Kurorëzimi sheriatik pa dijen e opinionit të gjerë

Përgjigjja:

Alejkumus-selam

Martesa (kurora) është institucion tepër serioz që me te të eksperimentohet. Prandaj, sheriati nuk njeh kurora të fshehta. Njerëzit duhet të dinë, kurse prindërit dhe kushërinjtë, sidomos të vajzës, nëse vajza dhe djali janë në martesë. Në të kundërtën, takimet e tyre dhe vetmimi i tyre është i dyshimtë dhe i papranueshëm. Nga ana tjetër, nuk ka garanci se kjo “martesë” do të vazhdojë dhe nuk do të shkëputet pas disa muajve. Mos do të gënjejë atëherë vajza se nuk ka qenë në martesë më herët apo do t’ia tregojë ndonjë myshteriu të ri eventual. Martesa është më shumë se kënaqësi e thjeshtë trupore. Çka pengon që të kurorëzoheni para ofiqarit e pastaj edhe sheriatikisht para imamit, nëse njëmend synoni të lidhni martesë dhe të jetoni si burrë dhe grua?

 

http://www.rijaset.ba/index.php?option=com_content&view=article&id=16282%3Aserijatsko-vjencanje-bez-znanja-sire-javnosti&catid=142&Itemid=218

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme