Kitabu’t-Tahareti / Pastertia

Allahu xh.sh thotë: “O ju që keni besuar, kur të ngriheni të falni namaz, lani fytyrat tuaja,duarët tuaja gjer në bëryla, fërkoni kokat tuaja dhe këmbët(lani) deri në nyje“.

Farzet e pastrimit (abdestit) janë larja e katër gjymtyrëve dhe fërkimi i kokës. Në këtë rast në larje duhet të përfshihen edhe zogjtë e këmbës dhe bërrylat.Te fërkimi i kokës është farz të fërkohet pjesa e mbi ballit që kap një të katërtën. Lidhur më këtë përcjell Mugire ibën Shu’be se:“ Pejgamberi a.s. shkoi te një fis.Atje kreu nevojën e vogël pastaj mori abdest dhe fërkoi pjesën e mbi ballit si dhe u dha mes’h mesteve“.

Sunetet e abdestit janë larja e dy duarëve tri herë para se të futen në enë, bëhet kështu kur musaliu zgjohet nga gjumi, leximi i bismeles në fillim të abdestit, madje misfaku, larja e gojës(medmedah), larja e hundës(isatinshak), fërkmi i veshëve, larja e thellë e mjekrës dhe ndërmjet gishtave si dhe përsëritja e larjes deri më tri herë. Përpos suneteve është mustehab që të behët nijeti i abdestit, të fërkohet e gjithë koka, të lahen gjymtyrët me rend duke filluar sipas rendit që ka cekur në ajet Allahu, të lajë më parë gjymtyrët e djathta, si dhe të fërkuarit e qafës.

Situatat të cilat prishin abdestin janë:dalja e çdo gjëje nga organet jashtëqitëse, gjaku, limfa, qelbi, poqese lëshojnë vendin e daljes dhe mbulojnë pjesë të trupit në masë e cila kërkohet të lahet. Abdestin e prishë edhe të vjellurit gojën plotë, gjumi shtrirë, mbështetur ose mbajtur për ndonjë sendi i cili nëse largohet biejm përtoke. Atë e prish edhe humbja e mendjes nga alivanosja, të çmendurit po dhe të qeshurit me zë në çdo namaz të përbërë nga rukui dhe sexhdeja.

Farzet e larjes(gusl) janë pastrimi i gojës(medmedah), i hundës(istinshak) dhe larja e tërë trupit. Është sunnet që kur të lahemi të lajmë duartë, vendin e turpshëm, të largojmë papastërtinë e mundëshme nga trupi pastaj marrim abdest sikur për namaz pa i larë këmbët, madje hudhim ujë kokës dhe tërë trupit tri herë. Mandej largohemi nga ai vend dhe i lajmë këmbët. Gruaja nuk është e obliguar që gjatë larjes të zgjidh gërshetat nëse uji mbërrinë në rrënjët e flokëve.

Situatat të cilat e bëjnë të kërkuar larjen janë: lëshimi i spermës me vrull e me kënaqësi nga ana e gruas dhe e burrit, takimi i organeve gjinitale po edhe pa derdhje, hajdi dhe nifasi.

Pejgamberi a.s larjen e ka bërë sunnet ditave të xhumaja, për bajrame, ihram dhe për arafat. Larja nuk kërkohet në situata të medhjit e as të vedjit, në kato raste kërkohet abdesti.

Pastrimi nga papastërtitë mund të bëhet me ujë të qiellit, të eudijeve, të përonjve, të puseve dhe të deteve. Pastërtimi nuk lejohet të bëhet me ujra-lëngje të shtrydhur nga drunjtë e pemët, as me ujë që është i përzier me ndojë gjë tjetër e cila ndryshon gjendjen e natyrshme të tij, sikur lëngjet e ndryshme, uthulli, uji Bakullas, Merekut, dhe uji i Zerdexhit. Pastrimi është i lejuar me ujë të përzier me ndonjë gjë të pastërt që i ka ndëruar ndonjë veti të tij, sikur uji i Mudit, uji i përzier me Ishtan, Sabun dhe me Za’feran. Pastrimi(abdesti) me ujrat e palëvizshëm, qoftë uji shumë qoftë pak, nuk është i lejuar nëse në to bie ndonjë papastërti. Kjo ngase Pejgamberi a.s ka urdhëruar për ruajtjen e ujit dhe ka thënë: „Asnjë nga ju le të mos urinojë në ujë të palëvizshëm dhe të mos lahet në të nga papastërtia(El-xhenabe)“. Ai githashtu thotë:“Kur ndonjëri nga ju zgjohet nga gjumi, le të mos i shtijë duartë në enë pa mos i larë tri herë, sepse nuk di ku e ka patur dorën natën“. Ndërkaq, me ujë që rrjedh është e lejuar të pastrohemi edhe nëse bie në të papastërti, por nëse nuk i vërehen asaj shenja, sepse ajo nuk rrinë ne jë vend për shkak rrjedhës së lumit. Ndërkaq, një bazen i madh të cilit nuk i lëviz njëra anë nëse tjetra ane e tij lëvizet, poqese në një anë të tij bie papastërti, atëher është e lejuar të merret abdest në anën tjetër, pasi është e qartë se papastërtia nuk arrinë deri në atë anë.

Ngordhja në ujë e gjallesave të cilat nuk kanë qarkullim gjaku si Bukku, miza, zenabir dhe akrepat nuk e fëlliqin atë. Poashtu edhe vdekja e shtazëve të cilat jetojnë në ujë si peshqit, Safdeu e gaforet.

Për pastrimin e papastërtive nuk lejohet të përdoret uji i përdorur. Ujë i përdorur është uji që me të jemi pastruar ose është përdorur në trup me qëllim të ibadetit.

Lëkura, çfarëdo qoftë, kur tjerret pastërtohet dhe lejohet të falemi me të ose të marim abdest prej saj, me përjashtim të lëkurës së derrit dhe të njeriut. Të pastërta janë edhe qimet e coftinës, kockat, …thundrat dhe brirët e saj.

Kur në një pus bie papastërti, atëherë pusit i nxirret uji dhe kjo është pastërtim për të. Kur në një pus ngordh një mi, zog, Sudanije, Samun ose Bersun nxiren nga pusi nga njëzet gjer në tridhjetë kofa, varësisht nga madhësia e kofës. Por, nëqoftëse në të ngordh pëllumb ose pulë, në këtë rast nxiren nga pusi prej katërdhjetë deri në gjashtëdhjetë kofa ujë. Ndërkaq, i gjithë uji i pusit nxiret nëse në të ngordh qen, dele, ndonjë kafshë ose vdes njeri. Njejt veprohet edhe nëse gjëja e ngordhur në të bymehet, e vogël qoftë apo e madhe. Numri i kofave të cilat duhen të nxirren mbështet në kofat mesatare që përdoren në vende të ndyshme nëpër puse, por është e lejueshme nëse me një kofë të madhe nxiret ujë nga pusi sa me një kofë mesatare dhe me të llogaritet numri i kofave të nxjera. Kur ndodh që pusi është i rrjedhshëm, nuk është e mundur të nxirret uji i tij, në anën tjetër është e kërkuar t’i derdhet uji me të cilin është i mbushur, në këtë rast, përcjellet nga Muhammed ibën El-Hasan se thoshte që nxirret prej pusit në fjalë prej dyqind deri në treqind kofa ujë.

Kur në pus gjejnë mi ose ndonjë gjallesë tjetër dhe nuk dinë se kur ka rënë dhe as që është fryrë e as është prishur, atëherë përsërisën namazin e ditës dhe të natës poqese kanë marrë abdest nga ai pus, dhe lajnë sërish çdo send që është larë me ujin e tij. Mirëpo, nëse gjallesa që ka rënë në të është fryrë ose është prishur, në këtë rast, sipas Ebu Hanifes, përsërisën namazin e tri ditëve dhe të tri netëve. Ebu Jusufi dh eMuhammedi thonë se nuk duhet të përsërisën asnjë namaz përderisa të marrin vesh se kur ka rënë.

Su’ri, uji i mbetur në një enë që pi njeriu ose ndonjë gjallesë të cilës i haet mishi është i pastër, kurse uji i mbetur nga qeni , derri dhe kafshëve të egra është i papastër. Su’ri i maces, pulës së lëshuar,shpesëve të egra dhe gjallesave që jetojnë në shtëpi të banuara si gjarpëri dhe miu është mekruh. Ndërkaq, uji i mbetur nga gomari dhe bollica është i dyshimit, prandaj dhe nëse nuk gjejmë ujë tjetër veç tyre marim abdest dhe tejemum. Në këtë rast është e lejuar të fillojmë me cilin dëshirojmë, qoftë me abdestin, qoftë me tejemumin.

 

 

 

Babu’t-Tejemmum

Kur një njeri është musafir dhe nuk gjenë ujë, ose është jashtë qytetit në distancë prej një mili e më tepër, ose gjen ujë por është i sëmur dhe frikohet se nëse përdorë ujin i shtohet sëmundja, ose xhunubi frikohet se nëse lahet me ujë vdes nga të ftohtit, ose e sëmun uji, atëherë merr tejemmum me dhe të pastër. Tejemmumi merret duke vënë duartë dy herë në dhe, pastaj fërkohet pas herës së parë fytyra e pas së dytës krahët gjer në bëryla. Tejemmumi është i njejtë sipër pastrimin nga xhenabeja si për hadethin, kur jemi pa abdest. Për Ebu Hanifen dhe Muhammedin tejemmumi është i lejuar me çdo gjë e cila ka origjinë nga toka si trolli, pluhur, guraleca, fletë lulesh, arsenik dhe me gur, kurse Ebu Jusufi thotë se nuk lejohet tjetër veç troll dhe me pluhur.

Nijeti për tejemmum është farz, kurse për abdest është mustehab. Atë e prish çdo gjë që e prish edhe abdestin, por atë e prish edhe të parët e ujit kur është e mundur të përdoret ai. Tejemmumi nuk lejohet përpos se me dhe të pastërt. Për atë i cili nuk gjen ujë në fillim të kohës, por ka shpresë se gjen në fund të saj, është mustehab ta vonojë namazin deri në fund të kohës, ashtu që po gjeti ujë, merr abdest dhe falet e nëse nuk gjen, merr tejemmum dhe fal me të ç’të dojë nga namazet farze dhe nafile.

Për një njeri të shëndoshë, vendas në një qytet, kur sillet xhenazeja veli i së cilës është dikush tjetër, i lejohet tejemmumi nëse frikohet se i kalon namazi poqese pastrohet, prandaj merr tejemmum dhe falet. Po kështu edhe një njeri i cili mendon se nëse pastrohet i kalon namazi i Bajramit merr abdest dhe falet. Mirëpo një njeri i cili pezenton në xhuma dhe frikohet se po u la i ik namazi i xhumasë, nuk merr tejemmum, por merr abdest dhe po e mbërriu xhumanë e fal atë, nëse jo, atëherë e fal drekën katër reqatë. Njësoj vlenë edhe për një njeri i cili frikohet se i ik koha poqese pastrohet, nuk duhet të marr tejemmum, por pastrohet dhe nëse i del koha e falë namazin që i kaloi. Kur musafiri harron ujin te kafsha o mjeti i vet dhe merr tejjemum e falet, pastaj i kujtohet uji, nuk përsërit namazin sipas mendimi të Ebu Hanifes dhe Muhammedit, ndërkaq Ebu Jusufi thotë se duhet të përsëris atë.

Njeriu që mer tejjemum nuk është i obliguar të kërkojë ujin nëse nuk ia merr medja se në afrësi ka ujë, por në arst se ia merr mendja që gjendet ujë aty diku, nuk i lejohet të marr tejemmum derisa ta kërkojë atë. Gjithashtu, nëse shoku i tij ka ujë, duhet t’i kërkojë përpara se të marr tejemmum e poqese nuk i jep, merr tejemmum dhe falet.

Babu’l-Mes’hi ale’l-Huffejn

Mes’hi mbi meste është i lejuar me sunnet dhe atë prej çdo hadethi-papastërtie e cila prish dhe e bë të domosdoshëm abdestin. Mesh’i është i lejuar kur mestet veshen duke qenë me abdest të plotë dhe pastaj e prish atë. Nëse një vendas mban meste atëherë ai u jep atyre mes’h mbrenda ditës e natës, kurse po qe musafir u jep mes’h tri ditë e tri netë duke filluar nga momenti kur prish abdestin. Mes’hi u jepet mesteve përsipri me gishta drejt si vija, filluar që nga gishtat e këmbës e deri në fillim të paragjurit. Farz është që fërkimi të jetë sa tri gishta të dorës. Mesteve që kanë të shkyme të mëdha që zbulojnë gjymtyrën në masë të tri gishtave të këmbës nuk iu jepet mes’h, kurse nëse vara është më e vogël lejohet. Fërkimi i mesteve nuk lejohet për një njeri i cili e ka obligim guslin. Veç kësaj mes’hin e mesteve e prish çdo send që e prish abdestin. Atë e prish edhe nëse hiqet mesti ose kalon koha, kështu që kur përfundon koha, nxjerr mestet, merr abdest, falet dhe nuk i kërkohet të përsëris pjesën tjetër të abdestit. Dikush që merr abdest me fërkim të mesteve duke qenë musafir dhe më pas bëhet vendas, në këtë rast, poqese iu ka dhënë mes’h mesteve një ditë e një natë, apo më shumë, duhet të nxjerr mestet patjetër dhe të lajë këmbët. Por, nëse iu ka dhënë mes’h më pak se një ditë e një natë mban mestet edhe një ditë e një natë. Personi i cili mbi meste vesh xhermuk, atëherë i jep mes’h atij. Mes’hi është i lejuar tu jepet çorapëve sipas Ebu Hanifes vetëm kur janë si nalle ose të lëkurës, ndërkaq Ebu Jusufi dhe Muhammedi thonë që mes’hi lejohet mbi çorape nëse janë……… nuk e lëshojnë ujin. Mes’hi nuk është i lejuar të merret mbi Imame, Kalunsevetun, Berke’ dhe mbi dorëza, mirëpo mes’hi mbi fashë është i lejuar edhe nëse e lidh pa abdest dhe poqese bie pa mos e lëvizur mes’hi nuk prishet, e nëse bie me të prekur prishet.

Babu’l-Hajdi

 

Hajdi më pak zgjat tri ditë e tri net. Nëse zgjat më pak se aq, atëherë nuk është hajz, por është Istihada. Hajzi më së shumti mund të zgjasë deri në dhjetë ditë, e poqese zgjat më shumë edhe në këtë rast është istihada. Gjurmët që vërenë gruaja në të përmuajshmet e saj në ngjyrë të kuqe, të verdh dhe të përzier janë të hajzit derisa të shohë gjurmë të bardha të pastërta. Hajzi largon nga përgjegjësia e gruas Namazin, i bënë haram agjërimin, por agjërimin e plotëson më pas, ndërsa namazin jo.Gruaja në hajz nuk hynë në xhami,nuk bën tavaf Qaben dhe nuk bën kontakte gjinorë me bashkëshortin. Gruas në hajz po edhe xhunubit, nuk i lejohet leximi i Kur’anit, po edhe atij që është pa adest nuk i lejohet të prek Kur’anin vetëm se mbështjellë me kapak.

Nëse gjaku i hajzit ndërpritet në më pak se dhjet ditë, nuk lejohet kontakti gjinor me të derisa të lahet ose ti kalojë një kohë e një namazi të plotë. Ndërkaq, nëse gjaku i ndalet në dhjetë ditë lejohet kontakti me të edhe pa u larë.

Nëse ndodh që pastrohet nga gjaku gruaja mes dy gjaqesh gjatë ditëve të hajzit atëherë ai është si gjaku që rrjedh. Pastrimi i gruas është pesëmbëdhjetë ditë dhe nuk ka ndonjë kufi sa mund të zgjas më shumë. Gjaku istihadës është gjaku që gruaja e sheh në më pak se tri ditë dhe në më shumë se dhjetë ditë. Ky është njejt si gjaku që rrjedh hundëve pandal, prandaj dhe nuk pengon agjërimin, as faljen e namazit, as kontaktin gjinor. Kur gjaku zgjat më shumë se dhjetë ditë dhe gruaja ka një zakon të njohur të ditëve të saja, koha e hajzit njihet me ditët e saj, kurse ditët që teprojnë janë të istihadës.

Një femër që në bilig fillon me istiahdën, hajdi i saj është dhjetë ditë prej çdo muaji kurse ditët e mbetura janë të Istihadës. Gruaja në istihada, personi i cili ka mos ndërprerje të urinës dhe gjakëderdhje të hundës, si dhe ai që ka plagë e cila nuk thahet, marrin abdest për çdo kohë të namazit dhe me atë abdest falin në atë kohë çfarë duan nga namazet farze dhe nafile gjersa nuk ju prishet abdesti. Kur del koha, iu prishet abdesti, kështu që duhet të marrin sërish abdest të ri për namazin tjetër.

Nifasi është gjak i cili rrjedh me njëherë pas lindjes, kurse gjaku që e sheh gruaja me bar, ose që shihet te gruaja gjatë lindjes është gjak i istihadës. Nifasi nuk ka ndonjë kufi që kufizohet koha më e shkurt e zgjatjes së tij, ndërsa ai më shumë mund të zgjasë deri në katërdhjetë ditë. Ditët pas të katërdhjetës janë istihada. Në këtë rast, kur gjaku vazhdon të rjedh pas ditës së katërdhjetë, nëse ajo grua ka lindur para kësaj here dhe ka patur një zakon të njohur të vazhdimit të gjakëderdhjeve, atëherë kohë e nifasit për të është nifasi i saj i zakont. Në mungesë të kësaj zakonshmërie, nifasi i saj njihet në katërdhjetë ditë. Kur një grua lind dy foshnje me një bark, sipas Ebu Hanifes dhe Ebu Jusufit, nifasi i saj fillon nga lindja e fëmiut të parë, kurse Muhammedi dhe Zuferi thonë se fillon nga lindja e foshnjes së dytë. Sidoqoftë Allahu e di më mirë.

Babu’ l-Enxhas

 

Pastrimi i papastërtisë është i detyrueshëm për trupin e musaliut, teshave dhe vendit në të cilin falet. Larja e papastërtisë mund të bëhet me çfarëdo uji dhe me çdo lëng të pastërt me të cilin mund të largohet ajo si: el-hili dhe mau el-verd(…). Nëse mestin e prek papastërti …… dhe thahet në diell, është e lejuar ta fërkoj atë për toke derisa të pastërtohet. E papastërt është edhe fara(sperma). Nëse ajo është e lagur duhet që të lahet me ujë e nëse thahet në tesha është e lejuar të largohet edhe me fërkim. Nëse papastërtia e prek Meratin (…) ose shpatën, mjafton vetëm të fshihet. Kur papastërtia prek tokën, dheun, por thahet në diell aqsa humben gjurmët e saj, mbi të lejohet namazi, por nuk lejohet tejemumi me atë dhe. Kur një njeri e prek papastërti e rëndë si: gjakë, shurë(urinë), e trasha, dhe verë në masë të dirhemit o më të vogël, me të lejohet namazi. Nëqoftëse masa e papastërtisë është më e madhe, namazi nuk lejohet. Me papastërti të leht si shura(urina) e një gjallese që i hahet mishi, namazi është i lejuar me të nëse nuk e ka përlier çerekun e rrobave. Papastërtia e cila detyrimisht duhet larë është e dy llojshme: o është e dukshme (e ngurt), kjo duhet të lahet përderisa të humbet, jashta nëse lë gjurmë saqë është shumë rëndë të largohet, ose është jo e dukshme( e lëngët) dhe në këtë rast duhet të lahet gjersa larësi të mendoj që është pastruar. Fshirja( el-istinxhau) është sunnet. Mund të përdoret për të guri dhe çdo gjë e ngjashme. Fshinë me të papastërtinë derisa ta pastrojë dhe nuk është sunnet të përdorurit e një numri të caktuar gurëzish. Megjithë këtë, larja e papastërtisë është më mirë në çdo rast, veç nëse papastërtia kalon vendin e jashtëqitjes, atëherë nuk e largon atë kurgjë perpos ujit dhe lëngjeve të pastërta. Istinxhaja nuk bëhet me asht, as me reuth(…) as me bukë, po as me dorën e djathtë në përjashtim të rasteve të nevojës.

Kitabu’s-Salah

 

Fillimi i kohës së sabahut është kur del agu i dytë, bardhësia e shkëlqimit të shprëndarë nëpër qiell, dhe fundi i saj është koha para se të lind dielli. Koha e drekës fillon kur kalon dielli zenitin dhe përfundon, sipas Ebu Hanifes, kur bëhet hija e një sendi dy herë sa ai përveç hijes së zenitit. Kurse, Ebu Jusufi dhe Muhammedi thonë se koha e drekës del kur bëhet hija e sendit nje herë sa ai. Koha e iqindisë fillon kur del koha e drekës sipas dy mendimeve të cekura dhe përfundon derisa nuk perëndon dielli. Koha e akshamit fillon kur perëndon dielli dhe përfundon me humbjen e shkëlqimit, bardhësisë së qiellit e cila pason skuqjen e horizontit. Ky është mendimi i Ebu Hanifes, ndërsa Ebu Jusufi dhe Muhammedi mendojnë se shkëlqimi në fjalë nënkupton ngjyrën e kuqëremtë e cila kaplon horizontin mbas perëndimit të diellit. Koha e namazit të jacisë fillon me humbjen e shkëlqimit dhe vazhdon gjer në lindjen e agut të dytë.

Është mustehab të vonohet sabahu, dreka të falet verës më vonë e më herët dimrit. Iqindia është mustehab të vonohet gjersa nuk ndëron dielli, kurse të shpejtohet akshami dhe të vonohet jacia deri para një të tretës së natës. Për atë i cili ka shprehi namazin e natës, është mustehab të falë vitrin kah fundi i natës, por, nëse nuk mund të zgjohet, e fal vitrin para gjumit.

Babu’l-Edhan

 

Ezani është sunne muekkede për pesë kohët e namazeve dhe për xhuman, por jo edhe për namazet tjera. Forma e ezanit është të thotë: „Allahu Ekber, Allahu Ekber…deri në fund. Ezani nuk përsëritet, vetëmse në ezanin e sabahut pas „Hajje ale’l-Felah“ thotë: „Es-Salatu Hajrun min’n-Neum“ dy herë.

Ikameti është njejt sikur ezani, me përjashtim se në të pas „Hajje ale’l-Felah“ thotë „Kad Kameti’s-Salah“.

Ezani thirret ngadalë, kurse Ikameti bëhet më shpejt. Kur bëhet ezani dhe kameti kthehemi nga Kibleja. Kur mbërimë te „Hajje ale’s-Salah“ dhe „Felah“ kthejmë fytyrën në të djathtë e në të majtë. Ezani dhe ikameti thirren edhe për namazin e kaluar. Kur na kalon një namaz, për të bëjmë ezan dhe ikamet, ndërsa për namazin e dytë të kaluar kemi mundësinë të zgjedhim, të bëjmë edhe ezanin edhe ikametin për të, ose mjaftohemi vetëm me ikametin. Muezini duhet që ezanin dhe ikametin t’i bëjmë me abdest, kurse ezanin, edhe pse e bën pa abdest është e lejuar.Ndërkaq, ikameti është mekruh të bëhet pa abdest ose të thirr ezanin xhunub, i papastër.

Ezani nuk thirret para se të hyjë koha e namazit, përpos ezanit të sabahut i cili për Ebu Jusufin, lejohet të thirret para kohës.

 

 

 

 

 

Babu’sh-Shuruti’s-Salati’l-Leti Tetekaddemuha

 

Për atë që falet është obligim që para namazit të pastrohet nga papastërtitë dhe flliqësirat, ashtu si edhe kemi cekur më herët. Ai poashtu, duhet të mbulojë edhe auretin. Aureti i burrit është që nën këthizë e deri në gjunjë,por gjuri është auret. Trupi i gruas së lirë i tëri është auret, përpos fytyrës, shuplakave të dorës dhe shputave të këmbëve. Aureti i burrit është edhe auret i robëreshës, duke i shtuar barkun dhe shpinën, ndërsa pjesa tjetër e trupit të saj nuk është auret.

Një njeri i cili nuk gjen gjë me të cilën mund të largojë flliqësirën falet me të dhe nuk e përsërit namazin. Kush nuk ka tesha, falet i xhveshur ulur duke e bërë rukunë dhe sexhden me mimikë. Poqese i njejti falet në këmbë, namazin e ka të plotë, por forma e parë është më mirë.

Kur duam të falemi, e bëjmë nijetin e namazit që duam pa mos e ndarë atë me ndonjë veprim nga tahrimeja. Pastaj kthehemi nga Kibleja veç nëse kemi frikë falemi në cilën anë të mundemi. Në rast se nuk dimë kah është Kibleja dhe nuk ka njeri ta pyesim për të, mundohemi ta gjejmë anën e saj dhe nuk na kërkohet të përsërisëm namazin nëse kuptojmë pasi që jemi falur se e kemi gabuar anën e saj . Po kështu edhe nëse marrim vesh duke qenë në namaz se kemi gabuar Kiblen, kthehemi kah ajo dhe plotësojmë namazin.

 

 

 

 

 

Babu’s-Sifeti’s-Salah

 

Farzet e namazit janë gjashtë: Tahrimja, Kijami, Kiraeti, Rukui, Suxhudi dhe ulja në fund të namazit sa të këndohet Teshehudi. Çdo send që bëhet tepër është sunet.

Kur hyjmë në namaz marrim tekbir deri sa t’i puqisim majat e gishtave të mëdhenj me të butat e veshit. Nëse në vend të tekbirit themi Allahu Exhelu, E’dhamu, ose Er-Rahmanu Ekberu tekbirin është i plotë për Ebu Hanifen, kurse Ebu Jusufi thotë se tekbiri nuk merret me asgjë tjetër jashta se me fjalët e tekbirit të njohur. Mbas tekbirit mbështesim duarën e djathtë mbi të majtën dhe i vejmë nën këthizë pastaj themi:“ Subhaneqe All-llahumme… deri në fund, lexojmë „Esteidhu bilahi min’sh-shejtani’r-Raxhim“, lexojmë „Bismi’l-Lahi’r-Rahmani’r-Rahim“ në vete pa zë, pastaj lexojmë „Fatihan“ dhe një sure me të ose tri ajete të cilës do sureje duam. Kur të thotë imami „ve’l-ledal-lin“ thotë amin. Këtë e thotë edhe mu’temi në vete. Pas gjithë kësaj themi tekbirin dhe bëjmë rukunë duke i vënë duartë mbi gjunjë me gishta të hapur. Shtrijmë shpinën pa e ngritur dhe pa lëvarë kokën. Në ruku’ë themi më së paku tri herë „Subëhane Rabijje’l-Adhim“. Pastaj e ngrijmë kokën duke thënë „semiallahu li men hamideh“ kurse mu’temi thotë „rabbena leke’l-hamd“. Kur ngrihemi në këmbë marim tekbir dhe bëjmë sexhden, vejmë duarët në tokë, vejmë fytyrën mes duarëve dhe bëjmë sexhden duke vënë hundën dhe ballin në tokë. Nëse e vemë vetëm hundën ose vetëm ballin, për Ebu Hanifen është e lejuar, kurse dy imamët tjerë thonë se nuk lejohet të bëhet sexhdeja vetëm me hundë përpos me arësye. Nëse bëjmë sexhde me kur’l-imame ose me një qoshe të teshave është e lejuar. Kur jemi në sexhde largojmë bërylat nga trupi dhe mbajmë lart mbi kofshë barkun me gishtat e këmbës kthyer nga kibleja. Në sexhde themi më së paku tri herë „Subëhane Rabbije’l-e’la“, pastaj ngrejmë kokën, marrim tekbir, ngrihemi ulur, marrim sërish tekbir dhe shkojmë në sexhde. Pasi të rrimë në sexhde marim tekbir dhe çohemi ngritur në këmbë pa u ulur mbas sexhdes dhe pa u mbajtur me dorë për toke.

Në reqatin e dytë bëjmë sikur në reqatin e parë vetëm se nuk e këndojmë „subëhanen“ as nuk lexon „eudhun“ dhe pas tekbirit në reqatin e parë asjëherë më nuk i ngrejmë duarët. Kur ngrejmë kokën nga sexhdeja e dytë, shtrijmë këmbën e majtë dhe ulemi mbi të, ndërsa këmbën e djathtë e mbajmë mbledhur duke i kthyer gishtat drejt kibles. Duartë i vejmë mbi kofshë, i shtrijmë gishtat dhe këndojmë „teshehudin“. „Teshehudi“ është të themi: „Et-tehijjatu ves’-Salavatu ve’t-Tajjibatu… deri në fund. Në uljen e parë nuk lexohet kurgjë mbas teshehudit. Në dy reqatët e fundit lexojmë Fatihan veçmas dhe kur ulemii në fund të namazit ulemi sikur në uljen e parë, këndojmë teshehudin, çojmë salat mbi Pejgamberin a.s. dhe lutemi ç’të duam me dua të cilat përngjajnë me fjalët e Kur’anit ose me dua të lëna nga Muhammedi a.s. Nuk duhet të bëhet duaja me fjalë që u ngjajnë bisedave të njerëzve. Pas duasë japim selam në të djathtë duke thënë:“ Es-selamu alejkum ve rahmetu’ll-Llah, pastaj japim selam edhe në anën e majtë.

Në sabah dhe në dy reqatet e para të akshamit dhe jacisë lexojmë me zë, ndërkaq mbas dy reqateve të para lexojmë pa zë. Kur dikushi falet vetë, ka mundësinë të zgjedh, të lexojë me zë sa të dëgjojë veten, ose mund të lexojë pa zë. Ne drekë dhe iqindi imami lexon pa zë.

Vitri është tri reqate pa mos u nda me selam. Në reqatin e tretë të vitrit bëjmë Kunutin para rukusë dhe kjo vlen për tërë vitin. Në secilin reqatë të vitrit lexohet Fatihaja dhe një sure me të. Kur dëshirojmë të bëjmë Kunutin marrim tekbir, ngrijmë duartë dhe lexojmë Kunutin. Në asnjë namaz tjetër nuk bëhet Kunut.

Nuk është asgjë, të lexohet ndonjë sure në namaz dhe të mendohet se përpos saj asnjë sure në të nuk bën të lexohet, për këtë dhe është mekruh të caktohet një sure për një namaz dhe të mos lexohet në vend të saj ndonjë tjetër. Për Ebu Hanifen, kiraeti që nevojitet të lexohet për tu plotësuar një namaz është secila pjesë e cila mund të quhet Kur’an, ndërsa Ebu Jusufi dhe Muhammedi thonë se nuk lejohet më pak se tre ajete të shkurtra ose një ajet i gjatë. Mu’temi nuk lexon mbas imamit. Kur ndonjëri do të lidhet mbas dikujt në një namaz, është e nevojshme të bëjë dy nijete, një të namazit dhe një se i lidhet atij imami.

Xhemati është sunne muekkede. Më meritor për imam është ai i cili njeh sunetin më mirë dhe nëse ka dy të cilët janë të barabartë, atëherë ai i cili lexon më mirë kur’anin. Nëse edhe këtu janë të barabartë, atëherë ai i cili është më i devotshëm del imam. Po nëse edhe ketu janë të barabartë atëherë del imam më i moshuari. Është mekruh të dal imam robi, e’rabiu, fasiku, i verbëri dhe i linduri nga zinaja, por nëse dalin është e lejuar. Imami nuk duhet tua zgjas namazin xhematit kurse gratë është mekruh të falen vetëm me xhematë, e nëse e bëjnë këtë imami u qëndron në mesin e tyre. Kush bëhet imam i një xhematliu e vë atë në krah të djathtë, kurse në se janë dy del para tyre. Burrave nuk ju është e lejuar t’i lidhen një gruaje ose fëmiu, nëse e bëjnë këtë namazi i tyre prishet. Në xhematë më parë rradhiten burrat, pastaj fëmitë, hunethau dhe në fund gratë. Kur një grua është pranë një buri në një namaz të përbashkët i prishet namazi burrit kurse gruas jo. Për gratë është mekruh të prezentojnë në xhemate. Gratë plaka nuk është keq të dalin në xhematë në nnamazin e sabahut dhe të jacisë. Ky është mendimi i Ebu Hanifes, kurse Ebu Jusufi dhe Muhammedi thonë se plakave u lejohet të dalin në të gjitha namazet të falen me xhematë.

Një njeri i cili ka abdest nuk falet mbas një jeriu i cili ka mos ndërprerje urine. Po kështu edhe gratë me abdest nuk falen mbas një gruaje që është në istihada, as një neri i cili di të lexojë mbas një tjetri i cili nuk di, as ai që është i mbuluar mbas të xhveshurit. Mirëpo është e lejuar një njeri i cili ka tejemum të bëhet imam i atij i cili ka abdest, ai që u jep mes’h mesteve t’i bëhet imam atij që i lanë këmbët. Është poashtu e lejuar të falet një njeri që rri në këmbë mbas atij që rri ulur, por një njeri i cili bën sexhde dhe rukunë nuk falet mbas një tjetri i cili i bën këto me mimikë. As një njeri i cili fal farz mbas një tjetri i cili fal nafile po as mbas një tjetri që fal farz tjetër. Ndërkaq, nje njeri që fal namaz nafile është e lejuar të falet mbas atij i cili fal farz.

Kur dikushi falet mbas një imami dhe më pas kupton se ai nuk ka patur abdest e përsërit namazin. Është mekruh që ai që falet të loz me teshat ose trupin e vet. Ai nuk duhet të largojë gurëzit, përpos nëse i pengon të bëjë sexhden e shtynë atë me një të lëvizur të dorës. Ai gjithashtu nuk duhet të ngrijë teshat, as të ktheheet në të djathtë e në të majtë, nuk ….., nuk duhet të kthejë selamin me gjuhë, po as me dorë, as nuk jeterebeu përpos se më arësye. Nuk hanë as nuk pinë. Nëse në namaz e mbërinë papastërtia largohet mer abdest, kthehet në namaz dhe plotëson pjesën e mbetur të namazit nëse nuk është imam, e nëse është imam, lë një zëvendës, merr abdest dhe plotëson namazin e mbetur. Mirëpo të fillojë namazin nga fillimi është më mirë. Nëse flenë në namaz, çmendet, humbë vetëdijen ose qesh me zë fillon namazin nga fillimi pasi merr abdest të ri. Kurse nëse në namaz flet me qëllim, pa të apo me harresë namazi i prishet. Kur abdesti i prishet pasi qëndron ulur sa të këndojë teshehudin, merr abdest dhe jep selam. Ndërkaq, nëse me qëllim e prish abdestin në këtë situatë ose flet, apo bën ndonjë lëvizje që e prish namazin, namazi i prishet. Namazi i prishet edhe një njeriu i cili është me tejjemum kur e sheh ujin, ndërsa nëse e sheh ujin pasi rri ulur sa të këndojë ettehijatin, ose është me meste dhe i kalon koha e fërkimit, ose nxjerr mestet me pak punë, ose nuk dinte Kur’an dhe mëson një sure, ose është i xhveshur dhe gjen roba, ose falet me mimikë dhe në moment ka mundësi të bëjë rukunë dhe sexhden, ose kujton një namaz të kaluar, ose është sahibu’l-udhër dhe i del koha e namazit, ose një imam që di të lexojë i prishet abdesti dhe lë mbas veti një që nuk di, ose lind dielli në namazin e sabahut, ose hyne koha e iqindisë në ditën e xhuma, ose është mustehada dhe pastrohet, ose i pat dhënë mesh fashës dhe i bie me të prekur; në të gjitha këto raste, sipas Ebu Hanifes namazi është i prishur, kurse qëndrimi i Ebu Jusufit dhe Muhammedit është se këta persona namazin e kanë të plotë në secilën nga situatat e cekura.

Babu Kadai’l-Fevait

 

Kur dikujt i kalon një namaz e plotëson atë kur i kujtohet, para namazit të kohës. Përpos kur ka frikë se i kalon koha e namazit po e fal namazin e mbetur, atëherë e fal namazin e kohës përpara namazit që i ka kapërcyer. Pasi të kryej namazin e fal namazin e mbetur. Kur i kalojnë disa namaze, i fal me rend ashtu siç i ka patur obligim fillimisht. Vetëm se, kur namazet e kaluara bëhen më tepër se gjashtë namaze, tertibi bie. Ky është mendimi i Ebu Hanifes, kurse dy imamët tjerë thonë se tertibi bie kur bëhen mbi pesë namaze.

 

 

 

 

 

Babu’l-Eukati’l-Leti Tukrehu Fiha’s-Salatu

 

Namazi nuk lejohet kur dielli është duke lindur, kur është në zenit, as kur është duke perënduar. Në këto kohë nuk falet as namazi i xhenazes, as nuk bëhet sexhde e leximit. Përjashtim bën iqindia e asaj dite e cila falet kur dielli është duke perënduar.

Është mekruh të falet namaz nafile mbas namazit të sabahut derisa të lind dielli, pas namazit të iqindisë derisa dielli të perëndojë, por nuk ka ndonjë të keqe që në këta dy kohë të falen namaze të mbetura, të bëhet sexhde e leximit, të falet namazi i xhenazes, kurse dy reqatët e tavafit nuk falen. Mbas daljes së agimit është mekruh të falet namaz nafile më shumë se dy reqatët sunet të sabahut. Po ashtu, nafile nuk falet as para akshamit.

 

 

 

 

 

Babu’n-Nevafil

 

Sunetet e namazit janë të falen mbas agimit dy reqatë, katër para dhe dy pas drekës, katër para iqindisë, nëse do mund të falë dy reqatë, dy reqatë pas akshamit dhe katër reqatë para jacisë, katër, po, nëse do edhe vetëm dy pas saj. Nafilet e ditës nëse do i fal nga dy reqatë me një selam, e nëse do i fal nga katër reqatë. Por, të falen më shumë se aq është mekruh. Nafilet e natës, sipas Ebu Hanifes është e lejuar të falen edhe tetë reqatë me një selam.

Në namazet farze leximi është vaxhib në dy reqatët e parë, kurse në dy reqatët e fundit nëse do lexon Fatihan, hesht po nëse do bën tesbih. Leximi në namzet nafile është vaxhib në të gjitha reqatet dhe në çdo reqatë të vitrit. Kur dikush fillon të fal namaz nafile, pastaj e prish atë, e plotëson mandej këtë namaz. Ndërkaq, nëse fal katër reqatë dhe ulet në uljen e parë, kurse në dy reqatët e fundit e prish namazin, i plotëson vetëm dy reqatë. Namazi nafile falet ulur edhe nëse kemi mundësi ta falim në këmbë. Kështu nëse e nis namazin nafil në këmbë, pastaj ulet pa ndonjë arësye, është e lejuar për Ebu Hanifen. Ebu Jusufi dhe Muhammedi thonë se nuk lejohet, vetëm nëse ka ndonjë shkak. Kush është jashtë qytetit, mund të falet mbi kafshë me mimikë kado që të kthehet ajo.

 

 

 

 

 

Babu’s-Suxhudi’s-Sehvi

 

Sexhdeja e harresës është vaxhib kur shtojmë ose lëmë diçka mangët në namaz. Bëhet mbas selamit, bëjmë dy sexhde pastaj këndojmë teshehudin dhe japim selam. Sexhdeja e harresës është e kërkuar atëherë kur një njeri që falet shton diçka në namaz që është prej tij, por jo e kërkuar në moment. Ajo kërkohet edhe kur lëmë ndonjë veprim që është sunet, e lëmë leximin e Fatihas ose kunutin , teshehudin, tekbiret e bajrameve, kur imami lexon me zë në namaz i cili duhet të lexohet pa zë, ose lexon pa zë në namaz i cili duhet lexuar me zë. Harresa e imamit ia bë të domosdoshme sexhden edhe mu’temit, por nëse nuk e bën sexhden imami, nuk e bën as mu’temi. Kur mu’temi harron, nuk i kërkohet sexhdeja as imamit as mu’temit. Poqese dikush harron uljen e parë, dhe në moment kur i kujtohet është më afër uljes, ulet dhe e lexon teshehudin. Mirëpo, poqese është më afër kijamit nuk ulet, por bën sexhde të harresës. Ndërkaq, nëse harron të ulet në uljen e fundit dhe ngrihet në reqatin e pestë, kthehet sërish në ulje derisa nuk ka bërë sexhden e reqatit të pestë dhe bën sexhde të harresës. Ndërsa, kur e bën sexhden e reqatit të pestë atëherë prishet namazi farz dhe shndërohet në namaz nafile, prandaj duhet t’i bashkangjes këtij reqati edhe reqatin e gjashtë. Përndryshe, nëse ulet në reqatin e katërt sa të këndojë teshehudin dhe pastaj ngrihet në reqatin e pestë pa dhënë selam duke menduar se ëshë në uljen e dytë, kthehet në ulje derisa nuk e ka bërë sexhden e reqatit të pestë, jep selam dhe bën sexhde të harresës, por nëse e bën sexhden e reqatit të pestë, i shton atij edhe një reqatë tjetër dhe bën sexhde të harresës, kurse namazi i tij është plotësuar. Dy reqatët e falur tepër janë mirë për të. Kur dikush në namaz dyshon dhe nuk din a ka falur tre ose katër reqatë, kur kjo është hera e parë që i ndodh, e fillon namazin nga fillimi. Në rast se kjo i ndodh shpesh, atëherë plotëson namazin mbështetur në hamendjen e tij, nëse ka, nëse jo, plotëson namazin mbështetur në qëndrim të sakt(jekin).

 

 

 

 

 

Babu Salati’l-Merid

 

Kur të sëmurit i bëhet e pamundur të fal namazin në këmbë, e fal atë ulur duke bërë rukunë dhe sexhden. Nëse rukunë dhe sexhden nuk mund t’i bëjë, atëherë bën një përkulje me mimikë më të theksuar për sexhden, më pak për rukunë. Në këtë rast nuk ngre ndonjë send që të bëjë sexhde mbi të. Në rast se edhe ulur nuk mund të rrijë, atëherë shtrihet në shpinë, drejton këmbët nga Kibleja dhe bën rukunë dhe sexhden me mimikë. Këtu duhet theksuar se ëshët e lejuar edhe nëse shtrihet në krah me fytyrë të kthyer nga Kibleja. Ndërkaq, nëse nuk ka mundësi të bëjë mimikën me krye, e vonon namazin e nuk bën shenjë me sy, me zemër, as më vetulla. Në qoftëse ka mundësi të rrijë në këmbë, por nuk ka mundësi të bëjë rukunë dhe sexhden , nuk i kërkohët domosdo qëndrimi në këmbë(El-Kijam), në këtë situatë i lejohet të falet ulur me mimikë. Poqese një njeri i shëndosh e fal një pjesë të namazit në këmbë dhe ndërkohë i paraqitet ndonjë sëmundje që e pengon të qëndrojë në këmbë, e plotëson namazin ulur duke e bërë rukunë dhe sexhden ose e bën këtë me mimikë nëse nuk mund të rrijë ulur. Por nëse falet ulur prej ndonjë sëmundje duke e bërë rukunë e sexhden dhe shërohet ndërkohë, plotëson pjesën e mbetur të namazit në këmbë. Në këtë rast, Muhammedi thotë se duhet të fillojë namazin nga fillimi. Mirëpo kur dikush e fal namazin me mimikë dhe në moment i bëhet e mundur të bëjë rukunë dhe sexhden, fillon namazin nga fillimi. Një njeriu që i humbet vetëdija përgjatë pesë kohërave të namazit ose më shkurt, i plotëson ato pasi të kthehet në vete. E nëse i kalojë në pavetëdije më shumë se aq nuk i plotëson ato, edhe pse Allahu e di më mirë.

 

 

 

 

 

Babu Suxhudi’t-Tilaveti

 

Sexhdet e Tilavetit në Kur’an janë katërmbedhjetë sexhde. Njëra në fund të sures El-A’raf, në suretu Ra’d, Nahl, Beni Israil, Merjem, e para në suretu El-Haxh, Furkan, Neml, ElifLam Tenzil, Sad, HaMim, Sexhde, Nexhm, Idhe’s-Semau’nshekkat dhe Ikre’¨ë Bismi Rabbike. Të bërit e sexhdes në këto vende është vaxhib për atë që e lexon dhe për atë që e dëgjon atë pavarësisht a ka patur për qëllim të dëgjojë këndimin e Kur’anit ose jo. Kur imami e lexon ajetin e sexhdes e bën sexhden vet dhe me të e bën edhe kush falet pas tij, ndërsa kur atë e lexon xhemati nuk e bën sexhden as imami as xhematliu. Nëse e degjojnë ajetin e sexhdes duke qenë në namaz nga një njeriu që nuk e fal namazin me ta, nuk e bëjnë sexhden derisa janë dukë u falur por e bëjë pasi e kryejn namazin. Poqese e bëjnë në namaz nuk e largojnë obligimin e sexhdes po edhe namazi nuk u prishet. Kur dikush lexon ajetin e sexhdes dhe nuk e bën sexhden deriasa hynë në namaz dhe lëxon sërish ajetin e parë pastaj bën sexhde në namaz, e përmbush obligimin e sexhdes për dy herët e lexuara. Mirëpo, kur e lexon jashta namazit ajetin e sexhdes dhe bën sexhde, pastaj hynë në namaz dhe lexon ajetin e jejtë duke bërë sërish sexhde për të, në këtë situatë sexhdeja e parë nuk i quhet. Ndërsa një sexhde mjafton dhe plotëson obligimin për leximin e disa hershëm dhe në një moment të ajetit të sexhdes. Kur bëhet sexhdeja e tilaves, merret tekbiri pa u ngritur dorët. Bëhet sexhdeja, thuhet tekbiri, ngrihet koka nga sexhdeja. Këtu nuk kërkohet leximi i teshehudit as dhënja e selamit.

 

 

 

 

 

Babu Salati’l-Musafiri

 

Udhëtim për shkak të cilit ndërohen rregullat është të nisurit drejt një vendi i cili nga qyteti i udhëtarit është tri ditë e tri net larg, llogaritur me të ecurit e deves dhe të ecurit në këmbë. Në llogaritjet e këtij udhëtimi nuk merret parasyshë ecja e një anije lundruar në ujë. Musafiri sipas medh’hebit tonë e ka farz që në çdo namaz me katër reqatë të fal dy reqatë dhe nuk i lejohet të fal më tepër se kaq. Kështu nëse fal katër reqatë dhe ulet në reqatin e dytë sa të këndojë teshehudin, këto dy reqate plotësojnë farzin, kurse dy reqatët tjerë i quhen nafile. Mirëpo, poqese nuk ulet sa të këndojë teshehudin në dy reqatet e para, atëherë i prishet namazi. Kur dikush niset në rrugë namazin e fal dy reqatë kur largon nga shtëpitë e vendbanimit dhe vazhdon në rregullat e udhëtarit derisa të vendos të qëndrojë në një vend tjetër pesëmbëdhjetë ditë e më tepër, ku si rrjedhojë i kërkohet që ti fal namazet në formë të plotë. Ndërkaq, nëse vendos që në atë vend ta rrijë më pak se aq, nuk duhet ti fal namazet të plota. Njejt edhe një njeri i cili vendoset në një vend dhe nuk bën nijet të qëndrojë në të pesëmbëdhjetë ditë, por mendon të largohet të nesërmen a të pasnesërmen derisa në këtë formë mbetet në të disa vjetë, namazet i fal nga dy reqatë. Edhe ushtarët kur hynë në tokë të armikut dhe vendosin të rrijnë në të pesmbëdhjetë ditë nuk e falin namazin e plotë.

Musafiri që lidhet të fal namaz mbas një vendasi gjatë një kohe të namazit, këtë namaz e falë të tërë, kurse nuk i lejohet namazi mbas vendasit kur lidhet mbas tij të fal një namaz të kaluar. Kur një mysafir ua fal namazin vendasve jep selam në krye të dy reqatëve, ndërsa ata e plotësojnë namazin. Në këtë moment është mustehab që t’i thotë xhematit: Plotësoni namazin tuaj sepse ne jemi udhëtarë! Mysafiri kur kthehet në vendin e vet e fal namazin të plotë edhe nëse nuk e bën nijet të qëndrojë në të. Kur dikush largohet nga vendi i vet dhe migron në një vend tjetër, pastaj kthehet në vendin e vet të parë, nuk e plotëson namazin. Nëse mysafiri e bën nijet të qëndrojë në Mekke dhe Mine pesëmbëdhjetë ditë, namazin nuk e plotëson. Në përjashtim kur bunë në njërin prej tyre.

Atij që namazi i kalon në vendin ku jeton, e bën atë kaza në udhëtim katër reqatë. Po kështu edhe nëse i kalon një namaz në udhëtim, e plotëson atë dy reqatë kur vendoset. Në lehtësimin e udhëtimit janë të barabartë si gjynahqari ashtu edhe jogjynahqari.

 

 

 

 

 

Babu Salati’l-Xhumuati

 

Xhumaja nuk është e plotë vetëm se në qytet përmbledhës ose në musala trë qytetit.Ajo nuk është e plotë nëse falet në fshatra.As nuk është e lejuaar që xhumanë të falë njeri tjetër përveç sultanit ose nga ai që e ka urdhëruar sulltani. Ng kushtet e xhumasë është edhe koha, ajo falet në kohë të drekës dhe jo mbas saj.po ashtu për xhumanë është kusht edhe hutbeja para namazit ku imami mban dy hutbe duke i ndar me një ulje.Hutben imami e mban në këmbë duke qenë i pastërt. Për Ebu Hanifen është e lejuar edhe nëse në hutbe mjaftohet vetëm me të përmendurit e allahut xh.sh. kurse Ebu Jusufi dhe Muhammedi thonë se është e patjetërsueshmë që të flitet gjatë sa të mund të quhet hutbe. Është e lejuar që hutben të mbajë ulur, mirëpo është mekruh. Kusht për xhumanë është edhe xhemati ku më së paku, sipas Ebu Hanifes, duhet të ketë tre xhematë veç imamit. Ebu Jusufi dhe Muhammedi thonë se duhet të jenë dy tjerë veç imamit. Në dy reqatët e xhumasë imami lexon me zë. Nuk kërkohet që të lexohet ndonjë sure e veçantë. Xhumaja nuk është obligim për udhëtarin as për gruan, as për fëmijën, për të sëmurin po as dhe për robin. Kështu që nëse falin atë bashkë me xhematin ju quhet sikur të kenë falur namazin e kohës. Por, udhëtarit, robit si dhe të sëmurit u lejohet të dalin imam. Mes tjerash, kush fal drekën në shtëpi ditën e xhuma para se të fal imami namazin, pa ndonjë arësye, është mekruh kjo edhe pse namazi është lejohet. Mirëpo nëse i bje ndër mend të shkojë në xhuma dhe niset të shkojë ta fal, i digjet namazi i drekës me atë të xhumasë. Për këtë dy imamët thonë se nuk i digjet derisa të lidhet me imamin. Ata që me ndonjë arësye nuk mund të falinnamazin e xhumasë është mekruh të falin namazin e dreks me xhematë ditën e xhuma, pokështu edhe të burgosurit. Kur të xhumanë e mbërin dikushi imamin në ndonjë pjesë të namazit, falë atë pjësë ku e mbërinë imamin me imam dhe plotëson pjesën tjetër të xhumasë vet. Kështu, nëse e mbërin imamin në teshehud ose duke bërë sexhde të haresës, plotëson pjesën tjetër të namazit si namaz të xhumasë për Ebu Hanifen, kurse Ebu Jusufi dhe Imam Muhammedi thonë se plotëson pjesën tjetër si namaz të xhumasë vetëm nëse pjesën më të madhe të reqatit të dytë e mbërinë me imam, por nëse mbërëinë vtëm një pjesë të vogël të tij me imam atëherë plotëson namazin e mbetur si namaz të drekës. Kur imami mban hutben ditën e xhuma, njerëzit lënë namazin dhebisedat dhe dëgjojnë hutben derisa ta kryej hutben. Po kështu edhe kur muezini e thir ezanin e parë të ditës së xhuma njerëzit e lënë shitbkerjen, punët e tyre dhe nisen të shkojnë të falin xhumanë. Kur imami hyp në minber, ulet, muezini thir ezanin para minberit, pastaj imami e mban hutben dhe kur e kryen atë bëhet kameti dhe falet namazi.

 

 

 

 

 

Babu Salati’l-Iidejni

 

Ditën e fitër bajramitështë mirë të hajë njeriu ndonjë send para se të dalë të shkojë në musala. Lahet, lyhet me miskë, vesh petkat më të bukura dhe niset për në musala. Gjatë rrugës për në musala, për mendimin e ebu hanifes nuk i thotë tekbiret, kurse dy imamët thonë se duhet ti këndojë tekbiret rrugës drejt saj. Në musala, nuk fal namaze nafile përpara namazit të bajramit. Kur namazi hynë me ngritjen e diellit vazhdon koha e tij deri në mesditë, por kur dielli kalon kupën e qiellit del koha e namazit të bajramit. Imami i fal xhematit dy reqate duke marë tekbirin fillestar dhe tre tekbire tjera mbas tij, pastaj lexon fatihan dhe një sure me të më pas mer tekbirin e katërt dhe shkon pas tij në ruku’ë. Në reqatin e dytë fillon me leximin e Kur’anit dhe kur mbaron me të mer tri tekbire, e bën dhe tekbirin e katërt dhe me të shkon në ruku’ë. Në tekbiret e bajramit i ngre duart. Pas namazit mban dy hutbe në të cilat ua mëson njerëzve sadekatu’l-Fitrin dhe rregullat e saj.Atij që namazi i bajramit i ikën dhe nuk mbërinë ta fal me imam, nuk e bën atë kaza. Në rast se hëna humbet nga shikimet e njerëzve dhe pas mesit ditës dëshmojnë se e kanë parë hënën, namazin e bajramit ua fal në mëngjesin e të nesërmes, por nëse njerëzve u del ndonjë pengesë atëherë e falin atë në mëngjesin e ditës së pasnesërme. Pas kësaj ditë namazi i bajramit nuk falet më. Në ditën e Kurban bajramit është mustehab që njeriu të lahet, parfumoset dhe ta vonojë të ngrënit derisa të lërohet nga namazi. Atëherë niset për në musala duke kënduar tekbiret. Namzin e kurban Bajramit e fal dy reqatë ashtu si namazin e Fitërbajramit, mandej mban dy hutbe ku ua mëson njerëzve kurbanin dhe tekbiret e teshrikut. Edhe këtu, poqese u del njerëzve ndonjë pengesë për të fal namazin ditën e parë e falin atë të nesërmen ose dhe një ditë më von mirëpo më tutje ditës së tretë nuk falet. Tekbiret e teshrikut, për Ebu Hanifen, fillojnë që mbas namazit të sabahut ditën e arafatit dhe marin fund mbas namazit të iqindisë ditën e therjes së kurbanave(dita e parë e Bajramit). Ebu Jusufi dhe Muhammedi thonë se vazhdojnë deri në ditën e fundit të teshrikut mbas namazit të iqindisë. Tekbiri thuhet mbas namazeve farze. Thuhet:Allahu Ekber Allahu

Ekber, La ilahe il’l-Allahu va-Allahu Ekber, Allahu Ekber ve li-Lahi’l-Hamd“.

 

 

 

 

 

Babu Salati’l-Qusuf

 

Kur nxihet dielli, imami i fal xhematit ry reqate në formë të namazit nafile. Në çdo reqatë ka vetëm një ruku dhe lexohet gjatë, për Ebu Hanifen pa zë kurse Ebu Jusufi dhe Muhammedi thonë se duhet të lexohet me zë. Pas leximit bën lutje derisa të çelet dielli. Xhematin e falë imami i cili ua fal xhumanë, por nëse imami nuk del, xhemati falen vetëm. Për nxënjen e hënës nuk falet namazi me xhematë, me këtë rast falet secili veçmas. Për namazin e nximjes së diellit nuk ka hutbe.

 

 

 

 

 

Babu Salati’l-Istiskai

 

Ebu Hanifja thotë se për namazon e shiut nuk ka gurmë në sunnet se duhet të falet me xhemate, mirëpo është e lejuar poqese njerëzit falen vetëm. Namazi i kërkimir të shiut është lutje dhe kërkim falje(istigfar). Kështu mendon Ebu Hanifja, ndërkaq Ebu Jusufi dhe Muhammedi thonë se imami ua fal njerëzve dy reqate ku lexon me zë pastaj mban hutbe dhe kthehet Imami drejt Kibles duke u lutur me tesha të veshura nga e prapa, gjë të cilën nuk e bë xhemati. Në lutjet e dërgimit të shiut nuk marrin pjesë ehlu’dh-dhimmeti.

 

 

 

 

 

Babu Kijami Shehri Ramadan

 

Është mustehab që në muajin e ramazanit të mblidhen njerëzit dhe imami t’ua falë pesë Tarvija, në çdo Taravi nga një selam dhe mes dy taravive pushohet aq sa zgjat falja e një taravije. Më në fund imami ia fal xhematit vitrin. Jashta muajit të ramazanit vitri nuk falet me xhematë.

 

 

 

 

 

Babu Salati’l-Hauf

 

Kur frika është e madhe, imami i ndanë njerrëzit në dy grupe: një grupë përballë armikut një grup mbas vetes dhe me këtë fal një reqatë me dy sexhde. Kur ngre kokën nga sexhdeja e dytë, grupi në fjalë shkon dhe vendoset në fytyrë të armikut, ndërsa grupi i parë vjen te imami i cili ua fal një reqat me dy sexhde ku lexon teshehudin dhe jep selam. Xhemati nuk jep selam, por shkojnë përballë armikut dhe kthehet grupi i parë, falin namazin tekatek një reqatë dhe dy sexhde pa lexuar asgjë. Në fund lexojnë teshehudin, japin selam dhe kthehen përpara armikut. Atëherë kthehet grupi tjetër, falin një reqatë me dy sexhde dhe lexojnë Kur’an, lexojnë teshehudin dhe japin selam. Nëse imami është vendas i fal edhe grupit të parë edhe të dytit nga dy reqatë, kurse në aksham i fal me grupin e parë dy reqatë e me të dytin një. Gjatë faljes së namazit nuk luftojnë, po e bënë këtë namazi ju prishet. Në rsat se frika shtohet ende më tepër falen hypur tekatek dukë bërë më shenja rukunë dhe sexhden, në cilën do anë të duan poqese nuk kanë mundësi të drejtohen nga Kibleja.

 

 

 

 

 

Babu Salati’l-Xhenaiz

 

Kur njeriut i afrohet momenti i vdekjes e kthejnë drejt kibles në krah të djathtë dhe lexohet shehadeti. Kur vdes ia lidhin mjekrën dhe ia mbyllin sytë dhe kur duan ta lajna e vendosin në një shtratë dhe mbi auret i venë një mbulesë dhe ia largojnë teshat dhe e i japin abdest pa medmedah dhe pa istinshak dhe pastaj hudhet ujë.Shtrati palohet tek. Uji i nxehet me sedr ose me hidr por nëse nuk gjenden atëherë nxehet me ujë të Karahut. Pastaj i lahet koka me mjekrën me hadhmij, pastaj mbëshetet në krah të majtë dhe lahetme ujë dhe serd derisa uji t’i kalojë poshtë trupit dhe pastaj kthehet në krah të djathtë dhe lahet gjersa uji të kalojë nën anën tjetër. Pastaj larësi e mban kufomën ulur dhe ia fërkonë barkun lehtë kështuqë nëse i del ndonjë send ia pastron pa e përsëritur larjen. Më në fund e thanë me një teshë dhe e ve në qefin duke i lyer kokën dhe mjekrën me hanut dhe kafur në vendet e sexhdes. Është sunnet që burri të mbashtjellet në qefin me tri tesha: izar , kamis dhe lifafe por është e lejuar edhe nëse mjaftohen edh evetëm me dy tesha. Kur duanqë të mbështjellin të vdekurin, fillojnë nga ana e majtë dhe hudhim mbi të skajin e majtë të lifafes pastaj vazhdojnë me anën e djathtë. Po qese kanë frikë mos i hapet qefini ia lidhin. Gruaja mbështjellet me qefinë të përbërë prej pesë pjesësh: izar, kamis, himar, copë me të cilën i lidhet gjoksi dhe nga lifafeja edhe pse është e lëjuar po e mbështjellin edhe vetëm më tri pjesë. Himari vjen mbi këmishë dhe nën lifafeh, kurse flokët i lëshohen mbi gjoks. Flokët e të vdekurit nuk krehen, po as mjekra. As nuk i priten. Po kështu nuk i shkurtohen as flokët. Qefinët, para se të vendoset kufoma në to, renditen tek. Pasi përfundojë me larjen dhe mbështjelljen e të vdekurit me qefinë ia falin namazin. Personi më meritor për faljen e namazit të xhenazez është sulltani nëse është prezent, nëse ai nuk është po është kadiu atëherë e fal ky namazin e xhenazes. Kur edhe ky i fundit mungon, atëherë duhet t’i jepet përparësi imamit të lagjes pastaj të afërmit që është kujdesur për të vdekurin. Nëse të vdekurit ia fal namazin njeri tjetër veç veliut apo sulltanit atëherë veli e përsërit faljen e namazit të xhenazes. Mirëpo nëse e fal veli namazin nuk i lejohet askujt që të përsëris namazinmbas tij. Nëse varroset dhe nuk i falet namazi, në këtrë rast i falet namazi mbi var deri në tri ditë gjatë dimrit kurse verës deri mbas shtatë ditësh. Ai që fal xhenazen qëndron afër kraharorit të të vdekurit . Namazi i xhenazes është që të lexojë tekbirin mbas të cilit falënderon Allahun xh.sh. pastaj lexon një tekbir mbas të cilit çon salavat mbi pejgamberin a.s. pastaj thotë edhe një tekbir mbas të cilit lutet për veten dhe për të vdekurinedhe për muslimanët dhe në fund lexon në tekbir mbas të cilit jep selam. Namazi i xhenazes nuk falet në xhami me xhemat. Kur e venë kufomën në teneshir e mbajnë në katër krahët e tij dhe shpejtojnë me xhenazen pa mos u ngutur së tepërmi. Kur mbërinë te varri i të vdekurit është mekruh që njerëzit t ulen para se kufoma të lëshohet nga krahët e bartësve. Vari hapet ashtu që gërmohet anash dhe i vdekuri futë në anën e kibles. Kur i vdekuri lëhohet në varr, ai që e lëshon thotë: Bismilahi ve ala Mil-leti Resulilah, pastaj kthehet i vdekuri nga kibleja dhe i zgjidhet nyjet pastaj i hudhet përmbi qumësht. Është mekruh që të merret nddonjë njeri me mëditje dhe të mbulohet me dërrasa ndërsa nuk ka ndonj ëtë keqe të mbulohet me kasab dhe në fund mbulohet me dhe. Varri lëret pak i ngritur, nuk rrafshohet. Foshnja e cila lind e gjallë dhe vdes mbas lindjes, emërtohet, lahet, mbështjellet me qefinë dhe i falet namazi. Kur ajo lind e vdekur, futet në një gropë pa iu falur namazi.

 

 

 

 

 

Babu’sh-Shehid

 

Shehid është ai të cilin e vrasin mushrikët, që gjendet në betejë me gjurmë plagësh në trup, ose e ka vrarë ndonjë musliman me pa të drejtë në ç’rast nuk obligohet dijjeti. Shehidi mbështjellet në qefin, i falet xhenazja dhe nuk lahet. Për Ebu Hanifen kur bie shehid një xhunub apo fëmijë, lahet, kurse Ebu Jusufi dhe Muhammedi thonë se nuk duhet të lahen. Shehidit nuk i lahet gjaku dhe nuk i hiqen teshat, por fervi, hashvi, mestet dhe arma i largohen. Shehidi i cili nuk mbytet në vend lahet. Mos mbytje në vend quhet nëse shehidi pi, ha, merr barna ose mbetet i gjallë derisa i kalon një kohë e namazit duke qenë në vetëdije. Ose nëse bartet nga beteja duke qenë i gjallë më gjurmë nga plagët. Njeriu që vritet në Had ose Kisas, lahet dhe i falet xhenazeja, kurse një njeri i cili vritet nga kriminelët ose bandat e rrugëve nuk lahet, por varroset pa iu falur namazi i xhenazes.

 

 

 

 

 

Babu’s-Salati fi’l-Ka’beti

Namazi na Qabe është i lejuar, qoft farz qoft nafile…..Nëse imami falet në Mesxhdu’l-Haram, njerëzit renditen rrotull Qabes dhe falen mbas imamit, poqese dikush është më afër Qabes se sa imami, namazin e ka të plotë nëse nuk është në anën e imamit…

 

 

 

 

 

Babu Zekati’l-Ibil

 

Në më pak se pesë zeud të deves nuk ka sadekat(zeqatë) por kur të bëhen pesë që kullosin dhe u kalon një vit për tojepet në dele. Kështu vazhdon derisa mbërinë numri gjer në nëntë deve. Prej djetë deve deri në katërmbëdhjetë jepen dy dele. Kur të bëhen pesëmbëdhjetë deri në nëntëmbëdhjetë jepen tri dele, ndërsa kur janë njëzet deve atëherë jepen katër dele, dhe kështu vazhdon deri në njëzet e katër. Prej njëzet e pestë deri në tridhjetë e peste jepet Bint Mehadije. Ndërkaq që nga tridhjetë e gjashtë deri në katërdhjetë e pestë jepet Bint Lebune. Prej katërdhjetë e gjashte deri në gjashtëdjetë jept Hikkatun. Mirëpo, që nga gjashtëdhjetë ë nji deri në shtatdhjetë e pestë jepet një Xhudh’ah, kurse që nga shtatëdhjetë e gjashte deri nëntëdhjetë jepen dy Bint Lebune. Që nga nëntëdhjetë e nji deri në njëqind e njëzet jepen dy Hikkah dhe prej këtu kthehet feridja që nga fillimi: kështu në pesë deve jepet një deve me dy Hikkah, në dhjetë dy dele, në pesëmbëdhjetë deve jepen tri dele, në njëzet jepen katër dele, në njëzet e pestë një Bint Mehade deri në njëqin e pesëdhjetë dhe më sipër jepen tri Hikkah. Dhe këndej e më sipër sërish fillon feridah që nga fillimi, kështu në pesë deve jepet një dele, në dhjetë dy, në pesëmbëdhjetë tri, në njëzet katër, në njëzet e pestë një Bint Mehad, në tridhjetë e gjashtë Bint Lebune dhe kur të arrijë numri në njëqind e nëntëdhjetë e gjashtë jepen katër Hikkah deri në dyqind, dhe këndej e tutje, përfundimisht vazhdon ferida që nga fillimi, siç fillon që nga pesëdhjeta pas njëqin e pesëdhjetë. Në këtë rast edhe bahtij edh earab merren të njejtë.

 

 

 

 

 

Babu Sadekati’l-Bekar

 

Zeqat( Sadaka) nën tridhjetë lopë nuk jepet. Kur të jene tridhjet lopë qëkullosin dhe ju a ka kaluar një vit, atëherë jepet një tebi ose një tebi femër. Në katërdhjetë lopë jepet një messen ose një messene, ndërsa kur numri kalon katërdhjetën, atëherë varësisht prej numrit që tepron mbi katërdhjetën jepet edhe shtesa e zeqatit derisa numri të arrijë në gjashtëdhjetë, kështu për një jepet një e dhjeta e Messenes, për dy jepet gjysma e të dhjetës së Messenes, për tri tre të katërtat e Messenes, ky është mednimi i Ebu Hanifes. Ndërkaq, Imam Ebu Jusufi dhe Muhammedi thonë se nuk duhet të jepet asgjë për tepricën mbi katërdhjetë derisa të bëhen gjashtëdhjetë,dhe që nga gjashtëdhjetë dhet të jepen dy tebia ose dy femra të tebia. Në shtatëdhetë dele jepet një messene dhe një tebië ndërsa në tetëdhjetë jepet dy messene, në nëntëdhjetë jepen tri tebia, ndërsa në njëqin jepen dy tebia dhe një messene. Në këtë fromë ndëron edhe ferida në çdo dhjetë dele prej në tebi në Messene. Edhe për Xhevamis dhe Bekar vlenë e njejta.

 

 

 

 

 

Babubu Sadekati’l-Ganem

 

Ndër katërdhjetë dele nuk jepet Zeqat. Pra, kur bëhen katërdhjetë dele që kullosin dhe u kalon një vit, atëherë jepet një ele eri në njëqind e njëzet dele. Kur për shtohe për një dele mbi numrin e cekur jepen dy dele deri në dyqind, e kur tëpron një dele mbi dyqind jepen tri dele, ndërsa kur bëhen katërqin dele, jepen katër dele dhe pastaj në çdo njëqin dele jepet një dele. Në këtë rast edhe qingji edhe keci kanë një tretmant.

Babu Zekati’-Hajl

 

Kur kuajt që kullosin janë të përzier, meshkuj dhe femra, në këtë rast pronari mund të zgjedh, nëse do jep për çdo kal në dinar po nëse do mund të vlerësojë kuajt me çmim dhe për çdo dyqind dirhem jep pesë dirhem. Për kuajt që nuk janë të përzier me femra, sipas Ebu Hanifes nuk jepeet zeqat, kurse dy Imamët thonë se në kuajt, boolicat dhe në gomarët nuk jepet zeqat vetëm nëse janë për tregti. Për Faslanat, Hamlan dhe Axhaxhil sipas Ebu Hanifes nuk jepet Zeqat. Kështu medon edhe Muhammedi r.h. Po jepet, vetëm nëse me to janë edhe të mëdhenjt. Ebu Jusufi thotë se për to jepet njëra prej tyre. Ai i cili e ka për borxh të jap një Mesenne, mirëpo nuk ka, merr ai që jep Zeqatin më të madh se ajo dhe e kthen pjesën e mbetur ose merr në më të vogël dhe e merr tepricën. Për zeqat mund të paguhet edhe vlera sendeve të dhëna. Për gjallesat që mbahen për punë, për ato me barrë si dhe për Ulven nuk jepet Zeqat. Ai që jep zeqatin nuk e ndanë atë prej mallit më të zgjedhur, as prej mallit të pavlerë, por e ndanë atë nga malli me vlerë të mesme. Një njeri i cili e posedon Nisabin dhe brenda viti fiton prej tij, e bashkangjet atë me apsurinë dhe jep zeqatpër shumën e dhënë. Kafshë që kullosin janë ato që në pjesën më të madhe dtë vitit janë në kullota, kështu që nëse i lidh ato për gjysmë viti apo më shumë, nuk jep Zeqat për to. Për Ebu Hanifen dhe Ebu jusufin Zeqati jepet vetëm për sasinë e Nisabit dhde jo për tepricën, ndërsa Imam Muhammedi r.h. thotë se Zeqati duhet të jepet edhe për pasurinë e tepruar. Mirëpo, nëse pasuria humbet pasi është obliguar dhënja e Zeqatit për të, atëherë oblogimi i Zeqatit bie. Zeqati lejohet të jepet edhe para se të plotësohet viti.

 

 

 

 

 

Babu Zekati’l-Fiddati

 

Zeqati nuk jepet nën dyqind Dirhem, kështu kur bëhen dyqind Dirhem dhe u kalon një vit, për to jepen pesë Dirhem Zeqat. Në Dirhemët që teprojnë mbi dyqindën nuk jepet gjë Zeqat derisa të bëhen katërdhjetë Dirhem tepricë, që pëër të duhet të paguhet një dirhem. Pastaj, në çdo katëdhjetë Dirhem jepet një Dirhem, sipas Ebu Hanifes. Ndërkaq, thotë Ebu Jusufi se për çdo shtesë mbi dyqind dirhem llogaritet me nisabin e dyqind Dirhemëve, kështu që nëse të hollat kanë përbërje më të madh etë argjendit ehd epagesa bëhet nbështetur në zeqatin e argjendit. Por, nëse përbërja e dinarëve është më shumë me ar atëherë edhe pagesa është sipas arit, ndërkaq, nëse nuk kanë përbërje të vërtetë tëarit e të argjendit por kanë përërje të maerialeve tjera edhe pse njihen si të holla të argjendit e të arit, atëherë këto të holla llogarien si mallra tregtare, domethënë, llogariten derisa vlera e tyre të mbërrijë Nisabin.

 

 

 

 

 

Babu Zekati’dh-Dheheb

 

Ndër njëzet mithkal të arit nuk ka Zeqat, kështu që kur bëhen nëzet mithkal dhe u kalon një vit, atëherë jepet gjysmë mithkal. Mandej në çdo katër Mithkal, jepen dy Kirat, dhe ndër katër Mithkal nuk jepet Zeqat, kështu mendon Ebu Habifja, kurse dy imamët tjerë thonë se për çdo shtesë mbi njëzet Mithkal jepet zeqat dhe llogaritte me logarinë e tyre. Zeqat jepet edhe tibrin e artë e të rgjendtë, për stolitë poedhe për enët e tyre.

 

 

 

 

 

Babu Zekati’l-Arud

 

Zeqati është vaxhib edhe për mallrat tregtare ç’farëdo qofshin, kur vlera e tyre arrinë Nisabin e parave të argjendit ose të arit, duke llogaritur në formën e cila është më e dobishme për fukaratë dhe të mjerët. Në këtë rast kur Nisabi është i plotë në fillim dhe në fund të vitit, mungesa e tij në mes të vitit nuk e largon obligimin e Zeqatit. Vlera e mallrave tegtare i bashkangjitet vlerës së arit dhe të argjendit. Sipas Ebu Hanifes edhe vlera e arit i bashkangjitet argjendit derisa të mbërihet vlera e Nisabit. Kurse, dy imamët tjerë thonë se nuk i bashkangjitet ari argjendit me vlerë, por i bashkangjitet me pjesë.

 

 

 

 

 

Babu Zekati’z-Zer’i ve th-Thimar

 

Ebu Hanifja mendon se në të korrurat e tokës, pak qoftë ajo ose shumë është vaxhib që të jepet një e dhjeta e tyre, pa marrë para syshë a e ka ujitur me vijë ose është ujitur me të reshura. Këtu përjashtohet Hatabi, kasabi dhe hashishi. Dy imamët tjerë thonë se nuk ka zeqat për asnjë pemë tjetër jashta atyre që kanë frute afatgjata dhe atë kur të arrinë pesë Eusek. Visk ëshët barë që barazon gjashtëdhjetë sa’a të sa’it të Pejgamberit a.s. Kështu, për zarzavatet, sipas mendymet të dy imamëve, nuk jepet një e dhjeta. Mirëpo arat të cilat uiten me kurb, dalije,ose vij (Sakiijeh), për to jepet gjysma e një të dhjetës. Kjo sipas dy mendimeve të lartëpërmendura. Për prodhimet bujqësore që nuk përshkruhen, si Za’ferani dhe pambuku, Ebu Jusufi mendon se jept zeqati për to nëse vlera e tyre arrinë vlerën e pesë Eusekëve, llogaritur me minimumin e masës e cila hynë në kuptim të vesekut. Imam Muhammedi mendon se në e dhjeta për prodhimet e përmendura jepet etëm nëse të korurat e tyre arrinë në massë prej pesë herësh të masës më të lartë metë cilën llogariten të korurat në fjalë. Kështu, masë të pambukut llogarit pesë barë, kurse të Za’feranit pesë Emnau. Për mjaltinjepen një të dhjetat nëse nxirret nga toka për prodhimet e të cilës jepet një e dhjeta, edhe nëse është pak po edhe nëse është shumë mjalti i nxjerrur. Imam Ebu Jusufi thotë se nuk jepet gjë si zeqat për të derisa të mbërrijë në masë prejpesë Ezkak. Ima Muhammedi e Llogaritë me pesë Efrak. Një Efrak ka tridhjetë e gashë litra të Irakut. Për të korurat e tokës së Haraxhit nuk jepet një e dhjeta.

Babu Men jexhuzu Defu Sadekati ilejhi ve Men la jexhuzu

Allahu në Kur’an thotë:“S’do mend se Sadekati-Zeqati u takon të varfërve, të mjerëve…“Këto janë tetë klasat të cilave u takon zeqati, vetëm që klasa e „të zbuturve zemrat“ nuk ekziston më, pasi Allahu e forcoi Islamin dhe nuk ka nevojë për këtë klasë. I varfër është një njeri që posedon diçka në masën më të vogël, kurse i mjerë është një njeri që nuk posedon asgjë fare. Mbledhësit të Zeqatit, imami i jep një mëditje në masë të punës që e kryen nëse bën ndonjë punë. „Rikab“ janë robër të cilët janë të preokupuar me çlirimin nga robëria e skllavopronarëve. „Garim“ është klasë e njerëzve që vuajnë nga borxhet. Ndërkaq, „Në rrugë të Allahut“, është klasë e individëve të cilët janë ndarë vetëm për të luftuar, dhe „Ibën Sebil“: është një njeri i cili në vendlindjen e tij ka pasuri, mirëpo ndodhet në një vend të huaj pa patur kurgjë me vete. Këto janë klasat që shfrytëzojnë Zeqatin. Poseduesi i Zeqatit ka të drejtën që çdonjërit nga këto klasa t’ia jap Zeqatin, po ashtu, ai ka të drejtën që të mjaftohet edhe vetëm më njërën prej tyre. Zeqati nuk lejohet t’i jepet një dhimiu, as që të ndërtohet Xhami me të, as t’i sigurohet të vdekurit qefin, as që nuk blehet me pasurinë e Zeqatit rob që pastaj të lirohet ai. Zeqati, gjithashtu nuk i jepet të pasurit, ai që jep Zeqatin nuk i jep atë krahut etëror sado të ishte i largët prej tij, as nuk i jep birit të vet ose birit të birit edhe nëse largojnë shumë brezat. Ai nuk i jep zeqatin as gruas së vet, po kështu edhe gruaja nuk ia jep Zeqatin burrit të saj, sipas Ebu Hanifes, ndonëse dy imamët thonë se gruaja mund ta bëjë këtë. Dhënësi i Zeqatit nuk ia jep atë as Mukatibit të vet, as robit që e ka në pronë, as një robi të një zotëriu të pasur. Zeqatin nuk ia jep as edhe fëmiut të një të pasuri nëse është i vogël. Zeqati nuk u jepet edhe pjesëtarëve të fisit Beni Hashim, degë të familjes së Aliut, Abbasit, Xha’ferit,Ukajlit, Harith ibën Abdulmutalib dhe të afërmve të tyre. Ebu Hanifeja dhe Muhammedi thonë se nëse i dhënësi i Zeqatit ia jep atë një njeriu për të cilin mendon se është i varfër dhe më pastaj merr vesh se ai qe i ati ose i biri, është i pasur ose që është Hashimi, apo është qafir, Zeqati nuk i kthehet. Ebu Jusufi thotë që edhe nëse i jep Zeqatin një njeriu dhe madje merr vesh se është rob ose Mukatib, nuk lejohet kthimi i Zeqatit. Ky është mendimi i të gjithë imamëve. Zeqati nuk lejohet t’i jepet as një njeriu i cili posedon Nisabin e ç’farëdo pasurie. Gjithashtu, Zeqati nuk i jepet edhe atij që posedon më pak se aq edhe nëse është i shëndoshë që mund të fitojë. Zeqati është mekruh të bartet nga një vend në tjetrin. Për këtë, Zeqati shprëndahet ndër pjestarët e shoqërisë që e japin atë. Përjashtohen rastet kur njeriu e dërgon atë te të afërmit e vet, ose nëse shprëndahet ndër një popull të cilët janë më nevojtarë se sa pjestarët e shoqërisë në vendin ku jeton ai që e jep Zeqatin.

 

 

 

 

 

Babu Sadekati’l-Fitri

 

Sadekati Fitri është vaxhib për besimtarin e lirë kur posedon sasinë e Nisabit që i tepron nga nevojat e banimit, të veshëmbathjes, orendive të shtëpisë, nevojave të mirëmbjatjes së kalit ( kafshës për transport), të armëve dhe robërve për shërbim. Sadekatul Fitrin e jep për vete, fëmijët e tij të vegjël dhe për robët shërbyes, por nuk e jep për gruan, as për fëmijët e rritur edhe nëse janë ende nën kujdesin e tij. Poashtu, Sadekati Fitrin nuk e jep as për robin Mekatib, po as për robërit që i ka për tregti. Sadekati Fitrin nuk e japin as dy ortak që kanë një rob në ortakëri, ndërkaq muslimani për robin qafir të vetin jep Sadekati Fitrin. Masa që jepet Sadakati Fitri është : gjysmë Sai me grurë, një Saë me hurma, me zebib ose thekër. Masa e një Sai, sipas mendimit të Ebu Hanifes dhe Muhammedit është tetë litra të Irakut. Ndërkaq, Ebu Jusufi mendon se është pesë litra dhe një të tretat e një litre. Sadekati Fitri është vaxhib që nga dalja e agut të dytë të ditës së Fitër Bajramit, kështu që kush vdes para kësaj kohe nuk është obligim të jepet Sadekati Fitri për të. Sadekati Fitri nuk është obligim as për atë që bëhet musliman ose për një fëmijë që lind pas daljes së agut. Mustehab është që njerëzit të japin Sadekati Fitrin para se të dalin në musala ditën e Fitër Bajramit. Por, edhe nëse e japin para kësaj kohe është e lejuar. Ndërkaq, nëse e vonojnë mbas ditës së Fitër Bajramit Sadekati fitri nuk bie nga përgjegjësia e tyre, domethënë e kanë borxh të japin.

 

 

 

 

 

Kitabu’s-Saum

 

Agjërimi ndahet në dy lloje: Agjërim farz dhe agjërim nafile. Agjërimi vaxhi po ashtu ndahët në dy lloje: që lidhdet me kohë të caktuar, sikur që është agjërimi i ramazanit dhe nedhri i caktuar. Agjërimi farz është i lejuar të bëhet edhe më nijet të agjërimit nafile. Prandaj nëse nuk ë bën nijetin derisa të dal mëngjesi, mund ta bëj nijet deri në kohën e zenitit. Lloji i dytë i agjërimit lidhet me agjërimet që hynë në përgjegjësi të njeriut si plotësimi i ramazanit të mbetur, nedhri i përgjithshëm dhe kefaretet e ndryshme. Agjërimi i këtillë nuk ëshë i lejuar përpos me nijet të bërë gjatë natës. I të njejtës natyrë është edhe agjërimi i Dhiharit, i Keffares dhe të ngjshëm. Agjërimi nafile mund të bëhet edhe me nijet deri në kohë të zenitit. Në ditën e njëzet e nënët ë të sha’banit jerëzit duhet ta kërkojnë hënën, kështu që nëse e shohin agjërojnë e poqese iu humbet , atëherë e plotësojnë Sha’banin tridhjetë ditë pastaj fillojnë të agjërojnë. Njeriu i cili e sheh hënën e Ramazanit vet, agjëron edh enësi imami nuk e pranon dëshminë e tij. Ndërkaq nëse në qiell ka ndonjë pengesë, imami pranon edh edëshminë e një njeriu të vetëm që është i drejtë dhe thotë se e ka parë hënën, qoftë burrë, qoftë grua, i lirë ose rob. Ndërkaq nëse në qiell nuk ka ndonjë pengesë, imai nuk pranon dëshminë e një njeriu derisa ta shohin hënën grup i madh njerëzish, lajmi i të cilëve jep të dhënë të pranuar. Koha e agjërimit të ditës fillon që nga dalja e agut të dytë deri në perëndimin e diellit. Agjërimi ëhstë larim nga të ngrënët dhe të pirët dhe mërëdëhniet gjinre dotën me nijet. Nëse njeriu që agjëron han, pin ose bën marëdhënie gjinore ditën me harresë nuk e prish agjërimin dhe as që i kërkohet ta plotësojë më pas, as të jap kefarte për të. Mirëpo nëse ai mendon për këtë agjërimi i prishet, prandaj mbas këtij rasti han me qëllim dh ekëtë ditë e plotëson më vonë. Në këtë rast nuk i kërkohet të bëjëkefaret për këtë prshje të agjërimit. Nëse një agjëruesi fle dhe ejakulon në ëndërr, ose shikon një grua dhe derdhet; Pi miskë ose bën hixhamen ose iktihalen, ose puth, nuk e prish agjërimin edhe nëse derdhet. Mirëpo, nëse prej puthjes derdhet apo nga të prekurit, në këtë rast duhet që agjërimin ta plotësojë ë vonë por edhe kësaj rradhe nuk i kërkohet të bëj Kefaretin e prishjes së agjërimit. Puthja nuk është ndonjë e keqe nëse sigirohet që nuk derdhet e nëse nuk është i sigutë për të, të puthurit është mekruh. Poqe se agjëruesi vjell nuk e prish agjërimi, kurse po volli me qëllim me gojën plotë agjërimin duhet ta plotësojë( pasi agjërimi i prishet. A.M). Agjërimin e prish edhe ai që gëlltinë guralec, hekur ose farë bime dhe më pastaj e plotëson atë. Personi i cili bën marëdhënie gjinitale në vaginë ose në anus, ha apo pin gjëra të ushqimore, apo mjekohet me to, ka për borxh plotësimin e agjërimt si dhe Keffaretin si Keffartei i Dhiharit. Kurse nnjë njeri i cili bën marëdhëni po jo në organin gjinor, dhe derdhet, plotëson agjërimin por nuk i kërkohet Keffareti. Në prishjen e agjërimt jashta ramazanit nuk ka Keffaret. Personi i cili injektohet, isteata, i lëshohen pika në vësh, ose mjeko ndonjë plag Xhaifetun ose Ametun me ilaç të lëngët dhe i arrinë në likth(stomak) soe në tru(gjak) e prish ramazanin. Por nëse i lëshohetn pia në majën e penisit, sipas Ebu Hanifes dhe Muhammedit nuk e prish agjërimin. Ndërkaq, Ebu Jusufi thotë se agjërimi i personit të tillë prishet. Një njeri i cili shijon ndonjë gjë me gjuhë nuk e prish agjërimin, mirëpo kjo është mekruh për të. Për gruan është mekruh që të përtypë ushqimin për fëmijën e saj kur është patjetër ta bëjë këtë. Përtypja e alkut nuk ia prish agjëruesit agjërimin, por është mekruh. Njeriut që agjëron nuk i prishet agjërimi nëse i hynë në fyt pluhur mielli, pluhur i rrugës ose duhan. Një i sëmurë që ka frikë se po agjëroi i shtohet sëmundja, e han ramazanin dhe mandej e plotëson atë. Ndonëse udhëtari të cilin agjërimi nuk e dëmton, është më mirë të agjërojë, por është e lejuar edhe nëse e ha dhe më pastaje bën kaza.

Nëse i sëmuri ose udhëtari vdes duke qenë në situatën e më hershmne të veten nuk e kanë obligim të bëjnë agjërimin kaza. Mirëpo nëse i sëmuri shërohet ose musafiri bëhet vendas dhe pastaj vdesin e kanë për obligim që agjërimin ta plotësojnë më vonë, domethënë ta bëjnë kaza. Plotësimin e agjërimit, bërjen kaza, nëse do njeriu në fjalë e bën pandërprerë, po deshi mund edhe ta bëjë me ndërprerje. Nëse agjërimin kaza e vonon derisa të hyjë Ramazani i vitit tjetër e agjëron Ramazanin e dytë dhe mbas tij e agjëron të parin. Për këtë rast nuk obligohet të jap fidje. Gruaja me bar edhe ajo që ka fëmijë gjiri nëse frigohen se dëmtojnë fëmijën ose veten, e han Ramazanin dhe më pas e bëjnë kaza pa e patur obligim fidjen. Një plak i mbetur i cili nuk mund të agjëroj e han Ramazanin dhe për çdo ditë ushqen nga një të varfër ashtu si është edhe për Keffaratet. Njeriu që vdes dhe i ka mbetur të bëjë kaza Agjërimin, nëse ai lë porosi për të, atëherë ushqen të varfër përgjegjësi i tij, për çdo ditë nga një të varfër me nga një gjysmë Sau me grurë ose një Saë më hurma ose me thekër. Një person që fillon të agjëroj vullnetarish pastaj e prish atë, duhet ta bëjë kaza agjërimin e prishur. Nëse fëmiu hynë në bilig ose qafiri bëhet musliman, e agjërojnë pjesën e mbetur të ditës dhe vazhdojnë të agjërojnë Ramazanin, por nuk e bëjnë kaza Ramazanin që u ka kaluar. Një njeri të cilit i humbet vetëdija nuk e bën kaza agjërimn e asaj ditë kur i humbet vetëdija por e bën kaza agjërimin e ditëve tjera. Kur i çmenduri kthehet në vete në një pjesë të Ramazanit, atëherë e agjëron pjesën e mbetur, kurse pjesën e kaluar e bën kaza. Kur grua fillon të përmuajshmet e saja ose bëhet lehonë, e prish agjërimin dhe mbasi pastrohet e plotëson atë. Kur musafiri kthehet në vendlindje ose gruaja pastrohet në një pjesë të ditës, vazhdojnë të agjërojnë pjesën e mbetur të ditës. Kur një person han syfir duke menduar se agimi nuk ka lindur ende, apo han iftar duke menduar se dielli ka perënduar,e pastaj më vonë merr vesh se agimi kishte dalë dhe se dielli nuk pat perënduar ende, këtë ditë e plotëson mbas Ramazanit dhe nuk duhet të bëj kefaret për të. Kur një njeri vet e sheh hënën e përfundimit të agjërimit nuk e prish agjërimin. Kështu edhe kur në qiell ka pengesa që pengojnë parjen e hënës, imami nuk e pranon jashta se dëshminë e dy vetëve burra, ose një burrë dhe dy gra për parjen e hënës së përfundimit të agjërimit. Ndërkaq, nëse në qiell nuk ka pengesa që pengojnë të parët e hënës, imami nuk pranon tjetër vetëm se dëshminë e një grup njerëzish me lajmin e të cilëve arrihet një e dhënë e pranuar, e saktë.

 

 

 

 

 

Kitabu’l-Haxh

 

Haxhi është vaxhib për çdo musliman të lirë, të ritur, të vetëdijshëm të shëndoshë kur kanë mundësi të të sigurojnë mjetet e udhëtimit dhe rrugën me pasuri e cila u tepron nga nevojat e banimit, për nevojat e domosdoshme të jetës dhe për harxhimet e fëmijëve të vet gjatë kohës derisa të kthehet tek ata. Veç këtyre duhet që edhe udha të jetë e sigurt. Sa i takon gruas me të duhet të jetë edhe një i afërm me të i cili e bën haxhin me të, ose të jetë burri i saj me të. Ajo nuk e ka të lejuar të bëj haxhin me persona tjerë, nëse mes mekkes dhë vendit të tyre ka largësi prej tri ditësh ose më tepër. Mikatet të cilat nuk është e lejuar të kalohen pa hyrë në Ihram janë pesë. Për banorët e Medines është dhul hulejfeh, për ata të irakut është Dhatu irk, për të Shamit është El-Xhuhfetu dhe për të jemenit ëhstë Karnul Menazil. Që ihrami të bëhet para mikateve ëshët e lejuar. Për atë që ndodhet pas mikateve vendi kiu bën nijetin për Ihram është El-Hil. Për njerëzt e Mekes Mikati i tyre për të bërë nijetin për Haxh është Ahremi, ndërsa për Umre është Hili. Kur njeriu bën ihramin pastrohet ose merr abdest mirëpo është më mirë të lahet. Pastaj vesh dy teshsa të bardha ose të larë, Izarin dhe ridanë, lyhet me miskë dhe al dy reqatë dhe bën nijetin duke thënë:O Allah, dua të bëjë Haxhin, prandaj lehtësoma dhe pranoe prej meje“. Pas namazit këndon telbijen, kështu nëse do të bëj nijetin vetëm për haxhin e bën këtë me telbijen. Telbija thuhet kështu:“Lebejk Allahume Lebej. Lebejk La sherike leke Lebejk. Innel hamde ve Ni’mete leke vel Mulk, La sherike lek“. Nuk duhet që të lë ndonjë nga këto fjalë, por nëse shtonë është e lejuar. Pasi të ketë bërë telbije, ka hyrë më në iham prandaj dhe duhet të ruhet nga ndaleat e Allahut, si refethi, fusuk, xhidali, të mos vras asnjë gjah, as nuk bën me shenjë nga ai, as që tregon ku gjendet. Ai gjithashtu nuk duhet të vesh këmishë, as pantallona,as imame-turban, as kapelë,as kapuç,as meste. Mirëpo, nëse nuk gjen nalle i vesh mestet pasi t’i ketë shkurtuar deri nën sogjtë e këmbës. Gjatë ihramit personi nuk duhet as të mbuloj kokën, as fytyrën, nuk duhet të lyhet me misk, nuk e rruan kokën as qimet e trupit. Ai poashtu nuk e shkurton mjekrën as thonjtë. Nuk vesh tesha të lyera me ver, me za’feran, me usfur, por, nëse është i larë dhe nuk ika dal ngjyra e tyre lejohet të veshet. Nuk është keq që gjatë ihramit haxhiu të lahet, të hyjë në hamamxhik-banjo, të hyjë nën hije të shtëpive, në hyje të ndonjë sendi që e mbahet me dorë ose mendonjë send që ne mesin e ti ka hamjan. Haxhiu nuk duhet që kokën dhe mjekrën t’i lajë me hadhmij. Gjatë ihramit duhet që sa më tepër të bëjë telbije mbas çdo namazi, sa herë që të ngjitet në ndonjë ballkon, të lëshohet nga ndonjë kodër, takon ndonjë njeri kaluar ose në kohë të syfirit. Kur të hyjë në mekke, fillon me Mesxhidi Haramin. Kur e sheh shtëpinë e shenjtë meerr tekbir dhekendon tehlilen.pastaj fillon me gurin e zi, drejtohet nga ai merr tekbir thotë tehlilen duke i ngritur duarët me tekbirin, i jep selam, e puth nëse mudet dhe pa mos lënduar asnjë musliman rreth vetes pastaj fillon rrotullimin nga ana e djathtë pranë derës me ridain e futur nën sjetull që më herët. Fillon rrotullimet rreth Shtëpisë së Shenjtë shtatë herë. Tavafine bën mbas hatimit.Në tri tavafat e parë nxiton, kurse tavafat e mbetur i bën me të ecurit e tij të zakonshëm. Sa herë që mbërin e te guri i zi e përshëndet atë nëse mundet. Edhe tavafin e përfundon me përshëndetjen e gurit të zi. Pastaj shkon te mekami dhe i fal dy reqatë, ose i fal në çdo vend që i mundësohet të xhamisë. Ky tavaf është Tavafi i Kudumit. Pas Tavafit drejtohet drejt safasë dhe ngjitt mbi të pastaj kthehet nga Shtëpia e Shenjtë dhe thotë tekbirin dhe Tahlilen, 4o salat mbi Pejgamberin a.s, lut Allahun e lartëmadhëruar për nevojat e veta pastaj hapëron drejtë Mervesduke ecur si e ka zakon dhe kur arrinë në barkun e kodrës ec nxituar përgjat dy mileve derisa të arrijë ne Merve dhe të ngjitet mbi të, dhe atëherë vepron ashtu si veproi në kodrën Safa. Ky është një vrapim, por duhet që të bëhenm shtatë vrapime, filluar me Safanë dhe përfunduar me Merven. Pasi të kryej vrapimet mes dy kodrave fillon qëndrimin në meke si muhrim, prandaj dhe mund të bëjë tavaf sa herë që t’i kutohet. Kur të afrohet koha për një ditë para ditës së Tervijes, imami mban një hutbe në të cilën ua mëson njerëzve mënyrën e daljes për në Mina, namazin në Arafat, qëndrimin në të si dhe Ifadan. Pasi të falet sabahu në Mekke, niset për në Mina dhe qëndron në të derisa të fal ssabahune ditës së arafatit. Mbas namazit , haxhiu niset për në Arafat dhe qëndron në të derisa të kalojë dielli zenitin, kështu që pas kësajkphe imamiua fal njerëzve drekën dhe iqindinë. Para namazit imami i mban dy hutbe ku ua mëson njerëzve namazin dhe qëndrimin në Arafat dhe në Muzdelifeh, hudhjen e gurëzve nëpër Xhemerate, therrjen e Kurbanit, rruajtjen dhe tavfin e Zijares. Mbas hutbes ua fal haxhinjve namazin e drekës dhe të iqisndissë në kohë të drekës me një ezan dhe me dy kamete. Nëse dikushi e fal drekën rrugës, për mendimin e Imam Ebu hanifes e fal secilin namaz në kohë të vete. Kurse dy imamët tjerë thonë se edhe ai që falet vetëm duhet të fal të dy namazet në një kohë. Pas faljes së namazit niset për në vendin e qëndrimit dhe vendoset në afërsi të kodrës. Arafati i tëri është vend qëndrimi, përpos barku i tij. Imami është mirë që gjatë Arafatit të rrijë hypur në kafshë dhe t’i thirë e tua mësojë haxhinjve rregullat e Haxhit. Para qëndrimit na Arafat, është mirë që haxhiu të pastrohet dhe të mundohet të bëjë sa më tepër dua. Kur të perëndojë dielli imami bashkë më haxhinjtë drejtohet ashtu siç janë për në muzdelife dhekur mbërinë atje vendosen në të. Është e pëlqyeshme(mustehab) në afërsi të kodrës në një vend që thirret Kaz’h.Aty, ua fal imami haxhinjve akshamin dhe jacinë më një ezan dhe dy kamete. Nuk është e lejuar, sipas mendimit të Ebu Hanifes dhe Muhammedti që njeriu akshamin ta fal rrugës. Kur të del agimi, imami ua fal haxhinjve sabahun herët, dhe pastaj imami bashkë me haxhinjtë fillojnë qëndrimi në Muzdelife. Muzdelifeja e tara është vend ku mund të bëhet qëndrimi, në përjashtim të vendit i cili thirret Betnu Muhsir. Pasi e bëjnë qëndrimin, imami bashkë me haxhinjtë, para se të lind dielli nisen drejtë Minas. Atje fillohet të hudhen guralecatmë së pari në Xhemretu’l-Akabeh që nga rrafshira e kodrës. Hudhe shtatë gurë në madhësi të guralecave të hadhfit. Me secilën hudhje e bën edhe tekbirin, kurse telbijen e ndërpret që me hudhjen e gurit të parë. Mbas hudhjes së guralecave në Xhemretu’l-akabeh e therr kurbanin nëse do dhe pastaj rruhet ose shkurton flokët, ndonëse të rruhet është më mirë. Nga ky moment haxhiut i lejohet çdo gjë jashta gruas.QË nga kjo ditë, të nesërmen ose të pasnesërmen shkohet në Meke dhe e bën Tavafin e Zijares me shtat tavafe. Poqese haxhiu gjatë Tavafit të Kudumit ka bërë nxitimin përmes safasë dhe Merves, në këtë Tavaf nuk e bën atë, përndryshe në këtë tavaf ben remlen dhe nxiton pas tij, ashtu si thamë edhe më herët dhe pas këtij momenti i lejohet atij edhe gruaja. Tavafi është farz për haxhiun, për këtë edhe është mekruh të vonohet. Prandaj nëse e vonon, sipas mendimit të Ebu Hanifes duhet të derdh gjak(Kurban). Pas tavafit të zijares shkon në mina dhe kur dielli të kalojë zenitin në ditën e dytë prej ditëve të hudhjes së guralecave në tri xhimaret, e fillon hudhjen e tyre me xhimren e cila është më afër Xhamisë dhe i hudh në të shtatë guraleca duke e thënë tekbirin për secilën hudhje. Kur i hudh guralecat ndalet pranë xhimres dhe bën dua. Pastaj fillon t’i hudhh guralecat tjerë në xhimren e cila është pranë saj, pasi ti kryej guralecat e veçant për të ndalet prna saj dhe më në fund i hudh gurët e fundit ne Xhemretu’l-Akabeh, mirëpo nuk ndalet në të. Të nesërmen i hudh pokështu guralecat në të tri xhimaret pasi dielli të kalojë zenitin. Poqese haxhiu do të largohet më shpejtë nga mina niset për në Mekke, kurse nëse do të qëndrojë në Mina, i hudh guralecat e të tri xhimareve në ditën e katërt pasi të laroget dielli nga zeniti. Nëse guralecat i hudh në këtë ditë para mesditës(Zenitit) pas lindjes së diellit, sipas Ebu Hanifes është e lejuar. Është mekruh që haxiu të bartë theklin e vet në Mekke dhe të qëndrojë në të. Kur haxhiu niset për në Mekke, drejtohet për në Mihsab, pastaj bën Tavafin rreth Kibles me shtatë rrotullime pas nxituar(Reml). Ky tavaf është Tavafi Sadr. Ky tavaf është vaxhib me përjashtim të banorëve të Mekkes ërisa të kthehen në familjet e tyre. Nese haxhiu nuk hynë në Mekke, por niset drejtë në arafat, qëndron në të ashtu si e cekëm më herët dhe në këtë rast i bie atij nga përgjegjësia Tavafi Kudumi dhe nuk obligohet me asgjë pse e ka lëshuar atë. Haxhiu që qëndrimin në Arafat e mbërinë mes kohës së zeitit dhe daljes së agut në ditën e kurbanave, e ka të plotësuar qëndrimin në Arafat. Në të gjtiha këto rregullore edhe gruaja trajtohet njejtë si burri me përjashtim që ajo nuk shpalon kokën, kurse fytyrën mban shpaluar. Ajo veç tjerash nuk e ngre zërin kur bën Telbijen, as nuk e bën Remlin gjatë Tavafit, as nuk bën sa’jin mes dy mileve të gjelbërt. Gruaja nuk duhet të rruaj kokën, por vetëm i shkurton flokët.

 

 

 

 

 

Babu’l-Kiran

 

Haxhi Kiran në medhhebin tonë është më i vlefshëmse ai i temetu’ dhe ifrad. Haxhi kiran është që haxhiu të bëjë nijetin për haxhe dhe umre më njëherë që nga mikati duke thënë pas namazit allahumme inni uridu’l-Umre ve’l-Haxhxhe andaj dhe lehtësomi dhe pranoi prej meje“. Pastaj kur hynë në Mekke fillon të bëjë tavafin rreth shtëpisë së Shënjtë shtatë herë. Në të tri rrotullimet e para e bën remlin, kurse në rrotullimet e mbetura ec si dhe ka zakon të ecurit. Mbas tavafit bën sa’jin mes Safassë dhe Merves. Këto jan ëveprimet e Umres. Pas kryerjes së punëve të Umres vazhdon me Tavafi Kudumin, pastaj me vrapimin mes Safasë dhe Merves me nijet të haxhit dhe vauhdon mëtej me veprimet tjera ashtu si e shpjeguam lidhur me personin që e bën vetëm haxhin. Kur t’i ketë hudhur guralecat në xhemreh ditën e kurbanit therr një dele, lopë, bednetun ose seb’a bedneh ose seb’a bekareh. Ky është gjaku(kurbani i haxhit Kiran). Nëse nuk ka ç’frë të pres, atëherë agjëron tri ditë në haxh duke e përfunduar agjërimin ditën e Arafatit. Mirëpo nëse nuk agjëron deri në ditën e Kurbanave nuk e ka të lejuar asnjë kompenzim tjetër veçse të therr Kurban dhe pastaj, pasi të kthehet te familja ëe vet agjëron shtatë ditët tjera. Këta ditë është e lejuar t’i agjërojë edhe në Mekke pasi t’i ketë kryer veprimet e haxhit. Nëse personi i cili ka bërë nijet të hxhit Kiran nuk hynë në Mekke, po, drejtohet drejt në Arafat, me qëndrimin në Arafat Umreja mbetet kaza dhe gjaku( kurbani) i haxhit Kiran nuk vlen më. Në vend të tij i kërkohet gjaku(kurbani) për lëshimin e Umres dhe ndërkoh, i bëhet obligim që atë ta bëjë kaza.

 

 

 

 

 

Babu’t-Temetu’ë

 

Për medhhebin tonë Temmetui është më i vlefshëm se Ifradi. Hxhi me nijet të Haxhit Temetu’ë është dy llojesh, Haxh Temetu’ë me therrje të kurbanit dhe pa kurban. Haxhi Temetu është kur haxhiu që nga mikati e bën nijetin për Umre dhe dhe hynë në Mekke, e bën Tavafin e Qabes., e bën sa’jin mes Safasë dhe Merves, rruan kokën ose vetëm shkurton flokët dhe me këtë lërohet nga borxhet e Umres, prandaj dhe i ndërpret Telbijet kur të fillojë me Tavafin. Pas Tavafit qëndron në Mekke i lirë nga obligimet. Në ditën e Tervijes bën nijetin e Haxhit që nga Mesxhidi Harami dhe fillon me veprimet e Haxhit sikur edhe Haxhiu me nijet vetëm të Haxhit. Për ndryshim nga personi që ka bërë nijet vetëm kryerjen e Haxhit, individi me nijet të Haxhit Temetu’ë, obligohet me therrjen e Kurbanit të posaçëm për formën e këtij Haxhi. Mirëpo nëse nuk ka ç’farë të therr agjëron tri ditë në Haxh dhe shtatë ditë tjera kur kthehet te familja e tij. Nëse përsoni i cili ka bërë nijet Haxhin Temetu’ë do të therr kurban, bën nijetin e Haxhit dhe atëherë e therr kurbanin pasi ta ketë ndëruar me Mezadeh, me Na’l ose me Shaëru’l-Bedneh, sipas mendimit të Ebu Jusufit dhe Imam Muhammedit r.h. Kjo nënkupton që t’ia hek simanet nga ana e djathtë. Për mendimin e Ebu Hanifes kurbanin nuk e dekoron me sha’r. Kështu, kur hynë në Mekke bën Tavafin, sa’jin mes Safasë dhe Merves dhe nuk lirohet nga obligimet Umres derisa të bëjë nijetin e Haxhit në ditën e Tervijes, por edhe nëse e bën para ditës së Tervijes është e lejuar, vetëm se për këtë veprim obligohet me gjak(therrje të Kurbanit). Haxhiu me nijet të Haxhit Temetu’ë shkarkohet nga obligimi i Umres dhe i Haxhit, pasi rruan kokën në ditën e Kurbanit. Për mekasit nuk vlen Haxhi Temetu’ë e as ai Kiran. Për ata është i obligueshëm vetëm haxhi Ifrad. Nëse personi i cili ka bërë nijet të Haxhit Temetu’ë kthehet në vendin e tij para se të ketë kryer Umren dhe pa e therrur Kurbanin, Haxhi Temetu’ë i prishet. Nëse një person e bën nijetin për Umre para muajve të Haxhit dhe me nijet të Umres bën më pak se katër Tavafe, pastaj hynë muajt e Haxhit dhe e bën nijetn e Haxhit Temetu’ë, llogaritet si Mutemeti’ë. Mirëpo, nëse me nijet të Umres bën katër ose më tepër tavafe rreth Qabes, dhe në të njejtin vit bën nijetin edhe për Haxhin, nuk llogaritet si Mutemetië-njeri i cili e bën nijetin për haxhin Temetu’ë. Muajt e Haxhit janë: Shevali, Dhu’l-Kade dhe dhjetë ditë të Dhu’l-Hixhxhes. Nëse nijetin e Ihramit për Haxh e bën para këtyre muajve lejohet dhe personi obligohet me Haxhin.

Kur gruaja hynë në Hajz në kohën e Ihramit, lahet dhe bën sikur bëjnë haxhit vetëm se nuk rrotullohet rreth Qabes derisa të pastrohet. Ndërkaq, nëse hynë në Hajz pas qëndrimit në Arafat dhe Tavafi Zijares shkon në Mekke dhe nuk obligohet me asgjë si kompenzim për lëshimin e Tavafi Sadrit.

 

 

 

 

 

Babu Xhenajati’l-Haxhxh

 

Kur haxhiu lyhet me misk duhet të bëj Keffareh, kurse nëse e lyen një gjymtyrë të plotë duhet të therrë një kurban. Ndërkaq, nëse e lyen një pjesë të gjymtyrës duhet të jap sadaka. Pokështu edhe nëse vesh tesha të qepura ose e mbulon kryen një ditë të plotë dueht të therr Kurban ndëresa për më pak se një ditë duhet të jap sadaka. Kurban therr edhe nëse e rruan një të katërtën e kokës e më tepër, e nëse e rruan më pak se një të katërtën e kokës duhet të jap sadaka. Pëër mendimin e Ebu Hanifes duhet të therrë Kurban edhe nëse i rruan vendet ku bën Hixhamen, kurse për mendimin e –ebu Jusufit dhe të Muhammedit në këtë rast i kërkohet vetëm të jap sadaka. Gjak i kërkohet edhe nëse i shkurton thonjtë e dorës ose të këmbës. Njejt vlenë edhe nëse shkurton thonjtë e njërës dorë ose të njërës këmbë, kurse nëse shkurton më pak se pesë thonjë duhet të jap sadaka. Sadaka, sipas mendimit të Ebu Hanifes dhe Ebu Jusufit jep edhe nëse pretë pesë thonjë prej disa gjymtyrëve. Për të njejtin rast Muhammedi mendon se duhet të derdh gjak(të therr Kurban). Por, nëse lyhet me miskë , rruan kokën ose vesh teshë të qepur me pa arsye, mund të zgjedh të therr një dele ose të ushqej gjashtë t ëvarfër me ngatri saë me ushqim apo të agjërojë tri ditë. Nëse puth ose prek me kënaqësi dhe epsh, duhet të drdh gjak. Nëse bën sex para qëndrimit në arafat, haxhi i prishet dhe i kërkohet të therr Kurban, mirëpo vazhdon të bëjë veprimet e haxhit ashtu sikur edhe ai që nuk i është prishur haxhi. Mirëpo këtë haxh duhetta bëjë kaza. Nëse këtë haxh e bën kaza nuk obligohet të largohet nga marëdhëniet me të shoqen. Kurse përsonit që bën marëdhënie mbas qëndrimit në arafat nuk i prishet haxhi por i kërkohettë therr Kurban. Ndërkaq, personi i cili bën marëdhënie pasi të jetë rruajtur nuk i prishet haxhi por i kërkohet të therr një dele. Njeriui cili bën umren dhe kryen akt seksusal para se të bëjë katër tavafe i prishte Umreja por nuk i ndërpret veprimet e saj edhe pse duhetta bëjë kaza dhe të ther një dele.Kurse, poqese bën marëdhënie pasi të ketë bërë katër tavafe obligohet me Hedj por Umreja nuk i prishtet as që duhet ta bëjë atë Kaza. Edhje ai i cili bën zina me harresë ka tretmantine atij i cili bën at ëme qëllim, kurse personi i icli bën tavafi Kudumin pa abdest duhet të jap sadaka, ndërsa nëse e bën xhunub duhet të therr një dele. Mirëpo, nëse e bën pa abdest Tavafi zijaren duhët të therr një dele, e nëse e bën atë xhunub duhet të therr Sebu Bedneh, edhe pse është më mirë të përsëris Tavafin nëse është ende në Mekke dhe për këtë nuk i kërkohet të therr asgjë. Individi i cili e bën Tavafi Sadrin pa abdest duhet të jap sadaka e nëse atë e bën Xhunub duhet të therr një dele. Personi i cili prej tavafi zijarës lë tre tavafe pa bërë duhet të thherr një dele e nëse i lë katër tavafe mbetet muhrim gjatë gjithë kohës derisa të bëjë edhe ata katër tavafe. Kurse personi i cil lë prej Tavafi Sadrit tre tavafe duhet të jap sadaka, kurse nësëe e lësho Tvafi Sadrin ose vetëm katër tafavafe prej tij . atëherë duhet të therrnjë dele. Njerii që e lëshon sa’jinmes Safasë dhe Merves duhet të therr një dele dhe haxhin e ka të plotë. Pokështu edhe ai i cili largohet nga arafati para imamit duhet të derdh gjak, njejt obligohet edhe ai i cili e lëshon qëndrimin në Muzdelife. Personi i cili nuk i hudh guralecat në asnjërën prej tri xhemreve duhet të derdh gjak, e nëse e lë hudhjen e guralecëve vetëm në njërën xhemreh, duhet të jap sadaka. Kurse, nëse nuk i hudh guralecat në Xhemretu’l-Akabe në ditën e kurbanit, obligohet të derdh gjak. Gjak, sipas Ebu Hanifes, duhet të derdh edhe ai i cili e vonon rruajtjen deeri sa kalojnë ditët e Kurbanave. Për Imam Ebu Hanifesn, edhe ai që e voon Tavafu Zijaren ngarkohet me therrjen e Kurbanit. Nnëse haxhiu vret ose tregon se ku gjendet gjahu, duhet të gjobohet. Në këtë rregullore jan të barabart ai që e bën me qëllim, me harresë si dhe mubtediu me Aidin. Gjobimi, sipas Ebu Hanifes dhe Ebu Jusufit, është ashtu që gjahu të jetë në vendin ku është vrarë, ose në vendin më të afërt me të, po qese është në tokë, dhe evlerëson atë njeri i drejtë, pastaj haxhiu është i lirë të zgjedh: po deshi blen me të një Kurban dhe e therrë nëse vlera e gja^hut arrinë vlerën e Kurbanit. Kurse nëse vlera e gjahut nuke arrinë vlerën e Kurbanit blenë me vlerëne tij ushqiom dhe e jep sadaka, duke i shprëndarë çdo të varfëëri nga gjysëm Sau me grurë ose një Saë më hurma apo një Saë me thekër. Mes tjerash ai mund që për çdo gjysëm Sau me grurë të agjërojë nga nëj ditë po kështu edhe për një Saë me thekër nga një ditë. Nëse në këtë rast tepron më pak se gjysëm Sau, ai miund të vendos ta jap atë sadaka e nëse do mund që pëër të të agjërojë një ditë të plotë. Imam Muhammedi mendon se për gjobitje merret kompenzimi i llojit të ngjashëm me gjahun e vrarë nëse ka lloj të afërt me të dhe që i përngjanë. Kështu për njëdrenushë jepet një dele, për Dabin poashtu në dele… Kur dikush lëndon një gjah, i shkurton leshrat apo i shkurtonndonjë gjymtyrë, paguan pjesën e e dëmtuar me vlerë. Nëse pendulit pendat e një shpeze ose ia pret krahët sa të mos muns të mbrohet( me fluturim), personi i këtillë garanton vleëne plotë të shpendit. Nëse dikushi then vezët e një gjahu e paguan vlerën e tyre, por, nëe del prej saj zog i ngordhur , duhet të paguaj vlerën e tij si i gjallë. Gjobim nuk ka për vrasjen e korbit, skifterit, ujkut, gjarpërit, akrepit, mijëv dhe vrasjen e qenit të egër. Njejt vlenë edhe për vrasjen e beudi, beraguthëve dhe të majmunëve. Kush then kallet e kompenzon atë me $ßtë dojë por temretun është më mirë se Xheradetun. Ai i cili vret shtazë tëilave nuku hahet mishi si egërsiratdhe të ngjashme, gjobitet, mirëpo shuma e gjobës nuk e kalon vlerën e një deleje. Ndërkaq, po qese egërsira i vërsulet Muhrimit dhe ai e vretatë, në ktë rast nuk oblogohet me asgjë. Nëse Murimi është idetyruar tëha mishin e gjahut dhe e vret atë, duhet ta shpaguaj vlerën e gjahut. Nuk ka ndonjë të keqe nëse Muhrimi therr një dele, lop, deve ose pulë. Nëse ai vret një pëllumbë dhe gëzohet ose një drenushë dhe i vjen keq duhet të jap kompenzim. Nëse muhrimi therr një gjah, kjo kafshë e therrur nga ai quhet si e cofur për këtë dhe është haram hëngrja e këtij mishi. Nuk është keq që muri,i të ha mish të ndonjë gjahu të cilin e ka gjuajtur ndonjë njeri tjetër hallall dhe e ka e ka therrur, kurse vet muhgrimi nuk i treguar atij ku ndohej gjahu as që e ka urdhëruar të gjuajë atë. SA i takon gajhut në Harem, nëse muhrimi e therr atë duhet ta kompenzojë. Nëse muhrimi këput gjethet e Haremit apo then degët e pemëve në të që nuk është pronë e dikujt dhe as që e kanë mbjellë jerëzit, duhet ta kompenzojë vlerën e tij. Haxhiu i cili bën Haxh Kiran, lidhur me veprimet e ndaluara për të cilat haxhiu mufri duhet të therr një kurban, ky duhet të therr dy kurbana : një për Haxhin dhe një për Umren. Bën përjashtim nga kjo rregull nëse i njejti kalon mikatin pa ihram dhe mandej e bën nijetin për Humre dhe për Haxh. Në këtë rast për çdo lëshim therr një kurban si kompenzim të plotë për lëshimin e bërë që kërkon therrje të Kurbanit. Po kështu edhe nëse dy haxhi janë pjesmarës në vrasjen e gjahut të Haremit, shpaguhne vetëm me një gjobë. Ndër tjera, është e pa vlefshme shitblerja e muhrimit nëse ai shet apo blen një gjah.

 

 

 

 

 

Babu’l-Ihsar

 

Poqe se muhrimi pengohet nga vazhdimi i rrugës për në haxh nga një armik, apo i paraqitet ndonjë sëmundje e cila e pengon të vazhdojë rrugën i lejohet atij të lirohet nga obligimete haxhit, kështu që i thuhet të dërgojë një dele të therret në Harem dhe ai gjn ndonjë që i jep besën se do ta mbajë një dit delen deri në vend dhe do ta therr në Harem, kështu që pasi ai të ket therë delen haxhiu në fjalë lirophet nga obligimet e Haxhit. Nëse nijetin e ka bërë për Haxh Kiran dërgon në harem dy Kurbana. Mirëpo, nuk është e lejuar që Kurbani i Ihsarit të therret diku tjetër jashta Haremit. Për Ebu Hanifen ai mund të therret edhe para ditës së Kurbanave kurse dyimamët tjerë thonë se nuk lejohet të therret kurbani për Muhsirin në ditë tjetër jashta ditës së Kurbanave. Për muhsirin, haxhiun e penguar nga kryerja e Umres është e lejuar ta therr Kurbanin kur të dojë. Haxhiu që është penguar nga kryerja e Haxhit, pasi të lirohet nga ngarkesat e Haxhit, obligohet me një haxh tjetër dhde një Umre, kurse ai që pengohet nga kryerja e Umres, ngarkohet me bërjen kaza të saj. Ndërkaq, haxhiu muser me nijet të haxhit Kiran, obligohet me kryerjen e një Haxhi të ardhshëm dhe me dy Umre. Kur haxhiu muhser dërgon Kurbanin në harem dhe obligon ndonjë që ta therrr në ditë të caktuar, madje lirohet nga pengesa e më hershme, nëse mund ta mbërrijë Haxhin po jo edhe Kurbanin, i lejohet, mbështetur në istihsan, të lirohet nga obligimet e Haxhit. Pokështu, edhe ai i cili pengohet në vet Meken dhe nuk ka mundësi të bëjë Haxhin, qëndrimin në Arafat dhe Tavafin, zehet se është muhser. Por, poqe se ka mundësi të bëjë njërën prej tyre nuk quhet si Muhser.

 

 

 

 

 

Babu’l-Fevat

 

Kur një haxhiu i cili hynë në Ihrampër Haxh dhe i kalon qëndrimi në Arafat derisa lind dielli në ditëne Kurbanave, i kalon edhe haxhi. Mirëpo, ai duhet të bëjë Tavafin, të bëjë Sa’jin, të lirohet nga obligimet e Haxhit. Ndërkaq, haxhiu që puth, e bën haxhin kaza dhe nuk i kërkohet të ther Kurban. Umres nuk i ik koha asnjëherë. Ajo lejohet të bëhet në çdo kohë gjatë gjithë vitit në përjashtim të pesë ditëve në të cilat është mekruh të bëhet: ditën e Arafatit, ditën e Kurbanave dhe gjatë ditëve të teshrikut. Umreja është sunet. Për të janë të obliguar Ihrami, Tavafi dhe Sa’ji.

 

 

 

 

 

Babu’l-Hedji

 

Kurbani më i vogël është delja. Ai përbëhet nga tri lloje: Kurban i deves, gjedhëve dhe i dhenve. Për secilin lloj si kurbanlejohet Theniu dhe më të vjetër, me përjashtim të qengjit. Për Kurban nuk bën të therret një kafshë e cila e ka të prerë gjithë veshin ose pjesën më të madhe të tij. Si kurban nuk bën të pritet as një kafshë me bishtë të prerë, as me këmbëne parë të prerë ose të pasmen, as në kafshë Dhahibeh, as Axhfau, as një kafsh Arxhau e cila nuk ec deri te vendi i therrjes. Deleja është e lejuar të therret për çdo kundërvajtje, në përjashtim të dy rasteve: ai që e bën Tavafu Zijaren xhunub dhe kur akti gjinor bëhet pas qqëndrimit në Arafat. Për këta dy raste kërkohet vetëm kafshë e madhe(Sebu Bedneh). Bedneh dhe lopa mund të therret për shtatë vet kur secili nga pjesëmarrësit në të kann nijet të Kurbanit. Por nëse njëri nga ata e do pjesën e tij për tu ushqyer me të, edhe personave tjerë nuk u pranohet si Kurban. Mishi e kurbanëve të therru për Tetavuë, të haxhit temetuë dhe Kiran mind të hahet, kurse mishi i Kurbanëve të therrur të rasteve tjera nuk lejohet. Therrja e Kurbanit vullnetar, të temetui dh etë haxhit Kiran nuk lejohetz në ndonjë ditë tjetër jashta ditës së Kurbanëve, ndërsa kurbanat e rasteve tjera mund të therren në çdo kohë që dëshirojmë. Therrja e Kurbanëve nuk lejohet asesi jashta Haremit. Mishi i tyre mund t’u jepet sadaka të varfërve të Haremti po edhe të tjerëve. Për devet është më mirë nahri kurse për lopët dhe dhentë therrja. Më e mirëpritur është qënjeriu ta therr vet Kurbanin nëse di të therr. … Kur dikushi e hek Kurbanin deri të vendi i therrjes deh detyrohet ta hyp mundet por nëse mund të mos e bëjë këtë nuk duhet ta bëjë. Nëse Kurbani ka qumësht nuk duhet ta mjelë atë. Por ia lan gjinjtë me ujë të ftohtë derisa t’i ndalet qunështi që i i rrjedh nga gjinjtë. Nëse e hek kurbani dhe aidëmtohet, nëse e therr vullnetarisht nuk kërkohet ndonjë tjetër, enëse është vaxhib therrja e tij duhet të therr një kurban tjetër. Nëse Kurbanin e prek ndonjë e metë e madhe atëherë në vend të tij therr një Kizrban tjetër e me Kurbanin e parë bën ç’farë do. Nëse deveja lodhet nëse therret vullnetarisht e therr atë në mënyrë të Nehrit, ia lyen kopitat me gjakun e saj, i mshon me to për trupi dhe nukhan prej saj ai ai vet as kush tjetër prej të pasurve. Mirëpo, nëse deveja në fjalë therret i vaxhib, në vend të saj ther një tjetër e me të bën ç’dëshiron. Kurbanin e therrur vullnetarisht, atë të therrur për haxh Temetu’a dhe atë për Haxh Kiran e ndëron. Kurse atë të Ihsarit dhe për lëshimet e kuundërvajtjet gjatë ihramit nuk duhet ta ndërojë me stoli.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme