
Nga serbët u arrestua Nexhati,
moj e mjera Bashkësi.
Vallë, ç'bëri xhemati
për këtë shkelqësi?
U rrah Nexhati
besimtarët thonë:
Kryetari shkoi
i Këshillit tonë.
besimtarët thonë:
Kryetari shkoi
i Këshillit tonë.
U persekutua Nexhati
por ç'të gjeti
moj Bashkësi e mjerë?
por ç'të gjeti
moj Bashkësi e mjerë?
U ndalua Nexhati
po kush mbeti?
meqë si ai s'ka të tjerë!
po kush mbeti?
meqë si ai s'ka të tjerë!
U torturua Nexhati
që shumë shkroi
përktheu dhe përshtati
me vepra zbukuroi.
që shumë shkroi
përktheu dhe përshtati
me vepra zbukuroi.
U burgos Nexhati,
por është tek I VËRTETI,
që kur u nda nga Meshihati
doemos do të kthehet i shkreti.
por është tek I VËRTETI,
që kur u nda nga Meshihati
doemos do të kthehet i shkreti.