Përse Ballkani i përket ortodoksisë, dhe Islami u dashka të getoizohet?

Kryqëzatori italian, profesori i Universitetit të Bolonjës, Gjovani Cimbalo mendon se toleranca fetare në Shqipëri i përket folklorit dhe jo realitetit. Ai porosit shtetin dhe shoqërinë shqiptare që të jenë të vëmendshëm ndaj Islamit dhe të nxjerrin ligje kundër zgjerimit të kësaj feje, meqë Islami sipas tij  jeton, (dhe nuk u dashka të jetojë) në një Gadishull ku mbizotëron ortodoksia.

“Ky rrezik nuk është vetëm i Shqipërisë, por i gjithë Ballkanit. Po t’i  studiojmë statutet e shumë organizmave fetarë të rajonit, vërehet lidhja specifike e vendit tuaj me Islamin, krahasuar me vendet e tjera, njësoj siç vërehet edhe qasje unike”, pohon profesori, me ide kryqëzatore, Cimbalo, i Universitetit të Bolonjës.

Cimbalo kërkon që Tirana zyrtare të nxjerrë ligje jo kundër të gjitha feve sikur kishte vepruar, Enver Hoxha, por vetëm kundër Islamit, sepse Gadishulli i Ballkanit, sipas tij  i përket Ortodoksisë. Ngjashëm rezonon  edhe Vatikani zyrtar, frymëzuesi mesjetar  i kryqëzatave dyqindvjeçare, që  si rezultat i kacafytjeve  nxorën në skenë të historisë Perandorinë Osmanee cila për 600 vjet ndëshkoi Ballkanin dhe pjesën më të madhe të krishterëve në lindje dhe në perëndim. Duket se ciklet e përgjakshme të historisë njerëzore vazhdimisht përsëriten, sepse dhuna që ushtrohet sot kundër muslimanëve në botë, ka krijuar si kundërpërgjigje Al Qaiden terroriste, e cila sa herë që sulmohet Islami forcohet me fondamentin e hakmarrjes, me të mbushur trupin me trotil, veprim ky të cilën as e ka ndaluar, as e ndalon ndonjë ligj në botën ku jetojnë njerëzit, të mirë apo të ligj, muslimanë apo të krishterë, të bardhë apo të zinj. Shtypja, dhuna, krimi, urrejtja, sundimi, kolonializmi, shfrytëzimi, nuk i zgjidhin problemet e popujve dhe të kombeve të botës.

“Templarët” e shpifur  të krishterimit, harrojnë se shqiptarët, prej kohës të përhapjes së krishterimit, në Iliri, Dardani e më vonë në Shqipëri kanë jetuar në harmoni fetare, si asnjë popull tjetër i botës. Ishin të parët që pranuan krishterimin e kohës apostolike dhe pas apostolike. Në rastin tipik dhe autentik të kulturës së tolerancës fetare ndër shqiptarë kemi të bëjmë me një fenomen tipik shqiptar, të cilin nuk e luhatin dot “tempullarët e shpifur” si Cimbalo, Ben Blushi, Maks Velo dhe ndonjë gazetaruc shqipshkronjës, ashtu sikur nuk e luhatin islamistët ekstremistë të cilët Skënderbeun e fajësojnë se paska vrarë turq, por e heshtin faktin se Perandoria Osmane gjatë sundimit 5-shekullor ka vrarë, ka varur në litarë, u ka prerë kokat me hanxharë, ka ngulur në hunj qindra mijëra shqiptarë, shumica prej tyre të besimit islam, sepse Perandoria Osmane nuk kishte synim parësor përhapjen e Islamit por pushtimin e vendeve, dhe jo vetme ato të Evropës por edhe ato arabe, nga ku kishte buruar Islami dhe që ishin muslimanë.

Faktin se në luftë për çlirimin nga Turqia kanë marrë pjesë në radhë të parë shqiptarët e besimit islam, për të mos thënë ekskluzivisht, vetëm shqiptarët islamë, e fshehin edhe templarët e shpifur Cimbalo e Blushi me çompany, edhe pse  e dinë mjaft mirë se të gjithë kryengritësit shqiptarë, nga ata me famë botërore kanë qenë shqiptarë të besimit islam. I tillë për një kohë ishte edhe Skënderbeu, (Gjergj Kastrioti), pastaj Gjedik Ahmed Pasha,  Davud Pasha, Ahmet Pashë Dukagjini, Ibrahim Pashë Pargaliu, Ajaz Mehmet Pasha, Lutfi Pashë Çelebiu, Ahmet Pasha i Zi, Sinan Pashë Kaçaniku, që të gjithë vezirë kokëprerë nga Sulltani, sepse pretendonin të ruanin interesat e vëllezërve të  tyre qofshin ata të krishterë apo islamë. I tillë ishte edhe  kryengritësi më i njohur gjatë tërë kohës së sundimit të sulltanëve,  Halil Arnauti, Halil Patrona, të cilin historianët e sotëm turq e paraqesin si monstrumin më të madhe të botës Turke, vetëm sepse ishte shqiptar, njeri me moral dhe zëdhënës i turmave të varfra. Muslimanë ishin  edhe  Ali Pashë Tepelena, Mehmet Ali Pasha i Misirit, Ibrahim Pasha i Sirisë, vëllezërit, Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri, Ymer Prizreni, Mustafë Pashë Dibra, Sylejman Vokshi, Ismail Qemali, Hasan Prishtina,  madje edhe Ahmet Zogu e Enver Hoxha, e qindra të tjerë.  Natyrisht, se në këto kryengritje nuk munguan vëllezërit tanë të krishterë, por asnjëherë, në asnjë lëvizje antiosmane nuk ishin në ballë, ashtu si asnjëherë, në asnjë rrethanë nuk u hamenden fare të luftonin krahas vëllezërve të tyre të gjuhës, gjakut e kombit.

Mohimin e këtij segmenti fondamental të historisë shqiptare e orkestrojnë vetëm ortodoksët e Athinës zyrtare si prifti satana, Janullatos, Ben Blushi, i dashuruari i marrëzishëm i historisë kriminale serbe, pastaj serbovllahu Lubonja, që tërë ditën urren shqiptarët e gjatë natës prindërit e ndjerë,  skizofreni, Maks Velo (Maksim Velimiroviq),  ndonjë mistrec gazetar gjysmak nga Kosova apo Ilirida, dhe një pjesë e intelektualëve që mbahen më katolikë se Papa, i cili as për “hatrin” e tyre, as për hatrin e Hashim Thaçit e Enver Hoxhajt, as të zonjës kryetare, Jahjaga që fotografohet me të pasmet në një foltore të krishterë, nuk e ka ndërmend ta pranojë shtetin e Kosovës, sepse këtë pjesë integrale të Shqipërisë e përbëjnë muslimanët shumicë, këta muslimanë që kanë luftuar pushtuesit e huaj si Turqinë, Greqinë, Italinë, Gjermaninë, Serbinë dhe të gjitha forcat e territ inkuizicional të Evropës, njerkë e shtrigë. Këta shqiptarë islamë kanë luftuar edhe kundër fashizmit në Spanjë, së bashku me vëllezërit e tyre krishterë, të gjakut e të gjuhës. Po këta shqiptarë luftojnë edhe kundër diktatorit Assad dhe nuk begenisin, as u bie fare ndërmend  të marrin leje nga ligjet e Hashim Thaçi apo Edvin Ramës, jo sepse janë terroristë, por sepse luftojnë regjimin më terrorist që ka sot bota islame dhe arabe.

Tipat e degjeneruar si Ben Blushi, Fatos Lubonja, Maksim Velimiroviq  dhe ithtarët e tyre orgjizuan dhe treguan fytyrat e tyre të vërteta, në Tiranë,  gjatë koncertit të këngëtarit të droguar serb, Z. Qoliq. Ata të  ekzaltuar   me brithma e brohoritje të ekzaltuara, priten me zemër hapur këngët e jargavitura të drogerit serb, i cili po me ato këngë kishte trimëruar kriminelët e Millosheviqit, Mlladiqit e Karaxhiqit që vrisnin, dhunonin  gra e masakronin fëmijë muslimanë në Bosnje e Hercegovinë gjatë luftës në vitet 1992-1995. Tironcat dhe vëllezërit ortodoksë të Janullatosit, njëjtë kishin pritur disa vjet më parë edhe këngëtarin tjetër, të  preferuarin e shumë  “tironcave”, Zoran Bregociq, i cili mori madje edhe “çelësin e bashkisë së Tiranës” për meritat e tij në përkrahje të forcave kriminale serbe, në shfarosjen e muslimanëve në Bosnje. Kjo farë mbetjesh: shqiptare-ortodokse-sllave-greke-vllahe nuk arrin dot t’ ia imponojnë vullnetin shqiptarëve shumicë, qofshin ata ortodoksë, islamë apo katolikë, të atyre shqiptarëve që fondament dhe sentiment shpirtëror kanë shqiptarinë, kombin, Atdheun, si At Nikollë Marku  dhe jo gjirizet e Athinës, “kllozetet’ e Serbisë apo tulatet e Brukselit, sikur Blushi, Luba, Velo  dhe shumë politikanë shqipfolës, delirantë të BE-së.

Përpjekjet për ta përmbysur historinë e begatshme të kombit tonë, vetëm sepse shumica dërrmuese i përket Islamit, janë përpjekje të inkuizitorëve të rinj të Evropës, të cilët po pretendojnë  për t’i vënë në jetë porositë e barbarosëve të papa inoçentëve, të musolinëve e hitlerëve. Përpjekjet e tilla, do të mbesin përpjekje koti, sepse janë përpjekje të shpifura,  antinjerëzore, që bien ndesh edhe me mësimet e predikimet e Biblës dhe me traditën liridashëse të Evropës.

Kultura e tolerancës fetare shqiptare, do të duhej të ishte shembull për Evropën dhe BE-në. Kjo kulturë, që është vlerë e fisnikëruar e kombit më të vjetër të Evropës, i ka përballuar çdo kohe, çdo rrëmuje, madje edhe rrëmujës më të madhe fashiste, kur shqiptarët me çmimin e jetës së tyre kishin mbrojtur hebraikët dhe nuk e kishin tradhtuar as edhe një të vetëm, sikur i tradhtuan dhe i ndoqën mizorisht, gjermanët, francezët, italianët, serbët, austriakët,  e popujt e tjerë të Evropës. Ishte kultura e tolerancës fetare, ishte besa shqiptare që i ruajti fytyrën kombit shqiptar, duke shënuar një shembull unik për botën, ruajtjen fanatike të etnosit hebre, që ishte buzë shfarosjes nga forcat e terrorit fashist.

Misionarët kokëshkretë dhe të paguar me para nga Athina, Beogradi e Brukseli si profesori italian, Cimbalo, prifti satana, Janullatos, maniaku, Lubonja, skizofreni Velo, dhe disa mostra të tyre në Prishtinë e në Tiranë nuk do të arrijnë t’i heqin qoftë edhe një gurë kështjellës shekullore të shqiptarisë tolerante, Shqipërisë multifetare, multikuturore por shumë integriste në përmbajtjen kombëtare. Këto përpjekje kanë dalë në sipërfaqe si një kontribut shtesë nga kjo mendësi  uloke,  në mbështetje të Tribunalit kundër UÇK-së, sepse të gjithë shqiptarët e akuzuar nga Brukseli dhe nga Haga janë shqiptarë të besimit islam. Kjo klimë fashiste kundër UÇK-së ka sjellë në Prishtinë socialistin, Ben Blushi, i cili po trumbeton idenë e rrezikut që po i kanoset shqiptarëve nga Islami, me shpresë se do të gjejë ndonjë si vetë, apo si vëllezërit e tij ortodoksë të Janullatosit grek dhe  dhe Irinejit serb. Ka pak të tillë në Kosovë, edhe pse kanë emra islamë, por janë laramanë që nuk kanë guxim ta shprehin sentimentin e tyre fetar.

Ben  Blushi nuk ka autoritet moral as njerëzor për të ushtruar ndonjë ndikim te intelektualët e Kosovës, në radhë të parë për shkak të simpatisë së tij delirante për serbët, përgjithësisht dhe për ortodokësinë veçanërisht.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme