ISLAMI NË SHQIPËRI*

Husein Abiba

 

[Shqiptarët e përqafuan Islamin pothuajse të gjithë, që vihet re kur shikon në dritën e historisë shqiptare. Origjina e tyre e lashtë është nga ilirët të cilët populluan bregdetin adriatik të gadishullit të Ballkanit. Toka e thyer e këtij rajoni shërbeu si një pengesë natyrale kundër pushtuesve të huaj dhe e ngadalësoi shumë përhapjen e ideve të huaja, si krishterimi dhe huazimet gjuhësore. Para dëbimit të fesë në vitin 1967, popullsia e Shqipërisë ishte 75% muslimanë, 15% të krishterë ortodoksë dhe 10% të krishterë romanë (katolikë). 85% e muslimanëve shqiptarë ndiqnin shkollën Hanefite të mendimit. Shumica e banorëve të qytetit ishin muslimanë dhe shumica e Shqipërisë qendrore dhe veriore ishte e populluar nga muslimanët.

Kur Perandoria Lindore Romake nisi që të shkatërrohej në Ballkan, Shqipëria u pushtua nga zgjerimi i Shtetit Serb dhe nga Mbretëria e Napolit. Serbët arritën që të fitojnë terrenin me të vogël përgjatë vendit ndërsa Napoli ishte i aftë që të pushtonte dhe të kontrollonte të gjitha qytetet bregdetare. Pas vdekjes së mbretit serb Dushanit në mes të shekullit 14, udhëheqësi i shqiptarëve Gjergj Balsha arriti të ndërtonte një principatë të pavarur me qendër përreth qytetit verior të Shkodrës. Në vitin 1385, Gjergj Balsha vdiq në një betejë me turqit. Duke vazhduar fitoret e tyre kundër një force të bashkuar të hungarezëve, serbëve, boshnjakëve dhe vallaçinëve në brigjet e lumit Maritza, trupat osmane e shtrinë ndikimin e tyre mbi pjesët më të mëdha të Ballkanit jugor dhe qendror.

Nga viti 1479, i tërë vendi, përveç Durrësit, Ulqinit dhe Tivarit, ishte nën pushtetin e otomanëve. Periudhat e buta të kapitullimit të kërkuara nga ligji islam u dhanë shqiptarëve të drejtën të ruanin besimet e tyre fetare. Kjo është një provë në vetvete që të ashtuquajturat teori se Islami është përhapur me forcë te shqiptarët dhe popujt e tjerë të Ballkanit nuk kanë asnjë bazë në faktet historike. Islami u dha atyre një rrugë për tek Zoti pa ngatërresat e ndërmjetësve dhe pa doktrinat e ndërlikuara teologjike që e karakterizonin krishterimin mesjetar. Islami gjithashtu u dha shqiptarëve një zë në qeverisjen e jo vetëm tokave të tyre por të gjithë Shtetit Osman. Vezirë dhe Pashallarë të mirënjohur u thërritën nga Shqipëria, dhe u emëruan në postet e tyre shumë më përpara se pjesa më e madhe e shqiptarëve të pranonin Islamin. Shqipëria e shpalli pavarësinë e saj më 28 nëntor 1912. Tërësia territoriale e Shqipërisë u sigurua nga Fuqitë e Mëdha, megjithëse jo pa një çmim. Në këmbim të mbrojtjes së jashtme, një princ i huaj i krishterë, William i Vidit, u vendos si sovran i Shqipërisë. Në qershor të vitit 1924, peshkopi ortodoks i shkolluar në Amerikë Fan Noli hypi në pushtet. Më vonë, në vitin 1928, Ahmet Zogu e shpalli veten e tij mbret të Shqipërisë, i cili u bë i njohur si Mbreti Zog. Ai filloi që të de-islamizonte Shqipërinë sipas modelit të Kemal Ataturkut në Turqi. Pas Luftës së Dytë Botërorë, Partia Komuniste e Shqipërisë (PKSH) filloi shkatërrimin e plotë të Islamit. Në vitin 1945, të gjitha pronat vakëf u shtetëzuan dhe me qindra ulema u ekzekutuan. Nuk u lejua asnjë kontakt me muslimanët në shumicën e vendeve muslimane. Zbatimi në publik i riteve fetare u bë i paligjshëm. Goditja e fundit erdhi më 6 shkurt 1967, kur Shqipëria u shpall si shteti i parë ateist në botë. 530 xhamitë në të gjithë vendin u mbyllën. Ato që u lejuan të qëndrojnë të hapura u kthyen në muzeume, në palestra sportive dhe bile edhe në studio artistësh. Fermat e derrave u hapën kudo nëpër vend dhe të gjithë njerëzit u nxitën që të hanin prodhimet e mishit të derrit. Ndonëse të krishterët përbënin vetëm 25% të popullsisë së Shqipërisë, ata morën më shumë se gjysma e anëtarëve të byrosë politike të Shqipërisë. Falja e parë e Xhumasë pas më shumë se 20 vjetësh u mbajt më 23 nëntor 1990 në Tiranë.]

Gjatë rrymës së madhe të ndryshimit kohët e fundit që u shndërrua nëpër të gjitha vendet me ndikim sovietik në Europën Lindore, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj u ngritën me padurim që të përkrahin dhe të nxisin zgjedhje të lira dhe një hapje të përgjithshme të shoqërisë. Kjo përkrahje masive, nga Thesari i Shtetit dhe media e perëndimit, nuk u caktua për dy shtetet komuniste “rebele” në Ballkan, Jugosllavinë dhe Shqipërinë, ku të dy këto shtete u ndanë nga grupi i Moskës në vitin 1950.

Gati një vit pasi revoltat popullore u shpërndanë shumë në Europën Lindore, Jugosllavia dhe Shqipëria nisën që t’i dorëzoheshin thirrjeve të brendshme për fundin e monopolit komunist në qeveri. Gjatë pjesës së dytë të vitit të fundit, zgjedhje të lira u mbajtën në të gjashtë republikat që përbënin Jugosllavinë. Rezultatet e zgjedhjeve vërtetuan që ishin një e mirë e shumëllojshme, meqë ato i dhanë masave një mendim të popullit në qeveri, dhe ato gjithashtu zgjidhën urrejtjet tradicionale mes grupeve të ndryshme etnike. Shqipëria, gjurma e fundit e stalinizmit në Europë, më në fund iu dorëzua vullnetit të popullit të saj, por pse Shqipëria (dhe në një nivel më të vogël, Jugosllavia) nuk e pranuan simpatinë e perëndimit është një pyetje që kërkon përgjigje. Shqipëria për shumë kohë është njohur në perëndim si “Tibeti i Europës.” Udhëtarët që shkonin atje gjatë periudhës së para-komunizmit përmendin malet e saj të thyera, natyrën e gjallë të pavarur dhe fisnore të popullsisë së saj fshatare dhe për sytë e perëndimit, prapambetjen tërësore të saj. Kur përleshja për ndikim në Ballkan nisi me zgjimin e rënies së Halifatit Osman, fuqitë më të afërta vendosën që të mos pranonin çdo pjesëmarrje kryesore në Shqipëri më mirë sesa të shpenzonin sasinë e pamasë të parave dhe trupave për të mposhtur dhe zhvilluar vendin. Kjo, megjithatë, nuk do të thoshte se fuqitë perëndimore i kishin lejuar shqiptarët që të hartonin rrjedhën e tyre për vetëvendosje. Fuqitë e Mëdha arritën që të vendosin Princin protestant William të Vidit si sovran të Shqipërisë; dhe në vitet 1930, Musolini, në qëllimin e tij për të ringjallur Perandorinë Romake, e pushtoi Shqipërinë dhe ia aneksoi atë Italisë. Por vendi mbeti një arenë e parëndësishme gjatë të dy luftrave botërore dhe gjatë Luftës së Ftohtë që pasoi më vonë.

Përbërja fetare e popullit shqiptar shërbeu gjithashtu për të fituar përbuzjen dhe mospërfilljen e perëndimit. Para dëbimit të fesë në vitin 1967, popullsia e Shqipërisë ishte 75% muslimanë, 15% të krishterë ortodoksë dhe 10% të krishterë romanë (katolikë). Popullsia muslimane ishte e ndarë mes 85% të cilët ndiqnin shkollën Hanefite të Ehli Sunnah ve al-Xhemah’ dhe 15% të cilët ishin shumë të lidhur me sektin Bektashi. Shumica e banorëve të qytetit ishin muslimanë dhe shumica e Shqipërisë qendrore dhe veriore ishte e populluar vetëm nga muslimanët. Katolikët gjendeshin kryesisht në mesin e banorëve të rajonit jashtëzakonisht malor në veriperëndim rreth qytetit të Shkodrës, ndërsa ortodoksët ishin të shpërndarë nëpër të gjithë qytetet dhe fshatrat afër kufirit të sotëm greko-shqiptar. Ndryshimi i vetëm i shqiptarëve që është të qenurit populli i vetëm europian që e ka përqafuar Islamin pothuajse në tërësi bëhet i qartë vetëm kur shihet në dritën e historisë shqiptare. Origjina e tyre e lashtë është nga ilirët të cilët populluan bregdetin adriatik të gadishullit të Ballkanit. Toka e thyer e këtij rajoni shërbeu si një pengesë natyrale kundër pushtuesve të huaj dhe e ngadalësoi shumë përhapjen e ideve të huaja, si krishterimi dhe huazimet gjuhësore. Që nga shekulli 4 e.s., megjithatë, Iliria filloi që t’i dorëzohet fesë së krishterë, me qytetet e mëdha bregdetare si Durrësi dhe Vlora duke u bërë baza për aktivitetet misionare në brendësi të maleve. Kur ndodhi përçarja mes Kishës Katolike të Romës dhe Kishës Ortodokse të Kontandinopojës në vitin 1054, Shqipëria u nda në sferat e ndikimit nga të dy kishat e mëdha, me lumin Shkumbin si vijë ndarëse. Në veri të lumit, Kisha Katolike do të kishte kontrollin e saj në jetën fetare njësoj siç bëri Kisha Ortodokse në jug të vendit. Kjo ndarje i keqësoi dallimet dialektore mes shqiptarëve të veriut, të njohur si gegë, dhe shqiptarëve të jugut, të quajtur toskë. Gjuha letrare e Shqipërisë ishte gjuha latine në veri dhe gjuha greke në jug.

Kur Perandoria Lindore Romake nisi që të shkatërrohej në Ballkan, Shqipëria u pushtua nga zgjerimi i Shtetit Serb dhe nga Mbretëria e Napolit. Serbët arritën që të fitojnë terrenin me të vogël përgjatë vendit ndërsa Napoli ishte i aftë që të pushtonte dhe të kontrollonte të gjitha qytetet bregdetare. Pjesa qendrore do të qëndronte nën kontrollin e kryetarëve të fiseve të cilët i paguan me emrin e tyre të dy pushtuesve. Pas vdekjes së mbretit serb Dushanit në mesin e shekullit 14, udhëheqësi i shqiptarëve Gjergj Balsha arriti të ndërtonte një principatë të pavarur me qendër përreth qytetit verior të Shkodrës. Thuajse të gjithë qytetet bregdetare u liruan nga kontrolli napolitan. Kjo pavarësi politike, megjithatë, ishte jetëshkurtër. Në vitin 1385, Gjergj Balsha vdiq në një betejë me një tjetër pushtues: otomanët. Duke vazhduar fitoret e tyre kundër një force të bashkuar të hungarezëve, serbëve, boshnjakëve dhe vallaçinëve në brigjet e lumit Maritza, trupat osmane e shtrinë ndikimin e tyre mbi pjesët më të mëdha të Ballkanit jugor dhe qendror. Në vitin 1380, ushtria muslimane, e drejtuar nga bazat gjatë lumit Vardar, nisi që të këqyrte në malet e Shqipërisë. Qyteti i Krujës u çlirua në vitin 1415; Vlora, Janina dhe Berati në vitin 1417; Gjirokastra në vitin 1419; Janina në vitin 1431; dhe Sere në vitin 1433. Në vitin 1430, zona e pushtuar u bë krahinë e sanxhakut osman dhe në vitin 1440, Skënder Beu (Skënderbeu) u vendos aty si sanxhak-bej ose si drejtues. Skënder bej (i quajtur më herët Gjergj Kastrioti), djali i një udhëheqësi shqiptar, ishte edukuar si i marrë peng në oborrin osman në Adrianopojë (Edirne). [Shqiptarët pëlqejnë të shqiptuarit e tij si Gjergj Kastrioti dhe Skënderbeu). Atlasi amerikan dhe gjerman i Historisë së Botës përdor emrin Gjergj Kastrioti dhe Skënderbeu]. Duke qenë se Gjergj Kastrioti ishte një shqiptar dhe një njeri që në pamje të jashtme ishte kthyer në Islam, hierarkia osmane e shihte atë si një kryetar ideal për territoret shqiptare të marra rishtas. Megjithatë, tre vjet pas vendosjes së tij ai e ndërroi fenë në katolik dhe drejtoi një kryengritje për 25 vjet kundër otomanëve. Pas vdekjes së Kastriotit në vitin 1468, qëndresa shqiptare u shua. Nga viti 1479, i tërë vendi, përveç Durrësit, Ulqinit dhe Tivarit (të cilat ishin nën kontrollin e Venedikut), ishte nën pushtetin e otomanëve. Shumë nga fiset malore i pritën ushtritë otomane si çlirimtarë, për shkak të mosdashjes së tyre për të krijuar një Shqipëri të bashkuar nën udhëheqjen e zotit të Kastriotëve. Periudhat e buta të kapitullimit të kërkuara nga ligji islam u dhanë shqiptarëve të drejtën të ruanin besimet e tyre fetare. Kjo nuk ndodhi deri në fillim të shekullit të shtatëmbëdhjetë kur Islami nisi të fitonte ndikim në Shqipëri. Kjo është një provë në vetvete që të ashtuquajturat teori se Islami është përhapur me forcë te shqiptarët dhe popujt e tjerë të Ballkanit nuk kanë asnjë bazë në faktet historike. Në këtë studim shterues të përhapjes së Islamit, T.W. Arnold thekson se “Mund të ketë dyshime të vogla të ndikimit të shfaqur nga veprimtaria e zellshme dhe jeta e vrullshme e Islamit para klerit të plogët dhe xhahil. Nëse Islami në Shqipëri kishte shumë përfaqësues si Mullah, sinqeriteti, mirësjellja dhe dashamirësia e të cilëve janë lavdëruar nga Marco Bizzi (një ambasador i Papës i dërguar në Shqipëri në fillim të shekullit 1600), me të cilët ai mësoi se si të diskutojë në lidhje me çështjet fetare, ai mund të kishte bërë sipas mënyrës së tij (1979, Predikimi i Islamit). Pa marrë parasysh rënien e Kishës së Krishterë dhe klerit të saj, shqiptarët panë një natyrë shpirtërore të përtërirë në një besim që ishte shumë i përshtatshëm për natyrën e mendjes së pavarur të tyre. Islami u dha atyre një rrugë për tek Zoti pa ngatërresat e ndërmjetësve dhe pa doktrinat e ndërlikuara teologjike që e karakterizuan krishterimin mesjetar. Islami gjithashtu u dha shqiptarëve një zë në qeverisjen e jo vetëm tokave të tyre por të gjithë Shtetit Osman. Vezirë dhe Pashallarë të mirënjohur (më të shquar ishin familja Koprulu) u thërritën nga Shqipëria, dhe u emëruan në postet e tyre shumë më përpara se pjesa më e madhe e shqiptarëve të pranonin Islamin.

Kur ushtritë e krishtera të Austrisë dhe Rusisë nisën të pushtonin vendet e Ballkanit Otoman në fund të shekullit të shtatëmbëdhjetë, dhjetëra mijëra muslimanë zgjodhën që të zhduken në zemrën e Anadollit më mirë sesa të qëndronin nën pushtimin e të krishterëve. Nënshtrimi i të krishterëve ndaj Sulltanit e shpërbleu tolerancën dhe lirinë fetare që u ishte dhënë atyre për 4 shekuj të sundimit musliman me kryengritje dhe tradhti. Në rajone të tilla si Bosnja, Serbia, Greqia dhe Bullgaria, ku të krishterët ia kalonin në numër muslimanëve, u kryen masakra hakmarrëse nga të krishterët të ndodhura shpesh para syve të hapur të ushtrive pushtuese europiane. Në mes të këtij deti të trazuar dhe të prishur, Shqipëria duhet të tregonte vetë një fortesë të Islamit, duke e shmangur me sukses çdo pushtues të krishterë. Kur otomanët u nxorrën jashtë me forcë nga e gjithë Europa (përveç se nga Trakia lindore) si rezultat i Luftrave Ballkanike (1912-1913), shqiptarët u lanë të luftonin kundër ushtrive përparuese të Serbisë dhe Malit të Zi pa ndihmën e ushtrive të Hilafetit. Për të penguar gëlltitjen e Shqipërisë nga shtetet fqinje, u shpall pavarësia e saj më 28 nëntor 1912, nën udhëheqjen e Ismail Kemal Beut. Tërësia territoriale e Shqipërisë u sigurua nga Fuqitë e Mëdha, megjithëse jo pa një çmim. Në këmbim të mbrojtjes së jashtme, një princ i huaj i krishterë, William i Vidit, u vendos si sovran i Shqipërisë. Megjithatë, ai u largua nga Shqipëria në prag të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore dhe kur kryengritësit muslimanë e nxorrën atë dhe shoqërinë e tij jashtë nga Durrësi, ata ngritën flamurin osman dhe e shpallën veten për Hilafetin. Brenda një kohe të shkurtër lufta do të priste çdo shpresë për një Shqipëri të qëndrueshme të udhëhequr mbi parimet e Islamit. Oportunistët laikë si Esad Pasha dhe Ahmet Bej Zogolli e futën veten në radhë për të shprehur dëshirën e tyre për pushtet. Vendi ishte pushtuar nga serbët dhe malazezët të cilët më pas u nxorrën jashtë nga austriakët. Në vazhdim të luftës, aleatët fitues e pushtuan vendin, ku Italia mori në zotërim prona të gjera në të gjitha krahinat qendrore. Italianët ngritën një qeveri provizore dhe kur u larguan nga vendi ata lanë pas një administratë pro-italiane. Në qershor të vitit 1924, peshkopi ortodoks i shkolluar në Amerikë Fan Noli hypi në pushtet. Të pasurit e një kleriku të krishterë si sundues të një shteti musliman do të vërtetonte shumë gjëra për shumicën e njerëzve. Gjashtë muaj më vonë, Noli u dëbua nga Ahmet Bej Zogolli. Në vitin 1928, Ahmet Zogu e shpalli veten e tij mbret të Shqipërisë, si cili u bë i njohur thjesht si Mbreti Zog. Ai filloi që të de-islamizonte Shqipërinë sipas modelit të Kemal Ataturkut në Turqi. Shari’ah (Sheriati) iu nënshtrua Kodit Civil të Zvicrës të përvetësuar rishtas dhe të gjithë klerikët muslimanë u detyruan që të veprojnë sipas udhëzimeve të Shtetit. Këto shtrëngime ndërluftuese mbi praktikën e Islamit dëshmonin që ishin një paralajmërim i asaj se çfarë do të vinte më pas.

