Asbtrakt
Turqit të cilët i kushtojnë rëndësi të madhe arsimit edhe në Perandorinë Osmane në çdo vend që vajtën, ndërtuan shkolla dhe medrese dhe zhvilluan aktivitete të ndryshme edukative – arsimore. Perandoria Osmane në vitet 1877 – 1912 me gjithë vështirësitë që përballej brenda kufijve të saj gjeografik , për t’iu përgjigjur nevojave të kohës bëri përpjekje të pakursyera për reformimin dhe modernizimin e sistemit arsimor. Pas futjes së Shqipërisë nën qeverisjen e perandorisë edhe në Kosovë u zhvilluan aktivitete të ndryshme arsimore. Kështu që, përveç ngritjes së kualitetit edukativ – arsimor gjithashtu është synuar edhe ruajtja e identitetit të kosovarëve dhe pengimi i asimilimit të tyre. Në lidhje me këtë çështje në Arkivin Osman të Kryeministrisë së Republikës së Turqisë ekzistojnë dokumente të shumta. Në këtë arkiv ekzistojnë 911 dokumente, që ofrojnë të dhëna në lidhje me këtë temë. Andaj, duke u bazuar në këto dokumente në këtë punim, janë hulumtuar aktivitetet edukative – arsimore në Kosovë mes viteve 1877 – 1912. Në këtë punim bëhet fjalë për organet arsimore, mënyrën e funksionimit dhe aktivitetet që kanë zhvilluar këto organe në gjashtë sanxhaqet e Kosovës dhe në qarqet e tyre gjatë periudhës së qeverisjes së osmanëve.
Fjalë Çelësa: Edukimi, Arsimi, Perandoria Osmane, Kosova.
Hyrje
Kosova e cila sot njihet Republika e Kosovës, ndodhet në juglindje të Kontinentit të Evropës dhe kufizohet me Serbinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Shqipërinë. Kryeqyteti i saj është Prishtina. Në bazë të numërimit të popullsisë në vitin 2005, Kosova ka 2.200.000 banorë. Kontaktet mes Perandorisë Osmane dhe Kosovës fillojnë në vitin 1337. Por mund të thuhet se Shqipëria është bërë pjesë e Perandorisë në kohën e udhëheqjes së Sulltan Bejazidit të Parë. Osmanët këtë vend e futën nën sundimin e plotë në vitin 1463. Osmanët në qendrën e sanxhakut në Gjirokastër, emëruan një kryetar sanxhaki (Sancak beyi), kurse në qendrat provinciale nga një gjykatës dhe komandantë. Në këto anë gjithashtu janë vendosur edhe disa familje turke nga fiset e qytetit të Konjas. Shumica e shqiptarëve fenë islame e pranuan në kohën e sundimit të Fatih Sulltan Mehmedit. Për shkak të identitetit të tyre fetar, shqiptarëve u jepeshin pozita të larta në perandori. Gedik Ahmed Pasha, Koxha Davud, Dukagjinzade Ahmed, Lutfi Pasha, Kara Ahmed, Koxha Sinan, Nasuh, Kara Murad Pasha, etj. dhe thuhet se së paku 32 kryeministra (sadrazam) ishin me prejardhje shqiptare. Kur kihet parasysh se 32 kryeministra ishin me prejardhje shqiptare, atëherë në postet tjera më të ulëta është dashur të ketë edhe shumë funksionarë shqiptarë. Një pozitë e tillë dëshmon faktin se shqiptarët në Perandorinë Osmane fuqinë e pushtetit e panë tek vetja e tyre. Osmanët pasi këtë vend e futën nën sundimin e perandorisë së tyre, nuk bënë asnjë ndërhyrje në gjuhën, kulturën dhe zakonet e shqiptarëve. Një gjë e tillë u dha guxim poetëve dhe shkrimtarëve shqiptarë që të krijojnë në gjuhën e tyre. Veprat si Kasidja e Muçizades, Kasidja e Nazim Beratit e shkruar në vitin 1760, Mevludi i Hafiz Ali Riza, përmbledhja me poezi ‘Vehbijje’e Tahir Efendi Popovës e botuar në Stamboll në vitin1835, Ilmihali, ‘Risale –i Sufijje’ dhe Nasihatu’d-din fî Hifzı’l-Lisan’ e Mulla Ramazan Shkodrës, Jusufi dhe Zelihaja e shkruar në vitin 1884 nga Muhamed Xhami Konispoli, el-Hadika e Dalib Frashërit, Muhtar-name e Shahin Frasherit, Mevludi i Hasan Ziko Kamberit janë shkruar në gjuhën shqipe[2]. Drama ‘Besa’ dhe libri historik ‘Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do bëhet’ dhe një gramatikë e gjuhës shqipe shkruar nga Shemsedin Sami Frashëri, dhe veprat e Mehmed Naim Frashërit si Bagëti e Bujqësi, Lulet e Verës, Historia e Skënderbeut, etj. letërsinë shqipe e vendosën në qendër të vëmendjes botërore[3].
Shqiptarët në vitin 1879 me leje të Sulltan Abdylhamitit II në Stamboll themelojnë Shoqatën Dija (Arnavut Cem’iyyet-i İlmiyyesi). Autori i një fjalori të rëndësishëm për gjuhën turke, Shemsedin Sami Frashëri e shkruan alfabetin e parë të gjuhës shqipe. Qëllimi i Shoqatës së Stambollit ishte unifikimi dialekteve të gjuhës shqipe dhe standardizimi, përhapja dhe zhvillimi i kësaj gjuhe. Deri në periudhën e Konstitucionalizmit të Dytë, (II. Meşrutiyet) shqiptarët nuk kishin menduar të ndaheshin nga Perandoria dhe të themelonin shtetin e tyre. Për shkak se nuk kishin një gjuhë, alfabet dhe letërsi të përbashkët, shqiptarët gjithashtu edhe s’kishin as unitet mes veti. Vetëm pas luftës osmano – ruse në vitin 1877-78, në mesin e tyre u krijua uniteti dhe bashkimi. Ky unitet e bashkim kishte tërhequr edhe vëmendjen e anglezëve, të cilët Perandorisë Osmane ia kishin propozuar krijimin e një administrate shqiptare me kompetenca vendore[4].
Osmanët, gjithnjë shqiptarët i kishin konsideruar si një popull besnik dhe si vëllezër nga feja. Fjalët e Sulltan Abdulhamidi të Dytë në lidhje me shqiptarët, dëshmojnë edhe pretendimin tim, i cili thotë: “…Nuk duhet të harrojmë se shqiptarët janë edhe vëllezërit tanë fetarë edhe ushtarët tanë të shkëlqyeshëm. Çdo herë që kemi patur nevojë për oficerë dhe nëpunës, ata na kanë plotësuar këtë nevoje.”[5]
Shqiptarët pasi arritën të krijojnë unitetin kombëtar, nga koha e Meshrutijetit II e deri në vitin 1912, katër herë me radhë organizuan kryengritje kundër Perandorisë Osmane. Kështu që, shqiptarët të cilët luajtën një rol të rëndësishëm në themelimin e Aleancës Ballkanike nga Perandoria Osmane, plotësisht u ndanë në vitin 1912[6].
Kur hulumtojmë në Arkivin Osman të Kryeministrisë së Republikës së Turqisë, hasim në dhjetëra mijëra dokumente në lidhje me Kosovën. Një pjesë e këtyre dokumenteve kanë të bëjnë me aktivitetet edukative – arsimore të Perandorisë Osmane në Kosovë. Kam hulumtuar dokumentet e arkivuara mes viteve 1877 – 1912 dhe kam hasur 911 dokumente në lidhje me këtë çështje, që do ta trajtoj në vijim. Vëllezërit e mi kosovarë dhe qarqet shkencore dua t’i njoftojë me shkollat dhe aktivitetet edukative – arsimore të Shtetit Osman në Kosovë. Andaj, mendoj se ky punim do të bëhet referencë për sektorin e arsimit dhe edukimit për shtetin më të ri të botës[7], pra Kosovën.
Që në fillim duhet theksuar, se është e pamundur që në arkivin osman të gjenden dokumente për hapjen e çdo shkolle, ku dhe nuk dihet data e hapjes së disa shkollave. Për veprimtarinë e një shkolle dhe për vazhdimin e arsimit në të, mësojmë nga emërimet e mësuesve, shkrimet që urdhërojnë meremetimin e shkollës apo nga librat mësimor. Prandaj dhe është mirë të theksojmë se në Kosovë mund të kenë ekzistuar edhe shkolla tjera për të cilat nuk kam folur në këtë punim.
- 1. Arsimi te turqit
Për turqit shkrimi, mësimi dhe edukimi gjithnjë janë konsideruar të rëndësishëm. Ata popujve të botës u kanë dhuruar shumë elemente që bazohen në arsim dhe dije. Një ndër misionet e kulturës së shkruar turke është arsimi. Në kulturën popullore turke termi shkollë dhe vet arsimi me të gjitha degët e tij, zënë një vend tepër të vlefshëm. D.m.th. Populli me eksperiencën e tij krijonte kulturën dhe me atë pastaj arsimonte gjeneratat. Turqit e epokës së Hunëve dhe Kokturqve kur jetonin në fise kalorësish, kishin arritur të krijonin një sistem arsimor të bazuar në tradita. Në fusha të ndryshme të jetës së atëhershme, femrat edukoheshin dhe arsimoheshin nga nënat, kurse meshkujt nga etërit e tyre[8]. Në periudhën e Ujgurëve u zhvillua teknologjia e shtypjes së librit. Librat e shkruar shëtitnin dorë më dorë. Pra në këtë mënyrë, shpjegimit gojor iu bashkëngjitë edhe letra e shkrimi. Në epokën e Karahanitëve u gërshetua eksperienca e trashëguar nga Ujgurët me arsimin e medresesë, dhe kështu u themelua një sistem i ri arsimor. Në këtë periudhë, turqit arritën të edukojnë dhe arsimojnë një numër të madh dijetarësh, politikanësh dhe shkencëtarësh, kurse në kohën e Selçukëve, sistemit arsimor iu shtua edhe trashëgimia e Karahanitëve dhe kjo periudhë u bë frytdhënëse në arsim dhe edukim.
- Arsimi në Perandorinë Osmane
Në kohën e Perandorisë Osmane turqit kudo që shkonin punonin për krijimin e një hapësire dhe atmosfere për arsim dhe shkencë. Prapë mund të thuhet se, shtyllë e arsimit në perandori, ishin medresetë. Gjithashtu, ishte themeluar edhe një shkollë e quajtur ‘Enderun’ në të cilën arsimoheshin fëmijët e pakicave dhe përgatiteshin për nëpunës shtetëror. Shkolla fillore kështu kishte vazhduar deri në shekullin 19 dhe nuk ishte bërë ndonjë reformë e dukshme. Shkollim i mesëm u jepej vetëm meshkujve. Tema kryesore që mësohej në medrese ishte feja e bazuar në nxënien përmendësh dhe transmetim te haditheve. Arsimimi deri në kohën e Tanzimatit ishte pa pagesë. Në vitin 1776 ishin hapur shkolla ushtarake, por edhe këto nuk kishin arritur të shpëtonin nga influenca e medreseve[9].
Në vitin 1839 Sulltan Abdulmexhidi u ngjit në fron dhe u publikua Fermani (urdhri) i Tanzimatit, në këtë mënyrë dhe u bë e ditur se do të bëhen ndryshime sociale dhe politike në perandori. Në këtë ferman nuk ishte treguar ndonjë synim rreth arsimit dhe edukimit në perandori. Por, më vonë u kuptua se reformat duhen të bëhen në arsim. Sulltan Abdulmexhidi ishte interesuar nga afër me këtë çështje dhe vendimet që u morën në vitet 1845 – 47 shkollat fillore (sıbyan mektepleri) ishin bërë katër vjeçare. Andaj, ishte marrë vendim për mos lejimin e kryerjes së detyrës së mësuesit nga persona që nuk kanë kualifikimin e duhur dhe lejen për të dhënë mësim. Në këtë kohë ishte vendosur sistemi i klasës dhe i provimit.
Me kalimin e viteve hidheshin hapa të sigurt për përmirësimin e gjendjes së arsimit dhe ngritjen e kualitetit të tij. Me publikimin e Rregullores së Arsimit të Përgjithshëm (Maarif-i Umumiye Nizamnamesi) në vitin 1869, arsimi ishte futur nën mbrojtjen e shtetit. Ishte marrë vendimi që në çdo fshat dhe lagje të hapej një shkollë fillore (sıbyan), në çdo qytet mbi 500 familje nga një shkollë fillore e lartë (rüştiye), në çdo qytet me mbi 1000 nga një shkollë e mesme (idadiye), në qendrat e mëdha do të hapej nga një shkollë e lartë (sultanî) dhe gjithashtu ishte marrë vendimi që mësuesit dhe arsimtarët të kryejnë universitetin (Dârülmuallim)[10].
Institucionet edukative – arsimore në Perandorinë e pas Tanzimatit janë:
Sıbyan Mektebi: Shkolla e parë edukative arsimore e cila quhej edhe Mekteb. Fëmijët e moshës 6-7 vjeçare e fillojnë këtë shkollë edhe e mbarojnë në moshën 10 vjeçare. Shkollat sibjan pasi nuk kishin arritur t’i përshtaten kohës, me Rregulloren e Arsimit të Përgjithshëm në vitin 1869 ishin shndërruar në Mekteb-i Iptidai (Shkolla fillore).
İptidai Mektebi ose Mekteb-i İptidaiye: Shkolla fillore e ciklit të ulët, ishte themeluar pas Tanzimatit si alternativë e shkollave sibjan. Kjo shkollë në krahasim me shkollën sibjan, ishte më moderne dhe më e rregullt.
Rüştiye Mektebi ose Mekteb-i Rüştüye: Shkollë fillore e ciklit të lartë. Ishte themeluar me urdhër të Sulltan Mehmetit të Dytë (1808-1839). Në fillim mësimi në këto shkolla ishte 6 vjet. Me Rregulloren e Tanizamatit, në vitin 1869 mësimi filloi të zhvillohej në 4 vjet. Ishte i domosdoshëm themelimi i një shkolle të këtillë në çdo fshat apo qytet ku jetonin mbi 500 familje. Nxënësit të cilët e kryenin këtë nivel, më pastaj vazhdonin në shkollën e mesme të quajtur idadi.
Rüşdiye-i Askeriye: Shkolla ushtarake. Në këtë shkollë edukoheshin dhe arsimoheshin nxënësit të cilët më pas shërbenin si ushtarë në perandori.
Mekteb-i Edeb: Ishte një shkollë në nivelin e Rushdijes dhe në të mësonin qytetarët e interesuar apo nëpunësit shtetëror. Në këto shkolla mësohej shkrim leximi pa gabime dhe mësohej metoda e trajtimit të një teme[11].
İdadi-i Mülki: Kjo shkollë ishte pas Rushdijes dhe në të arsimoheshin nxënësit që më pastaj specializoheshin në inxhinieri, mjekësi, ushtri dhe në drejtime tjera që ekzistonin në atë kohë. Në këto shkolla mësonin fëmijët e moshës 11-14 vjeçare.
Mekteb-i Sanayi: Shkolla e industrisë. Kjo shkollë ishte themeluar me Rregulloren e Shkollës së Industrisë në vitin 1868. Ishte themeluar për të arsimuar nxënësit në sektorë të ndryshëm të industrisë, sidomos në zdrukthëtari dhe metalurgji.
Darülmuallim: Shkolla e parë e edukimit në Perandorinë Osmane. Ishte hapur më 16 Mars, 1848 me urdhër të Sulltan Abdulmexhidit. Në fillim kjo shkollë përgatiste kuadro vetëm për shkollat fillore të ciklit të lartë, kurse më vonë edhe për shkollat fillore të ciklit të ulët dhe shkollat e mesme.
- 3. Kosova në periudhën e Perandorisë Osmane
Në periudhën e Perandorisë Osmane, Kosova përbëhej nga gjashtë sanxhaqe: Shkupi, Prishtina, Prizreni, Peja, Pazari i ri (Jeni Pazari/Novi Pazari) dhe Pjevlja.
Kazatë e lidhura me Sanxhakun e Shkupit ishin: Kumanova, Kaçaniku, Shtipi, Radovisha, Koçan, Kretovë, Peçevë dhe Palankë.
Kazatë e Prishtinës: Mitrovica, Vuçitërna (Vushtrria), Gjilani dhe Presheva.
Kazatë e Novi Pazarit: Novi Pazari, Senicë, Kolashin, Akovë dhe Novi Varoshi.
Kazatë e Prizrenit: Luma dhe Tetova.
Kazatë e Pejës: Gjakova, Gucia, Berana dhe Tërgovishta.
Kazaja e Pjevljas: Prepol.
- Arsimi në Kosovën e periudhës osmane
Osmanët pas hyrjes në Kosovë, ashtu si në çdo vend tjetër, në fillim ndërtuan xhami për kryerjen e adhurimeve fetare dhe menjëherë pas tyre ndërtuan shkolla (mektebe) dhe medrese. Xhamitë ishin qendra për arsimim të përgjithshëm. Në xhami, imamët dhe personat përgjegjës, të rinjve dhe të vjetërve u mësonin dijet fetare, Kuránin, hadithin, fikhun, etikën (ahlakun), besimin dhe parimet e fesë. Në anën tjetër ndërtoheshin teqe dhe përfaqësi të tyre të quajtura Zavije (zaviye), në të cilat shehlerët dhe dervishët duke sjellë shembuj nga jeta e mistikëve dhe sufive të mëdhenj, të tjerëve ua mësonin durimin (sabrin), përuljen, dashurinë, modestinë, tolerancën, njerëzinë dhe etikën[12]. Paralel me xhamitë, teqet dhe zavijet në Kosovë shihet se janë hapur edhe shkollat fillore të ciklit të ulët dhe të lartë, dhe gjithashtu edhe medrese të nivelit të lartë. Këto institucione arsimore ishin hapur nëpër çdo cep të Kosovës dhe shihet se janë dërguar edhe mësues dhe nëpunës në çdo rajon të vendit. Në Arkivin Osman të Kryeministrisë në lidhje me arsimin dhe edukimin në Kosovë përgjatë viteve 1877-1912 ekzistojnë 911 dokumente. Këto dokumente më shumë kanë të bëjnë me: 1. Ndërtimin, hapjen, mbylljen, meremetimin dhe me trojet e shkollave. Pagesa të ndryshme në lidhje me shkollat. 2. Emërimin e drejtorëve, anëtarëve të bordit arsimor, mësuesve dhe nëpunësve tjerë; transferimet, ndërrimet e kuadrove, të drejtat personale të përgjegjësve, informacione rreth emërimit, shkarkimit dhe rrogave të mësuesve, internimet, shpërblimet, etj.. 3. Buxheti i shkollave dhe drejtorive të arsimit, gjërat e nevojshme, librat dhe mjetet tjera shkollore. 4. Informacione në lidhje me botimet në gjuhë të huaja, librat shkollorë në gjuhë të huaja, ndalesat, dokumentet e miratimit, etj.. 5. Nevojat e nxënësve, lejet, transferimet, dënimet, regjistrimet, diplomat, etj. 6. Lejet për botimin e librave shkollorë. 7. Problemet e shkollave të minoriteteve, dokumentet mbi aktivizimin e paligjshëm të mësuesve bullgarë, serbë, grekë dhe rusë nëpër shkollat e minoriteteve. 8. Raportet e drejtorive arsimore dhe shkollave me organet tjera, ndihmat, etj..
- Arsimi në Sanxhakun e Shkupit
5.a. Qendra dhe fshatrat e Shkupit: Në bazë të dokumenteve të klasifikuara në Arkivin Osman të Kryeministrisë, kuptohet se Kosova në Perandorinë Osmane ka qenë një qendër tepër e rëndësishme e arsimit në rajon. Sipas dokumenteve, njëra nga shkollat më të rëndësishme të Shkupit, ishte Shkolla e Mesme civile (Mekâtib-i İdadi-i Mülki)[13]. Kjo shkollë është hapur në vitin 1888 (1306) me direktivat e Sulltan Abdyhamid Han të Dytë. Në vitin 1896, drejtor i shkollës ishte İsmail Hakki Efendi dhe ajo kishte një menaxhim dhe kuadër të lartë arsimor. Në te mësimi zhvillohej edhe ne orarin e natës edhe të ditës. 104 nxënës mësimin e ndiqnin gjatë ditës dhe 25 gjatë natës, dhe gjithsej kishte 129 nxënës[14]. Mekâtib-i İdadi-i Mülki e Shkupit ishte shkolla më e njohur në Kosovë. Sipas dokumenteve arkivore mësohet se ne vitin 1900 pranë kullosës së fshatit Dilpençe në Kaçanik, janë gjetur disa gurë të shkruar dhe me fotografi, dhe ka mundësi që veprat tjera të jenë transferuar në Shkup dhe meqë është nxjerrë një vendim për mbrojtjen në Mekâtib-i İdadi-i Mülki, kjo tregon se në këtë shkollë është themeluar edhe një mueze[15]. Siç kuptojmë nga dokumentet e AOK, shkolla tjetër e rëndësishme në Shkup ka qenë Darülmuallim. Në këto dokumente shihet se kjo shkollë është hapur në vitin 1882 dhe ka përgatitur kuadro për shkollat fillore. Kurse mësuesi (muallimi) i shkollës fillore ishte Abdurrahim Efendiu[16]. Nga këto dokumente, gjithashtu mësojmë se në vitin 1893, Abdulhamidi i Dytë ka urdhëruar ndërtimin e Shkollës së Industrisë (Mekteb-i Sanayii) në qytetin e Shkupit[17]. Në vitin 1887, drejtori i Komisionit për ndërtimin e shkollave ishte Haxhi Galib Bejzade Halil Bej[18]. Nga dokumentet në fjalë, informohemi se në vitin 1887, Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Kosovë ka vajtur në Selanik për të blerë disa mjete elementare për Shkollën e Industrisë në Kosovë[19]. Në vitin 1898 në këtë shkollë janë kryer emërimet e mësuesve[20]. Prej shkollave më të rëndësishme të Shkupit, mund të përmendet edhe Shkolla ushtarake e Shkupit (Üsküp Rüşdiye-i Askeriyesi). Kjo shkollë ka patur një kuadro të fuqishme të mësuesve si ushtarakë, ashtu edhe civilë. Në vitin 1896 ka patur katër klasë dhe gjithsej 197 nxënës. Në mesin e dokumenteve arkivore ekzistojnë edhe dokumentet në lidhje me emërimet e mësuesve[21].
Shteti Osman i kushtonte rëndësi të veçantë edhe shkollimit të femrave. Në vitin 1896 në Shkollën fillore të vajzave në Shkup (Üsküp İnas (Kız) Rüştiye Mektebi) ishin të regjistruara gjithsej 150 nxënëse. Të gjithë mësuesit e kësaj shkolle ishin femra. Nga dokumentet mësojmë se, në shkollën fillore të vajzave në Shkup ekzistonte edhe një mësuese për rrobaqepësi[22]. Sipas AOK informohemi se në vitin 1893 në Shkup ka qenë e hapur edhe shkolla Mekteb-i Edeb, drejtor i së cilës ishte Ali Galip Efendiu[23]. Më 1896, Mekteb-i Edeb kishte klasën fillestare, klasën e parë, të dytë, të tretë dhe të katër dhe posedonte gjithsej 209 nxënës[24]. Nga dokumentet e arkivit, gjithashtu vërejmë se në vitin 1906 kuadrit të mësuesve të kësaj shkolle i bashkëngjitet edhe Ali Ulvi Efendiu[25]. Statistikat tregojnë se në vitet 1892 – 1893, Vilajeti i Shkupit kishte 386 shkolla fillore të ciklit të ulët (sıbyan ) dhe 59 shkolla fillore moderne (59 usul-i cedide iptidai mektep)[26].
Në vitin 1896 shkolla Kebir İptidai Mektebi kishte 180 nxënës, Hayriye İptidai Mektebi 80 nxënës, Feyziye İptidai Mektebi 50 nxënës, Meddah İptidai Mektebi 50 nxënës, Hafız Mahmud İptidai Mektebi 55 nxënës dhe Şükriya İnas İptidai Mektebi 40 nxënës. Në Arkivat osmane ekzistojnë dokumente që ofrojnë informacione të detajuara rreth këtyre shkollave[27]. Perandoria Osmane aq sa ishte e interesuar për shkollimin e myslimanëve, po aq tregonte interesim dhe për shkollimin e pakicave jo islame. Shkollat e jo myslimanëve ishin këto[28]:
Tabela 1: Shkollat ku mësonin jo myslimanët në vitin 1986:
Emri i Shkollës |
Orari i natës |
Orari i ditës |
Gjinia e nxënësve
|
Numri i klasave |
Gjuha |
||
Shkolla romake për meshkujShkolla bullgare për meshkujShkolla bullgare për femra Shkolla bullgare për meshkuj Shkolla romake për femra Shkolla serbe për meshkuj dhe femra Shkolla hebreje për meshkuj Shkolla bullgare për femra Shkolla bullgare për meshkuj Shkolla bullg. për meshkuj dhe femra Shkolla bullg. për meshkuj dhe femra Shkolla bullgare për meshkuj Shkolla bullgare për meshkuj Shkolla bullgare për femra Shkolla bullgare për meshkuj Shkolla bullgare për meshkuj Shkolla katolike Shkolla bullgare për femra Shkolla bullgare për meshkuj |
-11 - - - - 1 - - - - - - - - - - - |
1– 1 1 1 1 - 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 |
|
Bullg. – Frangj.4 klasa fillore cikli lartë3 klasa Fillore cikli i lartë Fillore e ciklit të ulët 6 klasa Fillore të ciklit të ulët dhe të lartë Fillore e ciklit të ulët 2 Kl. Fillore të ciklit të ulët 5 kl. 2 filiala 3 kl. Fillore të ciklit të ulët 3 kl. F. të ciklit të ulët 1 kl. F. të ciklit të ulët 4 kl. F.të ciklit të ulët 2 kl. F. të ciklit të ulët 3 kl. F.të ciklit të ulët 1 kl, F.të ciklit të ulët 3 kl. F.të ciklit të ulët 1 kl. F. të ciklit të ulët 1 kl. F. të ciklit të ulët |
Roman. FrengeBullg. Tur. Fr.Bullg-Fr. Bull-Fren. Romake Serbisht Spa., Fren. Tur. Bull.,Tur, Fre. Bullgarisht Bullgarisht Bullgarisht Bullgarisht Bullgarisht Bullgarisht Bullgarisht Bullgarisht Bullgarisht Bullgarisht Bullgarisht |
Por sipas dokumenteve mësojmë, se shumë nga mësuesit e këtyre shkollave ishin misionarë dhe agjentë, të cilët gjithnjë nëpunësit e shkollave greke, ruse, bullgare dhe serbe i detyronin të rebeloheshin[29].
5.b. Komuna dhe fshatrat e Shtipit: Drejtoria e Arsimit në Shtip në vitin 1896 përbëhej nga këta emra: Myftija Hysejn Efendiu, kryetar, Ahmed Efendiu, anëtar, Bilal Efendiu, anëtar, Bekir Efendiu, anëtar dhe Bekir Efendiu, qatib. Në shkollën Ryshdije mësonin 48 nxënës meshkuj, kurse në shkollën fillore të ulët 120 nxënës[30]. Nga dokumentet, në Arkivat osmane mësojmë se në vitin 1904 janë hapur dy shkolla bullgare, njëra në qendër të Shtipit, ndërsa tjera në një fshat[31].
5.c. Komuna dhe fshatrat e Kumanovës: Kumanova shumë herët kishte filluar të shkollohet në kuptimin modern të arsimit. Në Kumanovë shkolla Rushdije ishte hapur para vitit 1872 dhe mësimi ishte ndjekur në mënyrë sistematike[32]. Komisioni i Drejtorisë së Arsimit në Kumanovë në vitin 1896 përbëhej nga: Myderris Ismail Efendi, kryetar, Xhemil Aga, anëtar, Tasa Vaverdan Efendiu, anëtar, Ismail Efendiu, qatip. Në shkollën Ruzhdije mësonin 73 nxënës[33], në shkollat fillore të ulëta 78 nxënës dhe në shkollën e femrave mësonin 155 nxënëse. Në shkollën bullgare të meshkujve në Kumanovë mësonin 304 nxënës, në shkollën bullgare të femrave 79 nxënëse dhe në shkollën romake 60 nxënës. Në mesin e dokumenteve të AOK shohim gjithashtu edhe certifikatën që lejon hapjen e një shkolle të përkohshme serbe në fshatin Çavushlu të Kumanovës në vitin 1894[34]. Në po këtë vit, në Tabanovc ishte hapur edhe një shkollë romake[35]. Në vitin 1895 shohim se në fshatin Tikveriçi i Ri është hapur një shkollë bullgare[36]. Gjithashtu hasim se në Kumanovë në vitin 1895 ka ekzistuar edhe shkolla fillore Hamidije dhe është ndjekur mësimi në te[37]. Kurse në vitin 1898 janë restauruar të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Kumanovë[38].
Në fshatin Mateç dhe Ofsenxhe të Kumanovës, në vitin 1904 janë hapur shkolla fillore, dhe mësues të këtyre shkollave ishin emëruar Selim Efendiu dhe Veli Efendiu[39]. Në regjistrimet e vitit 1906 shohim se në fshatrat Buzanosman dhe Sariçeshme[40] të Kumanovës kanë ekzistuar shkolla fillore[41].
5.ç. Komuna dhe fshatrat e Radovishtes: Ruzhdija e Radovishtes është ndërtuar në vitin 1873[42]. Menjëherë pas hapjes së kësaj shkolle ishin emëruar arsimtarët, dhe nga Stambolli ishin sjellë librat, hartat dhe mjetet tjera të nevojshme[43]. Në vitin 1889 në Radovishtë shohim të hapur shkollën ‘Hacı Mehmed Mekteb-i Rüştiye’ në të cilën punonte Hafiz Rifat Efendiu[44]. Në vitin 1896 në Ruzhdijen e Radovishtes mësonin 25 nxënës[45], në shkollat fillore 25 femra dhe 30 meshkuj, ndërsa në shkollat e ciklit të ulët 55 meshkuj dhe 27 femra[46]. Komisioni i Drejtorisë së Arsimit në Radovishte në vitin 1896 përbëhej nga: Rasih Efendiu, kryetar, Numan Efendiu, anëtar, Faik Efendiu, anëtar, Hajretin Efendiu, qatip. Në vitin 1903 hasim renovimin e shkollave në qytet dhe nëpër fshatra si dhe nisma e aktivitete të ndryshme për hapjen e shkollave të reja[47]. Në Radovishte në vitin 1904 ishte hapur edhe një Ruzhdije tjetër[48]. Kurse në vitin 1910 në një vend midis Hydaverli dhe Rutlukoseli ishte hapur një shkollë e cila ishte quajtur ‘Reşadiye İptidai’[49]. Për ndërtimin e kësaj shkolle Sulltani personalisht kishte dërguar 30 lira[50].
5.d. Komuna dhe fshatrat e Palankës: Shkolla Ruzhdije e Palankës ishte ndërtuar në vitin 1873 nga Bahri Beu[51]. Pastaj menjëherë ishin kryer emërimet e arsimtarëve në këtë shkollë[52]. Librat dhe mjetet tjera shkollore për nxënësit e saj ishin dërguar nga Biblioteka Maarif e Stambollit[53]. Gjendja e arsimit në Palankë në vitin 1896 ishte kështu: Drejtoria e Arsimimit: Sylejman Faik Efendiu, kryetar, Ali Ulvi Efendiu, anëtar, Hakki Efendiu, anëtar, Ismail Aga, anëtar dhe Jashar Efendiu, qatip. Në shkollën e Ruzhdijes mësimin e ndiqnin 42 nxënës[54], në shkollat fillore 60 nxënës dhe në shkollat e ulëta 24 meshkuj dhe 95 femra[55]. Në mesin e dokumenteve që hasim në arkiv, gjithashtu informohemi se në Palankë kanë vepruar pa leje shumë shkolla bullgare, mësuesit e të cilave kanë zhvilluar aktivitete përçarëse në mesin e banorëve të këtyre rajoneve dhe kohë pas kohe janë bëre edhe polemika në ashpra rreth këtyre rasteve[56]. Në vitin 1909 ishin mbledhur fondet për ndërtimin e shkollës fillore për femrat. Në lidhje me këtë shkollë nuk kam parë ndonjë dokument tjetër[57].
5.e. Komuna dhe fshatra e Koçanës: Gjendja e komunës së Koçanës në vitin 1896 ishte kështu: Drejtoria e Arsimit: Ahmed Efendiu, kryetar, Shakir Efendiu, anëtar, Adil Efendiu, anëtar, në shkollën e Ruzhdijes mësonin 40 nxënës, në shkollën fillore 62 nxënës[58], kurse në shkollën fillore të ulët janë të regjistruar 40 nxënës meshkuj dhe 4 nxënëse[59]. Në vitin 1901 është urdhëruar për mbylljen e shkollës bullgare në fshatin Niviçani në komunën e Koçanës nën akuzën për aktivitete seperatiste dhe përçarëse, dhe po ashtu ekziston edhe një dokument që tregon për përpjekjet e Klerit bullgar për rihapjen e kësaj shkolle në këtë fshat[60]. Në fshatrat Blaxha, Zirnofça dhe Tranixhe të komunës së Koçanës, në vitin 1898 ishin hapur shkolla fillore dhe ishin emëruar mësues[61]. Kurse në vitin 1900 kishin filluar punimet për ndërtimin e një shkolle të mesme në qytet[62]. Nxënësve që mësonin në Koçanë disa herë nga Stambolli iu kishin sjellë libra, harta dhe mjete tjera të nevojshme për shkollat dhe arsimin[63].
5.f. Komuna dhe fshatrat e Kratovës: Në vitin 1892 në fshatin Zlatova të Kratovës ishte hapur një shkollë fillore me emrin ‘Hamidije Ibtidai[64]. Drejtoria e Arsimit në vitin 1896: Nuredin Efendiu, kryetar, Mahmud Efendiu, anëtar, Fezullah Efendiu, anëtar, Hysejn Efendiu, anëtar, Hyrshid Efendiu, anëtar. Në shkollën Ruzhdije ndiqnin mësimin 45 nxënës[65], në shkollën fillore të Shadërvanit 69 nxënës dhe në shkollën fillore të ulët 65 meshkuj dhe 70 femra. Në po të njëjtin vit në shkollën bullgare mësonin 150 meshkuj dhe 35 femra, kurse në shkollën Varosh në Carine ishin të regjistruar 22 meshkuj dhe 33 femra[66]. Siç vërehet në dokumentet e AOK, shkollat bullgare të Kretovës janë përballur me probleme të ndryshme. Në fshatin Kretova-i Bala (Kretova e Epërme, shën. i përkth.) në Kretovë për arsye se mësuesit e shkollës bullgare kryenin aktivitete të jashtëligjshme dhe merreshin me propagandë dhe aktivitete separatiste, Shteti Osman ishte detyruar që disa herë të mbyllte shkollën dhe ishin zhvilluar polemika e debate të shumta për këto veprime[67]. Shkollat bullgare të hapura në fshatrat Ternofça dhe Talashmanxha mësoheshin libra të rrezikshme dhe për këtë ishin shkruar shkresa dhe ankesa të shumta[68].
5.g. Komuna dhe fshatrat e Kaçanikut: Gjendja e arsimit në Kaçanik në vitin 1896 ishte kështu: Drejtoria e Arsimit: Esad Efendiu, kryetar, Bekir Efendiu, anëtar, dhe Hasan Efendiu, anëtar. Në Kaçanik ishte e hapur vetëm një shkollë fillore, në të cilën mësimin e ndiqnin 67 nxënës[69]. Nga dokumentet mësohet se, në vitin 1904 shkolla janë hapur edhe në fshatrat më të largëta të kësaj komune. Gjithashtu mësojmë edhe emërimin e mësuesve si Nuh Efendiu, Maksud Efendiu dhe Rifat Efendiu në fshatrat Bëçakça, Dogan dhe Atik Kaçanik të komunës së Kaçanikut[70]. (Vazhdon)
Përktheu nga turqishtja: Abdullah Rexhepi
Education in Kosovo during 1877 – 1912 According to the prime Ministry Ottoman Archives
Necati Demir
Abstract
The Turks who always placed a great emphasis on education have opened up schools and Madrasas during the reign of the Ottoman Empire in the lands they explored and they also supported various campaigns of education. Among the datës 1877-1912 the Ottomans have endeavoured to modernize the education system despite difficult conditions of that period. Soon after Albania became an Ottoman territory, Kosovo was the pilot region for the modern education service of the government. As the Ottoman government endeavoured to increase the quality of education on one side, on the other, they have tried to increase the awareness of identity among the Albanians in order to prevent possible assimilation. There exist relevant records in the Republic of Turkey, the Prime ministry Ottoman Archives. Some 911 documents related to this subject have been detected in the archives. Based on those records kept among 1877-1912, the government actions and activities concerning education services have been examined and outlined. The education practices and institutions opened in six Ottomanprovinces and their districts and their functioning is the theme of this work.
Key words: Education, Teaching, The Ottoman Empire, Kosova.
[1] Marrë nga “Zeitschrift für die Welt der Türken” (Journal of World of Turks) ZfWT Vol. 2, No. 3 (2010) Gjatë përkthimit të këtij punimi kam hasur në probleme të toponimeve turke të cilat më vonë shumica e tyre janë sllavizuar, sidomos në Maqedoninë e sotme. Për atë dhe isha i detyruar t’i lë ashtu si janë në origjinalë. (përkthyesi)
[2] Mustafa M. Bilge, “Arnavutluk”, İslâm Ansiklopedisi, C. 3, İstanbul 1991, s. 389.
[3] Bilge, agy
[4] Enver Ziya Karal, Büyük Osmanlı Tarihi, C. V, TTK yay., Ankara (Tarihsiz), s. 242-243.
[5] Ali Vehbi Bey, Pensees et Souvenirs de I ex Sultan Abdülhamid, Paris, (tarihsiz), s. 53.
[6] Geniş bilgi için bk. Karal, age., s. 237-248.
[7] Në kohën kur është shkruar punimi, Kosova ishte shteti më i ri në botë, por më vonë kemi edhe krijimin e shteteve tjera siç është Sudani Jugor (shën. i përkth.)
[8] Yahya Akyüz, Türk Eğitim Tarihi, Ankara 2006, s. 6-10.
[9] Akyüz, age., s. 59-60.
[10] Më gjerësisht shih: Geniş bilgi için bk. Cavit Binbaşıoğlu, Başlangıçtan Günümüze Türk Eğitim Tarihi, Ankara 2009, s.
104-206; Hüseyin
[11] Akyüz, age., s. 149.
[12] Hüseyin Memişoğlu, Geçmişten Günümüze Bulgaristan’da Türk Eğitim Tarihi, Ankara 2002, s. 12-
15.
[13] Başbakanlık Osmanlı Arşivi (BOA).334.64. MF.MKT.
[14] Salnâme-i Vilâyet-i Kosova, 1314 (1896), s. 98.
[15] BOA. 517.3. MF.MKT.
[16] BOA. 79.75. MF.MKT.
[17] BOA. 180.138. MF.MKT
[18] Salnâme-i Vilâyet-i Kosova, 1314 (1896), s. 98.
[19] BOA. 365.57. MF.MKT.
[20] BOA. 414.25. MF.MKT.
[21] BOA. 154.15320. TFR.I..SL..
[22] Salnâme-i Vilâyet-i Kosova, 1314 (1896), s. 100.
[23] BOA.176.98.MF.MKT.
[24] Salnâme-i Vilâyet-i Kosova, 1314 (1896), s. 101.
[25] BOA. 922.49.MF.MKT.
[26] Yahya Akyüz, age., s. 231.
[27] BOA.359.20.MF.MKT; BOA.733.45.MF.MKT; BOA.752.61.MF.MKT; BOA. 778.53.MF. MKT;
BOA. 414.25. MF.MKT; BOA. 454.58. MF.MKT.
[28] Informacionet e dhëna në tabelë janë marrë nga Salnâme-i Vilâyet-i Kosova, s. 102. .
[29] Shteti grek shkollave romake në vilajetet e Janinës, Selanikut, Kosovës dhe Manastirit fshehurazi u jepte të holla ndihmë patriarkanave romake dhe nëpërmjet tyre kontrollonte emërimin e mësuesve dhe diktonte programet mësimore nëpër këto shkolla, kurse patriarkanat ishin të detyruara të raportonin Greqinë për proceset mësimore (BOA.533.1.MF.MKT); Shteti grek gjithashtu kërkonte të dhëna në lidhje me sjelljet dhe qëndrimet e Drejtorive të Arsimit në Janinë, Selanik dhe Kosovë dhe rreth librave dhe telegrafëve në gjuhët serbe, romake dhe angleze dhe nga cilët persona siguroheshin këto libra BOA. 597.37. MF.MKT); publikimin në lidhje me mos pranimin e një inspektori të quajtur Anastas, ku ishte kërkuar emërimi i një myslimani që dinte gjuhën bullgare (BOA. 712.11. MF.MKT); në Kosovë sa herë që kërkohej ndonjë mësues për shkollat serbe dhe bullgare, Drejtoria e Arsimit ia kërkonte diplomën e nëse nuk kishte diplomë, atëherë ai i nënshtrohej provimit në prezencë të komisionit të Drejtorisë të Arsimit dhe më pas i jepej leja për tu angazhuar si mësues (BOA.116.42. MF.MKT); dërgimi i një dosje në Drejtorinë e Arsimit në Sanxhak mbi lejimin e botimit të një libri të gjeografisë në gjuhën bullgare (BOA.135.38. MF.MKT); kërkesa e adresave të jo myslimanëve nga drejtori i arsimit të Vilajetit të Kosovës, Abdyl Efendiu në lidhje me korrupsionin në shkollat serbe dhe shkollat tjera krishtere dhe rreth ndërtimit të shkollave të krishtere pa lejen e shtetit (BOA.8.3.Y..PRK.A); kërkesa për ndalimin e ndërhyrjeve të serbëve në shkollat ortodokse (BOA. 154.78. MF.MKT); mos emërimi i mësuesve bullgarë, serbë dhe mësuesve të huaj në rast se nuk posedonin certifikatën prej komisariatit arsimor, mos emërimi i mësuesve të cilët punonin për interesat e huaja në shkollat krishtere dhe kërkesa për futjen nën administrim të shkollës së fshatit Janjevë, në rajonin e Prishtinës dhe shkollat tjera katolike (BOA. 856.37.MF.MKT); …
[30] Salnâme-i Vilâyet-i Kosova, 1314 (1896), s. 131-132.
[31] BOA.828.15.MF.MKT; BOA.828.14.MF.MKT.
[32] BOA.2.30.MF.MKT.
[33] Transferimi i mësuesve në këtë shkollë: Emërimi i Mehmed Fahreddin Efendiut (BOA.95514.MF.MKT); gjendja e Muallim
Mustafa Efendi (BOA.116.167.MF.MKT).
[34] BOA.270. 40. MF.MKT; BOA.324.70.DH.MKT.
[35] BOA.244.57.F.MKT.
[36] BOA.275.77.MF.MKT.
[37] BOA.414.3.MF.MKT.
[38] BOA.779.40.MF.MKT.
[39] BOA.779.40.MF.MKT.
[40] Dokuemnti që tregon emërimin e mësuesit Hafız Zekerija Efendiut (BOA:969.42.MF.MKT).
[41] BOA.926.40.MF.MKT.
[42] BOA.15.22.MF.MKT.
[43] BOA.29.126.MF.MKT; BOA.35.58.MF.MKT; BOA.43.32.MF.MKT; BOA.62.39.MF.MKT.
[44] BOA.116.82.MF.MKT.
[45] Për më shumë inofrmacione mbi Ruzhdijen e Radovishtes, shih: BOA. 215.31.MF.MKT;
BOA.710.23.MF.MKT.
[46] Salnâme-i Vilâyet-i Kosova, 1314 (1896), s. 147-148.
[47] BOA.742.55.MF.MKT.
[48] BOA.811.25.MF.MKT.
[49] BOA.1485.1328/Za-29.İ.DH.
[50] BOA.27/-1.16.DH.İD.
[51] BOA.10.135MF.MKT.
[52] BOA.17.135.MF.MKT.
[53] BOA.39.63.MF.MKT.
[54] Rreth emërimit të mësuesve në këtë shkollë, shih: BOA.1050.5.MF.MKT.
[55] Salnâme-i Vilâyet-i Kosova, 1314 (1896), s. 151-152.
[56] BOA.244.45.MF.MKT.
[57] BOA.1123.27.MF.MKT.
[58] Rreth kuadrove të shkollës Ruzhdije dhe shkollave fillore, për rrogat dhe shpërblimet që iu dhanë atyre, shih: BOA.560.34.MF.MKT.
[59] Salnâme-i Vilâyet-i Kosova, 1314 (1896), s. 157-158.
[60] BOA.594.23.MF.MKT.
[61] BOA.442.3.MF.MKT; BOA.442.33.ME.MKT.
[62] BOA.507.60.MF.MKT.
[63] BOA.44.MF.MKT; BOA:701.55.MF.MKT.
[64] BOA. 157.87.MF.MKT.
[65] Dokumentet në lidhje me Ryzhdijen e kretovës: BOA. 567.8.MF.MKT;
BOA.920.58.MF.MKT; BOA.442.27.MF.MKT; BOA.809.11.MF.MKT.
[66] Salnâme-i Vilâyet-i Kosova, 1314 (1896), s. 163-164.
[67] BOA.594.23.MF.MKT.
[68] BOA.830.3.MF.MKT; BOA. 832.2.MF.MKT.
[69] Salnâme-i Vilâyet-i Kosova, 1314 (1896), s. 167.
[70] BOA.818.3.MF.MKT.