e aq më pak letërsi artistike në gjuhënshqipe, as në antikë e as në Mesjetë.
Mungesa eteksteve të shkruara në gjuhën shqipe, kur për shekuj në fqinjësinë e sajdirekte është krijuar një literaturë kolosale, vetvetiu flet për inferioritetinkulturor të ilirëve/shqiptarëve. Nga ana tjetër, shumica e dëshmive për ilirëtnë antikë dhe shqiptarët në Mesjetë janë nga burime grek- romake dhe bizantine,ku ilirët/shqiptarët trajtohen me keqdashje si barbarë, bëhet edhe më e qartëpse kanë ekzistuar dhe ekzistojë edhe sot aq paragjykime ndaj tyre.
Krahasmungesës së shkrimeve në gjuhën e tyre, ilirët antikë dhe shqiptarët eMesjetës, kanë pasur edhe një histori të vështirë të besimeve fetare. Përmungesë të teksteve të shkruara, nga vetë ilirët dhe në gjuhën ilire, edhe atotekste të autorëve grekë e romakë që flasin për ilirët dhe besimet e tyre, janëfragmentare dhe tendencioze. Historiani Peter Bartl thotë se “ kumte tëshkruara rreth krishterizimit të shqiptarëcve nuk ka” ( Bartl” 40) Në mungesëtë dokumenteve të shkruara, edhe Bartli e edhe shumë autorë të tjerë, mundohentë bëjnë një mbindërtim të asaj historie, duke sajuar hipoteza të ndryshme, tëcilat nuk kanë mbështetje në fakte të shkruara. Bartli është i mendimit se“trualli i Shqipërisë, ngjashëm me shumicën e zonave të Europës juglindore,është krishterizuar dy herë. Krishterizimi i parë kishte ndodhur nënsundimin romak, duke përfshirë mirëfilli vetëm zonat bregdetare : (Dyrrachioni(Durrësi) thuhet të jetë bërë qysh më 58 pas Kr. Peshkopatë. Që andej nëshekullin e 4 e 8 është krishterizuarhiterlandi.“ (Bartl: 40) Por, as përkëtë pohim hipotezë ai nuk sjellë fakte veçse mjaftohet të hamendësojë nëstilin “ thuhet se…”
Të thuhetse në vitin 58 ka ndodhur krishterizimi i Durrësit, një kolonie romake, ështëkrejtësisht e palogjikshme, sepse ajo është periudhë kur Neroni ishte në kulmine fuqisë dhe kur në valën e persekutimeve të të krishterëve, ai urdhëroi edheekzekutimin e Palit në Romë në vitin 67 të erës sonë. Edhe pse “Pali hodhi themelet përdominimin botërorë të Krishterimit pagan” (Kolher), pra duke e shartuarkrishterimin me politeizmin grek, ai nukarriti të mbijetojë persekutimet neroniane.
Edhe vetë zbrazëtia kohore prej së paku dyqinde pesëdhjetë vjet që e lë Bartli në mes të vitit 58 kur paskësh ndodhur “krishterizimi i parë” dhe shekullit IV e shekullit VIII, kur ai qenësh përhapurmbi hiterlandin, dëshmon për dobësinë serioze të kësaj hipoteze. Nuk ka logjikëtë mendohet se krishterimi është ngurtësuar për dy shekuj e gjysmë në Durrës,pa e prekur hiterlandin. Po të ekzistonte krishterimi në vitin 58, ndikimi itij do të ishte shumë më i shpejtë edhe mbi hiterlandin e tij, i cili është njëvazhdimësi kompakte e vetë qytetit dhe pa kurfarë pengesash gjeografike. Bartlimendon se pas invazionit sllav shqiptarët iu kthyen paganizmit, prandajkrishterizimi i dytë u ndodhi nga Bizanti dhe nga Bullgaria në shekujt VIII eIX. Nëse do të vërtetohej kjo që pohon Bartli se shqiptarët pas “krishterizimtitë parë” iu kthyen paganizmit, atëherë rezulton se ata krishterimin e me tëcilin ishin të identifikuar kur u përmendën për herë të parë në histori, nëshekullin XIV, e kanë marrë nga Bizanti dhe nga Bullgaria. Në këtë rast, “fejae vjetër e shqiptarëve” rezulton të jetë ortodoksia bizantine dhe bullgare. Bartlipohon vetë se “ Shqipëria nominalisht ishte nën sovranitet të Bizantit që ngandarja e perandorisë (395). Ndikim fort më të madh feks të ketëushtruar Perandoria I Bullgare (618-1018) që kishte fituar mujshi të madhe sidomos nën Khan Krumin (803-814).”( Bartl: 24) Logjikisht, meqë ka qenë nominalisht nën Bizantin e nën Bullgarinëmë vonë, ajo edhe ka qenë edhe nën ndikiminfetar të tyre, meqë pushteti bizantin ka qenë cezaropapist.
