
“Kur disa djelmosha u strehuan në shpellë dhe thanë: “O Zoti ynë, na jep mëshirë nga ana Jote dhe përgatitna për sjellje të drejtë!” Ne ua mbyllëm veshët atyre (duke i lënë të flinin) në shpellë për shumë vjet. Pastaj i ngritëm, për të marrë vesh se cili nga të dyja grupet do ta vlerësonte më mirë sa kohë kishin qenë të strehuar. Ne po ta tregojmë ty historinë e tyre sipas së vërtetës. Ata ishin djelmosha që besonin në Zotin e tyre dhe Ne i forcuam në rrugën e drejtë. Ne i forcuam zemrat e tyre, kur u ngritën e thanë: “Zoti ynë është Zoti i qiejve dhe i Tokës. Ne nuk do t’i lutemi asnjë zoti tjetër, përveç Tij, sepse atëherë do të thoshim një gënjeshtër të madhe. Ky populli ynë ka zgjedhur në vend të Tij zota të tjerë, ndonëse ata nuk u sjellin dot asnjë provë të qartë. E kush është keqbërës më i madh, se ai që trillon gënjeshtra për Allahun? Kur ju t’i lini ata dhe gjithçka që adhurojnë në vend të Allahut, gjeni strehë në shpellë: Zoti juaj do t’ju mbulojë me mëshirën e Tij dhe do t’ju përgatisë mënyrën nga e cila do të keni dobi” (Kehf, 10.-16.)
Shpallja dhe shpella
Deri në vitin 2013 apo më mirë derisa i mbusha 64 vjet të jetës sime asnjëherë nuk kisha menduar për funksionin, rolin, kuptimin dhe përmbajtjen e Shpellës. Megjithatë, që në momentin kur me disa kolegë të mijë gjatë kryerjes së haxhit në një natë të mrekullueshme vizituam shpellën Hira, ku Muhamedit a.s nëpërmjet melekut Xhibril i zbritën pesë ajetet e para të sures Alek, me gjithë qenien dhe zemrën time kuptova se sureja e 18 quhet El-Kehf – Shpella. Pikërisht në këtë shpellë si një atdhe e besimit, mbrojtje vendimtare dhe si një strehë etiko – morale dhe ideore, u fshehën disa djelmosha për ta ruajtur identitetin fetare, moral, ideologjik si dhe dinjitetin dhe autoritetin e tyre. Në harmoni me tregimet universale, Kurani nuk përmend emrat dhe numrin e djelmoshave, gjithashtu nuk përmend as vendin as kohën, nuk përmend as shtetin, popullin dhe civilizimin për çka ata fshihen në shpellë.
Ajo çka është më e rëndësishme – arsyeja e largimit të atyre djelmoshave nga shteti dhe civilizimi i tyre është se ai popull dhe civilizim kishin rënë në kthetrat e shirkut dhe adhurimit të diçkaje tjetër përveç Allahut të Madhërishëm. Këta të rinj distancohet nga populli i tij dhe largohen nga civilizimi, të mirat materiale dhe kënaqësitë e ndryshme të kësaj bote dhe Hixhrën si udhëtarë në rrugën e Allahun e bëjnë në Shpellë. Kështu, Shpella Kehf bëhet, vendi, streha, atdheu i besimit, mbrojtja vendimtare, shtëpia dhe ruajtësja e fesë në zemrat e djelmoshave. Si shpërblim për këtë Allahu ua shton udhëzimin e tyre. Në fillim të rrëfimit për këto djelmosha dhe Shpellën, Kurani thotë: Vallë, a mendon ti se banorët e Shpellës dhe Rakimit ishin një çudi nga mrekullitë Tona? (Kehf, 9).
Në fakt, Allahu i Madhërishëm këta djelmosha në shpellë i la në gjumë 309 vjet. Djelmoshat në Shpellë u ruajtën dhe u shpëtuan me mëshirën e Allahut derisa kaloi civilizimi institucional i shirkut. Nga rrëfimi për Shpellën Kehf është e obligueshme të kalojmë në kodrën Nur dhe Shpellën Hira. Shpella Hira në kodrën me gurë Nur, është tre km larg nga Qabeja. Është e mahnitshme pamja dhe vendodhja e saj. Gjendet në kulm të kodrës Nur dhe është e kthyer drejt Bejtullahut dhe Qabesë dhe në këtë mënyrë qëndron sikur të jetë në ruk’u. Nga djelmoshat dhe Shpella Kehf është e pashmangshme edhe relacioni deri te Muhamedi a.s dhe Shpella Hira. Në fakt, para fillimit të shpalljes të Dërguarit të Allahut filluan t’i dalin ëndrra të “qarta sikur agimi”, çka i tregohej në ëndërr realizohej në ditët në vijim. Ndonjëherë dëgjonte zëra të çuditshëm, kthehej, sikur nuk kishte asnjeri dhe frikohej. Ndonjëherë Muhamedi a.s dëgjonte zëra nga shkëmbinjtë dhe pemët që e përshëndetnin dhe e thërrisnin në emër. Gjashtë muaj para ramazanit të vitit 610, Muhamedi a.s i mbushi 40 vjet dhe në atë ramazan ai për të pestën herë ngjitet në shpellën Hira. Në natën e Kadrit i ndodh diçka e çuditshme. Një krijesë e mbuluar nga drita i thotë: “Muhamed, unë jam meleku Xhibril dhe të sjell mesazhin e Allahut, që t’i je zgjedhur për Resulullah. “Xhebraili më tregoi si të marr abdest dhe kur isha i pastër më urdhëroi të lexoj: Unë i thash: “Ma ene bikarini”. Ai më shtrëngoi për gjoksi dhe përsëri më urdhëroi të lexojë. Unë përsëri i thash: “ma ene bikarini” . ai për së treti herë më shtrëngoi edhe më fortë dhe më lëshoi e më tha: “ikre”. Atëherë meleku u humb. Shpallja e parë që erdhi nëpërmjet Xhebrailit, nuk ka dëshmitarë okularë, mirëpo më vonë ishte ndryshe. Gjatë 23 vjetëve që erdhën, gjithmonë një numër i caktuar i njerëzve mund të shihte se çka ndodh. Për mënyrën e ardhjes së shpalljes Muhamedi a.s thotë: “Ndonjëherë më vjen në formë të ziles dhe kjo është më e rënda, pastaj kjo ndalet për ta mbajtur mend atë çka më thuhet. Ndërsa ndonjëherë meleku më paraqitet në formën e njeriut dhe më tregon ndërsa unë e mbaj mend çfarë më thotë.”
Lidhja e pandashme
Ajo çka mund të quhet një lidhje e lashtë e pandashme, organike dhe vertikale mes djelmoshave besimtarë dhe Muhamedit a.s janë Shpella Kehf dhe Shpella Hira, me çka djelmoshat rrugën e jetës dhe misionit për ta ruajtur dinjitetin, identitetin, fenë dhe rrënjët e tyre ideologjike dhe shpirtërore e përfundojnë në shpellën Kehf ndërsa misioni pejgamberik i Muhamedit a.s dhe Shpallja e Kuranit fillon nga maja e kodrës Nur në Shpellën Hira.
Pika ku qëndruan banorët e shpellës Kehf është pika kaluese drejt misionit pejgmaberik të Muhamedit a.s. Kjo vetëm e vërteton tezën se ekziston tradita e vetme e lashtë e cila nëpërmjet shpalljes dhe sunetit të të gjithë pejgamberëve ftoi njerëzimin në një bashkësi të vetme fetare, shpirtërore, ideologjike, morale, sheriatike, kulturore dhe civilizuese.
Është interesant fakti se çdo shpallje në të cilën shpallet: sheriati, norma, forma, përmbajtja, parimet dhe ligjet e jetës, shpallet në gurë apo fillon të shpallet nga gurët. Kështu, që Musait a.s Teorati i shpallet në pllaka të gurit: “Ne i shkruam në Pllaka udhëzime dhe shpjegime për gjithçka: “Merri këto me bindje dhe urdhëroje popullin tënd që t’i përvetësojë në mënyrën më të mirë. Unë do t’ju tregoj shtëpinë e të pabindurve. Kur Musai u kthye te populli i tij, i zemëruar dhe i pikëlluar, thirri: “Shumë e keqe është ajo që keni bërë pas ikjes sime! A mos vallë donit të shpejtonit ndëshkimin e Zotit tuaj?” Pastaj i hodhi pllakat dhe, duke e kapur vëllanë për koke, e tërhoqi drejt vetes. Haruni i tha: “O djali i nënës sime! Në të vërtetë, këta njerëz më quajtën për të dobët dhe gati më mbytën. Mos më turpëro para armiqve dhe mos më llogarit ndër keqbërësit!” Dhe, kur Musait i kaloi zemërimi, i mori Pllakat, në të cilat ishin shënuar udhëzimet për rrugën e drejtë dhe mëshira për ata që i frikësohen Zotit të tyre. (A’raf 145, 150, 154).
Në kontekst të djelmoshave të Shpellës Kehf dhe shpallja e Teoratit Musait a.s në pllakat e gurit, dhe në kuadër të traditës së lashtë dhe të vetme të njerëzimit, mund të thuhet se zërat e gurit që e përshëndetnin Muhamedin a.s dhe që e lajmëronin se do të jetë pejgamber, krahas tjerave ishin jehona dhe zëri i së Vërtetës së njëjtë dhe i udhëzimit nga Shpella Kehf dhe nga pllakat e Musait a.s. Ashtu siç Teorati është shkruar në pllaka të gurit edhe shpallja e Kuranit filloi nga gurët e shpellës Hira, mirëpo edhe Teorati edhe Kurani nuk i shpallen as gurëve as shpellave por zemrave dhe shpirtrave të njerëzimit. Përse? Për shkak se nga të gjitha krijesat tjera të dukshme dhe të padukshme, misionin e shpalljes e pranoi vetëm njeriu: “Ne ua ofruam përgjegjësinë (amanetin), qiejve, Tokës dhe maleve, por ato nuk pranuan ta marrin përsipër dhe u frikësuan ta pranojnë atë, kurse njeriu e pranoi. Me të vërtetë, njeriu u tregua i padrejtë me veten dhe i paditur (për pasojat e kësaj përgjegjësie)
Nëse malet dhe kodrat do ta kishin pranuar Emanetin – Përgjegjësinë e Shpalljes, ja si do të silleshin ndaj fjalëve të Allahut dhe udhëzimit: “Sikur këtë Kuran t’ia shpallnim ndonjë mali, ti do ta shihje atë (mal) të përulur dhe të copëtuar nga frika e Allahut. Shembuj të tillë Ne ua japim njerëzve, që ata të meditojnë. (Hashr, 21). Para madhështisë së fjalëve, udhëzimeve dhe mesazheve të Allahut kodrat dhe malet, nëse do të ishin në pozicionin e njeriut, do të bëheshin pluhur. Andaj zemrat të cilat janë të pakujdesshme ndaj fjalëve dhe udhëzimit të Allahut janë më të forta se gurët: “Por, pas kësaj, zemrat tuaja u forcuan e u bënë si guri, madje edhe më të forta. Në të vërtet, ka të atillë që çahen e nga të cilët rrjedh uji,madje ka edhe syresh që rrëzohen nga frika e Allahut. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprimeve tuaja.” (Bekare, 74).
Shpallja dhe Uji
Ashtu siç Shpallja fillon nga gurët ashtu edhe uji rrjedh nga guri.
Përshtati: Arsim Dauti (Breziiri)