
Vizita e Papës Françesku në Shqipëri sikur ishte paralajmëruar ashtu edhe kaloi. Përveç pushtimit të hapësirës mediale ajo u cilësua edhe historike. Autoritetet zyrtare të Vatikanit ishin kujdesur me kohë të tregonin që agjenda e kësaj vizite kryekëput ishte pastoriale, siç edhe e pamë. Ndodhi ajo që është pritur! Politika e ditës jo vetëm në Shqipëri por edhe përtej kufijve nuk e lëshoi rastin që këtë vizitë pastoriale ta kthej në agjendë të politikës ditore si sukses i radhës për të zgjidhur hallin më të madhë të shqiptarëve siç është varfëria dhe mirëqenia sociale, apo çelja e rrugës drejt integrimeve europiane. Natyra e misionit të Papës është mishërimi me të varfërit dhe të përvuajturit, ndërsa në rreshtin e parë më pranë tij ishin ulur magnatët e pashpirtë që po vazhdojnë ta lënë këtë popull ta varfëruar dhe të pashpresë. Sigurisht se këtë hipokrizi të rradhës nuk ka kaluar pa e vërejtur njeriu i parë i Selisë së Shenjtë në Vatikan, Papa Françesku.
Institucioni i Papatit, kishës, Vatikanit në mjedisin evropian simbolizonë vlera fetare religjioze. Vizita e Papës në një mjedis shoqërorë ku laicizmi identifikohet me ateizimin maoist siç ndodhë tek ne është e mirëseardhur. Tek shqiptarët marëdhënia fe shtet pas kësaj vizite gjithsesi se do të vendoset në dimenzione tjera të interpretimit. Jo në pak raste opinioni publik kërkesat elementare të komuniteteve fetare, në veçanti të atij mysliman, i ka konsideruar rrezik për laicitetin dhe shekullaritetin e shtetit. Përgaditjet për pritjen e Papës, mobilizimi i insitutcioneve shtetërore (ajo u realizua nën patronatin e kryeministrit), ndarja e shpenzimeve për këtë vizitë nga taksapaguesi shqiptarë, thurja e elozheve deri në ekstazë shpirtërore të mediave dhe disave nga elitat akademike e kulturore për qëndrimin e Papës në Shqipëri, vetëm se e dëshmojnë konfuzionin e “profetëve të rrejshëm” të laicizmit shtetërore te shqiptarët kur e interpretojnë marëdhënien fe - shtet, apo raportin që duhet të ndërtohet mes laikes dhe fetares në shoqërinë shqiptare. Ata që edhe pas kësaj vizite na flasin për rrezikmin e laicitetit nga fetarja i ngjajnë përallave me mbret që ia tregojmë fëmijëve para se t’i zej gjumi.
Do të kisha dëshiruar të dij se përveç mikpritjes së sinqert nga komuniteti katolik për Papën, sepse sjellja e të tjerëve në shumë ishte çështje kortezie, a e kuptoi Ekselenca e tij se shoqëria shqiptare e shquar për toleranc par- exellent fetare e cila u përfol aq shumë me këtë rast, dinë të bëhet fort diskriminuese dhe intolerante ndaj komunitetit shumicë fetarë në shqiptari – komunitetit mysliman. Nuk do të duhej të ndihej mirë Papa Francesku kur do ta kuptonte se komuniteti mysliman është i detyruar të protestoj rrugëve për të fituar të drejtën për të pasur xhamitë e tyre, të drejtën për të mbajtur mbulesën në institucionet publike, futjen e mësim besimit fetarë në shkollat publike, disproporcioni i hapësirës mediale publike që i bëhet këtij komuniteti në raport me komunitetet tjera fetare, statusi i padefinuar juridik i bashkëisve fetare që më së shumti e godet këtë komunitet etj. Është detyrë e jona që në rend të parë të luftojmë ekstremizmin para se ta bëjnë të tjerët, si një e keqe që ka goditur njerëzimin, por të gjeneralizohet fatkeqësia e kësaj dukurie me imazhin paqësor dhe komunikues me tjetrin të islamit është një çështje që sfidon çdo logjik të natyrshme. Si do të ndihej Papa kur në një vend të harmonive fetare, gazatarët bëjnë prokurorin në akuzat e tyre për terrorizëm islamik. Në prag të vizitës së tij janë burgosur hoxhallarë, avokatët e të cilëve kanë konstatuar se në ta rëndon edhe akuza për rrezikun që bartin këta njerëz pikërisht për shkak të kësaj vizite. Analist serioz këtë valë të burgosjeve e kanë quajtur “burgosje të servilizmit konjuktural” te të huajt dhe ate vetëm për ta zhvendosur vëmendjen nga aktualiteti i zhvillimeve të bujshme të politikës ditore e cila ka gjatë kohë që nuk po binarizohet në shërbim të interesave të popullit. Janë pezulluar nga veprimtaria e tyre në Kosovë, shoqata kryekëput me aktivitet social e kulturorë që me aktivitetin e vet kanë dëshmuar se janë për ruajtjen e vlerave tradicionale me të cilat është krenuar vazhdimisht populli jonë; si mikëpritja, besa e shqiptarit, burrëria, morali, tradita fetare e gërshetuar në identitetin kombëtarë etj. Papa është ngazëllyer me shquarjen e shqiptarëve për tolerancën ndërfetare, por ka qenë mirë t’ia kujtoj dikush që ta dënoj intolerancën dhe dhunën që po ushtron shteti ndaj disa pjesëtatrëve dhe kërkesave të natyrshme të komunitetit mysliman shqiptarë për nevojat e veta. Papa Françesku për të ruajtur këtë vlerë të harmonisë dhe tolerancës ndër fetare tek shqipëtarët është dashur kësaj rradhe ta “disciplinoj edhe grigjën e tij”, komunitetin katolik pakicë, i cili falë mbështetjes të parezervë të një pjese të shquar të elitave politike, akademike, kulturore, ushtarake në shoqërinë shqiptare, duke e ideolologjizuar me pa të drejtë idenë e integrimit perëndimorë me komponentën kulturore religjioze krishtere të mbështetur në pikëpamjen esencialiste mbi identitetin e cila Evropën e shikon si “klub i vlerave religjioze krishtere”, ditë e për ditë e minojnë këtë harmoni me thirrjet e tyre për konvertime në “rrënjët e të parëve”, apo kthim në “fenë apostolike”, të krishterimit katolik.
Vizita e Papës të dielën e cila konsiderohet ditë e vogël pashke si dhe ajo e Presidentit Bush në Shqipëri më 10, qershorë, 2007 u cilësuan historike. Vizita e Presidenti Bush në Shqipëri erdhi në kohën kur autoriteti i tij në opinionin publik ishte zbehur fort, pas skandaleve në Abu Garib dhe burgut famëkeq në Guantanamo. Çdo vizitë e tij jashtë SHBA – ve, përcillej me protesta nga aktivist të grupeve të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në Shqipëri ai u prit si një hero. I mbyllëm syt dhe u veçuam nga pjesa tjetër e botës duke e pritur si hero; e para për shkak të kultivimit të ndjenjave tona proamerikane dhe e dyta për shkak të porosisë që solli presidenti Bush për shqiptarët. Ajo porosi ishte sublime për ne, njohja e pavarësisë së shtetit të Kosovës. Ngazëllimi për vizitën e Papa Françeskut do të ishte shumë më real, nëse gjatë kësaj vizite poashtu do të shpallej njohja e pavarësisë së shtetit të Kosovës nga Vatikani. Shqiptarët kanë nevojë për mbështetje dhe përkrahje në këtë drejtim nga kush do qoftë derisa të realizohet e drejta e tyre e natyrshme për të jetuar në një shtet të përbashkët; bashkimi i trojeve shqiptare me shtetin amë, Shqipërinë.
Duke marrë për shkas të gjitha të sipërpërmendurat, i urojmë shëndet dhe mirëseardhje secilit Papë në vendin tonë.