Ja kush është kryeministri Ahmet Davutoglu

image

 

Ministri i Jashtëm i Turqisë Ahmet Davutoglu është vendosur të jetë udhëheqës i Partisë së Drejtësisë dhe Mirëqenies (AK Parti) dhe kryeministër i ardhshëm i Turqisë. Gjithë kjo do të bëhet zyrtare në javën e ardhshme. Në këtë vazhdimësi, Partia e Drejtësisë dhe Mirëqenies dhe Turqia po futet në një fazë të re. 

I porsazgjedhuri për president, ish kryeministri Erdogan, më 21 gusht gjatë paraqitjes së tij në selinë e Partisë së Drejtësisë dhe Mirëqenies e prezantoi Ahmet Davutoglun si "vëlla". Erdogani u shpreh se do të vazhdojë të punojë me Davutoglun në këtë mandat. Ai po ashtu nënvizoi se, pas konsultimeve të bëra, Partia e Drejtësisë dhe Mirëqenies vendosi për Davutoglun. Kjo e bën Davutoglun kandidat konsensual dhe të pranuar prej të gjitha degëve dhe zonave votuese të Partisë së Drejtësisë dhe Mirëqenies. Në fjalimin e tij Davutoglu tha se Turqia do të vazhdojë të transformohet dhe të ngrihet pa reshtur. Një kohë ajo që dukej si e sëmurë, sot po qëndron mbi këmbët e veta, shtoi ai, dhe marshi drejt një Turqie më të fortë dhe më të përparuar do të vazhdojë.

Tashmë që të dy, Erdogani dhe Davutoglu, kanë theksuar identitetin politik të Partisë së Drejtësisë dhe Mirëqenies – agjendën e saj reformo-centrike. Që të dy e përsëritën përkushtimin e tyre ndaj çështjeve thelbësore, siç janë çështja kurde, integrimi në BE, kushtetuta e re dhe luftimi i "shtetit paralel" ose lufta ndaj infiltrimit të lëvizjes Gylen në Turqi.

Bagazhi dhe performanca e Davutoglus përgjatë 11 viteve të kaluara tashmë e kanë atë bërë të jetë zgjedhja më e qëlluar për pozicionin e kryeministrit. Davutoglu hyri në institucionet e drejtimit të shtetit më 2003 si kryekëshilltar i politikës së jashtme pranë kryeministrit të atëhershëm Abdullah Gylit, ndërsa vazhdoi si kryekëshilltar edhe i Erdoganit para se vetë të bëhej ministër i Jashtëm më 2009. Në të dyja pozicionet Davutoglu ishte lojtar kyç dhe shumë aktiv. Që nga viti 2009 ai e ka bërë veten që të njihet si i respektuar, inteligjent dhe një ministër me ndikim në skenën botërore.

Bagazhi i tij akademik, njohuritë e bujshme të historisë, të filozofisë dhe politikës, personaliteti i tij i ngrohtë dhe vullneti i tij i fuqishëm, e kanë shndërruar atë në një figurë kyçe si në Partinë e Drejtësisë dhe Mirëqenies, ashtu edhe në qeveri. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në marrjen e vendimeve lidhur me sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme. Pasi që është bërë pjesë e parlamentit dhe ministër i Jashtëm, popullariteti i tij është ngritur në publikun e përgjithshëm. Ai u bë një nga fytyrat më të njohura në Evropë, Lindje të Mesme dhe Afrikë.

Normalisht, ekzistojnë edhe kritikat ndaj Davutoglus. Gjatë viteve të fundit ai është kritikuar për dështimin ndaj implementimtit të "zero-problemeve" ndaj politikave në Siri, Irak, Egjipt dhe gjetiu. Ai është akuzuar të jetë neo-osmanist me ambicie imperiale. Ai është akuzuar për zhvendosjen e Turqisë larg nga Perëndimi. Këto kritika zakonisht janë të bazuara më tepër në orientime ideologjike sesa në analiza objektive dhe fakte nga terreni. Ato qëllimisht e shpërfillin kontekstin më të gjerë politik të Lindjes së Mesme dhe e fajësojnë Turqinë për mbetjen e vërtetë ndaj principeve të saja strategjike dhe vlerave morale. Në disa raste kriticizmi ndaj Davutoglus dhe politikave të jashtme të Turqisë përdoret si "perde tymi" për zhvendosjen e vëmendjes nga dështimi kolektiv i politikave të lojtarëve të mëdhenj në rajon.

Ky është dështim i komunitetit ndërkombëtar në Siri, i cili ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 200 mijë sirianëve dhe i ka detyruar miliona të tjerë ta braktisin vendin. Organizata terroriste e ISIS-it u krijua në një siguri dhe një vakum politik, të krijuar falë politikave destruktive të Asadit dhe politikave sektarine dhe përjashtuese të Malikit. Turqia ka ftuar për përpjekje më të vendosura, më serioze dhe më të koordinuara në konfliktin e Irakut dhe Sirisë, por pa ndonjë përparim deri më tash. Në vend të akuzimit të Erdoganit dhe të Davutolgus, lojtarëve ndërkombëtarë u duhet të rivendosin kushtet e lojës në prioritetet e tyre politike në Lindjen e Mesme.

Vizioni dhe pozicioni i Dautgolus dhe pozicioni gjeopolitik i Ahmet Davutoglus i ka krijuar një pamje të re Turqisë. Davutoglu ka hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke e pozicionuar Turqinë si vend bërthamë nga këndvështrimi i tij. Ai ka refuzuar ta kufizojë Turqinë brenda Lindjes dhe Perëndimit dhe ka paraqitur identitetin e shumëfishtë të Turqisë, që përfshin të shkuarën osmane dhe demokracinë aktuale moderne, që nuk janë përjashtuese mes vete. Kjo është një doktrinë aspiruese për gjeneratat e reja të Turqisë dhe është duke e përhapur vizionin e saj nëpër botë.

Si ministër i Jashtëm, Davutoglu e ka zgjeruar këndvështrimin e politikave të jashtme dhe e ka ngritur praninë e saj dhe aktivizmin në skenën botërore. Ndërsa si kryeministër ai do të vazhdojë ta implementojë agjendën reformuese të Turqisë dhe të aplikojë politika stabilizuese dhe zhvillim ekonomik. Zgjedhja e Davutoglus për kryetar të Partisë së Drejtësisë dhe Mirëqenies dhe për kryeministër të ri, shfaq edhe njëherë shkathtësitë udhëheqëse të Erdoganit. Duke e përzgjedhur këshilltarin dhe ministrin e tij për pasardhës, Erdogani dërgon mesazh të fortë uniteti, vazhdimësie dhe meritokracie. Dikush si Davutoglu, i cili nuk vjen nga një bekground politik, mund të krijojë një vizion, të implementojë atë, të ngjitet në hierarkinë e partisë dhe të bëhet lider i saj. 

Kjo me të vërtetë është një lajm i mirë për politikën turke, ku ne jemi mësuar me luftëra të vazhdueshme, me ndarje dhe luftime shkatërrimtare. Erdogani me mjeshtëri i ka eliminuar skenarët për përçarje të Partisë së Drejtësisë dhe Mirëqenies, duke ia besuar udhëheqjen e partisë një njeriu me shumë përvojë, energji dhe besnikëri. Ahmet Davutoglu kryeministër është konfirmim i fuqisë së Turqisë dhe konfirmim i një politike stabile, ekonomie të zhvilluar me bashkëjetesë paqësore, si dhe i një politike të jashtme parimore.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme