MJEKËSIA MODERNE DHE SPIRITUALITETI

Sëmundja dhe shërimi kanë egzistuar që nga njeriu i parë i cili është krijuar nga dheu dhe një pjesë e Shpirtit të Krijuesit. Gjatë historis së njerëzimit mjekët gjithmonë njeriun e konsideronin si trup me shpirt të shenjt. Kjo pikëpamje në mjekësinë perendimore u pasurua me ndikimin e literaturës së përkthyer dhe përvoja e mjekëve musliman . Kahjet e zhvillimit të shkencës dhe mjekësisë perendimore u ndryshuan nga shek 17.me inkvizicionin e kishës e cila largoi shkenctarët nga besimi dhe më vonë u bë zhvlersimi i “shenjtërisë së njeriut”nga teoria evolutive. Ateizmi dhe materializmi ishin të huaj për shtetet muslimane , mirëpo ndikimi ishte i paevitueshëm. Këto dy faktorë ndikuan që njeriu të privohet nga qetësia shpirtrore dhe siguria. Dhe për pasojë njeriu fillojë të ndiej mungesën e spiritualitetit. Këtë gabim filozofët perendimor fillojnë të kuptojnë kah fundi i shek. Në të kaluarën hulumtuan ndikimin  e spiritualitit në shërimin dhe lumturinë e pacienteve. Tani hulumtojnë aplikimin e  metodave më të përshtatshme në bashkpunimin e spiritualitetit me mjekësinë bashkohore.

Njeriu, si krijesa më e përsosur e All-llahut Fuqiplot, gjithnjë e më tepër ndjenë një nevojë të patjetërsueshme për të ushqyer atë që është më esenciale e që kohë më parë sikur është lërë në harresë. Nuk është punë e vogël ajo t’i kushtosh rëndësi aspektit tënd fizik e të lëshë pas dore anën shpirtërore, kurse më vonë të mos i përjetosh pasojat e atij lëshimi.

Sipas përcaktimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shëndeti është:

 “Gjendja e mirëqenies së plotë fizike, shpirtërore dhe sociale e jo vetëm mungesa e sëmundjes dhe raskapitja”.

Në vitet e fundit  pati shumë diskutime në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBS ) duke sugjeruar se termi ‘spiritual ‘ të shtohet në frazën “ mirëqenie komplete fizike , mentale dhe sociale “. Këtu fjala ‘spiritual’ i referohet direkt esencës dhe vlerës së jetës njerëzore , arsyes për të jetuar, apo arritjes së qetësisë  personale .

Refleksioni i ri mbi këtë pikë , mbi esencën e jetës njerëzore dhe nevojën për ta riparuar atë , Çoi në një term të ri të quajtur “ kualiteti i jetës ”. Dhe siç e dimë  të gjithë,  çështjet rreth “ kualitetit të jetës “ tani zgjojnë interes në të gjithë botën .(1)

 “Mjekët pajtohen se çështja kryesore e shërimit spiritual është përmirsimi i kualitetit të jetës . Në qoftë se e pranojmë faktin se lutjet dhe spiritualiteti mund ta zgjerojnë kualitetin e jetës , atëherë këto praktika janë shumë me rëndësi dhe tepër intriguese për tu lënë anash nga shkenca dhe medicina “ (Juncos, 2003). (2) 

Definicionin i Hofit (Hoff) është:

 “Shëndeti është baraspesha harmonike e ndërtimit dhe funksionit të organizmit dhe të përjetimit shpirtëror, gjë që është parakusht për aftësinë e plotë për punë, e me këtë edhe për kënaqësinë e plotë të jetës”. (3)

Vlerësimi i shëndetit bazohet në vlerësimin e baraspeshës dinamike të organizmit, të rregullimit normal dhe të harmonizimit të funksioneve, aftësisë së mbajtur të adaptimit në ndikime të jashtme dhe të brendshme, si dhe në vetitë normale që janë karakteristike për moshë, gjini dhe bashkësi etnike.
Sëmundja është pengesë e kësaj baraspeshe harmonike me zvogëlim të aftësisë për punë dhe të kënaqësisë së jetës, si dhe me ngarkesë shpirtërore.

Në vitet e fundit debati për ndërlidhjen ndërmjet shkencës mjekësore dhe shpirtërore ka qenë i begatshëm. Mjekësia moderne, pavarësisht nga zbulimet dhe përparimin në identifikimin e shkakut dhe trajtimin e sëmundjes, është parë si tepër "shkencore", dhe si pasojë "lidhja mes pacientit dhe mjekut" është dobësuar. (4)

Që nga kohërat më të lashta, studimi i sëmundjeve dhe mjetet juridike të saj ka mahnitur njerëzimin. Sot, mjekësia moderne dmth, allopathy, ka fituar rëndësi dhe është e përhapur si metodë e preferuar në shërimin e sëmundjeve. Përparimet në mjekësinë moderne kanë bërë të qarta shkaqet fizike dhe psikologjike pas sëmundjeve të ndryshme. Megjithatë, është gjithashtu e vërtetë se arsyet e shumë sëmundjeve ende nuk janë kuptuar plotësisht nga shkenca moderne mjekësore.

Njeriu përbëhet nga trupi, shpirti dhe nga intelekti; shpirti  është njëherit mbi njeriun dhe në qendër të qenies së tij. Esenca e njeriut, është qenësore për natyrën e njeriut, që mund të kuptohet vetëm me intelekt e cila mbërthen të gjitha rrafshet tjera të ekzistencës së tij. (5)

Spiritualiteti.

Në mjekësinë moderne, sot, ne mund të konkludojmë se "spiritualiteti" si një terapi do të konsiderohet si një alternativë apo terapi plotësuese në mjekësinë tradicionale.    Megjithatë, gjatë shekujve, traditat e ndryshme kanë përdorur spiritualitetin si një terapi të qëndrueshme për të plotësuar terapi të tjera.

Le të përcaktojmë se çka nënkuptojmë me spiritualitetin dhe shërimin. Spiritualiteti është kërkesa e brendshme për kontakt me pjesën e brendshme hyjnore (apo bashkimi). Kjo nuk është një "fe", e cila ka të bëjë kryesisht me aspektet sociale të jetës, dhe mund ose nuk mund të mbështesë shpirtëroren.

Që nga fillimi i historisë së regjistruar të qytetërimit njerëzor, spiritualiteti dhe mjekësia janë gërshetuar, të paturit e një origjinë të përbashkët në kuadrin konceptual të marrëdhënieve mes qenieve njerëzore, natyrën dhe Zotin.

Në mjekësinë egjiptiane, priftërinjtë vepruan si mjekët dhe dorëzuan masat kurative natyrore duke përdorur kryesisht prodhime bimore. (6)

Por edhe mjeksia nga mrekullitë e pejgamberëve ishte shërbim special që bëhej nga ata me lejen e All-llahut..Shembulli i pejgamberit Isa a.s i cili shëronte të sëmuarët nga lebroza si dhe u kthente të verbërve shikimin.

Islami gjithashtu ka luajtur një rol të madh në zhvillimin e mjekësisë moderne me ndjekjen e njohurive, zhvillimin e teknikave dhe krijimin e qendrave për arsim mjekësor. (7)

Dr. Mejerhof në "Trashëgiminë e Islamit" (f. 132) shkruan:

 “Në shekullin XVI-të librat e Ibni Ruzhdit (Averoes) dhe Ibni Sinas në Itali janë përkthyer në gjuhën latine dhe janë shfrytëzuar si bazë për arsimim në universitetet italiane dhe franceze.  Në f. 116 të librit, shkruan:

"Vetëm pak pas vdekjes së Raziut, u shfaq një yll tjetër i diturisë dhe kulturës. Ishte ai Ibni Sina (3470  429 h.). Ndonëse ishte njohës më i mirë i filosofisë, përhapja e mjekësisë së tij në Evropë ishte mahnitëse. Ata pas vete kanë lënë vepra tejet të vlefshme dhe të çmuara, të cilat janë përkthyer nga disa herë në latinisht dhe gjuhët tjera. Evropa ka pasur shumë dobi nga veprat e tyre.”

Citojmë veprën e njejtë, nga f. 128:

"Muslimanët në kohën e tyre kanë qenë shumë përpara në krahasim me kolegët e tyre në shumë shkenca. Me arritjet e tyre kanë mahnitur botën. Evropa nuk dinte gjë për bakteriet e kolerën kur hynë muslimanët në Spanjë, ndërsa njerëzit sëmundjen e shikonin si dënim i dërguar nga qielli për shkak të mëkateve të kryera. Mjekët muslimanë që atëherë kanë dëshmuar se madje edhe mortaja buboniane është vetëm një sëmundje ngjitëse dhe asgjë më shumë."

Kjo marrëdhënie e ngushtë ndërmjet fesë dhe mjekësisë vazhdoi për shekuj dhe u ndërpre nga fundi i shekullit të XVII-të kur metodat shkencore në mjekësi filluan të përdoren gjithnjë e më shumë për natyrën e të kuptuarit. (8)

Largimi i mjekësisë nga spiritualiteti

Ishte Kisha - [ajo e cila] qoftë për shkak të mangësive konceptuale në teologjinë që përfaqësonte, qoftë për shkak të sjelljes çnjerëzore ndaj masave, veçanërisht shkencëtarëve dhe mendimtarëve të lirë - [u bë] faktori dhe arsyeja kryesore e animit kah  materializmi i botës së krishterë e tërthorazi edhe asaj jokrishtere.

Në Mesjetë, kur çështja e Zotit ishte në duart e priftërinjve, rreth Zotit u formuan një sërë konceptesh të papjekura dhe të paplota që nuk puthiteshin aspak me realitetin e të cilat jo vetëm që nuk kënaqën njerëzit e mençur dhe të arsimuar, por krijuan tek ata urrejtje dhe i ngritën kundër mësimeve për Zotin.

Si pasojë, shkencëtarët dhe hulumtuesit nuk guxonin të mendonin kundër asaj që Kisha konsideronte shkencë, pra ishin të detyruar të mendonin si Kisha. Është e natyrshme që një shtypje kaq e madhe mbi mendimin, që ekzistoi nga shek. XII deri në shek. XIX në Francë, Angli, Gjermani, Hollandë, Portugali, Poloni dhe Spanjë, shkaktoi një reagim të përgjithshëm shumë negativ ndaj fesë dhe teizmit. Kisha krijoi gjyqe nën emrin inkuizicion apo “Gjyqi shpirtëror për hulumtimin e opinionit”, emri i të cilit flet qartë për detyrën që iu vu.

Will Durant shkruan:

 “Gjyqi Inkuizitor kishte ligjet dhe metodat e tij specifike të marrjes në pyetje dhe ndjekjes penale. Para se të mblidhej gjykata e lartë në ndonjë qytet, lexohej nga altari urdhëresa fetare dhe kërkohej nga njerëzit që çdokush, i cili ishte në dijeni të ndonjë të pafeu, heretiku apo ateisti, të njoftojë për këtë Gjyqin Inkuizitor”.

Kështu nxitnin dhe inkurajonin kallëzimin dhe akuzimin e fqinjëve, miqëve dhe të afërmve. Paditësve u premtonin përkrahje të plotë dhe fshehtësi. Ai që ishte në dijeni të ndonjë jobesimtari dhe nuk e tregonte, apo e fshihte në shtëpi, do shpallej i mallkuar, i përndjekur dhe i pa fé...(9)

Degradimi i vleres Hyjnore të njeriut

Në dy shekujt e fundit, me zhvillimin e shkencës, njerëzimi ka rënë papritur nga ai piedestal i shenjtërisë që i ishte dhënë ngaherë. Ai ra me një rrënim të vërtetë sepse sa më e lartë është ngritja, aq më i madh është dëmi i shkaktuar nga rënia. Në të kaluarën, njerëzimi qe ngritur në qiell deri në rangun e një demi-zoti.

Zbulimi i parë (i madh) i njerëzimit ishte struktura e Universit, që i revolucionarizoi idetë e tij. Para kësaj, toka besohej të ishte qendra e gjithësisë, përreth së cilës silleshin të gjitha planetet dhe yjet. Shkenca vërtetoi se toka ishte një planet i vogël që sillej rreth Diellit dhe sistemi diellor ishte vetëm një pjesë e parëndësishme e Universit.  Pikërisht,  atëherë pozicioni i njerëzimit si qendra e të gjitha mundësive dhe si qëllimi i krijimit iu nënshtrua dyshimit dhe mohimit, se askush  nuk guxoi të shprehej për pozicionin e tij të lartësuar. Atëherë, një tjetër goditje që u dha, ishte ideja se qenia njerëzore nuk ishte më një krijesë hyjnore dhe (idea e) mëkëmbësit të Zotit në tokë u braktisë.

Kërkimet biologjike në fushën e evolucionit dhe origjinën e specieve njëherësh treguan lidhjen e njerëzve me po ato kafshë që ata kishin përbuzur dhe përçmuar. Ajo i nxorri ata si të evoluar nga një lloj majmuni apo ndonjë kafshë tjetër e kështu ata humbën prejardhjen e tyre hyjnore. Disa shkuan deri aty sa të pohonin se stomaku ishte qendra e mendimeve dhe ndjenjave të tija.

-B. Russel ka thënë:

 “Duhet t'i kundërvihemi kësaj mënyre të jetës.'Progresi teknologjik njerëzimit i ka sjellur shumë dobi, mirëpo ka ngërthyer në vete edhe destrukcione e dhunë, ndërsa zjarri i pasioneve të papërmbajtura ka sulmuar ashpër shpirtin. Me këtë njeriu është privuar nga qetësia shpirtërore dhe siguria. Dituria teknologjike jo vetëm që nuk e ndriçon rrugën e njeriut, por e shtyn ate në errësirë më të thellë.

Virtytet morale të Perëndimit kanë përjetuar ndarjen e plotë nga feja, kështu që e kanë humbur vlerën dhe karakteristikën e tyre shpirtërore.

Në botën moderne mendja është në shërbim të interesit, andaj nuk njeh asgjë tjetër pos gjërave materiale. Prandaj, virtyti e ka humbur vendin e vet, ndërsa njerëzit kanë harruar shumë parime morale. Kjo plagë morale e njerëzimit nuk po shërohet.

Njerëzimi ka gabuar kur ka lëshuar të njohë faktorët e lumturisë dhe mirëqenies.

Çrregullimet e shumta që janë karakteristikë për civilizimin e sotëm modern janë fare evidentë. Shpikjet dhe zbulimet e bëra për të lehtësuar jetën dhe për të përparuar civilizimin nuk i kanë zbutur këto çrregullime, as që i kanë sjellur lumturi shoqërisë, por as kanë eliminuar problemet e tij dhe çrregullimet e shumta sociale. Krahas nevojave të ndryshme fizike, njeriu ka një vrull moral dhe aspiratë shpirtërore. Siç e ndjen joshjen ndaj kënaqësive fizike, njeriu gjithashtu ndjen edhe nevojë për ushtrimin e përmbajtjeve shpirtërore jashtë botës materiale.

Qëllimi i shkencave të lashta, i fesë dhe i filozofisë, në anën tjetër, ka qenë gjithnjë të kuptuarit e tipareve të njeriut, të kuptuarit e misionit të tij në Univers dhe zbulimi i qëllimit të jetesës së tij. Por para tre shekujsh, Perëndimi përcaktoi një ideal të ri të definuar nga Francis Bacon, të cilit akoma po i përmbahet. Ky ideal thotë se shkencat dhe filozofitë e vjetra kishin për qëllim vetëm që t`i jepnin njeriut njohuri në lidhje me realitetin e botës dhe se shkenca e sotme duhet t`i lërë mënjanë principet e tilla dhe të përcaktojë qëllime të reja për veten. Një qëllim i tillë për shkencën, sipas tij, duhet të jetë fuqia. Francis Bacon thotë:

 “Filozofi dhe shkencë e vërtetë është vetëm ajo që i sjell njeriut fuqi në jetë..”

Dhe siç mund të shihet sot, shkenca, e cila në ditët tona po zhvillohet me vrull, s`ka bërë tjetër veçse ka dhënë kontribut në fuqizimin e njeriut. Me fuqizim, nënkuptojmë sundimin e natyrës nga njeriu, që me fjalë të tjera s`do të thotë gjë tjetër veçse shfrytëzim më efektiv i burimeve natyrore.

Rilindja e vlerave njerzore

Nga fundi i shekullit të XIX-të, njerëzimi ka rifituar një vëmendje të freskët në shkollat e filozofisë si ajo e humanizmit dhe  madje adhurimit të qenieve njerëzore.

Tani njeriu po përpiqet ta ripërtërijë dinjitetin dhe shenjtërinë e tij të mëparshme dhe të bëhet një qëllim në vetvete por pa zbatimin e kritereve të mëparshme dhe pa marrë parasysh dimensionin e tij hyjnor apo jo-hyjnor, apo pikat e shtruara në Kur’an se çdo gjë e krijuar në tokë është për të dhe se Zoti ka fryrë një pjesë  të Shpirtit të Tij tek ai duke e bërë një manifestim të Tijin. (10)

Njerëzit virtytet morale i shikojnë nga aspekti i fitimit material. Nëse këto virtytet nuk sigurojnë dobi materiale, atëherë tek ata nuk kanë kurrfarë vlere.

Fatkeqësisht, mjekësia, arti i shërimit është kthyer në një ndërmarrje të korporatave, një biznes fitimprues me të vetmin qëllim  marrjen e parave në vend se të sjellë rehati për të sëmurët duke shëruar vuajtjet dhe shpirtin.

Korporatat farmaceutike dhe të mjekësisë, motivet për ofrimin e kujdesit kanë ndryshuar dhe kjo nuk është më në lidhje me shërbimin, por në lidhje me paratë, dhe mjekësia nuk është më  profesion i nderuar, por një "karrierë" apo një punë biznesi dhe plotësimi shpirtëror dhe kënaqësia është zëvendësuar nga koprracia dhe materializmi.

Janë spitalet tona që bëhen gjithnjë  institucione të depersonalizuara dhe janë mjekët duke u shndërruar në teknokratë që ndërveprojnë me makina më shumë se me personat? Pse kaq shumë njerëz ndihen bosh dhe të pakënaqur, në dritën e të pasurit çdo gjë dhe të kesh qasje në trajtimet më të avancuara? Në një shoqëri materialiste kjo ndjenjë e boshllëkut është i shfrenuar dhe institucionet mjekësore duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë. (11)

Spiegeli erdhi në konkluzion se ,“ Medicina moderne ka vuajtur nga ndarjet artificiale mes trupit dhe mendjes . Kemi menduar se vetëm intervenimet fizike mund të zgjedhin problemet fizike . Por ... trupi dhe mendja janë të lidhur dhe patjetër duhet të punojnë bashkë .... dhe kjo duhet të jetë një mjet i fuqishëm në trajtimin e sëmundjeve medicinale ”. (12)

Lumturia njerëzore gjithsesi nuk arrihet vetëm në nivel të kulturës materiale pa ushtrimin e barabratë të dy aspekteve të saj: shpirtëror dhe material.

Gjatë shekullit të kaluar medicina është influencuar shumë nga teknologjia medicinale , dhe një pjesë e ndryshimeve në medicinën praktike ishte dhe pranimi i modelit mekanik me theks te veçantë në teknologji (McKee & Chappel, 1992). Ky model biomedicinal bëri që pacientët të ndiheshin të tjetërsuar nga humaniteti i vetë mjekut të tyre , si dhe mos shqyrtimi i tretmanit të tyre në aspektet tjera siç është ai mental , shoqëror dhe spiritual

Edhe pse ne te kaluaren është injoruar spiritualiteti  në praktikën mjekësore. Tani, skenari ka ndryshuar shumë. Disa libra mbi fenë, spiritualitetin, lutjen, shërimin dhe shëndetin kanë qenë autor nga mjekët dhe gjeten vendin që u takon në mesin e letërsisë boterore. (13)Disa artikuj kërkimore, komentet dhe kritikat në bashkëveprim të fesë, spiritualiteti,shëndeti dhe mjekësia janë botuar në publikimet kryesore mjekësore  dhe revista te shëndetit publik. Numri i artikujve shkencorë mbi këtë temë është rritur rreth gjashtë-fish , nga 300 në 1975-1979 në rreth 1800 në 1995-2001. (14)

Tani që jemi të ballafaqur me këto pyetje, medicina botërore është duke e kthyer vëmëndjen në lidhjet e Trupit dhe Mendjes . Mendja është e përfshirë mbrenda Trupit . Mjekët filluan ta pranojnë këtë gjë, dhe filluan të mendojnë për esencën e jetës njerëzore , dhe nevojën për të riparuar atë .

Me 1980 , Engel (Schenker & Rabenou, 1993) provoi ta zgjeronte modelin biomedicinal me marrjen parasysh dhe të faktorve psikosocial kur jepnin përkujdesjen medicinale . Që prej atëherë ka pasur një eksplozion të interesimit për Çështjet psikosociale në medicinë , dhe që prej atëherë modeli  biopsikosocial-spiritual ka filluar të mësohet gjërësisht nëpër shkollat dhe universitet medicinale . Me 1986 Hiatt propozoi që ta zgjeronin këtë model biopsikosocial-spiritual , siç bëri dhe Kuhn me 1988 . Në dhjetor konferenca e quajtur ” Spiritualiteti dhe Sherimi “ e mbajtur në Shkollën Medicinale të Harwardit tërhoqi rreth 1.000 profesorë të medicinës , duke përfshirë edhe shumë anëtarë të fakulteteve nga kolegjet private medicinale ("Spirituality & Healing," 1996). Pjesëmarrësit diskutuan për hulumtimin e bërë nga Akademia e Mjekëve Amerikanë , e cila konfirmoi se rreth 99 % e të gjithë mjekëve familjare besonin se besimet religjioze mund ta ndihmojnë procesin e shërimit . Rreth 80 % e të anketuarve thanë se studentët e medicinës do të duhet të mësonin teknikat e relaksimit dhe të meditimit si pjesë formale e trajnimit të tyre("Spirituality & Healing," 1996).

Mjekët kanë nisur të pranojnë për përqindjen e madhe të ndikimit që ka religjioni në jetën e përditshme të pacientëve  të tyre (Mathews, 1994)., dhe se ca pacientë e përjetojnë lutjen si një lloj     tretmani medicinal“alternativ”(Eisenberg,Kessleretal.,1993).

Me 1995 Shkolla Medicinale e Dartmuthit , zbuloi se pacientët që merrnin qetësim nga lutjet, kishin 3 herë më shumë gjasa të mbijetonin pas operimeve në zemër , se sa pacientët tjerë që nuk ishin religjioz . Studimet tjera kanë treguar se personat që besojnë në fuqitë më të larta kanë prirje të jetojnë më gjatë , të kenë jetë më kualitative , më pak probleme me drogë dhe alkohol , dhe shumë më pak probleme mentale .

Në një studim tjeter hulumtuan efektin e dy konstrukteve , “ shpirti luftarak” dhe i ashtuquajturi personalitet i tipit C , gjatë zhvillimit të Kancerit . Personat me personalitet të tipit C karakterizohen si të nënshtrueshëm dhe komfort , ata kanë prirje të reagojnë me depresion ndaj stresit , dhe janë të pashpresë dhe të pashërim . Në anën tjetër , njerëzit me shpirt luftarak tregojnë karakteristika siç janë optimizmi , vetëbesimi , dhe vendsomëria për ta luftuar Kancerin e tyre (Spiegel, 1996). Personat që tregojnë shpirt luftarak kanë tendenca për të jetuar më gjatë se sa ata të personalitetit C (e.g., Stavraky, Donner, Kincade, & Stewart, 1988; Stein, Linn, & Stein, 1989).

Faktet e para nga studimet shkencore në Çështjen komplekse të lidhjeve mes trupit dhe mendjes kanë shënjestër dy sisteme fizike të cilat kontrollojnë dy rrugët e mundëshme të meditimit : sistemin nervor dhe atë të imunitetit . Për këtë arsye kjo fushë e studimit është quajtur psikoneuroimunologjia (PNI). Hulumtimet mbi PNI tregojnë se aftësitë mendore mund të ndërlidhen me gjendjet psiqike , të cilat me pastaj mund të kenë ndikim direkt apo indirekt në shëndetin tonë (Cohen, 1980).

Këto hulumtime në reagimet pozitive të trupit ndaj sjelljes, besim, kënaqesi shpirterore dhe qendrim paqesor, në përgjigje pozitive biologjike rezulton një rënie në lirimin e hormoneve të stresit, si norepinephrine dhe kortikosteroidet. Rezultati i kësaj është një rënie në punën e zemrës, presionin e gjakut dhe një rritje në valët teta te trurit qe reflekton qetësi. (Benson H, Timeless Healing, 2007) (15) 

Teknikat tradicionale për të ringjallur këtë energji janë lutja , ritualet dhe tregimet . Kur një njeri është i përfshirë në një lutje apo ritual , friga dhe stresi i së tashmës dalin anash , dhe e lejojnë energjinë që të jep qetesi dhe siguri . Po ashtu, ka shumë legjenda në shkrimet religjioze ( Bibla , Kurani ) , të cilat japin ushqim qetësues spiritual dhe shërim për besimtarët .

Hulumtimet medicinale duhet të ndërmerren në mënyrat më efektive dhe efikase për të përmbushur nevojat e pacientëve. Për spitale nuk duhet të ketë vështirësi të mëdha në ofrimin dietat e duhura dhe objekteve për lutje, në formimin e lidhjeve me anëtarët e besimeve të pakicave të cilët mund të veprojnë si këshilltarë shpirtërore. (16)

Shumë pacientë duan që mjeku i tyre të lutet me ata. Por shumë shpesh pacientët nuk mund ta gjenin asnjë mjek që të ketë diskutuar ndonjë herë për besimet e tyre religjioze apo nevojat e tyre spirituale. Vlen të përmendet se interesi i pacientve për ‘ spiritualitetin e mjekut ‘ dhe marrëveshja e tyre me lutjet e mjekut rritej me seriozitetin e sëmundjes. (17)

Shumë mjekë mendojnë po ashtu se çështjet emocionale dhe spirituale janë shumë me rëndësi në përkujdesjen mjeksore . Në një studim të bërë për preferencat e mjekëve rreth 85 % e tyre besonin se do të duhej të jenë të vetëdijshëm për spiritualitetin e pacientëve të tyre. (18)

Është më rëndësi që mjeku të ofrojë aftësi medicinale të cilat përmbajnë  spiritualizëm si për ata që janë ateistë ashtu edhe për ata që janë besimtarë të devotshëm, pa marrë parasysh se sa të ndryshme janë ato nga ato të mjekut (McKee & Chappel, 1992).

Çështja e spiritualitetit  bëhet shumë e rëndësishme kur ju jeni përballur me një sëmundje të rëndë apo sëmundje kronike. Kur një shërim duket i pamundur, spiritualiteti është duke u bërë gjithnjë më i rëndësishëm. (19)

Mjeku kanadez me famë botërore, William Osler, nga spitali Johns Hopkins , shkruan në një artikull , të titulluar ‘’ Besimi që shëron ‘’, botuar në numrin e parë të revistës British Medical Journal , se: ‘’ Asgjë në jetë s’është më e mrekullueshme se besimi... një forcë e madhe lëvizëse të cilën ne nuk mund as ta masim as ta vlerësojmë në momentet e vështira ... ‘’. Ai shkruante se besimi është ‘’ ... misterioz , i padefinueshëm , i njohur vetëm nga efektet e tij , besimi  derdh mbi ne energji të pashtershme duke mos u ndalur as edhe në grimcat e tija më të vogla ... ‘’  (20)

Kur t`i shohim definicionet e dhëna në lidhje me njeriun, që nga koha e Aristotelit e deri sot, do të vërejmë se edhe përkrah përparimit të madh në degë të ndryshme të saj, shkenca ka definuar gjithçka tjetër më mirë se vetë njeriun. Siç thotë edhe Alexis Carrel:

“Deri sot, njeriu përherë i është drejtuar botës së jashtme dhe është përpjekur gjithmonë për ta njohur botën, materjen dhe fenomenet fizike pa e kuptuar dot se për ta njohur të jashtmen, fillimisht duhet njohur bota e brendshme  e tij.”

Në veçanti në tre shekujt e fundit, shkenca ka përparuar shumë dhe njeriu ka arritur të zbulojë njohuri më të sakta në lidhje me materjen dhe natyrën. Mirëpo siç shprehet edhe John Devey:

"...Njeriu i kohës sonë, e njeh shumë më pak "njeriun" sepse e gjithë përpjekja e tij është e kthyer drejt botës së jashtme." (21)

Nuk ka dyshim në atë se nuk kemi njohuri të mjaftueshme për të fshehtat dhe sekretet e krijimit të shpirtit, këtij krijimi qiellor.

Duhet të hedhim një vështrim mbi filozofinë e krijimit të tij sepse të gjitha fetë e monoteiste kanë një përshkrim të kësaj çështjeje, nëpërmjet të cilit janë përpjekur të tregojnë se kush është njeriu.

Imam Aliu a.s thotë: ”Njohja  e vetvetes është fitimi më i madh në jetë”. (22)

Njeriu ka një jetë e cila është e lidhur me trupin e tij fizik të quajtur jetë ekzoterike. Në këtë jetë marrin pjesë si: haja, pija, gjumi, përpjekja dhe puna. Në të njejtën kohë në botën e tij të brendshme lëviz drejt lumturisë, urtësisë, dritës dhe njerëzisë, ose duke gabuar rrugën e tij stagnon në errësirë dhe në fushat e poshtërsisë, skeptik i depresionuar ose merr rrugë drejt aftësisë dhe bukurisë, ose lëviz drejt errësirës, ndëshkimit dhe poshtërimit. Ata që e përqendrojnë vëmendjen mbi kënaqësitë jashtë tyre, duke menduar gabimisht se ky është i gjithë gëzimi i jetës, nuk kanë arritur ta njohin vetveten si qenie njerëzore. Ata nuk kanë mundur ta konsiderojnë jetën përbrënda tyre si burim lumturie dhe kënaqësie. Gjallërimi i tyre qëndron në një gotë verë, një aheng.Është po aq e gabuar të mohohen të gjitha gjërat e jashtme dhe të shkohet në skajin tjetër e të menduarit se të gjitha gëzimet duhet të kërkohen përbrenda

Edhe pse shumica e njerëzve nuk e dinë këtë, kjo është një e vërtetë.

All-llahu në Kur’an thotë kështu: “Ata dinë vetëm anën e jashtme të jetës në këtë botë, ndërsa për botën tjetër janë indiferent”. (Kur’an-30.7)

Sipas definicionit të fesë monoteiste, njëri dimension i njeriut është balta e pavlerë dhe tjetri, një shpirt i shenjtë i fryrë në të (Kur’an-15.28,29). Kjo e bën njeriun një krijesë dydimensionale, me një anë shumë të pavlefshme dhe një tjetër shumë të shenjtë, që është shpirti i dhënë Ademit dhe njeriut në përgjithësi. Kjo tërësi është njeriu i vërtetë dhe është pikërisht njeriu me të cilin përballemi në botën e jashtme. Kjo do të thotë se të gjithë njerëzit janë në një lëvizje të vazhdueshme mes baltës, në njërën anë dhe Shpirtit të Zotit, në anën tjetër.

 Nga ky definim i njeriut mund të kuptohet  jeta e tij, misioni i tij mbi tokë dhe kuptimi që ka. Sipas kësaj, njeriu është një krijesë që lëviz në shtegun mes "baltës" dhe Zotit. Ky shteg është pikërisht ajo që quhet "fe". 

 Lutja, strehë ndaj stresit

Njeriu gjatë jetës duke kaluar nëpër vërshime të ndryshme të vuajtjeve dhe vështirësive, ka nevojë për një mbështetës tek i cili mund të gjenë strehë dhe të jetë i mbrojtur duke qetësuar brendësin e vetë të mbushur me strese të ndryshme. Lutja, përmendja e Zotit të Madhëruar, këndimi i Kur’anit fisnik dhe kryerja e obligimeve fetare, të gjitha këto në një farë mënyre konsiderohen një lloj lutje drejtuar Zotit të Madhëruar.

Me një definicion të shkurtër: “ Lutja është pikërisht ura lidhëse në mes botës materiale dhe botës metafizike”.

Njeriu ka nevojë për lutje sepse lutja ngushëllon dhe qetëson zemrat e lodhura, është dritë ndriçuese dhe pastrim i shpirtit, është një mjet komunikues i vazhdueshëm në mes robit dhe Zotit të botërave. Ashtu siç kuptohet nga argumentet e cekura në vijim, lutja i dhuron focë të mjaftueshëm njeriut përball problemeve, vështirësive dhe baticave e zbaticave të jetës.

Lutja, nevojë natyrore e njeriut

Të gjithë njerëzit përshkruhen me nocionin “Hulu’ë” që do të thotë “lakmi e pafundë”, pra lakmia e njeriut nuk ka fund dhe atëherë kur njerëzit gjatë realizimit të kërkesave dhe dëshirave të veta hasin në pengesa dhe në përvoja të hidhura, shumë shpejt e humbasin durimin përball tyre dhe fillojnë të ankohen. (23)

Por, nëse njeriu edukohet nën hijën e lutjes dhe duke i kryer të gjitha obligimet fetare duke u frikësuar nga dënimi i botës tjetër, atëherë arrinë në afërsinë e Zotit të Madhëruar ndërsa pasi që të ndjenë se është afër Perëndisë, shpirti dhe zemra e tij qetësohet.

Nevoja për besim në Zotin Një dhe të strehuarit tek një qenje e pa fundë (tek Zoti), është një çështje e cila i përket natyrës së vërtetë të njeriut. Njeriu nëse shikon një përsosëmëri të jashtëzakonshme në një qenje, atëherë në bazë të specifikave natyrore të tij, përulët para asaj qenje. Kjo ndjenë kryesisht është diçka që i përket natyrës fillestare të njeriut e cila në fazat më të larta manifestohet me këtë se njeriun nuk e kënaq asgjë tjetër përveç përulja ndaj Perëndisë dhe strihimi tek Ai. Prandaj e vetmja mënyrë për realizimin e kësaj nevoje është shfaqja e dashurisë ndaj Perëndisë, përulja ndaj Tij, lutja drejtuar Atij.

Qetësia në dritën e lutjes

Dale Carnegie, psikolog i njohur amerikan, shkruan: “Në Amerikë mesatarisht, në çdo të tridhjetë e pestën minut një person bënë vetëvrasje dhe në çdo dy minuta një person çmendet; ndërsa nëse këta njerëz do t’i gëzoheshin qetësisë dhe prehjes të cilën ia dhuron njeriut feja dhe adhurimi, do të kishte mundësi që të parandalohen shumica e këtyre vetëvrasjeve dhe shumë prej rasteve të çmendurisë.”

Kur’ani finik në lidhje me këtë shumë bukur thotë: “Ata të cilët kanë besuar, zemra e tyre qetësohet duke përmendur Zotin. Bëhuni të vetëdieshëm se vetëm përmendja e Zotit i dhuron qetësi zemrave.”(kur’an-13.28)

Pozitivizmi me anë të lutjes për të ngadhënyer mbi stresin

Specifika e dallimit të njeriut në krahasim me krijesat tjera është logjika dhe të menduarit. Në të menduarin e tij është i mshefur vizioni i njeriut ndaj jetës, vdekjes dhe pavdekshmërisë. Vizioni pozitiv ndaj jetës është prej karakteristikave të të menduarit të shëndosh kurse vizioni negativ ose negativizmi në të shumtën e rasteve rezulton me pasoja jasht normative dhe nganjëherë njeriun e largon nga rruga e vërtetë e jetës duke e tërhjekur drejtë shtrembërisë.

“Sipas pikëpamjeve të shumë psikologëve dhe sociologëve, adhurimi dhe lutja rezultojnë me një vizion pozitiv ndaj jetës dhe zvogëlojnë jonormalizimin e aspektit shpirtëror dhe mental të njeriut. Natyrisht se ky rezultat tejet i shkëlqyer arrihet nën hijën e adhurimit dhe lutjes e cila është e përcjellur me përceptim-kuptim dhe përkujtim të Zotit të Madhëruar. (24)

Disa hulumtime të bëra rreth ndikimit të adhurimit dhe lutjes për të menjanuar stresin

Persona dhe grupe hulumtuesish nëpër vende të ndryshme të botës gjatë hulumtimeve rreth ndikimit të besimit të njeriut në Zotin, rreth ndikimit të ambienteve fetare, dokeve dhe traditave fetare në shëndetin shpirtëror dhe psiqik të individëve, në shëndetin psiqik të shoqërisë, në përmirësimin e të sëmuarëve psiqik, në forcimin e individëve përball ngjarjeve dhe ndodhive të dhimbëshme dhe në krijimin e një qetësie të nevojshme, kanë arritur në rezultate të konsiderueshme. Pavarësisht metodave të ndryshme, ambienteve dhe temave të marrura për studim, përafërsisht të gjitha këto hulumtime pajtohen rreth kësaj çështje se në ambientet fetare dhe në shoqëritë në të cilat dominon besimi fetar, niveli i problemeve dhe sëmundjeve psiqike të individëve, veçanarisht niveli i stresit dhe depresionit në mënyrë të dukshme është më i vogël se niveli i këtyre sëmundjeve në ambientet dhe shoqërit jo fetare ndërsa individët fetarë përgjithësisht gëzojnë një shëndet psiqik më të madh në krahasim me të tjerët. Këtu po i përmendim disa shembuj:

Kwilecki, duke analizuar ndikimin e besimit fetar, namazit dhe lutjes në zvogëlimin e stresit ka arritur në këtë rezultat që 42 % e personave që janë marrur për studim nga ai kanë raportuar se lutja e zvogëlon shumë nivelin e stresit.

Duhet të kemi parasysh se përulja dhe lutja pranë fronit të Perëndisë, e zvogëlon nivelin e stresit sepse besimtari e di se Zoti i Madhëruar ka thënë: “Më thirrni mua dhe unë do t’iu përgjigjëm juve” (Kur’an, 40:60) dhe “Kur robërit e Mij të pyesin ty për Mua, (thuaju): unë jamë afër tyre! Dhe i përgjigjëm lutjes të atij që bënë lutje.” (Kur’an, 2:186)Për këtë arësye adhurimi dhe lutja pranë fronit të Perëndisë zvogëlon intenzitetin e stresit sepse besmitari ka shpresë që Perëndia do t’i përgjigjët lutjes së tij, do t’i zgjidhë problemet e tij, do t’ia plotëson nevojat e tij dhe do t’ia largon pikëllimin dhe stresin atij.

Karl Gustav Jung, psikolog i madh bashkëkohor (1875-1961) thotë: “Gjatë tridhjetë viteve të kaluara, njerëz të ndryshëm të kombësive të ndryshme të botës bashkëkohore janë konsulltuar dhe këshilluar me mua dhe unë kam shëruar me qindëra njerëz, mirëpo nga pacientët të cilët e kalonin gjysmën e dytë të jetës së tyre (do të thotë prej moshës 35 e më të moshuar), nuk kam takuar as edhe një pacient që esencialisht problemi i tij të mos ketë qenë nevoja për një kahje dhe vizion fetar në jetë. Hollësisht mund të them se secili prej tyre janë bërë viktimë e sëmundjes psiqike për këtë arësye se ata nuk posedonin atë të cilën e dhurojnë fetë ekzistuese në çdo kohë për besimtarët e vetë, prandaj secili prej tyre vetëm atëherë është shëruar plotësisht kur i është kthyer fesë dhe pikëpamjeve fetare.

Përfundim

Vetja është qendra e lumturisë dhe duhët të këtë një barazpeshë midis së brëndshmës dhe të jashtmës.Njeriu u konsiderua si porta e spiritualitetit, d.m.th vepra spirituale mund të zbulohet nëpërmjet vetë thelbit të tij si qenie.Ta njohësh veten nuk do të thotë t’i dish të dhënat e identifikimit tënd. Por të vëresh shkallën e vërtetë të krijimit tënd në gjithësi, të kuptosh se nuk je një shtazë e krijuar nga dheu, por je një pjesë e përbërë nga shpirti qiellor. Të dish se ke nderin të jesh udhëheqës i emëruar nga Krijuesi në tokë dhe je emaneti i Tij. Je njeri i dijshëm që duhet të lartësohesh në urtësinë e pafund dhe të arrish në gradën më të lartë shpirtërore dhe gjithashtu je krijesë e veçantë dhe e lirë që ke përgjegjësi të edukohesh, mësohesh përshkak se i përket krijimit qiellor. Rezultati I njohjes së kësaj të vërtete absolute është se ndien një nder dhe lartësim dhe kupton rëndësinë e krijimit tënd dhe gjithashtu vlerat morale marrin një kuptim të veçantë. Shpëton nga skepticizmi, monotonia, kotësia dhe mbyllja në vetmi. Kështu që një jetë që ka një qëllim të caktuar, ajo jetë fiton një kuptim të rëndësishëm.

Besimtarët në këtë botë, shpirtërat dhe zemrat e tyre i ndriçojnë me dritën e besimit, pastrimit të epshit, vlerave morale, adhurimin ndaj Krijuesit dhe me dritën e veprave të mira. Syri dhe veshi ezoterik (i brendshëm) i sheh dhe i dëgjon të vërtetat, dhe lëviz drejt pozitave të përsosmërisë dhe afrimit në Zotin.

Në praktikat fetare monoteiste, lutja është përdorur për të ndihmuar të përballen me vuajtje në përgjithësi, si dhe sëmundje të lidhura me vuajtje në veçanti. Në këtë mjedis, qëllimi është që të përdorin lutjen për të forcuar lidhja me Zotin dhe për ta bërë këtë lidhje një pjesë integrale e procesit të shërimit.                                                                 

1.-MEDICINE AND RELIGION -Spiritual Dimension of Health Care-Asian Chapter of the International
College of Psychosomatic Medicine, (Sept. 29-30, 2000, in Tokyo)

2.-Juncos, Jorge L.2003 "Spirituality and Modern Medicine: Science on a wing and a prayer?"http://emory.edu/ACAD_EXCHANGE/2003/aprmay/juncos.html

3.-Patofiziologjia-Stjepan Gamulin,Marushiq Matko,Sllavko Kërvavicadhe bashkëpunëtore-f.23

4. -(David Rosen, "Mjekësia moderne dhe Procesi i shërimit ", Mjekësia humane, 1989).

5. -Science, Medicine, and Spirituality #1: Medicine and the Soulby Ghadirian

6.- Ta njohësh njeriun-Ali Sheriati

7.- Subbarayappa BV. The roots of ancient medicine: An historical outline. J Biosci 2001;26:135-43

8.- Koenig HG. , Feja spiritualiteti dhe mjekësi: Sa janë ato të lidhura dhe çfarë do të thotë. Mayo Klinika proc 2001; 76:1189-91.

9.- Rreth Shkaqeve Konceptuale dhe Historike të Përhapjes së Ateizmit në Evropë-Murteza Mutahhari

10.- KRITERET PËR NJERËZOREN-(Marrë nga libri Diskutime Spirituale)- Shehid Murtezā Mutahharīut

11.-(Për më shumë mbi këtë temë, shih AM Ghadirian, Materializmi:. Pasojat moral dhe social, 2010)

12.- Spirituality and Healing in MedicineBy Marcia London Albert, Ph.D.

13.- Dossey L. Healing words: The power of prayer and the practice of medicine. Harper Collins: San Francisco; 1993.

14.- Mills PJ. Spirituality, religiousness and health: From research to clinical practice. Ann Behav Med 2002;24:1-2.

15.- Science, Medicine, and Spirituality #1: Medicine and the Soul

16.- Spirituality in medicine: what is to be done? Articles from Journal of the Royal Society of Medicine are provided here courtesy of Royal Society of Medicine Press- http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC1282212/

17.-Health and Spirituality:Medicine Ponders How the Two may Interact-

18.- Monroe MH, Bynum D, Susi B, Phifer N, Schultz L, Franco M, et al Primary care physician preferences regarding spiritual behavior in medical practice. Arch Intern Med 2003;163:2751-6. 

19. -Spirituality and Healing in Medicine-First published in HealthCare Review (New Hampshire), March 2002

20.-Osler W. The faith that heals. BMJ 1910

21.- John Devey (1859-1952)- është filozof, reformat arsimor dhe psikolog amerikan, i njohur në veçanti si njëri nga themeluesit e filozofisë së pragmatizmit dhe i psikologjisë funksionale.

22.- Nehxh-ul Belaga, fjalët e urta

23.- Qetësia nën dritën e lutjes, Rahim Karger, Kum.

24.- Duaja në shëndetin psiqik të njeriut nga pikëpamja e “Sahife Sexhadije”, Bahram Drakhshan.

MJEKËSIA MODERNE DHE SPIRITUALITETI 

Falënderimi i takon All-llahut, Krijuesit të gjithësisë, ndërsa salavatet dhe selamet më të dashurit të Tij, Muhammedit s.a.v.s dhe familjes së tij të paster.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme