Ka lindur në Deobend më 1362H (1943), ndërsa ka diplomuar me suksesin më të lartë në Dars Nizami në Darul Ulum, Karaçi.
Ka specializuar në Jurispendencën Islame nën udhëheqje të dijetarit të famshëm Mufti Muhammed Shafiut (rahimullah) i cili në fakt është babai i tij dhe ka pasur funksionin e Muftiut të lartë në Pakistan. Që atëherë ai ligjëron Hadithin dhe Fikhun në Darul – Ulum në Karaçi. Ka autorizim për të ligjëruar Hadith nga këta dijetarë eminentë: babai i tij Mufti Muhammed Shafiu, Idris Khandalavi, Muhammed Tajib, Salimullah Khan, Mufti Rashidi, Sehban Mahmudi, Zafar Ahmed Usmani, Sheikhul Hadith Zekeria Khandalavi, Sheikh Hassan Meshati (Allahu i mëshiroftë) dhe të tjerë.
Duke ndjekur traditën e dijetarëve të Deobandit si dhe duke ditur rëndësinë e madhe të fushës së Tasavufit, ai u edukua në këtë lëmi nën udhëzimet e Shejh Dr. Abdul Hajj Arifit dhe Masihullah Khan të dy këta zëvendës të Hakimul Umah Maulana Eshref Ali Thanvi. Duke marrë parasysh që Shejh Dr. Taki Usmani ka një orarë të stërngarkuar duke qenë në shërbim të Ummetit ai sot ka emruar aspirantë të tij për udhëzime shpirtërore në shumë vende nëpër botë.
Posedon edhe diplomë të fakultetit Juridik prandaj është i emruar si gjykatës në Gjyqin sheriatik në Gjygjin suprem të Pakistanit.
Është këshilltarë i shumë Institucioneve financiare Islame dhe ka luajtur një rol tejet të rëndësishëm në punën e bankave pa kamatë si dhe në formimin e shumë Institucioneve financiare. Konsiderohet si njëri ndër dijetarët më eminent të kohës së sodit në këtë fushë.
Është zëvendësdrejtor i këshillit fikhor islamik në Xhide dhe Organizatës së konferencës Islamike (OIC).
Ka kontribuar me shkrime dhe literaturë në shumë tema islame dhe është autorë i 60 librave dhe një numri të madh të artikujve. Kurse momentalisht është drejtor i Darul-Ulum në Karaçi të Pakistanit, ku edhe ligjëron Sahihun e Buhariut, Fikh dhe Ekonomi Islame. Ndërsa për publikun e gjërë ka ligjërata javore që kontribuojnë në ngritjen e nivelit shpirtërorë të myslimanëve.-
Lista e publikimeve
Këtu i kemi prezantuar pjesërisht disa nga publikimet e dijetarit Taki Osmani. (Mars 2006)
Libra në gjuhën angleze:
1. The Authority of Sunnah (Autoritet i Sunnetit)
2. The Rules of I’tikaf (Rregullat e Itikafit)
3. What is Christianity? (Çka është krishterizmi)
4. Easy Good Deeds (Punë të mira të kryera lehtë)
5. Perform Salah Correctly (Kryerja e drejtë e namazit)
6. An Introduction to Islamic Finance (Një hyrje në Financat Islame)
7. Historic Judgment on Interest (Gjykimi historik mbi kamatën)
8. The Language of Friday Khutbah (Gjuha e hutbeve të xhumasë)
9. Discourse on Islamic way of Life (Ligjërata mbi mënyrën islame të të jetuarit)
10. Sayings of Prophet Muhammad sallalaho alehey wasalam (Thënie nga Pejgmaberi sal-lAll-ahu alejhi ue selem)
11. The Legal Status of Following a Madhab (Legjitimiteti i ndjekjes së medhebit)
12. Spiritual Discourses (Ligjerata shpirtërore)
13. Islamic Months (Muajt islam)
14. Radiant Prayers (Përmbledhje duashë për të gjitha rastet)
15. Quranic Sciences (Shkencat Kur’anore)
16. Islam and Modernism (Islami dhe modernizmi)
17. Contemporary Fataëa (Fetva bashkëkohore)
Libra në gjuhën arabe:
1. Takmala Fathul Mulhim (Punim enciklopedik për interpretimin e Sahihul Muslimit, në gjashtë vëllimie).
2. Ma Hea An-Nasraniyah? (Çka është krishterizmi?)
3. Nathrat ‘Abarah Houl At-Ta’limi Al-Islamiyah (Mbi arsimin islam)
4. Ahkamu Al-Auraq An-Naqdiyah (Rregullat mbi letrat me vlerë)
5. Bahouth Fee Qadaya Fiqheyah Ma’asirah (Diskutime Fikhore mbi disa çështje të rëndësishme bashkëkohore).
6. Ahkam uz Zibai’h (Vendime islame për therrjen e kafshës)
Libra në gjuhën urde:
1. Ina’mul Bari (Sqarim i përmbledhjes së njohur të haditheve Sahihul Buhari) (15 vëllime)
2. Asan Nakian (Disa punë të mira që kryhen lehtë)
3. Undulus Mei Chand Rooz (Disa ditë në Endelus/Spanjë)
4. Islam aur Seasate Hazra ( Islami dhe Politika bashkëkohore)
5. Islam aur Jidat Pasandi (Islami dhe Modernizmi)
6. Islahe Ma’ashara (Përkryerja e shoqërisë)
7. Islahi maëa’iz (Ligjërata për përkryerje shpirtërore) (3 vëllime)
8. Islahi Majalis (Ligjerata mbi Tasavufin) (5 vëllime)
9. Islahi Khutubat (Ligjerata mbi përkryerje individuale shpirtërore) (13 vëllime)
10. Ihkam-e-I’tikaf (Rrregulla mbi Itikafin)
11. Islam aur Jadeed Ma’eeshat ëa Tijarat (Islami, Ekonomia moderne dhe tregtia)
12. Akabir Deoband Kea They? (Karakteri me vlerë i dijetarëve të Deobandit)
13. Bible sey Quran Tak (3 vëllime)
14. Bible Kea Heh? (Çka është Bilbla?)
15. Pur noor Duain (Radiant Prayers) (Përmbledhje duashë për të gjitha rastet)
16. Tarashey (Pjesë nga punime islame)
17. Taqleed Ki Shari’i Hasiat (Statusi ligjorë i ndjekjes së medhhebeve )
18. Jahaney Deda (Kujtime udhëtimesh I)
19. Dunya meray aa’gay (Kujtime udhëtimesh II)
20. Hazrat Mu’awiyah (Radi-Allahu anhu) aur Tarikhi Haqa`iq (Hazreti Muavija Radi-Allahu anhu dhe faktet historike)
21. Hujjiat Hadith (Autoritet i Hadithit)
22. Hudhur (Salla-Allahu alayhi ëa Sallam) ney Farmaya (Thëniet e Pejgamberit Sal-Allahu aleyhi ue selam)
23. Hakeemul Ummat Kay Siasi Afkar (Mendime Politike të Eshref Ali Thanvi)
24. Durse Tirmidhi (Sqarim i koleksionit të famshëm të Përmbledhjes së Tirmidhiut)
25. Deeny Madaris ka Nisab ëa Nitham
26. Zikr o Fikr (Koleksion artikujsh të shkruar në gazetën e përditshme Jang)
27. Zabet-e-weladat (Kontrollimi i lindjes së fëmijës: Vendimet islame)
28. ‘Iesayat kea hey? (Çka është krishterizmi?)
29. ‘Uloom ul-Quran (Shkencat Kur’anore)
30. ‘Idalatey Faiseley (Vendime gjyqësore)
32. Fard key Islah (Reforma personale)
33. Fiqhi Maqalat (Përmbledhje artikujsh mbi Jurispendencën Islame)
34. Maasir Hazrat Arifi (Thënie dhe memoare nga Dr Adbul Hayy Arifi ra)
35. Meray Walid Meray Sheikh (Babai im, Shejhu im)
36. Milkiate Zamion aur us key tahdid (Pronësia tokësore dhe kufizimet e saja)
37. Nashri Taqreerain (Fjalime nga Radio Pakistani)
38. Nuqooshe Raftigan (Vdekja e dijetarëve muslimanë dhe dinjiteti i tyre)
39. Nifaze Shariat aur us key masail (Vendosja e sheriatit: Problemet)
40. Namazein Sunnat key Mutabiq Parhey (Falja e namazit sipas sunnetit)
41. Hamarey ‘A`eli Masa`il (Çështje familjare)
42. Hamara Ta’lemi Nizam (Sistemi ynë arsimorë)
43. Hamara Ma’ashi Nizam (Sistemi ynë ekonomik)
44. Dastoorul amal baeraey talibeen e islah (Udhëzime për aspirantët e përmirësimeve shpirtërore)
45. Tabseray
46. Fatava-e-Usmani (Fetva), etj.
Allahu i Madhërishëm e ruajt dhe na dhashtë neve teufik të përfitojmë prej tij. Amin!
Adresa për kontaktim: Darul Uloom Karachi Karachi 75180 Pakistan
Telefoni i zyrës: + 92 21 5123100 (Mes orës 13-14, orë standarde në Pakistan. Përveç të premtes).
___________________
Përktheu për ‘Brezin e Ri’:
Besmal Memedi