MARTESA DHE SEKSUALITETI NË ISLAM

Parathënie

Me emrin e Allahuht të Gjithëmëshirshmit dhe Mëshirëbëresit

Falenderimet i takojn Allahut të Lartësuar i cili e ka mëshiruar dhe bagatuar martesën, përmes së cilës njeriu përmbush nevojat e tij seksuale, gjë e cila është pjes thelbësore e natyrës së tij dhe rrugë përmes të cilës ai përjeton kënaqësitë e veta.

Paqa dhe shpëtim i Allahut qoftë mbi të dërguarin e Allahut, Muhamedin a.s. i cili njerëzisë i tregoj rrugën e vlerave, karakterit dhe siguris shpirtërore e morale. Paqa dhe shpëtimi i Allahut qoft edhe mbi familjen e ndershme të  Pejgaberit a.s. si dhe shokëve të tij  të cilët ndoqën rrugën e Allahut dhe nuk devijuan nga ajo. Paqa dhe shpëtimi i Allahut qoft edhe mbi të gjithë ata që e ndoqën dhe do ta ndjekin këtë rrugë ashtu siq e kanë mësuar deri në ditën e fundit.

 

Familja praqet pjesën më të rëndësishme të jetës njerëzore që nga koha që është krijuar njerëzimi e deri në ditën e fundit dhe kjo vlenë si për individin ashtu edhe për tëre shoqërinë. Asgjë nuk gjendet në këtë gjithësi pa e patur qëllimin dhe motivin  se përse është krijuar. Prandaj, në natyrën e njeriut, krijimi i nevojës së tij seksuale është krijuar për dy arsye:

Nga njëra anë nevoja e tij sexuale e ndihmonë atë që të përjetoj në këtë botë ndjenjat e kënaqësisë, argëtimit dhe lumturisë, si dhe ta arrij më lehtë dhe më mirë fatin e tij në botën e amshueshme-ahiret. Që të kemi fat dhe lumturi në ahiret, duhet ta jetojmë jetën në formë të harmonizuar me rregullat e Allahut të lartësuar. Serioziteti në përjetimin e kënaqësive dhe gëzimit në jetën e kësaj bote e që është e shkurtër dhe e kufizuar, e e cila është si parpërjetim i gëzimit të pakrahasueshëm të botës tjetër, orjenton njeriun që të pranoj  dhe të jetoj jetën konform mësimeve islame e cila qonë në përjetimet reale, ngase njeriu përmallohet vetëm për atë që ai e njeh.

Kurse nga ana tjetër ka të bëjë me ruajtjen e qëndrimit të paluhatëshëm të gjinis njerëzore. Këtu janë anët pozitive të prirjes seksuale. Nga ana tjetër ka edhe anë negative të prirjeve seksuale të cilat rezultojn nga një shfrenim i pakontrolluar. E përmes këtyre prirjeve të pakontrolluara do të dëmtohet edhe feja e edhe  jeta e njeriut.

Martesa është synet, rrugë e Pejgamberit, një nevojë kuptimplote, një nevoj esenciale e cila është e rrënjosur tek çdo njeri e përmes të cilës vazhdon të ruhet lloji njerëzor. Martesa duhet të shiqohet si një rrugë e domosdoshme sociale, për t’i fituar dhe ruajtur ndjenjat e stabilitetit dhe qëndrueshmerisë njerëzore.

Natyrisht që përmes kontaktit në mes mashkullit dhe femrës vjen deri te lindja e pasardhësve edhe pa korniza fetare apo rregulla ligjore, por është e natyrshme dhe normale që këta pasardhës duhet të edukohen konform rregullave qofshin ato fetare, sociale apo tradicionale.

Mospranimi i martesës paraqetë rreziqe të mëdha për njeriun. Në vijim po paraqesim disa prej tyre:

1. Disa përsona nuk përmbushin detyrimet e tyre shoqërore dhe nuk marrin përgjegjësi familjare mbi vete. Këta përsona i shtypin prirjet e tyre seksuale dhe jetojn ashtu të tërhequr nga to.

2. Disa përsona tjerë bëhen peng të epshit të tyre dhe prirjeve të tyre seksuale, ata  i lejojnë vetës  një maraton të lirë e që për pasojë  sjell dekadenc traicionale, amoralitet, vepra penale dhe pasiguri sociale.

3. Ç’thurja dhe çoroditja e gjinisë njerëzore që shkatrron shoqërinë njerëzore dhe e shëndrron atë në një kope apo tufë (kafshësh).

 

Familja është bërthama dhe shtylla e shoqërisë njerëzore

Sikur që themelet janë parakusht për një ndërtesë stabile dhe të qëndrueshme , kështu është familja e cila ndërtohet mbi themele të forta dhe bazament të qëndrueshëm parakusht për një institucion stabil dhe të qëndreushëm shoqërorë që ofron siguri dhe mbrojtje.

Jeta martesore është një art shumë i bukur

Të pakët janë njerëzit që këtë art të jetës bashkëshortore e kuptojnë. Çdo çift që nuk e kupton këtë art të jetës bashkëshortore ballafaqohet me shumë vështirësi  dhe përjeton kriza të shumta. Këso situata sjellin tronditje dhe lëkundje të rënda të cilat për pasojë kanë braktisjen e edukimit dhe përkujdesjen e fëmijëve.

Para martesës duhet njeriu të rinjëve tu shpjegoj politikën dhe moralin e martesës, psikologjinë e fëmijëve dhe metodat e edukimit, edukatën seksuale dhe rrugën e fatit, apo me një fjalë artin e martesës.

Bazën e kësaj natyrisht që e ndërton vetë forma e jetesësë bashkëshortore në shoqëri, jeta e harmonishme bashkëshortore në të cilën fëmijët rriten. Përveç kësaj një gjë të tillë e mundësojn edhe shkollat, organizimi i kurseve apo leximi i librave që shtjellojn këto thema.

Fatkeqësisht sot ka shtëpi botuese të panumërta të teksteve  dhe librave me tamatik seksuale të cilat në të vërtet helmojn të rinjët tanë me qëllim dhe nën preteks të shpjegimit seksual, ata mbjellin farën e imoralitetit. Kështu që ndikimet të cilat nga mosdija krijohen bëhen gjithnjë e më të rrezikshme.

Sa tragjike është që sot shumica e të rinjve tanë për shkak të literaturës së tillë bien në humnerë dhe fundosën në moçalin e paturpësisë.

Në librat dhe artikujt e kësaj forme, kontaktet e lira në mes mashkullit dhe femrës përkrahen vazhdimisht. Format e ndryshme të bisedave e ndejave që  ngacmojnë prirjet epshore si; vallëzimet, festimet, udhëtimet e përbashkëta, të bërit dashuriçka ushtrojn një ndikim pozitiv të etikës seksuale. Mirëpo, e vërteta është se të gjitha këto pretendime nuk përputhen me realitetitn. Qëllimi i këtyre është që t’i mashtrojn të rinjt në sjellje mëkatare, t’ju shpërlajn trurin dhe ta rrezikojnë mirëqenjën e një shoqërie të mirëfillt islame.

Është një e vërtet e hidhur, që disa autor dhe organe mediale në botën islame edhe përkundër resultateve tronditëse në të cilat ka arritur për shumë vite  bota perëndimore, edhe më tej përkrahin mardhënjet e lira në mes mashkullit dhe femrës.

Mardhënjet e lira në mes mashkullit dhe femrës u hapin rrugën dy rreziqëve të mëdha

Rreziku i parë: Familja po  shkatërrohet, imoraliteti ka marrë përmasa  të mëdha të rrezikimit të sigurisë sociale. Liria e pakufizuar e femrës, përveq shfrytëzimit dhe zhvlersimit të vlerës së saj, ka shkaktuar edhe probleme tjera ekonomike dhe sociale. Problemi më i madhë është jodëshira  e meshkujve për tu martuar. Shumë prej meshkujve kanë frikë të krijojn familje dhe më pastaj të edukojn fëmijë  me një femër e cila në emër të lirisë ka një jetë të ç’thurur. Nga kjo arsye, institucioni i familjes ka rënë në humnerë dhe numri i femrave të pamartuara të cilat moshën normale për martesë e kanë tejkaluar ka arritur në miliona. Pasi që për këtë problem nuk është gjetur ndonjë zgjidhje, meshkujt në vend që të martohen, kanë filluar t’i ushqejn nevojat e tyre seksuale në rrugët më të thjeshta.  Burri ka mundësi gati çdo kund, qoft në vendin e punës, qoftë në bare a lokale pa probleme të ketë qasje tek femrat me të cilat për një kohë të caktuar mund të ketë mardhënje pa marrë për sipër obligime familjare dhe financiare.

Rrezku i dytë: Prevalenca e ftohtësisë seksuale e cila pashmangshëm po qonë ka shkatrrimi i moralit dhe përhapja e sëmundjeve. Ftohtësia seksuale i ka shkaqet e veta në mardhënjet e lira në mes mashkullit dhe femrës. Një mashkull i cili vazhdimisht sheh  dhe ka kontakt me femra të bukura dhe të zbukuruara, si pasoj e kësaj ai  nuk mund të ndiej  kënaqësinë seksuale në martesë normale. Ky mashkull do të ketë nevoj që kënaqësit seksuale të tij t’i shfryj në rrugë jo të natyrshme.   Si pasoj e zvoglimit të prirjeve seksuale këtij njeriu nuk i mbetet hapësirë për jetë të harmonishme në marrdhënje të rregullta në të cilat ai mund ta gjejë qetësin shpirrtërore. Ai nuk e ndien vetën më si  mashkull, bota e ndjenjave i zbehet dhe ai fillon të vuaj nga komplekset e inferioritetit. Këto komplekse e shtyjnë atë që në çdo moment të tregoj fuqinë e tij si mashkull, prandaj ai fillon t’i ndërroi dashnoret dhe prostitutet, kështu që përditshmërin e tij e shoqërojn lidhjet e kundërligjshme. Dëshira e tij e vetme mbetet që ta rikthej vlerën e tij burrërore. Këto ndjenja nganjëherë e qojn atë të konsumoj mjete narkotike me shpres që kënaqësinë e humbur ta zëvëndësoj me diçka tjetër. Ai përpiqet që të tregoi burrërinë e tij për mes kënaqësive avanturiste dhe veprave kundërvajtëse të tij.

E njëjta gjë vlenë edhe për femrën, kështu që ftohtësia seksuale që vjenë si rezultat i raporteve të lira mashkull-femër bazohet në reciprocitetin e tyre si; takime, lojra të përbashkëta, argëtime të shfrenuara, vallëzime etj. kanë si pasoj për të dy gjinit frustracionin seksual.

Askush nuk mund të pretendoj se moçali në të cilin po rrezikohet  të fundoset perëndimi  nuk është i njohur. Nuk ka dyshim se mbi civilizimin perëndimor do të vijn fatkeqësi, sikur që janë prekur të gjithë popujt e mëhershëm në historin njerzore kur e kanë lëshuar rrugën e drejtë. Në Kur’an thotë Allahu i Lartësuar:

“E në ligjin e Allahut kurr nuk do të hasësh në ndryshim; dhe në ligjin e Allahut kurr nuk do të hasësh në devijim” (Fatir:43)

Psikologu Dr. John Kichler, punëtorë shkencorë në Universitetitn e Çikagos, përkrah mendimin se 50% e amerikanëve vuajn nga ftohtësia seksuale dhe se 40 % e meshujve janë steril. Sipas pikpamjës së dr. Johnit, raklamat porno me fotografi të femrave  janë shkak i dekadencës morale të amerikanëve.

 

Edukata seksuale tek të  rinjt

Sipas vetë dijetarëve dhe mendimatrëve të perëndimit pakujdesia seksuale është shkak për rënjën e moralit në perëndim, sepse ata lënë gjeneratat e reja pa patur njohuri të merren me temën e seksualitetit. As helmi më i fortë e as arma më shokuese nuk mund t’i shkaktoj shoqërisë këso pasoja sa i ka shkaktuar pakujdesia seksuale. Prandaj, shumë prej të rinjëve tanë nuk ju mbetet tjetër vetëm se  njohurit rreth seksualitetit t’i marrin nga burimet e rrezikshme perëndimore.

Ne do ta mashtrojmë vetvetën, nëse mendojmë që fëmijët tonë duhet t’i  mbajmë larg rreth këtyre gjërave dhe nuk duhet t’ju ofrojmë njohuri, informacine  e as burime reale rreth këtyre  temave.

Sapo ata të arrijn pubertetin, pavarsisht nëse ne dëshirojm apo jo, ata do të provojn që të informohen rreth kësaj teme. Përveq kësaj, është edhe obligim fetarë që çdo i ri musliman që e ka arritur moshën madhore qoft djal apo vajzë duhet të informohet  rreth obligimeve dhe ndalesave islame.

Shkalla e parë e edukimit seksual është që të rinjët të mësohen se në cilat situata është obligim marrja e guslit (pastrimit të trupit), me qëllim që ata të pastërt të i  kryerjen  obligimet fetare.

 

Edukimi seksual është obligim fetra sipas Kur’anit dhe Synetit

Është obligim individual (Fardul ajn) për çdo besimtarë që t’i mësoj bazat e bsimit, urdhërat dhe ndalesat si dhe të lejuarat dhe të ndaluarat.

Është obligim i çdo muslimani që të posedoj  njohurit e domosdoshme dhe ato njohuri qoft përsonalisht ose përmes edukatorëve muslimanë tu përcjell femijëve të vetë qofshin ata meshkuj apo femra para se ata të arrijn kohën e pubertetit.

Natyrisht që gjatë sqarimit  të urdhrave dhe ndalesave në lidhje me seksualitetin duhet të pëermendetn edhe informacione rreth organeve gjenitale dhe gjëndrave të lëngëta si sperma, paragjëndrat, gjaku etj. Gjithashtu duhet të trajtohen edhe ndjenjat seksuale dhe mnënyra e sjelljes me këto gjëra.Poashtu temë e këtij libri është edhe lindja.  Me qëllim që të prezentohen dhe sqarohen edhe pengesat e edhe smundjet seksuale ma më mirë, ka qenë i pa shmangshëm edhe sqarimi i konstruktit të organeve gjenitale.

Gjatë shkrimit të këtij libri ju kam kushtuar rëndësi të veqant të gjitha informacioneve të nevojshme rreth seksualitetit nga burime të sigurta si; Kurani dhe Syneti si dhe kam shfrytëzuar edhe burime nga medicina, ku jam munduar që të përdorë një gjuhë të rrjedhshme që të jetë e kuptueshme për të rinjët. Me siguri disa nga lexuesit do të më kritikojnë, duke thënë se temat janë paraqitur shumë qelë dhe haptazi. Por kjo në të vërtet nuk është për t’u kritikuar.

Islami është fe e jetës, kurse edhe nevojat seksuale janë pjes thelbësore të  jetës. Martesa është një çështje elementare e njerëzimit, prandaj është krejt e natyrshme që njeriu martesës në kuptim të fesë t’i kushtoj peshë të madhe.

Pasi që temë e këtij libri është martesa dhe edukimi seksual i të rinjëve, ka qenë e domosdoshme që ajetet kuranore dhe hadithet që lidhen me këtë temë të potencohen, prandaj kjo gjë nuk duhet të jep përshtypje të gabuar që Kur’ani dhe Syneti flasin për seksualitetin.

Islami nuk është vetëm fe e adhurimit, por islami e përfshinë tërë jetën sociale të njeriut, prandaj jeta seksuale është  pjesë e jetës njerëzore.

Në këtë libër kam bërë përpjekje tu përcjell të rinjëve njohurit e nevojshme në formë të kuptueshme rreth seksualitetit dhe jetës së lumtur seksuale si dhe rrugët të cilat qojnë deri tek kjo lumturi. Këto janë tema për të rinjt qofshin ata vajza apo djem që nuk parashtrojn pyetje leht por edhe për të marrë përgjigjëje është e vështirë. Nevoja seksuale, që është ndjenjë e lindur e njeriut dhe që bartë edhe probleme duhet fillimisht të mësohet. Mu për këtë arsye të gjitha temat e ndieshme për të cilat të rinjt nga turpi nuk mund të marrin informacione të nevojshme lirshëm janë trajtuar në një pjesë praktike (Pyetje-Përgjigjëje) të cilat janë përpiluar në një stil të thjesht dhe të rrjedhëshëm.

Shokët e pejgaberit tonë të dashur, sikur meshkujt ashtu edhe femrat kujdeseshin që prej tij të marrin këshilla, po që se ata dëshironin të merrnin përgjigjëje të vërtet për jetën e tyre seksuale. Pasi që pejgamberi a.s. pyetjeve të tilla u ishte përgjigjur, ata patën mundësinë që obligimet e tyre religjioze t’i plotësojnë në formë korrekte dhe ta organzojn jetën e tyre drejt.

Gjatë trajtimit të temave të këtij libri, si psh. Kërkesa për fejes, fejesa, martesa, divorci, dasma, nata e dhëndërrisë, përmbushja e nevojave seksuale, të drejtat e ndërsjellta në mes bashkëshortëve etj. janë marrë shumë me kujdes rregullat sipas ligjeve islame.

Nëse dëshira juaj është që jetën tuaj familjare ta organizoni sipas islamit, ta keni një jetë  plot dashuri, të kaloni një jetë bashkëshortore të harmonishme, të edukoni pasardhës të vyeshëm për shoqërinë, atëherë ju mbetet vetëm një gjë të bëni. E ajo është ta organizoni jetën tuaj sipas parimeve dhe rregullave të besimit islam, të cilën jam përpjekur ta përshkuaj  në librin tim sipas mundësive më të mira që kam poseduar. Prandaj, mu edhe për këtë arsye kam shkruar. Unë jam munduar kurse suksesi është nga Allahu xh.sh.

 

Asim Uysal-2006- Stamboll

Nga gjermanishtja përktheu: Vahidin Beluli

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme