Filozofia dhe religjioni

Prejardhja, emërtimi dhe kuptimi

 

Që nga fillimi, filozofia ka pas rol gjithëpërfshirës. Paraqitja e termeve filozof dhe filozofi konsiderohet meritë e mendimtarit grek Pitagora (Pythagoras). Ky përfundim bazohet në një  punim të humbur të Herakleides Pontikos, një nxënës, ndjekës i Aristotelit. Konsiderohet të jetë pjesë e legjendave shumë të përhapura të Pitagoras në këtë kohë. Filozofi zëvendësoi fjalës sofist (nga sophoi), që përdorej për të përshkruar njerëz të mençur, mësues të retorikës, të cilët ishin të rëndësishëm në Demokracinë Athinase.

 

Filozofia, qoftë si shprehje apo si formë e vetëdijes shoqërore, zuri fill në Greqinë e vjetër, e cila ka qenë djepi i tërë kulturës së Evropës Perëndimore. Shprehja filozofi përbëhet nga dy fjalë të vjetra greke: ‘filo’ që don të thotë ‘dashuri’, ‘dashamirësi’ dhe ‘sofos’ që don të thotë ‘urti’ apo ‘mençuri’. Nga kjo del se filozofia mund të përcaktohet si “dashamirsi ndaj urtisë” apo “synim kah urtia”. Mirëpo është e qartë se një përcaktim i këtillë i filozofisë nuk është asgjë tjetër përveç një përkthim i një shprehjeje greke në gjuhën shqipe. Andaj mund të themi se kjo shprehje nuk përmbledh të gjithë përmbajtjen e filozofisë se çfarë është dhe çfarë u zhvillua gjatë 2500 jetëve.

 

                             Pikëmjet filozofike

 

Lidhur me shpjegimin e filozofisë ekzistojnë shumë pikpamje, të cilat ndahen në tre grupe kryesore:

Pikëpamja - mitogjene,

Pikëpamja - religjiogjene 

Pikëpamja - gnoseogjene.

 

Sipas pikpamjes mitogjene - filozofia është sajuar drejtpërdrejt prej mitit. Përfaqësuesit më të njohur të pikpamjes mitogjene janë: Frejzeri, Diltaj dhe Jaspersi. 

Pikpamja religjiogjene - kundron se filozofia është sajuar prej religjionit. Ithtari më i njohur i kësaj pikëpamje është Hegel. Sipas Hegelit religjioni është fillimi dhe fundi i filozofisë. Në fillim filozofia ishte e robëruar prej religjionit, më vonë i kundërvihet asaj, kurse në fund filozofia bëhet e vetëdijshme për esencën identike të saj me atë të religjionit. Sipas Hegelit religjioni është fillimi dhe fundi i filozofisë.

Pikpamja gnoseogjene – burimi i vetëm prej të cilit është sajuar filozofia është njohuria shkencore. Kjo pikpamje ka një kundërthënie të pakapërcyeshme midis mitit dhe religjionit në njërën anë dhe filozofisë në anën tjetër. Ithtarët e kësaj pikpamje janë pozitivstët dhe neopozitivistët.

 

                        Dobitë e filozofisë

 

Dobitë e filozofisë: Dhe së fundi dëshirojmë të themi disa fjalë lidhur edhe me dobitë apo nevojën e filozofisë, lidhur me funksionin e saj shoqëror-kulturor dhe me zhvillimin e saj historik. Kur vëllezërit Mongolfier vendosën të bënin fluturimin e parë me balonën që e kishin shpikur, njëri prej spektatorëve që ishin mbledhur në shesh për të ndjekur demonstrimin, i drejtohet një zotëriu të vjetër, të respektueshëm dhe simpatik, me pyetjen: “Mirë, ama ç’dobi kemi prej kësaj?”. Zotëriu në moshë – që ishte Benjamin Franklini, dijetari dhe politikani i njohur amerikan, i cili kësokohe ndodhej për vizitë në Francë – i përgjigjet me të njëjtin stil dhe duke buzëqeshur: “Ç’dobi kemi prej foshnjës së porsalindur, zotëri?”.

S’ka dyshim, filozofia është shumë e dobishme për njeriun, sepse përmes saj mundohet ta njohë e ta mësojë gjithësinë që e rrethon, jetën nëse ajo ka apo jo ndonjë qëllim, apo kuptim...Hulumtimi filozofik ka dobitë e veta nga disa aspekte, por motivi kryesor, siç shprehej Sokrati, është:

“Nuk meriton të jetohet një jetë e pahulumtuar, e paanalizuar dhe e pamenduar”. 

Filozofia, pra, është shprehja më e plotë e shpirtit hulumtues i cili njeriun e bën njeri dhe i cili e shpëton atë prej hiçit, është shprehje e aktivitetit të kuptimdhënies, interpretimit dhe vlerësimit, është shprehje e parashtrimit të pyetjeve të rëndësishme dhe e përgjigjeve të dobishme.

 

                          Religjioni

 

                Prejardhja, emërtimi dhe kuptimi

 

Religjioni është një fjalë apo term që vjen nga një gjuhë e vdekur, por religjioni është ende i gjallë. Prejardhja e fjalës religjion vjen nga gjuha latine prej fjalës ligare, që sipas dijetarëve modern, Tom Harpur dhe Joseph Campbell ka kuptimin “lidh, lidhur ose për të rilidhur”, që do të thotë “Lidhja me Zotin”. 

Shumë gjuhë e përdorin edhe fjalën fe, e cila sipas filologut Max Muller do të thotë “nderim për Zotin” “kujdes në të medituarit e gjërave Hyjnore, devotshmërisë”. Ka edhe kuptime tjera, si për shembull në gjuhën Sanskrite fjala Dharma do të thotë “Ligj” siç do të thotë Halakha në Judaizën nga gjuha hebreje. Fenë apo “Ligjin” e gjejmë me kuptim të përafërt edhe tek feja Islame dhe Kristiane. 

Kur e pyetën Jezu Krishtin, qoftë lavdëruar, ose Hz. Isain (a.s.) :

“Mësues, cili është më i madhi urdhërim i Ligjit? Jezusi u përgjigj:

“Duaje Zotin, Hyun tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë mendjen tënde! Ky është më i madhi dhe më i pari urdhërim. I dyti është i barabartë me të: Duaje të afërmin tënd porsi vetveten! Në këto dy urdhërime varet i tërë Ligji dhe Profetët”. (Besëlidhja e Re, Mateu, 22:36-40)

 

                        Dobitë e religjionit

 

Dobitë e religjionit janë të shumtar, të pamatshme. Religjioni i ofron njeriut, qëndron në njohjen se ai është, e që kurrë nuk pushon të jetë i tillë, qënie e planifikuar mirë në lëvizjen e amshueshme të Krijimit, pjesë e caktuar e organizmit të fatit (kaderit) univerzal. Pasoja psikologjike e këtij koncepcioni është ndjenja e thellë e sigurisë shpirtërore - ajo baraspeshë ndërmjet shpresës dhe frikës, e cila dallon njeriun pozitivisht religjioz - nga ai joreligjiozi.

 

Në librin:”Dëshmia, Pajtimi i Besimit dhe Arsyes në një Botë Postlaike”, dijetari amerikan Patrik Glin i Universitetit “Xhorxh Uashington” shkruan:

“Dy dekadat e fundit të hulumtimeve kanë përmbysur gati të gjitha supozimet dhe parashikimet e rëndësishme të një gjenerate më të hershme të mendimtarëve modern laik dhe ateist që kanë të bëjnë me çështjen e Zotit.    

“Mendimtarët modern supozonin se shkenca do të zbulonte që gjithësia të jetë gjithnjë e më e rastësishme dhe mekanike; në vend të kësaj ajo ka zbuluar shtresa të reja të papritura të një rregulli të ndërlikuar që flet për një projektim mjeshtëror, të paimagjinueshëm madhështor. Psikologët modern parashikuan se feja do të tregohej si një neurozë dhe si e tejkaluar; në vend të kësaj, përkushtimi fetar është treguar të jetë një komponentë jetike e shëndetit themelor mental në aspektin empirik…”

Pastaj në hulumtime gjithëpërfshirëse për lidhjen në mes të besimit fetar dhe shëndetit fizik, Dr. Herbert Benson i Shkollës Mjekësore të Harvardit doli me disa rezultate interesante. Edhe pse nuk posedon besim fetar, Bensoni erdh në përfundimin se besimi në Zotin dhe adhurimi kishte efekt shumë më pozitiv në shëndetin njerëzor se që mund të vërehet në çka do tjetër. Bensoni konkludon se ka “zbuluar se besimi fetar qetëson mendjen si asnjë formë tjetër e besimit.”
Pse ekziston një lidhje aq e posaçme në mes të besimit fetar, shpirtit njerëzor dhe trupit? Bensoni, një hulumtues laik, konstatoi se mendja dhe trupi njerëzor janë të “lidhura me Zotin.”

Shkencëtari i mirënjohur, më i njohuri në shekullin e kaluar, Albert Ajnshtajni (1879-1956), në një mbledhje në Shtutgart (1948) u lut me këto fjalë:

“Në Emër të Zotit, nëse Atij i besoni, merreni Atë me seriozitet, nëse jo, ne jemi të humbur”.

 Sipas Kur’anit, besimtarët janë vëllezër. Duke qenë besimtarë, duke qenë vëllezër, ne kemi trashëgimi vlerash të përbashkëta, ne jemi krijesa nga Krijuesi i Cili është Një. Të gjithë prej Tij jemi, të gjithë tek Ai do të kthehemi.

 Para se të kthehemi, duhet të jemi mirënjohës, falënderues ndaj  të Madhit Zot për dy dhurata të mëdha: Ai, lavdue qoftë, na dha mend për të kuptuar, na dha zemër për të dashuruar. Me mendjen e zemrën tonë ne mund të ndryshojmë dhe të ndërtojmë rrugë, ku nga frika prej tjetrit të kalojmë nga frika për tjetrin, që do të thotë se kur vëllait tim nuk i sigurohen të drejtat, kur keqtrajtohet, shqetësimi i tij është imi, unë vuaj me e për të. Duhet kaluar, pra, nga frika prej tjetrit, në frikën për tjetrin!

 

Religjioni ka një përmasë shoqërore të brendshme, që shteti duhet ta respektojë; prandaj, është edhe në interes të shoqërisë, feja nuk mund të kufizohet në sferën private. Besimtarët janë të thirrur të bashkëpunojnë në kërkimin e së mirës së përbashkët, mbi bazën e marrëdhënieve të qëndrueshme ndërmjet fesë e arsyes. Të bashkëpunojnë për t’iu përgjigjur sfidave të sotme, duke promovuar vlerat morale, drejtësinë, paqen e duke mbrojtur familjen, ambientin e burimet natyrore.

 Është e nevojshme të përmendet këtu se në hyrje të Sallës së Kombeve, të ndërtesës së Kombeve të Bashkuara, në New York, janë të shkruara këto vargje të poetit persian, Shejh Sa'adi Shirazi (1203-1291):

 “Si pjesë e tërësisë të gjithë njerëzit janë

Trupin e shpirtin nga një brum e kanë.

 

Nëse dikush goditet me fatkeqësi

As të tjerët s'do të kenë rehati.

 Nëse për fatkeqësi njerëzore s'ke dhembshuri

Atëherë nuk mund ta mbani emrin njeri.”

 Besimtarët nuk duhet humbur shpresën nga mëshira e Zotit apo siç shkruan në Kur’an:

“E mos e humbni shpresën nga mëshira e Allahut, pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në Allahun”. (Kur’an, 12:87)

   Pra, feja është shpresë, mëshirë, dashuri, dashuria është fe.

   Ky është religjioni. Për atë që kupton – vetëm kaq mjafton!

 

 

 

Burimet kryesore:

 1. Alston, William P. Problems of Philosophy of Religion. Encyclopedia of Philosophy. New York: Macmillan Publishing Co.,1967. 

2. A.C. Grayling, Philosophy 1: A Guide through the Subject (Oxford University Press, 1998)

3. Jenny Teichmann and Katherine C. Evans, Philosophy: A Beginner's Guide (Blackwell Publishing, 1999) 

4. Anthony Quinton, in T. Honderich (ed.), The Oxford Companion to Philosophy (Oxford University Press, 1995) 

5. Charles Schmitt and Quentin Skinner (eds.), The Cambridge History of Renaissance Philosophy (Cambridge University Press, 1988) 

6. Kenny, A New History of Western Philosophy, vol. 3 (Oxford University Press, 2006) 

7. Anthony Kenny, Philosophy in the Modern World (Oxford University Press, 2007) 

8. Oxford Companion to Philosophy, ed. Ted Honderich, New York (1995) 

9. John Macquarrie, Existentialism, New York, (1972) 

10. Robert C. Solomon, Existentialism (McGraw-Hill, 1974, pages 1–2) 

11. Ernst Breisach, Introduction to Modern Existentialism, New York (1962) 

12. Walter Kaufmann, Existentialism: From Dostoevesky to Sartre, New York, (1956)

13. Talal Asad, The Construction of Religion as an Anthropological Category, 1982

14. Harvey, Graham (2000). Indigenous Religions: A Companion. (Ed: Graham Harvey). London and New York: Cassell.

15. Vergote, Antoine, Religion, belief and unbelief: a psychological study, Leuven University Press, 1997

16. Craig R. Prentiss. Religion and the Creation of Race and Ethnicity. New York: NYU Press, 2003

17.Tomoko Masuzawa. The Invention of World Religions, or, How European Universalism Was Preserved in the Language of Pluralism. Chicago: University of Chicago Press, 2005. 

18.Talal Asad, Genealogies of Religion. Baltimore: Johns Hopkins Univ. Press, 1993 

19. Potter, Richard and Potter, Jan (2006) Spiritual Development for Beginners: A Simple Guide to Leading a Purpose Filled Life.

20. Trungpa, Chögyam (1973). Cutting Through Spiritual Materialism. Boston, Massachusetts: Shambhala Publications, Inc.

 


www.mediaelire.net 

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme