Motivet e imagjinuara dhe reale të agresionit në Irak

Tre shkaqet zyrtare të agresionit në Irak, që përfshihen në fjalimin e Bushit drejtuar kombit dhe në disa kumtesa të State Departamentit që i kanë paraprirë prej shtatorit të vitit 2002, sipas rëndësisë janë: eliminimi i armëve për shkatërrim në masë, vazhdimi i luftës kundër terrorizimit dhe promovimi i dekokracisë në regjion. Sa janë të sakta motivet zyrtare të Shtëpisë së Bardhë për luftë dhe përse bota e mbetur nuk është e bindur në këto motive?



1. Armët për shkatërrim në masë



Eliminimi i armëve irakiane për shkatërrim në masë është refren të cilin administrata e Bushit e përsërit qysh nga fillimi i fushatës për luftë kundër Irakut në shtator të vitit të kaluar. Nëse i duhet besuar këtij motivi, atëherë duhet shtruar pyetjen si qëndron çështja me Korenë veriore dhe Pakistanin dhe me Iranin? Koreja veriore dhe Pakistani posedojnë arsenal nuklear, deri sa Iraku as për së afërmi nuk paraqet kërcënim. Të dy vendet e përmendura po ashtu kanë sisteme për lansimin e armëve për shkatërrim në masë. …

Madje as Kuvajti as Irani nuk i frikësohen Sadam Huseinit përkundër afërsisë. Nëse SHBA-të kanë imperativ moral ta marrin armatimin për shkatërrim në masë nga duart e individëve çfarë është Sadami, përse atëherë ministria e tyre e mbrojtjes, më parë, e madje edhe në vitet në të cilat nënkrtyetari i tanishëm Dick Cheney ishte ministër në vitin 1989, ka furnizuar Irakun me incizime satelitore të pozitave ushtarake iraniane, përkundër pranimit të State Departamentit nga 01 nëntor 1983 se Iraku ka përdorur armët kimike kundër iranianëve thaujse “çdo ditë”?



2. Lufta kundër terrorizmit



Vazhdimi i luftës kundër terrorit, arsyetimi i dytë sipas rëndësisë së administratës së Bushit për vazhdimin e luftës nuk është asgjë veçse manipulim me frikën e popullit amerikan pas sulmeve të 11 shtatorit 2001. Nuk ekziston asnjë lidhje historike apo racionale ndërmjet Sadam Huseinit dhe grupit sikur Al-Kaida, madje është rast i rrallë, nëse fare ka, që ndonjë operativist i pavarur i Al-Kaidës është irakien. Iraku me Sadamin për grupin e Al-Kaidës paraqet rrezik dhe devijim moral dhe diktaturë shekullare të botës muslimane.

Më tej, deri sa prania amerikane në Irak mund ta fitojë luftën në Irak, disponimi antiamerikan që me këtë rast nxitet në botën muslimane qartë tregon se kështu humbet lufta kundër terrorizimit.



3. Demokracia



Promovimi i demokracisë në Lindjen e mesme, arsyetimi i tretë zyrtar për luftën amerikane në Irak, shtron pyetjen: Përse administrata amerikane e Reganit, të cilën ndër të tjerë e kanë prezentuar edhe Dick Cheney dhe Donald Rumsfeld i tanishëm, e përqafoi regjimin e Sadam Husinit në vitet e hershme të 80-ta të shekullit të kaluar në luftë kundër Iranit nëse Amerika është aq e përkushtuar për idealet e altruizimit dhe përhapjes së demokracisë në regjion?

Pas Izraelit, Egjipti është marrësi më i madh botëror i ndihmës amerikane, edhe pse kryetari egjiptian, Husni Mubareku në asnjë zgjedhje nuk është zgjedhur për kryetar me më pak se 94% të votave. Në kohën më të re, Amerika i përkulet regjimit kuvajtian dhe saudias, nga të cilat asnjëra madje as nuk pretendon në demokraci, në përpjekje që të fitojë përkrahjen për “luftën e tij për përhapjen e demokracisë”. Qëndrim të këtillë të butë Amerika ka edhe ndaj regjimeve despotike çfarë janë në Azerbejxhan, Kazakstan dhe Uzbekistan.



Përse, atëherë, lufta?



Çka ka mundur ta motivojë Amerikën të dëshirojë të zhvillojë luftë unilaterale kundër Irakut nëse nuk janë në pyetje siguria botërore dhe përhapja e demokracisë? Kritikët me nxitim do të thoshin se kjo është nafta. Dhe, vërtet, duke e ditur se Amerika 60% të nevojave të veta për naftë i plotëson me import, kurse pritet që në vitet vijuese kjo do të rritet dhe duke e ditur se Iraku pas Arabisë saudite është vendi i dytë për rezerva të naftës, duket si tërheqëse të pohohet se lufta është për naftë.

Por, ta grabisish ate, për këtë nevojiten para, dhe këtë shumë para. Administrata e Bushit është skajërisht e përmbajtur kur janë në pyetje harxhimet e luftës në Irak, deri sa vlerësimet e pavarura flasin për sasi të mëdha. The Center for Strategic and Budgetary Assessments (Qendra për vlerësime strategjike dhe buxhetore) shtron vlerësimin për 688 miliardë dollarë, nëse inkuadrohet okupimi dhe ripërtëritja afatgjate. Profesori William Nordhaus nga Yale University pohon se kjo nëse merren parasysh ndikimet në çmimin e naftës edhe në ekonominë botërore do ta arrijë 1920 miliardë!

Mbetet e paqartë se kush do ta paguajë faturën nëse Amerika mban qëndrim unilateral. Plotësimi i shpenzimeve luftarake nga të hyrat irakiane nga nafta shpërfill sasitë e mëdha të parave dhe periudhën e gjatë që janë të nevojshme që të ringjallet infrastruktura e devastuar (e disa do të devastohet edhe më shumë gjatë luftës). Arritja e prodhimit ambicioz prej 6 milionë barela në vit kërkon edhe 20 miliardë investime plotësuese dhe periudhën prej 10 viteve. Asnjë nga këto vlerësime nuk ka parasysh borxhin irakien i cili vlerësohet në 60-140 miliardë dollarë.



Hyrja në marrëveshje për prodhim të përbashkët



Vetëm kompanitë më të mëdha private botërore të naftës mund t’i qasen rimëkëmbjes së prodhimit të naftës irakiene dhe vendosjes së infrastrukturës për akces rezervave të naftës. Marrëveshjet rrallë të lidhura nga ana e shteteve me naftë të pasura për shkak të natyrës së tyre eksploatuese mbi prodhimin e përbashkët (production-sharing agreements, shkurt PSA) i japin të drejtë ekskluzive në naftë kompanive private të naftës me taksën fikse mbi profitin me kontratë prej 30 vitesh. Kur njëherë nënshkruhet PSA, korporata e huaj nuk iu nënshtrohet ligjeve të vendit mbi mbrojtjen e ambientit, mbi tatimet dhe sigurinë. Para 10 viteve, nën presionin e sanskioneve të OKB-së, Iraku ka pranuar në PSA me rusët dhe francezët, ndonëse vetë sanksionet kanë pamundësuar zbatimin e kontratës – që gjithësesi i ka konvenuar interesave amerikane. Tash gjendja ka ndërruar me themel. Gjigantët amerikan dhe anglez të naftës po përgatiten të nënshkruajnë PSA ekskluziv në Irak, që nxit zemërimin e Francës dhe Rusisë, dy oponentëve (vallë rastësisht !?) të luftës në Irak.



Përmbytja



Më shumë se një gjysmë shekulli qeveria amerikane është e vetëdijshme për rëndësinë strategjike të Gjirit persik dhe naftës që buron aty. Deri në vitet e 70-ta të shekullit XX, Amerika në mbrojtjen e interesave të saj regjionale të naftës është mbështetur në Britaninë, së cilës i qe nënshtruar shahu iranian. Me fillimin e revolucionit islamik në Iran dhe me kërcënimin që ai paraqiste për interesat amerikane të naftës, më 23 janar 1980 është shpallur doktrina e Karterit: “Tentimi i cilësdo forcë të huaj të vëjë kontrollin ndaj regjionit të Gjirit persik do të konsiderohet si sulm mbi interesat vitale të SHBA-ve dhe ky sulm do të eliminohet me të gjitha mjetet e nevojshme, duke inkuadruar këtu edhe forcën ushtarake.”

Ndoshta dikush do të pyes çfarë rreziku sot paraqet Saddami për interesat e SHBA-ve. A nuk do të ishte më e lehtë dhe më e lirë politika e mbikqyrjes, ndërsa do të garantonte akcesin amerikan në naftën irakiene? Jo nëse me forcën e jashtme nuk mendohet për Kinën, Rusinë dhe Bashkimin Evropian. Regjimi i Saddam Huseinit me Kinën, Rusinë dhe Basshkimin Evrtopian ka lidhur kontrata nafte të vlefshme 1.100 miliardë dollarë. Tash këto shtete janë të shqetësuara se a do t’i respektojë kontratat e paraluftës qeveria marionete e formuar nën patronatin amerikan. Në të vërtetë, administrata e Bushit për çudi të mirë ka deklaruar se “nuk është vendosur se kontratat e tilla mbi hulumtimet e naftës do të pranohen nga ana e SHBA-ve në qeverinë postsadamiane.”

Në vitin 1990 Dick Cheney ka dëshmuar para komitetit të senatit për çarmatim duke thënë se si shteti që kontrollon rrjedhen e naftës nga Gjiri persik “mbanë për fyti ekonominë e shumicës së sheteve të tjera të botës.” Thënë në mënyrë silogjike, nëse Amerika arrinë ta kontrollojë rrjedhën e naftës irakiene, atëherë ajo mbanë për fyti të gjitha ekonomitë tjera, sidomos ato tri që paraqesin kërcënim për hegjemoninë ekonomike amerikane, dmth. të ekonomisë së Kinës, Rusisë dhe Bashkësisë Evropiane.

Me rritjen e përditshme të numrit të të vrarëve në territoret e okupuara palestineze dhe pa zgjidhje afatgjate në horizont, Amerikës i imponohet si domosdoshmëri nevoja që të lirohet nga varshmëria e naftës nga Arabia saudite, shteti i cili edhe tash por edhe më vonë do të ndikojë në Amerikën dhe politikën e saj proizraelite. Iraku me rezervat e naftës të dyta në botë paraqet alternativën e vetme në botë.



Por, nafta është vetëm gjysma e tregimit



Amerika nuk ka shqyrtuar strategjinë e tërheqjes nga Iraku, as ka shqyrtuar mundësinë e politikës së mbikqyrjes dhe/apo pengimit në atë vend nga shkaku i thjeshtë sepse nuk planifikon ta lëshojë. Raporti i administratës së Bushit mbi strategjinë e sigurisë nacionale, i publikuar më 20 shtator 2002, thekson nevojën e pranisë dhe të dominimit të përhershëm përgjatë botës, sidomos në Gjirin persik. Deri sa dikush këtë qëllim mund ta konsiderojë të kuptueshëm nga perspektiva amerikane pas ndodhisë së 11 shtatorit 2001, ndjenja e njëjtë manifeston raportin mbi ndërtimin e sërishëm të mbrojtjes amerikane nga shtatori i vitit 2000, i cili është hartuar në suaza të Projektit për shekullin e ri amerikan (PNAC), think tank-ut konservativ të konstituuar në vitin 1997, në krye të të cilit janë Dick Cheney, Donald Rumsfeld, Lewis Libby (shefi i personelit të Cheneyit), Paul Wolfowitz (zëvendësi i Rumsfeldit) dhe Jeb Bush (vëllai i kryetarit Bush). Në Raport qëndron: “SHBA-të tashmë me dekada përpiqen të luajnë rol më të përhershëm në sigurinë e regjionit të Gjirit. Deri sa konflikti i pazgjidhur me Irakun siguron arsyetim të drejtpërdrejtë, nevoja për praninë thelbësore amerikane ushtarake në Gji tejkalon çështjen e regjimit të Saddam Huseinit.”

Para pesë viteve, PNAC ka inicuar hartimin dhe miratimin e urdhëresës për çlirimin e Irakut, e cila ka krijuar bazën ligjore për operacionet ushtarake në Irak gjatë pesë viteve të fundit të cilat tash arrijnë vetëm kreshendo. Komiteti në vitin 1998 i dorëzoi letër kryetarit Clinton duke e fajësuar që në tërësi nuk e zbaton atë urdhëresë dhe që nuk i dërgon trupat në Bagdad. Vallë rastësisht, me PNAC-un kryeson Bruce Jackon, ish-nënkryetari i prodhuesit të armëve Lockhead-Martin, deri sa është fakt i mirënjohur se bashkëthemeluesi i PNAC-ut Dick Cheney ka qenë kryesues dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë Halliburton Petroleum dhe degës së saj Brown&Root. Gjatë kohës së kryesimit të Cheneyit, Halliburton me Saddamin ka pasur punë të vlefshme 73 milionë dollarë, kurse kompanisë kohë më parë i është dhënë kontrata ekskluzive t’i fikë shpurjet e ndezura të naftës dhe t’i përgatisë për prodhim.

Kompanisë Brown&Root, pas marrjes së punës të vlefshme prej 300 milionë dollarë në ndërtimin e kontejnerit për vendosjen e të burgosurve në Guantanamo Bayu në vitin 2002, i është dhënë pjesa më e madhe e kontratës me qeverinë të vlefshëm 900 milionë dollarë në rimëkëmbjen e infrastrukturës themelore në Irakun e pasluftës. Synimi i proklamuar i PNAC-ut nuk është tjetër pos konstituimi i “Pax Americana” (paqës sipas reçetës amerikane, perkth.) në bazë të planit imperialist të hegjemonisë globale ushtarake dhe ekonomike. Prania e përhershme ushtarake në Gjirin persik dhe përmbytja e të gjitha ekonomive më të mëdha nacionale, paraqet hap krucial në sendërtimin e dominimit botëror amerikan të cilin e përkrah dhe përfaqëson ky Komitet.



Mos ta harrojmë Izraelin



“Sikur mos të kishte përkrahje të fuqishme të bashkësisë hebraike në këtë luftë kundër Irakut, ne as nuk do ta zhvillonim atë” shpjegon kongresmeni demokrat nga Virgjinia, Jim Moran. Nuk mund të mohohet fakti se shumë petritë nga administrata e Bushit janë cionistë. Më të theksuar janë bashkëthemeluesi i PNAC-ut, Paul Wolfowitz dhe Richard Perle, kryesuesi i Këshillit të Pentagonit për Politikë Mbrojtëse (dha dorëheqje me fillim të luftës, sepse nuk shkoi siç kishte planifikuar) dhe koautor i referatit “A Clean Break”. Referatin e ka përgatitur Instituti për Studime të avansuara strategjike dhe politike, think tank-u i djathte izraelit i lidhur me Benjamin Netanyahun, në të cilin qëndron: “Izraeli mund ta trajtësojë ambientin e tij strategjik në bashkëpunim me Turqinë dhe Jordaninë, nëpërmjet dobësimit, izolimit dhe madje edhe zvogëlimit të Sirisë. Këto përpjekje mund të fokusohen në rrëzimin e Saddam Huseinit nga pushteti në Irak – që vetvetiu është synim i rëndësishëm strategjik izraelit.”

Nëse dikush pohon se Saddami posedon armë kimike apo biologjike, sistemi i tij me rreze të shkurtra për lansimin e tij paraqet kërcënim vetëm për Izraelin. Është ironike që armët izraelite për shkatërrim në masë kanë ndalur rezolutën e KB nr. 687, e cila kërkon çarmatimin e Irakut me anë të inspekcioneve. Neni 14 i rezolutës kërcënon dominimin nuklear izraelit në regjion sepse thërret për çarmatim të përgjithshëm në Lindjen e mesme.



Brengat e brendshme



Deri sa shkaqet ekonomike, hegjemoniste dhe strategjike përcaktojnë synimet e luftës, tajmingu i tij është strikt faktor i brendshëm. Me dispozitat të cilat thyejnë privatësinë dhe të drejtat njerëzore, taktika gestapoiste e Minsitrisë së Punëve të Jashtme e administratës së Bushit ka imponuar krizën e jashtme e cila do të tërhiqte vëmendjen e opinionit amerikan në nën tjetër.

Operacioni Atlas i policisë njujorkase, i cili prëbëhet prej masave të sforcuara të sigurisë në gjendjen e luftës, kërkon punësimin e trupave elite të armatosura rëndë të cilat do të patrullojnë nëpër rrugët e qytetit, krahas patrullave dhe mbikqyrjes së vazhdueshme ajrore, do të kushtojnë mbi 5 milionë dollarë në javë.

Më tej, rënia e ekonomisë amerikane, shkalla e lartë e papunësisë dhe zvogëlimi më i ri i tatimit i cili shkon në llogari të disa të privilegjuarve, e bëjnë të domosdoshme fitoren e shpejtë në Irak në mënyrë që të sigurojnë miratim publik të kryetarit Bush para fillimit të zgjedhjeve për kryetar (është fjala para rizgjedhjes së dytë, përkth.). Për zgjedhjet për Kongres në vitin 2002, aktivisti politik Noam Çomski thotë: “Iraku nuk është shtruar si problem me rëndësi momentale deri në shtator të këtij viti, kur ka filluar periudha elektorale.”

Është e qartë se motivet e proklamuara për zhvillimin e luftës nga ana e Amerikës kundër Irakut kanë qenë të llogaritura që vrazhdësisht t’i abuzojnë tmerret kolektive të masave të cilat në asgjë nuk pyeten. Aftësia jonë që t’i kundërvihemi fasadës altruiste të cilën e kanë vendosur para vetes politikanët luftënxitës të cilët kanë shkelur dhe përdhosur proceset demokratike është arma jonë e fshehtë në këtë “luftë kundër terrorit.”

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme