Kurt Uestergaard, motrat Bushi, Gold AG-ja dhe dhuna e pushtetit kosovar ndaj artit

1.

Në vitin 2006 kur Perëndimi u përball me një valë protestash nga muslimanët e të gjithë botës, të cilët protestonin kundër karikaturave që karikaturisti danez Kurt Uestergaard botoi kundër profetit Muhamed, liderët e Perëndimit u mobilizuan të gjithë për të mbrojtur të drejtën e artistëve për të shprehur ndjenjat e tyre nëpërmjet artit. Edhe pse u përballën me bojkote e kërkesa të shumta nga bota muslimane, ata e mbrojtën karikaturistin danez, pasi e legjitimuan e thanë që në emër të artit, artisti mund të thotë çfarë të dojë. Kancelarja gjermane Anxhela Merkel mori një qëndrim militant në përkrahje të karikaturistit danez. Në vitin 2010 kur e dekoroi Uestergaarding me çmimin e lirisë së shtypit ajo deklaroi se “Evropa është një vend ku kartonistët lejohen të pikturojnë ç’të duan”, dhe se “Pësimet ndaj artistëve duhet të shërbejnë si paralajmërim për ne.” Ajo e legjitimoi sulmin
e karikaturistit kundër Islamit në emër të artit dhe u kujtoi gjermanëve kohët kur ata jetonin nën diktaturën e komunizmit dhe luftën që ata bënë për të qenë të lirë.

2.

Republika e Kosovës e cila u krijua si gjysëm shtet – gjysëm koloni nga Perëndimi, që prej pushtimit të saj nga NATO në 1999 e më pas shpalljes së pavarësisë në 2008, në mënyrë të vazhdueshme ka pretenduar se është një shtet evropjan. Në emër të Evropës dhe vlerave të saj, qeveria e sotme kosovare është duke ndërmarrë aksione të shumta inxhinierie sociale, nëpërmjet të cilave synon të shkatërrojë kulturën vendase kosovare dhe Islamin, e konvertojë kosovarët në lgbt-istë, laik-katolikë etj. Politikat aparteidale të qeverisë kosovare kanë krijuar tensione të mëdha në vend. Tensionet janë si me komunitetet pakica etnike në vend, ashtu edhe me besimtarët muslimanë.

Kënga më e fundit nga grupi Gold AG me titull “Shqiptar” që është kënduar nga Arian Agushi shpalos tensionin me të cilin shoqëria kosovare përballet sot. Në këngën në fjalë reperi tregon për të zezat me të cilat po përballet Kosova. Hajdutëria, vrasjet, mos-liria e fjalës, ateistët hajdutë, ateistët militantë kundër Islamit, zhveshja e femrave, kurvëria, tradhëtia kombëtare nga pushtetarët të cilët puthen me serbët, injoranca e politikanëve, imponimi i laicizmit, pederastia, etj janë disa nga fenomenet që sulmohen. Reperi shan e mallkon politikën e ditës, i lutet Zotit që t’i udhëzojë të pabesët e hajnat, e i tregon establishmentit laik kosovar që mileti i Kosovës ende ngelet musliman edhe pse hajdutërit që janë në pushtet duan t’i qafirizojnë.

Kënga e reperit Agushi nuk është kënga e vetme që merret me probleme ndër-etnike dhe fetare të Kosovës. Përpara disa ditësh në internet u hodh edhe një këngë e motrave Bushi me titull “Pesëqind vjet dimër”. Motrat Bushi që vijnë nga komuniteti pakicë katolik me këngën e tyre mundohen që katolikët t’i tregojnë si heroj të kombit. Turqit, të cilët janë një prej komuniteteve që jetojnë në Kosovë, ato i quajnë ujqër dhe armiq të shqiptarëve. Turqit tregohen si barbarë që kanë mbajtur shqiptarët për 500 vjet në errësirë. Kënga himnizon shenjtoren katolike Nënë Tereza të cilët e tregon si person me rëndësi për çlirimin e Kosovës dhe Ibrahim Rugovën e përshkruan si hero të sjellë nga Zoti. Autoret thonë që shqiptari nuk mund të jetojë dot me turkun dhe me serbin. Ashtu sikur në këngën e Arian Agushit, këngëtaret tregojnë padurueshmëri ndaj etnive jo-shqiptare. Megjithë tonet e
mosdurimit kombëtar që shfaqen në këngën e motrave katolike Bushi, ato deri më tani nuk i kanë sulmuar mediat apo policia e Kosovës për tonet e tyre jotolerante. Por puna qëndron ndryshe me këngën e reperit Agushi. Ajo është denoncuar fuqishëm në mediat servile kosovare. Shkruesit islamofobë dhe njëfarë avokat Arianit Koçi e kanë konsideruar si konsumues të veprës penale nga Neni 147 i Kodit Penal – “nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Duke qenë se Arian Agushi është musliman, ndërsa motrat Bushi janë katolike, edhe policia kosovare duket se është bërë selektive në përzgjedhjen se cilin këngëtar do të dënojë. Në një thirrje që është botuar në internet, policia e Kosovës i kërkon reperit Agushi që të paraqitet në polici si i dyshuar për “nxitjen e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”. Thirrja e Arian Agushit në polici këto ditë ka shkuar paralel me kërcënimet që deputetja laik-katolike Alma Lama, dhe repartet e anti-terrorit i kanë bërë Forumit të të Rinjve Muslimanë, dhe anëtarit të kësaj organizate Noli Zhita. FRM dhe Noli Zhita janë akuzuar nga prokuroria si kryes të veprës penale të Ngacmimit sipas nenit 186 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për faktin se organizata që Noli drejton ka shkruar dy deklarata për shtyp kundër Alma Lamës, për të denoncuar fyerjet e Lamës kundër
muslimanëve dhe hoxhallarëve të Kosovës. Edhe pse siç Noli Zhita tregon, vëllai i Alma Lamës e ka kanosur duke e kërcënuar se do i përdhunoj familjen, policia dhe prokuroria e Kosovës nuk ka marrë asnjë masë kundër Alma Lamës dhe vëllait të saj, Fisnik Lama, i cili ka kryer një krim të dënueshëm sipas Nenit 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

3.

Kërcënimi policor i Arian Agushit dhe Noli Zhitës, i pari artist dhe i dyti qytetar dhe anëtar i shoqërisë civile, por mosdënimi i motrave Bushi të cilat ofendojnë turqit dhe serbët, dhe i vëllait të Alma Lamës i cili kërcënon me përdhunime Noli Zhitën dhe familjen e tij, tregojnë që në Kosovë ligji funksionon vetëm kundër muslimanëve, por jo për laikët dhe katolikët. Fakti që në Kosovë ne dëgjojmë që hoxhallarë arrestohen dhe kërcënohen nga organet e sigurisë, por priftërij sikur Don Anton Kqira që kërkojnë vrasjen nga Millosheviçi të muslimanëve kosovare nuk preken me dorë, tregojnë për standartet dyfishe me të cilat drejtësia kosovare operon.

Shteti kosovar është ngrehur si një shtet inkuizitor dhe antipopullor i cili synon të dënojë e persekutojë muslimanët e Kosovës. Këtë gjë na tregon edhe rasti më i fundëm i Arian Agushit. Edhe pse reperi si artist që është nëpërmjet këngës (e cila tashmë është bërë hit dhe është parë mbi 1.500.000 here në youtube) denoncon korrupsionin, islamofobinë dhe degjenerimin e pushtetit, qeveria, policia dhe prokuroria kosovare duket se ndaj Gold AG-së nuk do të sillen evropjanisht sikur Anxhela Merkeli më lartë. Liderët kosovarë nuk do sillen me Agushin siç u sollën evropjanët kur u rreshtuan në krah të Kurt Uestergaard kur me artin e tij ai feu Islamin e shkaktoi zemërim në krejt botën muslimane. Pushtetarët që sot qeverisin Kosovën janë njerëz injorantë dhe pa vlera, laik-katolikë dhe anti-muslimanë . Shumica janë bash ashtu siç kënga e Gold AG-së, por edhe shumë raporte ndërkombërate i përshkruajnë:
qafirë, hajdutë, të pacipë dhe njerëz të ligj të cilët nuk tolerojnë dot popullin e tyre. Njerëz të hurit dhe të litarit që ashtu siç edhe kënga thotë, nëse u’a thua të vërtetën të zhdukin e të vrasin. Ata janë trembur nga vargjet e këngës së Agushit pasi ato shpjegojnë në mënyrë profetike brengën me të cilën populli i Kosovës përballet sot. Arian Agushi nëpërmjet këngës së tij luan mesazherin e popullit të shtypur të Kosovës. E për këtë, pushtetarët laik-katolikë duan ta trembin apo heshtin mesazherin islamik.

Ja disa vargje nga kënga, të cilën pushteti kosovar ka vendosur të dënojë:

Sa tzezat po vin / do pi presim do spi dim

Rrencat po na majn / kshyre neve spo na nin

Kosoven na mloj kejt rrena e hajnija

Deksha n’ket vend po srrejn fjalt e mija

Ktu qka osht ka bohet mo so ka din kerkush

Provoje veq fol / se shkon si qeni nrrush

Hajnat po na majn se vet ja kem bo venin

Vjedhni ateista se ju po ja dini renin

Bojn hajgare qeverija parlamenti ministrija

Veq tuten pi neve tybe na lojn pa XHAMIJA

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme