Fanatika katolikofile dhe gazeta Express në ofensivë kundër Shpend Ahmetit.

946982_402118629917863_861654226_n

 

Nuk jam simpatizues i Shpend Ahmetit dhe as Lëvizjes Vetëvendosje, dhe ky reagimi im nuk ka të bëjë vetëm me sulmet dhe kërkesat për dorëheqje që po i drejtohen këtij të parit, por ka të bëjë me mentalitetin e ulët, gjykimin sipërfaqësor dhe të njëanshëm të injorantëve të nxitur nga kompleksi i servilosjes ndaj perëndimit. Klithmat dhe ulërimat e mediave dhe faqeve nacionaliste katolikofile nga impaktet dhe dëshirat për tu bërë më katolik se Papa apo më evropian se evropiani, u vërsulen në sulme mediatike ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, vetëm pse ai nuk paska stolisur qytetin për festat e Krishtlindjeve.

Ndërkohë që populli në Kosovë është në gjendje të rëndë ekonomike dhe po shpërngulet nga vendi amë, personat që vuajnë nga frustracionet e dëshirës për të qenë të njejtë në çdo aspekt me perëndimorët, Shpend Ahmetin e shpallen armik të kombit dhe me një urrejtje të pakuptimtë kërkojnë ekzekutimin e tij dhe të tjerëve që mund të kundërshtojnë dekorimin e qytetit. Edhe pse qyteti stoliset në javën e fundit, personat në fjalë janë të paduruar dhe duan Kosovën ta detyrojnë të festojë Krishtlindjet përpara të gjithë vendeve tjera, edhe pse vendi është me shumicë muslimane. Me këtë rast, “skandalin” e Shpend Ahmetit e ndërlidhen me radikalizmin islamik, dhe se kinse ai dëshiron ta shndërron Kosovën në Afganistan dhe Arabi Saudite. Me sa mend njeriu përpunon dhe beson kësi lloj mendimesh?

Objektiv i sulmeve të kësaj pjese primitive dhe të ulët të shoqërisë nuk ka qenë vetëm Shpend Ahmeti, pre e akuzave të këtij kalibri ishte edhe Albin Kurti – i cili u akuzua si turkofil dhe islamist vetëm pse përkrahu iniciativën për lejimin e shamisë nëpër shkolla publike; Hashim Thaçi – për shkak të parathënjes së tij në librin e Sabri Bajgorës të edituar nga Robert Elsie; Rexhep Qosja – per shkak konfliktit me Kadarenë si pasojë e refuzimit të Qosjes ndaj ideve të kadareve për tu konvertuar në katolicizëm, pastaj Mimoza Kusari, Kim Mehmeti, Milazim Krasniqi, etj, të cilët të gjithë u akuzuan për radikalizëm islamik vetëm pse kishin sado pak kontakte me muslimanët.

Nuk kemi asgjë kundër minoritetit katolik, sepse ka edhe vet katolikë shqiptarë që janë sado pak të sinqertë dhe racional në këtë çështje – nuk perkrahin derdhjen e parave pa kontroll, siç haset gjetkë në shumë festime te shqiptarët, si te krishterët por edhe te muslimanët, sepse Bibla por edhe Kurani nuk detyrojnë besimtarin të shpenzon para pa masë. Secili ka të drejtën të festoj atë që dëshiron, por nuk ka nevojë të bëhet gjithë kjo zhurmë kundër Shpend Ahmetit vetëm pse nuk paska stolisur ende qytetin, sepse fishekzjarret, dritat dhe dekorimet e ndryshme, babadimrat nuk të sjellin dobi, përveç dëfrimit të përkohshëm. Neve na nevojitet një shoqëri e edukuar mirë, të paprekur nga rryma serviloide që mbizotëron në Kosovë dhe te shqiptarët në përgjithësi, e cila nuk të lejon te reagosh kundër ofendimeve të ambasadores Tracey Ann Jacobosn dhe korrupsionit të EULEX-it, sepse po na hidhërohen miqtë tanë perendimorë. Unë kërkoj nga të gjithë ju që të mos mashtroheni nga lajmet e gazetave të llojit të Expressit, të cilët manipulojnë me opinionin dhe i nxisin te tjerët të zihen me rivalet e tyre privat, rasti konkret – rivaliteti i tyre me Vetëvendosjen./Shekulli/

 

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme