
Gjeneralë ose politikanë të vdekur vazhdojnë të iniciojnë tezat e prishjes së ekulibrave shpirtërorë tek shqiptarët.Të klonizuar nga e kaluara, të ashtuquajturit intelektualë, analistë ose përkthyes-publicistë i zëvëndësuan slloganet me simbole.Mirëpo nëse sllogani paraqet dituri ose veprim, simboli paraqet identitet dhe përfaqësim.Ndryshe nga slloganet që mund të kuptohen ose zbërthehen në mynyrë direkte simbolet kanë nevojë për njohuri të thellë se çfarë përfaqësojnë.Kur bëhet fjalë për simbole religjoze patjetër duhet të vetëdijësohemi se: 1)Cfarë përfaqësojnë ato ? 2)Si i përfaqësojnë? Në rastin e parë është dituria elementare e njohjes së tyre ndërsa në rastin e dytë është gjykimi dhe vlerësimi se: A janë të denjë këto simbole të përfaqësojnë atë çka njerzit kanë vendosur për to?
Edhe shkronjat janë simbole gjuhësore, por nëse ato i shikon e nuk i lexon dhe nuk i kupton domethënien e lidhjes së tyre nuk përfiton prej tyre asgjë.Kështu janë dhe shenjat e qarkullimit rrugor sikur dhe një mungesë informacioni e vogël ndaj tyre do të sillte kaos të madh në trafik.Pa dyshim dëmet do ishin të mëdha.Pra simboli nuk është i shenjtë në vetvete.Simboli shenjtërohet sipas kuptimit dhe indetitetit që ai mbart në shërbim të njerzve.
Nuk është e shenjtë një xhami pse është ndërtesë.Porse xhamia shenjtërohet në momentin ku aty ka njerëz që lusin Një Zot të vetëm.Sikur të humbte monoteizmi në këtë faltore ajo nuk do të ishte më e shenjtë.
Kryqi sipas kristianëve simbolizon vendin e kryqëzimit, mirëpo sipas një prifti protestant ai është gjëja që më shumë duhet urrejtur për shkak se është vendi i dënimit të Jezusit.Bibla dhe Pali e quan kryqëzimin mallkim për Jezusin.Një doktor, kohëve të fundit zbuloi se Jezusi nuk është kryqëzuar në kryq sipas të dhënave gjeologjike dhe mjeksore.(1)Për një matematikan kryqi është simbol aritmetik ose figurë gjometrike.Për një musliman, kryqi nuk është antenë e tensionit të lartë, rrufepritës(2) ose antenë “vodafoni” dhe që paraqet rrezikshmëri për jetën dhe besimin e tij.Por kur ndodhet në ndonjë majë mali i kujton dhembshërisht sikur ndodhet në ndonjë varrezë masive ballkanike ose i kujton ndonjë lëvizje revanshiste heleniste.Po ashtu dhe hënza me yll nuk është simbol Islam .Ajo më shumë është simbol natyror astronomik.Dikush e lidh me faktin se hëna dhe dielli janë krijesa që i sjellin dobi njeriut, kurse dikush e lidh me shëmbëllimin e hënës dhe yllit në gjakun e një dëshmori të vrarë në luftë dhe që atëherë për shkak të dashurisë ndaj Heroit u bë flamur.Megjithatë nuk është absolute që çdo musliman duhet të mbajë një hënzë me yll për të qenë musliman.Biles dhe Kurani nuk lejohet të mbahet si simbol në biblotekë apo makinë.Feja nuk është me tapi që trashëgohet por as varëse që mbahet në qafë.Ajo është dituri dhe veprim që duhet përvetsuar dhe praktikuar.
Ngritja e miteve njerzore dhe e simboleve kohët e fundit është bërë pjesë e një programi afatgjatë.Njeriu si qënie njerzore me ndjenja e ka të nevojshëm modelin e Mitit ose Heroit.Mirëpo llogjika është ajo që ndan se kush është e mirë apo e keqe.Sot pavarsisht se heronjtë formohen në mynyrë artificiale ato bëhen mite për njerzit.Jo më kot Zoti vendosi në shpalljen hyjnore se gabimi njerëzor është i pashmangshëm.Kjo për ta parë me sy objektiv dhe pa tifozeri veprat e miteve.Islami nuk ngre mite në suazat e pagabueshmërisë.Islami nuk hyjnizon krijesa dhe pastaj me këto krijesa simbolike të propagandojë filozofinë e tij.Islami propagandon me ideologjinë, parimet dhe urtësinë e veprave religjoze.Ai me dituri formon mite dhe heroj dhe i jep rëndësi diturisë me të cilën u formuan ato dhe jo me anë të miteve të formojë dituri.
Pejgamberi Muhamed (a.s) në fund të jetës së tij tha:-“Mos më adhuroni siç adhuruan të krishterët, Isain birin e Merjemes”.
Muslimanët e vlerësojnë Pejgamberin Muhamed (a.s) jo si mit ose simbol, por për shkak të shpalljes së diturisë Hyjnore dhe veprimeve të tij.
Pra është e domosdoshme për cdo njeri që para se të bëjë me mendjen e tij një përplasje mitesh ose simbolesh të shikojë në fillim se çfarë idesh përfaqësojnë këto.Pra dallimi, vlerësimi ose analiza e simboleve dhe miteve që dëshiron të bëjë dikush duhet të fillojë nga origjina.Nga idetë, parimet dhe kriteret që përfaqëson një simbol apo një mit.
Nuk mund të dilet në një konkluzion për të vërtetën kur akoma vazhdon të japësh mendime në lidhje me mitet apo simbolet pa qenë i mirënjohur rreth asaj që ato përfaqësojnë.Pra vlerësimi bëhet në aspektin ideor, parimor,dhe sistemit të vlerave dhe kritereve dhe jo në aspektin fizionomik të simboleve ose miteve që i përfaqësojnë këto.Ky lloj gjykimi është i destinuar të jetë i gabuar.Sepse simboli mund të jetë, i paraqitur, i fortë, i bukur, dhe me rrële të forta mediatike porse përbrenda filozofisë së tij të përfaqësimit ai mund të jetë i dëmshëm për shoqërinë.Sepse simboli e kamuflon ideologjinë që përfaqëson.Prandaj është e domosdoshme që vlerësimin ta fillojmë nga ajo se çka përfaqëson simboli apo miti.Dhe kjo sigurisht do të marrë formë në shkrimin në vazhdim.
Në një nga historitë më të bukura dhe domethënëse të kuranit do të shikoni sesi e trajton Zoti në kuran mitin dhe simbolin dhe pse i jep vlerë ditursisë dhe veprimit.Jo më kot e mora këtë pasazh historik kuranor, por për të argumentuar tezat e vlerësimit të diturisë dhe rrëzimin e tezave simbolike dhe mitike.
75. Dhe Ne do të nxjerrim prej çdo populli dëshmitarë e u themi: "Sillni argumentin tuaj!" Atëherë do ta kuptojnë se e drejta (për Zot) është vetëm e All-llahut, dhe dështon çdo trillim i tyre.
76. Karuni ishte nga populli i Musait dhe ai shtypte atë popull ngase Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri sa që një grup i fuqishëm mezi bartin çelësat e (pasurisë së) tij, e kur populli i vet i tha: "Mos u kreno aq fortë sepse All-llahu nuk i do të shfrenuarit!"
77. Dhe me atë që të ka dhënë All-llahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos le mangu atë që të takon nga kjo botë, dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë All-llahu ty, e mos bën të këqia në tokë, se All-llahu nuk i do çrregulluesit.
78. Ai (Karuni) tha: "Më është dhënë vetëm në saje të dijes sime!" Po a nuk e di ai se All-llahu shkatërroi para tij nga popujt e lashtë asish që ishte edhe më i fuqishëm e më i pasur se ai, po mëkatarët kriminelë as që do të pyeten për fajet e tyre (meqë All-llahu e di).
79. Ai (Karuni) doli para popullit të vet me stolinë e vet, e ata që kishin synim jetën e kësaj bote thanë: "Ah, të kishim pasur edhe ne si i është dhënë Karunit, vërtet ai është fatbardhë!" (Kasas )
80. E ata që ishin të zotët e diturisë thanë: "Të mjerët ju, shpërblimi i All-llahut është shumë më i mirë për atë që besoi dhe bëri vepër të mirë, po atë nuk mund ta arrijë kush përveç durimtarëve!"
81. Po Ne atë dhe pallatin e tij i shafuam në tokë dhe, veç All-llahut nuk pati që ta mbrojë e as vetë nuk pati mundësi të mbrohet.
82. E ata që dje lakmuan të ishin në vendin e tij, filluan të thonë: "A nuk shihni se All-llahu me të vërtetë i jep begati e komoditet atij që do nga robërit e vet, e edhe ia mungon atë atij që do, e sikur All-llahu të mos bënte mëshirë ndaj nesh, do të na sharronte në tokë edhe neve; sa habi, se si jobesimtarët nuk gjejnë shpëtim!" (Kasas)
Pra që në fillim të historisë Zoti madhështor e fton njeriun që kur të dialogojë dhe bisedojë të mos flasë me emocion dhe tifozeri.Porse të paraqesi faktet, argumentat dhe urtësitë e tyre.Mbasi të përballen argumentat dhe faktet atëherë njeriu do ta kuptojë se kush është e drejta dhe kush është e gabuara.Ai do ta kuptojë se askush nuk ka të drejtë të hyjnizohet si Zot qoftë ky mit apo simbol.
Gjithashtu ai njofton për figurën e pushtetarit i cili e shfrytëzon mirësinë e Zotit dhe me pasurinë që i ka dhënë, me fodulluk e shtyp popullin e tij .
Mendjemadhësia me pasurinë në sytë e popujve të lashtë dukej antivlerë.Ndryshe po ndodh me njerzit sot që i vlerësojnë gjërat sipas pasurisë pavarsisht si e ka fituar ose si e shfrytëzon njeriu atë.
Populli i mençur dhe i ditur di ti vlerësojë fenomenet dhe njerzit dhe e këshillon pushtetarin e tij që pasurinë ta përdori për qëllime të mira dhe në dobi të njerzimit dhe mos i kalojë caqet , në shfrenim dhe shkatarrim.
Mirëpo mendjemadhësia e bën njeriu të harrojë se lindi i paditur dhe pa dëshirën e tij.Harron ai se do të vijë koha kur të largohet nga kjo botë pa dëshirën e tij.Mendjemadhësia e tij i kalon kufijtë e modestisë njerzore.Fillon dhe adhuron veten, e mitizon atë tek njerzit me anë të pasurisë, duke harruar dhe mohuar mirësitë e Zotit.E në këtë moment pa dyshim vjen dhe qortimi i Zotit.
Ka prej njerzve që nuk dinë të bëjnë zgjedhje dhe nuk dinë ti vlerësojnë çështjet.Shumica e tyre vlerëson materialisht duke pasur për kriter vlerësimi, pasurinë.Ato i hyjnizojnë në zemrat e tyre të pasurit duke i mitizuar dhe i servilosen duke ia humbur drejtësinë, gjykimit të tyre.
Dituria nuk e le në baltë njeriun, pavarsisht se pasurinë njeriu duhet ta ruajë nga të tjerët, dituria e ruan njeriun nga të tjerët.Nëse pasurinë e zotërojnë mbretërit, dituria është më komode dhe mund të jetojë dhe tek ta varfërit.Nëse për pasuri ka nevojë vetëm i varfëri për dituri ka nevojë i varfëri dhe i pasuri.
Zoti i tregon njerzve se pushteti i tyre nuk është absolut ai është i përkohshëm dhe i pa vlerë kur nuk i shërben njerzimit.
Mirëpo tahmaja e natyrshmërisë njerzore është reale në cdo kohë.Kjo tahma nuk duhet të ndikojë te llogjikuesi për tia prishur peshoren e gjykimit.Është e qartë se pasuria qëndron si tek i miri si tek i keqi dhe ajo nuk duhet të jetë kriter kur vlerësojmë dikë.Mbaron historia se fundmi duke treguar drejtësia hyjnore nuk vonon dhe kjo botë është kalimtare.
Duke u nisur nga thirrjet Sataniste materialiste të veshura me indoktrinim fetar të disa pseudo mendimtarëve që megjithëse i kanë vetëquajtur vetet intelektualë nuk kanë as thelbin më të vogël të sistemit të vlerësimit.Edhe ushqimin jetik e kanë të lidhur me simbolet “Mc Donalds” ose “Coca cola”.Jo sepse sllogani i marketingut të tyre është “cilësia e jetës” porse për shkak të famës që ato zotërojnë në treg.Pra njeriun e sotëm edhe në ushqim e udhëheq simboli materialist dhe jo ai shpirtëror.Materializmi nuk bën dallim se cfarë është, si është apo ç’efekt sjell, ndërsa shpirtërorja vë në balancë çdo gjë duke gjykuar me sistem vlerash.Pra shumë njerzve i mungon kriteri hyjnor i të vërtetës dhe për këtë shkak janë konfuzë dhe paradoksalë në versionet e tyre të propagandës.Ato përdorin simbolin materialist kundër simbolit shpirtëror.Ato vlerësojnë bukurinë trupore duke neglizhuar bukurinë shpirtërore.Ato vlerësojnë artin e ikonografisë para artit të adhurimit të një Zoti të vetëm.Edhe trupat e tyre nuk udhëhiqen më nga idealja dhe parimorja.Ato i udhëheq mekanizmi materialist.Janë shëndërruar në robotë primitivë.Cfarë është pasuria e kësaj bote para pasurisë që ka një zemër?!
A nuk u formuan herojt në sajë të sakrifikimit të materies për shpirtëroren?A nuk e udhëheq trupin ideja?A nuk i robëron zemra gjymtyrët?Nëse shpirtërorja e ngren njeriun në lartësitë e heroit, materialja e rrëzon atë në greminat e korrupsionit, servilizmit,kopracisë, interesit, zilisë, urrejtjes, mendjemadhësisë, hipokrizisë,vjedhjes dhe drejt vdekjes së personalitetit njerzor.
Nuk e kuptoj si këto intelektualë e sotëm vlerësojnë nën prizmin e materializmit.Ndoshta shumë prej tyre janë të vetëdijshëm që më shumë vlen paraja, se vetë romani ose artikulli i tyre.Se besoj që kur shkruajnë shkrimet e tyre mos ta kenë të kthjellët këtë vetëdijësim.Në to gjendet dashuria e flaktë për ta robotizuar shqiptarin dhe për tia zhdukur shpirtëroren historike.Duan ta shëndërrojnë në një statujë simbolike. Gdhendjes që ju bë shqiptarëve me drapërin dhe çekiçin e komunizmit sot po ndriçohen nga yjet e argjendtë materialistë.Sot nga disa qarqe Euro($)-intelektuale po hudhet teza e indetitetit shpirtëror shqiptar.Sulmohet e kaluara dhe gjithashtu dhe e tashmja.Sulmohet e tashmja me moton kthim në indetitet.E shumica e tyre e fillojnë historinë e popullit tonë aty ku fillon dhe indoktrinimi materialist i xhepave të tyre.Ndërsa pjesa tjetër e sulmon të tashmen duke pretenduar të fitojë në të ardhmen me moton hipokrite “Ndërroni fenë që të hyjmë në Europë”.Ndoshta për to fe është paraja dhe nuk e llogarisin se sa vlerësim i japin idelogjisë dhe filozofisë së tyre fetare me këtë thirrje.Pse kaq e dobët qenka teologjia e tyre përpara islamit?Pse do ta zëvëndësojë triniteti dhe trinomi i simboleve “ushtarak-bamiresi-politikë” monoteizmin. Ndoshta kjo thirrje e çmendur është si shkak i vakumit teologjik të së vërtetës që ju mungon.Pse nuk i përplasin argumentet fetarë dhe të fitojë e vërteta.Po dëshirojnë hutim dhe tymnajë duke përfituar nga gjendja ekonomike e popullit tonë.A mendojnë se simbolet dhe mitet që kanë ngritur dhe vazhdojnë ti ngrenë për hirë të propagandës së tyre do t’iu ndihmojnë në këtë cikël ballafaqimi?A mendojnë se Europa është pronë e tyre që vjen prej Vatikanit apo Greqisë?
I paafti dhe i padituri ballafaqohet me simbole dhe mite.Njeriu i zgjuar ballafaqon, debaton dhe dialogon parimet, idetë dhe veprat.Nuk dua që ti hipotekoj të mirat vetëm për Islamin.Edhe krishtërimi ka parimet e veta të cilat janë produktet e shpalljes hyjnore që u zbriti profetëve.Mirëpo krishtërimi nuk i zbaton këto parime.Më shumë në botë sot ka të krishter laikë dhe pothuajse fare nuk gjenden të krishterët biblikë.Megjithëse dhe termi i krishter është term i vetvendosur nga njerzit dhe jo nga Jezusi ose profetë të tjerë kjo e bën të qartë se Hyjnorja në këtë fe ka humbur dhe adhurohet njeriu si Zot .Besohet në filozofinë mitologjike greke të konceptit të Zotit se Ai është i përbërë nga shumë persona duke përfshirë me këtë, nocionin e trinitetit.Shumica e filozofëve botërorë e mohuan dhe e përgënjeshtruan fenë vetëm prej faktit se ato nuk e gjetën konceptin e Zotit madhështor në krishtërim.Ato u kthyen në ateistë vetëm sepse llogjika e tyre e kundërshtonte që njeriu Jezus, të ishte Zot.Nicja një nga ateistët më të fortë ka shkruar për këtë në librin “Vdekja e Zotit” duke pasur për qëllim se Zoti i krishterëve është Krishti dhe jo Zotin e Gjithësisë sepse ai është i Pavdekshëm.Llogjika e Nices dhe shumë njërzve të thjeshtë e kundërshtojnë versionin se si një njëri të jetë Zot i cili vdes nga kryqëzimi njerzor sipas biblës.Në këtë aspekt filozofët e menduan se njeriu përderisa kryqëzoka zotin e krishter atëherë qënka më i zhvilluar se Zoti.Dhe për këtë arsye ato ngritën kultin e njeriut dhe teorinë iluministe të mendimit njerzor.Pra koncepti allogjik dhe i deformuar i Zotit në krishtërim ishte një nga shkaqet e ndërtimit të filozofisë ateiste.I pastër është Zoti nga ajo që i vendosin.
Shqiptarët muslimanë skanë pse të ndërrojnë fenë e tyre Islame dhe të bëhen politeistë .Pavarsisht se ato jetuan në të shkuarën si paganë, krishterë dhe ateistë kjo nuk do të thotë që ato ti kthehen televizorit bardhë-e zi vetëm për faktin se dikujt i prishen sytë nga televizori me ngjyra.Kthimi mbrapa në indetitetin e tyre bizantin ose roman nuk është kthim në indetitet sepse në kohën e ilirëve shqiptarët ishin paganë.A mos duhet të kthehen në paganë shqiptarët për hirë të të shkuarës? Mirëpo dhe grekërit dhe italianët mos duhet ta lenë ortodoksinë dhe katolicizmin prej ndonjë thirrje fashiste sepse në të shkuarën e tyre kanë qenë politeistë mitologjikë.
Propaganda më të kaluarën është argumenti më i varfër i këtyre gjynafqarëve.Kthimi në të kaluarën është budalluku më i madh dhe propaganda më fatkeqe e atyre të vetëquajturve intelektualë.Sipas tyre shqiptarët muslimanë i bie të kthehen në ateistë në fillim pastaj nga ateizmi të kthehen në muslimanë prapë dhe pastaj të krishterë dhe pastaj nga të krishterë të kthehen në paganë dhe pastaj nga paganë të kthehen prapë në Muslimanë në natyrshmërinë njerzore.Sepse njerzit lindin besimtarë monoteistë por e humbin këtë besim gjatë jetës ose kohës nga rrethanat sociale ose politike.Po kështu është dhe thirrja për ndërrimin e fesë në mynyrë kolektive për shkak të futjes në Europë.Asnjë politikan Europian nuk e ka thënë këtë.Vetë Europa ka minorancë muslimane brenda saj.Deri kur do të vazhdojë ky genocid shpirtëror ndaj shqiptarëve.Ndërrimi i fesë në mynyrë kolektive të shqiptarëve do të ishte kaosi më i madh social për shqiptarët.Sepse atëherë do fillonte paradoksi i alternativave të sekteve krishtere se kush prej tyre do të ishte më dominues ndoshta do kishim dhe një Irlandë shqiptare ose ndonjë luftë Kroate-Serbe të re. Do të fillonte urrejtja midis muslimanëve dhe propaganduesve. Do të prisheshin ekulibrat shpirtërorë dhe ato socialë dhe do prishej unifikimi i shqiptarëve më islamin si fe e shumicës dhe do ndodhte një përcarje e madhe kombëtare.
Edhe Shqiptarët janë aq të zgjuar ta kuptojnë se nuk ia vlen të shitet shpirti monoteist për ndonjë të mirë materiale që fundi fundit e fitojnë më fuqinë e tyre të dhuruar prej Zotit.Po kështu vendit tonë nuk iu përshtatet kaosi kombëtar që mund të krijohet duke qenë në suazat e pavarsisë të Kosovës.
Ne Europës i përkasim gjeografikisht.Standartet e hyrjes në Europë nuk kanë të bëjnë më Fenë e popullsisë.Europa kërkon shtet laik dhe jo shtet mesjetar me banorë vetëm të krishterë.Këtë lloj propagande e manipulojnë njerëz të shitur.Europa ka tre standarte kryesore.
1)Të drejtat e njeriut.
2)Pluralizmi politik
3)Ekonomia e lirë e tregut dhe standartet e saj.
Pra vetë Europa na kërkon që ti respektojmë të drejtat e zgjedhjes dhe lirinë njerzore, duke futur në këtë aspekt zgjedhjen fetare.Apo dhe Europa përdor metoda dy standartëshe?
Për sa i përket pluralizmit politik ne si shqiptarë muslimanë kemi qëndruar larg politikës megjithëse ajo ka qenë shpesh dëmtuesja jonë.
Ndërsa ekonomia e tregut ka shumë përputhje me legjislacion islam i cili e lufton monopolizmin ekonomik dhe i jep shtysë njeriut që të fuqizojë ekonomikisht vendin e tij për të arritur standarte të larta jetese të cilat i përdor për të mirën e njerzimit dhe lehtësimin e punëve të tij shpirtërore.
Më cuditi fakti se si vende si Anglia, Danimarka, e ndonjë vend tjetar skandinav votuan kundër futjes së tyre në Bashkimin Europian.Ndoshta ato e kanë arritur standartin e tyre të lartë të jetësës dhe nuk ka kush ti manipulojë.Dhe ne si shqiptarë muslimanë na del përpara një detyrë e vështirë për kontributin që duhet ti japim kombit tonë.Arsimimi dhe ambicjet për zhvillimin e këtij vendi duhet të jenë pikësynime për të arritur kënaqësinë e Zotit.Morali dhe vlerat që feja jonë na i skalit në zemra dhe trupa duhet të jenë produktet që më së shumti i duhen rinisë sonë shqiptare.Besimi në një Zot të vetëm, adhurimi dhe falenderimi ndaj tij për çdo të mirë materiale, ekonomike dhe shpirtërore që posedojmë duhet ti bashkangjitet krenarisë sonë .
Ne duhet të eksportojmë vlerat dhe mirësitë e jona pse jo përkrah dhe produkteve tona në Europë dhe të importojmë teknologjinë e saj, duke i vënë embargo sjelljeve imorale, veprave dhe mendimeve antinjerzore, invidualizmit dhe egoizmit social, humbjes së respektit ndaj prindërve dhe lidhjeve farefisnore,mosbesimit, prostuticionit, homoseksualizmit dhe derivateve të tij të degjenerimit moral.
Atëherë populli shqiptar do të ishte mit i popujve europianë .Ky do të ishte një çmim Nobël për ne.
Këtu po e mbyll temën kundër thirrjes sataniste me ajetet e Kur’anit.
87. Dhe kurrsesi ata të mos shmangin ty nga ajetet e All-llahut meqë ato t'u kanë shpallur ty, dhe ti thirr te Zoti yt dhe kurrsesi mos u bën pasues i dëshirave të idhujtarëve. 88. Veç All-llahut mos adhuro ndonjë zot tjetër, s'ka të adhuruar tjetër veç Tij. Vetëm Atij i takon gjykimi dhe te Ai do të ktheheni!(Kasas )
Sepse
Ata (hipokritët) janë shembull si djalli, kur i thotë njeriu: "Refuzo besimin!" e kur ai të ketë refuzuar. Ai djalli tërhiqet e thotë: "Unë tërhiqen prej teje, unë i frikësohem Allahut, Zotit të gjithësisë. Dhe gjithashtu ata të dy do të përfundojnë në zjarr përgjithmonë.Ai është ndëshkim i zullumqarëve.(Hashr 16-17)
Referenca
1)
a)http://news.yahoo.com/s/afp/20060330/sc_afp/sciencereligion,
b)http://www1.imperial.ac.uk/medicine/people/piers.mitchell.html
(2)
http://www.foxnews.com/story/0,2933,192868,00.html