BARAZIA NË SHERIATIN ISLAM

1. Barazia në aplikimin e ligjit

rn

2. Barazia para drejtësisë

rn

3. Barazia në të drejtat civile

rn

4. Barazia në hakmarrje

rn

 

rn

 

rn

 

rn

Barazia në aplikimin e ligjit

rn

HYRJE

rn

Islami konfirmoi lidhjen më të ngushtë dhe më të fortë njerëzore kur e sqaroi faktin se të gjithë njerëzit rrjedhin nga një baba dhe nga një nënë. Kjo arsye është më e fuqishmja në formimin e raporteve dhe relacioneve të fuqishme në mes njerëzve pa marrë parasysh se ku jetojnë në rruzullin tokësor apo në këtë Univers.

rn

Islami konfirmon faktin se të gjithë njerëzit pa marrë parasysh se cilit popull apo fisi i takojnë, duhet të njihen dhe të ndihmohen në mes vete, sepse siç theksuam më parë, të gjithë njerëzit i takojnë një familjeje që ka një gjenezë. Pra, nisur nga ky aspekt, nuk ka kurrfarë arsye që njerëzit të mbivlerësohen në bazë të krijimit dhe fillimit të jetës. Në këtë kontekst, Zoti i Madhëruar thotë: “O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e Allahu është shumë i Dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.” (El-Huxhurat, 13)

rn

Pra, barazia vlen për të gjithë njerëzit në mbarë botën dhe nuk ka mbivlerësim të njërit ndaj tjetrit, të një shoqërie ndaj shoqërisë tjetër, të një kombi ndaj kombit tjetër, të një ngjyre ndaj ngjyrës tjetër, të zotërisë ndaj të robit, e as të pushtetarit ndaj atij që është nën pushtetin e tij.[1]

rn

Teoria e barazisë është e njohur në Sheriatin islam plot 14 shekuj, ndërsa në ligjet pozitiviste fillon të njihet tek në fund të shekullit 18 dhe në fillim të shekullit 19. Sheriati islam i ka paraprijë ligjeve pozitiviste në sferën e barazisë plot 11 shekuj. Ligjet pozitiviste nuk kanë sjellë asgjë të re në këtë çështje, por kanë bërë plagjiat nga Sheriati islam. Dallimi nga ligjet pozitiviste që e aplikojnë barazinë në mënyrë të kufizuar, qëndron në faktin se Sheriati i ka dhënë një diapazon shumë të gjerë aplikativ.[2]

rn

Obligimi hyjnor iu drejtohet të gjithëve së bashku, i përshkruan si qenie që i trashëgojnë karakteristika psikike e intelektuale njerëzore, që e meritojnë dinjitetin që ia ka dhënë Zoti njerëzimit.[3]

rn

Në këtë kontekst, Zoti i Madhëruar thotë: “O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burra shumë e gra. Dhe kini frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se Allahu është Mbikëqyrës mbi ju.” (En-Nisaë, 1)

rn

Zoti i Madhëruar po ashtu thotë: “O bijtë e Ademit, juve ju vijnë të dërguar nga mesi juaj, ua përkujtojnë faktet e Mia (shkoni pas tyre). E kush ruhet dhe përmirësohet, për ta s'ka as frikë as s'kanë përse të pikëllohen.” (El-A’rafë, 35)

rn

Këto dy thirrje që theksohen në Kur’anin Famëlartë e vërtetojnë se “njerëzimi” është koncept i përbashkët, që i përmbledh në vete të gjithë banorët e tokës pa kurrfarë dallimi mes tyre dhe stërgjyshërve të tyre në shekujt e kaluar dhe as që do të ketë dallime gjatë shekujve të ardhshëm.

rn

Ne nuk mund të mohojmë faktin se njerëzit kanë gjuhë të ndryshme e ngjyra të llojllojshme në përgjithësi, por pa kurrfarë efekti në të vërtetën e qenies së tyre të barabartë burimore njerëzore.

rn

Islami kategorikisht refuzon që këto dallime të nxisin përçarje, sepse sipas Krijuesit të Madh, kjo është nga Urtësia e krijuesit të Tij: “Nga argumentet e Tij është krijim i qiejve e i tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka argumente për njerëz.” (Rum, 22)

rn

Nuk ka arsye për krenari, epërsi, mbivlerë e mendjemadhësi, sepse vlera e vërtetë e njeriut, me të cilën njeriu mund të mburret është ajo e punës së tij dhe e veprave që i bën për hir të Zotit dhe devotshmërisë. Profeti a.s. u drejtohet njerëzve në Hutben Lamtumirëse duke u thënë: “O besimdrejtë, dijeni dhe mos harroni se të gjithë myslimanët janë vëllezër. Ju jeni plotësisht të barabartë në të drejta dhe në detyra. Arabi ndaj joarabit nuk ka kurrfarë përparësie, e kjo vlen edhe për të ziun ndaj të kuqit dhe për të kuqin ndaj të ziut, përveç në devotshmëri. Të gjithë ju jeni pasardhësit e Ademit, ndërsa Ademi e ka prejardhjen nga dheu.”[4]

rn

Si rezyme e asaj që u tha më sipër, mund të themi se barazia në mes njerëzve, pa marrë parasysh llojin, ngjyrën, gjuhën, është parim themelor në Sheriatin islam. Ky parim me të gjitha karakteristikat e tij nuk ka ekzistuar në qytetërimet e vjetra, p.sh.: në qytetërimin e egjiptian, persian dhe romak, sepse në qytetërimet e tilla, njerëzit ishin të ndarë në klasa shoqërore, dhe klasa e lartë i shijonte të gjitha vlerat, kurse ajo e ulëta asgjë. Kur erdhi Islami i sqaroi të gjitha të drejtat e njeriut në sferat fetare, intelektuale, kulturore e politike.

rn

Ndarja në mes njerëzve te shoqëritë e vjetra mbështetej në lloj dhe ngjyrë, në pasuri dhe varfëri, në fuqi dhe dobësi, dhe në liri dhe robëri. Pushtetarët dhe njerëzit e fesë i takonin elitës së posaçme, madje në disa shoqëri, si p.sh., në shoqërinë indiane kishte një klasë njerëzish të lënë pas dore e që e kishin të ndaluar të dilnin në klasat më të larta, qoftë edhe nëse i plotësonin kushtet për një ngritje të këtillë.

rn

Islami i mësoi njerëzit se nuk mjaftojnë vetëm parimet e simbolet pa vlerën e thelbit dhe praktikës, bile e dënon atë që nuk i aplikon parimet. Ky është Sheriati islam dhe ky është parimi i barazisë në mes njerëzve!

rn

Pra, kjo është barazi autentike që ekziston nën kontrollin e Sheriatit me përmbajtje të përcaktuar, me metoda të qarta aplikative e me dënim nëse nuk praktikohet. Dënimi i mos-aplikimit është në këtë botë dhe në botën tjetër.[5]

rn

 

rn

Barazia në aplikimin e ligjit

rn

Barazia në aplikimin e ligjit nënkupton mosekzistimin e dallimit mes njerëzve gjatë aplikimit të ligjeve të shtetit dhe kjo anulon përfundimisht ndarjen raciste me të gjitha mënyrat që ekzistojnë. Ky parim mbron sigurinë dhe paqen e shoqërisë nga terrorizmi, sepse garanton mbrojtjen e shpirtrave, pasurinë e autoriteteve të të gjithë banorëve, madje i dënon të gjithë ata të cilët bëjnë krim ndaj njerëzisë, pa marrë parasysh besimin, pozitën shoqërore, gjininë apo ngjyrën.[6]

rn

Në vijim do të theksoj disa shembuj për të treguar metodën e sunnetit të Profetit a.s. në realizimin e kësaj barazie:

rn

a). Barazia në aplikimin e ligjit në mes meshkujve e femrave:

rn

I dËrguari a.s. ka sqaruar qartë të vërtetën e barabzisë mes robërve (njerëzve), duke thënë se gjaku i të gjithëve është i njëjtë dhe pa kurrfarë dallimi, të gjithë, përfshirë edhe meshkujt edhe femrat, janë të barabartë në aplikimin e ligjit.

rn

Dënimi i mashkullit apo femrës për prostitucion është obligim, i cili konfirmohet nga të gjithë dijetarët e Islamit, dhe atë duke filluar nga sahabët, tabi’inët dhe të tjerët pas tyre, përpos havarixhëve,[7] të cilët thonë se kamxhiku është dënim për të pamartuarit dhe të martuarit, duke u mbështetur në ajetin kur’anor: “Laviren dhe lavirin t'i rrihni, secilin prej tyre me nga njëqind të rëna dhe në zbatimin e dispozitave të Allahut mos u tregoni zemërbutë ndaj atyre dyve, nëse jeni që i besoni Allahut dhe botës tjetër. E gjatë zbatimit të ndëshkimit ndaj tyre, le të jenë të pranishëm një numër besimtarësh.” (En-Nur, 2) 

rn

Po ashtu ndëshkimi për vjedhje aplikohet në mënyrë të barabartë, dhe në këtë kontekst, Zoti i Madhëruar thotë: “Vjedhësit dhe vjedhëses preuani duart, si shpagim i veprës që bënë, (kjo masë është) dënim nga Allahu. Allahu është i Fuqishëm, Ligjdhënës i Urtë.” (El-Maide, 38)

rn

Nga ky ajet nënkuptohet se i pritet dora secilit që vjedh. Në këtë kontekst ekziston edhe një numër i madh i haditheve të Profetit a.s., si p.sh.:

rn

Muhamed ibën Talha ibën Rukani transmeton nga nëna e vet, Ajshe bint Mes’ud ibn Esved, e cila transmeton nga babai i saj që ka thënë se një grua e kishte vjedhur një kadife nga shtëpia e Profetit a.s., dhe e kishin bërë të madhe këtë gjë, sepse ajo ishte grua nga Kurejshitët, ndaj shkuam te Profeti a.s., biseduam me të dhe i thamë se do ta paguajmë dyzet fish, mirëpo Profeti a.s. tha: “Dënimi është në së miri për të!”; Kur dëgjuam fjalën e Profetit a.s., shkuam tek Usamja dhe i thamë që të bisedojë me Profetin a.s., dhe kur e pa këtë gjë Profeti a.s., u çua dhe tha: “Pse e teproni njërin nga ndëshkimet e Zotit të Madhëruar ndaj një robëreshe nga robëreshat e Zotit?! Pasha Atë, në Duart e të Cilit është jeta e Muhammedit, sikur këtë veprim ta kishte bërë Fatimeja, e bija e të Dërguarit të Zotit, Muhammedi asaj do t’ia kishte prerë dorën!”[8] 

rn

b). Barazia në ndëshkim për hakmarrje mes zotërisë e robit:

rn

Hanefitët, Theuri dhe Ibën Ebi Lejla thonë se vrasësi duhet të vritet, pa marrë parasysh gjendjen e tij, duke u mbështetur në kuptimin e përgjithshëm të ajetit kur’anor: “O ju që besuat, u është bërë obligim gjurmimi për dënim me mbytje: i liri për të lirin, robi për robin, femra për femrën...” (El-Bekare, 178)

rn

Ata thonë se kjo fjalë është e përgjithshme dhe se në bazë të kësaj përgjithësie merret edhe vendimi, dhe kështu, duhet vrarë për hakmarrje çdo vrasës që vret qëllimisht, qoftë i vrari rob apo dhimmij, mashkull apo femër, për shkak të konceptit të përgjithshëm të fjalës: “të vrarët” pa “disa.”[9]

rn

Fukahatë po ashtu thonë edhe për vrasjen e të lirit për robin në bazë të ajetit që kishin hakmarrjen në mes të lirëve dhe robërve. Ajeti në fjalë nuk bën kurrfarë dallimi në mes robit të vrarë dhe të lirit vrasës, por ka kuptim të përgjithshëm. Në këtë kontekst, Zoti i Madhëruar thotë:

rn

“O ju të zotët e mendjes, kjo masë e dënimit është jetë për ju, ashtu që të ruheni (nga mbytja e njëri-tjetrit).” (El-Bekare, 179)

rn

Pra, ky ajet ka të bëjë me hakmarrjen dhe ju drejtohet në përgjithësi të lirit dhe robit, sepse fjala: “O ju të zotët e mendjes” - i përmbledh të gjithë pa përjashtim.[10]

rn

Kjo çështje gjithashtu argumentohet edhe me sunnetin e Profetit a.s., gjegjësisht hadithin e transmetuar nga Semra ibën Xhundubi, ku Profeti a.s. thotë: “Kush e vret robin e vet, e vrasim dhe kush e sakaton atë, e sakatojmë.”[11]

rn

Ibn Abasi transmeton se Profeti a.s. ka thënë: “Myslimanët kanë gjak të përbashkët dhe ata e ndihmojnë njëri-tjetrin dhe e mbrojnë njëri-tjetrin, qoftë edhe më i ulëti atë më të lartin.”[12]

rn

Kattabe ibn Hasan transmeton nga Semra se Profeti a.s. ka thënë: “Kush e vret robin e tij, e vrasim, kush e masakron, e masakrojmë dhe kush e nënçmon atë, e nënçmojmë.”[13]

rn

c). Barazia në aplikimin e ligjit mes myslimanit e jomyslimanit

rn

Kur’ani Fisnik i qorton çifutët, sepse bëjnë dallime në mes ithtarëve të feve gjatë raporteve me ta, ngase një gjest i tillë është në kundërshtim me devotshmërinë dhe sinqeritetin.

rn

Zoti i Madhëruar thotë: “Ndër ithtarë të librit ka sish, që po ia besove një sasi të madhe (ari), ai ta kthen ty atë, por ka të atillë që po ia besove një dinar, ai nuk ta kthen ty atë, përveç nëse gjithnjë i rri gati (ia kërkon pa ia nda). Këtë (e bëjnë) për arsye se ata thoshin: "Ne nuk kemi kurrfarë përgjegjësie ndaj (pasurisë që u marrim) të të paditurve (arabëve analfabetë)." Pra, duke e ditur të vërtetën, ata bëjnë gënjeshtër ndaj Allahut. Jo, (nuk është ashtu si thonë ata) po kush e përmbush amanetin e vet (është besnik) dhe ruhet nga mëkatet, s'ka dyshim, Allahu i do ata që ruhen.” (Ali Imran, 75-76).

rn

Ajeti kur’anor tregon qartë se diversiteti në fê nuk duhet të jetë shkas për urrejtje e tirani.

rn

Nëse ekziston armiqësi në mes sekteve, atëherë duhet mbështetur në drejtësi si dhe në ligjet e drejtësisë.[14] Zoti i Madhëruar thotë: “O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të Allahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t'i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kini droje Allahun se Allahu di hollësisht për atë që veproni.” (El-Maide, 8)

rn

Hanefitët mendojnë se nëse dhimmijju vret mysliman ose ndodh e kundërta, duhet ndërmarrë hakmarrjen. Kështu mendojnë Nali’iju dhe Sha’biju, dhe atë, në bazë të kuptimit të përgjithshëm të ajetit kur’anor: “Ne u caktuam atyre në të (në Tevrat) kundërmasat ndëshkuese: njeriu (mbytet) për njeriun, syri për syrin, hunda për hundën, veshi për veshin, dhëmbi për dhëmbin, por edhe plagët kanë kundërmasë...” (El-Maide, 45)

rn

Kuptimi i përgjithshëm i ajetit është se duhet të ndërmirret hakmarrje nëse jomyslimani që jeton në territorin islam vret myslimanin apo nëse ndodhë e kundërta, sepse gjaku i jomyslimanit në territorin islam është i mbrojtur dhe nuk vritet.

rn

Zoti i Madhëruar thotë: “O ju që besuat, u është bërë obligim gjurmimi për dënim për mbytje: i liri për të lirin, robi për robin, femra për femrën. Kurse atij që i falet diçka nga vëllai i vet, atëherë ajo le të përcillet (e atij që fal) kuptueshëm dhe shpagimi (nga dorasi) atij le t'i bëhet me të mirë...” (El-Bekare, 178)

rn

Këtu vërejmë kuptimin e përgjithshëm për secilin që meriton dënim për mbytje, si p.sh., të myslimanit.

rn

Kjo çështje po ashtu argumentohet edhe me sunnetin e Profetit a.s., p.sh.: me hadithin që e transmeton Buhariu nga Ibn Omeri r.a. se e sollën një çifut dhe çifute para Profetit a.s., meqë kishin bërë prostitucion. Profeti a.s. i pyeti se si veprohet me njerëz të tillë në librin e tyre, dhe kur ata iu përgjigjën për ndëshkimin që parashihet për prostitucion në Tevrat dhe pasi që i treguan për këtë, atëherë Profeti a.s i dënoi me gurëzim. Ibn Omeri rrëfen se ishin dënuar me vdekje me rexhëm (me guralecë) dhe se e kishte parë çifutin të shtrirë mbi të.[15]

rn

 

rn

 

rn

 

rn

 

rn

rn
rn
rn

[1] Abdulkadir Eude, Et-Teshriul-xhenanijel-islamij mukarenen lil-kanunil-vad’ij, Darul-kutubil-ilmijeti, vëll. 1, f. 28,.

rn
rn
rn

[2] Po aty, vëll. 1, f. 29.

rn
rn
rn

[3] Muhamed Gazali, Hukukul-insan, f. 13.

rn
rn
rn

[4] El-Harith ibn Ebi Usame, Begijjetul-Harith, Darul- tala’id lin-neshri vet-teuzii vet-tasdirij, vëll. 1, f. 34, nr. 46.

rn
rn
rn

[5] Turkij, El-Islam ve hukukul-insan, f. 78.

rn
rn
rn

[6] Hatixhe Nebravi, Hukukul-insan fil-islam, f. 343.

rn
rn
rn

[7] Qoftë femër apo mashkull, i martuar apo i pamartuar.

rn
rn
rn

[8] Transmetim i Ibn Maxhes, f. 443, nr. 2538.

rn
rn
rn

[9] Ibn Velid ibn Ruzhd, Bidajetul-muxhtehidi..., vëll. 2, f. 364, Darul-Fikri.

rn
rn
rn

[10] Hadixhe Nebravi, Hukukul-insan fil-islam, f. 345.

rn
rn
rn

[11] Transmetim i Ibn Maxhes në Sunen, vëll. 8, f. 114, nr. 2653.

rn
rn
rn

[12] Po aty, vëll. 8, f. 142, nr. 2673.

rn
rn
rn

[13] Transmetim i Nesaiut në Sunen, nr. 4655.

rn
rn
rn

[14] Muhamed Gazali, Hukukul-insan, f. 26.

rn
rn
rn

[15] Transmetim i Buhariut në Sahih, nr. 6119, Kitabush-shu’ba, 1378 H.

rn
rn

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme