Inteligjencia dhe interesat kombëtare: Përçarjet dhe ndasitë

Shikuar nga aspekti socio-teorik, inteligjencia paraqet një shtresë të veçantë shoqërore, që e karakterizon arsimimi, ashtu që në kuptim të gjerë atë e përbëjnë të gjithë njerëzit e arsimuar. Në fillim i kuptuar pa marrë parasysh kualifikimet formale shkollore e të bartësve të vet, ky nocion, në kuptim të kategorisë së shtresës shoqërore, me kohë praktikisht gjithnjë e më shumë reduktohet në njerëzit me kualifikim akademik superior, të cilët njohuritë e fituara gjatë studimeve i riprodukojnë dhe profesionalisht i aplikojnë. Por, me këtë rast mbetet e hapur shpirtëroro-teoretikisht, ndërsa në shoqëritë burokratike edhe me vetëdije e lënë pasdore, esenca kualitative e arritjes formale intelektuale-arsimore, që paraqet dimensionin thellësor të secilës analizë strukturale-vlerësore, atë dallim esencial të kreatives nga sterilja, të inventives nga obskuranca në potencialin shpirtëror të intelektualëve.
Në sociologji, në kuptim të ngushtë të fjalës, me nocionin e inteligjencies nënkuptohen ata persona të cilët si krijues aktivë dhe produktivë veprojnë në jetën shoqërore e posaçërisht në atë kulturore dhe shkencore. Në këtë mënyrë, në këtë kategori më tepër vjen në shprehje ajo që ka të bëjë me kualitetin e vet nocionit themelor dhe inteligjencies si shtresë të përgjithshme shoqërore.
Inteligjencia, si për nga funksioni në shoqëri ashtu edhe për nga prejardhja e saj sociale, është johomogjene. Pos tjerash ajo ndahet në inteligjencien humaniste, e cila në të shumtën është në raport të varësisë ekzistenciale e me këtë edhe të varësisë ideologjike-politike ndaj atij që e paguan, dhe në inteligjencien teknike, mjekësore dhe juridike (avokateske) e cila në atë aspekt është diç më pak e varur, ndërsa politikisht e pavarur në kuptim të karrierës dhe lirisë së shpirtit, të të shprehurit dhe të përcaktimeve, po që se pavarësisht ekonomizon.
Pozita kalimtare dhe kundërthënëse dhe raporti i varësisë ekzistenciale të kësaj shtrese shoqërore ndaj pushtetit është shprehur edhe në karakteristikat socio-psikologjike të inteligjencies: në lëkundshmëri, në oportunizëm, gjegjësisht në përshtatje rrethanave dhe në marrëveshje, në mosrrezistencë, në anim kah kompromiset intelektuale dhe morale dhe kah eklektizmi, në transformimet kontradiktore ideo-politike, por edhe në egocentrizëm dhe egoizëm dhe konformë kësaj në përfitim personal gjithë gjer në rënie ekstreme në nivel të hyzmeqarllëkut në këtë trajektore tatëpjesore të raportit social dhe moral.
Ata të cilët nuk mund të adaptohen me rregullimin politik dhe shoqëror me të cilin nuk pajtoheshin, por as që patën guxim t’iu kundërvihen haptas atij, u mbyllën në vete, ose u tërhoqën nga shoqëria dhe gjenin kënaqësi dhe strehim në rrethin familjar, në profesion, në art dhe në shkencë. Ata me vetëdije e zgjodhën evakuimin nga opinioni dhe vetizolimin vullnetar. Mirëpo, përkundër kësaj, në vend të ruajtjes së integritetit, mbetën të ndarë në aspekt shoqëror, moral dhe shpirtëror, në shtyrjen neurotike të asaj me të cilën nuk mundën të pajtohen.
Këtë pozitë të dilemës intelektuale-morale dhe këtë psikologji të sprovës morale arritën në fund ta mposhtin vetëm ata intelektualë të cilët kanë arritur nivelin më të lartë natyror ndërmjet veprimtarisë së vet krijuese, gjegjësisht të shkencës dhe të artit - dhe të etikës, si personalitete të dalluara në shumicën mediokre (aftësi e kufizuar) të asaj shtrese shoqërore. Pesha e tyre specifike intelektuale dhe autoriteti i pranuar nga opinioni mundën t’iu bëjnë ballë presioneve dhe shpifjeve dhe kërcënimeve të mundshme të pushtetit ose të atyre nga ana tjetër ideologjike dhe politike, për dallim nga ajo inteligjenci mesatare pa potencial të posaçëm shkencor, profesional dhe artistik dhe pa koherencë të brendshme e cila moralisht dhe politikisht do ta mbante të pavarur dhe që do ta siguronte autoritetin të cilin të tjerët do ta respektonin dhe nga e cili pushteti do të frikësohej.
Historia tregon se intelektualët e rangut dhe nivelit të tillë, me veprat dhe sjelljet e tyre, janë konfirmuar gjer në fund me popullin (kombin) e vet, në funksion të qenies dhe interesave të tij. E ato gjithnjë përthyesin në çështjen: Si të ekzistohet lirshëm dhe i pavarur si bashkësi kombëtare dhe shoqërore në kuptim jetësor, religjiozo-shpirtëror, arsimoro-kulturor dhe në atë ekonomik?
Andaj, të studiuarit e raportit të inteligjencies, e cila gjithnjë ka pretenduar rol të veçantë në lëvizjet shoqërore, politike dhe kulturore, dhe të kombit, pjellë e të cilit është dhe të interesave reale të tij, ka rëndësi parësore dhe qenësore jo vetëm për historinë e tij, por edhe për perspektivën e zhvillimit të tij të ardhshëm, sepse inteligjencia të gjitha lëvizjeve iu ka dhënë ideologët e shpesh edhe organizatorët dhe prijësit të cilët arritën të ndienin dhe të identifikoheshin me interesat bashkëkohore të popullit të vet.
Ndonëse për fatin e një kombi inteligjencia si shtresë shoqërore gati kurrë nuk ka vendosur, ajo paraqiste atë gjuhëz me peshojën e disonimit të përgjithshëm politik, nacional dhe shoqëror, ngase mendohet se intelektualët shohin më gjerë dhe më larg se sa njerëzit e zakonshëm.
Nëpër të gjitha këto sprova morale ka kaluar edhe inteligjenca myslimane. Ato mund të përcillen duke studiuar historinë, letërsinë, mendimin filozofik dhe shoqëror të tyre. Në kohën e sundimit osman ajo - inteligjencia kryesisht u shkollua në shkollat e larta të Portës dhe të Lindjes Islame dhe atë kryesisht në drejtime humaniste, në ato teologjike, juridike dhe filozofike. Për atë inteligjenca e jonë të lidhura arritjet e larta dhe të shpirtit krijues si dhe shembujt e shumë të pavarësisë etile në veprat artistike dhe shkencore të konsekuencës dhe të kritikës të gjithë asaj që nuk përkon me të vërtetën historike dhe shkencore si dhe të kritikës të të gjithë asaj që paraqiste padrejtësi dhe johumanitet në sjelljet e pushtetit dhe të pushtetarëve. Por, kishte edhe shembuj jo të pakët të oportunizmit të saj krijues në formë të lajkatimit pushtetit, duke glorifikuar historinë e sundimit të ndonjërit nga sundimtarët si dhe të kënduarit e odave atyre dhe tregimit të kujdesit të veçantë mecenëve (padronët e letërsisë dhe të artit) ekzistues dhe atyre potencial.
Pas vitit 1878 bëhet një hapje më e madhe kah qytetërimi dhe kultura perëndimore, me ç’rast u krijuan kushtet që edhe myslimanët të arrinin arsimim akademik edhe në universitetet evropiane. Atëherë fillon shtresimi edhe më i madh i inteligjencies, posaçërisht me paraqitjen e antagonizmave të ndryshëm politik, nacional dhe kulturor. Ky shtresim bëhet në më shumë nivele dhe si pikënisje i shërben interesi i përgjithshëm ose ai personal. Ky interes shpie gjer te konformizmi intelektual ose në konformizëm të intelektualeve ndaj rregullimit politik, shoqëror dhe kulturor, ose kundër tij, gjithherë në varshmëri prej vlerësimit individual të gjendjes. P. sh. ekzistonte rreziku permanent për të rënë në provincializëm dhe në glorifikimin e krijuesve të vet (kombit të vet) dhe të veprave të tyre duke gjetur në to edhe atë që në të vërtetë nuk ekzistonte. Po ashtu ekzistonte rreziku i glorifikimit të personaliteteve të ndryshëm të cilët objektivisht ishin interesat vetëm në sferat e caktuara të krijimtarisë. E gjithë kjo bëhej me qëllim të kënaqjes së sedrës krijuese ose në funksion të ngjalljes dhe ngritjes së ndjenjave të përgjithshme nacionale.
Skajshmëria e dytë e rrezikshme qëndronte në atë se kryesisht aplikoheshin standardet serbe ose kroate ose kriteret evropiane të të vlerësuarit estetik në hapësirë dhe kohë si dhe recepsioni karakteristik, madje edhe i ndryshëm i veprave nga një rreth kulturo-historik në tjetrin, në pajtueshmëri me traditën e ndryshme shpirtërore të secilit popull, të secilit pjesë dhe të secilit lexues.
Kjo varmëni dhe të mbështeturit në shembujt dhe modelet e huaja si ideal kulturor dhe civilizues inteligjencies e aftësive mesatare krijoi një si kompleks inferioriteti ... Dhe një hollësi të shpirtit të saj e mundonte ndjenja e pakicës e rrethuar nga të tjerët, nga josiguria dhe frika për identitetin e saj dhe për qenien kulturore-shpirtërore islame, nga rrethi krishtero-civilizues evropian.
E gjithë kjo shpinte gjer në ndarje e polarizime të rrepta para të cilave duhej përcaktuar. Dhe nëse vendos të inkuadrohesh në njërën nga përbërësit e tyre duhej zhveshur nga të gjitha karakteristikat determinuese, thjesht të ndahesh nga populli yt, gjegjësisht të inkuadrohesh në atë rreth i lakuriqur, pa emër, pa kombësi, pa kulturë, pa vendlindje dh pa prejardhje.
Për këtë disa nga intelektualët e shquar mysliman u gjenden në “udhëkryq” dhe shqetësimin ekzistencial e shprehnin në veprat e tyre si dilemë dramatike. Të tjerët gjatë një shekulli të tërë u lëkundën ndërmjet serbizmit dhe kroatizmit, ndërmjet teizmit dhe ateizmit dhe të mos përmendim përçarjet dhe ndarjet politike të cilat ishin në kundërshtim me interesat shoqërore të myslimaneve, të gjitha gjer te ndarja bashkëkohore formalo-nominale të substancës kombëtare.
Bazë për “përcaktim” në anë të kundërta brenda këtyre niveleve ideologjike, ishin shkaqet e interesit; të konjukturës më të mirë, të plasmanit më të suksesshëm në tregun shoqëror dhe ekonomik mundësitë e punësimit më të shpejtë dhe sigurimi i ekzistencës më të sigurtë, të përparimit më të shpejtë në hierarkinë nëpunësore, gjegjësisht në atë politike, mundësitë më të volitshme botuese dhe shkencore, ambicia dhe shpresa për inkuadrim në sferat e artit dhe të shkencës më të njohur dhe më të përparuar evropiane, si dhe puna dhe aktiviteti më i avancuar hulumtueso-teknik. Nëse nuk ishin deklaruar ekstremistë intelektualët myslimanë në këtë pozitë të tejkalimeve ideologjike dhe nacionale mbanin qëndrim kozmopoliti, por më shpesh klimatizoheshin në gjinjtë e ngrohtë të procesivave nacionale, ngase s’mund t’iu shmangeshin nderimeve dhe ngrohtësisë nacionale dhe prosperitetit joshës ekzistencial. Dhe pasi që një “përcaktim” i tillë merrej si shkollë më e latë civilizuese, bota e popullit të vet u mbetej nën këmbë dhe prapa shpine ngase ata i udhëhiqte interesi individual, ashtu që në fund disa kombin e vet jo vetëm që ia eksponuan përqeshjes, por edhe “shitjes” njëlloj sikur çfarëdo malli tjetër. Etika e interesit të përgjithshëm u zbrazë para interesit dhe përfitimit personal, dhe atë me qëllim të përfitimit konkret.
Gjatë gjithë asaj kohe është mjaft karakteristik raporti i inteligjencies së tillë ndaj superstratit fetar në qenien e tij popullore. Si adresues të proverbit se “mëkati nuk hynë nga goja, veçse del nga goja,” këta intelektualë, nëse nuk demonstronin liberalizmin e vet ndaj religjionit dhe me çmim të skandalizimit të rrethit të vet e për të fituar poenë nga midiset nga të cilat synonin, objektivisht vuanin jo vetëm nga obskurantizmi i mendjes dhe mungesa e tolerancës, veçse edhe nga mungesa e faktit civilizues ndaj intelektualëve të proveniencës religjioze. Ata botën në të cilën jetonin dhe të cilës i përkisnin e urrenin dhe e trajtonin si të nivelit më të ultë kulturor në krahasim me Evropën e krishterë.
Ky qëndrim personal, individual elitist madje edhe egoist i individit ose grupeve individësh, faktikisht paraqiste ndarje të inteligjencies myslimane nga populli i vet, nga populli i cili fortë mirë i njihte dhe dinte interesat e veta ekzistenciale. Populli e dinte se interesat e tij të vërteta gjendeshin jashtë këtyre obsioneve kulturo-civilizuese, që në të vërtetë paraqesin obsione politike dhe në esencë ishin personale, pra obsione private. Në këtë mënyrë erdhi gjer te ndarja e shumicës së popullatës autentike myslimane në njërën anë dhe në anën tjetër në pakicën e inteligjencies së caktuar e cila pretendonte të udhëheqë me popullin, gjegjësisht rrejshëm të legjitimohet, ndërsa interesin e vërtetë e shihte dhe e gjente në interesa personale.
Aspekti tjetër i ndarjes së inteligjencisë myslimane nga kombi i vet është “ELITIZMI.” Ndërmjet nocionit “elitistik” që shpreh njerëzit e zgjedhur të shkëlqyeshmit dhe ”lulen” e ndonjë shoqërie, të ndonjë bashkësie dhe të nocionit ”ekskluzivë” mund të vendoset lirisht shenja e barazimit nëse në esencë të këtyre dy nocioneve dhe sjelljeve gjendet individualizmi intelektual i cili nënkupton lirinë shpirtërore, të njohjes dhe të përcaktimit individual, por që në planin e raporteve shoqërore, interesat e ndonjë personaliteti ose individi i vë kundër interesave të bashkësisë, ndërsa në momente të krizave ekzistenciale të ndonjë populli kanë në egoizëm, në oportunizëm ndaj forcës dhe shumicës, e me këtë edhe në ndarje nga tërësia kombëtare dhe shoqërore si dhe në humbje të lirisë, në kuptim më të gjerë të këtij nocioni, i cili nuk mund të parcializohet ndërmjet individit dhe popullit.
Inteligjenca politike e kishte parasysh dhe në mend se në të ashtuquajturën shoqëri socialiste garant të përparimit nuk ishin aftësitë profesionale, veçse shumë më tepër aktiviteti dhe angazhimi partiak. Më shumë çmohej dhe vlerësohej besnikëria ndaj idesë se sa ndaj punës, ndaj profesionit dhe ndaj shkencës që si shprehje e talentit invencionit dhe thellësisë intelektuale.
Shkuarja e regjimit nga pushteti e çlirojë inteligjencinë e angazhuar politike myslimane, jo vetëm nga varësia ekzistenciale, veçse edhe nga sprova e reformacioneve shpirtërore dhe korrupsioni moral, sepse bashkë me regjimin përfundoj edhe epoka e sistemit të vlerave dhe përcaktimeve të përmbysura morale. Gjatë asaj epoke shumë intelektual, se sa madje edhe me zell se sa që regjimi kërkonte nga ata pendëol dhe aftësitë e tyre i vunë në shërbim të mbartësve të sistemit politik, nga të në shërbim të bartësve të sistemit politik. Ky angazhim destruktiv i tyre vjen në shprehje sidomos në ato periudha kur sulmi në dhe ndaj përfaqësuesve të popullit të vet, të popullit mysliman, si në armikun politik, çmohej si legjitimacion më burimor besnikërisë partiake.
Pas kësaj epoke, të quajtur në mënyrë eufemiste ”njëmendësi,” me ardhjen e demokracisë dhe vendosjen e sistemit të ri të vlerave dhe të tregut dhe inteligjenca myslimane, posaçërisht ajo e cila mbeti pa softuerin e vetë politik, ideologjikisht dekontaminohet dhe lirohet nga oportunizmi nga raporti i varësisë, por edhe nga komplekset dilemat dhe sprovat, e rishqyrton pozitën e vet dhe sërish bashkohet me popullin. Vendos raporte natyrore me qenien lirinë, dhe me interesat e tij, duke i ndier dhe përjetuar si të vetat. Është ky një qëndrim plotësisht i ri ndaj popullit të vet. Krahas çlirimit të individit zhvillohet procesi i çlirimit të saj nga komplekset vetjake. Sepse njeriu i lirë, duke qenë në marrëdhënie harmonike me botën dhe qenien e vet, që posedon dashuri ngrohtësi ose së paku tolerancë, ose që e ka tejkaluar raportin e antagonizmit elitistik dhe interesuar dhe që gjendet në korrent të kontinuitet dhe të zhvillimit të tij (popullit) – nuk ka kompleks. Ai nuk ka nevojë të heqë dorë nga asgjë, as të kapërcej, të kompensojë, veçse të trajton vërtet si të veten; vendos aso marrëdhënie që mbështeten në atë që vërtet është e mirë dhe e bukur, jeton në harmoni të plotë me vetveten: “paqe me njerëzit, paqe me botën, paqe me vetveten,” ashtu sikurse thotë një shkrimtar ...

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme