“GAZANAME”-JA E AHMEDIT MBI BETEJËN E KOSOVËS

Duke pasuar traditën e Leunklaviusit, u kemi borxh studiuesëve gjermanë si Friedrich Giese, Franz Taeschner, Franz Babinger dhePaul Wittek për analizatfillestare tekstuale-kritike të kronikave të hershme Osmane.

Në dijetarinë e më vonëshme Perëndimore sa i përket analizave shkencore të kronikave të hershme Osmane përjashtim të vetëm bën Victor Menage, student i Paul Wittek. Është e vështirë për të kuptuar përse brezi i ri i Osmanologëve, veçanërisht në Angli, ku Paul Wittek dha mësime në vitet e fundit të jetës së tij, nuk pranon dhe tërësisht hedh me një anë traditën dhe nisi një fushatë sharjeje dhe poshtërimi ndaj Paul Wittek.
Sot është bërë pothuajse e modës në fushën tonë, shkarkimi i traditave të hershme Osmane thjeshtë si legjenda,pa asnjë përpjekje për të krijuar kopje të besueshme të burime përmes kritikës tekstuale dhe të një analizëtë kujdesshme. Unë besoj se kjo tendencë është në thelb për shkak të një keqkuptimi të karakterit të veçantë të traditavetë hershme Osmane.Duke iu drejtuar popullsisë të pa sofistikuar kufitare, kronika të tilla të njohura Osmane kanë përfaqësuar një kombinim të materialit epik, folklorikë dhe në të njëjtën kohë materiale historike. Detyra e historianit është që të zgjedh me kujdes materialin dhe për të paraqitur një analizë të rreptë të tekstit në dritën e burimeve bashkëkohore të krishtera, si dhe të paraqet provat e toponimeve, topografike dhe arkeologjike. Me një qasje të tillë të plotë është e mundur për të marrë një pamje mjaft të besueshme të historisë së hershme Osmane.

Ne besojmë se kronikat osmane që kanë të bëjnë me ngjarjet që çuan në betejën e Kosovës të vitit 1389 ende nuk janë nënshtruar një analize të ngushtë.Ghaznameja ose Menakibname, i futur në hartimin e tij nga Neshri, përbën padyshim raportin dhe vlerësimin Osmanmë të detajuar dhe mjaft të besueshëm të ngjarjeve. Kjo histori e habitshme e detajuar e ngjarjeve rreth pesëdhjetë faqe, prej pushtimit të kështjellës së Nishit e deri te betejae Kosovës nuk është përfshirë në hartimin e Ashik Pasha Zade – së, apo në pëmbledhjet e tjera , duke përfshirë kronikat anonime . Përmbledhjet e më vonëshme duke përdorur përmbledhjen e Neshrit ,të tilla si Hasht Bihisht të Idris Bitlisit , dhe pastaj Tacu’t – Tevarikh të Hoxha Sadeddinit, i cili është në fakt një version turk i Hasht Bihisht, përfshijnë Ghazanamen gjerësisht.

Unë besoj se deri më tani , vlera e vërtetë dhe vërtetësia e këtij burimi , nuk është vlerësuar në mënyrë të rregullt nga studiuesit bashkëkohor . Një hulumtues i kohëve të fundit, Profesor Stephen Reinert , beson “, në një shkallë të madhe , mosmarrëveshjet pasqyrojnë se si dijetarët e kanë pranuar në mënyra të ndryshme , kanë refuzuar apo modifikuar raportin e Neshriut i cili paraqet tregiminndoshta më të rëndësishëm të këtij intervali , dhe në thelb i pashembullt në historitë e mëparshme apo bashkëkohore turke e greke”. Profesor Reinert vazhdon : ” Disa historianë , le të pranojmë , kanë preferuar instinktivisht kronikat serbe nga një mosbesimi përgjithshëm ndaj homologut të tyre Osman. ” dhe ai shton : ” Raporti i Neshriut i ngjarjeve nga Nishi deri te beteja e Kosovës dukshëm mbështetet në një burim të mëparshëm e cila mund të jetë me vlerë të konsiderueshme , kështu duhen arsyet më bindëse në rast se njëri zgjedhë për të refuzuar elemente të ndryshme të saj… tregimi i tij devijon , të jemi të sigurt ,nga ajo e kronikave të tjera , si dhe pasuria e tij e detajeve ( veçanërisht në krahasim me fushatën Bullgare të Ali Pashës ) është e habitshme . Të supozojmë megjithatë se ajo mbështetet në një raport të “dëshmitarit okular ” është krejtësisht hipotetike . Për më tepër është e panevojshme të thuhet se asnjëra nga këto vërejtje është mjaft bindëse për të justifikuar refuzimin tonë në tërësi të raportit të Neshriut “.
Megjithatë, përfundim të tij, Profesor Reinert kundërshton disa pika themelore të Ghazanamesë së Neshriut : thotë se ” vështirë që… Llazar ndonjeherë ishtevasal i Muratit, gjë të cilën Neshri parashtron në fillim me këtë dramë … ( kjo ) duhet të konsiderohet si fiktive”. Profesor Reinert gjithashtu gjen të diskutueshme teorinë e një komploti mes Gjuragj dhe Llazarit dhe vendimin e Muratit për të bërë fushatë kundër sundimtarit të Serbisë për shkak të humbjes të Shahinit në Bosnje , apo ekspeditës së Ali Pashës kundër Bullgarisë në dimrin e 1388.
Sipas besimittë Profesor Reinert, rendi i ngjarjeve është rregulluar në një përbërje ose ndërtim nga vetë Neshri për të bërë përshtypje ” audiencës së tij osmane , si histori lëvizëze dhe estetikisht të kënaqshme “.
Në këtë punim do të përpiqem për të paraqitur konkluzionet e studimit tim të të ashtuquajturit Gazaname :
1. Teksti në kronikën Neshriut duket të jetë një riprodhim fjalë për fjalë të një ghazaname ose menakibname, shkruar besueshëm menjëherë pas betejës së Kosovës nën Bajzitin I (1389-1402) ose sipas Sylejman Çelebiut (1402-1411).

2 .Tregimi i vepravetë tilla të mëdha të sulltanëve,ghazaname ose zhanri menakibname ishte pjesë e letërsisë historike osmane tashmë në shekullin e pesëmbëdhjetë. Një menakibname e ngjashme apo libri i veprave të quajtur Gazavat- i Sulltan Murat që ka të bëjë me Betejën e Varnës 1444 , ështëzbuluar dhe botuarkohët e fundit. Ndryshe prej kronikave popullore anonime, menakibnamet tregojnë një ngjarje veçanërisht të rëndësishëm me detaje jashtëzakonisht të sakta. Ky zhanër i të shkruarit të historisë vazhdoi në shekujte më vonshëmme emrat si gazavatname, sylejmanname,shehname, nusretname, hymajunname ,Mohaçname etj.
Analiza e detajuar e Gazavat -i Sulltan Muratit tregon se jo vetëm strukturakryesore e ngjarjeve por edhe detajet mund të verifikohen si fakte historike sipas burimeve të tjera. Edhe një tjetër gazavatname e tillë ose gazaname përveprat ghaza të Gazi Umur Bej i dinastisë Ajdën,i kontrollouar në mënyrë shteruese me burimet greke dhe perëndimore nga Paul Lemerle, dëshmoi të jetë një burim jashtëzakonisht besnik në detajet e tij. Gazanameja jonë e Kosovës, e futur në raportin e Neshriut, është në mënyrë të qartë një shembull tjetër i këtij lloji të historiografisë së hershme turke.

3.Duke vendosur mënjanë stilin e tij fetar dhe epik, dhe shprehjet e përbashkëta për të gjitha menakibnamet e tilla, tregimi i cili fillon me pushtimin e Nishit dhe mbaron me vdekjen e Sulltan Muratit dhe zgjedhjen Bajzitit si sulltan, duket të jetë një tregim i detajuar i ngjarjeve nga dikush afër me oborrin mbretëror. Prandaj, sekuenca e ngjarjeve që çuan në betejën e Kosovës dhe të dhënat në lidhje me martirizimin e Sulltan Muratit mund të pranohen nëtërësisi një histori e besueshme.

4. Si dëshmi të faktit se vargjet e futura në Gazanamen tonë,janë gjetur edhe në Iskendernamenë e Ahmedit, me ndryshime në renditjen e tyre, ne besojmë se Gazanameja e Kosovës është vepër e shkrimtarit Ahmedit. I cili njihet si krijues i veprave të shumta. Natyrisht, askush tjetër nuk mund të bëjë ndryshime të tilla. Poeti Ahmedsë pari ishte në shërbim të Bajzitit I (1389-1402) dhe më pas shoqërues dhe shok i ngushtë djalit të tij Emir Sylejman Çelebiut. Në pjesën e Iskendernames që ka të bëjë me Mir Sylejmanin (1402-1411) Ahmedi thotë:”Ne do të fillojmë të shkruajmë një libër tjetër për veprat e Mir Sulejmanit.”

5. Ndër veprat e humburatë Ahmedit Cenkname (xhenkname)(Libri i Luftimeve) është përmendur nga Qatib Çelebiu. Nëse teksti i saktë i Qatib Çelebiut është futur në raportin e Neshriut mund të jetë Xhenknameja. Megjithatë, kohët e fundit është argumentuar se kjo e ashtuquajtura Cenkname është në të vërtetë Çengname e Ahmed – i Da ‘i.
6. Një raport i dytë i rëndësishëm osman në lidhje me takimet osmano – serbe nën Muratin I është përfshirë në Düsturname nga Enveri, një libër osman për veprat heroike në det, i dedikuar Vezirit të madh Mahmud Pashës më 869/1465 . Me sa duket, Enveri i përkiste rrethit letrar nën patronazhin e Ahmedit. Enveri përmend Ahmedin në Düstürnamen e tij (f. 91), si një shok i preferuar dhe me ndikim sipas Sulejman Çelebiut. Për betejën e Kosovës, Enveri është një tjetër burim i rëndësishëm, i pavarur nga Ashik Pashazade dhe Neshri. Enveri flet për një pushtim të serbëve në Traki në vitin 765/1364. Serbët atëherë, thotë ai, depërtuan deri në Sazlu – Dere përtej Adrianopojës në rrugën për në Konstandinopojë. Besohet se ky sulm i veçantë serb me sa duket është ngatërruar ngaAşpz. dhe të tjerë me atë të betejës në Črnomen (Çirmen ) e vitit 1371 (në Aşpz.”Sırp Sındıĝi ose ” Beteja në Meriç”). Sulltan Murati në rrugën e tij për të takuar serbët nëvitin 1371 e pa të nevojshme që së pari të pushtojë kështjellën e fortë bizantine në gadishullin Biga (sot Karn – Biga) për të bërë të sigurt anën e pasme të ushtrisë së tij.Bizanti ishte në aleancë me princat serbë në atë kohë.

Burimii Enveritpër betejën e Kosovës mund të jetë një histori nga HoxhaOmer, një dëshmitar okular i cili ishte dërguar nga Murati tek Llazari si një i dërguar pak përpara konfrontimit.HoxhaOmer është paraqitur në Düstürname si “njëri që dinte të gjitha gjuhët e popujve të krishterë dhe që kishte udhëtuar në shumë vende”. Mund të thuhet se të dhënat e transmetuara prej tij, dhe të përfshira në Düstürname nga Enveri, të jenë të pranuara si të dhëna okularë nga dikush që ishte pranë sulltanit në vitin 1389. Këtu po jap një përkthim të raportit përmbledhës në Düstürname: “Jigmun (Sigismund ), mbreti Hungarez i dërgoi Llazarit një ushtri ndihmëse prej shtatëdhjetë mijë ushtarësh dhe i tha atij të lufonte kundër Turkut. Gjithashtu , trupa nga Shqipëria, Bosnja , Vllahia, Çekia dhe Kifchak u bashkuan me ta, duke e bërë një ushtri prej 200 mijë ushtarësh në Laz – ili. Llazaripastaj dërgoi një të dërguar tek Murati për të sfiduar atë të luftojë. Sulltani ia ktheu sfidën duke dërguar një letër me të dërguarin e tij Hoxha Omer.Me ushtrinë e Sulltanit u bashkuan ushtarë nga Kastamoni, Germiani dhe Karamani duke përfshirë vullnetarë nga Irani dhe vendet arabe … Llazari kishte një ushtri prej një njëqind mijë kalorësish dhe këmbësorisë që numëronte po ashtu një njëqind mijë nën katërmijë Bana… Sulltani lëvizi nga Edirne në Vilk – ili. Në mbledhjen e Banëve ishte edhe një Ban i quajtur Ban Millosh. Ky Millosh ishte një herë një prej korierëve në oborrin e sulltanit dhe pastaj iku duke mohuar fenë Islame të cilin e kishte pranuar.
Pas thirrjeve të Sulltanit ai gjithmonë premtonte se do të kthehet, por kurrë nuk e bëri. Në mbledhjen e Banëve ai hodhi poshtë akuzat se ai ishte tradhtar dhe u përgjigj se ai do të provonte se ai nuk ishte ( këtu lë jashtë tregimin e betejës ) …. Llazari ishte zënë rob dhe pastaj Milloshi i afrohet sulltanit,tha: “Unë jam Ban Milloshi, unë dua të kthehem në besimin tim Islam dhe të puth dorën tuaj “Njerëzit rreth Sulltanit menduan se ai po afrohej për të puthur dorën e tij.Murati kishte hipur mbi një hamshor të zi. Papritur Miloshi, duke tërhequr kamën që kishte fshehur nën mëngë, goditi dhe plagosi sulltanin.Derisa Miloshi shtrëngonte dhe ishte duke tërhequr Muratin poshtë nga kali, njerëzit e sulltanit nxituan dhe prenë atë në copa me goditje të shpatave dhe me sëpata .”

Ky është një raport i sulmit të Milloshit që është disi i ndryshëm nga ai i Neshrit ose në Ghazaname. Tek Neshri, Murati u vra nga Milloshi që ishte plagosur dhe fshehur midis të vdekurve, dhe (pastaj) erdhi duke pretenduar të puth dorën e sulltanit dhe e goditi me kamë të fshehur në dorashkën e tij.

Si përfundim, dëshiroj që edhe një herë të theksoj se është koha që orientalistika Perendimore dhe Ballkanase të braktisin qëndrimin e tyre bashkëkohor sipërfaqësor ndaj burimeve turke dhe të fillojnë me shqyrtime kritike dhe shkencore të traditave të hershme Osmane.

 

Përktheu nga gjuha angleze: Senad Gushlla

 

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme