Krime

Lufta e gjatë e Mustafa Xhemiljevit për vendlindjen e tij

Nën sundimin e Stalinin i deportuar, nën Brezhnjevin i burgosur, nën putinin i dëbuar: Udhëheqësi shumëvjeqar i Tatarëve Krimezë Mustafa Xhemiljev  rrezikon që për të dytën herë ta humb atdheun.

 

Christian Weisflog

Me shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik  Mustafa Xhemiljevit i plotësohet ëndërra e jetës së tij. Saktësisht, pas një gjysmë shekulli të dëbimit, më 1989 ai dhe populli i tij mund të ktheheshin në vendlindje e tyre në Gadishullin e Krimesë.  Sa duket  tragjedia morri një përfundim me fat.

Por, me aneksimin rus të Krimiesë  jeta e ish desidentëve po të merr një kthesë fatale.  Ja se çka i ndodhi  Mustafa Xhemiljevit këtë të martë para dite, derisa ishte duke shkuar rrugës prej Krimit për në Kiev në vijën kufitare që sipas rusëve tani e tutje duhet rrespektuar. Atij i afrohet një njeri me rroba civile dhe ia dorëzon një vendim  zyrtar : Aty thuhet : « Qytetarit ukrainas Mustafa Xhemiljevit i ndalohet hyrja në Rusi për pesë vitet e ardhshme.

Ende nuk është e qartë nga erdhi dhe kush e urdhëroi këtë. Zyrtarët rusë të migracionit e demantojnë lajm dhe nuk kanë njohuri për  ndalim- udhëtimin e Xhemiljevit në Rusi. 

Qeveria pro ruse në Krime qysh javëve të kaluara e kishte futur Xhemiljevin në një listë të personave jo të dëshiruar. Kur 71 vjeqari – Lideri i Tatarëve  dëshironte të kthehej në Krime iu lejua hyrja vetëm pas shumë telefonatave dhe diskutimeve me administratën lokale.Shefi i qeverisë pro ruse në Krime, Sergei Aksjonov, kthimin e Mustafa Xhemiljevit në Krime e quante „provokim i qëllimshëm“: „Të gjithë e dinë që ai punon për shërbimet sekrete perëndimore.  Ata e kanë ngarkuar që ta destabilizojë situatën në Krime.“

Si foshnje i deportuar

Xhemiljevi, që tani është deputet në parlamentin  Ukrainas si anëtar i partisë së Julia Timoshqenkos, gjatë kohës së ish Bashkimit Sovjetik ka luftuar pa ndalur për kthimin e Tatarëve të Krimesë në vatrat e tyre. Deportimin e tyre në Azinë qendrore gjatë viteve 1944 ai e përjetoi i pavetëdijshëm. Ai ishte vetëm disa muajsh kur familja e tij i mbushte koferat me ca rroba për t`u larguar përgjithmonë nga vendlindja. Në tavolinën e bukës në Uzbekistan ata kishin vetëm një bisedë, kujtimet mbi atdheut, thoshte Mustafa gjatë një bisede që kishim me të.

Stalini i akuzonte Tatarët Krimezë se gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë kolaboruar me nazistët. Prandaj, ai urdhëron që i tërë populli, pothuajse 300.000 njerëz të deportoheshin në Azinë Qendrore –Uzbekistan e gjetiu. Mijëra prej tyre vdiqën gjatë rrugës, por Mustafa shpëtoi.

Për shkak të përkatësisë së tij etnike ai nuk mund të studionte. Ai punoi  në fabrika të ndryshme si mekanik. Privatisht ai angazhohej në organizata të ndryshme ilegale dhe me këtë identifikohej me të kaluarën e popullit të tij. Për shkak të aktiviteteve , bi në sy të organeve shtetërore ruse dhe më 1965 burgoset me akuzë „nacionalizëm dhe ide anti ruse“.

Burgim dhe grevat e urisë

Burri i brishtë me një mjekër të hollë nuk të le përshtypjen e një njeriu të lodhur. Ai luftoi pa u lodhur për të drejtat e popullit të tij, edhe nëse ishte në pyetje greva e urisë. Në fundin e viteve të shtatëdhjeta Mustafa i takonte  grupit themeltar rus për të drejtat e njeriut. Çmimi i kësaj ishte i rendë:  15 vite burgim  në vend të ndryshme të Rusisë. Për Mustafën kjo nuk ishte shumë viktimizuese: „Ne desidentët ishim njerëzit më të lirë në Bashkimin Sovjetik. Ne thonim, atë që domin.“

Për luftën e tij të palodhur, ai tani gëzon autoritet të madh tek Tatarët Krimezë. Pas kthimit të tij në atdhe, rreth njëzet vite ishte kryetar i „mexhlisit“ të organit ekzekutiv - Asamblenë Kombëtare. Në nëntorin e kaluar për shkak të moshës së shtyrë dha dorëheqje. Por fjala e tij ka ende peshë, dhe ajo drejtohet kundër pushtetit rus.

Mustafa ishte gjithmonë për futjen e Ukrainës në Nato dhe BE, pasiqë ai mendo se të drejtat e pakicës së tij muslimane më së mirï mund të mbrohen në kuadër të Bashkimit Evrpoian. Para referendumit  mbi  lidhjen e Krimesë me Rusinë, ai i thirr Tatarët që ta bojkotojnë atë. „Të drejtën për vetëvendosje e ka vetëm popullata indigjene, dhe në Krime këta janë Tatarët Krimezë“, thotë Mustafa Xhemiljevi.

Sot, popullata e muslimane e përbën vetëm 13 përqind të Krimesë. Derisa, para robërimit nga mbretëresha ruse Katarina e dytë në vitin 1783, ne përbënin shumicën absolute: „nga dëbimet  sistematike në atdheun tonë mbetëm pakicë“, mendon Mustafa menjëherë pas referendumit.

Derisa Tatarët Krimezë dhe vetë Mustafa nuk besojnë premtimeve nga Kremlini, tani për tani nuk kanë koment. Kujtesa historike nuk u le të besojnë në shtetin Rus.

 

Neue Zürcher Zeitung, e shtunë 26 Prill 2014. Nr. 96

 

Nga Gjer: Naxhi Ibrahimi              27. Prill, 2014

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme