Fjeta pa e kuptuar se më mungonte gjumi. Nuk doja të kujtoja atë që nuk ja vlente të kujtohej, as të harroja atë që duhej harruar. Nuk mendoja se mund të ekzistonin kaq ëndrra të trishtuara! Po ëndërroja kohën, kur në qytezën time, ‘udhëheqësit’ shqiptarë, pa asnjë përgaditje intelektuale, udhëhiqnin një krahinë shqiptare dhe u flisnin atyre në gjuhën sërbe, që ashtu të dukeshin “më të zotë”! Me ‘madhëri’ të madhe, të shtrënguar mekravata në fyt, ecnin mbi varrezat e të parëve që kishin shëmbur me duart eveta. Gjithë aktiviteti i tyre politik dhe ‘siguria’ e popullatës 100% shqiptare që po ‘udhëhiqnin’, qëndronte mbi përbuzjen e ndonjërit që shkonte nëxhami (apo kishë) e që agjëronte. Fëmijët në shkollë, ngandonjëherë, në ditët e Ramazanit, i priste mësuesi me gotë të ujit në dorë (ç’farë ‘hyzmeti’ u bëhej)! Ai madje, pas orëve të mësimit, strukej kaçubeve rreth xhamisë, për të përgjuar fëmijët që do të guxonin të shkonin në mejtep, që pastaj të nesërmen t’i ndëshkonte në shkollë. Në “ditët e pazarit“, kafenetë ishin të mbushura me “përparimtarë” që nuk donin të dinin për Zotin, pasi kishin përvetësuar një idoliogji të re ‘anti-zot’, ideologjinë e vëllazërimit, me ato që ua kishin vrarë gjyshin, duke mbrojtur atë pak pasuri, sa për të mbetur gjallë!
Ateizmi ishte bërë një modë e sëmurë e ‘intelektualëve’, kur feja paraqitej si çështje e injorancës, kurse Zoti si një trillim i mendjes njerëzore. Ishin mu këto të sëmurë, që përpiqeshin ta izolonin dritën e besimit, si hajduti që para se të bëjë një vjedhje, shuante dritat dhe ndriçimin, për t’a kthyer vend-vjedhjen në kaos. Me sy të njëjtë urrejtës, vështronin bashkëfshatarët e tyre që studjonin nëpër shkollat shqipe të Kosovës, e që i konsideronin më injorantë se ishin ata vetë! Ata përbënin shoqërinë e ‘rrëzikshme’ dhe i kishin shëndrruar në ‘seperatistë’ e ‘irredentistë’, ndaj të cilëve u duhej të merreshin masa ligjore, për tua bërë jetën sa më të zymtë. Edhe ëndrrën ma bënin më të zymtë ata me kualifikime Universitare, që për interesa të vogla, binin nën nivelin e “të diturve” dhe u shërbenin atyre!
Polici ‘jabanxhi’, jetonte “si veshkja në dhjamë”, me kingja e krap të pjekur për çdo natë, për një leje revolveri apo për një patentë! Miqt e tij ‘të mençur’, bashkë me krapin i sillnin edhe ndonjë emër bashkfshatari (nëse jo bashkëfamiljari), që mund të bastisej për posedimin e një arme zjarri, pa leje. Dhe ai pastaj, nëse nuk e kishte një të tillë, duhej ta blente për ti shpëtuar dajakut të ‘vëllazërimit’! Në telat e çiftelisë bënin historitë e heroizmave të pashembullta, por mbeteshin një gjullurdihane, të bashkuar në llumin e paaftësisë vetëm në synim për të fundosur njëri tjetrin.
Në shkollë më mësonin se në socializëm, gjendeshim mbi një urë që do të na shpinte drejtë e në komunizëm, aty ku na priste, me nder jush “luga e florinjtë”! Desh e hyra edhe unë mbi këtë urë, por u rrëzova e më doli gjumi në demokraci! Ah – thashë– nuk do të pranoj të shoh edhe një herë një ëndërr kaq të keqe, dhe u solla në anën tjetër, tek më zuri gjumi i ‘demokracisë’.
Me të parën, u gjenda pas një rimorkio, në një rend të gjatë njerëzish, tek prisnin të merrnin nga një apo dy thasë çimento, që po i blenin me “vota”, prandaj edhe ishte mbushur vendi me të “zezët e malit”, pa pasur asnjë të tillë. Që në fillim, fitova bindjen, se po shihja një ëndërr më të keqe nga ajo e para, së paku nga këndi që po e shikoja unë! Këtu, adoleshentët më pak mësonin, më pak respektonin mësuesit e prindërit. Si djem, në vend të stilolapsit mbanin cigaren e në vend të dijes – imoralitetin! Si vajza bojatiseshin më shumë se nuset, shkonin në shkollë pa asnjë shije veshjeje, pa asnjë kod morali, dhe kështu i pandehnin për moderne e përparimtare! Shprehjen“emancipim” e përdornin vetëm sa për ta mashtruar atë.
“Kutia magjike” në familjet e çdo shtëpie transmetonte pornografi që nga rreklamat e deri te “emisioni i lajmeve”! Mëkatari, duke erritur ‘cilësinë’ e artit, bëhej me i rrezikshëm, ndërsa i fasciononte njerëzit, që s’kishin interesim për përmbajtjen, mjaftonte lakuriqësia e fantazia intime, ndërkohë që morali nuk kishte mbetur më shumë se ca kokrra të imta rëre, që i bante era prej një vendinë tjetrin. Muzikat e urryera e të përbuzura kishin marrë epitetin e “muzikës artistike”, por kishin hudhur në muze kostumet e traditës. Gjuha kishte rënë në vorbullat e fjalëve të huaja.
Në vend që të lexonin e të mësonin, gratë dhe fëmijët ngujoheshin para kësaj “kutie” duke ndjekur “Big Brothërin”, ku meshkuj e femra bredhnin ditë natë me kostum banjoje duke paraqitur edhe jetën e tyre imorale aty. Pastaj fillonin telenovelat bastarde, duke parë aty, se si vajza duhej të kishte 2-3 dashnorë, se si babai duhej t’ja nxinte jetën së shoqes për dashnoren e tij, e pastaj e shoqja t’i hakmerrej me elektriçistin, për të thyer kështu çdo rregull e përgjegjësi familjare, dhe për t’u kthyer vajza më pas me një ‘jetim’ (pa baba) në krah. Rrahje, klube dhe pasanikë papunë e pa biznes! Pas çdo serie - komentet: ai e rrahu ky e vrau, ai e tradhëtoj ky e përdhunoj, ajo qau e pastaj e vranë… sa lezet! Kështu kishin marrë udhën drejt Evropës, por Evropa nuk ishte kështu, se atje kishte ikur moda e telenovelave, nuk kishin nerva as nge që t’i linin pa punë e pa bukë!
Gazetarët ishin vënë në shërbim të kësaj mënxyre të quajtur ‘televizion’. Përballë tij qëndronte publiku, si një kafshë e çuditshme, që besonte gjithçka që i servohej aty. Ata nuk e dinin se aty nuk flitej me gjuhën e publikut, por me gjuhën e zortrisë, që pastaj formonte ‘parti’, dhe pillte burrin e shtetit me votat e budallenjve, me vota përcaktonin më të‘mençurin’, që për ves e ‘virtyt’ kishte gënjshtrën, tradhëtinë, hajdutërinë, korrupsionin, degjenerimin, premtimthyerjen, afetarizmin... etj. Pastaj pasonin debatet televizive, ku flisnin të gjithë përnjëherë e nuk merrej vesh asgjë. Dhe s’kishte si të merrej vesh, pasi debatohej nga fillimi për një histori që s`ishte histori, për ‘heronjt’ që kishin qenë tradhëtarë, e për ‘tradhëtarët’ që kishin qenë heronj! Kishte atys hqiptar liridashës të drejtë e të pa hile, shqiptarë që bënin tregti me Shqipërinë, të ç’kombtarizuar, ç’kombtarizues, por të gjithë e pretendonin veten në krye të meritës! Të gjithë, në emrin e demokracisë – shkelnin parimet e saj, në emrin e rregullimit – çrregullonin, në emrin e përparimit – i këndonin prapambeturisë, njëherë u thurnin lavde idhujve e pastaj u bëheshin kundërshtarët më të rreptë.
Dashuria për pasurinë i motivonte në grumbullimin e thesareve, pavarsisht mënyrës. Njerëzit, nuk adhuronin më Hënën, Diellin, Latin e Menatin, por shtetarët, tregun, makinat, organizatat e teoritë e ndryshme. Kështu ata mbështeteshin në forcënfiktive të idhullit, nën ndikimin ngushllues të morfiumit “të imagjinatës”, si një formë e vjeter idhujtare, nga ku forca nuk merrej nga idhulli, por nga superioriteti që i mvishej atij. Në mungesë të edukimit fetarë për ruajtje të nderit, nuk dinin më kë kishin për baba, pasi ‘nëna’ bastardizohej me një numër ‘babashë’, duke e shpënë kështu shoqërinëdrejtë vdekjes.
Në vend të brendësisë, thelbit e sendit, shikoheshin emrat dhe titujt. Shkenca merrej prej ‘përshpëritësve të shkencës’ dhe jo prej ‘përcaktimit të konceptit dhe domethënies’. Studjuesit e vegjël fitonin epitetin “doktorr i madh”, kurse guximtarët e rrallë, që vërenin pikëtimet negative të popullit, shpalleshin tradhëtar. Këto ishin ata shkëlqime momentale që silleshin rrotull mbi mjerimin e popullit, pa dijetar dhe përplot “doktor” shkencash. I gjithë vendi ishte i mbushur me logjikë, por mend nuk kishte, çdo fajdexhi dhe rezil mund të blente titullin ‘Atdhetar i madh popullor’ për disa grosh, në një shoqëri të degjeneruar, të pa vlera morale e njerëzore, pa sinqeritet e devotshmëri, për të shkëlqyer aspiratat e errëta të lindura nga gënjeshtrat e mashtrimi. Këto ‘atdhetarë tëmëdhenj’ ishin të gatshëm të flijonin jetën e të tjerëve, për mbrojtjen e ‘atdheut’ të tyre, aty ku vetë “djalli citonte biblën”!
Ishte kohë nga do të delte brezi i ri, kohë që më tronditi kur mendoja se njëri prej këtyre, edhe pak do të kryesonte popullin tim, por shyqyr më doli gjumi. Pastaj ju luta Zotit, të më udhëzojë para se tëmë marrë gjumi për herë të tretë, nga e cila nuk do të zgjohem më! Po atëhere, çfarë ëndrre do të shoh!?