Nga anatjetër, edhe nëse Durrësi ka qenë i krishterizuar në shekullin e parë të erëssonë, gjë që nuk është aspak e vërtetë, ai do të ishte vetëm një ishull ihapësirës shqiptare pagane në atë shekull, që do të thotë se nuk mund tëgjeneralizohet hipoteza për gjoja krishterizimin e hershëm të shqiptarëve,madje nga vetë apostujt. Durrësi në atë periudhë ka qenë qytet ku ka dominuarpopullsia helene e romake, e kurrsesi shqiptare.
E drejta,edhe Bartli si edhe shumë të tjerë, kanë rënë në fakt në grackën e një legjendetë sajuar për nevoja të propagandës fetare nga misionarë të Kishës Katolike.Pra, lidhur me periudhën historike pas Krishtit, nga misionarë të KishësKatolike janë krijuar legjenda, sipas të cilave vetë apostujt kanë përhapurkrishterimin në viset ilire, se ai ka qenë “krishterim dardan” dhe kapasur kontinuitet deri në ditët tona.
Edhe sipas GaspërGjinit, del se “Iliriku ka hyrë në literaturën sakrale pikërisht me shënPal Apostullin. Prandaj me të drejtë përpiqet t’ia shpërblejë atij këtë duke ilidhur fillet e historisë së krishterizmit të vet me emrin etij. Mbështetja dhearsyetimi më i mirë për një qëndrim të tillë janë vetë fjalët e Palit: “Kështuprej Jeruzalemit e rrethe përçark deri në Ilirik, e kam kryer plotësishtdetyrën time të përhapjes së Lajmit të gëzueshëm, mbi Krishtin ” (Gjini:23c)
Që nëfillim shihet intonimi tendencioz i këtij studimi, sepse çështjen rreket tainkuadrojë në një kauzalitet të shpërblimit të ndërsjellë e që po vazhduaka mesPalit e Ilirikut, pa pasur asnjë diskontinuit, asnjë asnjë ndërprerje. Por, kuranalizohen këto pohime jashtë kornizës propagandistike- misionariste, gjëratshihen në një dritë tjetër. E para, nuk mund të bëhet fjalë për një“krishterizëm dardan” sikundër e emërton autori, sepse krishterizmi nuk kapasur një përcaktim etnik. E dyta, sjellja e “Lajmit të gëzueshëm”,edhe po tëjetë ndodhur vërtet, nuk do të thotë edhe përhapje dhe strukturim institucionali krishterimit në hapësirat ilirike. Lajmi ka mundur të vinte edhe deri në këto hapësira, me çfarëdo rrugësh,por për t’u përhapur dhe strukturuar krishterimit në Ilirik do t’i duhen disashekuj. E treta, vëret nuk ka fakte që Pali të ketë qenë në Ilirik. Edhe vetë Gaspër Gjini e pranon këtë gjë, kurthotë:
“ Askundnuk përmendet qartë se Pali kishtevendosur të bëjë një udhëtim të këtillë te vendasit e vet në Peoni,përkatësisht në Dardani. Por, do të ishte vështirë të mendohet se këtë nuk ekanë bërë së paku nxënësit e tij. Përveç kësaj, nuk guxojmë t’i harrojmë as atokisha të para të panjohura, të kategorive të ndryshme: të tregëtarëve,ushtarëve apo edhe të mysafirëve të cilët kudo i sillnin njohuritë e parapraktike të religjionit të ri, i cili bënte ndryshime rrënjësore nëmarrëdhëniet njerëzore. Fakti se nuk ka dokumente për fillimin e krishterizmitnë Dardani, sipas të cilit disa do të dëshironin ta hedhin këtë termin deri nëfund të shekullit III, nuk jep ndonjë bazë të sigurt dhe solide për një mendim të këtillë.
Ja pse. NëLihnidë (Ohër) njëkohë ka qëndruar dhevepruar shën Erazmi i Antiokisë. Kjo ka ndodhur diku kah fundi ishekullit të tretë. Por, atje qëndroi një kohë të shkurtër, si tregojnëdëshmitë e atëhershme. Shkakun e kësaj duhet kërkuar ose në kushtet e vështira,ose ndoshta, që na duket më e besueshme, në faktin se atje gjeti njëkrishterizim të organizuar” (Gjni: 24)
Edhe ky fragment ka disa kundërthënie logjike në vete. Edhepse pranohet se nuk ka dokumente, që do ta dëshmonin qëndrimin e Palit nëIliri, sërish insistohet se ai ose së paku nxënësit e tij të kenë qenë atje!Kjo pastaj plotësohet edhe me pandehmën se ka pasur kisha të tregëtarëve, tëushtarëve e të mysafirëve( !) Pasi autori polemizon me ata që thonë se nuk kapasur krishterim në Dardani deri në shekullin III, vetë pohon se shën Erazmi kaardhur atje në fund tëshekullit III. Dhe fundi i fragmentit është një oksimoroni vërtetë: ai nuk ka mundur të qëndrojë aty për shkak të kushteve të vështira,ose për shkak se ka gjetur një “ krishterizim të organizuar”.! Nëse ka pasurkushte të vështira, nuk ka mundur të ketë një “krishterizim të organizuar”.
Edhe Shan Zefi në librin e tij, “Islamizimi i shqiptarëvegjatë shekujve”, është vazhdues i mendësisë sipas të cilës Pali dhe apostujt etij e përhapën krishterimin në Iliri: “ Krishterimi te shqiptarët (në Shqipëri,Kosovë e Maqedoni), nuk ka një prejardhje të huaj, por të themi kështu se aiështë pikërisht autokton, sespe që nga koha apostolike Ungjilli qe predikuar,siç do të shohim më poshtë, nga vetë apostujt dhe nga nxënësit e tij”. (Zefi:25)
Të dhënat që sjellë Shan Zefi për rrugët që kanëlidhur territoret ilire në antikë, për shtegtimet e Palit dhe letrat e tij, nukjanë një dëshmi e qëndrimit të tij në Iliri. Kjo edhe është arsyeja që aivazhdimisht e nisfjalinë në një mënyrë që nuk i eliminon dilemat: “me gjasë, nga Letra e Parë eSelanikasve mund të pohohet se Shën Pali të ketë predikuar krishterimin nëvendet tona. (…) Me gjasë Shën Pali me këtë term (dalmatia) ka ndërmend të indikojëShqipërinë e sotme.” (Zefi:27)
Pa sjellë asnjë dëshmi, Shan Zefi pohon edhe se ka pasur njëzhvillim të infrastrukturës së kishës në Iliri në shekullin e parë: “Prefektura e Ilirisë do të duhej të ketëpasur shumë seli ipeshkvore, që nga fillimi i shekullit të parë.”
Por, faktet historike për atë kohë, veçmas për tre shekujt eparë të krishterimit, japin një pamje krejtësisht tjetër nga ajo që eparaqesin misionarët e lartcituar. Evërteta e pakundërshtueshme historike është se në Ilirik ka pasur kushteskajshmërisht të vështira për krishterimin në atë kohë. Kushte të vështira përkrishterimin në shekujt e parë ka pasur gjithandej. Vetë Pali u ekzekutua nëvitin 67, duke ia shtypur kokën me urdhërin e Neronit, pasi e kishin sjellë sitë burgosur nga Jerusalemi në Romë. Pra, e vërteta është se në kohën epropagandimit të krishterimit nga Pali (5-15 p.e.s dhe 67, e.sonë), dhe nëshekujt që pasuan, viset ilire kanë qenë nën sundimin romak, ndërsa fejazyrtare në Romë ka qenë feja pagane. Elita ushtarake po edhe një pjesë e madhee popullsisë ilire, ishin romanizuar dhe ishin bërë pjesë përbërëse e pushtetitdhe e shoqërisë romake. Për atë shkallë të lartë të integrimit – romanizimit,ka shumë fakte, nga të cilat ne këtu po i sjellim vetëm disa. E para, nëkohën e sundimit të Dioklecianit, (284-305), në kuadër të sistemit të ndarjes së pushtetit në katër pjesë,të Tetrarksië, Perandorinë Romake e sundonin katër burra me prejardhje ngaIliria: Diokleciani, Maksimiani, Galeri dhe Konstanci(babai i Konstandinit të Madh). Marrja e pushtetit të plotë të një perandoriegjigande si ajo romake, nga pjesëtarët të një popullsie ilire, nuk ka pasur sibëhet përveç pas një procesi të fortë të romanizimit të asaj popullsie. Meqëkëtu është fjala për shekullin e III pas Krishtit, është krejt e qartë se njëpopullsi aq fort e integruar në shoqërinë romake, edhe fenë e ka pasur poashtutë njëjtë me fenë zyrtare të perandorisë, në këtë rast paganizmin romak. Dihetse Diokleciani dhe Galeri ishin persekutues të egër të të krishterëve. Meqë atai përndoqën dhe u shkaktuan shumë vuajtje të krishterëve në gjithë PerandorinëRomake, nuk mund të bëhet fjalë për një zhvillim normal të krishterimit nëterritoret ilire, të cilat në atë periudhë ishin të integruara në Perandorinë Romake.Edhe para sundimit të Dioklecianit dhe të miqve të tij paganë nga Iliria,persekutimet ndaj të krishterëve në Perandorinë Romake kanë qenë të egra dhesistematike. Majkll Grant sjellë këto konkudime:
“ Qeveria qendrore ishte marrë prej kohësh me përndjekjene të krishterëve, dhe kishte zbatuar shkallë të ndryshme dënimesh që gjithsesiqenë mjaft të ashpra. Por, përndjekja duket një fjalë disi e paqëlluar pasi nëato kohëra, ajo nënkuptohej si një trysni e rëndë që t’ua nxinte jetën tëkrishterëve. Këta ishin të shtrënguar që të viheshin në radhë, për të paguar,si dhe paganët, shërbesat fetare, apo së paku t’ia bënin qejfin me fjalë tështirura fesë tradicionale pagane dhe të tregohshin të bindur ndaj perandorit. Masashtrënguese ndaj tyre qenë zbatuar që nga koha e Neronit (54-68 pas K.)dhe e Mark Aurelit (161-180), por përndjekës të vërtetë njihen (235- 238), Trajan Deciu ( 249-251)dhe Valeriani (253-260). Por, si përndjekësit më të ashpër, në historimbahen mend Diokleciani dhe cezari i tij, Galeri, që kanë qenë përgjegjësitkryesorë për persekutimet që hoqën të krishterët.” (Grant:150)
Në rrethanat, kur persekutimet ndaj besimtarëve të një fejetë re, e cila në asnjë vend nuk është fe zyrtare, shtrihen në disa shekuj, nukmund të behet fjalë për zhvillimin ose lulëzimin e asaj feje. Prandaj, falsifikimii fakteve dhe i të vërtetave historike dhe fetare, për gjoja “fenë evjetër- “krishterimin dardan”, nuk i bën asnjë dobi krishterimit sot ndërshqiptarë. Sot më shumë se kurrë ka mundësi të zbulohen dokumente dhe faktelidhur me atë periudhë, e kjo do të thotë se falsifikimeve u del boja shpejt.
E vërteta jetësore dhe shkencore është që në tre shekujt eparë pas Krishtit, në viset ilire ka qenë efektiv sundimi romak e bashkë me tëedhe besimi pagan. Bile edhe në Koncilin e Nikesë, më 325, ku Konstandini zyrtarizoi doktrinënkristiane, nga viset perëndimore të Perandorisë Romake, praktikisht nuk morënpjesë përfaqësues, përveç gjashtë vetave. Në kuadër të dymijë përfaqësuesve qëpati në atë koncil, gjashtë veta nuk paraqesin ndonjë përfaqësim serioz. Bile,as ata nuk qenë nga Iliria, që do të thotë se zhvillimi i krishterimit endeishte i papërfillshëm, meqë Iliria ishte e integruar në paganizëm.
Sigurisht që edhe në Iliri do të ketë pasur besimtarë tëkrishterë, të cilët do ta kenë ushtruar fshehtas besimin e tyre, por jo lirishtdhe jo legalisht. Në fundin e shekullit III, pas reprezaljeve të urdhëruara ngaDiokleciani e të zbatuara nga Konstanci I Klori, ky i fundit thuhet se “epakësoi në minimum numrin e tëkrishterëve në zotërimet perëndimore. Ai arritit deri aty sa të shkatërronteedhe vendet ku predikonin të krishterët që në më të shumtën e rasteve ishinngrehina prej druri, që mund të rindërtoheshin shpejt”. (Grant:151)
E shumta që kanë mundur të bënin të krishterët edhe në visetilire në ato kohëra është të kenë vepruar ashtu si këtë gjendje të tyre epëshkruan Majkëll Granti:
“ Problem shqetësues qe edhe fakti se edhe të krishterëtmbartnin shumë gjëra nga ritet e paganizmit dhe sikur të mos mjaftonte kjo,ndonjëherë mbanin qëndrime të lëkundura dhe e “ kthenin gunën nga t’u frynte era.” (Grant:152)
Pra, ka mundur ndokush ta përqafojë krishteriminindividualisht, por që viset ilire të jenë krishterizuar në shekujt e parë tëkrishterimit, kjo është vetëm një legjendë e krijuar nga misionarë katolikë.Pushteti romak ka qenë i plotë në viset ilire në shekujt I- IV dhe nuk ka pasurgjasa që një popull i pushtuar të përqafojë një fe të re, të kundërt me atë tëpushtuesit të fuqishëm. Edhe në kohën kur u mbajt Koncili i Nikesë, më 325,ilirët kanë qenë jashtë luftave të dogmave krishtere, sepse ende ishin nënRomën, ku paganizmi ende ishte shumë i fuqishëm.
Sikundër e pohon edhe vetë Gaspër Gjini, “ Në Dardani punaqëndron ndryshe. As pasEdiktit të Milanos, në vitin 313, ajo nuk e fitoi lirinë e dëshiruar fetare,sikur vendet e tjera. Krejt kjo do të ndodhë më vonë, vetëm pasi që Konstandinido ta mundë Licinin në betejën afër Cibalës.(…) Nga kjo del se lirinë e plotëDardania u desht ta presë edhe disa vite.” (Grant: 27) ?
Kësaj hereedhe Gaspër Gjini është më afër rezonit logjik, sepse deri në shekullin IV,kushtet në Ilirik dhe në Dardani kanë qenë skajshmërisht të pavaforshme përpërhapjen e krishterimit.
Është shumëe mundshme që ilirët/shqiptarët mbeten një popull i pafanatizuar bash për shkakse në ato periudha dramatike të luftës për zyrtarizimin e fesë së krishterë dhekur u krijuan doktrinat e reja përçarëse brenda krishterimit, ata ende meshumicë ishin jashtë tij.
Futja e viseveilire nën Bizant pas shekullit IV, solli ndryshime edhe më të mëdha fatet etyre. Ndarja e perandorisë në dy pjesë, që u bë me testament nga Teodosinë vitin 395, viset ilire i përfshiu në pjesën lindore të perandorisë: “Nga visetilirike i mbeti Perëndimit vetëm dioqeza panonike, që më përpara zakonishtquhej dioqeza ilirike. Në këtë mënyrë midis Lindjes dhe Perëndimit u hoq njëvijë kufiri që me kalimin e kohës do të skalitet në mënyrë të prerë si kufirimidis botës kulturore perëndimore, romane dhe asaj lindore, bizantine.”(Ostrogorski: 33)
Në këtëkontekst, ia vlen të fokusohet një fakt i fuqishëm: vetëm nga mesi i shekullitIV, pra pas Koncilit të Nikesë (325), bëhet më evidente pjesëmarrja epërfaqësueve ilirë në koncile, pjesëmarrja e kishës në sinode krahinore dheevidencohet një korrespondencë e ndonjë ipeshkvi ilirë me papën., gjë qëspikatet edhe në librin e Shan Zefit (29-40) Por, jo në shekujt I-III, të cilëtjanë të mbuluar nga shurdhëria.
Edhe psendarje administrative e territoriale ishin eksperimentuar edhe më parë, kjondarje e perandorisë në dy pjesë, u shndërrua me kohë edhe në ndarje politike,fetare dhe kulturore, me ç’rast viset ilire mbetën të lidhur me Bizantin. Këtëfakt e sjellë në një fusnotë në librin e tij “Islamizimi i shqiptarëve gjatëshekujve”, edhe Shan Zefi: “ Pas ndarjes së Perandorisë Romake, derisa Dalmaciaderi te Antivari (Tivari) mbetej e lidhur me Romën, i tërë regjioni qështrihet në jug mbetet nën Bizant, e ndarë në dy pjesë: Prevalitana në veri(nga Antivari në Shkumbin) dhe Epiri i ri në jug (nga Shkumbini në maletAcrocerauni.Qendra e Prevalitanës, madje edhe krejt dominimi bizantin mbiAdriatikun, ishte Durrësi, atdheu i vetë perandorit Anastazit I (Zefi: Cfr.R.ALMAGA’, op.cit.48)” Nga kjo e dhënë, bëhet e qartë se viset ilire, përveçDalmacisë, që në shekullin V kanë qenë nën dominimin bizantin, që do të thotëedhe nën ortodoksinë bizantine. Rrjedhimisht, nuk mund të thuhet sekatolicizmi ishte dominues ndër shqiptarë dhe as “feja e vjetër e shqiptarëve”,sepse Bizanti dhe kisha bizantine ishin dominues në viset shqiptare qënga shekulli IV e deri në shekullin XIV, kur filloi edhe shkërmoqja e sundimitserb mbi shqiptarët. Në fakt, dy kishat, zyrtarisht u ndanë në vitin 1054, poredhe para se të ndaheshin formalisht, ndikimet e tyre qenë fiksuar. Ndikimi iKishës Bizantine, i bashkuar me sundimin bizantin mbi territoretilire/shqiptare, ishte i plotë. Ai ndikim u alternua edhe me ndikimin e KishësBullgare në shekujt IX- XI dhe me ndikimin e Kishës Ortodokse Serbe nëshekujt XII- XIV. Por në të trija rastet ishte fjala për ordodoksinë e jo përkatolicizmin. Pushtimi i plotë nga Serbia i territoreve të sotme të Kosovës kandodhur në vitin 1196 dhe prej asaj kohe e deri në shkërmoqjen e sundimit serb,dominimi i kishë ortodokse serbe e cila e fitoi autonominë në vitin 1219, ështëevident dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë ndikim të katolicizmit në këtoterritore. Përkundrazi, Zakonik cara Dushana, jepte udhëzime të ashpra përpërndjekjen e heretikëve, që në këët rast do të thotë të katolikëve.
Sa u përketshekujve IX- XI, ata paraqesin një ndërprerje të sundimit bizantin mbi visetiliro-shqiptare, meqë ato u pushtuan nga bullgarët:
“ Khantëbullgarë dhe carët e tyre e sunduan Kosovën që nga viti 850 deri në fillim tëshekullit XI, ndërsa perandorët bizantinë e sunduan Kosovën deri në dekadat efundit të shekullit XII.” (Malkolm: 42) Por, Kisha Bullgare ishte ortodokse e jo katolike.
Luftërat eashpra që u bën ndërmjet bullgarëve e bizantinëve, sollën shkatërime të reja nëkëto vise, prandaj as që mund të bëhej fjalë për ndonjë zhvillim fetar akulturor. Mbetet që në të ardhmen të hulumtohet më thellësisht se a i ka prekurvërtet këto vise, lëvizja bogomile që u nis nga Bullgaria, e vërshoi Maqedoninëe arriti të forcohej edhe në Bosnje. Meqë këto vise gjeografikisht janë në mestë këtyre vendeve që ishin qendra të lëvizjes bogomile, është shumë e mundshmeqë ajo lëvizje ka qenë prezente edhe në viset iliriko-shqiptare, si një lëvizjekundër Kishës Katolike.
Ngashekulli XII, kur shumica e viseve shqiptare ranë nën sundimin serb(1196-1389), ordodoksia serbe bëri agresion të fortë mbi shqiptarët, dukeuzurpuar kishat bizantine e duke i kthyer në kisha serbe. Me anën e represionitpolitik e fetar, Serbia e filloi një proces të konvertimi të shqiptarëve nëserbë. Ndërrimi i emrave të toponimeve e të patronimeve, ka ecur krahaskonvertimit të shqiptarëve në serbë. Në kushte të atilla as që ka mundur tëbëhej fjalë për ndonjë zhvillim kulturor të shqiptarëve, të cilët i shinekspozuar konvertimit fetar dhe asimilimit etnik. (Malkolm:58)
Prandaj, qënga kontakti i parë me Islamin, shqiptarët filluan ta pranonin fenë e re dhesunduesin e ri, sepse nuk kishin një traditë të fanatizmit fetar nga lufta edogmave krishtere dhe nga ana tjetër kishin një përvojë të rëndë meortodoksinë, bizantine, bullgare e veçmas me atë serbe. Në kushte tëzhvillimeve aq të pafavorshme, shqiptarët nuk arritën të krijonin as shtet tëvetin e as literaturë në gjuhën e vet deri në shekullin XVI, pra gati dy shekuj pasi që ishin futur nënsundimin osman.
Pra,legjenda sipas të cilës feja katolike është feja e vjetër e shqiptarëve”, ështënjë produkt i imagjinatës së disa misionarëve katolikë të kohëve të vona. Nëfakt, krishterimi që nga fillimet e veta kurrë nuk ka qenë unik, por kur ështëndarë përfundimisht në vitin 1054, shqiptarët dhe viset e tyre me shumicëabsolute kanë qenë nën Bizantin dhe nën ortodoksinë.
Po tëshihet kjo çështje nga aspekti i lëvizjeve kulturore-fetare, kuptohetlehtësisht se viset shqiptare nuk kanë qenë të prekura esencialisht ngalëvizjet në botën latine. Fjala vjen, Inkuizicioni nuk ka vepruar në visetshqiptare, sepse nuk ka pasur një strukturë të organizuar të Kishës katolike etë besimtarëve katolikë. As Humanizmi dhe Renesansa, si lëvizje kulturore dheartistike, nuk kanë dhënë asnjë produkt në gjuhë shqipe, edhe pse shfaqja easaj lëvizjeje ka qenë para sundimit osman mbi shqiptarët. Edhe pse në fqinjësi direkte me Italinë, që ështëtrualli i Humanizmit dhe i Renesanës, shqiptarët nuk i preku ajo lëvizjekulturore, sepse ata ishin të integruar në fenë ortodoske dhe në qytetëriminbizantin. Kontigjentin e vogël të katolikëve shqiptarë, nuk e ka prekur aslëvizja e Reformacionit, sepse ata ishin krejtësisht margjinalë edhe brendapopullit shqiptar e edhe brenda formacionit krishterë të proviniencës latine.Kisha Katolike e lejoi botimin e ndonjë libri fetar në gjuhë shqipe nëperiudhën e Kundërreformës, në mesin e shekullit XVI, por më shumë emotivuar nga kundërvënia sundimit osman dhe përhapjes së Islamit ndërshqiptarë. Fillimi i integrimit të shqiptarëve në lëvizjet europiane ka ndodhurnë periudhën e Romantizmit, që është një lëvizje artistike e fuqishmelaicizuese. Pra, shqiptarët që nga shekulli XIX e këndej, i kanë integruar meEuropën lëvizjet e mëdha politike e artistike, nacionaliste e laiciste, e jokatolicizmi.
Katolicizminuk ka asnëj gjasëqë të integrojë shqiptarët as në botën postmoderne në të cilën jetojmë sot. Asme sloganet e rreme për gjoja “Kthimin në fenë e vjetër”. Nëse dikush vërtetmendon se kthimi në fenë e vjetër duhettë ndodhë, kjo do të thoshte kthim në ortodoksinë bizantine-bullgare-serbe.