Arsimi dhe edukimi në Kosovë përgjatë viteve 1877 – 1912 – II

6. Arsimi dhe edukimi në sanxhakun e Prishtinës

6. a. Komuna dhe fshatrat e Prishtinës: Në një medrese të Prishtinës deri më vitin 1869 mësimet zhvilloheshin në gjuhën  arabe. Një pushtetar prishtinas  me emrin Abdurrahman Pasha, në vitin 1869 ndërtoi  një shkollë.  Prishtina me këtë filloi arsimimin modern sipas asaj kohe. Në vitin 1882 është hapur shkolla e parë fillore në Prishtinë.  Në të njëjtat vite shohim dhe hapjen e një shkolle për vajza[1].

Në vitin 1886 në Prishtinë  vërejmë  ndërtimin e një shkolle të re për vajza dhe emërimin e zyrtarëve në këtë shkollë[2].

Tabela 2: Shkollat e Prishtinës në vitin 1896:

Shkollat

Mësuesit dhe mësueset

Numri i nxënësve

Shkolla Ruzhdije

Sabit Efendiu, Arif Efendiu, Ahmed Efendiu, Xhemal Efendiu, Agush Efendiu

171

Shkolla fillore ‘Kebir’ (e madhe)

Ramazan Efendiu, Omer Efendiu

130

Shkolla ‘Xhami-i Kebir’

Selim Efendiu

70

Shkolla ‘Xhami-i Sagir’

Jahja Efendiu

60

Shkolla ‘Xhami-i Xhedid’

Abdyl Efendiu

140

Shkolla e lagjes Alaeddin

Ibrahim Efendiu

90

Shkolla e lagjes Hasan Bej

Hafiz Sulejman Efendiu

50

Shkolla e lagjes Jarar Çaribashi

Hafiz Ejup Efendiu

40

Shkolla fillore për ferma

Zonja Azime, zonja Tajjibe

60

 

 Në vitin 1896 në Prishtinë, në një shkollë fillore për djem mësimin e vijonin  148 nxënës të krishterë. Gjashtëdhjetë nxënëse vijonin mësimin fillor në një shkolle fillore për vajza dhe 70 nxënës hebrenj ishin duke mësuar në një shkolle fillore hebraike[3]. Në vitin 1898 është kërkuar hapja e një shkolle fillore romake (Rum) në një ndërtesë e cila ishte pronë e Miçe Veled-i Ispasadirit, në fshatin Gatovishe në rrethinë të Prishtinës[4]. Në vitin 1899  fillon të rifunksionojë shkolla fillore në fshatin  Krizojak [5], kurse gjatë viteve 1903-1905 bëhen përpjekje te jashtëzakonshme për hapjen e shkollave nëpër fshatra[6]. Në shkollat e porsahapura, brenda  një kohe te shkurtër u emëruar edhe mësuesit[7]. Në vitin 1904 në Prizren një shkolle fillore ishte shndërruar në Rushdije[8]. Më 1905 në Prishtinë shohim të jetë hapur një shkolle fillore dhe hasim dëshmi që flasin për emërimin e mësuesve në këtë shkollë[9].  Edhe në shkollat e pakicave të Prishtinës na paraqiten përpjekje separatiste. Për parandalimin e këtij problemi, më 1905 nga Porta dërgohet një  dokument,  me të cilin kërkohet  që shkollat katolike në rajonin e Prishtinës dhe në fshatin Janjevë të lidhen me shtetin ose të licencohen.[10]  Nga letërkëmbimet rreth saj vërejmë se në vitin 1908 në Prishtinë funksiononte një Darulmuallim[11].

6. b. Komuna dhe fshatrat e Mitrovicës: Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta  se në cilën kohe është ndërtuar, megjithatë në vitin 1891 e hapet shkolla Rushdije në qytetin të Mitrovicës.[12] Komisioni i Drejtorisë së Arsimit në Mitrovicë, në vitin 1896 përbëhej nga Abdullah Efendiu, kryetar dhe anëtarët: Mehmed Nuri efendiu, Mehmed Sabdi Efendiu dhe qatipi Numan Efendiu. Në të njëjtin vit, në Rushdijen e qytetit, mësimin e vijonin 80 nxënës. Shkollën fillore e vijoni 111 nxënës dhe shkollën Sibjan 95 nxënës.[13]

6. c. Komuna dhe fshatrat e Vushtrrisë (Vuçitërnës):  Komisioni i Drejtorisë së Arsimit në Vushtrri në vitin 1896 përbëhej nga Hysejn Mynip Efendiu, kryetar dhe anëtarët hafiz Ismail Efendiu, Hajdar Aga dhe Ibrahim Aga. Në Rushdijen e Vushtrrisë mësimin e ndiqnin 111 nxënës. Në shkollën Sibjan për meshkuj ishin të regjistruar 170 nxënës, gjersa në shkollën Sibjan të femrave 10 nxënëse[14]. Përgjatë viteve 1903 dhe 1904 në fshatrat e Vushtrrisë ishin hapur shumë shkolla fillore. Këtyre shkollave nga Stambolli u dërgoheshin libra dhe mjete tjera shkollore.[15]

6. ç. Komuna dhe fshatrat e Gjilanit: Sipas dokumenteve të Arkivit të Kryeministrisë turke, kuptojmë se në vitin 1895 ishte e hapur shkolla Rushdije në Gjilan.[16] Komisioni i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan në vitin 1896 përbëhej nga Reshid Efendiu, kryetar dhe nga anëtarët Emin Aga, haxhi Hamdi Bejzade dhe Shakir Aga. Në shkollën Ruzhdije të Gjilanit ishin të regjistruar 70 nxënës,[17] ndërsa në shkollën Sibjan për femra 80 nxënëse[18]. Gjendja në shkollat fillore të Gjilanit ishte: në shkollën fillore të lagjes së Çarshisë, ishin të regjistruar 103 nxënës, në shkollën fillore të lagjes Xhamia e Vjetër (Xhami-i Atik) 96 nxënës, në shkollën e lagjes Debxhe 25 nxënës dhe në shkollën e lagjes Raka, mësimin e ndiqnin 35 nxënës.[19] Bazuar në një vendim për qiramarrje në vitin 1906 shihet se në Gjilan ka ekzistuar edhe një shkollë për femra.[20]

6. ç. Komuna dhe fshatrat e Preshevës: Dokumenti më i vjetër për Preshevën në arkivin e Kryeministrisë turke është ai i vitit 1878. Sipas këtij dokumenti, po atë vit ishte hapur edhe Rushdija e Preshevës,[21] sipas po të njëjtit dokument ishte zgjedhur edhe stafi arsimor. Gjendja e arsimit dhe edukimit në Preshevën e vitit 1896 ishte: Haxhi Mehmed Efendiu kryetar, kurse anëtarët ishin Ismail Efendiu, Haxhi Hydaverdi Efendiu, Lytfi Efendiu dhe Mehmed Efendiu. Ndërsa qatip ishte Mahmud Efendiu. Në shkollën e Rushdijes ishin të regjistruar 51 nxënës, në shkollën fillore të ulët 71 nxënës dhe 32 nxënëse dhe në shkollën Sibjan 41 nxënës[22]. Sipas një dokumenti që flet për një vendim mbi buxhetin e shkollës, mësojmë se në vitin 1900 në fshatin Dobrosin të Preshevës ka ekzistuar një shkollë fillore,[23] kurse sipas një dokumenti që tregon emërimin e Behlyl Efendiut si mësues, vërejmë se në vitin 1909 në fshatin Konçul të Preshevës ka pasur një shkollë fillore.[24] Për shkollat e porsahapura, në vitin 1903 nga Stambolli në Preshevë ishin dërguar Mus’hafa (kopje të Kur’anit) dhe elifba për mësimin e shkrim-leximit të gjuhës osmane.[25]

7. Arsimi dhe edukimi në sanxhakun e Novi Pazarit (Jeni Pazar)

            7. a. Komuna dhe fshatrat e Novi Pazarit: Sipas një dokumenti të arkivit të Kryeministrisë turke, i cili flet për transferimin e një mësuesi, shihet se në 1853 ishte hapur shkolla Rushdije e Novi Pazarit dhe vijohej mësimi në te.[26] Në arkiv ekzistojnë rreth 50 dokumente, të cilat flasin rreth mbarëvajtjes së punës në këtë shkollë, nga 1853 deri më 1912.  Gjithashtu, vërehet se në 1888 në Kolashin të poshtëm (Kolashin-i Zir) ka ekzistuar një shkollë fillore.[27] Në vitin 1894 në Prizren, Dukagjin , Novi Pazar dhe nëpër fshatrat e tyre, vërehen mobilizime të shumta për ndërtimin e shkollave të reja dhe mirëmbajtjes së tyre.[28] Komisioni i drejtorisë së arsimit në vitin 1896 në Novi Pazar përbëhej nga Myftiu Ahmed Edip Efendiu kryetar dhe anëtarët Haxhi Jusuf Efendiu, Said Efendiu, Davud Efendiu dhe Ahmed Efendiu qatip. Në Rushdijen e Novi Pazarit mësimin e ndiqnin 60 nxënës. Në shkollën fillore të qytetit ishin të regjistruar 10 nxënës, në shkollën Sibjan për djem 230 nxënës kurse në shkollën Sibjan për femra 160 nxënëse. Kryetar i Komisionit për arsim në tërë Sanxhakun e Novi Pazarit ishte Tahir Efendiu, ndërsa anëtarë ishin Akif Beu, Emin Beu, Omer Aga dhe Adem Efendiu qatip.[29] Në  lagjet e Novi Pazarit gjendeshin tetë shkolla Sibjan dhe ishin të regjistruar 270 nxënës dhe 215 nxënëse.[30] Gjithashtu, në vitin 1901 në Novi Pazar ekzistonte edhe një shkollë romake (rum). Ka dokumente të cilat flasin se diplomat e mësuesve, që do të shërbenin ne ato shkolla, dërgoheshin në Stamboll për t’u verifikuar dhe më pas Stambolli ua kthente përgjigjen se diplomat mund të verifikoheshin vetëm atëherë kur të jepen informacione të mjaftueshme për shkollën romake në Novi Pazar.[31]

            7. b. Komuna dhe fshatrat e Akovës: Akova ishte qark i Novi Pazarit dhe dokumenti i parë për te në arkivin e Kryeministrisë i takon vitit 1875. Në këtë vit kishte përfunduar ndërtimi i Rushdijes së Akovës dhe kishin filluar emërimet e mësimdhënësve.[32] Në arkivat osmane janë me dhjetëra dokumente, të cilat flasin për emërimin e mësuesve në Rushdijen e Akovës që nga ndërtimi i saj e deri më 1912. Sipas një dokumenti të vitit 1895, shihet se në Akovë ishte hapur një shkollë e krishtere. Nga një letër e lëshuar nga Porta e Lartë në Stamboll, kërkohej që sa më shpejt të fillojë mësimi në këtë shkollë dhe të evitohej çdo pengesë për vazhdimin e mësimit në kushte normale.[33] Në 1896 Komisioni arsimor i Akovës përbëhej nga Musa Efendiu kryetar dhe nga anëtarët Salih Efendiu, Mehmed Efendiu dhe Murat Aga. Në Rushdije mësimin e ndiqnin 27 nxënës[34] kurse shkollën fillore e ndiqnin 66 nxënës. Në shkollat Sibjan në gjashtë lagjet e Akovës ishin të regjistruar 250 nxënës dhe 25 nxënëse.[35] Sipas një dokumenti që e kemi gjetur në arkivin e Kryeministrisë turke, mësojmë për dhënien e lejes së botimit të një libri, i cili ishte shkruar nga Selman Efendiu, njëri nga mësimdhënësit e një shkolle fillore të Akovës.[36]Ky dokument, gjithashtu vërteton faktin se sa intelektual të mëdhenj ishin mësimdhënësit e asaj kohe. Në vitin 1903 kishte përfunduar ndërtimi i shkollës fillore në fshatin Gevdehal të Akovës. Nga kjo shihet se kanë qenë duke vazhduar punimet e ndërtimit edhe të dhjetë shkollave tjera fillore në fshatra tjerë.[37]

7. c. Komuna dhe fshatrat e Novi Varoshit (Varoshit të Ri): Dokumentet e para për Novi Varoshin në arkivin e Kryeministrisë turke i takojnë vitit 1895. Sipas këtyre dokumenteve shohim se, banorët e Novi Varoshit nga Porta e Lartë, kishin kërkuar ndërtimin e një shkolle Rushdije. Përgjigja e Portës së Lartë kishte qenë pozitive.[38] Porta e Lartë brenda një viti kishte miratuar kërkesën e banorëve dhe kishte filluar ndërtimin e objektit të shkollës.[39] Komisioni i drejtorisë së arsimit në vitin 1896 në Novi Varosh përbëhej nga këta emra: Ali Riza Efendiu – kryetar dhe anëtarë Mahmud Beu dhe Hasan Aga. Në shkollën Sibjan “Iskender Pasha” e cila ndodhej në qytet, mësimin e vijonin 50 nxënës dhe 40 nxënëse.  Në kazanë e Kaloshinit ekzistonin dy shkolla Sibjan dhe në to ishin të regjistruar 55 nxënës.[40] Rushdija në Novi Varosh ishte hapur në vitin 1903. Kjo dëshmohet nga dokumentet, të cilat flasin për emërimin dhe shkarkimin e mësimdhënësve.[41] Në vitin 1908 në Novi Varosh, gjithashtu ekzistonte  edhe një shkollë për femra.[42]  Në bazë të një dokumenti të vitit 1899 shihet se ekzistonte një shkollë ku mësimin e ndiqnin nxënësit e krishterë. Në një letër dërguar autoriteteve të këtij rajoni nga Porta e Lartë, shihet se kërkohej që t’i shtohej edhe një kat shkollës së krishterëve, me qëllim që nxënësit të jenë më komod gjatë mësimit[43].

8. Arsimi dhe edukimi në sanxhakun e Prizrenit

8. a. Komuna dhe fshatrat e Prizrenit: Dokumenti i parë në arkivin e kryeministrisë, i cili flet rreth arsimit dhe edukimit në sanxhakun e Prizrenit është ai i vitit 1883. Aty hasen informacione për shkollat fillore që do të ndërtoheshin në fshatrat e Ladrofçit, Asrije dhe Kar.[44] Një dokument tjetër i vitit 1894 flet rreth shkollës ortodokse serbe. Dokumenti tregon se ishte kërkuar që t’i jepet licenca atyre mësimdhënësve identiteti i të cilëve ishte i padiskutueshëm, por që diplomat i kishin të dyshimta për organet arsimore të kazasë. Në të njëjtën dokument theksohet që të kryheshin hetime rreth identitetit të disa mësimdhënësve të shkollës ortodokse serbe dhe më pas të merrej vendimi në lidhje me ata.[45]  Një tjetër shkresë e shkruar në 1900 vë theksin se për verifikimin (nostrifikimin) e diplomave të mësimdhënësve, që do të emëroheshin për shkollat ortodokse të Prizrenit dhe Shkupit, mjafton që ato (diplomat) bashkë me certifikatat të dorëzoheshin në Drejtorinë e Arsimit të atij Vilajeti. Gjithashtu ishte urdhëruar të krijoheshin lehtësira në aplikimet e mitropolitëve.[46] Sipas dokumenteve të arkivit mësojmë se në vitin 1893 në fshatrat e Prizrenit si Lodorofça, Kar, Kardasarmije dhe Asarije ishin duke u ndërtuar disa shkolla fillore,[47] kurse në 1900 në fshatin Hamidije ishte e hapur shkolla fillore. Në këto dokumente vihej theks i veçantë për dhënien e pagave të mësuesve nga Komisioni i Arsimit të këtij rajoni.[48] Një dokument tjetër që flet rreth demolimit të Rushdijes së Prizrenit gjatë vitit 1894 ku kërkohej renovimi i saj, atëherë kuptohet se kjo shkollë në Prizren ka ekzistuar shumë më herët.[49] Kryetari i këshillit Arsimor në Prizrenin e vitit 1896 ishte Myderriz Halim Efendiu.[50] Kryetari i komunës ishte Shefik Beu, nëpunës taksash ishte Rasim Efendiu, kryeqatib i drejtorisë së urbanizmit ishte Veli Efendiu, Tahir Aga dhe Haxhi Ejyp Aga ishin anëtarë. Në 1896 Rushdija e qytetit ishte në ndërtim e sipër[51].  Gjithashtu haset se ndërtimi i kësaj shkolle ka mbaruar në po atë vit. Në Rushdije mësimin e ndiqnin 119 nënës,[52] në shkollën fillore 278.[53] Në 29 shkollat Sibjan ishin të regjistruar 1093 nxënës dhe 765 nxënëse. Në qarkun e Rahovecit në tri shkollat e tri lagjeve mësimin e ndiqnin 50 myslimanë dhe 15 jo myslimanë. Sipas një dokumenti, i cili takon vitit 1896 nga Drejtoria e Arsimit të Kosovës ishte kërkuar që të dërgohej një inspektor për të kryer inspektimin në shkollat e Prizrenit.[54] Nga një shkrim, i cili ishte dërguar në Kosovë nga Porta e Lartë, shohim se është urdhëruar hapja e më tepër shkollave fillore në Prizren.[55] Një shkresë e dërguar në po atë vit kërkon verifikimin e shkollave bullgare që vepronin pa licencë[56]. Në vitin 1903 përsëri në Kosovë ishte dërguar një shkresë me të cilën kërkohej të hapeshin shkolla të reja në fshatrat e banuara me myslimanë në Pejë, Prishtinë dhe Priren.[57] Po ashtu në të njëjtin vit ishin dërguar edhe dy shkresa tjera përmes të cilave kërkohej të hapeshin shkolla të reja dhe të kryheshin hulumtime të rrepta dhe serioze rreth mësimdhënësve, që do të punonin nëpër këto shkolla.[58] Më 1901 në Prizren shihet edhe një zhvillim tjetër. Ekziston një shkresë e lëshuar nga Porta e Larta ku urdhërohej hapja e një Darulmuallim.[59]  Aty thuhej se arsimi dhe edukimi në Prizren nuk është në nivelin e duhur dhe urdhërohet që të kryhet një hulumtim në lidhje me këtë çështje.[60] Një dokument i vitit 1903 flet për shqyrtimin e emërimit të një mësuesi të artit figurativ në Idadijen (shkollën teknike) të Prizrenit. Me këtë kuptohet se në Prizren edhe para vitit 1903 ka ekzistuar shkolla Idadije.[61] Në vitin 1905 kishte filluar punësimi i mësuesve, të cilët studimet e tyre i kishin mbaruar në Darulmuallim të Prizrenit.[62] Në 1908 ishte urdhëruar restaurimi i Darulmuallim të Prizrenit, ose marrja me qira të një objekti tjetër.[63] Në 1906 nga Porta ishte dërguar një shkresë nëpërmjet të cilës flitej për vjetrimin e shkollës romake të Prizrenit dhe urdhërohej ndërtimi i një shkolle të re dhe licencimi i saj[64].

8. b. Komuna dhe fshatrat e Tetovës (Kalkandelen): Aktivitetet arsimore[65] në Rushdijen e Tetovës i shohim në dokumentin, i cili ndodhet në arkivin e Kryeministrisë turke[66]. Në vitin 1887 në qendër të Gostivarit, sipas dokumentit në fjalë, gjendej një shkollë në dy kate. Në katin e parë mësonin nxënësit e shkollës fillore, ndërsa në katin e dytë mësonin nxënësit e Rushdijës.[67] Kjo shkollë më vonë ishte shndërruar plotësisht në Rushdije[68]. Këshilli arsimor i Tetovës në vitin 1896 përbëhej nga Myftiu Mustafa Safi Efendiu – kryetar dhe anëtarët: Hasan Efendiu, Mustafa Beu, Abdylhamid Efendiu, Ahmed Efendiu dhe qatipi Ragip Efendiu. Në shkollën e Rushdijës ishin të regjistruar 86 nxënës, ndërsa në shkollat fillore të tetë lagjeve të Tetovës mësimin e ndiqnin 561 nxënës dhe 305 nxënëse. Në 1901 në Hamidije të Tetovës funksiononte një shkollë fillore,[69] kurse nga dokumentet që tregojnë emërimin e mësimdhënësve, mësojmë se në vitin 1903 në Tetovë ishte edhe një shkollë bullgare.[70] Në vitin 1904 në fshatin Tamarxha ekzistonte një shkollë fillore dhe aty punonte një mësues i quajtur Kamil Efendi[71]. Në 1908 nga Stambolli udhëheqësisë së Kosovës iu kishin dërguar mjete për renovimin e të gjithë shkollave në Tetovë dhe rrethinë.[72] Gjatë vitit 1909 ishin ndërtuar pesë shkolla dhe ishin bërë emërimet e mësimdhënësve.[73] Ndërsa, në vitin 1909 ishte bërë licencimi i një shkolle fillore vllahe, në të cilën mësimi zhvillohej në gjuhën vllahe.[74]

8. c. Komuna dhe fshatrat e Lumës: Në vitin 1896 në rrethinën e Lumës kanë ekzistuar gjashtë shkolla Sibjan. Por, nuk është regjistruar numri i studentëve, të cilët ndiqnin mësimin nëpër këto shkolla. Në rrethinën e Kalisit në Lumë në shtatë shkolla Sibjan mësimin e kanë vijuar 350 nxënës dhe 100 nxënëse. Sipas një dokumenti që ekziston në arkivin e kryeministrisë, shohim se në vitin 1903 në Lumë ka pasur një mobilizim për hapjen e shkollave të reja. Me këtë ishte urdhëruar  edhe hapja e pesëmbëdhjetë shkollave fillore.[75]

9. Arsimi dhe edukimi në sanxhakun e Pejës (Ipek):

9. a. Komuna dhe fshatrat e Pejës: Në Rushdijën e Pejës në vitin 1896 mësimin e vijonin 33 nxënës.[76] Sipas Salnames (vjetarit) të botuar më 1896 vërehet se në qytetin e Pejës kanë ekzistuar 19 shkolla Sibjan, pra 18 shkolla Sibjan për meshkuj dhe një  shkollë Sibjan për femra. Më 1898 shihet se edhe një shkollë Idadi ka qenë në mesin e institucioneve mësimore të qytetit të Pejës.[77]

9. b. Komuna dhe fshatrat e Gjakovës: Në bazë të dokumenteve në arkivin osman të Kryeministrisë, kuptohet se, para se të hapeshin shkollat moderne, në Gjakovë kanë ekzistuar dy medrese tjera, Medrese-i Cedide (Medresja e re) dhe Kebir Medresesi (Medresja e madhe)[78]. Rushdija e Gjakovës ishte hapur në vitin 1864.[79] Për këtë shkollë me vite të tëra nga Stambolli ishin dërguar libra shkollorë pa pagesë,[80] ndërsa ata nxënës që mbaronin mësimin në këtë shkollë më pas mësimin e vazhdonin në Idadinë e Shkupit dhe nuk paguanin asgjë për konvikt dhe ushqim.[81] Komisioni arsimor në Gjakovën e vitit 1896 përbëhej nga: Myderris Hasan Efendiu – kryetar, Jusuf Efendiu anëtar, Mydrris Murteza Efendiu anëtar, Hafiz Muhtar Efendiu anëtar dhe Ahmed Hamdi Efendiu qatip. Në shkollën Rushdije ishin të regjistruar 120 nxënës.[82] Në 18 shkollat Sibjan mësonin 1051 nxënës dhe 358 nxënëse[83]. Sipas dy dokumenteve të vitit 1898 shohim se është dhënë urdhri të pakësohen rrogat e mësimdhënësve me qëllim që të ndërtohen sa më shumë shkolla në rajonin e Gjakovës.[84] Aq shumë ishte rritur numri i nxënësve në shkollën fillore të lagjes së Çarshisë sa që vitin 1900 ishte dhënë urdhri për hapjen e një shkolle të re në këtë lagje, apo të merrej me qira të një objekt më të madh.[85]  Gjithashtu edhe në fshatin Punashanko të Gjakovës në vitin 1904 ishte ndërtuar një shkollë fillore.[86]

9. c. Komuna dhe fshatrat e Beranit: Komisioni arsimor i Beranit në vitin 1896 përbëhej nga Mehmed Beu- kryetar dhe anëtarët: Abidin Shevki Efendiu, Mepaho Aga, Simov Aga dhe nga qatipi Mustafa Efendiu. Sipas Salnames, në dy shkollat Sibjan të Beranit mësimin e vijonin 90 nxënës dhe 45 nxënëse[87].

9. c. Komuna dhe fshatrat e Tërgovishtës: Informacionet rreth arsimit dhe edukimit në Tërgovishtë janë shumë të mangëta. Dokumenti më i vjetër rreth kësaj çështjeje në arkivin osman të kryeministrisë i takon vitit 1895 dhe që ka të bëjë me pagat e mësimdhënësve në shkollat fillore të sapo hapura në fshatrat Petrinçe dhe Draga të Tërgovishtës.[88] Sipas një dokumenti tjetër të vitit 1896 mësojmë për emërimin e Mehmed Halid Efendiut si mësimdhënës në shkollën fillore të fshatit Radmaniçe.[89] Komisioni arsimor i Tërgovishtës në vitin 1896 përbëhej nga Fetahovik Ali Efendiu – kryetar kurse Halid Efendiu anëtar, Osman Aga anëtar dhe Ymer Aga anëtar. Në shtatë shkollat e qytetit ishin të regjistruar 224 nxënës dhe 172 nxënëse. Gjithashtu, dokumentohet se në vitin 1898 kishin filluar të ndërtoheshin shkolla nëpër fshatrat e këtij qyteti. Mungesa e buxhetit ishte pengesë për hapjen e një shkolle Rushdije në vitin 1909.[90] Por në të njëjtin vit një shkollë fillore ishte shndërruar në shkollë Rushdije.[91]

9. ç. Komuna dhe fshatrat e Gucisë: Dokumenti i parë për arsimin dhe edukimin në Guci që gjendet në arkivin osman të Kryeministrisë i takon vitit 1894, i cili flet për hapjen e tri shkollave fillore në Guci.[92] Ndërsa në vitin 1894 ishte hapur një medrese, në të cilën punohej me metodologjinë e vjetër mësimore.[93] Komisioni arsimor i Gucisë në vitin 1896 përbëhej: kryetari Naib Efendiu dhe anëtarët: Haxhi Ali Efendiu dhe  Abdyl Aga. Në gjashtë shkollat Sibjan të qytetit mësonin 474 nxënës dhe 111 nxënëse,[94] kurse një dokument i vitit 1903 dëshmon për një kërkesë të bërë rreth renovimit të të gjitha shkollave në Guci[95].

10. Arsimi dhe edukimi në Plevlje (Taşlıca)

            10. a. Komuna dhe fshatrat e Plevlje: Në arkivin osman të Kryeministrisë dokumentin e parë që e kam hasur në lidhje me arsimin dhe edukimin në Plevljees i takon vitit 1895. Ky dokument bënë fjalë për hapjen e një shkolle fillore në Plevljes. [96] Komisioni arsimor i vitit 1896 përbëhej nga Mehmd Ali Efendiu – kryetar dhe nga anëtarët: kryebashkiaku Hamdi Beu, Mehmed Efendiu, Hasb Efendiu dhe nga kapiteni Shemi Efendiu. Në shkollën Rushdije mësimin e ndiqnin 70 nxënës, në shkollën fillore të ciklit të lartë 66 nxënës. Në pesë shkollat Sibjan nëpër lagje të ndryshme të qytetit mësimin e ndiqnin 159 nxënës dhe 92 nxënëse,[97] kurse në shkollat fillore të krishtere mësonin 226 nxënës dhe 93 nxënëse, pra gjithsej 319 nxënës.[98] Sipas një dokumenti të regjistruar në vitin 1900 shihet se ishte dhënë një urdhër për renovimin e shkollës Rushdije dhe gjashtë shkollave tjera në Plevlje.[99] Po ashtu në vitin 1904 nga pushteti i asaj kohe kishin filluar përpjekjet për gjetjen e mjeteve financiare për ndërtimin e një Darulmuallim dhe shumë shkollave tjera fillore[100].

10. b. Komuna dhe fshatrat e Prepolit: Më 1873 në Prepol ka pasur një shkollë Sibjan dhe një Rushdije.[101] Po ashtu vazhdimin e mësimit në Rushdijën e Prepolit e hasim nga një dokument i vitit 1890, i cili flet mbi transferimin e një mësimdhënësi.[102] Në vitin 1895 në qendër të Prepolit ishte ndërtuar një shkollë fillore[103]. Arsimin dhe edukimin në Prepol në vitin 1896 e udhëhiqnin: Sylejman Faik Efendiu – kryetar dhe anëtarët Murad Beu dhe Mahmud Beu. Në shkollën Rushdije mësimin e vijonin 20 nxënës. Në shkollën fillore të ciklit të lartë ishin 80 nxënës, kurse në dy shkollat Sibjan 12 nxënës dhe 42 nxënëse[104]. Në vitin 1900 në Prepol ishte ndërtuar edhe shkolla për femra dhe Porta në këtë shkollë  emëruar mësuese zonjën Rasime.[105]

            Përfundim

Shihet qartë se Perandoria osmane midis viteve 1877 – 1912 në Kosovë ka bërë investime të mëdha  në fushën e arsimit dhe edukimit. Sipas një Kararnameje të nxjerrë në vitin 1903 në kazanë e Lumës që i takonte Sanxhakut të Prizrenit, kërkohej hapja e 18 shkollave fillore dhe ky është një fakt që meriton vëmendje. Në këtë vit, madje edhe nëpër sanxhaqet e Anadollit nuk ka pasur 18 shkolla fillore.

Në shtetin Osman si duket problemi i shkollimit për herë të parë është zgjidhur në Kosovë. Për një kohë shumë të shkurtër janë hapur qindra shkolla dhe janë emëruar shumë mësimdhënës nëpër këto shkolla. Gjithashtu edhe numri i kosovarëve të interesuar për të vijuar mësimin në shkolla ishte tepër i madh dhe shkollat në shumë raste nuk ishin në gjendje t’i pranon të gjithë këta të interesuar dhe vazhdimisht kërkohej ndërtimi i shkollave të reja ose rritja e objekteve mësimore.

Në vitet 1877 – 1912 rajoni përjetonte një krizë të madhe dhe ishte shndërruar në një tryezë të ujqve. Kështu dhe Perandoria Osmane duke hapur shkolla moderne në Kosovë ka luajtur një rolë shumë të madh në pengimin e asimilimit të kosovarëve, veçanërisht pengoi që ata të mos serbizoheshin, bullgarizoheshin,  sllavizoheshin dhe të mos romanizoheshin. Arsimi dhe edukimi i dhënë në atë kohë sot është bërë dhe themeli i Republikës së Kosovës.

Në Shkup, qendër e vilajetit të Kosovës, ishin hapur shkolla moderne të asaj kohe, siç ishin shkollat: Sıbyan Mektebi, İptidai Mektebi, Rüştiye Mektebi, Rüşdiye-i Askeriye (Shkolla ushtarake), İdadi-i Mülki, Mekteb-i Sanayi (Shkolla e industrisë) dhe Darülmuallim (fakultet edukimi). Gjithashtu, në të shumtën e rasteve në këto shkolla emëroheshin mësues të përgatitur mirë nga Stambolli. Për ndërtimin e shkollave të reja, mësimdhënësve të këtyre shkollave u hiqej një pjesë e pagës. Në çdo sanxhak dhe kaza të Kosovës ishin hapur shkolla Rushdije dhe të diplomuarit në këto shkolla mësimin e ndiqnin në shkollat të ndryshme të Shkupit dhe nuk paguanin asgjë për konviktet dhe ushqimin.

Siç kuptohet nga dokumentet e arkivit osman të Kryeministrisë turke, Perandoria Osmane midis viteve 1877 – 1920, me gjithë rrethanat shumë të rënda të asaj kohe, kishte bërë të gjitha përpjekjet për modernizimin e arsimit dhe edukimit me qëllim që t’i përgjigjej nevojave të kohës. Po ashtu shihet se sulltanët osmanë ishin të interesuar personalisht për ngritjen e kualitetit të shkollave, modernizimin dhe ngritjen e prodhimtarisë së tyre. Nga kjo situatë më shumë se çdo vend tjetër kishte përfituar Kosova.

Një aspekt tjetër i temës është edhe çështja e modernizmit dhe tradicionales në arsim dhe edukim. Në njërën anë, derisa vazhdonte mësimi në shkollat Sibjan, në anën tjetër pa e trazuar fare popullin, mësimin e vazhdonin edhe shkollat tjera moderne të kohës si Rushdijet dhe shkollat fillore. Në këtë mënyrë edhe ishin parandaluar reagimet ndaj modernes dhe risive në arsim dhe edukim. Populli i Kosovës kishte pëlqyer shkollat moderne të asaj kohe dhe fëmijët i shkollonte në kushte mjaft komode për atë kohë.

Mes viteve 1877 – 1912 në Kosovë mësimdhënësit dhe misionarët bullgarë, romakë, serbë, italianë, francezë dhe anglezë kishin zhvilluar aktivitete të ndryshme dhe të rrezikshme. Perandoria Osmane gjithashtu kishte bërë përpjekje të mëdha për ruajtjen e kosovarëve myslimanë nga provokimet dhe propagandat që çorientonin mendjet e njerëzve, të cilat zhvilloheshin nga bullgarët, romakët, serbët, italianët, francezët dhe anglezët. Karshi gjithë këtyre aktiviteteve, megjithatë  Perandoria Osmane hapte edhe shkolla bullgare, serbe dhe romake dhe gjithashtu  përpiqej me të gjitha forcat që fëmijët e tyre të mësonin në ambiente të qeta dhe komode, por vazhdimisht i luftonte mësimdhënësit agjentë, të cilët kryenin aktivitete separatiste.

Në këtë punim të cilën e kemi përgatitur në formë kumtese, kamë paraqitur në pika të shkurtra mësimin dhe edukimin në Kosovë. Në qoftë se kryhet një studim më i detajuar në dokumentet e Arkivit Osman të Kryeministrisë, do të kishim informacione dhe njohuri shumë më tepër për shkollat dhe mësimdhënësit, lëndët që mësoheshin dhe për nxënësit që mësonin nëpër këto shkolla. Të gjithë këto mund të përbëjnë edhe historinë e arsimit dhe edukimit të Kosovës.

 

Përktheu Abdullah Rexhepi



[1] Salnâme-i Vilâyet-i Kosova, 1314 (1896), s. 167.

[2] BOA.92.89.MF.MKT

[3] Salnâme-i…, s. 183.

[4] BOA.428.48.MF.MKT

[5] BOA.499.28.MF.MKT

[6] BOA.727.41.MF.MKT; BOA.844.11.MF.MKT

[7] BOA.738.38.MF.MKT

[8] BOA.880.78.MF.MKT

[9] BOA.838.25.MF.MKT

[10] BOA.856.37.MF.MKT

[11] BOA.1056.52.MF.MKT

[12] BOA.139.84.MF.MKT

[13] Salnâme-i…, s. 193 195.

[14] Ibid, s. 200.

[15] BOA.701.55.MF.MKT; BOA.811.25.MF.MKT.

[16] BOA. 273.60.MF.MKT.

[17] Për mësuesen Ajshe të shkollës Ruzhdije të Gjilanit shih: BOA. 972.5.MF.MKT.

[18] Salnâme-i…, s. 203 – 204.

[19] BOA.976.11.MF.MKT

[20] BOA.61.57.MF.MKT

[21] BOA.300.29.MF.MKT

[22] Për mësuesit e shkollës së femrave të Preshevës shih: BOA.117.37.MF.MKT

[23] BOA.528.5.MF.MKT

[24] BOA.1136.5.MF.MKT

[25] BOA.730.26.MF.MKT

[26] BOA.108.81.A.MKT.NZD

[27] BOA.106.16.MF.MKT

[28] BOA.218.13.MF.MKT

[29] Për emërimin e mësuesve në Ruzhdijen e Novi Pazarit, shih: BOA.321.50.MF.MKT

[30] Salnâme-i…, s. 221 – 232.

[31] BOA.574.32.MF.MKT

[32] BOA.32.44.MF.MKT

[33] BOA.294.7.MF.MKT

[34] Për emërimin e mësuesve në Ruzhdijen e Akovës, shih: BOA.774.15.MF.MKT

[35] Salnâme-i…, s. 241 – 242

[36] BOA.452.38.MF.MKT

[37] BOA.731.47.MF.MKT

[38] BOA.319.418.MF.MKT

[39] BOA.352.43.MF.MKT

[40] Salnâme-i…, s. 247 – 248

[41] BOA.701.52.MF.MKT

[42] BOA.1066.17.MF.MKT

[43] BOA.458.36.MF.MKT

[44] BOA.200.37.MF.MKT

[45] BOA.240.42.MF.MKT

[46] BOA.458.36.MF.MKT

[47] BOA.200.37.MF.MKT; BOA.356.28.MF.MKT

[48] BOA.509.19.MF.MKT

[49] BOA.339.34.MF.MKT

[50] Rreth kryetarit të Këshillit Arsimor të Prizrenit, Myderriz Halim Efendiut më gjerësisht shih: BOA.60.101.Y..PRK.BSK.

[51] BOA.322.46.MF.MKT

[52] Mbi emërimin e mësimdhënësve në Ruzhdijen e Prizrenit shih: BOA.443.12.MF.MKT; BOA.336.14.MF.MKT; BOA.688.17.MF.MKT

[53] Rreth emërimit të mësimdhënësve në shkollat fillore në fshatrat e Prizrenit, shih: BOA.928.32.MF.MKT

[54] BOA.338.20.MF.MKT

[55] BOA.566.4.MF.MKT

[56] BOA.566.4.MF.MKT

[57] BOA.727.41.MF.MKT

[58] BOA.712.11.MF.MKT; BOA.738.38.MF.MKT

[59] BOA.755.56.MF.MKT. Rreth emërimeve në Darulmuallimin e Prizrenit, shih: BOA.800.39.MF.MKT; BOA.888.3.MF.MKT; BOA.88.49.MF.MKT

[60] BOA.711.2.MF.MKT

[61] BOA.759.57.MF.MKT

[62] BOA.891.65.MF.MKT

[63] BOA.1056.52.MF.MKT

[64] BOA. 928.13.MF.MKT

[65] Për mësimdhënësit në Rushdijën e Tetovës, shih: BOA. 273.33.MF.MKT, BOA. 443.12.MF.MKT, BOA. 1050.5.MF.MKT, BOA. 69.24.MF.MKT, BOA. 73.15.MF.MKT, BOA. 73.126.MF.MKT

[66] BOA. 69.24.MF.MKT

[67] BOA. 95.45.MF.MKT

[68] BOA. 152.116.MF.MKT

[69] BOA. 563.11.MF.MKT

[70] BOA. 748.49.MF.MKT

[71] BOA. 779.42.MF.MKT

[72] BOA. 135.106.46. TFR.I.KV

[73] BOA. 186ç.18532. TFR.I.KV

[74] BOA. 1118.10.MF.MKT

[75] BOA. 8.723. TFR.I.A

[76] Rreth mësimdhënësve në Rushdijën e Pejës shih: BOA. 352.4.MF.MKT, BOA. 402.35.MF.MKT

[77] Për emërimin e mësimdhënësve nëpër shkollat fillore të Pejës shih: BOA. 427.22.MF.MKT, BOA. 1146.75.MF.MKT.

[78] BOA. 354.26.DH.MKT,BOA. 800.28.DH.MKT,BOA. 33.38.DH.ID.

[79] BOA. 384.23.A. MKT,MHM.

[80] BOA. 45.22.MF.MKT, BOA. 44.87.MF.MKT.

[81] BOA. 337.11.MF.MKT

[82] Sipas maturantëve të vitit 1896 kuptohet se më së paku kjo shkollë ishte hapur në vitin 1892. (BOA. 337.11.MF.MKT)

[83] Salnâme-i…, s. 296 – 297.

[84] BOA. 418.53.MF.MKT, BOA. 442.27.MF.MKT.

[85] BOA. 520.50.MF.MKT

[86] BOA. 74.7459.TFR.I.KV.

[87] Salnâme-i…, s. 301 – 302.

[88] BOA. 272.51.MF.MKT, BOA. 298.45.MF.MKT

[89] BOA. 348.42.MF.MKT

[90] BOA. 1134.43.MF.MKT

[91] BOA. 198.19763. TFR.I.KV.

[92] BOA. 2.1312/Z-2.I..MF.

[93] BOA. 426.4.DH.MKT.

[94] Salnâme-i…, s. 309.

[95] BOA. 730.46.MF.MKT

[96] BOA. 280.4.MF.MKT

[97] Salnâme-i…, s. 315 – 317.

[98] BOA. 420.56.MF.MKT

[99] BOA. 532.41.MF.MKT

[100] BOA. 775.48.MF.MKT

[101] BOA. 9.91.MF.MKT

[102] Mbi mësimdhënësit që punonin në Rushdijën e Prepolit shih: BOA. 392.41.MF.MKT, BOA. 506.40.MF.MKT, BOA. 59.49.MF.MKT, BOA. 119.58.MF.MKT.

[103] BOA. 127.74.MF.MKT

[104] Salnâme-i…, s. 312 – 321.

[105] BOA. 533.10.MF.MKT BOA. 674.27.MF.MKT

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme