Matja e pulsit
rnPas tërheqjes së BRSS-së nga Afganistani dhe fill pas rënies së murit të Berlinit, shtetet perëndimore u siguruan se gara me Rusinë përfundoi. Ngecja zhvillimore e përgjithshme ruse bëri që ekonomia saj të shkërmoqet nga brenda, dhe atë shumë shpejtë. Si pasojë, rezultoi që shtetet anëtare të Paktit të Varshavës pa hamendjen më të vogël të tyre të shpallin daljen prej këtij paktit.
rnRusia ishte katandisur keq. Hallet e saj i vështronte edhe njeriu më i rëndomtë, ajo më nuk kishte mundësi që as popullit të saj t’ia siguronte kafshatën e gojës. Në asnjë mënyrë nuk mendonte t’i parandalonte shtetet që donin të shkëputeshin prej saj. Bile, sikur edhe republikat ruse me sfond islam të kishin qenë më këmbëngulëse për shkëputje të plotë, do të ishin shkëputur edhe pa mbështetjen e asnjë shteti të fuqishëm.
rnS’do mend, kjo plagë e përkohshme do të duhej të shfrytëzohej nga shtetet e mëkëmbura. Për ta matur edhe më shumë pulsin rus, koalicioni i gjerë ushtarak në krye me SHBA-të sulmoi Irakun më 1991. Rusët heshtën, edhe pse kishin investuar disa decenie në këtë vend. Ky ishte edhe një tregues tjetër se rusët ishin dërmuar keq, prandaj, perëndimorët me të shpejtë përfituan nga rasti dhe nxitën popujt e shteteve të Evropës Lindore të bënin kërkesën për anëtarësim në BE.
rnMë vonë pasoi ndërhyrja tjetër ushtarake e këtij koalicioni në krye me SHBA-të edhe në Kosovë më 1999-të. Ky sulm gjithashtu tregoi se Rusia ende nuk e ka marrë veten, ajo nuk qe në gjendje t’i kthente përgjigje hegjemonisë perëndimore. Ndërhyrja në Kosovë duhej t’ishte sihariq për çlirimin e të gjitha tokave muslimane që ishin nën influencën ruse, mirëpo politika dhe strategjia turke nuk ishte në një linjë me strategjinë politike të Iranit.
rnSikur të vazhdohej me këtë ritëm, dhe sikur të mos kishim 11 shtatorin 2001, mbase perëndimi me këtë koalicion të gjerë (në të cilën ishin përfshi edhe disa shtete arabe), do të kishte korrë suksese të reja, mirëpo strategët e këtij koalicioni sikur kishin sugjeruar perëndimorët se duhej edhe një herë t’i matej pulsi Rusisë, duke e provokuar edhe më në brendi, pra, në kufijtë e saj me Gjeorgjinë.
rnKthesa
rnQë populli rus në Osetinë Jugore dhe ai në Abhazi të mos kishin autonomi më të zgjeruar, për Rusinë u konsiderua si një provokim i rëndë. Si duket viti 2008-të, ishte viti kur Arusha e Bardhë ishte zgjuar nga gjumi. Paraqitja e ushtrisë ruse në këto krahina, sikur i paralajmëroi hartuesit e politikave në botë, se Rusia ishte prekur fort dhe atë në palcë, dhe që këtu, ajo nuk ka çka të humbiste më shumë se kaq.
rnRusia, fal naftës dhe gazit natyror sa vinte e forcohej, dhe me këto forca i doli karshi ekonomisë evropiane. Gradualisht filloi t’i ndryshojë marrëveshjet që ishin në dëm të ekonomisë së saj, dhe kështu sikur filloi t’ju shkaktojë humbjet e para kompanive të BE-së brenda dhe jashtë vendit. Nuk vonoi shumë, ajo filloi t’ua tregojë muskujt e saj, pikërisht në krizën e Sirisë kundër forcave të errëta “muslimane” të ndihmuara nga perëndimi.
rnVendosmëria e saj në mbrojtje të Sirisë doli të jetë aq e madhe, saqë paralajmëroi Luftën e Tretë Botërore. Për të mos përfunduar në katastrofë botërore, marrëveshja e njohur për opinionin u arrit pasi regjimi sirian u zotua se SHBA-ve do t’ua dorëzojë të gjitha armët kimike e biologjike që ajo posedonte.
rnKrejt në fund, muskujt e saj u treguan në Krime. Kësaj radhe perëndimorët nuk ishin ata që provokuan, por rusët. Sidoqoftë, pa shprushur shumë pluhur, ajo riktheu territorin e saj të pushtuar që para 150 vjetëve nga turqit. Që nga fillimi i luftës civile në Ukrainë e deri më sot nuk është vërejtur asnjë luhatje e politikës ruse karshi perëndimit, e as ndaj ndonjë vendi tjetër në botë.
rnSulmi mbrojtja më e mirë
rnViti 2005 sikur reflektoi një zbehje të marrëdhënieve Egjipt-SHBA, pasi ndihmat amerikane ndaj ushtrisë egjiptiane u zvogëluan. Kanali televiziv “el mayadeen” tregoi se në këtë vit (2005), ka pasur një marrëveshje të fshehtë midis Egjiptit dhe Rusisë e cila doli sheshazi vetëm në vitin 2009-të kur u dha lajmi se egjiptianët blenë nga Rusia 24 helikopterë ushtarak dhe armatim tjetër, raketa... (Sa për kujtesë kjo marrëveshje i ngjason marrëveshjes së vitit 1970-të midis Naserit me Çekosllovakinë, atëherë shtet i Paktit të Varshavës).
rnKohëve të fundit gjegjësisht që nga viti 2011-të avionët ushtarak rusë po vëzhgojnë hapësirat në qiellin e hapur dhe atë shumë pran shteteve anëtare të Evropës, (Norvegji, Gjermani, Turqi, Portugali..., mirëpo këto avionë ‘vëzhgues’, sikur i bëjnë këto shtete të qëndrojnë në gjendje gatishmërie për luftë. Këto manovra sikur po japin shenjë se, edhe Rusia do të duhej ta merrte pjesën e saj, në kohën kur ndahen tortat brenda një territori.
rnAfrimi Rusi-Egjipt-Siri
rnVizita e Ministrit të Jashtëm, pastaj atij të Mbrojtjes të Rusisë dhe kthimi i këtyre vizitave të presidentit egjiptian, Abdul Fetah el Sisi, vitin e kaluar, dhe nënshkrimi i marrëveshjes për shitjen e armëve të tjera më të sofistikuara për shtetet e treta, sikur MIG 29, pastaj lloje të ndryshme të raketave, janë tregues i qartë se Egjipti sikur ka filluar të ndërrojë anë.
rnNuk mund të krahasohen marrëdhëniet e ruso-siriane me marrëdhëniet ruso-egjitpiane edhe pse marrëdhëniet Rusi-Egjipt kohëve të fundit po shkëlqejnë. Regjimi i tashëm sirian mbështetet në Rusinë më shumë se në çdo shtetet tjetër arab, përfshi këtu edhe mbështetjen e Iranit. Rusia pa rezervë ka ndihmuar ushtrinë siriane gjatë krizës që i është shkaktuar tash e tri vjet. Që logjistika e saj të mos mbetet bosh, avionët transportues rus vazhdimisht aterojnë në tokën siriane.
rnSikur Egjipti ashtu edhe Siria duket se i janë mbështetur kësaj force me ose pa dashjen e tyre, sepse diplomacia perëndimore karshi këtyre dy shteteve u tregua e ngathët. Bashkëpunimi me rusët sikur i ka afruar sërish marrëdhëniet midis Egjiptit dhe Sirisë. Treguesi më i mirë është rikthimi i përfaqësuesve diplomatik në Damask, dhe vizitat e pa reshtura të përfaqësuesve sirian në Kajro. Pastaj, kohëve të fundit kemi edhe qëndrimin e ashpër të Egjiptit në Ligën Arabe, që Siria të mos përfaqësohet nga asnjë grup tjetër përveç përfaqësuesve zyrtarë të Besharit.
rnRikthimi i marrëdhënieve të këtyre dy shteteve arabe i japin Rusisë rastin të rikujtojë marrëdhëniet e arta të viteve ’60-ta. Me këto veprime Rusia sikur po i kthen vitet e humbura me këtë rajon, dhe në të njëjtën kohë ka filluar t’iu bën presion shteteve të BE-së në Ballkan. Kjo lë për të kuptuar se dëshira e perëndimit për ta futur Sirinë nën ombrellën e saj mbetet një ëndërr.
rnPër fund, Lufta e Ftohtë ka filluar qysh herët, ajo ende nuk ka përfunduar. Territori më nevralgjik për momentin është Ballkani, ndërsa shqiptarët janë në tampon zonë midis këtyre dy forcave të mëdha botërore. Sa do të doja që fluturakja që zbriti flamurin e Shqipërisë etnike dhe fjalët e kryeministrit Rama në mes të Beogradit t’ishin harruar sa më shpejtë.
rnAutori është ligjërues në UN të Strugës, ekspert për Lindjen e Mesme
rn