Ne kemi frikë të fluturojmë, frikë nga disa shtete; frikë nga aziatikët mjekrrosh, frikë nga këpucët e pasagjerëve në avion; nga letrat, nga pluhuri i bardh. Shtetet e akuzuara për strehim të terroristëve, popujt e tyre, të pa fajshëm apo fajtorë, frigohen gjithashtu. Ata frigohen nga lufta se do të vritën apo gjymtohen nga bombat e hedhura mbi ta dhe raketat e lëshuara prej qindra milë larg nga forcat e pa para. Ata frigohen sepse mund të bëhen pjesë për tu vrarë sepse kanë ndodhur në rrugën e shkatërrimit të vendit të tyre.
Përgatitjet dhe masat për të garantuar sigurinë vazhdojnë furishëm. Me triliona dollar shpenzohen nga bota për armë të reja, teknologji të re dhe strategji të re; vendosja e forcave dhe inspektorëve në mbarë botën. Ata që nuk mund ta arrisin këtë masë sigurie duhet thjesht të presin fatin e tyre dhe të mbështeten tek Zoti. Por, krahas gjithë kësaj sulmet terroriste janë bërë aty ku më së pakti është pritur, duke vrarë prapë njerëz të pafajshëm. Prapë nuk ka siguri që njeriu familjar i veshur mirë dhe i pastër në kojshinë e vet, se nuk do të bëhet edhe një rrëmbyes që do të përplas mjetin fluturues të tij në ndonjë ndërtesë duke vrarë njerëz.
Ndërkohë ekonomia botërore ka ra dhe në disa raste është dobësuar shumë duke futur disa shtete ndër fuqitë e madhe. Vende pune ka gjithnjë e më pak kurse varfëria shtohet bile edhe në vendet e pasura. Ska investime në vende të huaja apo në shtëpi. Kërcënimi i luftws ka ngritur shumë çmimin e naftës, duke shtuar kufijtë ekonomike dhe sociale në vendet e varfëra.
Ndihma për të varfërit praktikisht është ndërprerë kurse huazimet janë ndaluar duke bërë që vendet e varfëra të dështojnë.
Me të vërtetë bota është në një gjendje të tmerrshme, gjendje më e vështirë se sa gjatë konfliktit lindje-perëndim, gjatë luftës së ftoftë. Të gjitha shpresat të lindura mbas përfundimit të luftës së ftoftë janë zhdukur dhe, me terroristët dhe anti terroristët duke u fryrë qorrazi në luftën e tyre kundër njëri tjetrit edhe nuk do të kthehen ato shpresa për një kohë të gjatë.
Patjetër ne duhet të pyesim vetveten përse kjo po ndodh në botë. Përse ka terrorizëm? A është e vërtetë që muslimanët janë të lindur terrorist për shkak të mësimeve të një profeti i cili ka qenë terrorist? Atëherë si mund të shpjegojmë masakrat, inkuizicionin dhe holokaustin që karakterizojnë Evropën krishtere për afro 2000 vjet? Përse Jahuditë vendosën që të gjejnë strehim tek muslimanët sa herë që Evropa krishtere i persekutoi ata? A thua popujt kerkojnë strehim në vendet e terroristëve? A tingëllon pak sa e çuditshme?
Gjithashtu edhe krishterët janë terrorizuar por jo nga muslimanët por nga krishterët e tjerë që i kanë akuzuar ata si heritikë. Ata janë presukutuar, torturuar, djegur në huj për së gjalli për shkak të besimit dhe gjithashtu janë detyruar të emigrojnë. Duket se muslimanët nuk kanë patur monopol mbi terrorizmin, patjetër që jo në masë të holokaustit, masakrave dhe inkuizicionit.
Pra nuk mund të jetë që muslimanët janë i vetmi shkak i gjithë këtyre problemeve. Në qoftë se nuk janë atëhere është përleshja civilizimeve, përleshja e civilizimit islam dhe ati jahudo-krishtere, kjo është shkaku.
Sinqerisht unë nuk e besoj këtë. Sinqerisht kjo është për shkak të ringjalljes së tiparit evropjan për të dominuar botën. Dhe, shprehja e këtij tipari përfshin padrejtësinë dhe shtypjen e popujve të origjinave dhe ngjyrave tjera.
Nëse mendojmë për të kaluarën do të shohim se nuk ka pas fushatë sistematike terroriste jashta Evropës derisa evropjanët dhe jahuditë krijuan shtetin jahudite nga toka palestineze. Aksidentalisht, terrorizmi është përdorur për të parën herë nga Haganah dhe Irgun Zvai Leum për të bind Britanezët që të themelojnë Izraelin. Palestinezët me atë rast u perzunë nga shtëpitë dhe vendi i tyre për të jetuar në kampe të mjera refugjatësh që më shumë se 50 vjetë.
Është lufta e Palestinezëve për të rimarr tokat e tyre ajo që ka rënë; në fillim luftë konvencionale pastaj protestë civile dhe eventualisht demostrata të dhunshme. Izraelitët kërkuan ndihmë nga Evropa si shpërblim për të harruar krimet evropjane të bëra ndaj tyre në të kaluarën.
Të dëshpëruar palestinezët në fund iu kthyen asaj që përshkruhen si akte terrori. Me të drejtë, kjo dënohet nga bota. Por bota nuk dënon si akte terrori aktet e tmerrshme të Izraelitëve; masakrat në Sabra dhe Shatila, gjuajtjet dhe vrasjet e fëmijëve, përdorimin e fishekëve të zbrazët uraniumi, bulldozimin e shtëpive Palestineze me banues brenda, helikopterët gjuajtës, etj. Dhe Izraeli tani po kërcënon që do përdor armë nukleare.
Kjo zhurmë e standardeve dyfishe është çfarë xhindos muslimanët, i tërbon ata në atë masë për hedhjen e sulmeve të tyre terroriste. Nëse Iraku është i lidhur me Al–Kaiden, a nuk është më logjike për të lidhur shpronësimin e tokës Palisteneze dhe persekutimin dhe shtypjen e Palestinezëve me 11 Shtatorin? Nuk janë dallimet fetare që zemëruan sulmuesit e Qendrës Tregtare Botërore.
Është thjeshtë simpatia dhe zemërimi mbi shpronësimin e tokës Palestineze, mbi padrejtësinë dhe shtypjen e Palestinezëve dhe Muslimanëve çdokund. Nëse njerëzit e pafajshëm të cilët vdiqën në sulmet në Afganistan, dhe ata të cilët vdiqën në mungesë të ushqimit dhe ndihmës mjeksore në Irak, janë konsideruar viktima, a nuk janë 3,000 të cilët vdiqën në Nju Jork dhe 200 në Bali gjithashtu viktima, vdekjet e të cilëve ishin të nevojshme për sukses në operacione?
Aktualisht jeta e çdo individi është e shenjtë, ska rëndësi nëse personi është mik apo armik. Ja pse lufta nuk është zgjidhje . Diskutimi i bazuar në kush mund të vras sa më shumë njerëz me qëllim që të nxirret kush është fitimtari dhe kush i humburi, me qëllim që të determinohet kush ka të drejtë dhe kush gabim është primitive dhe nuk flet mirë për të ashtuquajturën niveli i lartë i civilizimit që kemi arritur.
Madhështia e një kombi duhet të bazohet në kulturën që çmon cilësitë e larta morale, estetikën, diturinë, dhe arritjet në shkencë. Fatkeqësisht mijëra vjet pas kohës së gurit ne prapë masim madhështinë e një kombi me kapacitetin për të mbytur sa më shumë njerëz.
Por shtypja dhe padrejtësia nuk është kufizuar në luftë dhe vrasje njerëzish; ka shtypje në përhapjen ideologjike. Ne jemi tani të lejuar vetëm qeveri me sistem demokratik. Ne pranojmë që deri tani është sistemi më i mirë për qeverisje. Por vërja e sanksioneve, njerëz të uritur, mohimi i hyrjes së ilaçave me qëllim që me forcë të pranohet demokracia vështirë duken demokratike. Aktualisht miliona kanë vdekur për shkak të moskonvertimit në këtë fe të re. Dhe miliona të tjerë po vuajnë sepse ata janë të paaftë për ta futur demokracinë në punim, për shkak të përfundimit në anarki.
Të lehtësuar nga nevoja për të konkuruar me komunistët, tregtarët e lirë kapitalist nuk tregojnë më fytyrën e dashur. Lakmia e tyre nuk njeh kufi. Ata duan që shtete të cilat kanë luftuar shumë për të fituar pavarsinë, për ta dhënë atë pavarsi, të ju lejojnë kapitalistëve hyrje të lirë të bëjnë çfarë të duan me ekonominë e këtyre shteteve. Ata e thërrasin këtë konkurencë të lirë. Siç bashkohen dhe fitojnë njëri tjetrin, ata bëhen gjigantë të llahtarshëm kundër së cilëve bizneset e vogla në shtetet e zhvilluara nuk do të jenë në gjendje të konkurojnë. Çfarë kuptimi ka kunkurimi ku nuk mund të fitosh aspak. Në fund pak nga këta përbindësh do të kontrollojnë të gjithë botën.
Gjë e mërzitshme është që ata nuk bëjnë më tepër se mashtrim dhe korrupsion. Dhe ne e dime që mund të dështojmë. Kemi parë sa mahnitshëm ata dështojnë, duke humbur 100 bilion dollar në një vit. Dhe kjo është vetëm një korporatë.
Janë tregtarët mashtrues të qarkullimit të cilët kanë shkatërruar ekonomitë egjysmës së botës, kanë nxjerrur dhjetra miliona nga puna, falimentuan banka dhe mijëra biznese, shkaktuan shkatërrimin e qeverive dhe fundërruan anarkinë – të gjitha këto sa qindra individ mund të bëjnë miliona për veten e tyre.
Tani i pasuri nuk jep më ndihmë. Ata gjithashtu nuk huazojnë. Dhe gjatë gjithë kohës agjencitë internacionale që ata kontrollojnë mundohen të mbysin shtetet e varfëra që janë në borrxhe të thella e që sulmohen nga manipuluesit lakmues tregtar.
Kontrasti mes të pasurit dhe të varfërit bëhet më i madh çdo ditë. I pasuri ka të ardhura për frymë më shumë se 30,000 dollar, dhe i varfëri vetëm 300 dollar. Megjithatë i pasuri don të shtryll nga i varfëri edhe pikën e fundit të gjakut. Kjo është çfarë e shqetëson botën sot, kjo shypje e të varfërit; kjo padrejtësi, kjo pabarëzi. Të fërkosh kripë në blagë, të varfërit gjithmonë i është thënë që atyre u mungon transparenca dhe qeverisja e mirë, ata nuk rrespektojnë të drejtat e njeriut, nuk përkrahin lirinë e fjalës, lirinë e shtypit e kështu me rrallë, kur në fakt të pasurit i mungon transparenca, i cili nuk rrespekton të drejtat e njeriut, të cilët pengojnë të drejtat tona për të thënë të vërtetën se çfarë po bëjnë, të cilët përdorin shtypin për të fshehur prapësitë dhe për të thënë gënjeshtra. Si tjetër mund të interpretojmë operacionet e fondeve mbrojtëse dhe tregtarët të qarkullimit, sanksionet dhe bombardimet sistematike të shteteve të caktuara, varfërimin e të varfërit, dhe censurimin e lajmeve si dhe reportazheve të shtrembëruara dhe fallsifikuara për Jugun?