PLANI I AHTISARIT ËSHTË NË NIVELIN E AUTONOMISË SË KRAHINËS SË KOSOVËS SIPAS KUSHTETUTËS SË VITIT 1974(!)

***

Para se t’i pasqyrojmë difektet lëndore të “pavarësisë së kushtëzuar”, të diktuar nga OKB-ja, BE-ja dhe Grupi i Kontaktit për Kosovën, është e moralshme, e drjetë dhe, mbi të gjitha e oblugueshme, që “aminaxhinjtë”-mbështetësit e saj të “kupolës politike” zyrtare të Kosovës (qeveritarët, parlamentarët, kryetarin e Kosovës, Fehmi Sejdiun, si dhe anëtarët e grupit kapitullues të kontaktit) t’i rikujtojmë se Kosova nuk është kurrfarë servisi, as kurrfarë prone private e “elites sunduese në pushtet”, as e “biznismenëve” të Prishtinës dhe të Beogradit (të pasuruar materialisht dhe të avancuar politikisht në relacione zonale, rajonale dhe evro-ndërkombëtare në kurriz të shqiptarëve dhe të Kosovës së Shqipërisë Etnike), por është pronë e patjetërsueshme dhe e ligjshme e popullit shqiptar të Kosovës. Prandaj, “lojërat e pakufijshme” të cinizmit politik, diplomatik dhe propagandistik me bazë të superstrukturës dhe të infrastruktures së sovranitetit kolonial shekullor të Serbisë mbi Kosovën, tanimë, ka ardhur çasti vendimtar historik, që të marrin fund përgjithmonë, sepse Kosova (historikisht, juridikisht dhe politikisht) i plotëson të të gjitha kushtet, që të jetë shtet sovran dhe i pavarur, sikurse të gjitha shtetet e tjera të pavarura në Ballkan

Me gjithë vlerësimin pozitiv politik të qarqeve të larta zyrtare të Prishtinës se “Drafti i propozuar nga Marti Ahtisari është i pranueshëm për qeverinë dhe për parlamentin e Kosovës”, për shkak se, sipas tyre “qenka bazë e qëndrueshme për krijimin e shtetit të ri të Kosovës”, juridikisht ky konstatim politiko-propagandistik, është i gabueshëm ngase është e kundërta, me gjithë pasqyrimin e “elementeve shtetërore”, të parashikuara në përmbajtjen e draftit të theksuar. Kundërargumenti (i) : - Elementet shtetërore: Flamuri, Qeveria dhe Parlamenti nuk përbëjnë tërësinë e bazës juridiko-kushtetuese të një shteti të pavarur dhe sovran, përderisa ai shtet të mos njihet ndërkombëtarisht nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Në favor të këtij konstatimi flet edhe kjo paradigmë ilustruese konkrete : - Sipas Kushtetutës së vitit 1974 të KSAK dhe të Kushtetutës së RSFJ-së po të të njëjtit vit, Kosova kishte elemente të shtetësisë, sepse kishte: Qeverinë, Kuvendin dhe Flamurin, por nuk ishte shtet në kuptimin e mirërfilltë sipas së drejtës së brendshme dhe asaj ndërkombëtare mbase nuk kishte të gjitha kompetencat dhe atributet përkatëse juridike dhe shtetërore, sikurse republikat e tjera të RSFJ-së: Kroacia, Sllovenia, Bonja e Herecegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia, domethënë nuk kishte as sovranitetin e jashtëm as të brendshëm mbi popullin dhe territorin e saj, por ishte vetëm një krahinë e varur me elemente autonome nën sovranitetin e plotë shtetëror dhe territorial të ish-RSFJ-së, përkatësisht të Republikës së Serbisë. Në këtë vështrim, sikurse Krahina Socialiste Autonome e Kosovës(1974) të kishte qenë shtet më vete sikurse republikat e tjera të theksuara, atëherë, mirëfilli ajo do ta ruante dhe, ndërkohë, do ta avanconte një status të tillë të pushtetit shtetëror sipran ( sovreignty), ashtu sikurse republikat e tjera të ish-RSFJ-së. Mirëpo, meqë ajo ishte një krahinë me autonomi të kushtëzuar (pa ushtri dhe pa siguri kombëtare shqiptare etj.), ajo u pushtua me forcë dhe me gjenocid nga regjimi policor-ushtarak i Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989), regjim ai, i cili edhe e zhveshi atë tërësisht nga “elementet autonome”, që i gëzonte me Kushtetutën e theksuar të vitit 1974.

Përkufizimi i shtetit

Sipas së drejtës ndërkombëtare tre janë atributet thelbësore që përbëjnë nocionin e shtetit: (1) Populli, (2) Territori dhe (3) Sovraniteti. Megjithëse Kosova i plotëson këto tri kushte parësore që përbëjnë bazën juridko-kushtetuese dhe politike të shtetit, Plani i OKB-së për zgjidhjen e statusit të Kosovës, që identifikohet me emrin e “auotrit” Marti Ahtisari ( emisar special i OKB-së) është në kolizion me këtë përkufizim juridik ndërkombëtar, sepse në mënyrë arbitrare dhe pa të drejtë ka përjashtuar njohjen e institutit të sovranitetit të Kosovës nga dispozitat juridike të përmbajtjes së draftit të tij. Ky është difekti dhe hendikepi kryesor i Planit të Ahtisarit, i cili u bë publik për opinion më 2 shkurt të vitit 2007.

Pse autorët dhe strategët specialistë ndërkombëtarë, të cilët kanë marrë pjesë në hartimin e Planit të Ahtisarit, e kanë përjashtuar institutin e sovranitet? – Përgjigja është shumë e thjeshtë: (1) Që Kosova edhe më tej (domethënë në mënyrë të paafatizuar) të jetë “plaçkë” lukrative nën protektoratin ndërkombëtar (sipas dispozitave të draftit punues të Marti Ahtisarit, parashikohet që Kosova të jetë nën protektoratin e Bashkimit Evropian/BE/, si dhe të forcave ushtarake të Aleancës së Atlantikut Verior (NATO); (2) Sepse me njohjen e sovranitetit, Kosova de facto dhe de jure do shkëputej përgjithmonë nga varësia e sistemit kolonial shtetëror të Serbisë; (3) Sipas së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së, Kosova do të fitonte ligjërisht subjektivitetin e saj juridik ndërkombëtar. Pra, me njohjen e sovranitet -it si pushtet sipran i shtetit të Kosovës, në territorin e Kosovës do të përjashtohej çdo ushtrim dhe mbikëqyrje e pushtetit shtetëror të ndonjë shtetit të huaj. Kjo do të thotë se me njohjen e sovranitetit, Kosova do të fitonte pavarësinë e saj të plotë, jo “pavarësinë e kushtëzuar”, ashtu siç figuron në dispozitat e Planit të Marti Ahtisarit. Andaj, shikuar gjithanshmërisht dhe thellësisht konkluzionet “juridiko-kushtetuese” të Planit të Ahtisarit për Kosovën del se : “ Është e patolerueshme që një shtet ta lërë fatin e tij në dorën e vendimeve dhe të veprimeve të një shteti tjetër, sado mik qoftë ai...”(Henry Kisinger, Diplomacy,1999, f.604).

Pra, “pavarësia e kushtëzuar” e Planit të Marti Ahtisarit nuk përbën bazën reale juridike dhe shtetërore të Kosovës së pavarur me subjektivitet juridik ndërkombëtar, por është vetëm një kompromis politik midis Kosovës dhe Serbisë Kolonialiste nën tutelën e përkohshme ndërkombëtare të Bashkimit Evropian (BE).

Pra, në rastin konkret, kryetari Fehmi Sejdiu, Parlamenti, Qeveria dhe “Grupi negociues” i Kosovës ( edhe pse me “arsyetimet” e tyre e kanë mbështetur Planin e Ahtisarit, si version të pranueshem ngase sipas shpejgimit të tyre “juridik-kushtetues” ai përbën “bazën e mirë” për krijimin e shtetit të ardhshëm të Kosovës), populli shqiptar nuk duhet ta pranojë atë “draft pune” po qe se ai nuk do të ndryshohet dhe plotësohet me sanksionimin e njohjes së vetëvendosjes së jashtme, e drejtë dhe parim juridik ndërkombëtar ky, që nënkupton legalzimin e plotë të pavarësisë dhe të sovranitetit shtetëror të Kosovës.

Tanimë, për çdo jurist, politikan dhe diplomat normal shqiptar, është bërë krejtësisht e qartë dhe më se e kuptueshme se faktorët relevantë evro-ndërkombëtarë, të involvuar në zgjidhjen e statusit të Kosovës (SHBA, OKB, BE dhe NATO) me “arsye” fuqimisht dhe pa rezervë e kanë mbështetur Planin e Marti Ahtisarit për Kosovën, sepse në thelb përmbajtja e tij politiko-juridiko kushtetuese është në favor të arritjes së kompromisit politik, e jo të zgjidhjes së drejtë dhe përfundimtare të konfliktit kolonial shekullor serbo – shqiptar në Ballkan.

Me gjithë reagimet kundërshtuese dhe kontradiktore fillestare të propagandës së Beogradit zyrtar dhe të Kishës Ortodokse Serbe, s’ka dilemë se këtë lloj kompromisi politik, pala serbe dhe mbështetësit e saj tradicionalë (në radhë të parë Rusia cariste hegjemoniste), së fundi, do ta përqafojnë pa asnjë kundërshtim ngase realisht, edhe nuk mund të ketë kompromis tjetër më oportun për Serbinë gjenocidale veç tij, sepse shqiptarëve (90%) sërish po iu mohohet e drejta historike dhe juridike ndërkombëtare mbi territorin e Kosovës, si pjesë e pandashme e tërësisë territoriale të Shqipërisë Etnike.

Se “pavarësia e kushtëzuar” e Kosovës, e parashikuar në Planin e Marti Ahtisarit e Kosovës fuqizon kontinuitetin e padrejtësisë njëshekullore ndaj shqiptarëve, në radhë të parë provojnë faktet dhe argumentet historike, se Kosova kurrnjëherë nuk ka qenë territor legjitim, as legal i Serbisë, por i Shqipërisë Etnike. Këtë konkluzion tonin, ndër të tjera, e provon edhe ky konstatim i ri, objektiv dhe shkencor i historianes serbe Prof.Dr. Dubravka Stojanoviq, mësimdhënëse në Fakultetin Filozofik të Beogradit, e cila shkruan se “ Në Luftën e Parë Ballkanike më 1912, Serbia ushtarakisht shumë shpejt hyri në Kosovë, në Sanxhak dhe në një pjesë të Maqedonisë, ku 1 milion joserbë dhe territoret e tyre ia aneksoi shtetit serb.” (THB1NL, 3 Februar, 2007). Sipas kësaj historianeje serbe me prirje dhe me përcaktim socialdemokrat të ideve të programit Partisë Socialdemokrate të Dimitrije Tucoviqit, “Lufta e Parë Ballkanike për popullin serbt ishte një nga çastet më të rëndësishme të historisë së tij , kurse për shqiptarët e njëjta luftë ishte trauma më madhe e historisë së tyre, sepse me vendimin dhe me mbështetjen e Fuqive të Mëdha të Evropës populli shqiptar u copëtua në dy pjesë, kështu që Kosova padrejtësisht iu aneksua Serbisë”. (RSE,22.11.2002).

Historikisht, ky është një nga shkaqet dhe arsyet kryesore pse populli shqiptar i Kosovës nuk duhet t’i bëjë asnjë koncesion Serbisë, kur është fjala për zgjidhjen përfundimtare të statusit kolonial të Kosovës nga se kjo është tokë dhe pronë legjitime dhe legale e shqiptarëve dhe e Shqipërisë Etnike e jo, kursesi pjesë e territorit integral të Serbisë, ashtu siç ka gënjyerë dhe, sot ende po gënjen në mënyrën më të paturshme dhe të rafinuar historiografia dhe politika falsifikatore e regjimeve të deritashme shtetërore të Serbisë dhe e Kishës gjenocidale serbomadhe.

Argumentet historike, juridike dhe poltiike ndërkombëtare të derisotme (1912-1999) dëshmojnë qartazi se Kosova pothuajse 100 vjet ka pasur statusin kolonial nën sundimin e egër të Serbisë gjenocidale hegjemoniste. Prandaj, as qeveria e as parlamenti i Kosovës e as mediatorët e bashkësisë ndërkombëtare nuk kanë asnjë të drejtë morale, as ligjore, që në emër të ndonjë “pavarësie të kushtëzuar” të nënshkruajnë asnjë kompromis me Serbinë në dëm të së drejtës së jashtme të vetëvendosjes së shqiptarëve, sepse Kosova është shqiptare, jo serbe.

Problemi është sesi të zgjidhet statusi kolonial i Kosovës shqiptare, jo “problemi minoritar” serb (8%). Pra, s’ka dyshim se e meta kryesore e planit të Marti Ahtisarit për Kosovën, është pikësëpari injorimi i së drejtës historike të shqiptarëve mbi Kosovën ngase në asnjë rresht të paragrafëve dhe të dispozitave të tij nuk figuron trajtimi i shkurtër i komponentit historik i Kosovës si çështje koloniale (1912-1999), por vetëm si problem politik me “background” të ri, të vendosur në hapësirë dhe kohë që nga shthurja e Jugosllavisë komuniste të Josip Broz Titos(1945-1990), përkatësisht e “Jugosllavisë” (Serbia+Mali i Zi) nacionalsocilaiste fashiste dhe gjenocidale të Slobodan Milosheviqit dhe pasaradhësve aktualë të tij “properendimorë” siç janë Vojislav Koshtunica (premier i Serbisë), Boris Tadiq(kryetar i Serbisë) etj. Një çasje e këtillë fragmentare, domethënë pa pasqyrimin e integrales historike dhe të komponentit të së drejtës ndërkombëtare të Kosovës shqiptare, e mjegullon dhe e vë në pikëpyetje identitetin e mirëfilltë indigjen të Kosovës dhe të shqiptarëve, gjë që kjo në kuptimin formal juridiko-historik, direkt dhe indirekt, haptazi dhe fshehurazi favorizon dhe fuqizon ndërrimin e tezave politiko-propagandistike dhe pseudoshekncore serbomëdha, se “Kosova ka qenë serbe, jo shqiptare”(!)

Këtë konkluzionin tonin e provojnë edhe këta kapituj të Planit të Marti Ahtisarit: (1)“decentralizimi”;(2) njohja e “autonomisë ekstraterritoriale e më se 40 zonave lokale të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) në Kosovë “dhe (3) “krijimi i komunave etnikisht të pastra serbe”, që gëzojnë të drejtën e lidhjeve speciale të bashkëpunimit, të financimit, të ndihmës teknike, arsimore, kulturore, ekonomike, financiare, shëndetësore etj. me Serbinë, ku të gjitha këto institucione përbëjnë bazën e qëndrueshme juridiko-kushtetuese të njohjes së entitetit të veçantë serb 8% dhe të autonomisë së tij politike, kulturore dhe territoriale sikurse në rastin e krijimit dhe të njohjes së entitetit serb në Bosnjë e Hercegovinë.

S’ka dilemë se ky farë “sistemi juridik” i Marti Ahtisarit pikësëpari është në kundërshtim me standerdet e multietnikes,të multipluralizmit dhe demokratizimit të Kosovës ngase nga aeroplani shihet se është në favor të “Planit B”, që teorikisht dhe praktikisht do të thotë ndarjen-copëtimin e territorit etnik shqiptar të Kosovës në llogari të “bashkësisë së re” serbe 8% , të Kishës Ortodokse Serbe dhe të Serbisë.

Sipas dispozitave të përgjithshme dhe të veçanta të Planit të Ahtisarit, parashikimi i njohjes së entitetit serb 8% me atributet e autonomisë politike dhe territoriale kantonizuese të tij në kuadrin e tërësisë territoriale të Kosovës, është në kundërshtim flagrant me të drejtën e vetëvendosjes, sepse një ndarje e tillë me kufijë kantonalë mbi baza të pastra etnike të “dy bashkësive” shqiptare dhe serbe ka karakter segregues dhe izolues e jo karakter multietnik, as pluralist, as demokratik e as paqësor, ashtu siç sajuar në përkuifizimin e Marti Ahtisarit satusi i ardhsëm i Kosovës se “Kosova do të një shoqëri multietnike, ku do të sundojë ligji, demokracia, si dhe respektimi i të derjtave themelore të njeriut sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, që të gjitha këto atribute do të promovojnë ekzistencën paqësore dhe prosperitetin e të gjithë banorëve të saj.” (Rezyme përmbledhëse, Hyrja).

Së fundi,(pa elaborimin taksativ të dobësive dhe të metave të tjera) Projektplani i prezentuar i Marti Ahtisarit (po qe se do të miratohej si tillë nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara) do të ketë gjasë të “mbijetojë” në praktikë, vetëm nëse Kosova të jetë përgjithmonë nën mandatin e protektoratit ndërkombëtar të Bashkimit Evropian (BE). Ndryshe ai nuk do ketë asnjë gjasë reale, që të funksionojë e as të provohet në teori, as në praktikë si i tillë, sepse shqiptarët (mbi 90%) nuk do të pajtohen kurrë me “standadet” evro-ndërkombëtare të copëtimit të integritetit territorial dhe gjeopolitik të Kosovës që historikisht dhe ligjërisht i përket vetëm shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike.

Këtë fakt dhe realitet të pashmangshëm, duhet ta kenë mbajtur parasysh si pala negociuese shqiptare e Kosovës, ashtu edhe i dërguari special i KS të KB-së, Marti Ahtisari së bashku me të gjithë aktorët e tjerë të bashkësisë ndërkombëtare, të involvuar në zgjidhjen e statusit të ardhshëm të Kosovës.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme