”Si s`të vjen turp të agjërosh…, ama intelektual paskërke qenë…”, më thanë ca miq të mi. Po pse, a nuk u lejohet intelektualëve të agjërojnë, hë…, kush janë ata? Ee…, ata, janë të mëdhenjtë e kësaj bote, aq të mëdhenj saqë edhe vdekjen e tyre do e mundin. Prandaj, i frikohen etjes dhe urisë, se vetëm duke hangër e pirë mendojnë se do ta mposhtin vdekjen, e do të bëhen të pavdekshëm e të përjetshëm. Aq janë të fortë e të fuqishëm fizikisht e moralisht, saqë nuk mund të durojnë, që…, tërë ditën…, të rinë pa ngrënë, e pa pirë. Jo, jo, ata, nuk mund ta sprovojnë veten në këto temperatura të larta, e të nxehta!?
Po, ndrysha si ta kalitin vetveten, se sa të duruashëm, të qëndrueshëm, janë? Budallenjtë, të gjorët, të ulëtit agjërojnë, dhe, atë mu në zjarrin më të madhë të verës. Po, habitem me këta miqtë e mi të mirë, se si s`ju vjen gjynah, nejse, bile pak të më respektojnë për guximin dhe vullnetin tim të madh, që agjëroj, Pa më thoni bre miq, po kjo që bëj a s`është gjysëmtrimëri?! A nuk solidarizohem dhe unë me popullin agjërues! Aman, gjysmëtrimërie, aman, solidarizim , po ty, qenke një me ata, të thjeshtit. Cilët, të thjeshtit, mos… masa e gjerë…, populli shqiptar besimtar? Po, ju, a nuk i takoni këtij popullit, a s`jeni me masën e gjerë të sinqertë. Atëherë miqtë e mi “intelektualë” nëse populli im (juaji), i jonë është i thjeshtë, dhe unë pajtohem me thjeshtësinë time. A nuk më lejohet të agjëroj, si në komunizëm? Nuk më lejohet të shoh forcën time shpirtërore-psikike, a nuk duhet të sprovohem me, vetveten, për durimin e vullnetin tim të çeliktë?! Si ndryshe, duke ngrënë ushqime të shijshme, duke pirë pije të freskëta, duke u kënaqur.
Sa mirë e sa lehtë kështu, po këtë kush nuk e do! A mos është intelektualizëm? Maicë! Maicë! Maicë! E, si ta vërej shpirtin dhe zemrën time të shkretë që është e mbushur me shumë dëshira të mëdhaja, e të pafundme.
E, agjërimi im zemrës i jep forcë ndritëse, e cila nuk gjendet nën gjoks, po mes shpirtit dhe frymëmarrjes sime. Pikërishtë, në këtë muaj të Ramazanit, shpirti im, merr mbretërinë e shenjtërisë, kurse zemra ime bëhet zëvendëse e mbretërisë, gjersa udhëheqëse e trupit tim bëhet uria dhe etja ime. E, këto shndërrohen në fortifikata, me shtyllat të forta të: njohjes së vetvetes, bujarisë, durimit, ngrënies pak, trimërisë vetjake ndaj vdekjes, moralit, humanizmit dhe edukatës personale.
Këto fortifikata apo kështjella metafizike kanë lidhshmëri edhe me krijimin e veprave artistike dhe njohjes së tyre. Sepse, nëpërmjet agjërimit personi frymëzohet, sprovohet, emocionohet, dashurohet, e këto përbëjnë elementet ushqyese të shpirtit. Me këto elemente mposhtet dhe arsyeja, domethënien e këtyre e kupton vetëm agjëruesi i mirëfiltë. Për pasojë,çdo trup gjallërohet me ushqime dhe pije, ndërsa shpirti gjallërohet me agjëruesin.
Prandaj, shpirtrat e agjëruesve janë shpirtrat e të ndriturve, ndërsa shpirtrat e joagjëruesve “intelektualëve” janë epshor. Vetëm agjëruesit e mirëfilltë e kuptojnë se shpirtrat janë të ndarë në : 1. shpirti, dhe 2. i dashuri (Zoti). Nuk ka shpirtra të gjallë, apo të vdekur, sepse a mos i gjallë, ishte i vdekuri më parë? I vdekuri si ringjallet? Vetëm agjëruesit i përjetojnë dhe i kuptojnë nivelet e lartësive shpirtërore: Shpirti i parë quhet fiziko – trupor; ky shpirt e mban të gjallë trupin. Ai ndjen dhembje, kur ka dhembje trupi njerëzor.
Shpirti i dytë quhet shpirti i jetës. Ky shpirt ha, pi uritet dhe etet.
Shpirti i tretë quhet shpirti agjërues, ky shpirt zgjohet mu atëherë kur fle trupi, nga lakmitë ushqyese.
Po, miqtë e mi të dashur që më përqeshni për agjërimin tim, që, më lavdërroheni për pushimet e juaja familjare jo në Durrës, se e nënçmoni, por në bregdetet e ndryshme luksuze turke e greke. Ju, që patriotizmin e keni në xhep e në gojë, e jo në zemër e në shpirt, ju, që nuk solidarizoheni për këtë masë popullore që agjëron, e që jeni pjesë e kësaj mase shqiptare. Ju, që me fjalimet e juaja vritni e pritni për këtë masë. Ju, që kërkoni ndihmë sponsorimi të veprave të juaja nga kjo masë. Ju, që përkrahni partitë politike…, e përqeshni jo veset e politikanëve , po të besimtarëve që agjërojnë.
Po, miqtë e mi…të dashur… po, dhe heronjtë kombëtarë maqedonas, në projektnin”Shkupi 2014” janë të skalitur me djersën e popullit, agjërues. Edhe ata, nuk hanë, pinë, po as nuk lëvizin, po pse i respektoni,…e nuk nxjerrni zë…, kurse, këta që agjërojnë, i kundërshtoni…, e i përqeshni…. Sa mirë për, ju, që lavdëroheni me ngrënien tuaj, po mos harroni, se do vi një ditë do të kërkoni të hani, të pini, po nuk do mundeni, do kërkoni, trupin tuaj, të jetë i shëndoshë, po kot. Shumë mirë e thotë, miku im poet, Ejup Ajdini, në haikun e tij: “I mjerë është ai që nuk e di festën e krimbit”
Po, më duket se ju, dhe përkrahësit e juaj, nuk e dini këtë festë, prandaj do të mbeteni të mjerë, kurse populli, apo, masa e gjerë, e thjeshtë që moti e kanë kuptuar agjërimin, dhe, do të mbeten në jetë dhe për jetë të jetëve, kurse ju do festoni festën tuaj të krimbit… Për hajrë ju qoftë!
Harrova të them edhe këtë, kërkoj ndjesë! Po, në këtë muaj të Ramazanit sa të rehatshëm janë politkanët dhe qeveria jonë. Pse? Sepse aq bëhen të shenjtë besimtarët sa që nuk kërkojnë mëshirë, falje, shpëtim, mirësi e humanizëm nga qeveria, po nga Zoti i Gjithësisë. Do kënaqet qeveria me besimtarët, sepse, në këtë muaj janë më të qetë, në kërkesat ndaj pushtetarëve,, s`kërkojnë asgjë prej tyre. Po prej kujt kërkojnë? Prej Zotit të Gjithësisë, çdo ditë, e çdo natë bëjnë lutjet e tyre individuale, familjare e kolektive….
Zoti i bekoftë besimtarët dhe popullin tonë, për hirë të këtij muaji të Shenjtë të Ramazanit!