Në konfliktin sirian janë të involvuar disa akterë ekstern, që regjimin apo kampet e ndryshme të opozitës i ndihmojnë financiarisht, diplomatikisht dhe ushtarakisht. Kështu, nga një ngjarje që fillimisht kishte përmasa civile kaloi në Luftë Qytetare, e nga ajo në një luftë me përmasa ndërkombëtare dhe skenë qendrore e luftës për një ndarje të re interesash në Lindjen e Afërt pas „Pranverës Arabe“.
Vuajtjet e popullatës civile dhe shkatërrimet janë pakrahasueshëm të mëdha, që për rehabilitimin dhe kurimin e tyre do të duhen shumë vite. Për t`u arritur kjo do të duhej një intervenim nga jashtë dhe shkaktarët të denohen. Kjo nuk u arrit as atëherë kur më 21 gusht 2013 ushtria kriminale e Bashar el-Asadit përdori armë kimike në shumë raste kundër popullatës civile në rrethinat e Damaskut, ku vdiqën më shumë se 1000 njerëz. Pra, shërbimet Ruse ishin ato që dëshmitë i quajtën „Fabrikime“ sikurse në rastin e „armëve kimike të Sadam Huseinit“. Pastaj, ata përdorën sulmin si mbrojtjen më të mirë dhe shpërndanë „rrenën e vitit“: „Sulmin me armë kimike të shkatërrimit në masë“ e shkaktuan rrebelët. 1) Tërë këtë e justifikuan me faktin se trupat qeveritare që nga maji i vitit 2013 kishin arritur fitore të dukshme në teren dhe se nuk ishte në interesin e tyre të përdornin armë të shkatërrimit në masë. 2) Pra, ishin Rusia dhe Kina ato që dy herë votuan kundër rezolutave të Këshillit e Sigurimit për ndëshkimin e krimeve të Assadit.
Në këtë drejtim, pa hezitim mund të themi se influenca e Rusisë në Lindjen e Mesme është në rritje. Kjo lidhet me dy rrethana të rëndësishme për këtë zonë:
a) Tërheqja e Perëndimit nga përkrahja aktive e Pranverës arabe, vendosja e prioritarizmit tek armët e shkatërrimit në masë para pranimit të mbështetjeve të revolucionarëve të rinjë në shtetet e Afrikës Veriore, Lindjen e Afërt e gjetiu.
b) Mospërkrahja e Perëndimit revolucioneve demokratike në shtetet ku veç kanë ndodhur ndryshimet. Pra, neutraliteti i Perëndimit ndaj grushtshtetit të 3 korrikut 2013 në Egjipt dhe mospërkrahja e presidentit të parë demokratik në atë vend, krijuan një vakum gjeopolitik të cilin e shfrytëzoi shteti më „antipranverë arabe“ Rusia. 3)
Nuk mund të themi se shtetet tjera nuk u infiltruan në konfliktin sirian. Të shumta janë ato shtete që u radhitën në anën e opozitës, por regjimi „Asad“ ishte i pari që përfitoi konkretisht nga ndihmat e aleatëve. Armë nga Rusia, udhëzime strategjike dhe ushtarake nga Irani, luftëtarë nga Hisbollahu libanez – ishin të mirëseardhura nga Damasku që nga fillimi i konfliktit. 4)
Është mjaft cinike kur Rusia dhe Irani gjatë kohë thirreshin në suverenitetin e shtetit të Sirisë dhe mu këto dy shtete e luftonin demokratizimin e mbrendshën të Sirisë. Këto dy shtete po e luftojnë dhe janë kundër armatimit të opozitës, në anën tjetër këto dy shtete janë furnizuesit kryesor të rexhimit të Asadit me armatim më modern ushtarak. Çfarë interesash fshihen pas aktorëve të huaj në interes të rexhimit të Asadit?
Moskva regjimin e Asadit e konsideron si aleatin e fundit strategjik në Lindjen e Afërt. Marrëdhëniet e përbashkëta të të dy shteteve datojnë që nga koha e Bashkimit Sovjetik, 5) më mirë të themi që nga koha e luftës së ftohtë. Me shkatërrimin e Bllokut Lindor gati të gjitha shtetet e regjionit ranë nën ndikimin e SHBA-ve. Përjashtim bën Siria, e cila për shkak të ndihmave ekonomike dhe ushtarake ia dha në përdorim qytetin bregdetar Tartus, si bazë ushtarake për flotën ruse. Pas shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik dhe ndryshimet në shtetet tjera të regjionit, Tartusi është e vetmja bazë ushtarake që i mbeti Rusisë në Lindjen e Mesme. 6) Natyrisht sipas Rusëve, Damasku paraqet një baraspeshë të rëndësishme në Lindjen e Mesme, në raport me dominimin perëndimor në botën arabe.
Nga e kaluara e tyre socialiste është shumë me interes të theksohet në këtë drejtim edhe bashkëpunimi i tyre në fushën ushtarake. Më shumë se 70 % e tërë arsenalit ushtarak sirian vjen nga Rusia, duke filluar nga aeroplanët, anijet luftarake etj. 7)
Krahas bashkëpunimit ushtarak dhe politik, miqësia e tyre shumëvjeqare ka lënë gjurmë edhe në planin social. Shumë sirian janë shkolluar në Rusi, dhe në të njëjtën kohë një numër i tyre edhe është martuar vendaset ruse. Pas përfundimit të studimeve një numër i tyre i solli familjet e tyre në Damask.
Krahas Rusisë janë edhe një varg shtetesh aziatike që luajnë rol shumë të rëndësishëm për Sirinë. KIna, Indonezia, Malejzia, Irani.
Nëse i kthehemi aktualitetit vërejmë se edhe pas tri vitesh të kryengritjes dhe luftës së përgjakshme, në Siri ende nuk ka shenja për një zgjidhje të afërt. As regjimi e as spektri i gjerë i forcave opozitare duket se nuk janë në gjendje që ta fitojnë dominimin ushtarak në teren.
Si rezultat i aktivitetit diplomatik të Turqisë dhe aleatëve perëndimorë përgatitjet për bisedime të paqës dhe uljen e palëve në tavolinë më sa duket e morrën formën e parë të tyre. Pra, bisedimet do të ndodhin në qytetin Montreux të Zvicres, dhe akterët e saj do të jetë Aleatët Perëndimorë, Turqia, Saudia në njërën anë dhe Rusia, Kina e Irani në anën tjetër. Por çelës i marrëveshjeve do të jenë Rusia dhe Irani.
Tërë këtë e mbështesim në bazë të sukseseve të tyre në planin diplomatik gjatë muajve të fundit dhe nuk është jashtë mendësh se ato do të këmbëngulin në qëndrimet e tyre. Nëse ndërlidhemi me të kaluarën jo të largët, pra, pas bombardimeve me armë kimike nga ana e despotit dhe rrefuzimit të Rusisë dhe Kinës që t`i miratojnë dy rezolutatat në Këshillin e sigurimit me të cilat do të denohej fajtori na dolën në pah dy suksese të Rusisë përballë diplomacisë perëndimore:
E para, diplomacia Ruse arriti që t`ia zgjasë jetën regjimit barbar të Asadit dhe e detyrojë Perëndimin që nga politika për rrëzimin e tij kaloi në politikën e shkatërrimit të armëve kimike. Dhe e dyta, spostimi i saj drejt Egjiptit apo kthimi i epokës së Naserit – epokës së flotave ruse në Egjipt.
Në këtë drejtim Sirianët mund të mësojnë nga shteti i tyre fqinjë Libani dhe lufta e tyre qytetare pesëmbëdhjetëvjeqare (1975-1990) ku përfundon me një formë kompromisi „Ska fitues, ska të mundur“. 8) Por këtë radhë pa despotin Asad dhe aleatët e tij Rusinë dhe Kinën.
Zvicer, 21. 01.2014
Literatura
1) Bürgerkrieg in Syrien – Enciklopedia e lirë. Julian Borger: „Obama is right to be cautious over Syria’s possible use of sarin – but then?“ auf Guardian.co.uk vom 25. April 2013, gesichtet am 26. April 2013
2) Stephan Rosny „Syrien: Vom Bürgerkrieg zum regionalen Flachenbrand“?
3) Shaban Murati, „Gazeta Shqiptare“ 25.11.2013
4) Kristin Helberg „Brennpunkt Syrien-Einblick in ein verschlossenes Land fq. 170
5) Bürgerkrieg in Syrien – Wikipedia.
6) Po aty.
7) Kristin Helberg „Brennpunkt Syrien-Einblick in ein verschlossenes Land.
8) Stephan Rosny „Syrien: Vom Bürgerkrieg zum regionalen Flachenbrand“?