Kriza morale duhet trajtuar si problem kolektiv

Morali me rrjetin e tij të normave është një ndër faktorët më të rëndësishëm për vënien e themeleve të shoqërisë së shëndoshë, kurse antipodi i tij, amoraliteti, është hap prej vigani drejt perandorisë së kaosit. (Ali Pajaziti, Ese sociologjike, Shkup-2003, fq. 85.)
Pa dashur që ky shkrim të ndez diskutime mes atyre që e quajnë vetën të “modernizuar” duhet t’i paraqes disa fakte që tashmë janë në trend të kohës dhe rrugës së degjenerimit moral të shoqërisë në përgjithësi dhe myslimanëve në veçanti. Jemi dëshmitarë se si morali ka rënë në nivelin më të ultë të vetëdijes njerëzore, por ku është fajtori?. Hm, dikush për këtë sikur merr guximin të fajësoj ata që janë të pranishëm dhe në kontakt të vazhdueshëm më fëmijët e tyre (prindërit), dikush e sheh më të udhës që të fajësoj shkollën ku vazhdimisht duhet bërë përpjekje për një edukatë më të mirë, por përsëri faji mbetet jetim si gjithmonë. Por nëse do t’i bënim një analizë më të thuktë kësaj krize morale me siguri se do të gjenim edhe më shumë faktor të cilët çorientojnë sot sjelljen e të riut. Dhe rrjedhimisht do të kuptojmë se faji gjithherë nuk mund të mbetet jetim.
Nëse do të analizonim me kujdes rrethanat në të cilat po kalon shoqëria jonë a nuk do të vërejmë se si mjet më çoroditës në shoqërinë tonë janë edhe shtëpitë televizive, ku gjatë gjithë kohës së emetimeve të programit të tyre njeriu i shëndoshë ose ai me mendje të kulluar nuk mund të gjeje asnjë fije të pozitivitetit ku mund të përfitoj. Ndërkohë që struktura dhe institucionet e ndryshme nuk interesohen për këtë gjendje që do të duhej të quhej si gjendje alarmante, për këtë krizë që është duke përjetuar rinia jonë, se kush është duke ofruar këtë katalog djallëzor të imoralitetit, kulturën e lirisë absolute seksuale ( të cilën kujtojë se nuk e toleron as bota shtazarake) që shpije deri te prishja dhe te degjenerimi i institucionit më të shenjtë shoqëror të quajtur familje, por parasegjithash edhe deri te prishja e shoqërisë në tërësi. Tani kjo rini kapet pas të gjitha këtyre “vlerave televizive”të pa seleksionuara dhe të pa definuara si duhet. Prindi në këtë rast është mjet i padefinuar në syrin e të t

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme