Ebu Xhafer Tahaviu - Ylli i shkollës hanefite

Quhet Tahavi për shkak të fshatit të tij Taha, që ndodhet në Egjipt. Tahaviu lindi në vitin 238H. 

Mësoi nga këta dijetarë: Abdulgani bin Rifa'ah, Harun bin Seid El-Ejli, Junus bin Abdileala, Bahr bin Nasr El-Haulani, Muhammed bin Abdilah bin Abdilhakem, Isa bin Methrud, Ibrahim bin Munkidh, Rabi' bin Sulejman El-Muradi, nga daja i tij Ebu Ibrahim El-Muzeni, Bekar bin Kutejbeh, Mikdad bin Davud Ruajni, Ahmed bin Abdilah bin El-Berki, Muhammed bin Akil El-Firjabi, Jezid bin Sinan El-Basri si dhe dijetarë tjerë të kategorisë së tyre. 

Prej Ebu Xhaferit mësuan: Jusuf bin El-Kasim El-Mejanexhi, Ebu'l-Kasim Taberaniu, Muhammed bin Bekër bin Metruh, Ahmed bin El-Kasim El-Hashab, Ebu Bekër bin El-Mukri, Ahmed bin Abdilvarith Zexhaxhi, kadiu i Saidit Abdulaziz bin Muhammed El-Xheuheri, Ebu'l-Hasen Muhammed bin Ahmed El-Ihmimi, Muhammed bin El-Hasen bin Omer Tenuhiu, Muhammed bin El-Mudhafer El-Hafidh, si dhe një numër i madhë i nxënësve nga Shami dhe Egjipti, të cilët udhëtonin për kërkim të hadithit. 

Më së shumti u dallua në shkencën e hadithit dhe atë të fikhut, shkroi dhe përpiloi shum vepra. Fikhun e mësoi prej Ahmed bin Ebi Imran El-Hanefiut.

Në vitin 268H, Ebu Xhafer Tahaviu udhëtoi për në Sham. Atje u takua me kadiun Ebu Hazim, prej të cilit po ashtu mësoi fikh.

Ebu Seid bin Junusi thotë: “Tahaviu i takon familjes Haxhër, të fisit Ezëd. Në shkencën e hadithit ishte transmetues i besueshëm dhe i fortë (thikah dhe thebt), ishte një fekih i mençur. Pas tij nuk erdhi më dijetar sikur ai”.

 

 

Na ka treguar Omer bin Abdulmun'imi, i cili thotë se na ka treguar Ebu'l-Jumen El-Kindi nëpërmjet ixhazes, i cili thotë se na ka treguar Ali bin Abdiselami, i cili thotë se na ka treguar Shejh Ebu Is'haku nga vepra e tij “Tabekat'ul-Fukaha”, në të cilën thote: “Udhëheqësia e hanefive të Egjiptit kaloi në dorën e Ebu Xhafer Tahaviut, i cili fikhun e mësoi nga Ebu Xhafer bin Ebi Imrani, Ebu Hazimi dhe të tjerë. Në fillim ishte ndjekës i medhhebit Shafi dhe merrte mësim prej Ebu Ibrahim El-Muzeniut, i cili një ditë i tha: “Vallahi prej teje nuk do të del asgjë”. Në këtë rast hidhërohet Ebu Xhaferi dhe vazhdon mësimin te Ebu Xhafer bin Ebi Imrani. Tregohet se Tahaviu kur e ka shkruar librin e tij të njohur “El-Muhtesar”, ka thënë: “Allahu e mëshiroftë Ebu Ibrahim El-Muzeniun, sikur të ishte gjallë tani, do të duhej që të paguaj shpagim për betimin e tij”. Tahaviu është autor i veprave si “Ihtilaf'ul-Ulema”, “Esh-Shurut”, “Ehkam'ul-Kuran”, “Mean'il-Athar”. Tahaviu lindi në vitin 238H dhe ndërroj jetë në vitin 321H”. 

Ebu Sulejman bin Zebër tregon se, më ka thënë Tahaviu: “El-Muzeniu është dijetari i parë prej të cilit kam mësuar hadithin. Fillimisht i kam takuar medhhebit të Shafiut. Pas disa viteve, në Egjipt erdhi me detyrën e kadis Ahmed bin Ebi Imrani, të cilin e shoqërova dhe kalova në medhhebin e tij (hanefi)”. 

Ai që i shfleton veprat e Tahaviut, mund të shohë pozitën e këtij dijetari në shkencë si dhe njohuritë e tija të mëdha. 

Rreth vitit 270H, Tahaviu zëvendësoi Ebu Ubejdilah Muhammed bin Abdehun në detyrën e kadisë së Egjiptit. 

Fama e këtij dijetari u lartësua. Tregohet se një ditë erdhi një njeri me konsideratë tek kadiu Muhammed bin Abdehi dhe i tha: “I biri i Abdullah bin Mes'udit, Ebu Ubejdeh. Çka transmeton nga nëna e tij e kjo nga babai i tij?” Ebu Xhafer Tahaviu u përgjigj: “Na ka transmetuar Bekar bin Kutejbeh, i cili thotë se na ka transmetuar Ebu Ahmed Zubejriu, i cili thotë se na ka transmetuar Sufjani, ky nga Abduleala Thealebiu, ky nga Ebu Ubejdeh, i cili transmeton nga nëna e tij, e kjo transmeton nga babai i tij, i cili thotë se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Allahu Fuqiplotë xhelozon për robin besimtar, anadaj edhe robi le të ketë xhelozi!”. Poashtu këtë thënie na ka treguar edhe Ibrahim bin Davudi, i cili thotë se na ka treguar Sufjan bin Vekiu, e ky nga babai i tij dhe babai i tij nga Sufjani, i cili këtë thënie e transmeton si thënie të Ibni Mes'udit (hadith meukuf). Njeriu i habitur i tha: “A e din se çka je duke folur!” Tahaviu i tha: “Mirë pra, çka është puna?” Ai tha: “Dje të pashë ulur në diskutimet e dijetarëve të fikhut, ndërsa sot të shoh ulur në diskutimet e dijetarëve të hadithit, të paktë janë ata njerëz që i kanë bashkuar që të dyja”. Tahaviu i tha: “Kjo është një mirësi e Allahut dhe bereqet i Tij”. 

Ibni Junusi thotë: “Tahaviu vdiq në fillim të muajit dhu'l-kideh, të viti 321H. 

Disa transmetime të Dhehebiut nëpërmjet senedit të Imam Tahaviut: 

1. Abdurrahman bin Muhammed El-Fekih na ka shkruar duke thënë se, na ka treguar Omer bin Taberizi, i cili thotë se na ka treguar Muhammed bin Abdulbaki, i cili thotë se na ka treguar Ebu Muhammed El-Xheuheriu nëpërmjet diktimit, duke na diktuar se, na ka thënë Muhammed bin El-Mudhaferi, i cili thotë se na ka treguar Ebu Xhafer Tahaviu, i cili thotë se na ka treguar El-Muzeniu, i cili thotë se na ka treguar Shafiu, i cili thotë se na ka treguar Maliku, ky nga Ebu Nedri, ky nga Ebu Selemeh, ky nga Aisheja, e cila thotë se: “I Dërguari i Allahu agjëronte (nafile) aq gjatë, saqë thonim se nuk do ta prish asnjëhere. Pastaj nuk agjëronte (nafile) aq gjatë, saqë thonim se nuk do të agjëroj më (nafile). Nuk kam parëtë Dërguarin e Allahut që të agjëroj ndonjë muaj tërësisht, veç Ramazanit. Poashtu nukkam parë të Dërguarin e Allahut që të agjëroj në ndonjë muaj (jashta Ramazanit) më shum se në muajin Shaban”. 

2. El-Hasen bin Aliu a ka treguar duke na thënë se, na ka treguar Xhafer bin Muniri, i cili thotë se na ka treguar Ebu Muhammed El-Uthmani, i cili thotë se na ka treguar Ali bin El-Mu'mili, i cili thotë se na ka treguar Muhammed bin Selameh El-Kudai, i cili thotë se në vitin 389H na ka transmetuar Muhammed bin El-Hasen bin Omer Tenuhiu, i cili thotë se e kam ndëgjuar Ebu Xhafer Tahaviun të thotë se, na ka transmetuar Jezid bin Sinani, i cili thotë se na ka transmetuar Jezid bin Bejani, ky nga Ebu Rahali, ky nga Enesi, i cili thotë se: I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Nuk ndodh që një i ri ta respektoj një të moshuar për shkak të moshës së tij e që Allahu të mos ia mundësoj që edhe ky të respektohet në atë moshë”. Senedi i këtij transmetimi është i brishtë (vahun). 

3. Na ka treguar Ahmed bin El-Muejedi dhe Ahmed bin Mumini, të cilët thonë se na ka treguar Ebu'l-Mehasin Muhammed bin Sejid El-Ensari, i cili thotë se na ka treguar Naser bin Ahmed Susiu, i cili thotë se na ka treguar Sehël bin Bishër El-Isferaini, i cili thotë se na ka treguar Ebu'l-Kasim Seid bin Muhammed El-Idrisi, i cili thotë se na ka transmetuar Muhammed bin El-Hasen bin Omeri, i cili thotë se na ka treguar Ebu Tajib Ahmed bin Sulejman Haririu, i cili thotë se ka thënë Ebu Xhafer Tahaviu se, na ka transmetuar Ebu Umejeh, i cili thotë se na ka transmetuar Abdullah bin Bekri dhe Ubejdullah bin Musa, të cilët thonë se na ka transmetuar Mehdi bin Mejmuni, ky nga Vasil Ehdebi, ky nga El-Mearur bin Suvejdi, ky nga Ebu Dherri i cili tregon se: Ishim me të Dërguarin e Allahut në një udhëtim. Në një natë prej netëve, i Dërguari i Allahut u largua prej neve dhe u vonua. Kur erdhi na tha se: Më erdhi një engjull i Zotit dhe më përgëzoi se, kushdo që nga ndjekësit e mi vdes duke mos i konsideruar shok Allahut (pa shirk), do të hyjë në Xhennet.” Ebu Dheri: “Edhe nëse ka bërë imoralitet (zina) dhe ka vjedhur?” Më tha: “Po, edhe nëse ka bërë zina dhe ka vjedhur.”  Ky hadith është unanim nga Buhariu dhe Muslimi, nëpërmjet rrugës së Shubes nga Vasili. 

Në vitin në të cilin vdiq Tahavi, pra 321H, vdiqën edhe këta dijetarë: Mekhul El-Bejruti, Ebu Hamid El-Eameshiu, Ahmedi i biri Dhekvanit, Lexuesit të Damaskut. Poashtu Ahmed bin Abdulvaridh El-Asali, Ebu Ali bin Razin El-Bashani El-Heravi, Hatim bin Mahbub El-Heravi, Ebu Ali El-Hasen bin Muhammed bin Ebi Hurajra El-Esbahani. Poashtu vëllau i Zubejr Hafidhit, apo Seid bin Muhammedi. Pastaj shejhu i muteziles Abu Hashim El-Xhubai Abduselam bin Ebi Ali, imami i gjuhëtarëve Ebu Bekër bin Durajdi, Muhammed bin Nuh El-Xhundejsaburi, Ebu Hamid El-Hadrami, Jusuf bin Jakub El-Nejsaburi, i cili transmeton nga Ebu Bekër bin Ebi Shejbeh.

 

Burimi: Sijeru ealam’in-nubela. Vëllimi i XV-të, faqja 27-33.

Përktheu: Hazir Selmani

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme