Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza PASHA -3 - 4

Mbrojtja e Shkodrës në luftën ballkanike, beteja në rrethinat dhe në

Kalanë e Shkodrës

 

 

I.- Betejat në  rrethinat e Shkodrës

 

  1. Ngjarjet para shpalljes së luftës dhe betejat në kufi

 

 

a). Përplasjet në ndarjen e Selcës

 

 

Më 29 Korrik 1912 malësorët me ndihmën e Malzezëve sulmuan postën e kompanisë së Selcës. Kompania ishte ndarë në postat e policisë së zonave kufitare. Mashtrimet dhe propagandat që bënin agjentët malazezë bënë që kompania të tërhiqej në Tuz dhe Guci. Megjithëse kishte patur përleshje ato ishin të papërfillshme. Për të shtypur kryengritjet, Komandanti i Tuzit më 9 Shtator të 1912 dërgoi në Deçan katër kompani këmbësorie dhe dy topa. Këto forca i bënë ballë malësorëve. Përleshja vazhdoi deri në orën 23.30. Mëngjesin tjetër përleshja mes dy palëve filloi në 05.40. Këto përleshje vazhduan deri 12 - 13 Shtator 1912 dhe ndërpriteshin gjithmonë natën.  Siç u përmënd dhe më lart këto përleshje nxiteshin nga malazezët. 13 Shtatori ishte ditë Bajrami. Në mëngjesin e kësaj dite malësorët sulmuan deri në Plaçe, 3 – 4 km larg Tuzit. Këtë herë malazezët duke marë pjesë në sulm, mbështeten malësorët. Kjo betejë ishte shumë e përgjakshme. Nga çdo familje myslimane që morën pjesë në këtë betejë u vra një, madje më shumë se një person.

Po atë ditë në mbrëmje Divizioni i 2 i këmbësorisë 71 të Alajës i erdhi në ndihmë me anije nga liqeni i Shkodrës kompanive që ndodheshin në Tuz. Në postën e policisë se Planiçës sulmi vazhdonte. Edhe pse malazezët e morën në dorë kullën, divizioni 3 nën komandën e Nuriut, kapitenit të këmbësorisë 72 të Alajit arriti ta shtinte përsëri kullën në dorë.

Edhe ushtarët e tjerë të entuziazmuar nga heroizmi i oficerëve të tyre morën pjesë në shumë beteja të ashpra. Në këto beteja dhanë jetën 2 oficerë dhe 93 ushtarë si dhe u plagosën 3 oficerë dhe 34 persona.

Qëllimi i malazezëve në të gjithë këto beteja ishte për të futur panik në popullin, për të pezulluar mobilizimin dhe grumbullimin, për të penguar apo vonuar mobilizimin e forcave turke dhe në këtë formë për t’i dhënë epërsi operacionit te tyre ushtarak.

 

b). Ngjarjet që i përkasin përplasjes së Selcës

 

Qëllimet e malazezëve ishin të shpërngulnin kufijtë e postave turke të mos kishin nëpër këmbë njësitë ushtarake malësore dhe turke dhe të kishin fushë të lirë veprimi. Përveç kësaj të shpërndanin ushtarët turq në Tuz dhe të zvogëlonin forcën e tyre dhe të pengonte vajtje -ardhjen nga Tuzi në Shkodër. Natyrisht që këto përleshje ishin shumë të përgjakshme. Mësohet që në këto përleshje humbën jetën 300 ushtarë dhe se spitali i Podgoricës ishte i mbushur me të plagosur. Dhe të plagosurit e malësorëve kuroheshin në Podgoricë. Nga pala turke kishte rreth 200 të plagosur.

Malazezët nuk mund të qëndronin të qetë. Në fillim të Shtatorit thërritën malësorët e Grudës në Cetinje që t’i parashtronin disa kërkesa ambasadës osmane. Malazezët përveç malësorëve të Grudës, përdorën në të njëjtën kohë edhe malësorët nga zona e Semit dhe kërkuan që në bazë të marëveshjes që këta kishin me shtetin osman, turqit të zbraznin postat kufitare. Malazezët atë që nuk e arritën dot me forcë donin ta provonin duke manipuluar malësorët. Për këtë arsye mbreti i Malit të Zi thirri të ngarkuarin me punë turk të informonte Prefektin e Shkodrës, për të zbatuar këto kërkesa. Në lidhje me këtë turqit u përgjigjën se malësorët nuk ishin autoriteti që shpërngulte postat policore. Pasi mori këtë lajm Divizioni i rezervistëve të Shkodrës iu drejtua Tuzit nga liqeni më 19 Shtator 1912. Në këtë divizion morën pjesë edhe 200 vullnetarë myslimanë nga qyteti i Shkodrës.

Një pjesë e divizioneve që lundronin për në Tuz u sulmuan në kanalin e Grabonicës më 29 Shtator 1912. Kafshët i zu frika dhe filluan t’u fundoseshin varkat. Një pjesë tjetër e varkave që ishin prapa u drejtuan për nga anijet. Ata që ishin para u vranë duke u prerë hundën dhe veshët. Një pjesë të kafsharëve i zunë dhe pasi i zhveshën i nisën mbrapsht. Kjo ngjarje kishte ndodhur me urdhrin e qeverisë malazeze dhe bëhej që të pengonin kalimin për në Tuzit. Ky nuk ishte episodi i fundit që provokuan malazezët para se të shpallnin luftë. Gjithë këto sulme dhe kjo dhunë u bë shkak për fillimin e luftës.

 

 

    2. Shpallja e luftës dhe fillimi i sulmeve malazeze

 

Shteti malazez i shpalli luftë Shtetit Osman më 8 Tetor 1912. Kur ky njoftim erdhi në Komandën e Shkodrës më 9 Tetor 1912, malazezët e kishin kaluar kufirin nga jugu i liqenit të  Shkodrës atë ditë që shpalli luftën. Kodi që vinte nga kufiri i Kranjës informonte se në kodrat e Lisnit dhe Kozakut ishin vendosur nga tre divizione këmbësorie dhe nga një bateri. Kurse në një port në jug të Tivarit ndodheshin dy divizione këmbësorie dhe një kompani mitralozësh. Para shpalljes së luftës për shkak të kryengritjeve që ndodhën në Shqipëri në një farë mënyre njësitë ishin të përgatitura dhe në kohën e luftës ata mundën t’i bënin ballë sulmit malazez. Në këtë kohë Komandanti i Divizionit të Shkodrës Gjenerali (Pashai) Hasan Riza i dha Mahmut Qamilit detyrën e Komandantit të Zonës së Taraboshit. Me shpalljen e luftës ushtria e Malit të Zi e filloi sulmin në tre drejtime: në veri, jug dhe në qendër.

 

 

3. Gjendja e forcave osmane gjatë sulmit malazez

 

Forcat osmane nuk e patën shumë të lehtë ta parandalonin këtë sulm të menjëhershëm të armikut. Mbas shumë përpjekjesh arritën të kenë sukses. Një rol të madh në këtë sukses luajtën oficerët me vlerë si Kermedin Koxhaman, Nafiz Gürman, Abdurrahman Nafiz, të cilët ishin dhe bashkëpuntorët më të afërt të Hasan Rizait.

Me shtypjen  e kryngritjes së malësorëve disa ushtarë  do të liroheshin nga ushtria dhe do të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Me fillimin e luftës italo - turke u anullua lirimi i këtyre ushtarëve. U pa e arsyeshme që derisa ushtarët e rinj të mësonin mirë përdorimn e armës, të vjetrit duhet të rrinin aty. Këta ushtarë në fillim të v. 1912 përbënin  pjesën më të madhe të njësive të Shkodrës. Ata u ngritën kundër këtij vendimi. Komandanti i Divizionit Hasan Riza, shkoi natën në vendodhjen e ushtrisë, mblodhi komandantët e këmbësorisë, por nuk mundi t’i bindë. Numri i njerzve në njësi ishte i vogël. Nuk kishte në dorë asnjë fuqi tjetër. Ishte e pamundur t’i bindje apo t’i frikësoje. Këta ushtarë ishin ata të cilët kishin marrë pjesë dhe në kryengritjen e 31 Marsit në Stamboll. Ata që bënin pjesë në divizionin Antalijas kishin parë dhe kryengritje të ngjashme në Hixhaz dhe Jemen. Këta mund t’i sillte në rrugë vetëm dhuna. Ky rebelim me plot trazira zgjati një javë. Këto trazira sa vinin dhe shtoheshin dhe kundrejt tyre nuk mund të bëhej asgjë. Kur u pa që nuk pati zgjidhje tjetër ju dha në dorë libreza e lirimit nga ushtria dhe u lanë të lirë. Pajisjet dhe armët ju morën. Ditën që një pjesë e mirë e tyre dolën në rrugë për t’u kthyer në shtëpi, iu zu pusi në Qafën e Pukës nën komandën e kapter Mustafa Agait, disa mbetën të plagosur, kurse pjesa tjetër u detyrua të kthehej në Shkodër. Udhëheqësit  e tyre u kapën dhe u dënuan. Ata që u kthyen ishin rreth 3000 vetë. Me këta u formua një batalion dhe të premten e parë pas kësaj ngjarje Komandanti i Divizionit i bëri të gjithë ata të kërkonin falje.

 

 

           4. Betejat në veriperëndim të Pejës    

 

Duke prekur këtë temë do të kemi mundësinë të njohim më mirë gjendjen e forcave osmane në atë kohë.

Grupi i Pejës: Divizioni 21 bashkë me batalionet e mbetura bëheshin gjithsej 21 batalione. Këto njësi ishin të vendosura në zonën e Plavës, Gucisë, Pejës, Rugovës, Beranës dhe Akovës. Veçanërisht me krijimin e Korpusit të ushtrisë së Vardarit,  në atë zonë qëndronin mbetjet e Tashlicës. Në Tashlica kishin mbetur 5000, në Akova 2450, në Berana 2900, Rugovë 1200, Pejë 2000, Plavë 2400 dhe Guci 2400 ushtarë.

 

Pamë që në kohën e shpalljes së luftës njësitë e Pejës ishin të pamobilizuara. Për shkak të shumë kryengritjeve të njëpasnjëshme nuk kishte qenë e mundur të trajnoheshin ushtarët dhe të kishte disiplinë në ushtri. Divizioni 4 i Kolashinit i përbërë nga brigada e 9, 10, dhe  11, e gjeti ushtrinë osmane të papërgatitur dhe i shkaktoi asaj humbje.

 

 

   5.  Betejat në zonën e Tashlicës

 

Rezultatet e betejave të këtyre zonave ishin për të ardhur turp.

Mjafton të lexosh mendimet e Marshallit Fevzi Çakmak në veprën me titull ‘Pamja e ndriçuar e Rumelisë Perëndimore’ ku thotë me drithërimë: “Një ushtri që kishte 5000 pushkë, 4 mitrolozë të rëndë, një njësi kalorësish dhe një bateri xhenjoje duke mbetur mes urdhrave që nuk përputheshin kërkuan mbrojtje nga Austria se nuk kishin fuqi ta bënin vetë këtë gjë, kundrejt 1000 ushtarëve malazezë.”

 

 

   6.  Betejat në zonat e Akovës, Beranës, Plavës dhe Gucisë

 

Forcat malazeze në fillim sulmuan Akovën dhe Beranën, forcat turke nën urdhrat e Kolonelit Abdurezak u tëhoqën nga Akova drejt Jenipazarit e më pas në Tergovishtë. Pasi dhe Plava ra në dorë të armikut, u tërhoqën në Manastirin e Deçanit. Gjenerali Vukotiç me dy Brigada (10 batalione) mori në dorë Akovën dhe la dy batalione kundër Tashlicës më 11 Tetor 1912, në të njëjtën kohë ai po marshonte drejt Seniçës që ishte 35-40 kilometra në veriperëndim të Jenipazarit dhe kështu do të formonte kontakt të ri më serbët. Me pas ai sulmoi Beranën. Focat e Vukotiçit që erdhën nga Akova mbërritën për katër ditë në Berana. Në këtë kohë forcat malazeze nga jugu e ngushtuan Beranën nga të dy krahët. Kështu që Berana ishte rrethuar nga jugu dhe veriu. Natën e 15/16 Tetorit 1912 njësitë u munduan të çanin rrethimin e më në fund  arritën të shpëtonin. Kështu që edhe këtu  kishte rënë në dorën e malazezëve. Pas kësaj çarje shtetrrethimi u rigrupuan regjimenti i 63, 55 dhe batalioni e 3, 10, gjashtë topa dhe skuadra e mitralozëve në Tregovishtë. Malazezët pasi shtinë në dorë Akovën dhe Beranën  armatosën të krishterët duke ia lënë në dorë mbrojtjen. Malazezët  sulmuan Plavën dhe Gucinë. Civilët u  larguan më 21 Tetor 1912, kurse batalioni i ushtrisë në gjendje shumë të shpërndarë u tërhoq në Gjakovë. Rezervistët e divizionit të Prizrenit nuk arritën në kohë për të mbrojtur Plavën dhe Gucinë. Me forcat që kishin u sulmua nga Manastiri i Deçanit për në Plavë më 22 Tetor 1912 u kap kodra e Mukrës, por pa arritur ndonjë sukses sepse edhe gjenerali Xhavit Mirliva ishte i plagosur. Megjithëse oficer Fatiu deshi të merrte drejtimin e divizionit, Xhavit Pashai nuk pranoi.

 

 

            7.  Betejat në zonën e Tuzit

 

Kompania e kufirit të Selçës u tërhoq në Tuz dhe u inkuadrua në forcat turke të atjeshme. Komandanti i Tuzit dërgoi 4 kompani këmbësorie dhe dy topa që të shtypte kryengritësit e Deçiçit. Kjo njësi u përlesh ashpër me malsorët. Përleshja zgjati deri në orën 10.30 të mbrëmjes. Të nesërmen beteja filloi përsëri në orën 5.40. Këto përleshje vazhduan si dhe të tjerat (natën nuk luftohej) deri më 12 – 13 Shtator 1912. Mbrëmjen e 13 Shtatorit 1912 regjimenti i këmbësorisë 71 dhe dy kompanitë e divizionit të dytë të Shkodrës që erdhën me vapor nga liqeni iu erdhën në ndihmë reparteve të Tuzit. Pas 15 Shtatorit 1912 forcat e Tuzit ishin nën komandën e major Sadedinit. Këtu u vendos edhe Halili, komandant i regjimentit 72.

Nga informacionet u vërtetua se forcat armike ndodheshin rreth fshatit Metagosh dhe sulmonin nga krahët, në zonën e Tuzit dhe Deçiçit.

Meqë relievi i Veranjës ishte i hapur dhe jo i thyer ato ndoqën rrugën nga kodrat e Vuksanlikës përmbi Deçiç. Batalioni mbrriti në kodrën e Kynbetit thuajse në një kohë me kryengritësit. Distanca mes dy palëve ishte 5 – 10 m. Kjo përleshje ndodhi aq shpejtë saqë vija e dytë e luftimit nuk e arriti. Kurse kompania e 4 nuk u përfshi fare këtë luftë të afërt. Kjo përleshje ishte shumë e përgjakshme dhe herë herë viheshin re tërheqje të ushtarëve, por oficerët u treguan guximtarë dhe i kthyen ata përsëri në sulm. Në këtë përlëshje batalioni humbi 93 ushtarë dhe 2 oficerë, kurse 3 oficerë dhe 34 ushtarë u plagosën. Këtë betejë e fitoi pala armike që ishte në kushte më të mira se forcat osmane.

 

 

 

II.- Betejat për Kalanë e Shkodrës (betejat për mbrojtjen e zonave strategjike të Shkodrës)

 

 

      II-1. Mbrojtja e zonave dhe vendeve strategjike të Shkodrës

 

Megjithëse e kemi prekur në faqet e mësipërme duhet të dimë forcat që ruanin pozicionet e Shkodrës. Në veri, pjesa mes liqenit të Shkodrës dhe Kirit u quajt zona e fushës; në lindje, pjesa mes Kirit dhe Drinit u quajt zona e Kirit; në jug,  pjesa mes lumit Bunës dhe lumit Drin u quajt zona e Bërdicës; dhe në perëndim zona nga liqeni i Shkodrës në Bunë,  e deri në malin e Taraboshit u quajt zona e Taraboshit.

Veçanërisht duhet kujtuar që zona e kënetave në jug të Shkodrës, në pjesën e kodrave të Dervishit u quajt zona e kodrave të Dervishit dhe zona ku bashkohej Kiri me Drinin u quajt zona e pritave.

 

Forcat e ruajtjes së këtyre zonave para betejës dhe të komandantët ishin si më poshtë:

 

Zona e Fushës

Komandanti:                           Komandanti i divizionit rezervë, oficer Sadiku  (nga Tirana)

Shefi i Shtabit:             Kapiten Sherifi (nga Siria)

 

Forcat:                                     Regjimenti 70. bataljoni i 1.

                                                Batalioni 1 i regjimentit 51.

                                                Batalioni i rezervistëve të Tiranës

                                                Batalioni i rezervistëve të Debreizer

                                                Vullnetarët e Shkodrës (300 persona)

                                                Vullnetarët e Martaneshit (120 persona)

                                                Sanxhaku i Postribës (77 persona)

                                                Kompania e mitralozëve të regjimentit 52

                                                6 topa 87 mm

                                                4 topa 75 mm

                                                Kompania e 24 e artilerisë

 

Zona e Kirit

 

Komandanti:                           Komandanti i divizionit të rezervistëve të Elbasanit, Kolonel Xhemali

Shefi i shtabit:                         Kapiten Asimi (boshnjak)

Forcat:                                     Batalioni 3 i regjimentit 54

                                                Batalioni 3 i regjimentit 53

                                                Batalioni 2 i regjimentit 71

                                                Batalioni i rezervistëve të Lushnjes

                                                Batalioni i rezervistëve të Beratit

                                                4 topa 120 mm

                                                3 topa 75 mm

                                                2 topa 75 mm

                                                4 topa 80 mm

 

Zona e Bërdicës:

 

Komandanti:                           Komandanti i Divizionit të Shkodrës të Regjimentit të topave, Kolonel Ibrahimi

Shefi i Shtabit:                         Kapiten Nesimi (nga Kreta)

Forcat:                                     Batalioni 3 i regjimentit 50

                                                Bataljoni 2 i regjimentit 54

                     Batalioni i rezervistëve të Elbasanit.

                     Batalioni i rezervistëve të Devollit

                     Vullnetarët e Pukes (500 persona)

                     Xhandarmaria (100 persona)

                     1 top 75 mm

                     12 topa 87 mm

                     7 topa 75 mm

                     Kompania e dytë e Batalionit të 6

 

 

Zona e Kodrës së Dervishit:

 

Komandanti:                           Komandanti i Regjimentit të Durrësit, nënkoloneli Salim

Forcat:                                     Një kompani  e batalionit të Kalasë

                                                Vullnetarët e Shkodrës

                                                3 topa 80 mm

 

 

Zona e Pritës

 

Komandanti:                           Komandanti i batalionit të 13 të artilerisë major Selaudin

Forcat:                                     Batalioni i rezervistëvë të Peqinit

                                                Vullnetarët e Shkodrës

                                                2 topa 120mm

                                                2 topa 80mm

 

Forcat e Korpusit

                                                Batalioni i 24. i qitjes

Batalioni i 2. dhe 3. të regjimentit 70. dhe kompania e  mitrolozëve

Batalioni i 1. regjimentit 71.

3 topa të lehtë

1 top 75 mm

Vaporët e  flotave  detare kishin  dy mitrolozë dhe dy topa te rëndë

 

 

Mundësitë për të mobilizuar ushtrinë kanë qënë të vogla sidhe që kompanitë të viheshin me rregull në zonën e Shkodrës. Pas fillimit të luftës ndërrimi i vendeve të luftimit të kompanive sipas nevojës nga një zonë në tjetrën ka sjellë një rrëmujë të madhe

 

 

 

          II-2. Betejat dhe rrethimi nga armiku i vendeve strategjike të Shkodrës

 

 

 1). Beteja e parë e Shkodrës (Sulmi i parë i Bardhanjorit)

 

Kjo betejë quhet dhe beteja e fshatit Myselim. Më 29 Tetor 1912 malazezët,  Divizioni i 3 me brigadat 7 dhe 8 sulmuan Kalanë nga pika e saj më e dobët që ishin kodrat e Bardhajt. Megjithëse në orët e para të sulmit ata u detyruan të tërhiqeshin ata  arritën me sukses të  zaptonin kodrat në perëndim të kalasë.

Sulmi i ashpër që u bë si kundërpërgjigje kundër malazezëve më 30 Tetor 1912 i shkaktoi atyre shumë humbje. Ata u detyruan të linin dhe ato toka që kishin pushtuar. Beteja që zgjati dy ditë i shkaktoi malazezëve 1000 të vdekur. Në këtë kohë ranë rob një kapiten dhe tetë ushtarë malazez. Turqit kishin shtënë në dorë dhe shumë armë. Humbjet e turqve ishin gjithsej të vdekur dhe plagosur  385 veta. Më 31 Tetor të 1912 pjesa lindore e Kirit u spastrua nga armiku. Ditët e mëpasshme ishin të mërzitshme për armiqtë.

 

 

                         2). Beteja e Kakarriqit (4 - 7 Nëndor 1912)

 

Zona e Kakarriqit nëpërmjet qafës së Jugës është  rreth 15 km larg Balldrenit dhe përshkohet nga një mal i lartë. Në veri gjenden kënetat e Drinit, në jug Këneta e Kakarriqit dhe liqeni i Balldrenit. Lëvizja nga perëndimi ishte e pamundur për shkak të kënetave. Në hyrje të stinës së dimrit rugë - kalimet për në Malin e Kakarriqit ishin dy, njëri ishte nga Kukli dhe tjetri 4-5 km në perëndim të tij në Jush. Rruga nga Kukli ishte më e mirë se ajo e Jushit. Për të shkuar nga Barbullushi për në Jush duhet të kaloje një kënetë më gjerësi 2.5 km. Vendkalimi kishte thellësi më tepër se një metër dhe ishte 100 metra i gjatë. Vendndodhja  armike ishte pranë kodrave me nr.394, 327 kurse forcat e tyre përbëheshin nga pesë batalione këmbësorie, dy topa dhe dy mitrolozë të rëndë. Rruga e furnizimit të armikut kalonte përmes kënetave në drejtim të Belajt dhe Luarzit me kallauz vendas.

Koloneli dha urdhrin që duke e rrethuar armikun  ta sulmonin nga të dy krahët në  mëngjesin e 4 Nëntorit 1912. Kompanitë u ngjitën me shpejtësi në kodër. Beteja e kësaj dite qe aq e ashpër sa disa pjesë të territorit herë kalonin në njërin krah e here në tjetrin. Nga batalioni i qitjes u plagosën 5 oficerë dhe 24 ushtarë, ndërsa 16 vetë u vranë. Kompanitë e kaluan natën e 4 - 5 Nëntorit në Zonën e Barbullushit. Megjithëse u tentua që të  arrihej  në shpatin perendimor të Kuklit ushtarët e padisiplinuar bënë që ky plan të mos realizohej. Më 5 Nëntor 1912 armiku u sulmua dhe u kap kodra me nr. 327 dhe më pas kodra nr. 386.

Pas orës 16.00 luftimet u ndezën më shumë dhe para perëndimit të diellit u vu re një batalion këmbësorie që vinte të përforconte armikun dhe u sulmua nga kodra 386 me topa. Deri në perëndim të diellit topat dhe mitrolozët hapnin zjarr derisa bënë që ky batalion të zhdukej. Në mëngjesin e 6 Nëntorit filluan përgatitjet për sulm, kurse nga armiku nuk u pa asnjë lëvizje. Pasi u shpërnda mjegulla focat turke përveç tufave të lopëve dhe deleve nuk panë asnjë këmbë  armiku. Armiku e kishte braktisur vendin e luftës. Gjatës ikjes kishin lënë pas armatime dhe kafshë transporti. Forcat që kishin ardhur nga Barbullushi me në krye Kapitenin e shtabit Keramedin nuk e pranuan faktin që armiqtë kishin braktisur fushën e betejës. Komanda malazeze e luftës së Kakarriqit përbëhej nga dy batalione këmbësorie dy mitrolozë dhe veç këtyre u kuptua që i erdhën si përforcime dhe dy batalione të tjera. Forcat armike u terhoqën drejt Belajt më 6 Nëntor 1912. Në këtë betejë kishin vdekur 33, plagosur 33 ushtarë dhe 5 oficerë. Kurse në fushën e betejës u gjetën 100 të vrarë. Forcat turke që ishin mësuar me shpirtin luftarak hidheshin mbi armikun. Por për fat të keq zbulimin e kishin shumë të dobët dhe nuk kishin kuptuar që armiku ishte tërhequr.

 

 

3). Marshimi i serbëve drejt Adriatikut (beteja e Beltojës)

 

Fillimi i sulmit të Bardhanjorit dhe Bërdicës nga malazezët, ishte për të përgatitur frontin e luftës kundër Shkodrës. Forcat serbe në këtë luftë ishin të ndara në dy divizione. Në të njëjtën kohë që luftonin në zonën Beltojës në frontin tjetër sulmonin bashkë më malazezët Kalanë e Shkodrës.

 

Në librin e Milutin D. Lazaroviç thuhet:

 

“Vetëm pas firmosjes së armpushimit, malazezët i morën vesh përmasat e humbjeve që patën në zonën e Shkodrës. Sulmi i malazezëve u realizua në Rijak vetëm pas marrveshjes së dy kryekomandantëve të ushtrive serbe dhe malazeze më 20 Janar 1913.” “...Ishte gabim që njësitë e pozicioneve mbrojtëse turke të fortifikuara të sulmoheshin të papërgatitur. Të sulmohej kalaja e Bërdicës që ishte e pamundur të shtihej në dorë dhe batalionet të shpërndaheshin përpara telave  me gjëmba.”

 Komandanti Malazez i këtyre njësive nuk e kishte imagjinuar se mund të humbiste pas shumë fitoreve që kishin patur deri atëherë. “Forcat e komanduara nga komandanti i regjimentit të Kirit vazhduan sulmin pa u lidhur me forcat e krahut të majtë dhe patën një humbje të frikshme përpara gardhit me tela në lokalitetin osman. ..”

 

Këto rreshta janë rrëfyer me shumë dhimbje nga një armik pas fitores së turqve në betejën e Beltojës.

 

 

                     4). Beteja e Zadrimës

 

Në këtë betejë morën pjesë forcat serbe dhe malazeze. Në fillim forcat serbe sulmuan njësitë e shkëputura turke, por forcat turke kundërsulmuan në ditët e fundit të Nëntorit të vitit 1912. Kur komandanti i njësisë turke mori vesh për përforcimet që po u vinin forcave serbe i kërkoi ndihmë Shtabit të Përgjithshëm. Për këtë arsye batalioni 24 i qitjes, batalioni 1 dhe 2 i Regjimentit të 70, një bateri e shpejtë malore dhe nje kompani e artilerisë së rëndë (mitraloz) u nisën që me natë për ndihmë. Kjo forcë duke thyer rezistencën e dobët të armikut arriti që në Dhjetor të 1912 të pushtonte Mijetin. Më 16 Dhjetor 1912 me armatosjen e popullsisë, armiku nuk mundi t’i bëntë ballë sulmit turk dhe për këtë arsye më 16-18 Dhjetor, tre ditë pas përleshjes ata u tërhoqën në drejtim të Dragoshit – Kutrit.

Në këtë betejë pala turke humbi gjithsej rreth 150 ushtarë. Ndërsa nga pala armike, duke përfshirë ata që u larguan dhe ata që u mbytën në ujra dhe moçale, humbën jetën rreth 600 ushtarë.

Palës armike iu morën një sasi armësh dhe municionesh si dhe iu zunë rob 60 persona. Pala armike kishte sjellë me vete një sasi të mirë ushqimi të cilën gjatë largimit nuk arritën ta merrnin me vete dhe për pasojë kaloi në duar të turqve. Kjo gjë zgjati qëndresën e Kalasë edhe për një muaj më tepër.

Nga kjo betejë morali i serbëve kishte rënë shume dhe për këtë arsye, nuk po i sulmonin më njësitë turke. Përforcimet e ardhura dhanë si rezultat këtë fitore.

Postat policore turke mbetën të palëvizura rreth zonës së Bushatit.

Të ndikuar nga kjo ngjarje, bullgarët i kërkuan Nazim Pashait të pranonte deklaratën e armëpushimit.

 

Në mes të Dhjetorit, rreth zonës së Lezhës filluan sulmin kundër serbëve edhe malësorët duke iu shkaktuar atyre shumë humbje. Për këtë arsye dy batalionet serbe që luftonin në frontin e veriut u gjenden  shumë  keq.

Malazezët më 28 Janar 1913 u tërhoqën drejt kodrës së Vezës që ndodhej 1.600 m larg kodrës së Fesatit. Ata nuk mundën ti bënin ballë armatimeve të forcave turke dhe të humbur u tërhoqën në kodrën e Sivrisë. Pozicionet nuk ishin të përshtatshme që forcat turke të qëndronin aty dhe për këtë arsye u kthyen në kodrën e Pususë.

 

 

                           5) Vdekja  e Hasan Rizait   

 

Banesa e Hasan Rizait në qytet ruhej si në kohë luftë dhe në kohë paqe. Banesën e ndrroi vetëm pas sulmit malazez në Kakarriq. Tani banesa e tij ishte menjëherë pas formacioneve të ushtrisë. Më 27 Janar 1913 pati një çrregullim në stomak dhe u kthye në banesën e tij në qytet, këto ditë përpiqej të ngrinte shqiptarët në rrethina kundër serbve dhe malazezëve. Zaten shqiptarët ishin futur në rradhët e ushtrisë turke. Të arrije të ktheje shqiptarët kundër malazezëve ishte një punë e madhe. Për këtë gjë dha ndihmën e tij dhe Esat Pasha. Hasan Rizai u tregonte udhëheqësve katolikë për rrezikun që do t’i kanosej në rast se serbët do të fitonin. U thosh atyre se çdo gjë që bënte Qeveria Turke, e bënte në favor të shqiptarëve. Dhe shqiptarët e shikonin rrezikun që i kanosej kurse priftërinjtë kishin filluar ta shqyrtonin këtë çështje. Kryepeshkopi i Shkodrës në emër të Shqipërisë kërkonte nga Hasan Rizai garanci. Kryepeshkopi i Shkodrës u ul në bisedime me Hasan Rizain dhe vendosën mbi kushtet që Qeveria  Osmane do të përpunonte në favor të shqiptarëve dhe që në kala në krah të  flamurit osman të vihej flamuri shqiptar. Hasan Rizai pranoi, me kusht që të gjithë malësorët dhe shqiptarët katolikë t’i përdornin armët e tyre kundër serbve dhe malazezëve. Detajet e për këtë vendim u la të diskutoheshin në barakat e vendosuara në Kodrën e Dervishit. Pasi të bisedonte me priftin që do të vinte në shtëpinë e tij do të fillonin përgatitjet për kryengritjen kundër serbve në Zadrimë dhe Nënshat. Hasan Rizai zbriti nga Kodra e Dervishit duke kontrolluar me shumë kujdes trupat, kështu erdhi më vonesë në shtëpi dhe zvogëloi kohëzgjatjen e bisedimeve. Dielli kishte perënduar. Pas pak kohësh erdhi nëntogeri i dërguar nga Esat Pashai dhe e pyeti nëse duhej që të vinte Esat Pasha me priftin atje apo duhet të prisnin Hasan Rizain? Hasan Rizai i tha Aburrahman Nazif Beut se do të vonohej një orë. Pas kësaj mori dhe nëntogerin e ardhur me vete dhe u nisën për në shtëpinë e Esat Pashës që ishte 150 m larg.

Nuk lajmëroi asnjë nga rojet e veta megjithëse nuk e kishte zakon të dilte ng shtëpia i vetëm. Rojet i merrte gjithmonë rezervistë për të mos pakësuar numrin e luftëtarëve. Shtëpitë ishin  përballë njëra tjetrës. Në orën 18.45 mes dy shtëpive u dëgjuan dy krisma dhe pak më vonë një tjetër. Rojet e Hasan Rizait dolën menjëherë jashtë. Mes dy shtëpive në errësirë ata panë Hasan Rizain në tokë të plagosur dhe me armën e tij të sapo nxjerrë nga brezi. E sollën në shtëpi dhe u fillua menjëherë mjekimi. Fjalët e para që tha ishin: “Më dolën dy tre vetë para dhe unë nuk munda ti shoh nga errësira. Njëri prej tyre pasi u afrua shumë afër shtiu dy herë kurse tjetri shtiu pasi unë kisha rënë në tokë.”

Mjekimi i parë i plagës bëri që dhimbja të bëhej e padurueshme, por ai nuk e jepte veten. Bile bënte dhe ndonjë shaka me kapiten Qemalin që kishte humbur një dorë në luftën e Kakarriqit. I thoshte”Qemal ti ke një plagë kurse unë tre jam më trim se ti.”

Pas pak erdhi Esat Pashai me sy të përlotur. Kur pa Esat Pashën e ftoi brenda dhe urdhëroi t’i bënin një kafe. Diskutimet u ashpërsuan, Hasan Rizai që po i dëgjonte nga dhoma tjetër dërgoi fjalë: “detyra e çdokujt është të mbrojë Kalanë dhe ushtrinë kurse kjo imja nuk është për t’u diskutuar, nëse vritem do të shkoj tek zoti e nesë mbetem i gjallë do të dal me ballin lart”. Ai mendonte se të tre plumbat kishin hyrë në trup. Ai i tha njërit prej agallarëve të Shkodrës, miqve më të mirë të tij të mos e linte këtë gjak. Hasan Rizai bindte njerëzit që e vizitonin se duhet të luftonin për mbrojten e Kalasë së Shkodrës se për ndryshe nuk do të kishte tjetër shpëtim. Doktori i bëri një morfinë që të qetësohej nga krizat. Sa u zgjua ai filloi të jepte direktivat për drejtimin e ushtrisë në frontin e luftës. Gjendja e tij qe kritike dhe ai tani po mendonte se kë do të ngarkonte me detyrën e komandantit të ushtrisë. Ai mendoi se  Abdurrahman Nazifi duhet  të firmoste për  këtë post. Natyrisht që këto punë bëheshin vetëm nëse ai do të ishte gjallë. Para se ai të ndërronte jetë nxori disa persona nga dhoma e tij dhe thërriti Shefin e Shtabit Zotin Kerametin t’i lexonte një Jasin. Sapo mbaroi Jasini, Hasan Rizai dha shpirt. Ora ishte 22.45 dhe ai kishte jetuar 7 orë i plagosur. Ai kishte dy plagë. Njëri plumb duke  shpuar veshkën dhe stomakun kishte kaluar katër gisht poshtë  gjoksit në anën e majtë, tjetri kishte hyrë në të njëjtën anë, por pak më poshtë. Hasan Rizai kishte vdekur pa ja lënë askujt komandën e ushtrisë. Abdurrahman Nazifi dhe Keramedini kishin debatuar për këtë temë, por më në fund vendosën që këtë detyrë t’ia linin Esat Pashës. Esat Pasha kërkoi prej këtyre të dyve që të bënin betimin se do të punonin dhe për të ashtu siç kishin punuar për Hasan Rizain. Keramedini mori  përsipër të udhëhiqte drejpërdrejt  Ushtrinë.

 

Këtu duhet të flasim pak për Esat Pashën.

Ai i shte nga Tirana dhe rridhte nga familja e Toptanëve. Politika e Sultan Hamidit ishte të shtinte në dorë të parët e vendit dhe me anë të tyre të zotëronte  Shqipërinë. Duke i dhënë këtyre njerzve grada dhe pushtet, i lidhte ata pas vetes. Abdul Hamiti i dha atij gradën e Gjeneralit. Esati ishte i pashkolluar dhe nuk ishte ushtarak. Dinte të shkruante dhe këndonte pak turqisht. Që të arrinte të mbante pushtetin e tij shpesh përdorte forcën. Ishte shumë i pasur dhe i zgjuar. Ndiqte mënyrën e drejtimit të Sulltan Hamidit dhe ishte frikacak. Në kohën që në Tiranë filluan kryengritjet Hasan Rizai e mori prej andej dhe e solli në Shkodër. Nëse lufta do të zgjaste ai do të bëhej komandanti i Shkodrës. Esat Pashait nuk i pëlqeu ky titull dhe e quajti veten Komandanti i  fronteve të lindjes dhe veriut të Shkodrës. Në kohën e luftës nuk donte të qëndronte në Shkodër, por kërkonte të shkonte të punonte në Tiranë për krijimin e një organizate dhe prej andej të ruante lidhjet  me Shkodrën. Shkak për këtë ishte shmangia nga lufta  që do të fillonte 28 Tetor  1912 në forntin e Kirit. Hasan Rizai e bindi të  rrinte në Shkodër, në fakt kjo gjë kishte shkaktuar një perde të ftohtë mes tyre, por kur bëhej fjalë për bisedime ata uleshin shpesh dhe bisedonin gjatë. Qëllimi ishte të fitonte gradën e gjeneralit dhe të bëhej deputet i parlamnetit, kurse qëllimi i Hasan Rizait ishte që Shkodra të fitonte luftën dhe pas saj ai do të ndihmonte Esatin të arrinte atë që donte. Esat Pashai ishte i dashurar me Stambollin dhe vendet e argëtimit që ndodheshin në të. Ai jetonte me ëndrrën  e Stambollit. Shpresa e tij ishte dhe që të zotëronte Shqipërinë.

Por shqiptarët myslimanë dhe katolikë ishin në krahun e Hasan Rizait. Bile njëri nga krerët drejtues të  fesë katolike, në vend që të ishte kundër tij propozoi që me lejen e  Qeverisë Osmane, Hasan Rizain t’a zgjidhnin princ të Shqipërisë. Esat Pashai për një moment mendoi se mund të arrihej armëpushimi. Ndërsa Hasan Rizai pak merrej me punët  e shqiptarëve dhe më shumë preokupohej për dinjitetin dhe nderin e ushtarëve turq. Ajo që donte më tepër ishte që forcat turke të tërhiqeshin në Anadoll. Kurse Esat Pashai nuk shihej si një kokë me vlerë për të drejtuar vendin. Esat Pashai frikësohej më tepër nga të rinjtë  shqiptarë. Dhe  ajo që e frikësonte më tepër i ra për pjesë ta hiqte, më 13 Qershor 1920 u vra në Paris nga Avni Rustemi.

 

 

                         6). Beteja e dytë e Shkodrës (Sulmi i dytë i Bardhanjorit dhe  

                            sulmi i përgjithshëm)

 

Me 3 Shkurt 1913 divizioni i 2, 3 dhe 4, malazez ndodhej në krahun verior të Kalasë së Shkodrës dhe në frontin e Bardhanjorit. Divizioni 1 malazez në Tarabosh dhe ai serb në Bërdicë ishin gati për sulm.

Më 7 Shkurt 1913 filluan bombardime të forta nga të dyja palët. Divizioni i dytë u fut në Bardhanjor. Brigada e Açiçit u fut në kodrën lindore të fshatit Myselim. Natën duke kaluar nga një shteg i hapur i rrethimit me tela ata zaptuan kodrën. Kurse katër brigadat e tjera hynë në Bardhanjor. Nga veriu sulmonte një brigadë me 5 batalione(2100 vetë). Nga lindja një brigadë më gjashtë batalione (2400 vetë). Nga juglindja një brigadë me tre batalione (1200 vetë). Nga jugu një brigadë me katër batalione (1600 vetë).

Të arrije në Bardhanjoll nuk ishte shumë e lehtë dhe forcat nuk mundën të kalonin  rrethimin me tela kështu që pas shumë humbjesh ata u vendosën pranë rrethimit. Të gjitha përpjekjet për të këputur telat dolën pa sukses. Zgjatja e luftës nuk ishte parashikuar dhe ushqimi nuk mjaftonte për të dy ditët që ushtarët ndenjën aty, gjë kjo që vështirësoi jetesën e ushtarëve. Megjithëse malazezëve ju erdhën përforcime dhe ata përparuan nuk arritën të thyenin turqit kështu që u detyruan të kthehen prapa. Kjo ishte një betejë shumë e përgjakshme dhe me humbje nga të dyja palët, por armiqtë kishin humbur dy herë e gjysmë më shumë njerëz sesa turqit.

 

 

               (7) Sulmi që serbët bënë natën në Bërdicë (Beteja e Beltojës)

 

Serbët që më 5 Shkurt 1913 vinin nga jugu për në Bërdicë arritën që në 7 Shkurt  1913 të arrinin të shtinin në dorë zonën afër Bushatit. Batalioni i 2, i Regjimentit 54 të këmbësorisë u bashkua pranë Zonës së Bërdicës. Në natën e 7 Shkurtit 1913 pati një luftim me topa nga të dy palët. Në këtë kohë u vu re një batalion serbësh që shkonte drejt Majës së Melgushës.kurse një batalion tjetër drejt Ashtës. Natën e 8 Shkurtit në zonën e Kishës së Belojtës, u dëgjuan zhurma dhe rënie bilbili, me të dëgjuar këtë vija e parë e luftës hapi zjarr, por kur nuk mori asnjë përgjigje nga armiku. E njëjta gjë ndodhi dhe nje herë tjetër po atë natë, vija e parë mori pozicion dhe ishte e gatshme për çdo lloj sulmi. Rreth orë 03.30 para rrethimit me tela u dëgjuan zëra (Rroftë Mbreti Petro). Armiku para se të sulmonte ndaloi para telit dhe e preu atë. Në këtë betejë forcat  serbe hasën një rezistencë të madhe, ato i përkrahte dhe artileria.Vetëm bateria e 6 kishte dy topa dhe të gjithë të tjerët ishin mbledhur para telave për të sulmuar armikun. Forcat armike çanë katër vende rrethimi dhe arritën deri në kullën 7 dhe 8. Ata kishin çarë dhe tre vende të tjera mes kullës 8 dhe Kishës së Beltojës. Armiku e shtoi sulmin nga kullat 7 dhe 8. Errësira nuk linte që të shikoje mirë se ç’bënte armiku. Sa më shumë kalonte koha aq më shumë shtohej presioni mbi armikun  dhe sidomos në fushë ata kishin shumë humbje. Në të njëjtën kohë ata që kishin mbetur brenda zonës se kishës dhe shtëpive përreth u detyruan të dorëzoheshin. Ushtarët turq morën zemër dhe sulmonin gjithnjë e më shumë mbi armikun madje pa pasur nevojë të merrnin urdhër nga komandantët e tyre. Artileria gjithashtu i shkaktoi humbje të mëdha armikut. Pjesa tjetër rrethoi armikun nga mbrapa dhe e futën atë në mes ku nuk kishte më se ç’të bënte përveç se të dorëzohej. Përpjekjet e topave armik ishin të kota se ushtarët turq nuk po përmbaheshin më. Në 05.30  kompanitë e mbetura armike nuk dinin nga të arratiseshin më parë. Pas kësaj njësitë turke ishin shumë të lodhura dhe nuk mundën t’i ndiqnin. Nëse do të bëhej kjo Kalaja e Shkodrës mund të lidhej me pjesën tjetër të vendit. Në këtë betejë njësitë turke kishin humbur 41 persona dhe kishte 64 të plagosur.

Kurse humbjet e serbëve ishin: sipas njoftimit zyrtar të ekipeve shëndetsore njoftohet se në fushë kishte 1379 të vrarë, katër prej tyre oficerë, 86 ishin të plagosur dhe 428 persona ishin kapur rob. Në fund të kësaj beteje janë mbledhur rreth 3000 armë. Ata që kishin rënë në humnera apo ishin mbytur nëpër moçale nuk përfshiheshin në këtë numërim.

 

 

                         (8) Ngjarjet e Shkurtit që ndodhën në Shkodër  

 

Këto kohët e fundit vihej re se armiku po afrohej  shumë në drejtim në pozicioneve mbrojtëse turke. Ata po shtonin përgatitjet për një sulm tjetër dhe po i afroheshin rrethimit me gjemba. Sidomos në mes të Shkurtit ata ishin afruar aq shumë sa që mund t’i hidhinin bomba dore njëri tjetrit. Malazezët nuk qëndronin kot ata po përgatisnin në fshtehtësi topat. Ata sulmonin shpesh herë me topa pozicionet turke. Në shumicën e rasteve përleshjet ndodhnin natën, në këto përleshje pala turke humbi 40 ushtarë ndër ta dhe një kapiten. Serbët ngrinin kurthe dhe çadra në majat e Bushatit dhe Ashtës. As bombardimet që serbët bënë me avionë nuk dhanë ndonjë rezultat. Në fund të Shkurtit serbët sulmuan pa rreshtur tre ditë dhe netë. Për të mos humbur njerëzit nga bombardimet ishin ngritur çadra që ruheshin. Në qytet u dogjën shumë shtëpi. Zjarrfikëset ushtarake arritën të shuanin zjarrin menjëherë. Përpjekjet që u bënë për të grumbulluar ushqime nga Durkijeti dhe Ashti dështuan. U arrit të grumbulloheshin shumë pak ushqime.

 

 

                                      (9) Operacioni i Marsit 1913

 

Shkodra bombardohej çdo ditë. Nga këto bombardime u dëmtuan konvikti i i ndihmave austriake dhe Manastiri Françeskan ku rrinin priftërinjtë. Në këtë kohë Qeveria Austriake ndërhyri politikisht për hir të disa shtetasve të palëve asnjëanëse që u vranë ose u plagosën aty. Malazezët megjithëse nuk kishin sulmuar prej katër ditësh më 16 Mars filluan sulmin përsëri. Në mes të Marsit një pjesë e mirë e divizionit të 1 të Bandirmasë me katër bateri të rënda (12 topa të lehtë 12cm) dhe katër topa (21cm) erdhën në Shëngjin dhe u vendosën në frontin e Bërdicës. Më 21 Mars u vërtetua kthimi i këtyre anijeve nga Skela e Semanit. Gjenerali i Shtabit të Ushtrisë Serbe Popoviç mori komandën e forcave serbe. Një forcë e barabartë me tre divizione dhe 16 bateri u vendosën në frontin jugor të Kalasë. Malazezët sulmuan dhe një herë mbi Shkodrën për krenarinë e tyre kombëtare. Përforcimet që kishin ardhur në një farë mënyre kishin zëvendësuar humbjet në sulmet e mëparshme.Veçanërisht kishin shtuar topat e rëndë. Përveç kësaj ata kishin vendosur të bënin dhe disa sulme të tjera. Divizioni i 2 nga krahu tjetër, në frontin e veriut ishte pozicionuar pranë Kalasë dhe kur t’i duhej të kalonte rrethimin e telave u ishte dhënë nga një thes me rërë dhe nga një deng bari. Për të qenë më të sigurtë nëse armiku kalonte telat me gjemba, ishin vendosur fuçi të mbushura me dhe dhe brenda tyre ishte derdhur 10 cm beton. Këtë herë malazezët kishin vendosur të zaptonin Taraboshin. Ata do të sulmonin fort nga frontet e jugut dhe veriut. Mendohej që ata të sulmonin dhe barrikadat e ngritura gjatë rrugës së Tuzit që ndodhej pranë vendosjes së frontit verior. Përforcimet e ardhura kishin bërë që serbët të mos përparonin. Moti me lagështirë i pranverës ju a vështirësonte dhe më tepër kalimet nëpër moçale. Serbët që kishin nxjerrë mësim nga humbjet në sulmin i Beltojës sulmonin me shumë maturi. Në frontin e Lushnjës vepronte Divizioni i 6 kurse një pjesë tjetër duhet të ishte e gatshme kundër çetave shqiptare. Komandanti serb kishte mundësi të merrte një vendim kundrejt çdo gjëje që mund të ndodhte. Për këtë do të merrte pjesë në luftë me topa të rëndë që të mund t’i neutralizonte topat turq në frontin e Bërdicës.

 

       a) Përforcimet e reja të serbëve kundër Shkodrës dhe sulmi që bëri anija Hamidije në Detin Adriatik

 

Në frontin jugor të Kalasë së Shkodrës u vunë  re dhe makinat dhe avionët që serbët vunë në dispozicion të trupave të tyre. Forcat serbe që erdhën nga jugu u pozicionuan në zonën e Bërdicës  përballë focave turke.

Nga Shëngjini për në Durrës u nisën 16-17 anije kurse pranë malit të Kakarriqit ishte një kompani këmbësorie. E gjithë kjo tregonte një përgatitje serioze të armikut, duke pasur parasysh humbjen në sulmin e Bërdicës donte të hakmerrej kundër Shkodrës duke sjellë dhe një divizion tjetër me anije greke.

Anija ushtarake Hamidije kishte doli nga ngushtica e Çanakkalasë në Dhjetor dhe në 11/12 Mars 1913 hyri në Kanalin e Otrantos. Me 12 Mars iu afrua Durrësit, bombardoi ushtrinë serbe dhe po në të njëjtën ditë fundosi anijen greke që kishte sjellë përforcimet serbe. Pasi kreu detyrën e vet ajo u dërgua për në Iskenderie.

 

Në fund të Marsit 1913 forcat osmane dhe armike përbëheshin si më poshtë:

 

-          Forcat Osmane:

 

Zona e Fushë                                përfshirë zona e Setlerve, 3900 pushkë dhe 22 topa

Zona e Lumit                                përfshirë Kodra e Dervishit 3600 pushkë, 27 topa

Zona e Bërdicës                            1100 pushkë, 14 topa

Zona e Taraboshit                                     3400 pushkë, 21 topa

Rezervë                                         300 pushkë, 1 top (batalioni 3, i regjimentit  57 të këmbësorisë)  

      Gjithsej                                          12300 pushkë  85 topa

           Këtu nuk përfshihen topat e vjetër dhe ata të malit

 

        -  Forcat Serbe:

Divizionet e Drinës dhe Shumadijës (regjimenti i këmbësorisë 5, 6, 10, 11 dhe 17).

Gjithsej ushtria serbe 19 batalione ,46 topa.

 

         - Focat  Malazeze:

Zona e Fushës dhe e Lumit: divizioni 2, 3, dhe 4.

Zona e Fushës; 11 batalione këmësorie, 22 topa

Zona e Lumit ;  25  batalione këmbësorie, 33 topa

Zona e Taraboshit; 13 batalione këmbësorie, 38 topa

Gjithsej forcat armike ishin: 40000 pushkë dhe 140 topa.

Kështu që forcat armike kishin dy herë më shumë topa dhe tre here më shumë pushkë.

 

                               (b) Beteja e dytë e Taraboshit

 

Armiku ishte gati për luftë në çdo drejtim më 31 Mars 1913.

Veçanërisht për ta thyer moralin e popullsisë ata gjuanin me topa qytetyin e Shkodrës. Nga këto gjuajtje u vranë 35 dhe u plagosën 64 persona. Mes të plagosurve ishte dhe konsulli anglez.

Sulmi i armikut filloi  31 Mars 1913.

Armiqtë në fillim sulmuan me topa pikat e rezistencës. Pasdite ata përparuan më këmbësori dhe u futën  në pozicionet turke, bile ata zaptuan një pjesë të mirë të vijës së parë. Beteja ishte aq e fortë sa ia vlente të shikoje heroizmin e një grusht turqve se si luftonin me të gjitha fuqitë e shpirtit, p.sh. në një rast kur njëri nga komandantët urdhëroi të gjuhej me mitroloz, një  ushtar doli në fushë betejë dhe nuk e lëshoi mitralozin nga dora deri sa u vra. Armiku ishte shumë i përgatitur dhe u fut në vijën e parë të luftimit kështu që pas dy ditë luftimesh turqit u detyruan të linin vendin e luftimit. Në këtë betejë ishin vrarë një oficer dhe 60 ushtarë, u  plagosën katër oficerë dhe  209 ushtarë kurse humbjet e armikut ishin 7 herë më të mëdha.

 

 

                     (10) Beteja e tretë e Shkodrës (sulmi i Taraboshit)

 

Më 31 Mars 1913 armiku filloi bombardime të fuqishme në Kodrën e Semerit dhe në Oblikë. Nga dreka filluan luftimet me topa në çdo front. Pas një ore u hodh në sulm dhe këmbësoria. Brigada 1 dhe 2 të armikut, që erdhën nga veriu dhe perëndimi nga kodrat e Pususë dhe Fesatit. Sipas  Gjeneral Mejr ndër forcat që vinin nga fusha u vranë 600 persona dhe ata u detyruan të ktheheshin mbrapa. Sulmi i here pas hershëm i Brigadës së 3 armike nuk dha ndonjë rezultat dhe ata pësuan shumë humbje dhe u kthyen mbrapa. Përsëri sipas Gjeneral Mejr Brigada 1 dhe e 2 pasi humbën një pjesë të rëndësishme të ushtrisë nuk u bindën më për një sulm të ri. Batalionet e Cetinjës dhe Virpazarit kishin humbur një të tretën e tyre. Rreth këtyre zhvillimeve Kolonel Planmaç doli para trupave dhe bëri thirrje për flijim. 710 burra u mblodhën rreth tij. Planmaç me burrat e vet filloi t’i ngjitej kodrës, por luftëtarët turq e vranë atë dhe vetëm 55 vetë arritën të ktheheshin mbrapsht. Forcat që vinin nga perëndimi duke përfituar dhe nga Kodra e Pususë, zaptuan strehimet e dy skuadrave. Armiqtë u detyruan të tërhiqeshin nga fronti i Bardhanjorit pas sulmit të fortë të turqve. Armiqtë megjithëse kishin kaluar në krahun tjetër të telave u detyruan të ktheheshin prapa nga humbjet që iu shkaktoi ushtria turke. Turqit e shkatërruan  një rrethim prej fuçiash të armikut, duke e goditur me topa. Sulmet e serbve në frontin e jugut nuk dhanë ndonjë rezultat. Kurse malazezët që patën mbetur në strehimet që kishin zaptuar u përpoqën gjithë natën për të ngritur barrikada. Humbjet e malazezëve ishte shumë herë më të mëdha se ato të turqve. Sipas Emanuelit 2500 kishin vdekur malazezë.

 

Përgatitja e një sulmi të ri:

Komandanti serb Popoviç kërkoi që Shkodra të dorëzohej dhe kur mori përgjigje negative filloi bombardime të fuqishme. Sipas Popoviçit Shkodra mund të zaptohej vetëm nga fronti i Bardhanjorit. Deri në këtë ditë në atë front ishin arritur shumë pak fitore dhe për këtë arsye 3 divizione malazeze (2, 3 dhe 4) kishin planifikuar të sulmonin me topa 12 cm. Fuqitë e mëdha u ndërhynë që ky sulm të mos bëhej. Sulmi i katërt nuk u bë. Sipas gazetës së luftës së Kalasë, ditët e fundit armiku me topat 15 cm kishte shkatërruar urën e Bahçallëkut dhe me topat 21 kishte shkatërruar e vrarë shumë njerëz.  

 

 

                             (11) Ngjarjet e Prillit 1913

 

Në këtë periudhë Fuqitë e Mëdha diskutonin për konfliktin dhe vendosën që Shqipëria të ishte një vënd i pavarur dhe Shkodra të mbetej brenda kufinjve të saj, kurse Serbia dhe Mali i Zi u njoftua të mos derdhte më gjak më kot. Vendimi theksonte se edhe në rast se ato do të mernin Shkodrën ishin të detyruar t’ia kthenin atë përsëri Shqipërisë. Austria i dërgoi një notë malazezëve duke ia bërë të qartë vendimin. Serbia nga ana tjetër u ngrit kundër Austrisë dhe e mbështetur nga Rusia shtuan mundësinë për një luftë të përgjithshme, por fuqitë e mëdha vendosën që ta përkulnin Malin e Zi dhe Serbinë me një demonstrim force në det. Fuqitë e mëdha me 10 Prill 1913 dërguan anijet e tyre në brigjet e Tivarit, Ulqinit, Shëngjinit deri në grykëderdhjen e Drinit dhe kërkuan që të gjitha anijet e tjera të largoheshin nga këto brigje. Më pas forcat detare u shtrinë deri në Durrës. Në këtë mënyrë serbët dhe malazezët mbeteshin pa ushqime dhe përforcime. Transporti me rrugë tokësore ishte shumë i vështirë. Serbët e mbetur në një gjëndje të vështirë për të mos humbur edhe ato territore që kishin fituar në Maqedoni u detyruan të tërhiqeshin nga Shqipëria.

 

Më 16 Prill 1913 serbët e kishin zbrazur frontin jugor të Shkodrës. Zona që kishin lënë mbeti e zbrazur për katër ditë por më pas dy brigada malazeze nga liqeni  nëpëmjet Bunës u vendosën në Bërdicë. Pas tërheqjes  së serbëve morali i malazezëve ishte përkeqësuar dhe ata i kishin humbur shpresat për të marrë Shkodrën. Mbreti plak mundohej me mënyrën e tij të shtinte në dorë kalanë. Pavarësisht dëshirës së Esat Pashait për një Shqipëri sovrane dhe dëshirës së Fuqive të Mëdha për evitimin e kësaj lufte, uria dhe sëmundjet infektive i jepnin shpresë Nikollës. Sipas njoftimit të Esat Pashait ushqimet e Shkodrës do të mjaftonin deri më 23 Prill dhe kjo do bëhej e mundur me grumbullimin e ushqimeve nga popullata. Për shkak të urisë vdiqën shumë njerëz, gjë që ishte shkas për revolta. Dorëzimi i pikave të fortifikuara nga ana e Esat Pashait tregonte më së miri qëllimin e tij të ulët. Ai me këtë, bëri që  askush të mos e besonte më. Pas vdekjes së Hasan Rizait që ishte dhe shpirti i Kalasë nuk mund të pritej më gjë nga Esat Pashai.

 

 

  II-3. Dorëzimi i Shkodrës dhe mendimet rreth mbrojtjes së saj 

 

 

              1). Dorëzimi i Shkodrës

 

Pas 6 muajsh lufte heroike njësitë turke dhe populli i qytetit, të detyruar nga uria vendosën të dorëzoheshin. Më 20 Prill 1913 në komandën e ushtrisë malazeze u derguan njerëz. Kapitenët Abdurraman Nafizi dhe Zoti Keramedin nën urdhërin e Esat Pashait i dërguan një propozim komandës malazeze. Qëndresa e fortë e kalasë në këtë kohë ishte për të dyja palët një gjak derdhje e kotë dhe se më e mirë për të dyja palët është mbërritja e oficerëve malazezë për bisedime në Shkodër. Një kapiten malazez i ardhur në skelën e Zogajt priti oficerët turq. Fillimisht i dërgoi ato tek Komandanti i Brigadës. Pasdreke erdhi Kryekomandanti Janko Vukotiç. Pas ardhjes së princit Danilo bisedimet filluan në vaporin me të cilin kishte nbrritur. Kushtet që ishin shkruar në shkresën e Esat Pashait u ndryshuan dhe u tha se ai duhet të pranonte të dorëzohej. Oficerët turq nuk e pranuan këtë duke nxjerrë si pretekst kompetencat e tyre të limituara. Pas kësaj princi ngarkoi gjeneralin Janko Vukotic dhe mikun e Esat Pashait, ish ambasadorin e Malit të Zi në Stamboll, Pjetër Plemenac për bisedime. Oficerët turq u kthyen natën në Shkodër me varkë. Te nesërmen në mëngjes Janko Vukotic, Pjetër Pelemenac dhe dy persona të tjerë erdhën në Shkodër me vapor. Këta kërkuan si kusht të parë dorëzimin e ushtrisë. Delegacionit të ardhur iu bë e ditur kundërshtimi ndaj këtij kushti dhe ky delegacion ngaqë nuk kishte të drejtë vendimmarrje premtoi se do të kthenin përgjigje të nesërmen dhe pas një ore u larguan. Me 22 Prill 1913 u hartua një marveshje e re dhe u dërgua në Shkodër. Propozimi që Esat Pashai dhe ushtria e tij të linte Shkodrën në të njëjtën kohë që malazezët do të hynin në qytet, ngjalli debat. Bisedimet u zgjatën. Esat Pashai mblodhi popullsinë e Shkodrës dhe i tregoi se ishin të detyruar të braktisnin qytetin. Në këtë kohë u tha se ata që donin mund t’i bashkoheshin ushtrisë. Debati vazhdoi deri vonë. Diskutimet që zgjatën deri vonë u shkruan në turqisht dhe frëngjisht. Kapiteni Keramedin shkoi në Mal të Zi për të firmosur marëveshjen. Për malazezët, marveshjen u firmos nga princi Danilo ndërsa për mbrojtësit nga Esat Pasha. Keramedini u kthye në mëngjes në Shkodër.

 

Kushtet e dorëzimit të Kalasë sipas marveshjes:

1-      Çdo ushtar apo rezervist bashkë me armën e tij, me rrobat dhe paisjet duhet të braktiste Shkodrën.

2-      Cilido nga populli që kishte dëshirë të shkonte me ushtrinë mjaftonte të merrte rrobat dhe armën dhe ishte i lirë.

3-      Asnjë shtetas osman që ishte brenda kalasë nuk do të përbuzej, në asnjë mënyrë nuk do shkeleshin të drejtat e njeriut. Askush që kishte qënë më parë në luftë nuk do të dënohëj. Qoftë mysliman apo i krishterë, askujt nuk do t’i cënohej besimi.

4-      Njësitë mund të merrnin me vete çadra, qilimë, kazanë me kafshë apo me mjete të tjera.

5-      Nënpunësit civilë dhe ushtarakë do të liheshin të lirë të shkonin me ushtrinë.

6-      Në largimin e ushtrisë do të ishte prezent një gjeneral malazez sëbashku me disa oficerë.

7-      Robtë serb do t’i dorëzoheshin Komandës së ushtrisë malazeze. Qoftë këtyre dhe ushtarëve do t’u sigurohej një shërbim i mirë mjeksor. Një personel shëndetsor turk do të ngarkohej me mjekimin e të plagosurve dhe të sëmurëve. Shpenzimet e spitalit do të përballoheshin nga qeveria osmane.

8-      Të gjitha  dosjet e dokumentave zyrtare e ushtarake dhe dosje të tjera që do të duheshin, do të merreshin nga Komanda e Korpusit Shkodër.

9-      Te gjithë mitrolozët dhe topat do merreshin bashkë me vete.

10-  Do të bashkëpunohej për të gjithë informacionin dhe komunikimin.

11-  Ata që kishin ndihmuar Qeverinë Osmane gjatë luftës nuk do të penalizoheshin.

12-  Të huajt apo ata që ishin arratisur nga Mali i Zi dhe ishin strehuar në Shkodër, sidhe ata që ishin rreshtuar në krah të ushtrisë turke nuk do të mbanin asnjë përgjegjësi.

13-  Nëse do të kishte mundësi Qeveria e Malit të Zi do t’i jepte ushqime të mjaftueshme luftëtarve.

14-  Mjetet që ishin përdorur për mbrojtjen e Shkodrës do t’i dorëzoheshin Komandës së ushtrisë malazeze.

15-  Që nga ora 08.00 Taraboshi, Bardhanjori dhe Fusha e Gjadrit duhet të zbrazeshin. Malazezët do të vendoseshin më 24 Prill 1913  në orën 11.00 në Kodrën e Fesatit dhe në Bardhanjol.

 

Kryekomandanti i Malit të Zi                                                         Nën prefekti i Shkodrës

        Princi Danielo                                                                  Komandant i Korpusit                                                                                                                  Gjeneral  Esat Pasha

                  Firma                                                                                           Firma

 

 

Po të studiohen kushtet e dorëzimit,në pikën e 6 është shkruar se një gjeneral  dhe disa oficerë malazezë do të dilnin së bashku. Kjo bëhej për të siguruar ushtarët  turq.

Para se të fillonte zbrazja e Kalasë së Shkodrës Esat Pasha mes përfaqsuesve të popullit  dhe atij u bë një debat i fortë natën e 22 Prillit. Sipas marrveshjes pozicionet u zbrazën. Më 24 Prill 1913 malazezët hynë në qytet. Më 25 Princi Danielo erdhi në qytet dhe doli në kala. Ai u takua me Esat Pashain në Kala. Gjatë largimit Divizionin ushtarak të Shkodrës e drejtonte N/Kolonel Mahmut Kamili, kursë atë të rezervistëve Kolonel   Xhemali. Myslimanët e zonës së Shkodrës dhe malësorët kishin bërë që ushtria të fryhej shumë. Divizionet u nisën me rradhë nga Bushati drejt jugut duke i dhënë lamtumirën 450 viteve të drejtimit turk. Një kapiten zviceran  duke e parë Shkodrën me syrin e një të huaji, në kohën që malazezët hynë në Shkodër shkroi mendimet e tija për ushtarët turq. Kur hyra në shtabin e ushtrisë vura re 24 000 njerëz civilë e ushtarakë dhe topat që qëndronin buzë lumit të Kirit. Ushtarët që pashë këtu më lanë një përshtypjë të jashtëzakonshme. Shkova pranë këmbësorëve dhe pashë që çdo ushtar kishte një pushkë shumë të pastër. Shikoja që çdo ushtar kishte rroba të lara dhe jo të grisura. Mbaj mend që ushtarët malazezë rrinin ditë me rradhë me rroba të grisura kurse këta njerëz dhe aty ku i kishin të grisura i kishin qepur me kujdes. Vura re që malazezët mund të mësonin shumë gjëra nga armiqtë e tyre. Në orën 16.00 filloi marshimi. Ushtarët u përgatitën. Me pak fjalë çdo gjë u bë me rregull të fortë. Njësitë filluan marshimin duke kaluar para Esat Pashës. Ky kalim tregonte disiplinën që kishin këta ushtarë. Makina e fundit e ushtrisë e kaloi kodrën e Bërdicës në orën 18.00.

 

 

                2). Mendimet rreth mbrojtjes së Shkodrës

 

Lidhur me këtë do të ishte më e përshtatshme të merreshin për bazë përshkrimi që i bën kësaj teme Marshalli Fevzi Çakmak, se sa ato të shkrimtarëve të dorës së dytë apo të tretë.

Fevzi Çakmak në një  konferencë në vitin 1924 u shpreh:

“Për të fituar  një muaj e gjysëm kohë në Projektin e Mobilizimit akoma pa ardhur mirë përforcimet filloi lufta. Llogaritë ishin bërë vetëm kundër Malit të Zi, por nga ana tjetër morën pjesë dhe malësorët shqiptarë sidhe serbët. Veç këtyre projekti u realizua katër herë më shpejt se sa ishte planifikuar. Sipas kësaj llogarie urdhri ishte zbatuar 10 fish. Një pikë e rëndësishme ishte armëpushimi dhe urdhri që fuqitë e mëdha kishin dhënë për heqjen e rrethimit serb nga brigjet e Shqipërisë. Në një kohë kur ndodhnin të gjitha këto, për një moment u shfaq dhe dorëzimi i Shkodrës. Natyrisht kuptohej që këtu kishte gisht Esat Pashai. Gjëja më e pakët që mund të thuhej për të ishte se kishte drejtuar keq. Qëllimi i Esat Pashait ishte formimi i një shteti shqipëtar dhe dalja në krye të tij. Megjithëse Esat Pashai desh të kalonte në krye të shtetit, ai nuk e kishte përgatitur mirë terrenin, kështu që nuk mundi të përfitonte....”

Gjërat që ndodhën vërtetuan dyshimet e mëparshme. Për malazezët, Emanueli bëri të ditur që në rrethinat e Shkodrës kishin humbur jetën 13.000 ushtarë, ndërsa Majr bëri të ditur që kishin humbur një të tretën e gjithë forcave ushtarake. Nëse përfshihej dhe Tuzi, Ipeku dhe Berana humbjet arrinin deri në 15.000. Edhe Serbët në luftën që bënë në Adriatik dhe Shkodër humbën 4000 ushtarë. Sipas gazetës ushtarake të Kalasë nga pala turke të vrarë dhe të humbur ishin 1600 persona, 4000 persona të plagosur dhe 750 persona vdiqën për shkak të sëmundjeve, pra gjithsej 6350 persona. Sipas të dhënave që bëri Mahmut Hajret Pashai nga radhët e ushtrisë mbrojtëse më shumë humbje kishin pësuar turqit dhe fitorja e mbrojtjes së Shkodrës i përkiste palës turke. Armiqtë kryesorë të Turqisë që ishin malazezët në luftën që u bë në Rumeli morën një goditje shumë të fortë gjë kjo që e gëzoi shume popullin.

 

Gjatë luftës së parë botërore një numër i vogël myslimanësh boshnjakë ndërmjet Kotorrit deri në malin e Lovçanit e bënë bënë principatën e vogël të Malit të Zi, në një gjendjë për të ardhur keq. Më vonë malazezët ranë nën kthetrat e  sundimit serb.

Malazezët mundën të qëndronin nën presionin e shteteve të mëdha vetëm tre javë dhe u detyruan të largoheshin nga Shkodra më 14 Maj 1913. Njësitë prej 1000 personash që kishin mbrritur me anije u vendosën nëpër vende të ndryshme. Kjo njësi do të qëndronte në Shkodër deri në rregullimin e situatës së Shqipërisë.

Mbrojtësve të Shkodrës iu dha për të ngrënë deri në momentin e fundit 680 gr bukë, gjellë të ngrohtë dhe mish. Më pas rracioni i bukës zbriti deri në 430 gr. Në momentet e fundit të luftës së bashku me ushtarët ushqeheshin dhe 12000 banorë që ishin në gjëndje të mjeruar. Për këto arsye vdisnin 40 persona në ditë.  Më 24 Prill 1913 nuk kishte mbetur më asgjë për të ngrënë. Kalaja ra për shkak të urisë. Në kala kishin mbetur 3000 arka me armë dhe një sasi municioni për topa.

Luftëtarët që mbrojtën kalanë më heroizëm me 30 Prill 1913 arritën në Berat. Megjithëse një pjesë e ushqimeve ishin siguruar nga Serbia dhe Mali i Zi ushtria përsëri ishte e uritur.

Duket qartë se nëse ushtria e Kalasë së Janinës do të kishte marë masat e duhura beteja e tretë e Janinës do kishte përfunduar si beteja e Shkodrës me fitoren e turqve. Megjithëse vështirësitë në kalanë e Janinës ishin më të mëdha se në Shkodër numri i mbrojtësve ishte më i madh. Vetëm që municioni ishte i pakët. Nga krahasime të tilla është e natyrshme të dalë në pah se mbrojtja e Shkodrës ishte brilante.

 

 

      II – 4.  Shpërngulja e Korpusit në Stamboll

 

Me 7 Maj 1913 Esat Pashai nëpërmjet konsullatave të İtalisë dhe Austrisë të ndodhura në Durrës arriti të hynte në kontakt me Stambollin dhe mori urdhërin që Korpusi të marshonte nga Durrësi në Stamboll. Sipas këtij urdhëri më 7 Maj 1913 u nis për në Durrës divizioni i 24 i Tiranës, Divizioni i parë i këmbësorisë së regjimentit të 70 që ndodhej në Selimije, Divizioni i parë i regjimentit 24 të artilerisë; Regjimenti përforcues i artilerisë së rëndë dhe divizioni morën rrugën drejt Shëngjinit. Në këtë kohë njësitë serbe, kishin boshatisur Durrësin ku edhe ishte vendosur qeveria shqiptare. Në këtë port kishte anijet e saj Austria.

7000 njerëz, 1000 kafshë, 3000 pushkë, 27 topa, 30 makina lufte dhe 50 makina të rënda u ngarkuan në vapor. Shpërngulja e korpusit u caktua  në katër vaporët e vegjël përkatësisht me emrat Sejar, Mahmut Shevket, Zahir dhe Hilal. Meqenëse këta vaporë nuk ishin të mjaftueshëm më 6 Qershor 1913 u kërkuan edhe dy vaporë të tjerë.

Më 7 Qershor 1913 erdhi në Durrës vapori Sejar në të cilin hipën Divizioni 24 i regjimentit të 70, Divizioni 24 i qitjes dhe Regjimenti 71 i regjimentit të mitrolozëve.

Njësitë që u nisën për në Stamboll nëpërmjet detit, erdhën në skelën e Derinxhesë.

Vetëm disa nënoficerë të Korpusit me origjinë shqiptare qëndruan në Shqipëri. Edhe Esat Pashai ishte një nga këta. Pushtimi turk në tokat shqiptare që kishte zgjatur 450 vjet po i vinte fundi.

Edhe Malazezët ashtu dhe siç ishte vendosur nga Fuqiotë e Mëdha nuk qëndruan gjatë në Shkodër. Meqenësë shtetet e fuqishme Europiane ishin përzier në këtë çështje, më 14 Maj 1913 Shkodra iu dorëzua shtetit hqiptar. Komanda e Përgjithshme turke u detyra që Korpusin e Shkodrës dhe ushtria e Garbit t’i përdorte kundër shteteve ballkanike, njësitë që kishin arritur në Derinxhe pasi u mblodhën u nisën me tren për në Konja. Këtu ata u organizuan dhe njëherë. Nga këto njësi u krijua një Divizion i ri që përfshinte një Regjiment artilerie dhe dy këmbësorie, një batalion qitje, një xhenjo, një njësi mjeksore dhe një spital ambulant. Ky divizion u emërua si Divizioni 10 i Shkodrës.

Divizioni 10. i Shkodrës në fillim të muajit Korrik 1913 filloi të shpërngulej për në Stamboll. Divizioni u përfshi në Korpusin 5 dhe më pas mori emrin Divizioni i parë i Shkodrës. Marveshja e paqes u mor përsipër dhe nga Korporata e parë. Në këtë mënyrë meqenëse Divizioni ishte i krijuar si pjesë e korporatës së parë doli nga lufta Ballkanike.

Kur shtetet Ballkanike u përzien në Luftën e Parë Botërore, këto detashmente të ushtrisë turke luftuan në Çatalxha dhe në luftimet e tjera të zhvilluara në Edirne etj. kundër Bullgarisë. Në këtë mënyrë ata që mbanin peshën e heroizmit të luftrave të Shkodrës ishin një numër i vogël turqish që luftonin nga një front në tjetrin.

 

 

II-5.  Rezultatet dhe mësimet e nxjerra nga mbrojtja e Shkodrës    

 

Këtë çështje e ka përshkruar mirë Marshalli Fevzi Çakmak, kur thotë se Gjenerali i Armatës Abdurrahman Nafiz Gurman dhe Gjenerali i Korpusit Keramedin Kocaman ishin ushtarakë me shumë vlerë. Ata ishin komandantë të forcave të armatosura turke që kishin marrë pjesë me heroizëm në shumë beteja dhe që po ashtu kishin patur dhe përjetime të dhimbshme. Ata kanë jetuar gjithë ditët e lumtura dhe të dhimbshme dhe na i kanë përcjellë me sinqeritetin më të madh dhe me zërin e ndërgjegjes.

Marrja në konsideratë e pershkrimeve të tyre për hartimin e libri ka qënë udhëzuesi dhe mësuesi më i mirë. Në kohë  paqe shumë herë organizimi dhe nevojat  ushtarake  zënë një vend të  rëndësishëm, kohë kur lufta duket shumë larg. Nuk merret parasysh mundësia për një gjendje të jashtëzakonshme, sepse njerëzit ne pergjithësi nuk e dëshirojnë këtë gjë. Të kundërshtosh këtë rrymë shoqërie që është fillimi i një fatëkeqësie është detyrë. Për shembull ushtria turke në Rumeli po të ishte treguar e kujdesshme në kohë paqe nuk do të kishte pësuar kaq dëmtime. Fitorja në luftë ishte një gjë e zakonshme për popullin turk. Për të fituar këtë luftë duhej  një ushtri e përgatitur mirë. Për këtë duhej menduar që në kohë paqe. Sidoqë të ishte puna ushtari nuk duhet të hidhej në sulm pa urdhrin e oficerit. Edhe atëherë kur askush nuk mund të ngrinte kokën nga plumbat, oficeri duhet të ishte i aftë të hidhet i pari në sulm. Oficeri duhet të kishte autoritet absolut mbi ushtarin dhe fjala e tij duhet të ishte e padiskutueshme. Oficerët përfaqësonin nderin e kombit. Oficerët trajnoheshin në mënyrë që të ishin njerëz të aftë të ndershëm dhe plot autoritet ,ata duhet të transmetonin urdhrat në mënyrë korrekte. Jo çdo i ri që kishte trup të mirë dhe aftësi fizike mund të ishte oficer. Familja dhe ambienti ku ai ishte rritur studiohej me kujdes dhe në bazë të një origjine dhe zgjidhej shoqërie të mirë.

Dihet që lufta është e lodhshme dhe e bezdishme. Në kohë paqe duhet punuar për një kohë të gjatë me gjendjen shpirtërore të çdo ushtari. Vetëm një ushtri me oficerë të trajnuar mirë në këtë fushë mund të jetë e sukseshme.Kompanitë e krijuara në këtë menyrë nuk prishen kollaj. Një nga gabimet e para luftës ishte dhe përgatitja e mobilizimit. Mobilizimi i ushtarëve nuk ishte në lartësinë e duhur, kështu që nuk mblidhej gjë tjetër veç një grumbulli njerëzish që nuk njihnin vlerën e luftës.

 

 

Çështjet themelore të Mbrojtjes së Shkodrës

 

1. Njësia përbën ushtrinë, individi dhe kompania janë themelet e njësisë. Njësia do të jetë për çdokënd në plan të parë. Në çfarë do grade qoftë komandanti duhet të mendojë për mbarëvajtjen dhe nevojat që ka ushtria.

2. Rëndësi të madhe bart dhe fakti që ushtria duhet të ketë një moral të lartë gjë që do të ndikonte në punën e saj. Të mëdhenjtë e ushtrisë duhet të kontrollojnë kompanitë dhe duhet t’i japin fund transferimeve zyrtare sipërfaqësore. Ushtria duhet të jetë krenare si për oficerin dhe ushtarin e saj, po ashtu dhe për komandantin dhe ushtarët. Njësitë ushtarake të Shkodrës treguan aftësi të mëdha, gjë kjo që është dhe forca themelore e betejës.

3. Forca e ushtrisë nuk varet nga numri i shumtë i elementëve të saj por nga niveli i tyre.

4. Njerëzit që janë të pavendosur e shohin luftën si një vështirsi dhe si një gjë që do të bezdiste gjithkënd. Këta elementë nuk e ndjejnë nevojën për të lëvizur nga vendi forcat e lë pastaj për të përgatitur njësinë gati për zjarr. Patjetër që këta njerëz janë shumë të rrezikshëm në luftë. Në qoftë se ata kanë grada të ulta ata infektojnë ata që kanë përreth, kur ata kanë grada të larta ndikimet e tyre negative bëhen më të mëdha. E bëjnë çdo gjë si të pamundur. Gjendja e këtyre njerëzve në komandë do të ishte një fatëkeqësi. Për këtë arsye në kohë paqeje oficerët zgjidhen me kujdes.

5. Komandanti duhet të ketë fituar besimin e ushtarëve të tij. Për këtë ai duhet të tregojë interes të madh ndaj nevojave më të vogla që kanë ushtarët e tij. Ai duhet të zbatojë me përpikmëri urdhërat e ardhura nga lart si në kohë paqe dhe në kohë lufte. Shkurtimisht ai duhet të jetë një shembull personal në çdo drejtim. Ai duhet të jetë guximtar, me përvojë. Në këtë fushë Hasan Rizai ishte shembulli më i mirë me veprimet dhe lëvizjet e tij. Sekreti më i madh i  komandimit të tij ishte të hynte në shpirtin dhe mendjen e atyre që kishte nën komandë. 

6. Oficerët duhet të jenë guximtarë dhe me inisiativë të theksuar, kjo gjë duhet të ndodhë si në paqe dhe në kohë lufte. Ata duhet të jenë në gjendje të arrijnë të mbajnë ushtrinë nën fjalën e tyre dhe ushtria t’i admirojë e t’i shohë si të pazëvendësueshëm. Në rast se ushtria nuk është e tillë nuk i hyn në punë askujt dhe nuk do të ishte e aftë të përballej me luftën.

7. Bisedat profesionale janë një detyrim për oficerët. Një oficer që nuk e do në mënyrë të jashtzakonshme profesionin e vet  nuk mund të suportojë shërbimet e ushtrisë, si në kohë lufte dhe paqe. Shërbimet e ushtrisë në kohë paqe nuk janë shumë të lehta dhe profesioni i një oficeri nuk është si të gjithë profesionet e tjera, ai do një përkushtim të veçantë dhe bart përgjegjësi të mëdha. Në kohët e trajnimeve ai duhet të jetë gjithë kohën jashtë me ushtarët si në të nxehtin përvëlues të verës ashtu dhe në të ftohtin e ngricës së dimrit.

8. Mbrojtja e Shkodrës pati edhe dëshpërimin e popullsisë nga dëmet që kishte pësuar qyteti në rrugicat e tij të ngushta dhe shtëpitë e vogla me bahçe, gjë që ulte moralin e saj.

9. Betejat e Shkodrës nxorën në pah këndëvështrimin e gabuar të Europës se ushtria turke ishte e aftë vetëm në mbrojtje. Përveç sulmeve turqit vërtetuan se donin më shumë paqen. Gjithësesi oficerët e lartë dhe të ulët malazezë shpesh herë i thonin komandantëve turq “Ushtarët tuaj që sulmojnë nuk mund t’i ndalosh as me armë e as me top.” Trajnimi i regjimentit në divizionin ushtarak të Shkodrës kishte për bazë sulmin mbi armikun. Sistemi i trainimit përmirësohej në çdo mënyrë. Hasan Riza Pashai kishte futur në kokën e çdo oficeri “Sulmi mbi armikun ishte lëvizja më e mirë në një rast urgjent ose të pasigurt.”

10. Në këtë mbrojtje u kuptua shumë mirë që ishte e vështirë të mbahej në dorë një pararojë me bazë artilerie.

11. U vendos që artileria e rëndë do të përdorej aty ku do të kishte një rezultat të qartë.

12. Pa u shpërbërë pengesat dhe pa pasur një numër të mjaftueshëm topash, sulmet do të sillnin shumë humbje në njerëz dhe humbja ishte thuajse e sigurt.

13. Telat me gjemba ishin një barrierë shumë e rëndësishme vetëm se këto nuk e kryenin funksionin e tyre kur nga të dy palët qëlloheshin me armë.

14. Zona rreth telave me gjemba duhej të ndriçohej natën.

15. Ishte shumë e rëndësishme që në luftë komandantët të merrnin drejtimin e njësive që ata vetë kishin trajnuar. Këto njësi mund të jepnin maksimumin e tyre vetëm në rastet kur oficerët që kishin trajnuar këto njësi do të mernin drejtimin e tyre.

16. Një gjë që nuk duhet harruar është dhe fakti që në këtë luftë shumica e atyre që dhanë jetën ishin të rinj.

17. Është vënë re ndarja në mënyrë sistematike e mbrojtjes së Shkodrës.

18. Një rëndësi të veçantë në pozicionet e luftimit ka dhe sigurimi i ushqimit. Për të siguruar ushqimet për popullin dhe ushtarët duhet të sigurohej një burim.Veçse kjo punë duhej filluar që para luftës.

19. Për të mbrojtur popullin nga bombardimet duhej të bëheshin vendstrehime në një vend të përshtatshëm. Është e rëndësishme që në kohë paqe t’i mësohej popullit se si duhej të vepronte në rast bombardimi dhe sulmi. Kjo gjë duhej të merrej shumë seriozisht.

Dhe si fjalë të fundit për të plotësuar veprën e Marshallit Fevzi Çakmak, njeri ky i respektuar nga vetë Ataturku vlen të përmendet konkluzioni i tij.

 

“Që të arrijmë sukses në luftë duhet të marim për bazë dy gjëra:

 

 - Dituri sistematike dhe besim të patundur.

 - Suksesi gjëndet tek ata që kanë mall për të.

 

 

 

 

 

 

 

Pjesa e katërt

 

 

                                                 Hasan Riza Pasha

 

 

  1. Biografia

 

Origjina e Hasan Riza Pashait është nga komuna e Tosjas në vilajetin e Kastamonusë. Ai ka lindur në vitin 1871. Ishte i biri i Namik Pashait, prefekt i Bagdatit dhe Kastamonusë. Mendohet që shkollën fillore e ka kryer në Stamboll, shkollën tetëvjeçare ushtarake në Beshiktash dhe (1886 – 5 Qershor 1889) gjimnazin ushtarak në Bursa. Akademinë ushtarake e kreu në vitin 1889 – 1892. Në vitin 1895 mori pjesë në ushtri si kapiten i shtabit.

Bashkëshortja e tij ishte Aishe Saibe, vajza e marshallit Mustafa Zeki. Ata kishin katër fëmijë.

Në kohën kur u diplomua në akademinë ushtarake Hasan Rizai u mor si ndihmës nga mësuesi i shtabit Mahmut Muhtari. Me dëshirën e tij u atashua si i ngarkuari i Shtabit në luftën me Greqinë më 7 Tetor 1897.

Me 21 Gusht 1898 u bë major dhe më 18 Prill 1899 u ngrit në gradën e nënkononelit. Në maj të vitit 1899 u nis për në Gjermani për të zgjeruar njohuritë e tija. Në atë kohë mori pjesë në regjimentin e XVI-të të këmbësorisë nën komandën e gjeneralit të shquar Hezler me gradën kapter. Pas një viti e gjysëm shërbimi duke u rritur një gradë ai mbeti përsëri në Meç. Hasan Riza Pasha admironte Hezlerin. Atëherë kur gjithkush donte të largohej nga disiplina në garnizonin e Meçit nën drejtimin e Hezlerit, ai la çdo argëtim për të qënë sa më pranë përfitimit nga Hezleri. Pasi shërbeu dhe për 6 muaj në Meç bashkë me shokët e tij turq u transferua në Shtabin e Përgjithshëm në Berlin. Në një kohë që vazhdonte Akademinë Ushtarake ndiqte dhe kurset e ndryshme të shtabit të përgjithshëm gjerman. Në vitin e fundit të Akademisë Ushtarake mori pjesë në provimet dhe shëtitjen 45 ditore të Shtabit. Duke qënë më i mirë provime se sa shokët e tjerë turq dhe gjermanë, në raportin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Gjerman me të drejtë thuhej se mund të drejtojë Shtabin e Përgjithshëm të Ushrisë Turke. Pasi shërbeu për 4 vjet në ushtrinë gjermane u kthye në Turqi. Qëkur ishte në Gjermani, më 11 Dhjetor 1901 u bë kolonel.

Pasi u kthye nga Gjermania më datë 8 Prill 1903 u ngarkua me punë në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Turke dhe më 6 Gusht 1903 u be Gjeneral Brigade.

Pa i ndërprerë marëdhëniet me Shtabin e  Përgjithshëm më 31 Janar 1904 u emërua mësues i praktikës në Akademinë Ushtarake.

Në 12 Shtator 1904 u përfshi në Kontrollin e Lartë të Ushtrisë dhe më pas, më 10 Dhjetor 1906 u ngrit në detyrë si gjeneral major.

Me krijimin e Monarkisë Parlamentare u bë komandant i divizionit të XX-të të Erdines dhe më 26 Shtator 1908 kaloi në Shtabin e Përgjithshëm të asaj ushtrie. Në atë kohë komandanti i dytë i ushtrisë ishte Nazim Pashai. Me ardhjen e Qeverisë së Lidhjes dhe Zhvillimit u bë një rivlerësim i gradave. Grada e Hasan Riza Pashait u ul në nënkolonel (19 Gusht 1909). Më 4 Tetor 1909 dhe më pas më 21 Mars 1910 u ngrit përsëri në gradën e kolonelit. Pasi u emërua në Shtabin e Përgjithshëm bashkë me komandantin Nazim Pasha shkuan në Bagdad. Më 22 Qershor 1910 ai u emërua edhe komandanti i divizionit XI-të në Bagdad. Pas formimit të Organizatës së Ushtrisë Hasan Rizai u emërua në Shtabin e Kontrollit. Më 21 Mars 1911 Hasan Rizai dha dorëheqjen dhe u kthye në Stamboll. Më 23 Maj 1911 ai mori pjesë në Komisionin që u formua në përforcimin e portit të İzmirit dhe Selanikut dhe ngushticat e Detit të Zi dhe Detit Mesdhe. Me kryengritjen e malësorëve në vitin 1911 meqenëse Gjeneral Leitnant Abdulla Pasha u emërua Shef i Shtabit, Hasan Rizai dha dorëheqjen. Me 19 Korrik 1912 u emërua komandant i divizionit të XXIV-të në Shkodër. Në këtë kohë Qeveria Malazeze vendosi t’i jepte urdhërin Danillo. Pas heqjes nga  detyra të prefektit të Shkodrës Zotit Hajri, më datë 27 Mars 1912 u transferua në prefekturë.

Si shpërblim për shërbimin që Hasan Rizai bëri në mbrojtjen e Shkodrës, Sulltani dha urdhrër që t’i rritej grada, duke u bërë kështu Gjeneral Leitnant. Për fatin e tij të keq, ai nuk e mori vesh gradimin e tij sepse atë mbrëmje, ky Komandant  me vlera të jashtëzakonshme u vra.

İshte 42 vjeç kur u vra më 30 Janar 1913.

Hasan Rizai ishte një njeri me trup mesatar, shpatullgjërë, me një lëkurë me ngjyrë të çelët  dhe me një trup të shëndetshëm. Kishte mjekër të drejtë, buzë të holla , gojë të gjerë dhe sy të tërheqës. Me gjithë këto cilësi burrërore të tij, ai besonte shumë dhe ishte shumë i përmbajtur, megjithëse familja jetonte në Stamboll.

 

Reagimi i Mahmut Shefqet Pashait

Kur Ministri i Luftës Mahmut Shefqet mori vesh vrasjen e Hasan Rizait tha: “Të poshtrit vranë me të pabesë një hero të madh.” Është indinjuar ashpër dhe shprehur për të vepruar me forcë kundër Esat Pashait e më pas nuk është përmbajtur dhe ka filluar të qajë. Vetë Hasan Riza Pasha e dinte se kush e vrau por nuk donte që Mbrojtja e e Shkodrës të përçahej.

 

 

  1. 2.     Hasan Riza Pasha si Komandant i madh

 

Hasan Rizai ishte një njeri guximtar dhe i donte  shumë ata që ishin të tillë. Nëse dikush ishte guximtar Hasan Rizai e përkrahte dhe nuk ja vinte re të metat. Nëse dëgjonte se dikush ishte guximtar ai donte menjëherë t’a njihte atë. Mjaftonte të merrte vesh se dikush ishte frikacak dhe në çfarë do pozicioni të ishte ai mundohej t’a evitonte.

Hasan Rizai ishte njeri serioz dhe i rreptë.

Në jetën private ai ishte njeri që e pëlqente shakanë dhe fliste pa teklif, por nëse bëhej fjalë për detyrën ai shndërrohej në një njeri tjetër. Nuk i falte neglizhencat.

İshte shumë i hapur si në fjalë dhe në punë. Atë që kishte e thosh në sy. Ata të cilët nuk e njihnin iu dukej fjalërëndë, por ai nuk mbante të fshehta. Nuk pëlqente thashethemet dhe në mundësinë e parë pëlqente të ballafaqonte gjërat. Në kohë paqe Hasan Rizai paradite gjendej në një njësi, pasdite në një tjetër. Nuk i pëlqente të merrej shumë me letra përveç atyre të rëndësishmeve. Për ata që donin t’a takonin gjente një kohë të përshtatshme ose po të qe nevoja edhe natën në shtëpinë e tij. Vetë merrej me njësitë, nëse e kërkonte ndokush e gjente atë në ndonjë nga njësitë. Ai dinte thuajse të gjithë emrat e ushtarëve. Pyeste ushtarët për letrat e tyre, disave dhe jua lexonte, qante hallet me ta ose i pyeste mbi vendet prej nga ata kishin ardhur. Shkurtimisht ai kishte fituar zemrat e të gjithë ushtarëve. Gëzohej kur shihte ushtarët të dilnin të larë e të pastër, sikur shihte fëmijët e vet.

Në kohë lufte vizitonte çdo ditë të plagosurit. Ulej pranë atyre që njihte dhe dëgjonte histori lufte. Ulej pranë të plagosurve bisedonte dhe pinte ndonjë cigare me ta. Për ata që ishin shumë të sëmurë merrte ushqim nga jashtë ose e merrte atë nga shtëpia e tij. Ushtarët e plagosur prisnin me padurim të ktheheshin në njësi. Kishte shumë dhe nga ata që ishin plagosur mbi  5 herë. Rrinte për një kohë të gjatë në dhomat e oficerëvë të plagosur dhe qante hallet me ta. Shkonte pinte cigare dhe kafe në dhomat dhe çadrat e rreshterëve guximtarë.

Thoshte se ndjehej krenar që ishte turk kur dëgjonte për trimëritë e oficerëve dhe ushtarëve.  Oficeri që nuk ishte i aftë të zgjidhte nevojat dhe problemet e ushtarëve të tij nuk mund të formonte një skuadër të aftë për luftë. Trajnimi i ushtarëve nga çdo pikpamje do të thoshte sukses i sigurtë.

Hasan Rizai njerëzit që donte më shumë i dërgonte në detyrat më të rrezikshme. Ai besonte se fama dhe krenaria që fitohej nga ky rrezik ishte në përpjestim të drejtë me të. Quhej fat që të ktheheshe i gjallë nga detyra .

Hasan Rizai çdo gjë që kishte të bënte me detyrën e kthente në çështje nderi. Rrespektonte shumë eprorët e tij. Ai i ishte  shumë i lidhur me Gjeneralin, Nazim Pasha. Nuk i pëlqente që ushtria të merrej më politikë. Duke marrë çdo gjë parasysh ai refuzonte çdo ftesë apo propozim që vinte nga politika. Atij i është dashur që ndonjëherë  të ndërmarrë dhe veprime kundër qeverisë. “Unë jam betuar për të kryer këtë detyrë më së miri dhe do të ishte e pandershme nëse unë nuk do e kryeja atë siç duhet. Duke qenë dhe Prefekt dhe Komandant unë nuk do të lejoja qoftë dhe përpjekjen më të vogël që mund të bëhej kundër Qeverisë. Merrte përgjegjësinë për çdo urdhër që mund të kishte dhënë në mënyrë jo të drejtë. Për të gjitha këto arsye ai kishte fituar besimin e plotë të të gjithë njerzve që e ndiqnin.

Në ditët e vështira të rrethimit të kalasë është dëgjuar të flitet shumë nga oficerët dhe ushtarët:”Komandanti e ka menduar ”

Hasan Rizai thoshte: “Të gjesh njeriun e duhur për punën e duhur është gjysma e punës.”

Ishte shumë i vendosur dhe i prerë. Nuk mund t’i suportonte njerëzit që kundërshtonin fjalën e tij. Kur e kuptonte që e kishte gabim dinte të tërhiqej dhe të kërkonte falje. Ai merrej pa rreshtur me trajnimin e oficerëve të tij. Vërtetë ishte një njeri që zor mund t’i gjeje shok.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Burimet e informacionit

 

 

  1. Arkiva e Kryesisë së Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke
  2. KARAL Enver Zija, Historia Osmane, Ankara, botim i TTK, 1962 
  3. ARMANOGLU Fahir; Historia Politike (1789-1960), Shtypshkronja Sevinç, Stamboll 1964
  4. ESMER Shykri, Historia Politike, Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Stamboll, 1944
  5. DARKOT Besim, Enciklopedia Islame, Stamboll, Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, 1955
  6. Kryesia Shtabit të Përgjithshëm të Ushtirsë Turke, Lufta e Ballkanike, Shtëpia Botuese e Shtabit të Përgjithshëm, Ankara 1970
  7. MAJDAN LAROUSSE, Shtypshkronja Sheshi, Stamboll
  8. Kryesia Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Lufta e Ballkanike, Shtëpia Botuese e Shtabit të Përgjithshëm, Ankara 1984
  9. ÇAKMAK Fevzi, Ngjarje të ndriçuara të Rumelisë Perendimore dhe Fronti Perëndimor në Luftën e Ballkanike, Shtëpia botuese e Akademisë Ushtarake, Stamboll 1924
  10. GYRMAN Abdurrahman - Nafiz KOXHAMAN, Keramedin, Mbrojtja e Shkodrës në Luftën e Ballkanike, Shtypshkronja Ushtarake, Stamboll 1933

 

__________________________

Përgatiti:

Drejtoria e Studimeve Strategjike dhe Historisë Ushtarake pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke

Përshtati: Sali Agaj


Korrektoi: Olsi Jazexhi

Botoi:  Jehona Study Center 2006

 © Copyright i botimit në shqip: Olsi Jazexhi

Botimi u ndihmua nga: Mehmet Vejsi Ishik dhe Fondacioni i Anadollit për Zhvillim, Tiranë, 2006

 

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme