-Nuk mund të ketë ndalim përveç nëse me ndalimin e tij përcjell kërcenimin e kundërshtarëve me dënim -Ose qortimin e veprës që paralajmëron dënimin Ose me shprehje për ndalesë që përcjell dënimin Pajtohen të gjithë dijetarët musliman, të parët dhe të fundit, në lindje e në perëndim që lënia [ mos veprimi nga ana e Muhamedit a.s. ] nuk është rrugë e vetme për argumentim. Rrugët ndjekëse të tyre, për nxjerrjen e ligjit fetar , për Obligim ose për sunet ose për lejim ose për mekruh ose për Haram ishin: 1. Argumenti nga Kurani. 2. Argumenti nga Hadithi. 3. Konsensusi i dijetarëve për atë ligj [ Ixhmai ] dhe 4. Analogjia [ Kijasi ]. Dhe kanë dhënë mendime të ndryshme për rrugët e tjera për të vërtetuar ligjin fetar. Prej tyre: 1. Fjala e Sahabiut , 2. Sed Edhdheriiah [ masat preventive ] 3. Puna e banorëve të Medines, 4. Hadithi mursel, 5. Istihsani , 6. Hadithi i dobët, dhe jashta këtyre që i kanë pranuar dijetarët, ku; Mosveprimi nuk është në mesin e tyre. Pra mosveprimi nuk e përfiton ligjin fetar vetëm, dhe këtu pajtohen të gjithë dijetarët musliman. Ka argumente dhe transmetime se Sahabët e Muhamedit a.s. nuk e kanë kuptuar nga mosveprimi i Tij se kjo është haram bile as mekruh [ vepër e urrejtur ], ku kështu e kanë kuptuar edhe Fukahatë gjatë kohërave. (( Ibni Hazmi ka kundërshtuar argumentinin e Malikive dhe Hanefive që nuk preferojnë dy reqate namaz para akshamit për shkak se Ebu Bekri, Omeri dhe Othmani nuk i kanë falur, ku thotë me sa vijon: Dhe kjo nuk është asgjë. E para e kësaj është se ai është transmetin , Munkatië, [ I ndërprerë ], sepse Ibrahimi nuk e ka mbërritur askend prej atyre që i përmendëm, dhe ka lindur dy vite pas vrasjes së Othmanit. Pastaj edhe po të ishte e vërtetë, nuk mund të jetë argument, sepse nuk ka aty diçka nga ata që e ndalojnë këtë veprim, dhe as që e kanë kundërshtuar ata, dhe ne pajtohemi se lënia e veprimeve vullnetare është e lejuar. )) Ibni Hazmi nuk është ndalur shumë në lënien e sahabeve këta dy reqate, dhe thotë se lenia e tyre këtë namaz nuk paraqet asgjë, pasi që ata nuk janë shprehur qartë për ndalesen e tyre, dhe nuk kanë transmetuar dicka të tillë. Kjo dhe është metoda e tij në lënien e Sahabëve ndonjë adhurim, ku kështu ishte i njejtë qëndrimi i tij edhe me lënien e Muhamedit a.s. ndonjë adhurim që parimisht ishte i paraparë me fe, ku ai thotë [ I parasheh ] psh. për dy reqate pas iqindisë. Kurse hadithi i transmetuar nga Ali bin ebi Talibi nuk mund të argumentohet me të, sepse aty nuk ka më shumë se lajmërim nga ajo që kishte dije për të, se ai nuk e kishte pare Muhamedin a.s. ti ketë falur. Fjala e tij është e drejtë, por nuk ka ndalesë e as urrejtje për to. Muhamedi a.s. nuk ka agjëruar asnjëherë muaj të plotë jashta muajit të ramazanit, por kjo nuk ndalon agjërimin e një muaji të plotë agjërim vullnetar jashta muajit të ramazanit. Është kuptuar nga mos agjërimi i Muhamedit a.s. një muaj të plotë jashta ramazanit, se nuk është argument për ndalesë ose edhe mospëlqimin e agjërimit të një muaji të plotë jashta ramazanit, edhe pse Muhamedi a.s. nuk e kishte bërë këtë. Është vërtetuar transmetimi se Muhamedi a.s. e kishte lënë Hytben në minber dhe kishte ligjëruar në trung, mirëpo këtë nuk e kishin kuptuar Sahabët se ligjërimi në minber është haram ose risi [ bidat ], por i kanë ndërtuar minber Muhamedit a.s., dhe sigurisht se ata nuk do ta bënin një punë që e ka ndaluar Muhamedi a.s. Nga kjo kuptohet se ata nuk e shihnin lënien e veprimit ose mosveprimin bidat. Muhamedi a.s. e ka lënë në namaz pas ngritjes nga rukuja lutjen … Rabbena we lekel hamd Hamden kethiren ……. Dhe Sahabët këtë nuk e kuptuan që vetëm pse e kishte lënë Muhamedi a.s. këtë lutje në namaz kërkohet ndalesa… Nëse nuk do te ishte kështu, atëhere si do ta bënin ata një punë që është vërtetuar ndalesa e saj, dhe Muhamedi a.s. nuk i kishte qortuar për të vepruar në këtë mënyrë. Ai Nuk i kishte thënë psh. dikujt : Mirë ke bërë por mos e përserit, ose ta ketë ndaluar dikend për themelimin e lutjeve tjera në namaz. Dhe sic e dimë se vonesa e njoftimin nga koha e duhur , kur është nevoja për të nuk bënë. Hadithin që transmeton Rifaa bin Rafie ez zurkij thotë: Ishim një ditë duke u falur pas Pejgamberit a.s. dhe kur e ngriti kokën prej rukusë tha: Semiallahu limen hamideh,.. tha një njeri pas tij: Rabbena we lekel hamd Hamden kethiren tajjiben mubareken fih. Pasi që përfundoi Pejgamberi a.s. tha: Kush e tha këtë? Tha Unë. Tha pejgamberi a.s.: I pashë më tepër se tridhjetë melaqe shtyheshin se cili do ta shkruaj i pari. El hafith ibnu Haxher e komentoi këtë hadith duke thënë: Argumentohet me këtë hadith për lejimin e themelimit të lutjes se pathënë nga Muhamedi a.s. në namaz, nëse nuk është në kundërshtim me lutjet e thëna . Nëse është kjo gjendja në themelimin e lutjes së pathënë në namaz, atëherë gjendja për themelimin e lutjeve jashtë namazit është edhe me e zgjëruar dhe më e lejuar. Bilali r.a. nuk e ka kuptuar nga lënia e Pejgamberit a.s. namazin e dy rekateve pas abdesit për moslejimin e këtij namazi, por ai e ka praktikuar këtë, dhe nuk e ka lajmëruar Pejgamberin a.s. , por kur e pyet Pejgamberi a.s. Bilalin duke i thënë: O Bilal më trego për punën më të dashur që e ke bërë në islam? Sepse unë e kam dëgjuar zhurmën e nalleve[veshje – këpucë ] tua pranë meje në xhenet. Ai i tha: Nuk kam bërë punë më të dashur te unë, përvec se gjithnjë kur jam pastruar në çdo kohë ditën ose natën kam falur pas këtij pastrimi sa kam mundur të falem. Thotë Ebu Abdullahu: Zhurma e tyre. Don të thote: Lëvizja e tyre. Dhe ne e dimë se namazi pas abdesit është bërë synet pas pëlqimit nga Pejgamberi a.s. këtë namaz. Mirëpo ne argumentojmë me të kuptuarit e Sahabëve për lejimin e themelimit të lutjeve dhe namazeve në ato kohë kur nuk i kishte vepruar Pejgamberi a.s. Dhe argumentojmë gjithashtu për mosrefuzimin e Pejgamberit a.s. këtë mënyre dhe këtë praktikë të Sahabeve, Dhe mosndalimin e tij për këto veprime në të ardhmen. Nga ajo që u tha kuptojmë se: * Lënia e tërësishme e veprimeve nga Pejgamberi a.s. dhe Sahabët dhe tre shekujt e parë të dobishëm, nuk nënkupton asgjë. As për ndalesë, as për urrjetje të veprimit dhe për asgjë tjetër. Kjo është ajo që e kuptuan Sahabët e Pejgamberit a.s. në jetën e tij, dhe nuk e kundërshtoi Pejgameri a.s. kuptimin e tyre, dhe kështu e kuptuan dijetarët pas tyre.
E lusim Allahun e lartëmadhëruar që të na mundesojë të kuptojmë fenë tone. Dhe lutja e jonë e fundit është . Falenderimi i takon vetëm Zotit te botërave . Allahu e din më së miri.
Qendra për Fetva e Egjiptit – Kairo
Përktheu: Mr. Ragmi Destani