Vegimi i pavarësisë

Nëse plani i skicuar nga i dërguari i posaçëm për Kosovën, Martti Ahtisaari, miratohet nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në fund të këtij muaji, një "protektorat i pavarur" do të krijohet në Evropë. Hutoheni nga kundërthënia të cilën e përmban ai term? E vërteta është se emërimi i realitetit i cili po merr formë në Kosovë është një sfidë. Plani parashikon vetëqeverisje, duke theksuar qartë se Kosova do të jetë e përgjegjshme për menaxhimin e çështjeve të saj, dhe në këtë mënyrë de facto do t'i prishë lidhjet formale të qeverisë më sovranin e saj legal, Republikën Federative të Jugosllavisë, një shtet i cili nuk është më. Njëkohësisht, plani kërkon prezencën e një Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR) me kompetenca të gjera, i cili është autoriteti kryesor lidhur me interpretimin e planit. Kjo nuk është diçka e vogël, përderisa plani saktësisht definon nenet kushtetore, të drejtat e komuniteteve, decentralizimin, sistemin e drejtësisë, trashëgiminë fetare dhe kulturore, pasuritë dhe arkivat, borxhin ndërkombëtar, sigurinë dhe mbrojtjen.
Autoritetet e Kosovës duhet gjithashtu të konsultohen me ICR-në mbi emërimet në postet e larta ekonomike, siç është posti i drejtuesi të bankës qendrore, sikurse edhe në skicimin e buxhetit të Kosovës. Me fjalë tjera, për shkak se sovrani vendor nuk vlerësohet të jetë i aftë të vendos sundimin e ligjit dhe të mbroj demokratisht të gjithë njerëzit e tij, një sovran i ri burokratik caktohet jashtë ligjit. ICR-ja është, për të parafrazuar filozofin italian Giorgio Agamben, edhe jashtë edhe brenda sistemit ligjor dhe politik, ose siç e definoi dikur treguesin e sovranit të vërtetë studiuesi i jurisprudencës Carl Schmitt – ai i cili është i aftë të vendos rreth ligjit jashtë ligjit. ICCR-ja nuk ka datë të përfundimit dhe një definicion i të standardeve të vlerësimit përmes së cilave një trup gjykues i përbërë nga Franca, Gjermania, Italia, Rusia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Komisioni Evropian dhe NATO-ja do të gjykonin punën e zyrës. Çfarë është e qartë është se ICR-ja pa dyshim qëndron jashtë normave të vetëqeverisjes, shtetit demokratik, duke e bërë Kosovën një shtet që i nënshtrohet një lloji të "gjendjes së përhershme të përjashtimit".
Madje edhe kolonialistët i janë nënshtruar – së paku formalisht – ligjeve të shteteve të tyre metropolitane përkatëse, ndërsa duke sunduar territore dhe popullata të ndryshme të pushtuara me forcë. Sovrani i ri i Kosovës duket të jetë i liruar nga ai ngjyrim, duke marrë parasysh se ai (me siguri se do të jetë një mashkull) do të gëzojë privilegje diplomatike dhe imunitet të plotë nga ligjet e Kosovës. Kjo përfshin të gjithë anëtarët e personelit të tij dhe familjeve të tyre, dhe rreth 1.500 zyrtarë policorë të armatosur evropianë të cilët do të vendosen të shërbejnë në Kosovë si njësite të reagimit të shpejtë nën udhëheqjen e ICR-së. Kush janë këta njerëz? Ata janë të rinj dhe të vjetër për Kosovën. Shumë prej tyre kanë punuar në Kosovë për vite të tëra nën flamuj të KB-së. Të tjerët janë bashkangjitur kohëve të fundit. Por në një mënyrë ose tjetër, shumë prej tyre tashmë kanë përvojë të administrimeve ndërkombëtare, së pari në Bosnje dhe pastaj në Timorin Lindor dhe në Afganistan. Ata janë anëtarë të "sovranëve shtegtarë", një neologjizëm tjetër oksimoronik i autorizuar nga realiteti. Disa shkencëtarë politikë kanë pagëzuar përpjekjet sikur ky "shtet-ndërtim", një gjoja domosdoshmëri të erës sonë të shteteve të dështuara, si konflikt etnik dhe terrorizëm global. Megjithatë, si një fis i veçantë, burokracia ndërkombëtare e cila në aq shumë shtete bëhet autoriteti politik kryesor i papërgjegjshëm, me siguri është më mirë i studiuar nga antropologët. Mariella Pandolfi, pranë Universitetit të Montreal-it, pikërisht po bën atë, në kontekstin e hulumtimeve mbi gjendjen e "tranzicionit të përhershëm".
Një konsensus midis diplomatëve amerikanë dhe disa evropianë është krijuar mbi pakon e Ahtisaariit që përmban një dokument të pandryshueshëm i cili është i favorshëm për udhëheqësinë kosovare, një zgjidhje kompromisi në këmbim për pavarësinë.
Sidoqoftë, është e paqartë se si krijimi i një shtrese të papërgjegjshme të pushtetit mbi qeverinë ekzistuese të zgjedhur nga kosovarët mund të kuptohet si pavarësi në kuptimin normal të fjalës.
Çka është më e keqja, diplomatët Perëndimorë duken të jenë të paaftë të nxjerrin mësime prej dështimeve të mëparshme të mbikëqyrjes ndërkombëtare si në Bosnje dhe administrata jashtëzakonisht e mangët e KB-së e cila udhëheq Kosovën që nga viti 1999. Entitetet e imponuara ndërkombëtarisht në Bosnje nuk kanë ndihmuar pajtimin dhe integrimin etnik, lërë anash qeverisjen demokratike. Duke fragmentuar pushtetin midis komuniteteve dhe komunave etnike, kushtetuta e ardhshme e Kosovës e imponuar është një recetë për përçarje të mëtejshme dhe për një qeveri në amulli; duke i dhënë pakicave fuqinë e vetos mbi cilindo amendament, ajo në mënyrë flagrante shkel normat e njëjta demokratike të cilat ajo pretendon t'i mbrojë.
Diplomatët e BE-së në veçanti kanë paralajmëruar për anëtarësimin në BE për Kosovën nëse ajo pranon planin e Ahtisaari-it. Por më shumë sesa BE-ja paraqet shpresë për Kosovën, Kosova personifikon përpjekjet e BE-së për të vazhduar me një formë të re të sovranitetit perandorak i cili është jodemokratik dhe i paqëndrueshëm në periudhën afatgjatë. Rreziku është se Kosova mund të bëhet për BE-në ajo që është Iraku për SHBA-në: një përpjekje e dështuar për ndërtimin e shtetit, për të cilën nuk ka një dalje të ndershme.

The Guardian

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme