Dalja e ushtrisë serbe në Adriatik
Sipas pjesës së fshehtësuplementare të Traktatit të Aleancës midis Bullgarisë e Serbisë të 29 shkurtittë vitit 1912, Serbisë iu njoh e drejta e marrjes së territorit turk tëderiatëhershëm në veri dhe në perëndim të malit të Sharrit. Në lidhje me këtëdispozitë, e duke u përpjekur që shtetit të vet t’i sigurojnë daljen në det,trupat serbe, më 15 nëntor të vitit 1912, hynë në Lezhë dhe, shkallë-shkallë, epushtuan tërë Shqipërinë e Veriut deri në Tiranë e Durrës. Në “Tajmsin” eLondrës, më 25 nëntor, u botua deklarata e Pashiqit se Serbia e kërkon Durrësinme hinterlandin më të madh.
Formimi i Shqipërisë autonome
Mirëpo, Konferenca eAmbasadorëve në Londër, më 20 dhjetor të vitit 1912, mori vendim për formimin eShqipërisë autonome, duke i dhënë Serbisë vetëm të drejtën e daljes tregtare nëdetin Adriatik. Po kjo konferencë, më 20 mars të vitit 1913, vendosi që Shkodrat’i jepet Shqipërisë. Mali i Zi nuk e pranoi vendimin e fuqive të mëdha: Serbiae përkrahu qëdrimin e Malit të Zi dhe i dërgoi trupat e veta për ta forcuarrrethimin e Shkodrës. Fuqitë e mëdha (më 21 mars) vendosën të bëjnë demonstrimindetar, nga i cili u rezervua vetëm Rusia. Kryqëzoret austro-hungareze, angleze,franceze, gjermane e italiane, të tubuara afër Barit, i detyruan trupat serbeqë të tërhiqen nga pozitat rreth Shkodrës.
Bllokada e bregdetit të Malit të Zi
Më 10 prill fuqitë e mëdhashpallën bllokadën e bregdetit të Malit të Zi, por qeveria malazeze e vazhdoirrethimin e Shkodrës, e cila kapitulloi më 20 prill. Mbreti Nikolla,megjithatë, u detyrua të lëshojë pe dhe, më 4 maj, me një telegram që ia dërgoiser Eduard Greit, fatin e Shkodrës e la në duart e fuqive të mëdha. Okupimindërkombëtar i Shkodrës zgjati prej 5 majit 1913 deri në fillim të LuftësBotërore.
II NDARJA E SFERAVE TËINTERESIT NË SHQIPËRI MIDIS SERBISË E GREQISË
Megjithëse nën presionin e fuqivetë mëdha, në radhë të parë të Austrisë, u detyrua të tërhiqej nga Adriatiku dhenga Shqipëria Veriore, Serbia nuk e humbte shpresën.
Në deklaratën që ishte shtojcëe fshehtë e Traktatit të aleancës midis Greqisë dhe Serbisë, më 19 maj të vitit1913, u ndanë sferat e interesit midis Greqisë e Serbisë në Shqipërinë autonomesapo të formuar. Territori që gjendet në veri të grykës së lumit Seman në det,pastaj buzë këtij lumi deri në grykën e Devollit, mandej buzë Devollit deri nëmalin e Kamjes - hynte në sferën serbe të ndikimit. Pjesa jugore e Shqipërisë,prej kësaj vije, hynte në sferën greke të ndikimit. Në rast trazirash nëShqipëri, dy shtetet duhej të merreshin vesh për qëndrimin që do të merrnin.
Këto janë kërkesat maksimaleqë i kemi paraqitur në një dokument me shkrim ndaj Shqipërisë.
III PAKTI I LONDRËS DHE SHQIPËRIA
Pakti i Londrës, lidhur më 16prill të vitit 1915 midis Francës, Britanisë së Madhe, Rusisë dhe Italisë,kishte këto dispozita lidhur me Shqipërinë:
Në vërejtjen e nenit 5 thuhej:Katër fuqitë aleate do t’u ndajnë tokat e Adriatikut të përmendura më poshtëKroacisë, Serbisë e Malit të Zi (.....). Në Adriatikun e poshtëm (në viset që einteresojnë Serbinë e Malin e Zi) tërë bregdetin prej kepit të Plamkës deri nëlumin Dri me portet e rëndësishme Splitin, Dubrovnikun, Kotorrin, Tivarin,Ulqinin e Shëngjinin... Porti i Durrësit do t’i dorëzohet shtetit të pavarurmysliman Shqipërisë.”
Në nenin 6 thuhej: “Italia dot’i marrë në pronësi të plotë Vlorën, ishullin Sazan dhe, përveç këtyre, njëterritor mjaft të gjerë për mbrojtjen e tyre, do të thotë pjesën midis lumitVjosa në veri e në lindje dhe në jug deri në Himarë.”
Në nenin 7 thuhet: “Në qoftëse formohet një shtet i vogël autonom dhe neutral i Shqipërisë, Italia nuk dota kundërshtojë dëshirën e Francës, të Britanisë së Madhe e të Rusisë, që visetveriore dhe jugore të Shqipërisë të ndahen midis Malit të Zi, Serbisë dheGreqisë.”
“Italia do ta fitojë tëdrejtën që t’i udhëheqë punët e jashtme të Shqipërisë.”
Që në vitin 1915, fuqitë emëdha, pra,e pranuan parimin e ndarjes së Shqipërisë dhe pranuan se në Shqipërikanë interesat e veta Italia, Serbia dhe Greqia. Ndërsa dy shteteve ballkanikeu jepej e drejta e korrigjimit të kufijve, Italisë i jepej Vlora dheprotektorati mbi Shqipërinë e cunguar.
IV SHQIPËRIA NË KONFERENCËN E PAQES
Pikëpamje e fuqive të mëdha
Në Konferencën e paqes, fuqitëaleate (Franca, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës), përShqipërinë propozuan më parë, në veri dhe në lindje, ata kufij që i kanëcaktuar në Konferencën e Londrës në vitin 1913; ia njohën Italisë sovranitetine plotë mbi Vlorën dhe prapavijën e nevojshme dhe ia dhanë Italisë mandatin përadministrimin e shtetit të lirë shqiptar nën kontrollin e Lidhjes së Kombeve. (Memorandumi i 9 dhjetorit të vitit 1919)
Pikëpamja jonë. - (Kundër mandatit të Italisë. PërShqipërinë e lirë. Argumentet për korrigjimin e kufirit dhe për marrjen eShkodrës dhe të Shqipërisë Veriore).
Për përgjigjen tonë të 8 janarit të vitit 1920, ne e kundërshtuampropozimin që Italisë t’i jepej mandati mbi Shqipërinë, duke theksuar se kjo dotë ishte përsëritje e rastit të Bosnjës e Hercegovinës. “Kjo zgjidhje, thuhejnë përgjigjen tonë, do të krijonte në favor të Italisë kufirin ofensiv kundërshtetit tonë, i cili do të ishte i privuar nga mjetet për mbrojtje. Kjo do tëishte, një farë dore, përparësi ofensive, por edhe mbështetje tjetër e përsosurstrategjike.
Ne kemi kërkuar, për shkaqe ekonomike dhe strategjike, qëtë bëhet korrigjimi i kufijve ndaj nesh (në rrjedhën e mesme të Drinit, në Bunëdhe në lidhje me fiset e Kelmendëve dhe të Kastratëve), që i ka caktuarKonferenca e Londrës e vitit 1913. Përpos këtij korreksioni, delegaconi ynë kadeklaruar se zgjidhja më e mirë është që Shqipëria të bëhet shtet i pavarur nëkufijtë e vitit 1913 dhe me administratë autonome.
Në rast se nuk do të pranohej kjo zgjidhje, ose në qoftë sepjesa jugore e Shqipërisë do t’u takonte shteteve të tjera, Delegacioni ynë dotë kërkojë për ne pjesën veriore të Shqipërisë deri në Dri. “Shteti ynë ka tëdrejta të vjetra karshi këtyre viseve, - thuhet në memorandumin tonë. – Shkodraka qenë kryeqyteti i mbretërve serbë. Populli ynë ka derdhur lumenj gjaku përShkodrën, sidomos në luftën e vitit 1913, e cila i kushtoi Serbisë shumë mijëraushtarë të saj e Malit të Zi një të tretën e ushtrisë së tij. Për t’i plotësuardëshirat e Fuqive të Mëdha, trupat serbe e malazeze e zbrazën në vitin 1913Shkodrën dhe Shqipërinë Veriore. Austria duke e mobilizuar ushtrinë,u kërcënua me luftë. Shkodra mund t’i takonte Malit të Zi sikur të kishtepranuar që Llovqenin t’ia lëshonte Austrisë, ose që të neutralizohej. Por, Malii Zi nuk pranoi t’ia lëshonte Austrisë këtë pozitë të rëndësishme strategjike.”
Lugina e Drinit dhe Shkodra përbëjnë një tërësi gjeografikedhe ekonomnike me Malin e Zi dhe viset kufitare të Serbisë. Për Serbinë e Mesmedhe Malin e Zi lugina e Drinit është e vetmja rrugë e drejtpërdrejtë dhe më eshkurtër për Adriatik. Hekurudha e rëndësishme Danub – Adriatik duhet të kalojënëpër luginën e Drinit. Konferenca e Ambasadorëve e Londrës në vitin 1913 ia kapranuar Serbisë të drejtën e daljes në det.”
“Shkodra është në lidhje edhe me lumin Buna, e cila ia haptregtisë malazeze rrugën e natyrshme për në det. Qysh me Traktatin e Berlinit, Malii Zi e gëzon të drejtën e lundrimit të lirë në Bunë. Liqeni i Shkodrës, nëpjesën më të madhe, i takon Malit të Zi. Për shkak të pakujdesisë turke, tokatmë të mira malazeze ende janë të përmbytura nga uji i liqenit të Shkodrës.Prandaj, shtetin tonë, në masën më të madhe, e intereson rregullimi i Bunës dhei Drinit, jo vetëm për shkak të lundrimit nëpër Bunë, por edhe për arsye se nëkëtë mënyrë do të thaheshin 12 deri 20.000 hektarë tokë shumë pjellore dhe poaq do të bonifikoheshin. Dy të tretat e kësaj toke i takojnë Malit të Zi.
Pikëpamja italiane.
(Sipas memorandumit të 10 janarit të vitit 1920)
Italia kërkon nga Lidhja e Kombeve mandatin që taadministrojë shtetin e pavarur shqiptar.
Kufijtë shqiptarë në veri dhe në lindje do të jenë ata qëkanë qenë caktuar në Konferencën e Londrës. Kufiri jugor do të jetë objektshqyrtimi.
Qyteti i Vlorës do t’i jepet Italisë në sovranitet të plotëme prapavijën e nevojshme për mbrojtjen e saj dhe për zhvillimin ekonomik.
Aleatët pranojnë që Shkodra dhe Shqipëria Veriore t’ibashkohen Jugosllavisë
Duke propozuar një zgjidhje të përgjithshme të çështjes sëAdriatikut, e në lidhje me dorëzimin e Rijekës Italisë, Klemanso, në cilësinë ekryetarit të Konferencës së Paqes, më 13 janar të vitit 1920, u tha Pashiqit eTrumbiqit: “Pra, Shteti i Serbëve, i Kroatëve dhe i Sllovenëve do të ngritet nëkulmin e fuqisë së vet, ani edhe kur ta ketë Shkodrën, Drinin dhe Shëngjinin eMedovanit.”
Niti e pat pranuar këtë, me kusht që Italia ta mbanteVlorën dhe ta merrte mandatin mbi Shqipërinë.
Përgjigjja jonë e funditKonferencës së Paqes
Në përgjigjjen tonë të funditKonferencës së Paqes, më 14 janar të vitit 1920, ne kemi parashtruar përsëriqëndrimin se zgjidhja më e mirë do të ishte që administrata e Shqipërisë, nëkufijtë e caktuar në vitin 1913, t’i besohet qeverisë lokale autonome, paingjerenca të asnjë fuqie të huaj. E në qoftë se kjo zgjidhje nuk pranohet, porvendoset që pjesë të territorit shqiptar t’u jepen shteteve të tjera,Delegacini ynë do të kërkojë pjesën e Shqipërisë Veriore (duke paraqitur njëhartë me kufirin e shënuar), për të cilën premtoi regjim autonom.
Pikëpamja e të ndjerit Pashiq
Kur dukej si e sigurt sealeatët do ta lejonin Italinë që të përforcohej në Shqipërinë e Mesme, kryetarii Delegacionit tonë, Pashiq, në mbarim të vitit 1919, e informoi qeverinë nëBeograd se kishte ardhur çasti që, të shtrënguar nga rrethanat, ta ndryshoninpolitikën tonë ndaj Shqipërisë. Në atë letër thuhej: “Pasi, për shkak tëdepërtimit të Italisë dhe të përkrahjes së saj nga ana e fuqive të mëdha, nukmund ta kthejmë në Shqipëri gjendjen që ishte para evakuimit të ushtrisë sonëdhe në kohën e pushtetit të Esad Pashës; pasi fuqitë e mëdha po duan tazbatojnë Marrëveshjen e Londrës dhe Shqipëria nuk do të jetë ajo që ne e kemikërkuar dhe aleatet do t’ia japin Italisë Vlorën me interland dhe protektoratinmbi një pjesë të Shqipërisë, në këto rrethana, duhet të kërkojmë kufij të tjerëmë të mirë me territoret shqiptare që do të jenë nën protektoratin e Italisë.”
“Minimumi që do të pranojmënga aleatët është ky: kufiri buzë Drinit të Zi deri te bashkimi me Drinin eBardhë e prej aty buzë Drinit deri në det.”
“Ne duhet të kërkojmëmaksimumin, në mënyrë që Italia të marrë sa më pak. Ky maksimum i pretendimeve tona do tëishte: lumi i Matit deri në burimin e tij e prej andej drejt nga lindja deri teDrini i Zi. Pra, Mati dhe Drini do të ishinkufijtë tanë me protektoratin italian.”
V PUSHTIMI ITALIAN I SHQIPËRISË PAS LUFTËS DHE TËRHEQJADEFINITIVE PAS MOSSUKSESIT TE VLORA
Pas mbarimit të luftës, në bazë të një vendimi ushtarak tëaleatëve, trupat italiane e pushtuan tërë territorin e Shqipërisë, madje edheatë pjesën veriore, e cila na ishte dhënë me Paktin e Londrës. Vetëm Shkodrakishte mbetur nën pushtetin e përbashkët të trupave franceze dhe italiane.
Për shkak të qëndrimit armiqësor që kishte atëherë Italiandaj shtetit të Serbëve, të Kroatëve e të Sllovenëve, ne e konsideronim këtëpushtim ushtarak italian të Shqipërisë rrezik më të madh për ekzistencën tonë.Në tokën shqiptare u zhvillua një luftë e rreptë midis nesh dhe Italisë.Italianët atëherë e iniciuan çështjen malazeze dhe atë maqedonase si dhe idenëe Shqipërisë së Madhe deri në Kaçanik. Ne zhvilluam kundër tyre aksione herë tëfshehta, herë të hapëta, duke blerë me para parinë shqiptare dhe dukeproklamuar idenë e “Shqipërisë së pavarur” dhe “Ballkani popujve ballkanikë”.
Pakënaqësia e popullsisë shqiptare, për të cilën e kemipërkrahjen edhe ne, i detyroi italianët që, në fillim të vitit 1920, t’itërhiqnin trupat e tyre nga viset e brendshme të Shqipërisë dhe të ndaleshinvetëm rreth Vlorës, prej nga, në qershor të po atij viti, u detyruan tëtërhiqen dhe të lidhin me qeverinë e Tiranës një marrëveshje për evakuimin etyre nga tërë territori shqiptar, përveç ishullit të Sazanit.
Evakuimi nga Shqipëria u bë, pra, në saje të rezistencës sëorganizuar të shqiptarëve, por nuk duhet harruar se Italia, në atë kohë ishtepolitikisht edhe ushtarakisht shumë e dobët. Edhe sot ka shqiptarë që mendojnëse kur të donin do të mund t’i dëbonin italianët nga Shqipëria.
Ky vetëbesim është fatal për ta, sepse nuk po e shohin seItalia fashiste e sotme nuk është ajo që ishte në vitin 1920 nën qeverinëparlamenare të Nitit, të Gjolitit dhe të Faktës.
V SHQIPËRIA PARAKONFERENCËS SËAMBASADORËVE
Meqenëse me evakuimin e trupave italiane nga Shqipëriasituata në terren ishte spastruar, Konferenca e Ambasadorëve, në nëntor tëvitit 1921, mund të merrte vendim për njohjen e Shqipërisë si shtet i pavarurdhe sovran. Në vend të premtimeve të mëparshme lidhur me Vlorën dhe mandatinmbi Shqipërinë, fuqitë e mëdha ia njohën Italisë vetëm interesin e saj specialpë ruajtjen e pavarësisë shqiptare. Shqipëria u pranua edhe në Lidhjen eKombeve, me shpresë se kjo do ta siguronte edhe më tepër pavarësinë e saj.
Para Konferencës së Amasadorëve provuam kot edhe një herëqë ta fitonim të drejtën e korrigjimit të kufirit në drejtim të Shkodrës dhe nëdrejtim të Drinit, duke theksuar për Shkodrën shkaqet historike e për Drininshkaqet ekonomike dhe ato të komunikacionit. Eksperti francez në Konferencë,Larosh, na ngushëlloi kështu: “Qeveria mbretërore ka gabuar që, në kohën e vet,nuk e ka pranuar propozimin për ndarjen e Shqipërisë. Pashiqi qe pajtuar mekëtë, por qeveria e Beogradit pat refuzuar”. Që të mos i lejonim italianët nëVlorë, ne u detyruam të heqim dorë nga Shkodra dhe nga kufijtë deri në Dri.
Meqenëse ne e përkrahnim gjithnjë idenë për mosndarjen eterritorit shqiptar, që ishte caktuar në vitin 1913, si dhe pavarësinë e Shqipërisë,do të mund të supozohej se kjo zgjidhje e Konferencës së Ambasadorëve ishte ekënaqëshme për ne. Ndërkaq, kjo nuk është kështu. Vështirësitë në marrëdhëniettona me Shqipërinë, si dhe në marrëdhëniet tona me Italinë për shkak tëShqipërisë po rëndohen më tutje edhe pas shpalljes së Shqipërisë shtet ipavarur dhe anëtare e Lidhjes së Kombeve.
Republika e Mirditës
Ndërsa Konferenca e Ambasadorëve po vendoste për kufijtë eShqipërisë dhe për organizimin e pavarësisë së saj, nga gjysma e vitit 1921, nenënshkruam me parinë e Mirditës marrëveshjen për bashkëpunim. Ishte paraparëformimi i shtetit të lirë të Mirditës, të cilin do ta mbronin forcat ushtaraketë SKS-së dhe interesat e së cilës në botën e jashtme do t’i përfaqësonteqeveria e Beogradit. Qeveria e Tiranës e shtypi këtë lëvizje e ne u akuzuam dheu dënuam para Lidhjes së Kombeve.
VII PAKTI I ROMËS, PASHIQI,MUSOLINI DHE SHQIPËRIA
Pakti i Romës, i janarit të vitit 1924, për nga fryma evet, ua imponoi Romës e Beogradit respektimin e pavarësisë dhe parimin emospërzierjes në punët e brendshme të Shqipërisë, si dhe informimin endërsjellë mbi ngjarjet në Shqipëri.
Ndërkaq, kjo nuk qe pengesë që Qeveria italiane, në qershortë vitit 1924, ta ndihmonte kryengritjen e Fan Nolit kundër Ahmet Zogut e asqeveria jonë, në dhjetor po të atij viti, t’ia bënte të mundshme Ahmet Zogut,që, nga territori ynë, të futet në Shqipëri për ta marrë pushtetin. As Roma, asBeogradi, nuk mundën t’u bënin ballë intrigave dhe kërkesave të “miqve” të vetshqiptarë, që kërkonin ndihmë për ta mbajtur pushtetin ose për të ardhur nëpushtet dhe që premtonin besnikëri e bashkëpunim, kurse në rastin e parë endërronin orientimin.
VIII PAKTI I TIRANËS DHE GJENDJA QË KRIJOI AI
I ndjeri Pashiq, duke u dhënë udhëzime përfaqësuesve tanëpër punë në Shqipëri, u thoshte: ne duamqë Shqipëria të jetë e pavarur, por e dobët dhe e paregulluar. Koha ka treguar se kjo ishte epamundshme të qëndronte. Shqipëria e dobët dhe e parregulluar patjetër do tëkërkonte ndihmë e mbrojtje atje ku mund t’i gjente këto. Regjimi i rrezikuarnga Italia, na drejtohej neve, e regjimin të cilin donim ta përmbysnim ne,kërkonte mbrojtje nga Italia.
Shqipëria e dobët dhe eparregulluar, në vitin 1926, kërkoi mbrojtje e ndihmë nga Italia. Ahmet Zogu sëpari mori garanci për regjimin e vet, e pastaj, në vitin1927, pranoi të lidhëAleancën ushtarake për 20 vjet, mori me qindra e qindra miliona lireta për punëbotore, ia nënshtroi plotësisht Shqipërinë Italisë në pikëpamje ekonomike efinanciare, pranoi shumë instruktorë italianë. U krijua, pra, një raport që ingjante shumë atij protektorati, kundër të cilit ne luftonim në Konferencën ePaqes.
Rreziku më i madh që viteve tëfundit na vinte nga Shqipëria ishin organizimi ushtarak, fortifikimet ushtarakedhe aksioni irredentist. Gjithkund e shihnim rrezikun nga aksioni italian dheatë “kufirin ofensiv” kundër të cilit kishim luftuar para aleatëve në Paris,kur ata propozonin që Italisë t’i jepej mandati në Shqipëri.
Është me interes të përmendimnë këtë vend se vetëm ne kemi protestuar dhe kemi luftuar kundër ndërhyrjes sëItalisë në Shqipëri dhe në Ballkan. Asnjë shtet tjetër ballkanik nuk napërkrahu në këtë pikëpamje. Dy fuqitë detare mesdhetare, Franca dhe Anglia, nukkundërshtuan mbylljen e detit Adriatik. Për më tepër, Osten Çemberlen, nëtakimin me Musolinin në Livorno, në vitin 1926, e dha pëlqimin për Paktin eTiranës. E të gjithë përfaqësuesit francezë në Tiranë gjithnjë e këshilloninmbretin Zog që të mos hynte në konflikt me italianët.
IX PAKTI ITALO-JUGOSLLAV IMIQËSISË I 25 MARSIT 1937
Italia e Jugosllavia, duke ndjekur politikë miqësore njërame tjetrën, mund të merren vesh në lidhje me Shqipërinë, në këtë bazë: Italiaka interesin e vet jetësor në Vlorë; kjo pjesë e bregdetit shqiptar nuk bën tërrezikohet nga ne; ne duhet ta kuptojmë këtë interes dhe ta respektojmë.Interesi jetësor i Jugosllavisë është që të mos jetë e rrezikuar në kufirin eShqipërisë me Serbinë Jugore as me Kosovën (e banuar me shqiptarë) e as meShkodrën dhe Malin e Zi. Pa dyshim se kjo është marrë parasysh në protokollin efshehtë të Paktit të Miqësisë kur është paraparë se do të ndalet fortifikimi imëtejshëm në zonat e Librazhdit e të Milotit. Sa i përket aksionitekonomiko-financiar në Shqipëri, ne nuk kemi as nuk dëshirojmë të investojmëfarë mjetesh të posaçme. Italianët, pra, mbeten pa konkurrencë dhe pa vërejtjenga ana jonë, kuptohet me kusht që të mbeten në kufijtë e obligimit tjetër tëfshehtë, që e kanë marrë ndaj nesh para dy vjetëve se në pikëpamje politike,ekonomike ose financiare nuk do të kërkojnë kurrfarë dobish speciale që do takomprometonin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthtortë pavarësinë eshtetit shqiptar.
Në këtë mënyrë, Pakti i Miqësisë, i 25 marsit 1937, krijoinjë “modus vivendi” të durueshëm midis nesh dhe Italisë në terrenin shqiptar,ku, viteve të mëparshme, kishim aq shumë konflikte dhe mosmarrëveshje.
Është çështje tjetër se sa në Shqipëri do të mund t’u bënteballë ky qetësim sprovave të ndonjë situate më të rëndë e më të ndërlikuar nëdetin Mesdhe ose në Ballkan.
X RUAJTJA OSE NDRYSHIMI I STATUS KUOS
Pavarësia e Shqipërisë është zvogëluar, por nuk është shuar
Pavarësia e një shteti ndaj botës së jashtme gjithmonëështë nocion relativ. Duke marrë parasysh edhe rrethanat, kjo pavarësi është mëe plotë ose është e zvogëluar. Për Shqipërinë sot nuk mund të thuhet sepolitika e saj e brendshme dhe e jashtme është e pavarur nga Italia. Emegjithatë, në bashkësinë ndërkombëtare, Shqipëria konsiderohet shtet ipavarur. Nga aspekti juridik ndërkomëtar, bregdeti shqiptar nuk është italian,por është nën sovranitetin e një shteti ballkanik. Italia ende nuk ka shkelurnë Ballkan. Ajo ka sovranitetin e vet në një pjesë të territorit të Zarës, porkjo më nuk i jep mundësi për zhvillim të mëtejshëm. Italia ushtron ndikimin e vet nëShqipëri, por nuk ka liri aksioni si në territorin e vet. Shqiptarët,megjithatë, e kundërshtojnë ndërhyrjen e saj, i shkaktojnë vështirësi, engadalësojnë.
“Ballkani popujve ballkanikë”
Politika tradicionale eSerbisë është “Ballkani popujve ballkanikë”. Ky parim, në kohën e vet, ështëpërdorur në luftë kundër Perandorisë Otomane dhe Monarkisë Austro-Hungareze.Jugosllavia e përdori me sukses këtë kundër dispozitave të Paktit të Londrës, icili fuste Italinë në Dallmaci dhe në Shqipëri.
Në aplikimin e këtij parimi nekemi parë gjthmonë garancinë më të mirë për paqe në Ballkan, për bashkëpunimmidis popujve ballkanik, për zhvillimin normal të popujve ballkanikë. Prania enjë fuqie të madhe në Ballkan është derë e hapur për intriga e pushtime.
Ekspansioni i Italisë
A është e mundur që Italia,duke u bërë zotëruese sovrane e Shqipërisë së Mesme dhe Jugore, të mbetet vetëmnë atë brez të ngushtë bregdetar? Ne nuk kemi besuar para 20 vjetëve, kurfuqitë e mëdha ia dhuruan Italisë Vlorën me hinterlandin. Aq më pak mund tëbesojmë sot kur Italia po tregon aq dinamizëm dhe guxim në politikën e vet tëjashtme.
Një precedent i rrezikshëm
Marrja e një pjese tëterritorit ballkanik nga ana e një fuqie të madhe jashtëballkanike, pa kurrfarëbaze etnike, për të gjithë popujt ballkanikë, pra, edhe për ne, është njëprecedent i rrezikshëm. Fuqitë e tjera të mëdha, nga drejtimet e tjera, mund tëparaqiten me pretendime të ngjashme. Rasti i Italisë në Shqipëri është posaçërishti rrezikshëm për ne, sepse me Paktin e Londrës, me të cilin Italisë iu njoh përherë të parë Shqipëria Jugore, iu njoh edhe Dalmacia Veriore. Precedenti përngjalljen e dispozitave të Paktit të Londrës në një sektor të Ballkanit e hapderën edhe për ngjalljen e dispozitave të tjera.
Ndarja e Shqipërisë
Me rastin e vlerësimit të tërëkësaj çështjeje, duhet të kemi parasysh se në çdo mënyrë duhet të shikojmë qët’i shmangemi çdo konflikti qoftë të fshehtë qoftë të hapët me Italinë.Gjithashtu duhet ta evitojmë pushtimin e tërë Shqipërisë nga ana e Italisë senë këtë mënyrë do të na rrezikonte në vendet më të ndjeshme – në Bokë tëKotorrit dhe në Kosovë.
Duke marrë parasysh të gjithakëto që thamë më sipër, ndarja e Shqipëisë do të mund të vinte në konsiderimpër ne vetëm si një e keqe e domosdoshme dhe e paevitueshme, të cilës nuk do tëmund t’i bënim ballë, dhe si një dëm i madh nga i cili duhet të nxjerrim aqdobi sa është e mundshme, do të thotë nga dy të këqija duhet ta zgjedhim atë qëështë më e vogël.
Kompensimet tona
Këto kompensime gjenden nëmaterialin e përpunuar para 20 vjetësh, kur shtrohej çështja e ndarjes sëShqipërisë.
Maksimumi që kemi kërkuar nëatë kohë ishte kufiri që do të shtrihej buzë Matit e Drinit të Zi dhe që do tëna jepte sigurinë strategjike të Malit të Zi dhe të Kosovës. Gjithashtu duhett’i sigurojë luginat e liqenet të Ohrit dhe të Prespës, duke përfshirëPogradecin dhe fshatrat sllave të Malit të Thatë, si dhe ato midis Prespës eKorçës.
Marrja e Shkodrës, në këtërast, do të kishte rëndësi të madhe morale dhe ekonomike.
Kjo do të na mundësontezhvillimin e punimeve të mëdha hidroteknike dhe përfitimin e tokës pjellore përushqimin e Malit të Zi. Shqipëria Veriore, në kuadrin e Jugosllavisë, do tëmundësonte krijimin e lidhjeve të reja të komunikacionit të Serbisë Veriore eJugore me Adriatikun.
Me ndarjen e Shqipërisë do të zhdukej qendra tërheqëse përminoritetin shqiptar në Kosovë, i cili, në një situatë të re, do të asimilohejmë lehtë. Ne, eventualisht, do të kishim edhe 200 000 deri 300 000 mijëshqiptarë më tepër, por këta janë, të shumtën, katolikë, marrëdhëniet e tëcilëve me shqiptarët myslimanë nuk kanë qenë kurrë të mira. Shpërngulja eshqiptarëve në Turqi gjithashtu do të bëhej në rrethana të reja, sepse nuk dotë ekzistonte kurrfarë aksioni më i fortë për pengimin e saj.
Beograd, më 30 janar 1939
(Marrë nga libri: Hivzi Islami, SPASTRIMET ETNIKE/Politika gjenocidale serbe ndaj shqiptarëve, Botoi DUKAGJINI, Pejë, 2003