Në pranverë të vitit 1939 ushtritë italiane të Musolinit pushtuan Shqipërinë, duke e përzënë Zogun jashtë vendit dhe e aneksuan atë, Shqipërinë, në “Perandorinë Romake të Re.” Prania e Italisë do ta tërhiqte Shqipërinë në kaosin e Luftës së Dytë Botërore. Qëndresa, e cila ishte pothuajse natyra e dytë e shqiptarëve do të dukej së shpejti. Ushtritë e mëdha përkrahëse ishin Balli Kombëtar, një grup republikan konservator; Legaliteti, i cili priste kthimin e Zogut; Partia Komuniste Shqiptare që mbante një linjë staliniste; dhe fraksionet trockiste Zjarri dhe Të Rinjtë. Këto grupe reciprokisht kundërshtare dështuan që të formonin një front të përbashkët kundër italianëve dhe trupave të tyre shqiptare marionetë.

Kur italianët kapitulluan ndaj Fuqive të Mëdha në vitin 1943, ushtria gjermane lëvizi me të shpejtë në Shqipëri. Komunistët, nën komandën e Enver Hoxhës, nisën të ushtronin presion ndaj grupeve të tjera të qëndresës të cilët nuk pajtoheshin me ideologjinë komuniste. Kjo armiqësi shkaktoi përçarjen e Ballit Kombëtar, nën drejtimin e Midhat Frashërit, dhe Legalitetit, nën drejtimin e Abaz Kupit, për t’u bashkuar me gjermanët kundër komunistëve. Kur gjermanët u përballën me dështime tjetërkund, garnizoni i tyre shqiptar u tërhoq ngadalë në shumë fronte të rëndësishme. Komunistët, me përkrahjen e gjerë nga anglezët dhe partizanët komunistë jugosllavë të Titos, ishin të aftë që të asgjësonin kundërshtarët e tyre. Më 29 nëntor 1944, Shqipëria u “çlirua” nga gjermanët dhe nga forcat “feudale-borgjeze.”

Partia Komuniste e Shqipërisë (PKSH) filloi sundimin e saj me grusht të hekurt në emër të Marksizëm-Leninizmit. Qëllimi kryesor i PKSH-së ishte shkatërrimi i plotë i Islamit. Në vitin 1945, të gjitha pronat vakëf u shtetëzuan dhe me qindra ulema, të akuzuar për bashkëpunim, u ekzekutuan. Nuk u lejua asnjë kontakt me muslimanët në shumicën e vendeve muslimane. Zbatimi në publik i riteve fetare u bë i paligjshëm. Komuniteti Sunni duhej të udhëhiqej vetëm nga katër mufti ndërsa Bektashitë nga një veprimtar. Jeta fetare drejtohej nga rregulla të ashpra. Muftinjtë emëroheshin nga shteti, ndërsa faljet duheshin kryer vetëm në shqip, dhe vetëm ato xhami që ishin plotësisht të nevojshme për t’u përdorur nga komuniteti duhet të qëndronin të hapura. Goditja e fundit erdhi më 6 shkurt 1967, kur Shqipëria u shpall si shteti i parë ateist në botë. 530 xhamitë në të gjithë vendin (ky është numërimi i paraluftës) u mbyllën. Ato që u lejuan të qëndrojnë të hapura u kthyen në muzeume, në palestra sportive dhe bile edhe në studio artistësh. Fermat e derrave u hapën kudo nëpër vend dhe të gjithë njerëzit u nxitën që të hanin prodhimet e mishit të derrit. Është interesante të përmendet se regjimi komunist i këtyre ditëve kishte mbajtur marrëdhënie të përzemërta me shumë prej vendeve muslimane në Lindjen e Mesme. Fushata e PKSH-së kundër Islamit duhet të bëhej më shumë se sa si një kundërshtim, qoftë nga Lindja ose Perëndimi. Ajo çfarë arriti të dukej nga gërmadhat e Islamit dhe Krishterimit në Shqipëri është një përzierje e fuqishme e stalinizmit dhe nacionalizmit shqiptar. Është e rëndësishme të thuhet se muslimanët Sunni kishin pak ndikim në zhvillimin e nacionalizmit sekular shqiptar. Parrulla festuese e Shqipërisë komuniste, “Feja e shqiptarit është shqiptaria,” ishte shkruar nga poeti i krishterë Pashko Vasa Shkodrani (1825-1892). Heronjtë shtetërorë përfshinin Papa Kristo Negovanin (1875-1905) dhe Petro Nini Luarasin, ku që të dy ishin klerikë të krishterë. Shqiptarët e krishterë kishin fituar mjaft dobi nga laicizimi i Shqipërisë. Ndonëse të krishterët përbënin vetëm 25% të popullsisë së Shqipërisë, ata morën më shumë se gjysma e anëtarëve të byrosë politike të Shqipërisë. Së bashku me faktorët e krishterë në Shqipëri, sekti Bektashi gjithashtu dha një ndihmesë të madhe në lëvizjen nacionaliste anti-islame. Dy vëllezërit Frashëri, poezia e të cilëve dashurohej shumë nga nacionalistët shqiptarë, ishin në mesin e shpurës në “Lidhjen e Prizrenit” të organizuar kryesisht nga të krishterët, e cila ndodhi në vitin 1878 dhe pa lindjen e nacinalizmit shqiptar. Bektashinjtë janë një përzierje e çuditshme e Islamit, Krishterimit dhe elementeve pagane. Ai nisi nga dikush i quajtur Fadlullah Hurufi (vdekur në vitin 1401), i cili e shpalli veten se ishte mishërimi i Allahut. Besimet e tyre përfshijnë mësimin se të gjitha fetë janë të barabarta, refuzimin e praktikave islame si p.sh. agjërimi i Ramazanit dhe falja e pesë herëve në ditë, ngrënia e një ushqimi ritual (e ngjashme me bashkësitë e krishtera) dhe rrëfimi i gjynaheve te një “Baba,” ose kleriku prijës. Bektashizmi nga shumë nacionalistë shqiptarë është parë si një mjet i përkryer për arritjen e qëllimeve të tyre. Pikëpamja e tij se të gjitha fetë janë të njëjta dhe përdorimi i tij i veçantë i gjuhës shqipe ishte një dëshmi se ai ishte një besim i ri shqiptar (pavarësisht nga fakti se themeluesi i sektit ishte nga sekti famëkeq Karmatije në Arabinë lindore) dhe se i kaloi dallimet rrëfyesore që i ndau shqiptarët muslimanë dhe të krishterë. Nuk është për t’u çuditur të përmendet se më shumë se 6,000 bektashinj luftuan me bandat komuniste gjatë Luftës së Dytë Botërore. PKSH-ja gjithashtu gjeti përkrahje në mesin e komunitetit bektashi. Faja Martaneshi dhe Fejzo Mallakastra (që të dy ishin Baba) ishin anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik dhe ata u zgjodhën në Asamblenë Popullore në vitin 1945. Ironikisht, këta dy Baballarë u vranë nga kreu i urdhërit, Hilmi Dede, në vitin 1947 për bashkëpunim me komunistët.

Pas trazirave të mëdha që e shpëtuan Europën Lindore nga komunizmi, duket se Shqipëria do të mbesë e paprekur nga rryma e ndryshimeve shoqërore. Megjithatë, punët ishin shumë larg nga e pamundura, ku protestat popullore masive kundër qeverisë filluan në pranverë të vitit 1990. Në muajin korrik, me qindra njerëz që kërkonin azil u dyndën në ambasadat e Italisë dhe të Gjermanisë Perëndimore. Të paktën 10,000 demonstrues u mblodhën në Sheshin Skënderbej (Iskender Bej) në Tiranë, duke kërkuar që qeveria të miratonte reforma më të mëdha. Në këtë kohë u morën masa të forta nga regjimi i Ramiz Alisë (pasardhësi i Enver Hoxhës), duke i ndaluar të gjitha grumbullimet e pautorizuara. Megjithatë, demonstratat vazhduan, dhe statuja e plotfuqishme e Enver Hoxhës në Sheshin Skënderbej të Tiranës u rrëzua nga studentët gjatë një proteste në gjysmën e fundit të shkurtit të këtij viti. Ramiz Alia u detyrua përfundimisht që të pranonte kërkesat për të lejuar pluralizmin politik. Në dhjetor të këtij viti, duke shpresuar se një lëvizje e tillë do të nxiste ndihmën ekonomike nga Perëndimi për ekonominë e dobët të Shqipërisë, qeveria i dha miratimin formal opozitës së Partisë Demokratike. Në fillim të janarit të këtij viti, u formuan edhe dy parti të reja, Partia Ekologjike dhe Partia Republikane. Opozita ishte e aftë që ta detyronte Ramiz Alinë që të shtynte zgjedhjet e planifikuara të 10 shkurtit për në 31 mars, duke konstatuar se ata ishin të përgatitur keq për datën e mëhershme. Kur erdhi koha e zgjedhjeve, Partia Demokratike mori 75 vende nga 250 vendet në kuvend. Sundimi komunist ishte i dobësuar por jo i shkatërruar. Komunistët arritën ta lëkundin pjesën më të madhe të popullsisë fshatare duke treguar gjoja me fjalë se Partia Demokratike ishte anti-nacionaliste. Me pasimin e zgjedhjeve, disa qytete të Shqipërisë u shkatërruan nga trazirat anti-qeveritare, duke shprehur pakënaqësi me rezultatet e zgjedhjeve. Më 2 prill, katër anëtarë të Partisë Demokratike u vranë në mënyrë të mistershme në qytetin verior të Shkodrës, dhe pothuajse i tërë qyteti shpërtheu në protesta të dhunshme kundër autoriteteve komuniste. Gjatë pranverës së kaluar, mijëra qytetarë shqiptarë u përpoqën të zhdukeshin drejt fqinjëve të afërt, Greqisë dhe Jugosllavisë. Në Greqi, ata shqiptarë që nuk ishin të minoritetit grek u kthyen pas në kufi. Ndërsa në Jugosllavi nuk u lejua askush për shkak të shtypjes së atij vendi ndaj popullsisë shqiptare. Opozitës iu dha e drejta që të botonte gazetën e saj ditore, Rilindja Demokratike. Gazeta përmbante artikuj kritikë ndaj sundimit komunist dhe numri i saj i parë ishte aq i kërkuar saqë të gjitha kopjet e para të shtypura u shitën brenda 2 orësh. Gjithashtu u bënë lëshime në lidhje me lirinë fetare. Tashmë nuk është më një krim kundër shtetit që të praktikohet haptazi ose të diskutohet rreth fesë. Falja e parë e Xhumasë pas më shumë se 20 vjetësh u mbajt më 23 nëntor 1990 në Tiranë. Një vizitë e menjëhershme e një grupi të vëllezërve të Xhematit Tablig (të njoftuar në detaje nga Gjysmëhëna Ndërkombëtare) përfunduan pak kohë më përpara se në vjeshtën e kaluar kishin zbuluar dhe mësimet islame ishin pothuajse të panjohura për rininë, dhe vetëm pak pleq ishin të gatshëm që të tregonin se ata ishin muslimanë. Vëllezërit e Xhematit Tablig vunë re, megjithatë, se të rinjtë treguan një kureshtje të madhe kur grupi i tyre thërritën ezanin dhe u falën. Është e qartë se do të duhen disa dekada që të ri-islamizohet jeta në Shqipëri. Ndonëse tani gjendet literaturë islame, për pjesën më të madhe, të lejuar, shumë pak njerëz jashtë organizatave kanë treguar interesim për të shpërndarë diçka. Situata është e rëndë, dhe misionarët e krishterë kanë filluar të vijnë në Shqipëri për t’u përpjekur që të mbushin boshllëkun fetar. Ndonëse pasuria e muslimanëve është shpenzuar në një luftë të pakuptimtë, Perëndimi do të bëjë më të mirën që të shikojë se Islami nuk do të lartësohet më kurrë përsëri në Shqipëri…

 

Përktheu nga gjuha angleze:

Ermal BEGA

 


  

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme