
Imam Neveviu thotë: “Në këtë hadith ka inkurajim për shpikjen e veprave të mira dhe ligjësim të veprave të mira, dhe një vërejtje për veprat e pabaza dhe të pështira. Në këtë hadith është ka specifikim për thënien e tij (s.a.v.s.) “Çdo çështje e re është risi dhe çdo risi është devijim.” Çfarë nënkuptohet me këtë (hadith) janë çështjet e reja të cilat janë të pabaza dhe novacionet që janë të qortueshme. El-Sundi thotë në një komentim të Ibni Maxhes: thënia e tij “një praktikë të mirë” domethënë një shteg i pranuar që e ndjekin njerëzit. Dallimi në mes veprës së mirë dhe të keqe është në përputhjen ose mospërputhjen e asaj veproje me bazat e sheriatit.
Taberaniu me një zinxhir të mirë (hasen) transmeton prej Wathileh bin el-Eska’ (r.a.), ky prej Pejgamberit (s.a.v.s.) i cili ka thënë: “Kush shpik një praktikë të mirë do të ketë shpërblim për të kushdo që e vepron atë gjatë jetës së tij dhe pas vdekjes, derisa të mos punohet (ajo vepër). Dhe kush shpik një praktik të keqe do të bart mëkatin e saj, derisa të lihet ajo. Dhe kushdo që vdes duke mbrojtur (tokën e muslimanëve) në rrugën e Allahut, akti i mbrojtjes vazhdon (të shkruhet) për të, derisa të ringjallet në Ditën e Gjykimit.
Muhadithi dhe jurisit, Abdullah es-Sakid, pasi përmend hadithin e mësipërm thotë: “Pra këto hadith flasim qartazi për ndarjen e risi në (risi) të mira dhe të këqija: (risi) e mirë është ajo që është në konformitet me bazat e sheriatit. Dhe kjo (vlen) edhe nëse është një çështje e re sa i përket formës së saj sepse është e lejuar sipas llojit të saj, sepse vjen brenda rregullat të sheriatit dhe kuptimit të përgjithshëm të ajeteve dhe haditheve. Për këtë arsye (vepra) quhet e mirë dhe shpërblimi vazhdon me ata që e kryejnë atë pas vdekjes (së shpikësit). Risi e keqe është ajo risi që është në kundërshtim me rregullat e sheriatit dhe është bidat i qortueshëm dhe i devijuar.
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Aisha (r.a.) e cila ka thënë: i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) ka thënë: “Ai që shpik diçka në këtë çështjen tonë që nuk është prej saj, do ta ketë të refuzuar atë.” Dhe në transmetimin e Muslimit: “Ai që bën një akt me të cilin kjo çështje e jona nuk është (në pajtim) me të, do ta ketë të refuzuar atë.” Dhe në disa versione: “Ai që shpik diçka në këtë fe që s’është (pjesë) e saj, do ta ketë të refuzuar.”
Ibn Rexhepi thotë: “Ky hadith tregon me fjalë-formulimin e tij që çdo veprim pa një bazë në sheriat është i refuzuar. Dhe tregon nga të kuptuarit që çdo veprim që ka bazë në sheriat nuk është i refuzuar. Në medhhebin hanefij në të cilin nuk pranohet të kuptuarit e të kundërtës së tekstit, thuhet: “Sigurisht teksti është i heshtur në lidhje me çdo gjë tjetër përpos për gjërat që flet. Pranueshmëria e një çështje të re të shpikur që është në konformitet me parimet e fesë është (për ta) e nxjerrë nga tekstet tjera.
El-Hafiz (Ibn Haxher Askalani) thotë në El-Fet’h ul-Bari: “Ky hadith konsiderohet si një prej bazave të Islamit, dhe një prej maksimave të tij, sepse kuptimi i tij është: “kushdo që shpik diçka në fe që nuk ka asnjë mbështetje në bazat (e fesë) atëherë ai nuk duhet t’i kushtoj asnjë rëndësi asaj.”
Shejh Abdullah el-Sadik ka thënë: “Ky hadith specifikon hadithin, “Çdo risi është devijim” dhe sqaron domethënien (e atij hadithi) siç është e qartë. Sepse nëse çdo risi është devijim pa përjashtim atëherë hadith do të kishte thënë: “Kush shpik diçka në këtë çështjen tonë, do t’i refuzohet”. Mirëpo, pasi që ai thotë: “Kush shpik diçka në këtë çështjen tonë që nuk është prej saj, do t’i refuzohet”, na tregon që risitë (bidatet) janë në dy lloje: ajo që nuk është pjesë e fesë për shkak të kundërshtimit të saj me rregullat dhe dëshmitë kështu që është risi e refuzuar dhe e devijuar. Dhe (2) ajo që është e fesë për shkak se ka mbështetje nga parimet (e fesë) ose mbështetet me dëshmi prandaj është e pranueshme dhe korrekte, dhe është një praktikë e mirë.
"Kelimeh Ilmijeh Hadijjeh fi el-Bid’ah we ahkamuha." Autor eshte Shejh Vehbi Sulejman Gavoçi el-Hanefij